Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 03:21:41 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Lezhë, shkëmbim zjarri në një aksion të policisë, mbetet i vdekur 16-vjeçari  (Lexuar 757 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #3 : Korrik 20, 2010, 03:46:15 MD »

    

   
Lezhë, grabitja e malazezëve policia arreston 5 persona
Lezhë, grabitja e malazezëve policia arreston 5 personaLEZHË- Arrestohet 5 të rinj të dyshuar si autorët e grabitjes së malazezëve të enjten e kaluar. Mesditen e sotme policia e Lezhës ka bërë të ditur se ka arrestuar të rinjtë, mes tyre dhe vëllain e 16-vjecarit i cili mbeti i vdekur gjatë aksionit ditën e shtunë.

Të arrestuarit janë Vladimir Nikolli 30 vjec, kushëriri i tij njëherësh dhe pronari i motorrit me të cilin u krye grabitja Flor Nikolli 25 vjec, Ardit Skandaj vëllai i viktimës, Sokol Jashari dhe Fatjon Sejfullari përkatësisht 21 vjec.

Gjatë arrestimit të të rinjve u janë gjetur një sasi parash me vlerë prej 250 mijë lekë të reja, pistoletë tip TT, karikatorë me 7 fishekë, celularë dhe mjete të tjera.

Ndërkaq mësohet se policia ka ndaluar dhe 9 persona të tjerë për organizimin e protestës së djeshme në qytetin e Lezhës. Sipas policisë protesta ka qenë e paligjshme dhe ndonëse ka nisur paqësore përfundoi si e dhunshme.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #2 : Korrik 19, 2010, 02:50:14 MD »

Protesta për vrasjen e 16 vjecarit, banorët akuza policisë
Protesta për vrasjen e 16 vjecarit, banorët akuza policisëLEZHE-  Banorët e Lezhës janë solidarizuar sot me familjarët e 16 vjecarit të vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri më policinë, për të kërkuar autorët e vrasjes së të riut.
Përmes një proteste paqësore të nisur nga sheshi kryesor i qytetit, që vazhdoi më pas përpara ambienteve të komisariatit të policisë, rreth 600 persona kanë kërkuar vënien përpara drejtësisë të autorëve të vrasjes së 16 vjecarit A.S.

Protestuesit kanë akuzuar policinë për vrasjen e një të pafajshmi ndërsa protesta e tyre ka vazhduar edhe më tej me bllokimin për disa minuta të autostradës Lezhë-Shkodër.

I riu A.S u vra në fshatin Balldre të Lezhës pasditen e së shtunës, teksa udhëtonte në makinën e cila ishte vënë në ndjekje nga policia për shkak se në të ndodheshin personat e identifikuar si grabitësit e shtetasve malazezë.

Këta të fundit ju përgjigjen më zjarr thirrjeve të policisë për tu ndalur, cka detyruan efektivët ti kundërpërgjigjen zjarrit. Disa plumba kapën kokën e 16 vjecarit i cili u gjet i vdekur në makinë pak caste më vonë, kur të kërkuarit e braktisën mjetin në brendësi të fshatit Balldre.

Policia arriti të arrestojë një ditë më pas, 2 personat e dyshuar për grabitjen me armë të shtetasve malazezë, javën e kaluar në një lokal në hyrje të autostradës Lezhë-Shkodër. Njëri prej të arrestuarve është 25 vjecari Ardit Skanaj vëllai i viktimës, ndërsa tjetri një futbollist i skuadrës së Besëlidhjes.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Korrik 19, 2010, 02:48:57 MD »

LEZHË -Tre ditë pas grabitjes me armë e maska të tre shtetasve malazezë, ku në përleshje me patrullën policore humbi jetën një nga autorët, policia e Lezhës ka mundur të arrestojë në orët e para të ditës së djeshme, dy bashkëpunëtorët në krim, ndërsa i katërti,i cili është edhe i fundit, është shpallur në kërkim. "Në orën 06:00 të ditës së dielë, u bë arrestimi i 30-vjeçarit Vladimir Nikolli, banues në fshatin Barbullojë, rrethi Lezhë, dhe i 25-vjeçarit Florian Nikolla, banues në lagjen 'Skënderbe' të qytetit të Lezhës, të shpallur në kërkim si bashkautorë të vjedhjes me armë e maska të tre shtetasve malazezë, pasditen e 15 shtatorit 2010. Gjatë kundërshtimit me armë në vendin e ngjarjes, të enjten, humbi jetën 16-vjeçari Armando Skanaj. Ndërsa, i katërti në këtë grabitje, Ardit Skanaj, është shpallur në kërkim", - pohon Liona Nika, zëdhënëse e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Lezhës. Nga i njëjti burim mësohet se Flori Nikolla është futbollist i ekipit "Besëlidhja". Sipas policisë, në momentin e arrestimit, në vlerën e provës është gjetur dhe sekuestruar motori i markës "Honda" ngjyrë blu e pa targa, në pronësi të Florian Nikollit, me të cilën është kryer vjedhja. "Ndalimi i tyre u bë se këta, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, së bashku dhe me Ardit Skanajn që është në kërkim, në orën 16:32 në aksin e rrugës nacionale, në vendin e quajtur 'Kryqëzimi i Kallmetit', nën kërcënimin e një pistolete (me të cilën kanë goditur e plagosur një prej tyre, drejtuesin e mjetit), pasi kanë ndaluar makinën me targa TR-7870-R, u kanë grabitur tre malazezëve që udhëtonin drejt kufirit, 20 mijë dollarë. Në postbllokun e dytë policor, thirrjes së policisë për të ndaluar, ata i janë përgjigjur me zjarr. Për pasojë, mbeti i vdekur 16-vjeçari Skanaj", - shton zëdhënësja e policisë. Tre prej grabitësve akuzohen për "vjedhje me dhunë nën kërc
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« : Korrik 18, 2010, 09:24:57 PD »


Lezhë, shkëmbim zjarri në një aksion të policisë, mbetet i vdekur 16-vjeçari

 
- Nje ngjarje e rëndë shënohet në Lezhë. Forca të policisë dhe disa persona kanë shkëmbyer zjarr për disa minuta Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:30 ne fshatin Balldre


Nga njoftimet e para mësohet se nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vdekur një person i cili gjendej në automjetin tip Benz me targa TR 7870 R

Fillimisht policia ka tentuar t'i ndalojë rinjtë duke u prërë rrugën me motor, ata nuk janë bindur dhe për pasojë është aksidentuar rëndë punonjësi i policisë, Dritan Loreci, 40 vjec, i cili është transportuar menjëherë për në spitalin rajonal.


Policia në njoftimin zyrtar pak pas ngjarjes tha se në makinë ndodheshin dy persona të kërkuar, dhe se të rinjtë ishin identifkuar si grabitësit e shtetasve malazez, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në këtë aks rrugor.


Ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje

***************************


Tre shtetas malazez janë grabitur dy ditë më parë nga persona ende të paidentifikuar.


Ngjarja ka ndodhur në superstradën Lezhe-Shkodër, në afërsi të fshatit Kallmet.

Nga informacionet e para mësohet se shtetasve malazez u janë grabitur rreth 20 mijë euro.

Grabitja ka ndodhur rreth orës 18:30, ku 2 persona i kanë dalë në pritë me nje motor makinës tip Volksvagen me targë UL AC 682, me të cilën po udhëtonin 3 shtetas nga Ulqini, ku dy prej tyre ishin emigrantë në SHBA


Mësohet se grabitësit kanë debatuar me shtetasit malazez dhe për pasojë njëri prej tyre është goditur me tytë pistolete duke mbetur i plagosur


Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur kçyrjen e vendit dhe është vënë në kërkim të grabitësve me maska. Operacioni deri më tani është shtrirë në zonat më të afërta të vendngjarjes.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!