|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #1 : Korrik 19, 2010, 02:48:57 MD » |
|
LEZHË -Tre ditë pas grabitjes me armë e maska të tre shtetasve malazezë, ku në përleshje me patrullën policore humbi jetën një nga autorët, policia e Lezhës ka mundur të arrestojë në orët e para të ditës së djeshme, dy bashkëpunëtorët në krim, ndërsa i katërti,i cili është edhe i fundit, është shpallur në kërkim. "Në orën 06:00 të ditës së dielë, u bë arrestimi i 30-vjeçarit Vladimir Nikolli, banues në fshatin Barbullojë, rrethi Lezhë, dhe i 25-vjeçarit Florian Nikolla, banues në lagjen 'Skënderbe' të qytetit të Lezhës, të shpallur në kërkim si bashkautorë të vjedhjes me armë e maska të tre shtetasve malazezë, pasditen e 15 shtatorit 2010. Gjatë kundërshtimit me armë në vendin e ngjarjes, të enjten, humbi jetën 16-vjeçari Armando Skanaj. Ndërsa, i katërti në këtë grabitje, Ardit Skanaj, është shpallur në kërkim", - pohon Liona Nika, zëdhënëse e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Lezhës. Nga i njëjti burim mësohet se Flori Nikolla është futbollist i ekipit "Besëlidhja". Sipas policisë, në momentin e arrestimit, në vlerën e provës është gjetur dhe sekuestruar motori i markës "Honda" ngjyrë blu e pa targa, në pronësi të Florian Nikollit, me të cilën është kryer vjedhja. "Ndalimi i tyre u bë se këta, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, së bashku dhe me Ardit Skanajn që është në kërkim, në orën 16:32 në aksin e rrugës nacionale, në vendin e quajtur 'Kryqëzimi i Kallmetit', nën kërcënimin e një pistolete (me të cilën kanë goditur e plagosur një prej tyre, drejtuesin e mjetit), pasi kanë ndaluar makinën me targa TR-7870-R, u kanë grabitur tre malazezëve që udhëtonin drejt kufirit, 20 mijë dollarë. Në postbllokun e dytë policor, thirrjes së policisë për të ndaluar, ata i janë përgjigjur me zjarr. Për pasojë, mbeti i vdekur 16-vjeçari Skanaj", - shton zëdhënësja e policisë. Tre prej grabitësve akuzohen për "vjedhje me dhunë nën kërc
|