Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 05:08:37 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Ngacmimet seksuale, Berisha shkarkon Pangon  (Lexuar 1932 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #8 : Shtator 21, 2009, 04:47:47 PD »

Skandali seksual "Pango", Fiksi: Na dekonspiroi prokuroria



Drejtuesit më të lartë të emisiomit investigativ “Fiks Fare” mohojnë kategorikisht që materiali filmik i pacensuruar i skandalit seksual të ish- ministrit të Turizmit, Ylli Pango, që është publikuar së fundmi në ‘You Tube’, të ketë dalë nga zyrat e ‘Top Channel’. Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, ata deklaruan se kaseta filmike është tashmë në duart e Prokurorisë, dhe kësisoj vetëm dy janë burimet prej nga mund të ketë dalë ajo në publik. Sipas drejtuesve të “Fiks Fare”, materiali filmik mund të jetë nxjerrë nga ekspertët ligjorë të organit të akuzës që janë marrë me hetimin e çështjes, ose nga vetë avokatët mbrojtës të Pangos. Por, ata shtojnë se në rast se ky material ka dalë nga zyrat e organit të akuzës, atëherë kjo përbën nxjerrje të një sekreti hetimor, përgjegjësinë për të cilën duhet ta mbajë vetë Prokuroria. “Ne nuk kemi ende një informacion të saktë se kush është personi përgjegjës për publikimin e kësaj video. Dikush na sinjalizoi kohë më parë se ky material është hedhur bruto në ‘You Tube’. Ne e pamë, dhe për hir të së vërtetës u çuditëm, por kjo nuk na shqetësoi. Materiali filmik lidhur me këtë çështje është gati, ndërsa në ‘You Tube’ janë hedhur vetëm 20 minuta. Për një gjë jemi të sigurt në mënyrë kategorike që ky material nuk ka dalë nga ana jonë, sepse ai nuk ka qenë në arkivën e ‘Top Channel’, por vetëm në një kompjuter të caktuar”, - shprehen drejtuesit e “Fiks Fare”. Sa i përket përfshirjes së drejtorit të “Fiks Fare” në këtë materialin filmik bruto të skandalit seksual ‘Pango’, ata thonë që këtu nuk ka asgjë të re. “Filipi nuk e ka mohuar që është marrë me këtë çështje, përkundrazi e ka pohuar publikisht. Ndaj, kjo nuk përbën asnjë prove të re”, - shprehen drejtuesit e emisionit investigativ. Prej disa ditësh, ish- ministri i Turizmit, Ylli Pango ka publikuar në faqen e tij personale në ‘Facebook’ një video të titulluar “Gracka: E vërteta rreth pseudo- skandalit Ylli Pango”. Në këtë video paraqitet një material bruto nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, prej të cilit Pango pretendon se vërteton futjen e tij në kurth nga drejtuesit e emisionit. Kjo video prej disa ditësh qarkullon edhe në ‘You Tube’.
Skandali seksual
Qeveria Berisha u përfshi në muajin mars në një skandal seksual. Ish-ministri i Kulturës, Ylli Pango u kap mat nga kamera e fshehtë e emisionit investigativ “Fiks Fare”, teksa në këmbim të një vendi pune në dikasterin që drejtonte, i ofronte shtratin një vajze të re. Kamera është realizuar në muajin shkurt të këtij viti. Në transkriptet e plota të bisedave të zhvilluara mes Pangos e vajzës së re, fillimisht në telefon, mandej në zyrën e tij e më pas në ambientet e shtëpisë së ish-ministrit, lexohet qartë presioni psikologjik që Pango ushtron ndaj saj për ta joshur seksualisht, duke i premtuar një vend të mirë pune e një rrogë të majme në Ministrinë e Kulturës. Ylli Pango ka hyrë kështu në historinë e shtetit shqiptar, si i pari zyrtar i lartë i vendit që përfshihet në një skandal seksual. Fill pas transmetimit të kamerës së fshehtë në emisionin investigativ “Fiks Fare”, kryeministri Sali Berisha e ka shkarkuar me urgjencë ministrin e Kulturë
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #7 : Mars 08, 2009, 09:36:13 MD »

Pango: Ngjarja, më kanë cuar deri në vetëvrasje
» Dërguar më: 08/03/2009



Denis Minga

Ylli Pango nxjerr gjuhën dhe tallet kur shikon skenën sesi i kërkon një vajze që ka shkuar në shtëpinë e tij për t’i çuar CV dhe ky kërkon ti heqë “mbërtheckat” e një këmishe të veshur nga vajza, e cila për Pangon te “Opinion” është dekolte, ndërsa në “Studio24” është jelek. Ish ministri i paqartë të sqarojë se çfarë është. Por di të thotë se i ka thënë hiq xhupin. Nuk ka tentuar të bëjë seks me vajzën, por nuk i ka shpëtuar dot tundimit për ta zhveshur. Në një intervistë për NEWS24, Pango rrëfen vetë atë që u konsiderua si skandali i seksit në politikën shqiptare.
Para bisedës transmetohet materiali i dhënë në “Fiks Fare”
Pango: S’u lodhët, duke e dhënë!? (qesh, nxjerr gjuhën)
Ç’përshtypje ju lë tani që e shikoni këtë në ekran?
Në radhë të parë ju përgëzoj që vazhdoni në një fushatë të pandërprerë mediatike të përsërisni skenat për të impresionuar imazhin dhe për të formuar akoma më tej tek njerëzit idenë e një ngjarjeje të tmerrshme, e cila s’ka ndodhur kurrë në këtë botë dhe që është e papajtueshme me moralin e pjesës më të madhe të njerëzimit. Do të doja të vija në dukje se përpara se të jepej kjo do të ishte mirë të kishim disa sekuenca të tjera, ku të tregohej se si u organizua kurthi. Dihet që ky ka qenë një kurth. Një kurth, i cili ka dështuar në zyrë. Them që në fillim që mjaft nga pjesët që jepen të përsëritura të Fiksi me premtimin e gjëmave të tjera kanë pasur brenda mjaft heqje, kanë pasur kombinime dhe do të jetë mirë që materiali i plotë kur të shikohet aty ku duhet të shikohet, të nxjerrë akoma më tepër në pah disa gjëra që unë jam i rezervuar t’i them, për shkak të faktit që unë tani do punoj me avokat, çështja do të jetë ligjore. Pra duhet pasur kujdes se këto lloj faktesh nëpër media shfrytëzohen. Do të doja të thosha që është midis të tjerash një dhunim banese. Dikush që nuk e di, do ja shpjegoj. Nëse do të vinte vetëm një vajzë normalisht edhe mund të diskutohej, dhunim do të quhej për faktin që ka aparat. Ka qenë një vajzë e mirëorganizuar për të ardhur, një vajzë që ruhej, një vajzë që vinte me një qëllim të caktuar, e gjitha strategjia që ka filluar prej rreth një muaj më parë ka pasur si synim linçimin politik nga një televizion që është kryekëput në shërbim të opozitës dhe që ka pasur synim që të dërrmonte një njeri, po për të goditur edhe forcën në pushtet nëpërmjet një ngjarjeje e cila u tentua për një kohë shumë të gjatë të realizohej, por nuk ja doli. Po të shikoni të gjitha imazhet dhe të gjitha pjesët e tjera në zyrë, telefonatat që janë bërë me vajzën e parë, mungojnë. Të gjitha këto kanë qenë pjesë e një skenari të përgatitur, ku nuk ka absolutisht asnjë gjë për t’u qortuar, ku është thënë troç që në institute do të gjente njerëz të tjerë, pra nuk ishte një institut që ishte vetëm, ku me aktin konkret nuk u realizua qëllimi dhe u kalua në masën ekstreme në futjen e një femre në shtëpi, e cila ka tronditur “moralin e madh”, sepse janë zbërthyer dy mbërthecka, të cilat nuk e mbanin dot të gjithë atë moral brenda. Pra dy mbërthecka, të cilat ishin shumë të vogla, në atë çerek jeleku, për t’i treguar njerëzve se pikërisht është sjellë një vajzë për të tunduar, ndonëse kjo vajzë ishte e njohur për mua dhe ndonëse, po e them sot për herë të parë që, unë kam bërë atë që ndoshta nuk mund ta bëjnë një pjesë e madhe meshkujsh, të cilët shpeshherë mund ta themi troç, se nëse një femër vjen në shtëpi dhe aq më shumë e veshur asisoj, kuptohet mund të mendojnë çdo gjë. Por në rastin tim kanë qenë vetëm disa sekonda, pse them me sinqeritet që po të shikohet figura jam tërhequr pothuajse menjëherë. Kam qenë krejtësisht gjakftohtë. Nuk kam bërë akt agresiv. Nuk kam kërkuar seks, madje as sekse kundrejt punës, por i kam premtuar se nëse do të bënte një punë të tillë që njihet në botë nëpër panairet e turizmit, duhet të ishte e guximshme, sepse vajzat në përgjithësi nëpër këto panaire kështu paraqiten dhe nuk është hera e parë që unë në fushën e turizmit kam futur shumë gjëra të reja. Kam futur spote të reja, mënyra të reja të paraqitjes. Megjithatë, momenti për të cilin unë kam kërkuar ndjesë publikisht është momenti i mbërtheckave. Megjithatë e theksoj se ato mbërthecka nuk e mbajnë dot atë moral se kemi 4 ditë që terrorizohemi nga një pjesë e mediave e orkestruar nga udhëheqësi i opozitës.
Nëse vërtetë ishte e orkestruar nga opozita si ka mundësi që kryeministri Berisha ju shkarkoi vetëm për 4 minuta?
Kryeministri Berisha ka kryer një veprim të drejtë, sepse në fund të fundit në imazhin publik dhe si veprim një skenë ashtu siç qe përgatitur si kurth dhe si linçim patjetër, por edhe me atë që unë reagova, patjetër që duhej dënuar, sepse në fund të fundit i takoja një force politike, nga pozicioni i ministrit dhe në këto kushte çfarëdolloj xhesti, qoftë edhe më vonë i interpretueshëm për shkak të fakteve që ju thashë, jo ashtu siç e kanë paraqitur mediat, duhej që të dënohej. Ndaj edhe ai ka reaguar menjëherë. Flas për të gjithë histerinë që filloi më vonë nga disa njerëz, të cilët njihen shumë të pastër në Shqipëri, përfaqësues të medias e theksoj, të cilët më propozuan deri vetvrasje. Po ju flas njerëzve për atë ç’ka ndodhur. Të dashur njerëz nuk është dhunuar asnjë femër, nuk është rrahur asnjë femër, nuk është zhveshur asnjë femër, nuk ka dalë në publik i zhveshur asnjë mashkull, nuk ka ndodhur asnjë gjë e tillë. Ka një pjesë, e cila ishte mirë të mos ishte, por që është shumë më e vogël se ç’mund të ndodhte pas kaq e kaq kurthesh. Ka një TV, i cili në mënyrë diabolike ka organizuar me shumë dinakëri.
Pse pikërisht ndaj jush?
Unë jam njeri shumë mirëbesues, dhe po them që ndër dy njerëzit kryesorë që janë vënë në shërbim për ta kryer këtë që janë Filip Çakuli dhe Enkel Joti kanë qenë të njohurit e mi. Për të thënë të drejtën Filip Çakuli është antiqeveritar, megjithatë unë kam ruajtur një njohje gati 30 vjeçare, për shkak se dikur kemi punuar diku bashkë dhe duke dashur ndonjëherë që ta ndaj politikën nga kjo, unë me Filipin bisedoja lirisht për tema që ishin jashtë politikës. Kurse Enkel Jotin e kam pasur student në inxhinierinë mekanike, i kam dhënë matematikë dhe më ka shprehur respekt për atë kohë që ka qenë studenti im. Të dy këta njerëz që janë ulur me mua, që kanë pirë kafe, në mirëbesimin tim më të plotë kanë kurdisur një veprim mjaft të poshtër, të cilin me sinqeritet jo vetëm që e kanë dëshmi të qartë të karakterit të tyre, por do të thosha edhe diçka tjetër, edhe dëshmi të qartë të “personalitetit” të një TV, i cili gjoja merr në mbrojtje femrën, këtu gjoja mbron moralin, këtu gjoja kujdeset për të, ndërkohë që merr një femër nga një provincë e largët dhe e transformon këtë femër në një formë të tillë, e cila nuk duhet si kulm i gazetarisë investigative, por duhet vlerësuar si kulm i poshtërsisë. Po sikur në atë dhomë të kishe qëlluar një njeri që të ishte maniak, siç u pretendua dhe u fol shumë gjatë. Po sikur ajo të pësonte ndonjë gjë aty. Por ajo është trajtuar shumë më mirë se sa gratë e dhunuar të goditura, të rrahura e mjaft skena të tjera që ndihen në Shqipëri.
Duke qenë që e keni pasur mik, a duket normale që me vajzën e mikut të silleni si “kodosh”?
Pikërisht kjo është pak fyese.
Kështu është shprehur kryeredaktori i Fiksit, Armir Shkurti.. Armir Shkurti ka luajtur një rol shumë të ulët, sepse edhe Armirin e kam njohur më përpara, sepse aty nuk ka asnjë lloj kodoshllëku. Arsyeja e vetme që kjo vajzë është mbështetur vazhdimisht ka qenë sepse edhe më është kërkuar vazhdimisht për ta ndihmuar nga ana e Filipit. Janë prerë sekuencat ku ajo deklaron se është mike e Filipit, kur deklaron që hipën në makinën e Filipit, sepse ka besim tek Filipi dhe mbasi kjo vjen në mirëbesim, duke i dhënë dy mundësira pune, në rastin konkret ka interpretuar të gjithë dialogjet tona në atë formë që i intereson asaj, ndërkohë që mungojnë edhe dialogje të tjera. Kjo vajzë nëse e keni parë, në asnjë vend nuk mund të ankohet, që unë asaj i kam kërkuar ndonjë gjë. Interpretimet që janë bërë me këtë qëllim synojnë të tregojnë atë që thashë, që u synua të arrihej kjo dhe nuk u arrit.
Përse refuzuat vajzën e parë dhe më pas vendosët të pranoni vajzën e dytë?
Jo nuk i keni parë të gjitha sekuencat. Vajza e parë nuk është refuzuar. Asaj i është ofruar punë dhe ajo ka kryer misionin e saj, nuk e ka realizuar atë që i kanë kërkuar, mbasi ka ardhur disa herë në zyrë, madje po të jepen sekuencat video në zyrë, ka pasur edhe lëvizje të tilla, të cilat mund t’i interpretosh në një sens të kundërt, provokime përsëri jo nga ana e mashkullit, por nga femra. Dua t’ju them edhe dy momente. Pjesa e xhupit. Vajza ka hyrë me xhup ashtu siç u dha nga mbrapa, por askush nuk e ka parë nga përpara, e para. E dyta pasi ngjitemi lart, në një dhomë të ngrohur, poshtë një kondicioneri, vajza ka qenë tamam poshtë kondicionerit padyshim që nuk mund të mbahet xhupi. Edhe kur është thënë hiqe, është thënë në mënyrën më të natyrshme dhe vajza e ka hequr në mënyrën më të natyrshme. Aty po e them edhe një herë me sinqeritet nuk ka mashkull që të shikojë një veshje të tillë me një çerek jeleku dhe të mendojë që kjo vajzë ka ardhur normale, aq më shumë e veshur me xhup edhe mund të mendosh që brenda mund të ketë qenë më diskrete.
Si ka mundësi që prisni me pizhame në shtëpinë tuaj, një vajzë për ta marrë në punë?
Unë që i vogël dhe gjer më sot në periudha dimri rri me tuta. Në shtëpi private, në pozicion ministri, mund të pyesni kë të doni unë kam ndenjur me tuta, sepse nuk mund të pres me kollare në mes të natës, kur jam kthyer i lodhur nga puna dhe kur nuk ka një telefonatë paraprake, kur unë mbasi i kam thënë të vijë në ministri dhe që të mos hyj në detaje. Jam marrë vonë dhe është bërë vonë-vonë biseda.
Përse nuk e refuzuat, kur ishit i lodhur?
Pikërisht se kurthi ka qenë i organizuar mirë dhe që ta kujtosh kurthin tamam, me të gjithë elementët unë duhet të kem të gjithë videokasetën dhe po e theksoj se këtu ka goxha mungesa dhe janë zgjedhur ato pjesë që i leverdisin ekipit realizator. Do të shtoj edhe një gjë tjetër. Të sulmosh në më mënyrë kaq të organizuar ditë e natë, media të tëra, prerje intervistash, madje deri ne censurim të punonjësve të ministrisë. Eshtë minimale të japësh raportin mes fajit dhe personalitetin e atij njeriu. Minimale të tregohet se kush është ky njeri, çfarë ka bërë, ky njeri ka bërë gjithë atë punë. Ka një raport të çuditshëm mes analistëve dhe politikanëve me opinionin e thjeshtë, që kupton se është një kurth i përgatitur dhe një linçim politik i paparë.
Vajza ka qenë me dekolte, apo jelek, apo këmishë? Nëse ka qenë e zhveshur si do e zhvishnit deri në fund, me rroba banjoje?
Në këto kushte mund të them se është një kurth tjetër. Pavarësisht se si i vini emrin veshjes, po ju deklaroj se ka qenë një veshje, që konsiderohej nga një miku im “më nudo, se nudo”. Nuk mund të hyj në detaje, këtë emër ia vini ju. Çdo thënia e imja, mund të shfrytëzohet kundër meje. Veshja ka qenë provokative.
Keni denoncim nga ish-punonjësja juaj për ta joshur dhe për ta pushuar më pas nga puna?
Habitem se si ka pasur guximin, dhe me atë që ka shkruar sot mund të ketë padi për këtë që ka shkruar. Në Londër ka ardhur me një grup njerëzish. Ajo ka ardhur në Londër dhe vajzës nuk i është kërkuar asgjë, nuk i kam kërkuar të shkojë në pub, s’ka pasur asnjë kërkesë, kjo vajzë është hequr nga puna apo është larguar, pa lidhje me këto që po thuhet këtu. Këtu jemi në një situatë paraelektorale, padyshim që si në çdo vend të botës, opozita e ndjek pozitën për ta goditur me çfarëdolloj shkasi. Dhe këtu linçimi, organizimi është bërë për një periudhë të gjatë. Kjo ka tronditur një pjesë të shoqërisë shqiptare, këtu edhe jashtë. Unë do t’i botoj sms-të, ku në mënyrën më të poshtër është vepruar për ta çuar në ekstrem provokacionin. Provokacioni ka qenë shumë, shumë i organizuar. Diku në një vend shumë më demokratik, një president ka një aferë, një skandal që është quajtur skandal seksi dhe padyshim që lejohet të bëhet në mënyrën më qytetare dhe mbasi mbaron e gjithë kjo aferë, ndonëse ka të bëjë me situate zyrtare, vijon karrierën politike. Kjo është diferenca me shoqërinë shqiptare që kërkon të shqyejë dhe të shkatërrojë individin deri në ekstrem për një faj të pakryer, sepse s’ka asnjë kërkesë për seks. E gjitha është e montuar në mënyrën më të poshtër, është një kurth me të cilin një pjesë e mirë e meshkujve do kishin probleme.
Kur ishte veshje provokative, pse kërkuat që të hiqte xhupin?
Jua thashë. Por dua t’ju them për parantezë, këto që po flasim këtu nuk janë për konsum faktik, real, të tërë të plotë. Mund të jenë tërësisht të vërteta, por t’i kërkosh një njeriu që t’i vërë emrin një lloj veshjeje pas 3-4 javësh, të saktësojë deri në detaje kjo është ta provokosh për ta përdorur në një situatë, kur drejtësia do të kërkojë për punën e saj.
Por fjalët më të ashpra i ka thënë kryetarja e Kuvendit, e cila kërkoi lënien e mandatit, ndërkohë që reagimi i opozitës nuk ka qenë aq e ashpër sa e zonjës Topalli. Si e shpjegoni këtë?
Aty ka një dialog dhe padyshim edhe zonja Topalli si çdo person tjetër është impresionuar nga skena që jep TCh, padyshim që nuk mund të bjerë dakord me këtë dhe ka reaguar siç mund të reagojë çdo njeri tjetër, në një moment, i cili do të shprehë përveç të tjerash edhe një qëndrim politik. Në fund të fundit ai është reagimi i saj.
Zoti Berisha iu shkarkoi për katër minuta ndërsa zotin Mediu jo?
Në fund të fundit është kryeministër dhe kryetar i PD-së dhe kjo është e drejtë e tij. Se kur njeriu sheh shfaqje të tilla të montuara, ka të drejtë të impresionohet. Impresioni dhe reagimi ka qenë i menjëhershëm. Për momentin vërtetë në bindjen time, shfaqje të tilla, me të vërtetë kanë reagime. Në fund të fundit kryetari i një partie mban qëndrime politike. Kam shkuar i angazhuar thellësisht në atë parti, sepse kam pasur përkrahjen e atij njeriu. Pas ngjarjes kam pasur një kontakt të shkurtër dhe kaq.
Jeni përpjekur ta shpjegoni?
Jo, nuk jam përpjekur. Por e gjitha kjo është se një politikan duhet ta kthejë mbrapsht, por në fakt ajo ka qenë poshtë kondicionerit, me xhup, do ju thosha krejt normalisht të hiqni pallton. Kam idenë se edhe kur ka hyrë i është dukur dekolteja, por nuk mund të them se është krejtësisht kështu.
Si mund ta prisnit në shtëpi me pizhame një vajzë që vjen për t’ju sjellë CV e punës?
Nuk e dija që tutat janë mjet pornografik, ato janë element sportiv, dal edhe te dera dhe te ballkoni dhe mund ta verifikoni. Nuk mund të merrja me kollare.
Si i keni marrë deri tani punonjësit në punë?
Procedurat e marrjes në punë, ju lutem mos bëni Shën Andonin, ka raste kur hyjnë me procedura shtetërore, me miqësi, por ka dhe të tilla si ajo e videos. Më vonë më është rikujtuar më pas fytyra e vajzës, se e kam ndihmuar dikur një herë, ose dy herë të tjera, por ishte transformuar krejtësisht si peshë, si trup.
Pse duhet ta prisnit në shtëpi?
Zotërinj mungojnë biseda të tjera që janë bërë edhe me telefon edhe pa telefon. Ajo s’erdhi as në orën pesë dhe as më vonë, kur është bërë telefoni, që duket pjesa e sms aty. Këtu ndërthuren një seri elementesh, që janë impresione të momentit, që mund të ketë habitur krejt tjetër. E vetmja gjë: nuk është kërkuar seks, asgjë e këtij lloji, madje ka qenë me nota humori, më lër të shoh se si je bërë. Zotërinj, mos bëni moralin puritan, ndërkohë që e di se në situate të tilla, e di shumë mire që do kishin vepruar ndryshe. Unë prapë kërkoj ndjesë, për atë moment të vogël, por jo për këtë terror. Ju lutem zotërinj edhe njëherë.
Si punësohen?
Po edhe me ndërhyrje, kur ta sjell Filipi me makinën e vet dy tre herë dhe të thotë të lutem më ndihmo. Vajza e parë ishte këmbëngulja e një njeriu prej 30 vitesh, po do më hapeshin edhe problemet, se Filipi dihet se çfarë qëndrimesh mban ndaj qeverisë. Ndërsa vajzën e dytë e kisha të njohur, kur jam takuar me të, disa here në rrethana të ndryshme, padyshim që është rast i veçantë, kurse ju doni të them që unë këtë e bëkam me çdo njeri që kërkon punë. Këtë vajzë e njoh shumë më mirë se TCh. Në këtë rast kërkohet të interpretohet për të nxjerrë diçka që nuk e ka. Ylli Pango i ka marrë menjëherë në punë, kur punonjësit e mi, i kanë lënë të presin poshtë.
A e bëni Denis balancën që ka qenë një makinë pune e llahtarshme. Cili është dëmi më i madh publik këtu: që iki një njeri që njihet se ka punuar si i shkalluar, apo fakti që u zbërthyen dy mbërthecka dhe një jelek që mbulon një moral shumë të shëndetshëm që më pas tronditën opinionin publik, por sot po flasim për provokimin e kurthin. Por e gjitha që shkruhet në media, shihni se kush i bën, si në sensin politik dhe atë individual dhe më gjeni te këto njerëz moralin puritan dhe krahasojeni me Ylli Pangon.
Si ju hodhi zoti Berisha për katër minuta?
Ka disa momente që hedhin poshtë një jetë të tërë. Po përpiqeni që ta mbyllni këtë jetë medoemos, ta shkatërroni medoemos. Është presidenti i madh i një vendi të madh, me respektin e popullit që e shoqëron, sepse të dashur shqiptarë kokat e njerëzve që bëjnë punën kolosale, nuk duhet të shkelen me këmbë, nuk duhet djegur me rastin më të parë, nuk duhen linçuar siç ka ndodhur në këtë vend historikisht me mijëra e mijëra figura që e kanë braktisur këtë vend. Sepse nuk mund të varroset i gjallë njeri, sepse nuk mund t’i thuhet njeriut shko vrit veten tani, siç thotë Ylli Rakipi dhe Mero Baze që ia njoh karakterin, që ia njoh edhe bëmat.
Ke përpara një njeri që po terrorizohet dhe sulmohet në një mënyrë të pabarabartë, pa precedent.
Ju në bisedë keni folur edhe për një institut, ku fondet arrijnë deri në mijëra euro...?
Mos u kap me këto shprehje. Në OJQ-të shqiptare merren projekte, mund të jetë thënë që ajo ka marrë projekte, nuk flitet vetëm për një periudhë. Unë këtë e kam pasur që kur kam qenë vetëm profesor. Unë kam vënë në dukje diçka, që në këtë lloj instituti, që unë nuk do doja të vdiste, ja si vjen puna dhe mund t’i kthehesh përsëri. Kam pasur një mungesë të gjatë. Sot e teprova me shumë shprehje, sepse mund të përdoren. Çdo fakt që kam thënë në impulsivitet janë thënie faktike, por janë thënie që nuk duhen marrë për bazë.
Mos vallë është ditur një ves i juaji që u është futur një vajzë. Keni pasur probleme të kësaj natyre më parë?
Instinktet janë ndërtuar në një formë të tillë dhe nuk besoj që të ketë meshkuj që të keni pikë të fortë këtë. Dihet që edhe ne rastet e spiunazhit, përgjithësisht janë përdorur femrat për të arritur ato që duhen.
Kjo që ndodhi godet keqas Ylli Pangon. Ndërkohë që kjo është një pjesë minimale e asaj që ndodh në Shqipëri.
Po nëse një punonjëse pushohet se nuk do të shkojë me shefin?
Ah, kjo nuk mund të pranohet. Nëse guxon njeri të sajojë këto gjëra, do të përballet shumë rëndë. Është e çuditshme, por po të lexohet shkrimi nuk ka marrë asnjë ftesë të tipit të tillë. Madje, bisedën e ka bërë me njerëz të tjerë. Ndërkohë që pohon vetë se në ministri ka pasur lëvizje. Lëvizje ka pasur për ta kthyer në atë aparat që u kthye.
Unë mbetem profesor në fushën time, doktor. Librat e mia nuk do të vdesin, punët e mia që kam lënë, janë të gjalla në mes të Tiranës. Askurrë dhe askujt nuk i janë hequr apo djegur librat. Librat e mi do të jetojnë.
Po mund t’ju heqin si profesor...?
Nuk mbaj mend të jetë goditur në Shqipëri njeri në mënyrë kaq terrorizuese. Titulli i pedagogut, nëse e ka thënë dikush, merret kur jep mësim dhe nuk e ke më kur nuk jep mësim. Titullin e profesorit nuk e heq askush.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #6 : Mars 08, 2009, 12:12:43 PD »

Ish-punonjësja: Pango më mori në Londër të më joshte
» Dërguar më: 07/03/2009 -


Kjo që po ju rrëfej është një dëshmi shumë e vërtetë. Deri në janar të vitit 2008, unë isha punonjëse në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me detyrë specialiste në Drejtorinë e Arteve. Punoja prej tre vjetësh e gjysmë në këtë ministri. Ardhja e zotit Pango në detyrë u shoqërua me një lëvizje të madhe funksionarësh, drejtorësh e specialistësh. Fjala e parë që ministri na tha në mbledhjen e tij ishte: “Unë di gjithçka ndodh në këtë ministri. Nuk kam ardhur me listë që të heq njerëz nga puna. Mos më paragjykoni, që të mos ju paragjykoj.” Na kërkoi ide dhe projekte të reja për çdo drejtori. Personalisht, m’u duk shumë pozitiv, dhe gati-gati m’u dukën të padrejta thashethemet që deri në atë kohë kishin qarkulluar se ai ishte maniak pas femrave, dhe i detyronte studentet e tij për të bërë marrëdhënie seksuale, e më pas t’u jepte provimet. Skicova disa projekte që i kisha ndërmend prej kohësh, dhe i dorëzova me protokoll në paradhomën e ministrit, ku e takova zyrtarisht dhe personalisht. Folëm pak për projektet dhe për atë çfarë kisha bërë unë deri tani në ministri dhe në eksperiencën time disavjeçare në punë. Takimi ishte shumë i shkurtër dhe ministri m’u duk njeri shumë serioz dhe jo djalli me brirë që na ishte përshkruar. Vetëm dy muaj pas këtij takimi, shefi i Kabinetit më kërkon pasaportën time, me arsyen se do të nxirreshin disa viza pune Schengen, për çdo përfaqësues të një drejtorie. Kështu, kur të kishte udhëtime pune jashtë shtetit, nuk do kishte vonesa nëpër radhë ambasadash. Nga drejtoria ime isha zgjedhur unë. Pasi pyeta të tjerët lidhur me këtë çështje, mora vesh se askujt tjetër nuk i ishte kërkuar pasaporta për një procedurë të tillë. Gati dhjetë ditë pas kësaj, mua më thërret ministri në zyrë, pasi po bënte një sistemim të ri në organigramën e ministrisë. Më pyeti nëse isha mirë me atë pozicion. I thashë se isha shumë mirë. Më kërkoi numrin tim të telefonit, si dhe më bëri një zile. Unë nuk e pyeta për pasaportën dhe ai nuk më tha gjë për procedurat e sipërpërmendura. Pasaporta ime qëndroi tre muaj në sirtarin e zyrës së shefit të Kabinetit, më pas unë shkova e tërhoqa, sepse më duhej. Shefi i Kabinetit e nxori nga sirtari, ma dha, pa më thënë asnjë fjalë lidhur me vizat. Sigurisht, nuk kishte asnjë vizë Schengen aty. Një fund korriku, më thërret zoti ministër në zyrë për një projekt, i cili nuk varej nga unë, por nga shefja ime, e cila në atë kohë ishte me pushime. Më pyet për projektin. Më pas më pyeti se ku do i bëja pushimet e verës. I thashë, në qytetin tim të lindjes, me familjen time. Më tha se duhet të punoja më shumë. I fola për një projekt veror dhe artistik që unë kisha menduar. Dhe më tha se nuk vlente. Mua më duhej të trajnohesha jashtë shtetit, për promovimin e turizmit. I thashë se isha “specialiste e arteve”. Por takimi u mbyll me “flasim”, dhe “duhet të integrohesh më shumë”.
Në muajin shtator njoftohem nga zyra e Marrëdhënieve me Jashtë për një udhëtim në Suedi. Ishte një tavolinë për turizmin, ku unë duhet të shoqëroja ministrin. Ftesa vinte nga një organizatë private, e cila organizonte një konferencë. Nuk pranova të shkoja, dhe më pas mora vesh se ai udhëtim nuk u bë. Në nëntor të 2007, më komunikojnë se duhet të shkoja me ministrin në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i cili zhvilloj në Angli. Më thanë se do ishte një grup i madh pune, nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, ndërsa prezenca ime ishte e domosdoshme, pasi nevojitej një vajzë e paraqitshme, që të fliste gjuhën angleze, e cila do të qëndronte në pavijonin tonë të hapur në “Ëorld Travel Market”. Fillimisht doja të thoja “Jo”, pasi pozicioni im i punës nuk përkonte me atë detyrë, por duke qenë se pas kësaj mund të isha pushuar nga puna për “Mosrealizim të detyrave të ngarkuara”, vendosa të pranoja. Shkuam në Londër. Në grupin e ministrisë isha unë, këshilltari i ministrit për Turizmin, shefi i Kabinetit, dhe shefja e Marrëdhënieve me Jashtë. Kur hyra në avion, këta të tre i gjej të ulur bashkë, vendi im ishte pas tyre, sapo ulem shoh edhe ministrin të hyjë, dhe çuditërisht vendi i tij ishte afër timit. Kush tha se ministrat udhëtojnë në “bisness class”?!
Pas përshëndetjeve të para, e pyeta ministrin se përse isha edhe unë në atë udhëtim. Më tha se prezenca ime duhej për promovimin e turizmit shqiptar në botë, në “Ëorld Travel Market”. I thashë se në ministri ishte parë shumë keq ky udhëtim, pasi unë, si specialiste e arteve, shkoja për një udhëtim turizmi. Folëm për projektet e Drejtorisë së Arteve, dhe ministri ishte i pakënaqur nga puna jonë, ndërkohë ne kishim dy muaj që i çonin “Projektin për dramën shqipe” dhe ai nuk na e firmoste. Më pyeti nëse e kisha shoqëruar ministrin paraardhës në udhëtimet e tij jashtë shtetit, dhe i thashë se nuk kishte ndodhur asnjëherë. Mbërritëm në Londër në orën 23.00 dhe në hotel në orën 24.00. Shefi i Kabinetit donte të shkonin në pub, bashkë me këshilltarin e ministrit. Unë nuk pranova dhe u kërkova axhendën për të nesërmen.
Më thanë se do flisnim në mëngjes. U ngrita në mëngjes shumë herët për shkak edhe të ndryshimit të orës. Vetëm në orën 9.00 më marrin në telefonin e hotelit dhe më thonë të zbrisja poshtë. Ndërkohë vjen në dhomë dhe shefja e Marrëdhënieve me Jashtë, duke më thënë të nxitoja. Kur zbrita shkallët, pas gati dhjetë minutash, nuk gjej asnjë. Pyes te recepsioni dhe më thanë se katër personat që ishin aty, kishin ikur me një makinë që po i priste jashtë. Nuk më kishin lënë asnjë shënim, asnjë adresë. Dija vetëm se ata kishin shkuar në panair. E tmerrshme, isha vetëm në mes të Londrës, pa asnjë numër kontakti të grupit. Vendi ku organizohej panairi, ishte dy orë larg. M’u duk e frikshme të shkoja vetëm atje. Recepsionisti duke parë zhgënjimin tim, më këshilloi të dilja në zonën përreth ku mund të bëja “Shopping”. Dhe ashtu bëra. Në orën gjashtë pasdite, më vjen në dhomë shefja e Marrëdhënieve me Jashtë. Sapo ishin kthyer. Ishin lodhur shumë. Kur e pyeta pse kishin ikur pa mua, më tha se më mirë që s’kisha shkuar. Ministri kishte qenë shumë i nevrikosur me një çështje në Shqipëri dhe se makina e ambasadës nuk priste dot përpara hotelit, sepse merrte gjobë. I thashë se unë s’kisha ardhur të flija në Londër. Shtëpi kisha në Tiranë. Ajo sillej sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Më tha se po ikte te ca miqtë e saj që jetonin në Londër dhe iku. Atë natë nuk takova asnjë prej grupit. Të nesërmen në mëngjes mua m’u tërhoq vërejtje nga ministri, sepse ishte faji im, se isha zgjuar me vonesë. I thashë se çdo fjalë e imja kundër së tijës nuk do kishte vlerë. Pastaj u ngritëm të gjithë dhe do shkonim të bënim “Shopping”.
Me panairin nuk kishim më punë. Nuk guxova të pyesja më, sepse isha shumë e habitur nga çfarë po ndodhte. Dolëm rrugëve, që unë i kisha mësuar një ditë më parë, dhe po i drejtoja edhe të tjerët. Shefi i Kabinetit dhe këshilltari po tregonin se kishin pirë një ditë më parë dhe ishin me dhimbje koke. Ndërsa ministri, sipas tyre, ishte shumë i nevrikosur, sepse nuk kishte bërë “doënload”. Këto biseda zhvilloheshin nga një qendër tregtare në tjetrën, shpesh ministri humbiste dhe ndërsa e prisnim, dy ithtarët e tij, thoshin: “Eh, prostata”, dhe qeshnin. Pas një vërdallosjeje të lodhshme, shefi i Kabinetit u kthye në hotel, sepse ishte i sëmurë, ministrin dhe shoqëruesin e tij erdhi i mori makina e ambasadës sonë për të shkuar në një qendër veshjesh të shtrenjta, unë u ktheva në hotel, shumë e lodhur pas një porosie që më dha ministri t’ia kaloja shefes së Marrëdhënieve me Jashtë. Në orën gjashtë pasdite më merr në telefon shefi i Kabinetit dhe u zhvillua kjo bisedë.
- Po, si kalove?
- Po, ti si s’u kujtove të më merrje në telefon, të më pyesje si isha?, - tha ai me një ton sikur të ishim miq të vjetër.
- Nuk doja të të shqetësoja, - iu përgjigja unë, pasi në fakt as më kishte shkuar ndërmend ta merrja e ta pyesja.
- Po kush më la mua të qetësohesha, na u ça K…., me ato sirenat në drekë. (në hotel kishte pasur një provë alarmi kundër zjarrit dhe ndizeshin sirena çdo dhjetë minuta). E tronditur nga fjalori i tij i thashë.
- Të lutem, kujdes kur flet me mua, përdor një fjalor të rregullt.
- Pse, çfarë thashë unë?, - pyeti ai si i çuditur.
- Po të them, që kur të flisni me mua, ju lutem të jeni i kujdesshëm për vetën edhe pozicionin që keni, shef Kabineti.
-Mirë, mirë, - tha - është ministri poshtë po të pret për kafe. Do zbresësh?
- Jo, unë jam me dhimbje koke, nuk zbres dot, kafen do ta pi në dhomë. Kjo ishte biseda me shefin e Kabinetit.
Të nesërmen në orën dhjetë ne u nisëm për në aeroport. Në avion vendi im ishte me ministrin, i cili u ul nga ana e dritares, dhe shefin e Kabinetit, që donte të më ulte në mes, por unë nuk pranova, kështu u ul vetë.
Të nesërmen erdha në ministri dhe të gjithë ndërruan sjelljen ndaj meje. Ata që e kishin inat ministrin kujtonin se tanimë unë isha bëra mikesha e tij dhe gati nuk më flisnin. Të tjerë më shikonin me servilizëm, e të tjerë me druajtje e frikë. Në datën 8 janar 2008, gati një muaj pas udhëtimit në Londër, drejtori i Burimeve Njerëzore më tha në korridor: “Nuk e di se çfarë bisedash ke bërë ti me ministrin dhe shefin e Kabinetit, por më thanë se do ikësh nga ky vend pune”. Firmosa largimin me dëshirë, sepse nuk doja të hapja gjyq duke e ditur se nuk do kisha fuqi të fitoja. U habitën të gjithë nga largimi im, dhe askush në ministri nuk e besonte. Madje atë ditë qarkulluan fjalë se do shkoja të punoja asistente e tij në paradhomë. Kur njerëzit jashtë ministrisë e morën vesh që unë isha larguar nga puna, nuk më pyesnin pse, por thoshin: “Ta ka kërkuar Pango, dhe nuk ia ke dhënë?” Unë skuqesha nga një afirmim i tillë. Ndërsa pati edhe nga ato që më thanë: “Po ti pse s’ia dhe?” Deri tani unë nuk e di pse jam larguar nga puna, sepse personalisht nuk më është dhënë asnjë motivacion.
Një muaj pas meje, pushohet nga puna një tjetër punonjëse, pas një udhëtimi që kishte bërë në Greqi me ministrin. Ndërkohë, për një vit, lëvizjet në ministri kanë qenë të pafundme. Janë hequr njerëz shumë të aftë dhe të paaftë, dhe nuk e di se çfarë janë marrë në vend të tyre. … Kur më njoftuan dhe më thanë shiko “Fiksin” sot se ka nja material të Pangos me një vajzë, fillimisht mendova. “Sa mirë, më në fund. Mori atë që meritonte”. Kur pashë deri në fund, ose më saktë kur dëgjova gjithë bisedën, ndjeva një neveri të tejskajshme. Imagjinova se ajo gjë mund të më kishte ndodhur edhe mua, kujtdo, dhe u bëra akull e gjitha. Ndërkohë telefoni im nuk pushonte nga njerëzit që merrni dhe komentonin skandalin që sapo ishte shfaqur.
Arsyeja pse po i shkruaj të gjitha këto sot, nuk është sepse jam e kënaqur nga ajo çfarë ndodhi, siç mund të besojnë disa. Jo, aspak. Jam shumë e pështirosur nga i gjithë sistemi që ne kemi ngritur këtu në vendin tonë. Jam e pështirosur nga njerëzit e ministrisë dhe të ministrive, që i dinë shumë mirë se çfarë ndodh gjithë kohës dhe bëhen palë me këto fenomene. Jam e pështirosur nga shumë femra, të cilat deri tani i janë servirur këtij ministri dhe të gjithë shefave, që u kanë dalë përpara, për të mbajtur një vend pune, apo duke u bërë shefe e drejtoresha duke hapur këmbët. Jam e pështirosur nga të gjitha ato femra dhe meshkuj, që bëjnë rolin e kodoshëve, sot sekserëve, duke i çuar ministrave “femra” për dhuratë. Jam e pështirosur nga thashethemet e administratës, e cila nuk ka punë dhe nuk ka jetë, dhe merret me jetën e të tjerëve. Jam e pështirosur me zyrën e kryeministrit tonë, që bëri të pafajshmen, sikur nuk e dinin se çfarë ka ndodhur deri tani. (Janë me qindra mesazhet që i kanë shkuar numrit të kryeministrit, lidhur me këtë çështje). Jam e pështirosur edhe me ata që e shpalosën një akt të tillë shumë të turpshëm për qëllime që nuk dihen akoma. Jam e pështirosur me sistemin e vlerësimit në punë, ku sot nuk gjendet askush që të të vlerësojë apo të të dënojë për mënyrën si punon, por merren vetëm me: “Kush të ka sjellë në punë? I cilës partie je? Cilit fraksion brenda partisë i takon? Dhe nëse je femër e bukur, ose edhe pak e mirë, kujt ia ke dhënë? Pse ia ke dhënë?”
Jam e pështirosur me paburrërinë e meshkujve shqiptarë, që kanë zënë karriget e pushtetit politik, ekonomik edhe më tej. Çfarë bën më të keqe se kaq një prostitutë dhe tutori i saj në rrugë? Jo, ajo çfarë bëjnë është shumë e ndershme. Tutori i gjen klientë femrës, e cila shet trupin e saj për pará. Është shumë më e ndershme se sa t’i shitesh një ministri apo një shefi për një rrogë shteti. Është e turpshme që këto ndodhin në administratën e lartë shtetërore. Është akoma më e turpshme që njerëzit u kënaqën me atë që panë. Unë personalisht, ndjeva mëshirë. Ai njeri, mashkull, nëse mund të quhet kështu, ka marrë dënimin më të madh që mund të ekzistojë. Zoti e ka dënuar me paaftësi për të bërë një femër për vete, për ta tërhequr drejt tij me anë të inteligjencës apo bukurisë së mendjes e të shpirtit. Zoti e ka dënuar atë njeri me “padashuri të përjetshme”. Dhe nuk ka dënim më të madh se kaq. Ndërsa ne njerëzit që punojmë, “intelektualët” që përplasemi çdo ditë, duhet të merremi më shumë me jetët tona dhe jo me jetën e të tjerëve. Duhet të përpiqemi të krijojmë një sistem të ri jete, ku vlerat kryesore të jenë: e vërteta, puna, aftësia, progresi dhe morali njerëzor.

*Ish-punonjëse e MTKRS, kryeredaktore e emisionit “7x7” në TVSH. Letra është botuar në numrin e djeshëm të gazetës “Tema”
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #5 : Mars 06, 2009, 09:32:40 PD »

Studentët: Pango abuzonte seksualisht me të gjithë
» Dërguar më: 06/03/2009 - 12:44
Lajme te ngjashme

Esmeralda Keta

Pango ishte një kurvar i madh. Të gjithë e njihnin në fakultet, po ku të ankoheshe, sepse ai ishte vetë dekan. Ajo që u dha në Televizion nuk ishte veçse një demaskim i merituar, por që ka ardhur shumë vonë”. Këto janë fjalët e para me të cilët e përshkruajnë studentët e Psikologjisë, profesorin e tyre, Ylli Pango. Por që në fakt për ta vetëm ai nuk e meriton të thirret profesor. “Çfarë profesori? Ai ishte një manjak dhe nuk e meriton një titull kaq të madh”, - shprehen pothuajse të gjithë ata që i pyet për përshtypjet që kanë krijuar gjatë kontakteve me Pangon. Ndërkohë që vetë kolegët e tij të Shkencave Sociale, janë shprehur se në marrëdhëniet që ata kanë pasur me Ylli Pangon, ai ishte një person korrekt. Krejt i kundërt ka qenë reagimi i kreut të Konferencës së Rektorëve, Jorgaq Kaçani. Ai ka deklaruar se Ylli Pango nuk do të jetë më pjesë e auditoreve të universiteve shqiptare, pasi sipas tij, askush nuk do të ishte i sigurtë për fëmijën e vet.
Shkencat Sociale
Në këtë fakultet ai është aktualisht pedagog i jashtëm, në lëndën e Psikologjisë, pasi tre vjet më parë hoqi dorë nga posti i dekanit për t’u marrë me politikën. Skandali i videos të transmetuar një natë më parë është edhe këtu tema e ditës. Por për studentët e këtij fakulteti, kjo nuk ka qenë një suprizë. “Pangon e njohin të gjithë këtu në fakultet. Dhe i dimë mirë, të gjithë ne, pedagogë e studentë, bëmat e tij seksuale. Ajo që na habit është fakti se demaskimi i tij u bë shumë vonë”, - deklarojnë ata. Sipas tyre, edhe tani që ai dukej shumë rrallë në auditore, për shkak se ishte pedagog i jashtëm, vajzave u kërkonte që të shkonin personalisht në zyrën e tij dhe të argumentonin detyrën e kursit që u kishte dhënë. “Ishte shumë arbitrar dhe e shtrëngonte lëndën në mënyrë të atillë, që të thërriste një nga një në zyrë të gjithë vajzat, - pohojnë studentët. – Madje ai ishte aq i pacipë, saqë detyrat e kursit që dorëzonim ne, i mblidhte dhe i botonte në librat e tij si punë të vetat. Ndaj ne na vjen shumë mirë që më në fund ai u demaskua dhe nuk do të vijë më në auditor”, - kanë përfunduar studentët. Ndërkohë që kolegët e Pangos kanë qenë më të ekuilibruar në shprehjen e mendimeve të tyre. Ata kanë deklaruar se janë të habitur nga ajo që kanë parë në TV, pasi në fakultet, Pango ishte një pedagog mjaft i përgatitur dhe që kishte marrëdhënie korrekte me të gjithë. Po të njëjtën gjë ka deklaruar dhe ish-rektori, Shezai Rrokaj, i cili është shprehur se ajo që ka parë në TV nuk i korrespondon me imazhin e tij për Ylli Pangon. Ndërsa ka qenë drastik në qëndrimin e tij kryetari i Konferencës së Rektorëve, Jorgaq Kaçani. “Me Ylli Pangon në auditor prindërit janë të trembur për fëmijët e tyre. Pikërisht për këtë arsye ai është i pezulluar nga detyra që në momentin që u transmetua videoja, pasi në ambientet tona nuk mund të mbajmë një person me një precedent të tillë. Një gjë e tillë do të bënte që prindërit e fëmijëve të ndiheshin të pasigurtë për atë që ndodh me shkollën e fëmijëve të tyre”, - është shprehur rektori i Politeknikut, që drejton konferencën e rektorëve, Jorgaq Kaçani.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #4 : Mars 05, 2009, 09:53:08 PD »

TELEFONATA E PARE
Ylli Pango - Po.
Vajza e “Fiks Fare” – Alo.
Ylli Pango – Ç’kemi?
Vajza e “Fiks Fare” - Mirëmbrëma profesor Ylli.
Ylli Pango - Mirëmbrëma.
Vajza e “Fiks Fare” - Më fal që nuk e hapa telefonin pak më parë, por isha me familjen tek QTU-ja dhe nuk mund të flisja.
Ylli Pango - Nuk ka problem, unë kujtova se ishe në gjumë (qesh).
Ylli Pango - Meqenëse për sot kaloi, se unë tani prapë po merrem me gjëra të tjera, nesër ta fiksojmë një çikë që të të takoj pak, mirë?
Vajza e “Fiks Fare” – OK, por rreth çfarë ore?
Ylli Pango – Shiko, ta bëjmë kështu, se kam hall që të tregoj rrugën shoferi ty, ose të të sjell nja dy makina të ndryshme, ose në një makinë, si të duash ti. Nuk ka asnjë problem. Ti të vish tek ministria, le të themi rreth orës 5-5.30. Nga 5.30 tek ministria, më kupton? Pastaj do të tregoj, është aty ajo ku të thashë, aty tek Tirana e Re.
Vajza e “Fiks Fare” - Tek Tirana e Re... a mund të ma thuash edhe një herë se nuk e...
Ylli Pango - Më mirë të ta tregoj shoferi, që mos të ngatërrohesh, ta tregon shoferi.
Vajza e “Fiks Fare” – Hë, se kam makinë vetë, mund të vij edhe vetë.
Ylli Pango - Lëre makinën tënde, me makinën e tij që mos të shqetësohesh. Nuk ka asnjë problem. E kupton, edhe një herë kur të vish, do të të presë shoferi me makinën time.
Vajza e “Fiks Fare” - Shoferi juaj...
Ylli Pango - Shoferi i imi, i imi. Ti me makinën tënde, vazhdoni. Do të tregojë se ku është instituti, dhe kaq.
Vajza e “Fiks Fare” - OK. Do ndalem një herë tek ministria apo të vazhdoj?
Ylli Pango - Te ministria, te ministria.
Vajza e “Fiks Fare” - Dokumentet i pe?
Ylli Pango - Dokumentet i pashë, prandaj thashë që duhet të bëjmë pak muhabet, sepse kam disa idera që lidhen edhe me... prandaj po të them edhe për institutin, sepse lidhen edhe me institutin. D.m.th, kam disa gjëra për punën, gjithmonë që po të jesh dakord ti, shkon mirë. Gjithsesi, pasi ta shikosh ti, sepse edhe ti ke të drejtën e zgjedhjes, e ke parasysh?
Vajza e “Fiks Fare” - Ok, Ok. Të thashë që kam mesatare të mirë dhe kam një CV të pasur, besoj që...
Ylli Pango - Po e pashë, pra, e pashë. Ti the që mesataren e ke kështu mesatare, por atë nuk e kishe dhe aq mesatare, mirë e kishe. Po pra mirë ishte, e vlerësova, e kupton? Hajde në 5.30 në ministri, a e kupton?
Vajza e “Fiks Fare” - Tek instituti, do jemi në zyrë, në lokal do ulemi...
Ylli Pango - Po pra po. Jo mo, ka zyrë aty, ka zyrë, është normale, ka zyra, asnjë gjë tjetër. Hajde në ministri, që të të tregoj shoferi se ku është instituti dhe kaq, asgjë tjetër. Pastaj në institut punët që janë atje për t’u bërë dhe kaq. Do rrimë një çikë vetëm, dhe ik pastaj.
Vajza e “Fiks Fare” - Ok. Në orën 5.30?
Ylli Pango - Në 5.30 jam në ministri, si ta kesh më kollaj, se po të të them unë dil atje, dil këtu nuk e gjen dot se ku është instituti, a më kupton, sepse do të vijë shoferi. Që të të tregojë rrugën ty, që ta gjesh menjëherë. Po të duash ta shpjegoj edhe kështu unë, nuk ka ndonjë problem, më kupton?
Vajza e “Fiks Fare” – OK, ma shpjego se po vij më mirë se e kupton... të vij...
Ylli Pango – Mirë, dil tek kjo që të bëj një kalim andej unë, që sot të ta tregoj si vend ku është dhe të vazhdoj pastaj. Dil tek kjo... e di bankën “Pro Credit”?
Vajza e “Fiks Fare” - “Pro Credit”, ku i bie?
Ylli Pango - Ajo rruga që të thashë unë që të nxjerr te... si quhej?
Vajza e “Fiks Fare” - Tek “Koha Jonë”?
Ylli Pango - Po eee, por rruga e gjatë. Kjo është aty te... ku del sheshi i rrumbullakët që të çon tek Tirana e Re.
Vajza e “Fiks Fare” – Po, po, tek Tirana e Re.
Ylli Pango - Tek sheshi, sa fillon sheshi, d.m.th.
Vajza e “Fiks Fare” - E kam idenë, “Pro Credit Bank” tek LSI-ja, aty?
Ylli Pango - Aty LSI-ja, bravo, aty afër LSI-së. Për sa vjen ti, vonohesh shumë?
Vajza e “Fiks Fare” - Po për 20 min them nga Vora.
Ylli Pango - Ok, ok. Hajt pra ciao.
Vajza e “Fiks Fare” – Ok, kur të jem aty pastaj do të të bëj telefon.

Telefonata 2
Ylli Pango - Ke ardhur?
Vajza e “Fiks Fare” - Alo Profesor Ylli, më fal se të mora për të njoftuar se ngaqë ka shumë trafik këtu, sepse po bëhen punime në autostradë edhe nuk e di se sa mund të vonohem.
Ylli Pango - E pashë, e pashë ,se edhe këtu ka një trafik të tmerrshëm tek kjo, por dëgjo...
Vajza e “Fiks Fare” - Po pra.
Ylli Pango - Këtë mund ta gjesh shumë lehtë ti. Atëherë këtë po ta them në telefon unë që mos të ashtu... të vish me nge. D.m.th, LSI-ja është kur vjen nga Tirana për të shkuar tek Tirana e Re, është në krah të majtë apo jo, është kështu?
Vajza e “Fiks Fare” - Po, po.
Ylli Pango - Kur vjen tek rruga e gjatë që është kjo rruga e gjatë me pemë anash, në fund fare, para se të kalosh tek sheshi i madh në krah të djathtë është “Pro Credit Bank”. E ke të shënuar “Pro Credit Bank”, duket ajo.
Vajza e “Fiks Fare” - Po, po e kam parasysh.
Ylli Pango – E ke parasysh. kalon këto mobilieri, lojëra fati, çfarë janë të gjitha me radhë. I kalon të gjitha këto dhe para se të dalësh tek sheshi i madh, krahë për krahë është banka “Pro Credit”. Përballë asaj është pallati 10-katësh jeshil. Tek ky pallati është instituti në kat të 6-të dhe ka tabelën tek dera “Instituti Shqiptar i Studimeve Sociale dhe Psikologjike”. E ka të shënuar tek dera me tabelë të kuqe të madhe. D.m.th, pallati jeshil është përballë bankës, në krah tjetër të rrugës, e ke parasysh?
Vajza e “Fiks Fare” – Po, po, e kam parasysh.
Ylli Pango - Do hysh nga mbrapa, do ngjitesh në kat të gjashtë, shikon atë tabelën e kuqe. Kështu që më mirë ta fiksojmë nesër nga ora 5.30 atje direkt dhe e gjen, d.m.th.
Vajza e “Fiks Fare” - Në orën 5.30 të vij direkt atje, mos të vij fare tek ministria?
Ylli Pango – Jo, po nëse e ke kështu ti, kontrolloje një herë në mëngjes, mund ta gjesh direkt. Kontrolloje gjatë mëngjesit, mirë? D.m.th, bjeri një herë andej në mëngjes, shiko dhe do e gjesh kollaj, po nuk e ke gjetur më thuaj nuk e kam gjet dhe vij e të marr edhe tek ministria po të duash. Është shumë kollaj.
Vajza e “Fiks Fare” – Ok, se unë mendova që meqenëse do fle sonte në Tiranë, mund të vij nesër nga ora 9-10 tek ministria.
Ylli Pango – Epo, tek ministria e ke një çik zor ti, sepse unë nesër jam shumë në lëvizje, kam aktivitete e ke parasysh? Në ministri ti do vish nuk ka problem, kjo është sepse në institut ka edhe gjëra të tjera, kam për të treguar edhe disa gjëra se unë kam tjetër ide ta thashë prandaj do bëjmë pak muhabet. Kam idera edhe tek instituti brenda, se janë dy gjëra, ministria dhe instituti. Edhe aty ka njerëz si puna jote të tjerë, më kupton?
Vajza e “Fiks Fare” - E kuptoj.
Ylli Pango - Se më duhet aty, edhe aty më duhet juriste. Kështu që nuk ka... kjo është thjesht për të... emrin e mundshëm, pastaj bëj çfarë të duash, vendos çfarë të duash ti. Dakord?
Vajza e “Fiks Fare” - Ok. D.m.th, gjithsesi mos të të bëj telefon, sepse unë jam nisur në Tiranë, ora është 7.30 e kupton? Nuk e di se sa mund të vonohem, mos të të bëj telefon?
Ylli Pango - Po ja, ti po ashtu bëj, ta llogaris çfarë të të them unë ty, gjithsesi unë vendin ta thashë se ku është.
Vajza e “Fiks Fare” – Ok, por thjesht që mos të të prish punë se mund të takohemi edhe sot. Nuk e di a është vonë për ty?
Ylli Pango - Nuk më prish punë. Unë jam tek rrugica tek “Kapriço”. Edhe këtu ka një trafik të tmerrshëm, nuk e di, ti je duke ecur tani?
Vajza e “Fiks Fare” - Po pra, jam bllokuar në trafik.
Ylli Pango - Ku në trafik, në ç’vend është kjo...?
Vajza e “Fiks Fare” - Është aty tek kjo autostrada që ka filluar... po bëhen punime.
Ylli Pango – Mirë, gjithsesi kur të vish, më bëj një telefon se unë edhe mund të lëviz, se telefonin e mbaj hapur. Po qe se kam mbaruar punë, shikohemi edhe sot, po qe se do jem i zënë ta lëmë në orari e nesërm. Dakord?
Vajza e “Fiks Fare” - Ora është 7.30, mendoj qe maksimumi, maksimumi në orën 8 të darkës unë jam aty.
Ylli Pango - Po nejse ti, kurdo që të vish më bëj një telefonatë. Ok?
Vajza e “Fiks Fare” - Jam e penguar nga trafiku dhe jam si në siklet, se nuk e di për çështjen e punës, besoj që...
Ylli Pango - Pse, pse je në siklet? Çfarë sikleti ke?
Vajza e “Fiks Fare” - Po e kupton, më pëlqen shumë ai vend pune edhe... u bë edhe shumë që jam papunë edhe...
Ylli Pango - Sa kohë ke ti pa ashtu?
Vajza e “Fiks Fare” - Ka 8 muaj.
Ylli Pango - Po jo, mo jo, se nëse ti i plotëson kriteret është normale ajo nuk ka asnjë gjë, pse duhet ta kesh me kështu? Mos ki siklet fare. Unë për të mirë po mundohem nuk e kam për kështu.
Vajza e “Fiks Fare” - Nuk e di nëse e keni parë CV-në, unë personalisht mendoj që deri diku i plotësoj kriteret.
Ylli Pango - I pashë, i pashë. I pashë, por nuk është problemi aty. Do t’i shikojmë me detaje, pastaj se çfarë kishe ti. Ajo puna e gjuhës një herë, është e rëndësishme, sepse anglishtja e ka një vlerë, sepse edhe një fraksion i huaj...

Bisedat e gazetares se “Fiks Fare” me ministrin Ylli Pango
Gazetarja e “Fiks Fare” shkon në Ministrinë e Kulturës për të kërkuar punë.
Ministri Ylli Pango e pret personalisht në zyrë.

Ylli Pango – Ç’kemi?
Ylli Pango – Do më sjellësh dokumentet. Do më sjellësh çfarë ke mbaruar, fotokopjen e diplomës … gjuhë të huaj ke?
Vajza e “Fiks Fare” – Po, anglisht, italisht, tani jam duke mbrojtur frëngjishten.
Ylli Pango– Atëherë do të m’i sjellësh të gjitha dokumentet. Ku jeton tani?
Vajza e “Fiks Fare” – Këtu.
Ylli Pango – Me kë rri?
Vajza e “Fiks Fare” – Vetëm.
Ylli Pango– Sa e ke numrin?
Vajza e “Fiks Fare” – 069 …
Ylli Pango – (lexon nr që i dha gazetarja dhe e regjistron në cel)
Ylli Pango – E ke telefonin me vete? (I bën zile në celular gazetares me celularin e tij).
Vajza e “Fiks Fare” – Normal.
Ylli Pango– Ai është numri im.
Vajza e “Fiks Fare” – Ok.

Pasi ministri i çon një mesazh në celular ku i kërkon takim në orën 21.15, gazetarja niset për ta takuar.
Fillimisht komunikon me ministrit në celular.

Vajza e “Fiks Fare” - Unë jam, me aq sa ma shpjeguan është këtu tek Club 24 orësh. Është këtu përballë shtëpisë tuaj? Ok, unë jam këtu jashtë.

Ministri e ka lënë takimin në banesën e tij private.
(Ministri i hap derën e shtëpisë)

Vajza e “Fiks Fare” - Mirëmbrëma. Si jeni mirë?
Ylli Pango - Si jeni mirë? Je me njeri?
Vajza e “Fiks Fare” – Jo.
Ylli Pango - Të pret njeri?
Vajza e “Fiks Fare” - Jo.
Ylli Pango - Hajde ngjitu më lart. Po ç’kemi ndonjë gjë?
Vajza e “Fiks Fare” - Asgjë, të përditshmet.
Ylli Pango – Eeeee, pra. Po çfarë ke bërë?
Vajza e “Fiks Fare” - Asgjë. Mbarova shkollën dhe tani jam në kërkim pune.
Ylli Pango- Hiqe xhupin.
Vajza e “Fiks Fare” - Kjo është zyra juaj?
Ylli Pango - Unë kam të gjithë këtë vilën këtu. Kjo është me oxhak, një nga dhomat.
Vajza e “Fiks Fare” - Se mos ju kam bezdisur, mbase....
Ylli Pango – Jo, përkundrazi, nuk më keni bezdisur, më keni dhënë kënaqësi. Mbase të kam bezdisur unë ty?
Vajza e “Fiks Fare” - Jo, jo.
Ylli Pango - Se mos ke njeri që të pret, se the dua telefonin apo nuk ke njeri?
Vajza e “Fiks Fare” - Telefonatat nuk dihen, e kupton? Mund të realizohen nga familja.
Ylli Pango - E çfarë mendon që të fillosh?
Vajza e “Fiks Fare” - Po nuk e di të them të drejtën. Unë kam punuar vetëm tek .....
Ylli Pango - Çfarë bëje aty?
Vajza e “Fiks Fare” - Tek ..... kam punuar si...
Ylli Pango - Po. Sa kohë ndenje aty?
Vajza e “Fiks Fare” - Kam ndenjur rreth 7 muaj se kisha shkollën.
Ylli Pango - Shkollën e mbarove tani ti? Sa t’u bë?
Vajza e “Fiks Fare” - Vjet.
Ylli Pango - Që vjet d.m.th nuk ke kapur ndonjë punë tjetër?
Vajza e “Fiks Fare” - Jo. Thjesht mendova një herë të trokas, se mbase. Nuk e kisha idenë nëse kishit nevojë për të punësuar.
Ylli Pango - Po mirë. Çdo gjë bëhet, çdo gjë rregullohet kur femra është e guximshme edhe i lindin idera, të gjitha rregullohen. Varet se si e koncepton jetën dhe sa guxim ka. (qesh ) Si më shikon.
Vajza e “Fiks Fare” - Shtëpia shumë gjigante.
Ylli Pango - Eeee. Ka edhe ambiente të tjera të vogla që do t’i tregoj. Ç’kemi tjetër?
Vajza e “Fiks Fare” - Asgjë.
Ylli Pango - Çohu një herë të të shikoj.
Vajza e “Fiks Fare” - Uuuuuuuuuu.
Ylli Pango - Më pëlqen shumë ekspozeja jote, më pëlqeu që kur të pashë ( Momenti kur tenton të zbërthejë këmishën).
Vajza e “Fiks Fare” – Uauuuuuuuuuuuuu, të lutem.
Ylli Pango - Nuk të bëj gjë, nuk të bëj gjë.
Vajza e “Fiks Fare” - Jo nuk është... të lutem.
Ylli Pango - Të jap fjalën që vetëm do të të shikoj se si je transformuar, asgjë tjetër. (qesh)
Vajza e “Fiks Fare” - Jo, por.... të lutem, të luuuuuuuuutem
Ylli Pango - Nuk do që të të shikoj fare? Fare, fare, fare?
Vajza e “Fiks Fare” - Ju nuk më keni parë më parë se si kam qenë.
Ylli Pango - Të thashë më parë, që duhet të jesh vajzë që duhet të guxosh. Derisa erdhe e më takove guxove. Nejse, nuk ka problem, dilni aty, sepse unë nuk të prek.
Vajza e “Fiks Fare” - Po më vini në siklet.
Ylli Pango - Nuk të vë në siklet, sepse problemi është ky që ti mund të hysh nëpër panairet e turizmit. Panairet e turizmit paraqiten kështu... ti pamjen e ke. Në këto lloj panairesh nëse ti je gocë e guximshme dhe futesh tamam në këtë punë, ti mund të bësh ekspozera shumë të mira, sepse ne shkojmë nëpër panaire në Berlin, në Londër, nëpër panairet më të mira dhe aty shkojmë... kemi marrë edhe femra kosovare. Kështu që unë kam qejf të shikoj ekspozenë tënde. Po të jesh e guximshme mirë, i çan të tëra. Po qe se e ke problem pastaj më thuaj, unë nuk është se ashtu.
Vajza e “Fiks Fare” - E guximshme në ç’sens?
Ylli Pango - Sensi i parë është të të shikoj një herë, që të të vlerësoj se aty mund të dalësh me rroba banjoje.
Vajza e “Fiks Fare” - Të dal me rroba banjoje?
Ylli Pango - Po mo, dalin të gjitha, nuk ka problem aty që nga vendet e Amerikës Latine dhe të gjitha vendet që vijnë, normal siç del në plazh. E dyta mund të dalësh me rrobe që paraqitesh me kostum kombëtar. D.m.th janë disa variante, ka plot çdo vit aty. Kemi marrë nga dy vendet Kosova dhe Shqipëria. Një variant që mendova për ty është se do të të fus tek agjencia e turizmit që kam vend për goca, që të të vlerësoj. Tani kjo është pjesa e guximit. Nëse ti që tani rezervohesh dhe thua aaaaa, mos, të lutem, më lër mbaroj.
Vajza e “Fiks Fare” - Jo unë....
Ylli Pango - Dëgjo diçka, mbaje mënd, siç hyre do dalësh. Nuk prekesh, nuk të bëhet gjë. Tani unë të thashë ja, them që të shikoj një herë si fillim se kështu paske ndryshuar goxha, pastaj vazhdojmë e flasim. Hajt moj hajt, se ke guxim ti, hajde. Pastaj, që kur ke ardhur në Tiranë e ke kapur jetën. Kështu që si fillim hiq vetëm këtë këmishën që të të shikoj si lëkurë deri ku ke rënë.
Vajza e “Fiks Fare” - Të lutëm, uuu, më qenka zbërthyer.... të lutem më vjen shumë rëndë, të lutëm shumë.
Ylli Pango - Asnjëherë prej meje, kurrë. Unë jam ai i fushës, s’më vjen fare asnjë kështu....
Vajza e “Fiks Fare” - Të lutem.
Ylli Pango - Asnjë gjë, vetëm të të shikoj, ke rënë nga shëndeti aq sa duhet.
Vajza e “Fiks Fare” - Shëndeti shikohet edhe pa hequr këmishën.
Ylli Pango - Ça i ke këto dreq mbërtheckash që nuk hiqen ( tenton të heqë këmishën ).
Vajza e “Fiks Fare” - Të lutem, shëndeti shikohet edhe pa hequr këmishën, të lutem profesor.
Ylli Pango - Ti do ta heqësh për të tjerë, si nuk do ta heqësh për mua?
Vajza e “Fiks Fare” – Joooo, të lutem profesor, të lutem profesor, profesor të lutem, të lutem.
Ylli Pango - Ja deri këtu, deri këtu ( për të zbërthyer bluzën).
Vajza e “Fiks Fare” - Po nuk është gjë se... boll të lutem, boll.
Ylli Pango - Deri këtu, deri këtu (ndërkohë zbërthen disa kopsa të këmishës )
Vajza e “Fiks Fare” - Të luuuutem, a mund ta mbërthej këmishën?
Ylli Pango - Lëre pra deri këtu, lëre deri këtu pra se nuk po të prek.
Vajza e “Fiks Fare” - ( E Shtyn ).
Ylli Pango – Shih...
Vajza e “Fiks Fare” - A mund të qetësohem pak?
Ylli Pango - Po qetësohu ti, qetësohu.
Vajza e “Fiks Fare” - A mund të qetësohem të lutem. Po më vjen shumë rëndë...
Ylli Pango - Po nuk u mësove me mua ti i bie që...
Vajza e “Fiks Fare” - Si do mësohem të më shikosh para...
Ylli Pango – Po, po.
Vajza e “Fiks Fare” - Të më shikoni ju nudo para dhe pastaj?
Ylli Pango – Jo, nudo jo.
Vajza e “Fiks Fare” – Ok, me të brendshme.
Ylli Pango - Avash mos bërtit se nuk është ndonjë gjë. Mos u trondit se nuk do të vras. Me dal me rroba banjoje shiko si bën, imagjino...
Vajza e “Fiks Fare” – Jo, unë tronditem. Nëse ju më shpjegoni paraprakisht pozicionin e punës, nëse pranon këtë lloj pune, Ok! Por, në këto kushte, ora 9 i darkës, në shtëpinë tuaj, të zhvishem unë, tronditem.
Ylli Pango - Hë moj qetësohu, se nuk të bën gjë njeri me zor, se nuk jam ajo kategori. Ideja është kjo, në agjencinë e turizmit e kam menduar që ka një vend për vajzë me pamje dhe me shkollë. Tani në atë agjenci që varet nga unë se është drejtoria ime, zakonisht bëhen panairet e Shqipërisë për turizmin, dakord? Në këto panaire ne veçojnë pjesët më të bukura të turizmit shqiptar, si malet detet e me radhë. Duhet pak anglishtja, si je me anglisht ti?
Vajza e “Fiks Fare” - Mirë, shumë mirë.
Ylli Pango - Ok. Kam marrë edhe një tekst aty që po munde ta përkthesh ta marrësh me vete. Tekst anglishteje, është një nga fjalimet e mia që do ta mbaj kur të shkoj atje. Nëse ti i jep këto prova dhe i plotëson, ky është vendi. Vendi është shumë i mirë, do të jesh pranë meje. Unë kur të kem panaire jashtë në të gjitha bashkë me grupin do të të marr edhe ty. Në Evropë do të shëtisësh, mundësitë i ke, rrogën do ta kesh të mirë, këto. Këtë ofertë unë e kam për ata lloj vajzash që janë të mira në paraqitje, që janë të guximshme dhe jetën e kap për fyti që sot. E bën mirë, nuk e bën ma thuaj, se nuk ka gjë, unë nuk të shqetësoj.
Vajza e “Fiks Fare” - Duhet domosdoshmërish të kthej një përgjigje tani, që të mendohem edhe unë?
Ylli Pango - Aha duhet të mendohesh? Po mirë mendohu, si të duash?! Pastaj çfarë prisje, çfarë pune prisje? Të punoje në zyrë, të rrije aty? Zyrë është ajo, ka zyrë ku lëviz herë pas here nëpër panaire.
Vajza e “Fiks Fare” - Ka këtë pjesën që unë nuk e kisha menduar, që unë mund të dal edhe me rroba banje.
Ylli Pango - Nuk është gjithmonë kjo. Kjo mund të jetë një herë në vit, në verë ndërsa periudhën tjetër mund të jesh organizatore në panaire. Do bëhesh specialiste për këtë punë, në sensin që do marrësh njohuri për fletëpalosjet, për albumet, për turizmin. Do kesh njohuri për spotet që bëjmë ne, publicitare. Këto janë në përgjithësi ndërsa çfarë të dalë ndonjë rast i veçantë.
Vajza e “Fiks Fare” - Nuk e di nëse do më lini të paktën të mendohem deri nesër?
Ylli Pango - Unë nesër jam për rrugë. Unë jam për në Korfuz nesër, do rri 2-3 ditë, do kthehem të dielën. E mbaj të hapur telefonin, nëse do më bëj telefon.
Vajza e “Fiks Fare” – Ok, do komunikojmë në telefon.
Ylli Pango - Do lëvizësh ti tani? Ke shqetësim, do të ikësh?
Vajza e “Fiks Fare” - Po .
Ylli Pango – Ok, në dorën tënde është, unë kisha kënaqësi të të mbaja, ti e di. Të presin apo nuk të pret njeri.
Vajza e “Fiks Fare” - Mua nuk më pret njeri, por kam plane të tjera.
Ylli Pango - Tani, sonte?
Vajza e “Fiks Fare” – Po.
Ylli Pango - Çudi
Vajza e “Fiks Fare” - Mendova që do ishte një takim i shkurtër, thjeshtë dorëzim dokumenti dhe kaq prandaj.
Ylli Pango – Dakord, herën tjetër rrimë më gjatë, dakord?
Vajza e “Fiks Fare” - Do shikohemi në ministri herën tjetër?
Ylli Pango - Herën tjetër do më marrësh në telefon dhe do më thuash a e pranon apo jo, si punë? Pastaj....
Ylli Pango – Ato, m’i solle mua, dokumentet?
Vajza e “Fiks Fare” - Po. Janë thjeshtë një curiculum dhe lista e notave dhe diploma. Po të duhen certifikatat e gjuhës t’i sjell.
Ylli Pango - Kur t’i marrësh m’i bëj gati edhe ato dhe m’i sjell, mirë?
Vajza e “Fiks Fare” – Ok, natën e mirë.
Ylli Pango - Natën e mirë. Ciao.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #3 : Mars 05, 2009, 09:01:42 PD »

Skandali Seksual, Turku emërohet në vend të Pangos
» Dërguar më: 05/03/2009
• Është emëruar menjëherë kreu i ri i MTKRS, pas shkarkimit të ministrit Ylli Pango, menjëherë pas skandalit të transmetuar në emisionin “Fiks Fare”. Kryeministri Berisha ka bërë emërimin zyrtar të Ardian Turkut, duke e dërguar atë për dekretim tek Presidenti Topi. Ka qënë shumë i shpejtë reagimi i kryeministrit Berisha, si në shkarkimin e ish ministrit Pango, vetëm 4 minuta pas publikimit të videos dhe zëvendësimit të tij në këtë post pa mbushur ende 24 orë nga skandali. PARLAMENTI , PROTESTA, MEDIAT E HUAJA , , VAJZA E “FIKS FARE”, SKANDALI, VIDEOJASKANDAL , SHKARKIMI , EMERIMI
Je molestuar per nje vend pune? Trego historine tende ne BW: redaksia@balkanweb.com

TIRANE- Ardian Turku është emri i ministrit të Kulturës që pason në këtë detyrë Ylli Pangon, i shkarkuar menjëherë pas videos skandaloze të publikuar dje nga emisioni Fiks Fare, ku Pango kërkonte nga vajzat e reja favore seksuale në këmbim të një vendi pune në Ministrinë që ai drejtonte.
Ardian Turku, ish kreu i Bashkisë së Elbasanit, aktualisht ushtronte detyrën e kreut të qarkut po në Elbasan. Emërimi zyrtar për Ardian Turkun është bërë nga kryeministri Berisha i cili e con atë për dekretim të presidenti, dekret i cili më pas votohet në kuvend.
Ka qënë shumë i shpejtë reagimi i kryeministrit Berisha, si në shkarkimin e ish ministrit Pango, vetëm 4 minuta pas publikimit të videos dhe zëvendësimit të tij në këtë post pa mbushur ende 24 orë nga skandali.

CIP reagon: Pango te ndiqet penalisht

Ora 13:30-Qëndra për Çështjet e Informimit Publik, ÇIP, konstatoi sot shqëtësimin e thellë me të cilin opinioni publik shqiptar po përcjell skandalin e rëndë seksual në të cilin është përfshirë ish ministri i kulturës Ylli Pango.
Nga ana tjetër, ÇIP denon hezitimin Kuvendit për të reaguar me të njëjtën shpejtësi për heqjen e imunitetit të Pangos pas bërjes publike të skandalit nga "Fiks Fare".
"Duke mos vepruar energjikisht në këtë drejtim, Kuvendi rrezikon të kthehet në protektor të Ylli Pangos, i cili duhet të ndiqet penalisht nga Organi Qëndror i Akuzës", shprehet CIP ne nje njoftim zyrtar.

Studentët e LRI protestë para Ministrisë së Kulturës

Ora 12:10 Keshilli studentor dhe Lëvizja Rinore për Integrim kane organizuar sot një protestë gjatë orëve të para të mëngjesit përpara Ministrisë së Kulturës në shenjë proteste ndaj veprimit të ministrit Pango i cili duke shfrytëzuar postin ka tentuar të përfitojë seksualisht nga një vajzë që kërkonte punë. Me parullat ku shkruhej "Turp turp turp" , protestuesit kanë kerkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes deri ne procedim penal ndaj ish-ministrit Pango.

Prokuroria: Do tërheqim kasetën e skandalit

Ora 11: 34- Prokuroria e Përgjithshme deklaron se do të tërheqë kasetën filmike të videos ku ish- ministri Pango shfaqet duke i ofruar një vajze krevatin në këmbim të një vendi pune në Ministrinë e Kulturës, që ai drejtonte deri ditën e djeshme.
Lajmi u konfirmua për NEWS24 nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme duke shtuar se “Pas verifikimit të autenticitetit të videos, do vendosim për Pangon”

Patozi: PS hesht për skandalet e kryetarit të saj

Ora 11: 20 -Deputetët e maxhorancës janë përpjekur të zbusin skandalin duke u justifikuar se reagimi i qeverisë me shkarkimin e Pangos ka qenë i menjehershëm dhe i mjaftueshëm. Disa deputetë të tjerë të PD-së, si Astrit Patozi dhe Edi Paloka kanë hedhur akuza në drejtim të PS-së se “janë ato që po mbajnë të fshehta skandalet”.
Kryetari i grupit të Partisë demokratike Astrit Patozi akuzon opozitën se po abuzon me ngjarjen për të fituar pikë në zgjedhje dhe akuzon kryetarin e Partisë Socialiste si të përfshirë në skandale për të cilat PS hesht. “Ne mbyllëm dje mbrëmë cështjen Pango, por skandale më të rënda ka në qeverisjen tuaj. Ju heshti për skandalet në vilën e Pezës. Ju heshti për skandalet e kryetarit tuaj”- ka thënë Patozi nga foltorja e Parlamentit duke drejtuar gishtin drejt deputetëve socialist” .
“Nuk bëhet fjalë që ne të mbrojmë ministrin Pango. Ai u shkarkua për 4 minuta, ju keni 444 ditë që mbani kryetar një njeri që doli lakuriq dhe vazhdon të mbrojë lakuriq nëpër Shqipëri. Pjesë e moralit tuaj është se nëse ne e shkarkojmë ju doni ta bëni kryeministër”- tha në foltore deputeti demokrat Edi Paloka

LSI, Ilir Meta: Pango të mos vijë më në Parlament

Ora 11: 10- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaron se të gjithë shqiptarët duhet ë distancohen nga këto veprime të turpshme dhe i bën thirrje Pangos të heqë dorë nga mandati. “Pango të mos vijë më në sallën e parlamentit” deklaroi Ilir Meta nga foltorja e parlamentit

Topalli: PS po tregohet e butë. Pango të lërë parlamentin

Ora 10:45-I ashpër ka qënë reagimi i Kryetares së Parlamentit shqiptar Jozefina Topalli. Pasi ka replikuar me deputeten socialiste Valentina Leskaj, Topalli i tha se qëndrimi i PS është shumë i butë krahasuar me atë që ka bërë Pango. “Jam e tronditur nga mënyra me të cilën flet deputetja. Është turpshme, e papranueshme. Pango ka tradhtuar moralin e PD-së ka tradhëtuar qytetarët që e kanë votuar. Ndaj është pak të thuash që ti hiqet imuniteti, Pango duhet ta lëshojë urgjent mandatin si deputet pasi nuk është i denjë të gëzojë me atë”, tha Topalli.
Më pas Topalli shtoi se “si kryetare e parlamentit i kërkoj të lëshojë mandatin ndërsa si nënë jam e tmerruar dhe e frikësuar se kemi fëmijë dhe që nuk mund të imagjinoj sesa e sigurt duhet të jem”.
Sipas kryetares së parlamentit është për tu përshendetuar fakti që kryeministri Berisha e shkarkoi për për 4 minuta, Ministrin. “Kjo po që është arritje dhe standarta”, tha Topalli.
Pak minuta para Topallit Leskaj kërkoi që Pango të lërë imunitetin pasi është turpi i qeverisë që e ka mbajtur ne gjirin e saj. Pas diskutimit të Topallit, Leskaj ka vazhduar replikën duke kërkuar që “turpet e qeverisë të mos i faturohen opozitës. Sepse ju e dinit se i cfarë kallëpi ishte Pango dhe e mbajtët në gjirin tuaj kaq kohë si Ministër. Ndaj nuk ju shkojnë këto deklarata tani”, iu drejtua Leskaj Topallit.

Skandali Seksual, Brace:Berisha të kërkojë falje për Pangon

Ora 10:00  Nënkryetari i grupit socialist shkon më tej duke komentuar shkarkimin me telefon që kryeministri Berisha i bëri mbrëmë Ylli Pangos si “mendim diabolik” i tij.
“Nuk mjafton shkarkimi virtual. Ajo që ka ndodhur është diabolike.E hoqi nga qeveria, por turpi ka ngelur në këtë sallë (parlament) Është turpp që ministri Pango të hyjë në Parlament. Unë nuk mund të ndaj të njëjtën sallë me deputetin Pango”- deklaroi Erion Brace. Më tej ai i bëri thirrje parlamentit të heqë menjëherë imuniteti e deputetit dhe i bëri thirrje prokurorisë të nisë hetim kryesisht ndaj ish- ministrit të Kulturës Ylli Pango.
Partia Socialiste i kërkon Parlamentit të heqë menjëherë imuniteti e deputetit dhe i bëri thirrje prokurorisë të nisë hetim kryesisht ndaj ish- ministrit të Kulturës Ylli Pango. Videojka vë në dyshim rekrutimin e punonjësve të administratës shtetërore.

Skandali seksual, Opozita: Pango të ndiqet penalisht

Ora 08:10 Deputetët e opozitës reaguan ashpër pas publikimit të videos skandal ku ish- ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, në këmbim të një vendi pune në dikasterin që drejtonte, i ofronte shtratin një vajze të re.

Kamera është realizuar në muajin shkurt të këtij viti dhe videoja skandal u publikua të mërkurën në mbrëmje në emisionin investigativ “Fisk Fare” në Top Channel.

Deputeti socialist, Taulant Balla në një prononcim për “Gazeta Shqiptare” menjëherë pas publikimit të videos dje në mbrëmje tha “Në radhë të parë si një qytetar i thjeshtë, shpreh dënesën për aktin e shëmtuar dhe ofendues të një prej shërbëtorëve të Sali Berishës. Të gjithë shqiptarët ndjehen sot përsëri të turpëruar nga qeveria e tyre. Së dyti, si politikan, dua të theksoj se ky skandal nuk mund të mbyllet thjesht dhe vetëm me shkarkimin e një prej të papërgjegjshmëve”, - shtoi Balla. Sipas tij, “po aq imoral sa ministri i tij, është vetë Sali Pango-Berisha, sepse të gjithë shqiptarët, të gjitha motrat dhe nënat shqiptare, janë ndierë shpeshherë të fyera nga fjalët dhe veprimet e tij. Këto histori pafund imoraliteti, korrupsioni, pisllëqesh do të dënohen me votën e shqiptarëve më 28 qershor”, - tha Balla.

Deputeti tjetër socialist Alfred Dalipi deklaroi dje se ish-ministri Pango mund të ndiqet penalisht në bazë të nenit 105 të Kodit Penal, ku parashikohet ndëshkimi për ngacmimin seksual. Sipas tij, shkarkimi i Pangos nuk përbën një lëvizje politike që të justifikojë aktin.

Akti është dënuar edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim e cila është shprehur dje se, “Pango na turpëroi të gjithëve”, ndërsa LRI-ja tha se, “kjo është shërbesa e qeverisë”.

Në transkriptet e plota të bisedave të zhvilluara mes Pangos e vajzës së re, fillimisht në telefon, mandej në zyrën e tij e më pas në ambientet e shtëpisë së ish-ministrit, lexohet qartë presioni psikologjik që Pango ushtron ndaj saj për ta joshur seksualisht, duke i premtuar një vend të mirë pune e një rrogë të majme në Ministrinë e Kulturës. Ylli Pango ka hyrë kështu në historinë e shtetit shqiptar, si i parë zyrtar i lartë i vendit që përfshihet në një skandal seksual. Menjëherë pas transmetimit të kamerës së fshehtë në emisionin investigativ “Fiks Fare”.

Kryeministri Sali Berisha shkarkoi me urgjencë ministrin e Kulturës. Sipas burimeve të cilat i referohet “Gazeta Shqiptare”, ish-ministri Pango ka ngulmuar shumë të argumentojë tek Berisha se gjithçka ka qenë montim nga media dhe nga segmente politike të opozitës. Por ky nuk ka qenë argument .

Vetëm pak minuta pas përfundimit të emisionit në orën 21. 15 minuta kryeministri i ka komunikuar Ylli Pangos shkarkimin nga posti i ministrit të Kulturës.

Kryeministri pritet të hartojë shpejt dekretin e shkarkimit. Burime nga Presidenca, bëjnë të ditur për “Gazeta Shqiptare” se edhe presidenti Bamir Topi, do të firmosë menjëherë këtë dekret, sapo ai të mbërrijë nga kryeministri Sali Berisha.
(s.g/d.b/e.n/BalkanWeb)
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #2 : Mars 05, 2009, 08:22:40 PD »

Denoncimi i “Fiksit”, si abuzoi Pango me detyren
04/03/2009 20:55

Denoncimi i “Fiksit”, si abuzoi Pango me detyren
Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka denoncuar ne puntaten e sotme se si nje anetar i Keshillit te Ministrave, konkretisht ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango ka abuzuar me detyren e tij.

Permes kamerave te fshehta, “Fiks Fare” ka treguar se si ministri ka tentuar te perfitoje seksualisht nga nje vajze e re qe kerkonte te fillonte pune ne MTKRS.

Gjate takimit ne shtepine e anetarit te qeverise, ku e reja duhet te dorezonte dokumentat, ministri Pango ka tentuar te abuzoje me te.

“Kur femra eshte e guximshme, te gjitha rregullohen. Varet sa guxim ka. Ti mund te hysh tek panairet e turizmit dhe mund te dalesh me roba banjoje. Per kete une kam qejf te shoh ekspozene tende”, ka deklaruar Pango.

Madje, ministri ka tentuar t’i heqe vajzes edhe kemishen qe kishte veshur, pavaresisht kundershtimeve te saj. “Ti do ta heqesh per te tjere, si te mos e heqesh per mua? Po nuk u mesove me mua i bie qe...”, ka pohuar Pango.

Ne kembim te favoreve seksuale, ministri i ka premtuar vendin e punes vajzes. “Ti do te jesh prane meje ne panaire dhe do te kesh rroge te mire”, eshte shprehur Pango.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Mars 05, 2009, 08:21:24 PD »

"Skandali", jehone ne mediat e huaja
05/03/2009

"Skandali", jehone ne mediat e huaja
Lajmi i shkarkimi te ministrit shqiptar te Kultures, Rinise dhe Sporteve per shkak te nje skandali seksual ka zene vend sot ne titujt e agjencive nderkombetare te lajmeve.

Duke publikuar informacionet e marra,  Associated Press, DPA, gazeta "Internation Herald Tribune" dhe "Earthtimes" bejne te ditur se ministri Ylli Pango eshte shkarkuar brenda 30 minutash pasi emisioni "Fiks Fare" i televizionit Top Channel shfaqi pamjet, ku zyrtari i qeverise i kerkonte favore seksuale nje vajze ne kembim te punesimit.

Associated Press citon zedhenesin e kryeministri Grid Rroji, teksa konfirmon shkarkimin e menjehershem te Pangos.

Kjo agjenci thote se nuk mundi te kontaktoje me zotin Pango dhe se i vetmi reagim i tij vinte ne drejtim te kryeministrit, te cilit i ishte thene se ky eshte vetem nje makinacion mediatik. Ne media te tjera te huaja i behet jehone edhe thirrjeve te opozites per te ndjekur penalisht ministrin e shkarkuar, i cili nese shpallet fajtor rrezikon mbi tre vjet burg.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Mars 04, 2009, 03:33:13 MD »

Ngacmimet seksuale, Berisha shkarkon Pangon

» Dërguar më: 04/03/2009 -

• Shkarkohet nga detyra si ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Ylli Pango, pas skandalit seksual në këmbim të një vendi pune pranë ministrisë, të shfaqur në emisionin “Fiks Fare” . Vendimi ka ardhur nga kryeministri Berisha, i cili i ka quajtur veprimin e Pangos si jo në moralin e qeverisë. Ndërkohë ky i fundit i është shprehur se kemi të bëjmë me një montaturë të mirëfilltë të medias.

TIRANE- Pas skandalit të publikuar në emisionin Fiks Fare, Kryeministri Berisha ka shkarkuar mënjeherë nga detyra Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango. Duke patur parasysh situatën e paraqitur në emision, ku u publikua një video në të cilën ministri i ofron një vajzë një vend pune në ministrinë që ai drejton duke e ftuar në shtëpinë e tij dhe duke u përpjekur ti mbushë mendjen për tu zhveshur, kryeministri ka reaguar menjëherë duke theksuar se situata e krijuar bie ngesh me moralin e qeverisë.
Ndërkohë mësohet se Kryeministri Berisha ka komunikuar me Ministrin e Ylli Pango duke i komunikuar atij se episodi i paraqitur në media është i papranueshëm në moralin dhe standardet e qeverisë që ai drejton dhe si rezultat ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra e Ministrit të të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Pango lidhur me këtë çështje i tha Kryeministrit Berisha se kemi të bëjmë me një montaturë të mirëfilltë të medias. Përmes kamerave të fshehta, “Fiks Fare” ka treguar se si ministri ka tentuar të përfitojë seksualisht nga një vajzë e re që kërkonte të fillonte punë në Ministrinë e Kulturës. Gjatë takimit në shtepinë e ministrit Pango, ku e reja duhet të dorëzonte dokumentat e nevojshme për të fituar vendin e punës, Pango ka tentuar të abuzojë me të. (e.n/a.r/Balkanweb)
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!