|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« : Mars 05, 2009, 02:24:17 MD » |
|
Te jetosh si femer ne Shqiperi !... Skice satirike nga Lek Gjoka
Me ne fund pasi mbarove edhe shkollen e larte ne Rome vendosa te kthehem ne Shqiperi.E merzitur nga zhurma e madhe e makinave qe nuk flinin asnje cast as diten e as naten mora diplomen ne xhjep dhe me avionin e pare ktheva ne Tirane atje ku zemra ka nje lloj tjeter pulsmi.Si vajze qe jam ,dhe me arsim perkates besoj qe qeveria e Berishes do te me ndihmoje te gjeja nje vend pune te zanatit tim ne dikasterin e tij te pakten te rregulloja disi raportin ne mes te punesuarve meshkuj e femra !!! Ishte dimer,ne majen e malit te Dajtit debora jo vetem ta bente me sy por sikur te krijonte ca mornica te ftohta ne trup."Miku" ose miku i mikut qe ishte leku nuk e dija se perseri merrte fryme lirisht.U takova me mikun dhe cuditerisht kisha gabuar disi.Miku me priti me embelsi ndersa miku i mikut mu duk se kishte vdekur.Por miku se si ma rrotulloji dominone dhe me tha se perpara se te aplikosh per pune duhet te testohesh nje test qe asnjehre nuk e kisha kaluar por ishte fare i thjeshte. -Mire-i thashe gjithe mirsjelle europiane e kenaqur qe me fund edhe ne Shqiperi po fillon te trokase pasksa rregulli i Europes qe me i zoti te rri ne vendin e pune.Nejse pa menduar gjate me bien zilja e celularit. -Alo!.Alo!-- ju jeni ajo.. - Po -ja ktheva me ne nje fryme -po ju kush jeni?Nga e keni marre numrin tim te telefonit? Njehere u shtanga.Une isha e dashuruar dhe nuk kisha nevoje qe te reaklamohesha ne gazete per nje martese por sic thone nganjehere te genjen edhe vetja. -Miku juaj,ma dha numrin-ma ktheu zeri me nje fryme qe dukej sikur kishte marre zjarr dhe do ta shkrinte tere boren e Dajtin-jam ministri i.. - Kush ?Ministri? - dhe u shtanga ne cast.Sa cudi thashe me vete.U gezova disi qe qeveria e Berishesh paske zgjedhur ministra tere kulture dhe te arsyshem.Njehere pandeha se ne te vertete qeveria deshironte kthimin e trurit nga mergimi dhe ndertimin e nje administrate perfekte nga ministri e deri tek pastruesja e thjeshte por...Nejse. Disi si e trullosur dhe plot emocion si nje femer qe isha e permblodha vetem dhe ja ktheva. - Po mire zoti minister,ne cfare ore takohemi neser ne dikaster? -Kur te duash-ma ktheu ai duke shfryre si dem i harlisur,-por perse nuk vjen sonte tek shtepia ime qe te marresh pyetjet dhe dhe te fillosh test… -Cfare?-ia ktheva e habitur duke e nderprere ngaqe nuk duroja dot ate frymarre epshore te atij ministri qe e kisha pare vetem ne televizor. -Edhe mund te testohesh pak sonte-ma ktheu me nje fryme-Vajza si ti i duhen ministrit,o me fal ministrise dhe qeverise -nderyri ne cast ai. E pashe me ne fund se ne Shqiperi kishte ndryshur disi kohe.Nuk ishte me fillimi ,ministrat dhe politikanet shqiptare s'kishin me nevoje per mik a mik te mikut se i kishin nderuar vilat dhe banka nuk pranonte me para ne emer te tyre dhe tashti kishin nevoje per haralisje Se mos punonin ndaj se si mu kujtua nje fjale e vjeter popullore se kush punon ne Shqiperi ha ndersa kush rri si puna e ministrve ha ,pi ,dhe.... Me ne fund vendosa te shkoj dhe te takoj vete ne takim privat ministrin dhe bashke me mua fatmirsisht erdhi edhe telefoni qe ma kishte dhuar i dashuri nje Blacberry i fundit me kamer.Hyra ne shtepine e tij dhe njehere pandeha se isha ne Rome ne nje nga vilat e Berluskonit por kur pashe flamurin e kuq mbi oxhak u shtanga disi. E dija se ai flamur nuk kishte vend ne ate oxhak por fatmirsisht ai me ndihmoi shume,dikur me ate flamuar Gjergj Kastrioti sulmonte turqit dhe fitonte,ndersa une po me kete flamur kisha mundesi te fshija telefonin dhe te filmoja mistrin me tere epshet e tij mashkullore tashti ne pleqeri epshe qe i kishin ardhe nga detyra sepse kisha degjuar si ne per mjergullus se po te te behesh minister ne Shqiperi nuk kisha nevoje per asnje lloj viagre sepse ai kolltur ishte i teri i viagrinizuar. Ndeza kameren dhe ne cast pashe ministrin qe hyri nga dera e pasme e kuzhinesh me bizhama veshur. -Zoti minister-ia prita ne cast-dhe I hodha nje sy telefonit qe filmonte ne drejtim te tij teper e qete dhe pa strese. -Si mund te testosh i veshur me bizhama.? -Ha,ha,ha-qeshi ministri-sa vajze e zgjuar qe je.Ja me ket fjale e more testin e pare dhe neser je e punesuar si sekretare me 1200$ ne muaj plus shperblimet. -Ok-ia ktheva disi e shqetesuar-faliminderit. U nisa gjoja te largohem. -Prit,ku iken-ma ktheu ministri me nje fryme I skuqur ne fyryre sikur te kishte ndezuar tere diten cigare me hashash-ti e more testin e pare por ke edhe nje test te dyte qe pasi te mbarosh edhe ate atehere je e punesuar. -Jo ,jo zoti minister,ju falenderoj per ftesen por testin e dyte nuk kam mundesi ta marr sot. Ai zgerdhiu dhembet dhe ma priti si ne te qeshur -O me fal zonje, nuk e dija se albitri te ka dhene karton te kuq per nje jave. -Nuk jam zonje –ia ktheva disi e inatosur-jam zonjushe. -Aq me mire – ma ktheu perseri ai-se te bej une zonje. Nje cast duke perfituar nga erresira epshore qe e kishte kapluar ministrin shtriva doren dhe mora celuarin.E futa ne cante dhe u largova.Ministri u shtang disi por duke mos kuptuar asgje , ma ktheu si me ton ministror. -Degjo ketu vajze e mbare,ben mire te besh nje jave studime seksuale dhe te vish te testohesh, dhe si te kalosh testin je direkt e punesuar ,mos u merakos per kohen se cdo dite te paguhet. -Posi ,posi-ia ktheva me nje fryme dhe e mbylla deren me force. Si dola ne rruga u mbusha mire e mire me fryme me arjin qe per fat te mire dje kishte ra shi ne Tirane dhe nuk ishte tere pluhur.Buzeqesha pak me vete tek shpejtoja neper bulevardin e madhe ngaqe nuk pranova te hipi ne makinen e ministrit.Nje cat u ndala dhe psheretita me vet -Dreqi ta marre kete jete.Keshtu qenka te jetosh si femer ne Shqiperi?!.. ....
Lek Gjoka Florida Mars 2009
|