|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« : Mars 07, 2009, 01:01:25 PD » |
|
Kanceri dhe sfidat psikologjike ndaj tij, ne shekullin XXI
Sipas te dhenave statistikore vleresohet, se cdo vit pothuajse 3.500-4.000 individeve do t'u jepet diagnoza e kancerit, duke u radhitur si shkaku i dyte i vdekshmerise ne Shqiperi. Semundjet tumorale vijne direkt pas semundjeve kardiovaskulare, si nje shkak madhor per vdekjet, duke shenuar 93.1 vdekje per 100.000 mije banore, ne vitin 2004.
Sot, per shkak te zbulimit te hershem te kancerit dhe te permiresimit te terapive ekzistuese si dhe te zbulimit te terapive te reja, ecuria e pacienteve me kancer eshte permiresuar. Por, diagnoza e kancerit vazhdon te sjelle me vete dijenine e vdekshmerise. Ata qe marrin nje diagnoze te kancerit te stadit te pare (I), kane perqindje mbijetese deri ne 90-95%. Keta mund te bindin veten e tyre se mund te notojne mbrapa ne bregun e jetes. Megjithate, kanceri i stadit te trete dhe te katert (III dhe IV), ose "kancer i avancuar" sic e karakterizojne, sjell me vete nje dijeni te mprehte te mortalitetit ose duke vijuar metaforen, bregu i jetes duket si nje pike ne horizont dhe individi duhet te mesoje shpejt dicka per notin, ne pozicionin qe ai eshte. Sado e frikshme mund te duket kjo per nje individ, qe nuk ka eksperienca te tilla, nga momenti qe ai behet nje nga "ata" dhe hyn ne ate vend te cuditshem te perpjekjes per mbijetese, shpejt meson se eshte i banuar nga banore te cuditshem. Nder njerezit e traumatizuar nga kjo diagnoze, ai do te takoje dhe disa qe, edhe pse ndoshta jane me keq se ai, pasi kane marre nje diagnoze teper kercenuese per jeten, kane perballuar te gjitha pasojat e mortalitetit te mundshem te tyre dhe kane mbijetuar jashte cdo pritshmerie. Ajo qe eshte me e habitshme eshte se keta persona, jo vetem qe kane mbijetuar, por kane mesuar ta duan me shume jeten dhe ta shijojne ate, duke arritur njohjen e bukurise dhe mundesive te jetes, qe shumica e njerezve nuk do t' i takojne kurre ne nje jete te gjate dhe te shendetshme. Nga ana tjeter ka edhe njerez te tjere, te cilet kane jetuar pjesen e fundit te jetes se tyre ne nje menyre autentike dhe cilesore. Te mbijetuar nga kanceri, nuk konsiderohen vetem individet qe jane diagnostikuar me kancer por edhe ata qe jeta e tyre eshte prekur nga kjo diagnoze, perfshire anetaret e familjes, shoket dhe kujdestaret.
Cfare ndodh ne jeten e nje njeriu kur doktori i komunikon kete diagnoze? Si do te jete jeta e te semurit me kancer gjate terapive? Nese ai arrin te mbijetoje a do te jete i njejti individ?
Shume studiues kane bere perpjekje per t'i dhene pergjigje pyetjeve te mesiperme. Studime te tilla kane filluar edhe ne Shqiperi ne vitet e fundit. Pacienti duhet pare ne nje menyre gjitheperfshirese; ai nuk eshte vetem trup, por edhe psikike. Ne nje studim te realizuar ne Shqiperi, te semuret me kancer kane folur ne lidhje me kete eksperience aq te rendesishme te jetes se tyre. Qellimi ishte qe te studiohej e gjithe jeta e ketyre individeve, ne menyre qe te dilnin ne pah ndryshimet ne te, pas perjetimit te semundjes. Njerezve te zakonshem, me mbeshtetje ose jo nga rrethi shoqeror, me nje pune, familje dhe me problemet e tyre, papritmas u thuhet: "Ti ke kancer". Dhenia e diagnozes nuk eshte vetem nje cast ne kohe. Shume prej pacienteve e kujtojne shume mire momentin e marrjes se diagnozes. Ata mendojne per familjen, per femijet, disa te tjere mendojne vetem per veten, per mbijetesen e tyre. Planet e tyre per te ardhmen marrin nje drejtim tjeter. Por cfare ndodh pas ketij momenti?
Ndergjegjesimi per t'u perballur me semundjen
Sfida me e madhe eshte ndergjegjesimi i vetes per mundesine e vdekjes. Disa e pranojne si mundesi, por nuk rreshtin se luftuari. Disa nuk duan ta mendojne fare si mundesi. Ndersa disa te tjere dorezohen, nuk bejne asgje vecse presin fundin. Mohimi i vdekjes ka anen pozitive dhe negative. Nese nuk pranon ta mendosh dhe nuk ben terapine e duhur, atehere rrezikon me tej shendetin. Nese nuk pranon ta mendosh, sepse ke nje force te brendshme qe te shtyn te luftosh, atehere je ne rrugen e duhur per perballjen me kancerin. Shumica e pacienteve perjetojne me keq periudhen e kimioterapive. Ato kane efekte anesore shume te forta, te perziera, te vjella etj. Ne kete periudhe ndonjehere edhe me te fortit e humbasin besimin. Mendojne se keto terapi nuk do t'i cojne gjekundi, se nuk kane shpetim. Megjithate, ne pjesen derrmuese ata, pasi kalojne ne piken me te ulet te kesaj eksperience, munden te rimekembin moralin, durimin dhe optimizmin e tyre. Per kete arsye, ata arrijne te kene nje kontakt me te mire me veten e tyre si dhe me te tjeret. Pas endrrave te tmerrshme dhe maktheve, te qarave pafund dhe deshperimit, do te vije momenti i perballjes. Kjo ka qene pika me e ulet e semundjes.
Kuptimi per jeten peson nje nga tronditjet me te forta. Eshte nje nga bindjet qe mund te ndikohet me shume nga diagnoza e kancerit. Por, te semuret thone se: "Dihet se jeta e njeriut ka nje fund, por une mendoja qe jeta eshte e bukur dhe besimi im do te triumfonte mbi fatalitetin, e kjo shprese per sherim buronte nga nje force e brendshme dhe me ndihmen e Zotit". Nje pjese e rendesishme e nxjerrjes se kuptimit per cdo person, eshte zgjedhja e orientimit/perceptimit te vdekjes, qe varion nga mohimi ne pranimin e plote. Pranimi i vdekjes arrihet kur individi konfronton plotesisht mundesine e vdekjes se tij/saj, e cila perfshin pergjigjen ne disa pyetje thellesisht ekzistenciale dhe spirituale, ndergjegjesimin pa e mohuar se si vdekja e tij do te influencoje jeten e njerezve te aferm dhe mundesine/aftesine e diskutimit me ta per kete impakt. Si emocioni ashtu dhe motivacioni jane aspekte te rendesishme te fazes se diagnozes. Nga momenti qe individi zgjedh orientimin per vdekjen, atehere merret vendimi se per cfare ia vlen te jetoje dhe te luftoje. Individet rivleresojne motivacionin madhor qe ka udhehequr jeten e tyre dhe/ose vendosin te vazhdojne te luftojne per te ose provojne dicka te re. Mbase nje nga detyrat me te veshtira te cdo personi eshte gjetja e disa menyrave per te qetesuar emocionet e tij. Tema e qetesimit emocional shprehet ose nepermjet perdorimit te mohimit ose nepermjet praktikave te tjera, sic jane per shembull, degjimi i muzikes, lutja, meditimi, etj. Lehtesimi i semundjes mund te mos jete gjithmone pika e fundit e semundjes, por mund te ndiqet nga nje rikthim. Ata qe nuk jane familjarizuar me semundjen e kancerit mund te mendojne se vetem lehtesimi i semundjes, mund te sjelle paqe ne mendjen e tyre. Realiteti per personat e ketij studimi tregon se lehtesimi i semundjes nuk ishte pika kulminante e shpetimit, por ne disa raste ka qene nje pike antiklimatike. Deri sa te arrinin nje lehtesim te zgjatur, i cili nuk ishte thjesht nje lehtesim i shkurter transitor, qe do te ndiqej nga nje rikthim i semundjes, disa prej tyre e kishin gjetur piken e re te ekuilibrit, bashkejetesen me kancerin, pranimin e vdekjes. Nga ky pranim pjesemarresit arriten ne nje vleresim me te madh te jetes se tyre, ne nje energji te rigjalleruar dhe ne besimin se ata mund te perballen me semundjen e tyre, qofte edhe me mundesine e nje rikthimi (relaps) te mundshem. Jeta e re, eshte faza gjate se ciles individet kane mbijetuar per nje kohe relativisht te gjate pas diagnostikimit fillestar. Pergjate kesaj faze pjesemarresit mendonin se jeta ishte me e cmuar. Ata mund te jene mirenjohes per eksperiencen e perjetuar, ose mund te kene nje deshire te thelle per te dhene/kthyer prapa tek te tjeret. Kjo mund te jete pjesa me e rendesishme e nxjerrjes se kuptimit, se kjo eksperience kishte nje arsye dhe tashme ata kane nje histori shume te forte per te ndare me te tjeret, ate te mbijeteses prej nje nga semundjet me te renda, dhe te faktit se ata jane tashme me te forte dhe me te lumtur se me perpara.
* Psikologe, pedagoge ne Fakultetin e Shkencave Sociale ne UT
|