Krenare_shqiptare
Global Moderator
Full Member
    
Gjinia: 
Postime: 137
krenare shqiptare
|
 |
« Pergjigju #8 : Shtator 05, 2009, 03:13:09 MD » |
|
Shtrohet pyetja; -Të martohesh apo jo?! Çfarë ndodh para dhe pas martesës mund ta kuptoni më poshtë!!
Ai: Ah, më në fund. Mezi po prisja.
Ajo: A do që unë të iki?
Ai: Jo! As që të të shkoj më në mendje kjo.
Ajo: A më do?
Ai: Sigurisht! Çdo ditë! Gjithmonë!
Ajo: A më ke tradhtuar ndonjëherë?
Ai: Jo! Ç'është kjo pyetje?
Ajo: A do të më puthësh?
Ai: Sa herë të më jepet shansi!
Ajo: A do më qëllosh ndonjëherë?
Ai: Je e çmendur! Unë s'jam një nga ai lloji njerëzish!
Ajo: A mund të kem besim tek ty?
Ai: Po.
Ajo: Zemër!
Për të kuptuar çfarë ndodh pas martese, lexojeni tani tekstin duke filluar nga poshtë lart. :heheheheh:heheheheh:heheheheh
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
Krenare_shqiptare
Global Moderator
Full Member
    
Gjinia: 
Postime: 137
krenare shqiptare
|
 |
« Pergjigju #7 : Shtator 05, 2009, 03:12:45 MD » |
|
E pyet Dudi Sylen: - Syle ,bre kam degjuar se je homoseksual.A eshte e vertete? - Paj si te them, e vertete eshte - i pergjigjet ky - E kam degjuar se edhe vellau yt eshte? - Valla edhe ai eshte? - Kam degjuar se edhe djalin e axhes e ke homoseksual" - Po edhe ai eshte! - Po a eshte kush ne familjen tende qe interesohet per femra? -Po,more motra ime!
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
Krenare_shqiptare
Global Moderator
Full Member
    
Gjinia: 
Postime: 137
krenare shqiptare
|
 |
« Pergjigju #6 : Shtator 05, 2009, 03:12:17 MD » |
|
"Grua, a me ke tradhetuar ndonjehere?" - e pyet futbollisti gruan. -"Oh i dashur, e do te verteten?" - ia kthen ajo -"Po te verteten ma thuaj" -insiston ky. -"Mire atehere, te kam tradhetuar vetem tre here. Dhe kete e kam bere perhere per ty!" - shton gruaja. -"Kur me ke tradhetuar per te paren here?" - pyet futbollisti i tronditur. -"A e mba mend kur nuk te donte gjyqtari fare, dhe gati sa s'ta dha kartonin e kuq" - i thote gruaja. -"Po, me kujtohet" - i pergjigjet ky. -"Menjehere filloi te te doje dhe per qdo gabim tendin e denonte tjetrin lojetar. Kjo ishte hera e pare" - i arsyetohet ajo. -"Po mire, po heren e dyte pse me tradhetove?" -pyet ky -"Po trajneri yte fare nuk te donte dhe nuk lejonte te hysh ne loje. Fjata me te dhe filloi te te quaj yll. Te kujtohet?" - e pyet gruaja. -"Po, po tash po me kujtohet." -pergjigjet futbollisti. Dhe e pyet: -"Po te trten here kur me tradhetove?" -"A te kujtohet kur te urente publiku, dhe menjehere filluat te te adhurojne ty dhe vetem ty?" - e pyet ajo -"Po, me kujtohet!" -pergjigjet ky i habitur. -"Ja pra kjo ishte hera e trete - fjeta me publikun!?" -ia kthen gruaja me krenari.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Albkallmeti
|
 |
« Pergjigju #5 : Mars 07, 2009, 01:27:57 PD » |
|
22. Një tifoz i “Lacios” që po vdiste nga një sëmundje e pashërueshme, dërgon njerëz të thërrasin një shok të tij që ishte tifoz i “Romës”. Kur ai vjen, i thotë: - Dëgjo, para se të vdes kam vendosur të mos jem më tifoz me “Lacion”. Dua të më ndihmosh të abonohem si tifoz i “Romës”! - Çfarë mrekullie! - thërret tjetri i entuziasmuar, - Po si ka mundësi që vendose tani në prag të vdekjes të bëhesh tifoz i “Romës”? - Më mirë të vdesë një tifoz i “Romës” sesa një tifoz i “Lacios”. 23. Del Piero, Maldini dhe Toti do të dilnin para një pasqyre e cila ishte magjike dhe quhej “Pasqyra e së vërtetës”. Secili duhet të thoshte diçka para saj dhe nëse ajo që thoshte nuk ishte e vërtetë, pasqyra e zhdukte menjëherë. I pari para pasqyres del Del Piero dhe thotë: - Unë jam mashkulli më i pashëm në botë. Fap! Del Piero zhduket. Del Maldini para pasqyrës dhe thotë: - Unë jam mbrojtësi më i mirë në botë. Fap! Maldini zhduket. Del Toti para pasqyrës dhe thotë: - Unë mendoj se... Fap! Toti zhduket. 24. Del Piero, Maldini dhe Toti kishin dalë me makinë për të shkuar me prostituta. Del Piero po i jepte makinës, Maldini ishte ulur në vend të parë, kurse Toti prapa. Anës rrugës shohin një prostitutë dhe ndalin. Maldini hap xhamin e dritares dhe e pyet prostitutën: - Sa e ke pazarin? - Përpara njëqind euro, prapa dyqind. Nga dritarja e pasme nxjerr kokën Toti dhe thotë: - Përse ne prapa me dyqind euro?... 25. Në urgjencë sjellin një futbollist ngaqë kishte thyer këmbën gjatë ndeshjes. - Si ndodhi? - e pyet mjeku. - Shkova për të gjuajtur një goditje këndi. Topin ma hodhën punonjësit e fushës. Ngaqë po luanim në fushë kundërshtare dhe ishim një më zero për ne, ata më kishin dhënë një top që kishte gur brenda. E gjuajta fort për ta pasuar në zonë dhe ja ç’më gjeti! - E paske thyer keq! - S’është asgjë kjo! Tani do të sjellin tjetrin që e ka gjuajtur me kokë...
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Albkallmeti
|
 |
« Pergjigju #4 : Mars 07, 2009, 01:27:23 PD » |
|
19. Një gangster futet në një klub plot me burra dhe thërret: - Kush nga ju është Xux Kaleshi? Asnjë përgjigje. - Edhe një herë po ju pyes, kush është Xux Kaleshi këtu? Nga njëra tavolinë ngrihet një tip dhe thotë: - Unë jam Xux Kaleshi. Gangsteri i afrohet Xux Kaleshit dhe e rreh paq. Pastaj largohet. Burrat e tjerë i afrohen të rrahurit dhe e ndihmojnë të ngrihet. Në mes të rënkimeve i rrahuri thotë: - Ja hodha, unë nuk jam Xux Kaleshi! 20. Midis dy shteteve afrikane nuk lejohej kalimi i elefantëve. Një ditë, në një nga doganat kufitare ndalet një kamion i madh me karroceri të mbuluar. Doganieri i afrohet kamionit dhe i thotë shoferit: - Se mos ke ndonjë elefant brenda! - As që bëhet fjalë! - i thotë shoferi. - Hape karrocerinë të shoh! Shoferi zbret dhe hap kapakët e karrocerisë. Doganieri fut kokën brenda dhe sheh një alamet elefanti që qëndron në këmbë. - Si më thua që nuk ke elefant? - i thotë doganieri shoferit. - Jo, nuk kam. - Si s’paske?! Po ky këtu ç’është? - Eja futemi brenda! Të dy futen brenda karrocerisë dhe shoferi i tregon doganierit njërin vesh të elefantit ku është ngjitur një fetë buke. I tregon dhe veshin tjetër ku edhe aty ishte ngjitur një fetë buke. Pastaj i thotë doganierit: - Ky është një hamburger. Se çfarë fus unë brenda hamburgerit është punë për mua... 21. Gjyshja dhe nipi po rrinin në shtëpi të heshtur. Gjyshja po thurte triko, kurse nipi po luante me një makinë-lodër. Në një moment nipi pyet: - O gjyshe, çfarë kuptimi ka fjala “dashuri”? - Do ta mësosh kur të rritesh të keqen gjyshja! Pas pak nipi e pyet sërish gjyshen: - O gjyshe, po fjala “dashnor” çfarë kuptimi ka? Gjyshja stepet për dy-tre sekonda. Pastaj ngrihet me të shpejtë, shkon tek dollapi i rrobave dhe hap kapakët me vrull. Nga dollapi rrëzohet në dysheme një skelet njeriu...
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Albkallmeti
|
 |
« Pergjigju #3 : Mars 07, 2009, 01:26:56 PD » |
|
15. Në kohën e komunizmit në Rusi, një rus paraqitet në zyrat e qytetit të tij dhe kërkon leje për të shkuar në Belgjikë. Menjëherë e dërgojnë në hetuesi dhe një prokuror e merr në pyetje: - Përse doni të shkoni në Belgjikë, nuk ju pëlqen jeta këtu në Rusi? - Jo, s’mund të ankohem. - Nuk të pëlqen mënyra se si qeveriset ky vend? - Jo, s’mund të ankohem. - Nuk ju pëlqejnë njerëzit e këtushëm? - Jo, s’mund të ankohem. - Nuk të mjafton rroga që merr apo s’të pëlqen puna që bën? - Jo, s’mund të ankohem. - Po pse doni të shkoni në Belgjikë atëherë? - Sepse atje mund të ankohem...
16. Ndërkohë që po hante sallam, një burrë gjen brenda tij një ashkël druri. Të nesërmen shkon tek shitësi ku kishte blerë sallamin dhe i thotë: - Brenda sallamit që bleva tek ti gjeta një ashkël druri. - Më vjen keq, por unë e shes sallamin, nuk e prodhoj. - Mirë, por kur të shkosh prapë për furnizim a mund t’i thuash prodhuesit që kur t’i presë gomerët, t’ua heqë samarin të paktën!
17. Në një qytet të madh, një burrë kishte gjysëm ore që po priste për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën sepse në rrugë kalonin makina papushim. Në kulmin e padurimit i thërret një burri në anën tjetër të rrugës: - Ej, si ia kë bërë për të kaluar andej? - Unë kam lindur nga kjo anë. - i përgjigjet tjetri.
18. Një plesht futet në një klub dhe porosit tri birra në banak. I pi me eks të tria njëra pas tjetrës, paguan dhe kërcen nga banaku në pragun e derës së klubit. Pastaj kërcen nga pragu dhe bie pingulthi me kokë në mes të asfaltit të rrugës. Ngrihet ngadalë i trullosur dhe thërret: - Kush është ai bir bushtre që ma ka spostuar qenin?!
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Albkallmeti
|
 |
« Pergjigju #2 : Mars 07, 2009, 01:26:30 PD » |
|
11. Një domate bie nga pjesa e sipërme e frigoriferit në pjesën e poshtme. Aty sheh disa kastraveca dhe u thotë: - Përshëndetje! - Kujt do t’ia hedhësh ti! - i thotë njëri nga kastravecat. - Ne e dimë që domatet nuk flasin. 12. Njëri shkon për vizitë tek mjeku se nuk ndihej mirë. Mjeku, pasi e viziton, i thotë: - Më vjen shumë keq, por duhet të ta them të vërtetën. Ti je me sida. - Me sida?!... E tmerrshme!... A ka ndonjë lloj mjekimi për këtë sëmundje? Çfarë më këshillon doktor? - Ç’tju them... Duhet të bësh çdo ditë banjo balte. - Po a do mund të më shërojë kjo? - Jo, por me këtë mënyrë mësohesh dalëngadalë me dheun... 13. Ramiz Alia, gjatë kohës që ishte sekretar i parë, ftohet për vizitë në Amerikë nga presidenti i atëhershëm Xhorxh Bush (Ati). Gjatë bisedës private që këmbyen me njëri-tjetrin, nuk po binin dakord se kush i kishte ushtarët më trima. Në fund vendosën ta provonin konkretisht. Hipën në një avion ushtarak bashkë me një ushtar shqiptar dhe një amerikan. Gjatë kohës që po fluturonin, hapet dera e avionit dhe Bushi i thotë ushtarit amerikan: - Në emër të Amerikës së lirë, hidhu nga avioni pa parashutë! - Nuk hidhem. - i thotë ushtari. - Pse nuk hidhesh?! - Po kam familje unë. Ramiz Alia qesh dhe i drejtohet ushtarit shqiptar: - Në emër të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, hidhu nga avioni pa parashutë! - Si urdhëron! - thotë ushtari shqiptar dhe drejtohet drejt derës së hapur të avionit. Në çastin e fundit Bushi e mbërthen për krahu ushtarin shqiptar dhe i thotë: - Kaq trima e patriotë qenkeni ju shqiptarët?! - Çfarë patriotizmi, po kam familje unë! 14. Një hajdut pasi kishte vjedhur në një banesë në katin më të lartë të një grataçiele, po përpiqej të dilte nga dritarja dhe të ngjitej në tarracë. I rrëshqasin duart dhe fillon të bjerë. Ndërkohë që binte thërret: - Kapeni hajdutiiin!...
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Albkallmeti
|
 |
« Pergjigju #1 : Mars 07, 2009, 01:25:57 PD » |
|
7. Një besimtar i zjarrtë pyet Zotin: - O Zot, sa janë njëqind vjet tonat për ty? - Një sekondë. - Po njëqind milionë lekë sa janë për ty? - Një lek. - O Zot, ma fal një lek të lutem! - Prit një sekondë!...
8. Burri po lexonte gazetën. E pyet e shoqja: - Sa është data sot? - Nuk e di. - Shihe tek gazeta. - Është e djeshmja...
9. Berluskoni ishte ftuar për vizitë nga mbretëresha e Anglisë. Në një nga ditët e vizitës mbretëresha dhe ai dalin shëtitje me karrocë. Ndërkohë që bisedonin, njëri nga dy kuajt që tërhiqte karrocën lëshon një pordhë. Mbretëresha skuqet nga turpi dhe si e zënë në faj i thotë Berluskonit: - Ju kërkoj ndjesë! - Asgjë madhëri! Unë në fakt kujtova se ishte kali...
10. Mbreti Artur, duke ecur nëpër koridoret e kështjellës së tij, sheh të shkruara në mur me ujë këto fjalë: ”Mbretit Artur i kanë vënë brirët”. I xhindosur shkon me të shpejtë tek magjistari i tij Merlini dhe pasi i thotë çfarë ka parë, i kërkon ta gjejë patjetër kush e kishtë bërë këtë. Merlini i kërkon një javë kohë. Pas një jave mbreti Artur paraqitet tek Merlini dhe i kërkon përgjigje. Merlini i thotë: - Madhëri, kam për ju tre lajme: një të keq, një shumë të keq dhe një të tmerrshëm. - Më thuaj më parë të keqin! - Lëngu me të cilin ishtë bërë shkrimi ishte urinë. - Po lajmi shumë i keq? - Urina ishte e mikut tuaj më të mirë sër Lancelotit. - E sër Lancelotit?!... E ku mund të ketë lajm më të tmerrshëm se ky? - Shkrimi është i gruas suaj...
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Albkallmeti
|
 |
« : Mars 07, 2009, 01:25:16 PD » |
|
1. Dy të dehur po ecnin rrugës. Në një moment njëri i thotë tjetrit: - Përse i kanë vënë këto gurët këtu anës rrugës? - Për të mbajtur këtë shtyllën e neonit. - Po shtyllën e neonit përse e kanë vënë? - Për të mos u rrëzuar njeri tek gurët.
2. Dy zero po ecnin në shkretëtirë. Dikur shohin në largësi një tetë që po vinte drejt tyre. Njëra zero i thotë tjetrës: - Po kjo budallaçka, në gjithë këtë vapë ka vënë rrip?
3. Një kapterr merr me radio komandën nga fronti i luftës: - O gomerë, a ka mundësi të na i dërgoni ato njëqind trupa që na premtuat se po vdesim të gjithë këtu! Marrje! - Ju a e dini se me cilin po flisni apo jo! Marrje! - përgjigjet një zë. - Jo, nuk e di. Po ju a e dini se me cilin po flisni? Marrje! - Jo, nuk e di. Marrje! - Sa mirë! - thotë kapterri dhe mbyll radion.
4. Dy shokë takohen rastësisht në rrugë pas disa vitesh që nuk ishin parë. Përshëndeten dhe pyesin njëri-tjetrin për jëtët e tyre. Ndër të tjera njëri i tregon tjetrit: - …Jam martuar. Kam blerë një fermë të madhe. Jetojmë aty bashkë me gruan. Kam njëqind lopë dhe një dem. - Po a je i lumtur? - I lumtur jam, por jo aq sa demi...
5. Dy policë kishin dalë për gjueti patash të egra. Kishin tri orë që po përpiqeshin dhe nuk kishin zënë asnjë patë. - Ore, - thotë njëri, - si ka mundësi që kemi tri orë që po gjuajmë dhe nuk kemi zënë asnjë patë? - Me sa duket nuk kemi arritur ta hedhim zagarin aq lart sa duhet...
6. - Alo? - Jo, jam Aliu
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|