Kallmeti Online
Shkurt 06, 2012, 10:16:51 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Mustafa Qemal Ataturku nga Stebleva e Dibres  (Lexuar 1382 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Albkallmeti
Administrator
Full Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 106


Shiko Profilin WWW Email
« : Mars 11, 2009, 10:59:59 MD »


Mustafa Qemal Ataturku nga Stebleva e Dibres
Kemal Ataturku

Kemal Ataturku

Nga Engjell BUXHAKU

Mustafai ka lindur me 11 mars te vitit 1881

.

I jati i tij quhej Riza. Llagapi i tyre ka qene Conka. Tokat e Conkajve jane edhe sot ne Stebleve. I pari i tyre ka qene Pirush Conka qe ka emigruar ne Selanik qe ne vitin 1861. Rizai ishte nepunes me shpirt praktik veprimi dhe me mprehtesi e krenari te cilat ja trashegoi te birit, Mustafait.
Mesuesi i matematikes, edhe ai quhej Mustafa, vendosi qe ta therriste Mustafa Qemal (Mustafai i Shkelqyer). Mustafai ishte djale i zgjuar por edhe disi i veçuar. Vendosmeria e tij e heshtur per tu bere dikushi ne jete nje dite shpertheu edhe hapur:“Do te behem, do ta shihni se shpejti”.
Pas shkolles se mesme ne Selanik, ne vitin 1895 ai u regjistrua ne Liceun Ushtarak te Manastirit. Manastiri ne ate kohe ishte bere qender revoltash kunder Perandorise Osmane. Se bashku me Fetiun, nje shok nga Ohri mesonin anglisht dhe lexonin Volterin, Rusoin, Monteskjesne dhe Robespierin. Lexonte aq shume sa ja terhoqen vemendjen se kjo ishte nje shkolle ushtarake dhe jo per letersi. Mbas Liceut Ushtarak te Manastirit, me 13 mars 1899 mori udhen drejt Stambollit, ku u regjistrua ne kursin e kembesorise te shkolles ushtarake.
Stambolli ky qytet i madh me kontraste te medha politike dhe ekonomike i beri pershtypje te madhe dhe e forcoi akoma me shume formimin e tij politik. Dikur ai i pat thene nje fisniku te huaj: “Nuk jam fisnik si ju, por kam dale nga gjiri i nje populli fisnik” (Revista “Bota e Re” Nr.7 Korce, 1937).

Rrenjet e tij nga Stebleva e Dibres

Pleqte Vait Ereqi dhe Destan Bala nga Stebleva e Dibres tregojne se Mustafa Qemal Ataturku eshte biri i nje nene prej Sebishti ndersa i jati i tij ka qene nga Stebleva.
Ata jane larguar ne emigrim ne Selanik. Atje ka lindur Mustafa Qemali.
Tokat e tyre ne Stebleve jane edhe sot, Tokat e Conkajve poshte malit Osojit. Vetem per te ndertuar çezmen ne vendin e quajtur Terzice, Mustafai ka paguar me flori. Rrenjet e tij shqiptare prej fshatit Stebleve te Dibres i tregon edhe ngjarja qe po ju tregojme:
Nje Steblevas nga Bandajt ne Stamboll ne nje kafe vret prefektin e qytetit sepse ai shan Shqiperine. E denojne me vdekje. Nje grup Steblevas shkojne te Qemal Ataturku dhe kerkojne qe t’i fale jeten. Mustafa Qemali ka thene: “Per ta vrare nuk e vrasim, por jam i detyruar ta internoj”.

Mustafa Qemal Ataturku dhe Shqiperia

Mustafa Qemal Ataturkut, sekretari i solli per te firmosur nje liste me emrat e disa shqiptareve, qe do te shpernguleshin nga Turqia. Ataturku, pasi lexoi emrat, mori stilolapsin dhe ne krye te listes vuri emrin e tij. -Zoteri, nuk e kuptoj, perse e vute emrin tuaj ne krye te listes, pyeti sekretari i habitur.  -E vura, sepse i pari qe duhet te shperngulet nga Turqia, duhet te jem une, sepse edhe une jam shqiptar, u pergjigj Ataturku.

Shperngulja nga Shqiperia

Ne vitin 1861 jane larguar nga Stebleva e Dibres 14 familje per ne Selanik, nder to edhe familja e Pirush Conkos dhe Vesel Kuçukut. Familja Kuçuku pas 40 vjetesh kthehet ne Shqiperi, por jo ne Stebleve, por ne Tirane, ku banojne edhe sot. Ushtaraku Halil Kuçuku (nje nga trashegimtaret) vazhdon te sherbeje ne rradhet e Forcave te Armatosura Shqiptare ne Ministrine e Mbrojtjes.
Ndersa familja e Pirush Conkos largohet nga Selaniku dhe vendoset ne Stamboll rreth vitit 1900. Nipi i itij Mustafa Qemali u be ushtarak i larte, gjeneral dhe me vone president i Turqise se Re. Ne vitin 1936 eshte zhvilluar ne Stebleve gjyqi per pronesine e truallit te Conkajve. Gjyqi me gjyqtare te ardhur nga Tirana degjoi deponimet e tre pleqve te fshatit, Vesel Kuçuku, Sadik Avda dhe Jonuz Disha. Vesel Kuçuku qe banonte ne ate kohe (1936) ne Tirane, pas kthimit nga Selaniku vertetoi se trualli ku eshte sot shtepia e Faslli Kuburit (nip tek dera e Conkajve) eshte trualli i Pirush Conkos, gjyshit te Qemal Ataturkut. Gjyqi u zhvillua ndemjet Jashar Lames dhe Faslli Kuburit dhe u fitua nga ky i fundit, pasi ky ishte nip tek Conkajt dhe i vetmi i afert qe kishte mbetur.

Takimi me Qemal Ataturkun dhe pohimi i tij mbi origjinen e tij

Ne vitin 1926 Dail Ereqi nga Gjinoveci dhe Xhel Agushi nga Stebleva, kurbetli dhe specialiste ndertimi ne Stamboll jane takuar rastesisht me Qemal Ataturkun. Ndersa po punonin per restaurimin e nje xhamie ata kane marre pergezimet e kryetarit te shtetit turk Qemal Ataturkut.
-Pune te mbare, o ustallare, i pershendet Qemali.
-Mbaresi e miresi paç, o njeri, ju pergjigjen me respekt, por pa e ditur se kush ishte por vetem duke e marre me mend sepse ishte i shoqeruar nga njerez qe e ruanin.
-Ju lumshin duart, qenkeni mjeshter te zot e duar arte. E paskeni bere me te mire se ç’ka qene para shkaterrimit nga lufta. Nga ju kemi?
-Nga Shqiperia, i pergjigjemi.
-Po nga çfare krahine? Pyeti prape ai.
-Jemi nga Golloborda, njeri nga Gjinoveci dhe tjetri nga Sebishti, ju pergjigjem, pasi u bindem se ai e njihte mire Shqiperine dhe pasi kishim marre komplimentat per punen e mire.
Ataturku nxorri nga xhepi nje bllok dhe na tha:
“Edhe une andej jam nga Stebleva. Gjyshi im me ka lene amanet aren e Conkajve, te cilen e shprehu maqedonisht ’Conkojca Ograda’ ”.
-A keni ndonje nevoje?
Ishte rasti per tu shprehur. Kishte ardhur e mira tek dera.
-Mbetem kurbetçinj, gjithe jeten pa familje, i thame.
Kaq u desh dhe na u be menjehere nenshtetesia turke dhe na u dha banese bile edhe me te mire se vete turqit.
!
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!