Kallmeti Online
Shkurt 11, 2012, 08:30:46 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Embelsira!  (Lexuar 4623 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Krenare_shqiptare
Global Moderator
Full Member
*****
Gjinia: Femer
Postime: 137

krenare shqiptare


Shiko Profilin
« Pergjigju #5 : Shtator 05, 2009, 08:58:36 PD »

Embelsire me molle

Përbërësit
•4-5 kokrra molla
•vanilla sa per shije
•8-10 arra te grira
•3 gota mielli
•3 kokrra veze
•1 gote uji sheqer
•pak sode
Udhëzime per pregaditje
Rrihini vezet derisa te shkrihet sheqeri
Hidhni mollat a grira, arrat, dhe miellin me soden.
Perzihen derisa te behen nje
Pjekeni ne tave (hidhni gjalpe qe te mos kapet)
Pasi te pjeket, ndahet dhe sherbehet me shurup (1 me 1 uje me sheqer)
Identifikuar
Krenare_shqiptare
Global Moderator
Full Member
*****
Gjinia: Femer
Postime: 137

krenare shqiptare


Shiko Profilin
« Pergjigju #4 : Shtator 05, 2009, 08:56:51 PD »

Pasta Flora

Përbërësit
•1 filxhan caji sheqer
•1 filxhan caji gjalp
•1 kokerr veze
•miell
•recel
•arra
•kanelle
Udhëzime per pregaditje
Hedh ne nje tas vezen, sheqerin, gjalpin dhe i perzien se bashku. Pastaj i shton miellin deri sa te behet gati si brume byreku.
E ndan brumin ne 3 pjese. 2 pjese i shtron ne tepsi dhe i ngjesh me dore. Pastaj i hedh nje shtrese receli siper (cfardolloj receli ose prevede),i hedh ca arra, pak kanelle.
Me 1/3 e brumit ben ca rripa te holle dhe i shtron siper recelit ne forme katrori ose rombi.
E fut ne furre dhe e pjek per rreth 30 min. me 180- 200 grade.
Identifikuar
Krenare_shqiptare
Global Moderator
Full Member
*****
Gjinia: Femer
Postime: 137

krenare shqiptare


Shiko Profilin
« Pergjigju #3 : Shtator 05, 2009, 08:42:42 PD »

Krem karramel

Përbërësit
•6 veze
•1 lt qumesht
•nje pakete vanilje
•1/2 kg sheqer
•per karamelin: 5 luge sheqer ,
Udhëzime per pregaditje
Se pari pergatisni karamelin duke perzier mire sheqerin deri sa t’e perfitoni nje leng te kafte te cilin do ta shperndani neper tasa.Nga ana tjeter zijeni qumeshtin ne nje tenxhere dhe lijeni te ftohet pak.

Ne nje tas rrihni duke perdoru mikser vezet se bashku me sheqerin dhe vaniljen deri sa te behen si shkume.Me pas perzijini me qumeshtin e vaket ne zjarr te ulet.

Shperndajeni kete mase neper tasat qe hodhet kremin e karamelit si per pare dhe lijeni te ftohet ne frigorifer per disa ore, para se ta servirni kthejini tasat mbrapsht ne menyre qe karameli te vije siper dhe zbukurojeni me thela qitroje.Ju befte mire!
« Ndryshimi I Fundit: Shtator 05, 2009, 08:44:51 PD nga Lacjane » Identifikuar
Krenare_shqiptare
Global Moderator
Full Member
*****
Gjinia: Femer
Postime: 137

krenare shqiptare


Shiko Profilin
« Pergjigju #2 : Shtator 05, 2009, 08:41:09 PD »

Bakllava


Përbërësit
•1/2 kg bajame te qeruara
•1/2 kg mjalte
•700 gram sheqer
•1/2 liter uje
•400 gram gjalpe
•40 gram kanelle dhe karafile
•1 kg pete bakllavaje
Udhëzime per pregaditje
1. I pervelojm? me uje te nxehte bajamet dhe u qerojme cipen (po te duam nuk ua heqim, por i hedhim ashtu sic jane) dhe, si t'i thajme duke i ferkuar pak me nje pecete, i shtypim ose i presim me thike ne menyre qe te behen si nje trahan i trashe. Shtypim, njekohesisht, dhe kanellen bashke me karafilet, pastaj veme gjalpin te shkrije ne zjarr.

2. Marrim nje tepsi te pershtatshme, te llogaritur me shtresat e peteve, e lyejme mire me gjalp dhe shtrojme ne te dy pete bashke, lyejme siperfaqen e petes me gjalp dhe hedhim mbi te disa therrime bajamesh e pak pluhur erezash (kanelle e karafil). Shtrojme mbi to nje pete tjeter e, si ta lyejme me gjalpe, hedhim perseri mbi te bajame dhe kanelle. Vazhdojme pastaj duke shtruar nga dy pete e mbi to nje shtrese bajame, duke pasur parasysh se, me ne fund, do te shtrohen persiper 3 pete, te lyera me gjalpe por pa shtrese bajamesh mbi to.

3. Se fundi lyejme mire me gjalpe edhe siperfaqen me majen e nje thike te mprehte. Maja e thikes duhet te futet derisa te preke petet e fundit e te shkoje pa nderprerje deri ne fund te cdo vije, por cipat te mbeten te bashkuara njera me tjetren. Gjithashtu, petet nuk duhet te ngjeshen gjate heqjes se vijave, prandaj thika duhet te jete e mprehur mire. Pasi ta kemi pergatitur ne kete menyre, tepsine e veme ne furre me nxehtesi mesatare, qe bakllavaja te piqet per afro nje gjysme ore. E leme pastaj te ftohet pothuaj krejt dhe vetem atehere i hedhim persiper shurupin, e jo kur eshte ende e nxeht.
« Ndryshimi I Fundit: Shtator 05, 2009, 08:54:06 PD nga Lacjane » Identifikuar
Krenare_shqiptare
Global Moderator
Full Member
*****
Gjinia: Femer
Postime: 137

krenare shqiptare


Shiko Profilin
« Pergjigju #1 : Shtator 05, 2009, 08:36:08 PD »

Kek me fruta dhe arra

 
Gatuhet per 45 minuta
Kategoria Embelsire
Rajoni Shqiperia e Mesme
Rasti Cdo Rast

Përshkrimi
Kjo recete eshte nga Shqiperia e mesme por gjithesesi eshte recete tradicionale

Përbërësit
•miell 1 gotë e gjysmë uji
•sheqer një gotë uji
•gjalpë i freskët 2 filxhanë kafeje
•vezë 6 kokrra
•arra të qëruara 1 filxhan çaji
•reçel (kokrra mundesisht p.sh qershie,manaferre etcetc ) 2 filxhanë kafeje
•sheqer pudër (mund edhe te shtypni me fundin e gotes sheqerin normal )1 lugë gjelle
Udhëzime per pregaditje
Në një enë/tas porcelani ose plastike rrihen vezët me sheqer derisa vëllimi i tyre të rritet dy herë e gjysmë, shtohet miell dhe përzihet me kujdes.
Veçan shkrihet gjalpi dhe me të përzihen arrat e frutat e grira. E gjithë kjo masë hidhet në brumë duke e përzier me kujdes.
Pastaj brumi hidhet në tavë me korent duke i vënë në mes formën e cila lyhet me gjalpë dhe pudroset me miell. Pas pjekjes lihet të ftohet, pastaj hiqet nga tava duke e përmbysur kekun, hiqet forma e mesit dhe pudroset me sheqer pudër.

Ju befte mirë !
Mund te shoqerohet me cdo lloj vere te embël
Identifikuar
Krenare_shqiptare
Global Moderator
Full Member
*****
Gjinia: Femer
Postime: 137

krenare shqiptare


Shiko Profilin
« : Shtator 05, 2009, 08:30:22 PD »

Sheqerpare

Për 25 copë duhen:
Për brumin:
Miell 3 gota uji, gjalpë 1 gote,
vezë 1 kokërr ose 2 të verdha,
sodë një majë luge kafeje, pak vanilje,
sheqer 1 gotë uji.
Për shërbetin duhen:
2 gota sheqer, një gotë e gjysmë ujë.

Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!