Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 03:58:09 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: E Enjte, 05 Shkurt 2004 Koha Jone E ARDHMJA PER NJE LETERSI SHQIPE DINJITOZE K  (Lexuar 837 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #1 : Prill 03, 2009, 01:20:02 MD »

Ne nuk kemi shtet qe te na mbroje te drejtat tona kudo qe ndodhemi........ne Shqiperi e kane te drejte te tjeret ,ne vende te ndryshme te botes ku po jetojme nuk po kemi asnje te drejte perpara te tjereve lere pastaj te mbroje letersine dhe poetet Shqiptare.Vetem kur kane interes te permendet emri ose kur behesh i njohur dhe me fame.Shpresojme qe te ndryshojne sa me shpejt se keshtu nuk shkohet perpara.
Identifikuar
Albkallmeti
Administrator
Full Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 106


Shiko Profilin WWW Email
« : Prill 01, 2009, 10:16:43 MD »

E Enjte, 05 Shkurt 2004 Koha Jone


E ARDHMJA PER NJE LETERSI SHQIPE DINJITOZE KA TROKITUR

Leke Gjoka

Nuk deshiroj t'i ngjaj asnje shkrimtari pervec Leke Gjokes, pra vetes sime. E verteta flet se shkrimtaret ne mergim nuk e pranojne se letersia shqiptare po fle gjume, sic ndodh me demokracine ne Shqiperi.

Sigurisht qe ne kohen e demokracise nuk eshte zor te botosh nje liber e te behesh shkrimtar, por qellimi eshte, te mos jesh nje shkrimtar qe shume shpejt te shtriqesh ne gjumin e harreses. Sa i takon te ardhmes, synoj te jem dikushi, por me mire t'ia leme gjithcka kohes; ajo flet vete, ajo nuk pranon te jete prone e askujt.

Pse duhet te shkruaj une? Per kete me mire mos me pyesni mua, por ndjenjat e mia. Besoj se jam munduar te jem dikush; kete e tregojne vleresimet e shokeve te mi shkrimtare e joshkrimtare. Te ardhmen si krijues e shoh plot optimizem dhe me shume veshtiresi qe jeta ne mergim t'i sjell edhe pa deshiren tende. E vetmja gje qe eshte shqetesuese per brezin e ri te krijuesve eshte lenia e tyre ne harrese nga shteti, vetem kur nje X shkrimtar i ri shqiptar te behet dikushi ne bote, shoqata e shkrimtareve shqiptare do te kujtohet se paskan pulsuar ndjenjat e ketij shkrimtari te panjohur shqiptar atje.

Mendoj se po edukohem si krijues edhe nga letersia shqipe, por jo nga letersia e tymosur me mashtrime dhe urrejtje e socializmit. E ardhmja per nje letersi shqipe dinjitoze ka trokitur. Kot nuk thote populli, se koha e mire duket ne mengjes.

A do te perpiqem ta fitoj cmimin Nobel? A do ta fitoje letersia shqipe? Ah, sikur...! Por ate cmim shqiptaret do ta fitojne vetem ku te gjithe shkrimtaret dhe trojet etnike shqiptare te kene nje rreze lirie, nje afsh te perbashket ne pulsimin e nje jete. Tash per tash nuk besoj se mund te fitohet nga shkrimtaret shqiptare, sepse si ne politike, ashtu edhe ne art, jemi te percare dhe dihet, se kur nuk do vetveten, si mund te te duan te huajt!...

A kam menduar se mund ta shkruaj edhe une ndonje kryeveper si ata te letersise boterore? Jetes nuk i dihet, e te shkruarit eshte nje pjese jete. Asnjehere nuk besoj se jeta do te me thote: "Boll tashti, me lodhe t'u shkrrue". Optimizmi nuk me le te fle gjume.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!