Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 03:44:20 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Shtatzënësia e padëshiruar  (Lexuar 5975 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Prill 23, 2009, 02:58:33 PD »

Pilulat kontraceptive dhe tinejxherët
Turpi dhe frika nga efektet anësore
Erzen Begolli, gjinekolog në Qendrën për Mirëqenien e Gruas në Prishtinë, pohon se për fat të keq mosha e adoleshencës në këtë qendër nuk kërkon ndihmë a konsulta nga mamitë a edhe gjinekologët të cilat shërbejnë për këtë punë, ndonëse kjo qendër dhuron për pacientët e saj pilula kontraceptive falas dhe mjete të tjera mbrojtëse    

Tabletat kontraceptive, kondomët, spiralja dhe mjetet e tjera mbrojtëse bëjnë që në një mënyrë a tjetrën te çiftet të mund të bëhet  planifikimi familjar. Përderisa çiftet në kurorëzim përdorin mjete të ndryshme për parandalimin e shtatzënësisë, tinejxherët ende ngurrojnë të kërkojnë ndihmë te gjinekologët sesi të mund ta parandalojnë shtatzëninë e padëshiruar a edhe sëmundje të tjera seksuale.
Tinejxherja Z. B., 17 vjeçare, nga kryeqyteti thotë se tashmë ka marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj, mirëpo tableta për ta parandaluar shtatzëninë e dëshiruar deri më tani nuk ka  përdorur. “Ndoshta, edhe pse disi jam turpëruar nuk kam shkuar kurrë as te gjinekologu, as nëpër barnatore për të kërkuar ndonjë tabletë për mbrojtjen e shtatzënisë, mirëpo i dashuri im është ai i cili gjithmonë blen kondom, që në një mënyrë ta parandalojmë ndonjë sëmundje ngjitëse seksuale a shtatzëni të papritur”, shprehet ajo. Kjo tinejxhere  nuk është e vetmja e cila është në dijeni për tableta dhe mjete të tjera mbrojtëse, të cilat mund t’i parandalojnë shtatzënitë a edhe sëmundje të tjera seksuale, mirëpo adoleshentët nga frika se blerja e kondomëve dhe pilulave të ndryshme kontraceptive zbulon identitetin e tyre tek të tjerët.

Frika se tabletat
kontraceptive mund të kenë efekte anësore
Labi Shala,18 vjeçar, thotë se shumë shpesh i thotë partneres së vet që të përdorë tableta që parandalojnë shtatzëninë e papritur, sepse mund t’i prish planet e tyre. Mirëpo, e dashura e Labit, nga frika që tabletat kontraceptive mund te kenë efekte anësore, nuk preferon t’i përdorë ato. “E dashura ime deri më tani nuk besoj që e ka vizituar ndonjë gjinekolog. Shpesh i them të përdor ndonjë hap, që mos ta ndodhë ndonjë shtatzëni, por ajo nuk dëshiron”, thotë Labi nga Prishtina.
Edhe farmacistët nga barnatore të ndryshme të kryeqytetit thonë se janë të pakët ata tinejxherë që kërkojnë të blejnë tableta kontraceptive. Disa nga këta preferojnë si mjet mbrojtës ta përdorin kondomin. “Gjinia që më së shumti vjen të kërkojë të blejë kondom është ajo mashkullore, ndoshta pse femrat kanë turp, mirëpo ka raste kur gra të martuara vijnë dhe blejnë me receta të mjekut pilula të cilat e parandalojnë shtatzëninë”, thotë një farmaciste në njërën nga barnatoret në kryeqytet.
Edhe gjinekologët  në qendrat spitalore pohojnë se  nuk vizitohen nga moshat e adoleshentëve. Adoleshentet tashmë kanë mësuar një adresë të përbashkët për t’u konsultuar me gjinekologë të ndryshëm, siç janë këto klinikat private. Shpeshherë ndodh që në këto klinika tinejxherët të kryejnë aborte, vetëm e vetëm që ky fakt mos të bëhet i ditur për opinionin e gjerë.

Hezitime për konsultim me gjinekologët
Erzen Begolli, gjinekolog në Qendrën për Mirëqenien e Gruas në Prishtinë, pohon se për fat të keq mosha e adoleshencës në këtë qendër nuk kërkon ndihmë a konsulta nga mamitë a edhe gjinekologët, të cilat shërbejnë për këtë punë.
“Nuk kemi raste të shumta të moshave të reja që vijnë në qendrën tonë dhe kërkojnë ndonjë konsultim sa u përket marrëdhënieve seksuale, dhe kjo ndoshta ndodh edhe për shkak që mungojnë edhe informatat të cilat kanë të bëjnë me parandalimin e shtatzënisë”, thotë Begolli.
Sipas tij, QMG-ja dhuron për pacientët e saj pilula kontraceptive falas dhe mjete të tjera mbrojtëse, siç janë kondomët dhe të tjera. Këtë hezitim Begolli e arsyeton mbase me mungesën e informatave të cilat kanë të bëjnë me parandalimin e shtatëzanësisë. Informatat të cilat duhen të jenë nëpër shkolla nuk janë, por është e vërtetë se duhet ta japim atë ndihmë, mirëpo interesimi i adoleshentëve për t’u informuar sesi ta ndalim shtatzëninë është shumë i vogël. Ato femra, qofshin të rritura a tinejxhere, para se të fillojnë t’i përdorin tabletat kontraceptive duhet të konsultohen me gjinekologun, për arsye se shumica prej këtyre pilulave mund të kenë edhe efekte anësore. “Secila që i përdor pilulat kontraceptive duhet ta ketë parasysh se me çfarë doze i lejohet t’i përdorë ato”, shprehet mjeku Begolli. Ai shton se efektet anësore të cilat mund t’i ketë një femër që i përdor pilulat kontraceptive janë, si shtimi i peshës dhe ndryshimi i gjendjes në  lëkurë. “Gjatë konsumimit të tabletave kontraceptive te disa femra mund të shtohet edhe pesha trupore, sepse ndryshimi hormoneve bën që trupi i femrës të ketë më shumë ujë dhe shtimi i peshës vjen për këtë arsye”, shpjegon  gjinekologu.
Tabletat a pilulat kontraceptive, të cilat blihen më së shumti sipas farmacistëve nëpër barnatore, janë  ato Harmonie, që duhet të përdoren çdo ditë brenda muajit, Stediri dhe Legovron, ndërkaq ato emergjente janë Postinor.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Prill 23, 2009, 02:56:55 PD »

Shtatzënësia e padëshiruar     
SHTATZËNËSIA

Shtatzënësia ndodh kur gruaja dhe burri kanë marrëdhënie seksuale pa mbrojtje. Sperma nga burri udhëton nëpër gypin fallopian dhe takohet me qelizën vezë në gyp.
Ky është vendi ku spermatozoidi e fekondon qelizën vezë (spermatozoidi dhe qeliza vezë bashkohen).Formohet grumbull qelizash qe rriten, gjithashtu që udhëton poshtë drejt mitrës dhe ngjiten për murin e pregaditur të mitrës.
Shtatzënia zgjatë (sipas rregullës së Naegele-it) rreth 40 javë apo 280 ditë nga menstruacioni i fundit apo 38 javë nga dita e koncepcionit . Është me rëndësi që ta vizitoni mjekun gjatë gjithë shtatzënsisë.

TI DO TA DISH SE JE SHTATZËNË NËSE:

Cikli menstrual do të ndalet
Gjinjtë ndihen më të dhembshme dhe rriten
Ndihesh si e sëmurë gjatë gjithë kohës
Urinon më shpesh
Ndihesh e lodhur dhe e pa energji
Mënyra kryesore për vërtetim të shtatzënsisë është testi i shtatzënsisë. Ky test mund të blihet në barnatore.
Ju mund të mbeteni shtatzënë nëse nuk përdorni mbrojtje gjatë aktit seksual.

MBROJTJA NGA SHTATZËNËSIA E PADËSHIRUAR

Pas aktit seksual ju mund të mbeteni shtatzënë nëse nuk përdorni mjete kontraceptive. Shumë njerëz (të cilët dinë për kontraceptivët dhe kanë kontraceptive) vendosin që të mos kenë fëmijë deri sa të mos jenë të gatshëm emocionalisht, fizikisht dhe financiarisht.
Në ditët e sotme të botës moderne janë të pranishme metoda të ndryshme për çiftet që dëshirojnë të planifikojnë familjet e tyre, apo si t'ju shmangen shtatzanive të paplanifikuara, pyetje e cila duhet të përgjigjet para se të fillohet me akte seksuale të pambrojtura.
Egziston një zgjedhje e madhe e metodave kontraceptive, përfshirë këtu:

1. Metodat natyrore (biologjike)
§ Abstinenca
§ Gjidhënja
§ Ndërprerja e marrëdhënjes seksuale para ejakulimit( Coitus Interruptus)
§ Planifikimi Familjar Natyral ku hyjnë:
- Metoda kalendarike (ritmike);
- Metoda me matjen e temperaturës trupore;
- Metoda e mukusit cervical dhe
- Metoda simptotermale.
2. Metodat me barrier:
§ Kondomi mashkullor
§ Kondomi femëror
§ Diafragma
§ Kapa cerviale
§ Spermicidet
3. Metodat hormonale:
§ Tabletat kontraceptive
§ Injektablet
§ Implantantet
4. Dispozitivi intrauterin (DIU) apo Spiralja
5. Metodat permanente (kirurgjikale)
§ Sterilizimi mashkullor (vazektomia)
§ Sterilizimi femëror (ligatura e tubave)
6. Kontracepcioni Emergjent (tableta e së nesërmes)

METODAT DHE MJETET KONTRACEPTIVE
1. Abstinenca (shmangja nga marrëdhënjet seksuale)
2. Gjidhënja (Metodë natyrore kontraceptive)
3. Ndërprerja e Marrëdhënjes Seksuale Para Ejakulimit

Metoda e ndërprerjes së marrëdhënjeve seksuale para ejakulimit (apo tëheqjes) e involvon mashkullin që para ejakulimit të nxjerr organin gjenital mashkullor që të ejakuloj jashtë vaginës, ose më mirë të themi jasht organeve gjenitale femërore. Kjo metodë kërkon disciplinë të madhe, precizitet dhe është më pak efektive dhe nuk rekomandohet. Në mënyrë aksidentale rreth 19% të çifteve që e përdorin këtë metodë për qëllime kontraceptive mund të ballafaqohen me shtatzani të paplanifikuara brenda vitit të parë të përdorimit.
Metoda e ndërprerjes së marrëdhënjeve seksuale para ejakulimit (apo tëheqja) nuk është efektive sepse:
ü Lëngu I lëshuar nga penisi përpara se të ejakulon përmban rreth gjysëm million spermatozoide, prandaj kjo paraqet nje rrezik për shtatzani të paplanifikuar;
ü Nuk është edhe lehtë për mashkullin të parandjej dhe të kontrollon ejakulimi e tij që të nxjerrë jashtë me kohë organin gjenital;
ü Sperma mund të depërton në brendi të vaginës nëse është e pranishme afër hapjes vagjinale;
ü Njëri apo të dy partnert nuk janë të kënaqur me këtë eksperiencë seksuale;
ü Nuk ju mbron nga infeksionet seksualisht transmisive (IST).

4. Kondomët apo Prezervativët

Kondomët kanë qenë të pranishëm me shekuj më parë dhe ishin të ndërtuara nga materialet si letra, lëkura e kafshëve si dhe nga goma. Kondomat u kanë ndihmuar meshkujve dhe femrave që të marrin përgjegjësitë e tyre seksuale dhe të ulin rrezikun nga infeksionet seksualisht transmitive dhe shtatzënitë e paplanifikuara.
Kondomat janë këllëf të cilët kanë rol mbulues për penisin gjatë aktit seksual për të parandaluar shtatzanitë e paplanifikuara (pra, pengojnë kontaktin e spermës me qelizën vezë) si dhe infeksionet seksualisht transmitive. Kondomi mashkullor vendoset në organin seksual të mashkullit, gjatë erekcionit, para se të filloj marrëdhënja seksuale e çfarëdo lloji qoftë. Kondomi është gyp i ngusht I ndërtuar nga një materie e hollë (latex) gome apo plastike.
Ka shumë zgjedhje kur është fjala për kondomat. Disa janë të lubrifikuar dhe me spermicide disa jo, janë me forma të ndryshme, të tejdukshm, të ngjyrosur, aromatikë etj.

Nëse kondomët përdoren ashtu siq është e përshkruar në insertet e prodhuesit, ato mund të jenë të sigurt deri në 98% për të evituar shtatzanin e paplanifikuar. Nëse përdoret me më pak kujdes atëherë efikasiteti do të bie në 85%. Pra, nëse kondomi përdoret me korektësi, vetëm në 2-3% të rasteve mund të vie deri te shtatzënia e paplanifikuar. Kondomat janë ende një ndër metodat më efektive në parandalimin e HIV/AIDS-it dhe IST kur ato përdoren në mënyrë të drejt.

Kondomat janë një ndër mjetet më të pranishme të kontracepcionit dhe ato mund ti gjeni kryesisht në barnatore, ambulanta, kiosqe, minimarkete, pompa të benzinës, dyqane të kozmetikës etj.

5. Kondomi Femëror

Kondomi femëror është një gyp prej një material shumë të hollë plastik. Vendoset në vaginën (organin gjenital femëror) e femrës. Përbëhet prej dy unazave elastike në skajet e kondomit, ku në njërën anë ka grykën e hapur kurse në anën tjetër është i mbyllur. Këto unaza ndihmojnë që kondomi të mund të rrijë në pozitën e duhur të organit gjenital femërorë.

Çiftet që përdorin këtë mjet për mbrojtje nga shtatzania e paplanifikuar munden që në 21% të rasteve të përjetojnë shtatzani të paplanifikuar brenda vitit të parë të përdorimit. Nëse ky kondom përdoret në mënyrë korrekte dhe rregullisht në më pak se 5% të rasteve mund të lajmërohet shtatzania e paplanifikuar.

Pra, kondomët femëror janë 95% të sigurt nëse janë përdorur në mënyrë korrekte ashtu si është e përshkruar në insertet e prodhuesit.

6. Kontraceptivët Oral të Kombinuar (ose Tabletat)

Kontraceptivët oral janë tableta të cilat merren nga goja dhe përmbajnë hormone në raporte të ndryshme, të cilat pengojnë shtatzaninë.
Në përgjithësi tabletat përmbajnë dy lloje hormonesh, estrogjenin dhe progesteronin, të cilat parandalojnë shtatzëninë duke penguar ovulacionin (lirimin e qelizës vezë) dhe bën trashjen e sekrecioneve të qafës së mitrës duke penguar futjen e spermës. Kjo metodë është shumë e sigurt nëse përdorët në mënyrë të rregullt. Mund të përdoren nga femrat e çdo moshe duke filluar nga adoleshenca e deri në menopauzë.

Cikli menstrual i femrës që përdor tableta u paraqitet çdo muaj vetëm disa ditë pas përfundimit të tabletave hormonale aktive. Tabletat munden me qenë monofazike dhe trifazike. Monofazike d.m.th që hormonet e tabletës kanë dozë të njejtë, ndërsa trifazike hormonet e tabletës kanë doza të ndryshme. Si tabletat monfazike ashtu edhe trifazike kanë efikasitet të njejtë dhe mjaftë të kërkuara nga klientet.

Këto tableta mund të gjenden në paketime prej 21 ose 28 tabletave me dozë të ndryshme të hormoneve. Mirëpo aktualisht përdoren tabletat me doza të ulta të hormoneve sepse ato tek femrat që fillojnë ti përdorin këto tableta ju manifestohen më pak efektet anësore apo nuk kanë fare. Zakonisht pakoja prej 28 tabletave ka hormone aktive për tri javë dhe për 1 javë ka tableta që përmbajnë hekur (Fe) të cilat parandalojnë aneminë. Ndërsa, pakoja prej 21 tabletave ka hormone aktive vetëm për tri javë.

Në mënyrë aksidentale rreth 5% të çifteve që përdorin tabletat e kombinuara mund të ballafaqohen me shtatzani të paplanifikuar brenda vitit të parë të përdorimit. Kjo ndodh për shkak se disa femra nuk i marrin tabletat rregullisht. Por nëse tabletat përdoren në mënyrë korrekte vetëm te një prej 1000 femrave mund të vjen deri te shtatzania e paplanifikuar. Pra, tabletat kontraceptive janë 99% të sigurta nëse përdoren në mënyrë korrekte dhe të rregullt.

7. Progestin Tabletat Kontraceptive (ose Mini-Pilulat)

Kjo metodë njihet ndryshe edhe me emrin minipilula. Progestin tabletat kontraceptive janë të njejta me tabletat kontraceptive të kombinurara, dallimi është se këto minipilula përmbajnë vetëm hormonin progestin i cili është i njejtë me një nga hormonet e prodhuara nga trupi i femrës, dhe veprojnë duke e trashur sekretin e qafës së mitrës. Në këtë mënyrë pengojnë depërtimin e spermatozoideve te qeliza vezë.
Në mënyrë aksidentale rreth 5% të çifteve që përdorin mini pilulat mund të ballafaqohen me shtatzani të paplanifikuar brenda vitit të parë të përdorimit. Kjo ndodh për shkak se disa femra nuk i marrin tabletat rregullisht. Por nëse mini pilulat përdoren në mënyrë korrekte vetëm te një prej 200 femrave mund të vjen deri te shtatzania e paplanifikuar.

8. Depo-Provera Inektablet

Injektabli vetëm-progesterin i ashtuquajturi Depo-Provera është shumë efektiv dhe një ndër metodat hormonale me efekt të gjatë kontraceptiv. Ky injektabël në përbërje të tij ka një hormon që është i ngjashëm me progesteronin të cilin femra e prodhon gjatë dy javëve të fundit të ciklit mujor. Për momentin janë dy lloje të injektimeve kontraceptive, njëra e mbron femrën nga shtatzania për 12 javë (Depo Provera) kjo është metodë me e aplikuar deri më tani, dhe tjetri injektabël që jep mbrojtje kontraceptive femrës për 8 javë.

Depo-Provera injektohet në muskul me rrugë intramuskulare për çdo 12 javë. Është efektive 24 orë pas injektimit të parë nëse aplikohet gjatë 5 ditëve të para të ciklit tuaj të rregullt menstrual. E pengon sekretimin e hormoneve që i stimulonë ovaret pra parandalon ovulacionin ku e bënë trashjen e mukusit cervikal me që rast pengon depërtimin e spermës në mitër. Me shfrytëzim të njëpasnjëshëm dhe të rregullt të kësaj metode vetëm në 1% të rasteve mund të vie deri tek shtatzënia e paplanifikuar.

Pra, injektablet janë në 99% të rasteve efektive. Kjo d.m.th se një femër prej 100 do të ngel shtatzane në vitë. Nëse 100 femra seksualisht aktive nuk përdorin asnjë metodë kontraceptive 80-90 do të mbeten shtatzëne në vitë.

9. Kapa Cervikale dhe Diafragma

Diafragma dhe kapa cervikale janë metoda barriere të kontrcepcionit të cilat puthiten për brendi të vaginës dhe e mbulojnë qafën e mitrës.
Diafragma vaginale është një kupë rrethore e ndërtuar prej një shtrese të hollë dhe të butë gomeje me një rreth elastik. Ndërsa kapa cervikale është një kupë më e vogël mbuluese e përbër nga një gomë e butë që fiksohet poashtu për qafë të mitrës. Aktualisht disa kapa cervikale të reja janë të ndërtuara edhe prej slikoni. Sikurse tek diafragma ashtu edhe tek kapa cervikale që të jënë efektive para përdorimit duhet të lyhen me spermicide (materie kimike që i mbytë spermatozoidet), e pastaj kapa futet thellë në vaginë, deri te hyrja e cerviksit (pjesa fillestare e mitrës) para çdo akti seksual më që rast pengon futjen e spermës brenda.

Kapa cervikale nuk duhet të vendose më shumë se 24 orë para aktit seksual, dhe të mos largohet para 6-8 orësh pas aktit seksual. Pra, kapa cervikel mund të mbahet rreth 48 orësh e jo më tepër.
Nëse kapa cervikale dhe diafragma përdoren në mënyrë korrekte dhe rregullisht vetëm në 9% të rasteve mund të vie deri tek shtatzënia e paplanifikuar. Nëse përdoret në bazë të instrukcioneve diafragma dhe kapa cervikale janë 92-96% efektive, kjo d.m.th se rreth 4 deri 8 femra në 100 mund të mbeten shtatzëne në vitë.

10. Dispozitivi Intrauterin T me Bakër (DIU)

DIU apo spiraja është një ndër metodat kontraceptive më efektive të pranishme. DIU është një kornizë e vogël plastike që ka përmbajtje të bakrit që vendoset në brendësi të mitrës. DIU ka forma të ndryshme më e shpeshta ka formën "T" ku ka krihët vertikal dhe horizontal të cilat përmbajnë bakër. DIU ngadalë liron bakrin në brendësinë e mitrës duke ndërprerë kështu:
ü kalimin e spermatozoidëve prej mitrës në tuba dhe parandalon frytnimin, ose edhe nëse vjen deri te frytnimi;
ü DIU pengon vendosjen e qelizës së fekonduar ose të frytnuar në murin e mitrës;
ü DIU zakonisht aplikohet gjatë apo në fund të ciklit menstrual të femrës por edhe disa ditë më pas nëse është e sigurt se femra nuk ëshë shtatzanë dhe ka mitrën e shëndoshë.
Sa i përket efikasitetit vetëm në 1% të rasteve mund të paraqitet shtatzania e paplanifikuar te çiftet që përdorin këtë metodë kontraceptive gjatë vitit të parë. DIU mund të përdoret dhe të qëndron më mitrën e femrës prej 3-10 vitesh mvarsisht prej llojit të DIU-së apo spirales.

11. Norplant Implantet

Norplant implantet janë një ndër metoda më të reja kontraceptive, edhe pse në SHBA janë të studiuara për më tepër se 20 vite. Norplant implantet janë 6 shkopinjë si shufra elastike të cilat vendosen në pjesën e sipërme të krahut nën lëkurë. Shkopinjët përmbajnë hormonin progesterin sintetik që lirohet gradualisht në doza shumë të vogla përgjatë 5 viteve të ardhshmë të cilat parandalojnë shtatzaninë duke e penguar ovulacionin, mukusin cervical e trash dhe bënë pengimin e penetrimit të speramtozoideve në mitër, si dhe pengon vendosjen e qelizës së fekonduar ose të frytnuar në murin e mitrës.
Vendosja e norplanteve bëhet brenda 7 ditëve të para të ciklit menstrual të femrës dhe atë me anestezion lokal për 7 deri 10 minuta. Funksionojnë në princip të lirimit të hormoneve të progesteronit të cilin hormon femra e liron gjatë dy javëve të fundit të ciklit menstrual. Zakonisht këto implante pasi që të vendosen nuk janë vizuele por mund të jenë të prekshmë nën lëkurë.
Norplant implantet bëhen efektive brenda 24 orëve pas insertimit të tyre përgjatë 7 ditëve të ciklit menstrual. Në fund të 5 viteve të vendosjes bëhet zhvendosja e implanteve sepse mund të paraqen çrregullime menstruale dhe nuk do të jenë më efektive në parandalimin e shtatzanisë. Edhe pse norplant implantet mund të zhvendosen edhe më herët kur femra dëshiron.

Vetëm 1 nga 1000 çifte që përdorin norplant implantet si mjete kontraceptive mund të përjetojnë shtatzani të paplanifikuara gjatë vitit të parë të përdorimit të tyre. Pra, implantet janë 99% efektive në parandalimin e shtatzanive të paplanifikuara, një përqindje që mundet me qenë më efektive apo e njejtë me tabletat kontaceptive dhe DIU. Norplant implantet nuk mbrojnë femrën nga IST.

12. Sterilizimi Tek Femrat (ligatura e tubave)

Sterilizimi i tubave është një metodë e përhershme kontraceptive për femrat apo çiftet të cilët nuk dëshirojnë të lindin më fëmijë. Sterilizimi i tubave është një intervenim kirurgjikë i cili i mbyll tubat dhe në këtë mënyrë i bllokon ato për ta liruar qelizën vezë nga vezoret në mitrë. Në botë kjo është një metodë e zakonshme e planifikimit familjar. Zakonisht punohet përmes laparoskopisë, që është një metodë ku përmes një instrumenti të quajtur laparoskop bëhet një prerje e vogël në bark, pastaj vendosen disa unaza në tuba ose tubat dëmtohen. Pas sterilizimit tubar qeliza vezë nuk mundet që të arrijë në hapsirën e mitrës prandaj edhe sperma nuk mund ta takoj që ta frytnoj. Ky intervenim shkaktonë ndrrime të përjetshme, prandaj femra që vendos ta bëjë duhet të dijë se më nuk do të mund të lind. Pra, është intervenim i pakthyeshëm ose ireverzibil.
Prandaj kjo metodë është një ndër metodat kontrceptive më të efektshem për ata që kanë numrin e dëshiruar të fëmijëve.

13. Sterilizimi Tek Meshkujt (Vazektomia)

Sterilizimi tek meshkujt apo vazektomia është një intervenim që i mbyll tubat mashkullore që bartin spermatozoidët në organin gjenital mashkullor. Ky është një intervenim i përjetshëm, prandaj për këtë metodë kontraceptive vendosin meshkujt të cilët nuk mendojnë të kenë më fëmijë dhe që janë të bindur për këtë. Para intervenimit jepet një anestezion lokal, mjeku do të bënë një hapje të vogël në skrotum për të bërë prerjen e secilit tubë si dhe mbylljen e tyre. Intervenimi zakonisht zgjatë 10-15 minuta.

Sa I përket efikasitetit si tek sterilizimi femëror ashtu edhe tek mashkullor është shumë efketiv. Edhe pse gjithënjë egziston një risk shumë I vogël që sterilizimi mos të ketë sukses, sepse tubat që bartin spermen tek mashkulli dhe qelizën vezë tek femra mund të ribashkohen pas sterilizimit të bërë mirëpo kjo ndodh shumë rrallë.

14. Kontrcepcioni Emergjent (apo tabletat e mëngjesit pauses)

Kontracepcioni emergjent (KE) i ashtuquajtur edhe si kontracepcion postkoital janë tableta kontraceptive që përmbajnë hormone të cilat merren pas marrëdhënies seksuale të pambrojtur, dhe kjo formë e kontrcepcionit mund të parandaloj shtatzaninë e mundshme të paplanifikuar.

Funksioni i kontracepcioni emergjent është të ndërpren ovulacionin, fertilizimin si dhe implantimin e qelizës së fekonduar.

Hormonet në tabletet e kontracpcionit emergjent bëjnë përçarjen e hormoneve të prodhuara në ovariume dhe kjo bënë që ovulacioni të shtyhet nëse veq nuk ka filluar si dhe do të bënë që sipërfaqja e uterusit të jetë e papërshtatëshme për implantim të qelizës nëse fertilizimi ka filluar. Kontracpcionit emergjent nuk do të ketë efekt në shtatzanin ekzistuese dhe nuk shkakton abortin.

Kjo metodë e kontracepcionit shfrytëzohet përpara se cikli menstrual të mungoj dhe si procedurë emergjente të parandalon shtatzaninë aplikohet vetëm në këto raste:
ü Marrëdheniet seksuale te pambrojtura;
ü Kur femra ka marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj pra në rastet e dhunimeve;
ü Dështimi I ndonjë metode tjetër kontraceptive si:
o pëlcitja apo rrëshqitja e kondomit,
o kur harrohen të mirren dy apo më tepër tableta kontraceptive,
o ejakulimi paraprak tek çiftet që praktikojnë metodën e ndërprerjes së marrëdhënieve para ejakulimit;
o kur zhvendoset mjeti IUD-së.

KE janë më tepër efektive nëse doza e parë merret jo më vonë se 72 orë pas marrëdhënieve seksuale të pambrojtura. Sa më shpejt që merren tabletat e dozës së parë aq më e madhe është shansa të parandalohet shtatzania e paplanifikuar.

Kontracpcionit emergjent mund të jetë në dy forma paketuese, njëra të ketë 4 tableta me dozë të ultë të hormoneve dhe tjetra pako të ketë 2 tableta me dozë të lartë të hormoneve.

Zakonisht përdorimi i tyre aplikohet me dy doza të tabletave hormonale. Femra duhet të filloj me dozën e parë të tabletave sa ma shpejt që është e mundur brenda 72 orësh pas marrëdhënjeve seksuale të pambrojtura duke marrë 4 tableta me dozë të ultë apo 2 tableta me dozë të lartë apo standarde, kurse dozën e dytë të njejtë pas 12 orëve me qëllim që të parandalohet shtatzania e paplanifikuar.

Janë dy lloje të kontracepcionit emergjen: KE i kombinuar që ka dy hormone atë të progesteronit dhe estrogjenit. Ky KE i kombinuar ka një shkallë të efikasitetit në 75%. Lloji i dytë është KE vetëm me hormonin progesteron dhe ky KE ka një shkallë më të lartë të efikasitetit se sa KE i kombinuar në 89%.

KE nuk rekomandohet si kontracepcion I rregullt sepse nuk është efikas sikurse metodat e tjera kontraceptive të cilat aplikohen në mënyrë të qëndrueshme dhe konstante. Mirëpo KE nuk është i rrezikëshme të merret në mënyrë të herëpashershme. Prandaj nëse nuk dëshironi të mbeteni shtatzëne konsultoheni me mjekun tuaj që t'ju propozon ndonjë metodë kontraceptive që ju përgjigjet dhe është më afatgjate.

    * Marrëdheniet seksuale te pambrojtura;
    * Kur femra ka marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj pra në rastet e dhunimeve;
    * Dështimi I ndonjë metode tjetër kontraceptive si:
    * pëlcitja apo rrëshqitja e kondomit,
    * kur harrohen të mirren dy apo më tepër tableta kontraceptive,
    * ejakulimi paraprak tek çiftet që praktikojnë metodën e ndërprerjes së marrëdhënieve para ejakulimit;
    * kur zhvendoset mjeti IUD-së.

KE janë më tepër efektive nëse doza e parë merret jo më vonë se 72 orë pas marrëdhënieve seksuale të pambrojtura. Sa më shpejt që merren tabletat e dozës së parë aq më e madhe është shansa të parandalohet shtatzania e paplanifikuar.

Kontracpcionit emergjent mund të jetë në dy forma paketuese, njëra të ketë 4 tableta me dozë të ultë të hormoneve dhe tjetra pako të ketë 2 tableta me dozë të lartë të hormoneve.

Zakonisht përdorimi i tyre aplikohet me dy doza të tabletave hormonale. Femra duhet të filloj me dozën e parë të tabletave sa ma shpejt që është e mundur brenda 72 orësh pas marrëdhënjeve seksuale të pambrojtura duke marrë 4 tableta me dozë të ultë apo 2 tableta me dozë të lartë apo standarde, kurse dozën e dytë të njejtë pas 12 orëve me qëllim që të parandalohet shtatzania e paplanifikuar.

Janë dy lloje të kontracepcionit emergjen: KE i kombinuar që ka dy hormone atë të progesteronit dhe estrogjenit. Ky KE i kombinuar ka një shkallë të efikasitetit në 75%. Lloji i dytë është KE vetëm me hormonin progesteron dhe ky KE ka një shkallë më të lartë të efikasitetit se sa KE i kombinuar në 89%.

KE nuk rekomandohet si kontracepcion I rregullt sepse nuk është efikas sikurse metodat e tjera kontraceptive të cilat aplikohen në mënyrë të qëndrueshme dhe konstante. Mirëpo KE nuk është i rrezikëshme të merret në mënyrë të herëpashershme. Prandaj nëse nuk dëshironi të mbeteni shtatzëne konsultoheni me mjekun tuaj që t'ju propozon ndonjë metodë kontraceptive që ju përgjigjet dhe është më afatgjate.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!