Kallmeti Online
Shkurt 06, 2012, 09:54:39 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Puberteti  (Lexuar 1758 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Prill 23, 2009, 03:07:05 PD »

Puberteti      
Në mes të moshës 10-14 vjeçare shumë vajza dhe djem pësojnë ndryshime në trupin e tyre. Këto ndryshime të cilat shfaqen brenda disa viteve përfshijnë ndryshime fizike dhe emocionale që njihen si pubertet. Këto ndryshime i shkaktojnë hormonet tëcilat janë përbërje kimike, të prodhuara në organizëm, që e ndihmojnë zhvillimin e trupit tënd që të bëhesh i/e rritur.

Në trupin e vajzave ndodhin këto ndryshime : Zhvillohen eshtrat e fytyrës, lëkura bëhet më e yndyrshme, gjinjtë fillojnë të rriten, beli ngushtohet, kërdhokullat zgjerohen, qimet rriten ndër sqetulla, qimet rriten përreth vaginës, vithet fillojnë të rrumbullaksohen, duart,këmbët,krahët dhe shputat rriten dhe zgjaten.
NJOHJA E TRUPIT TË VAJZAVE

Në mes të moshës 10-14 vjeçare shumë vajza dhe djem pësojnë ndryshime në trupin e tyre. Këto ndryshime të cilat shfaqen brenda disa viteve përfshijnë ndryshime fizike dhe emocionale që njihen si pubertet. Këto ndryshime i shkaktojnë hormonet tëcilat janë përbërje kimike, të prodhuara në organizëm, që e ndihmojnë zhvillimin e trupit tënd që të bëhesh i/e rritur.

Në trupin e vajzave ndodhin këto ndryshime : Zhvillohen eshtrat e fytyrës, lëkura bëhet më e yndyrshme, gjinjtë fillojnë të rriten, beli ngushtohet, kërdhokullat zgjerohen, qimet rriten ndër sqetulla, qimet rriten përreth vaginës, vithet fillojnë të rrumbullaksohen, duart,këmbët,krahët dhe shputat rriten dhe zgjaten.

Cikli menstrual


Çdo muaj organet tuaja reproduktive përgaditen për shtatëzëni edhe nëse nuk jeni seksualisht aktive, kjo është e njohur si ‘'cikli menstrual''(menstruacionet) që zgjat rreth 28 ditë. Gjatë ciklit vezoret prodhojnë qelizën vezë e cila lirohet në gypin fallopian. Kjo vezë do të jetë në gypin fallopian rreth 24 orë. Kjo është koha kur gruaja ka gjasa të mëdha që të mbetet shtatëzënë nëse nuk përdorë mjete mbrojtëse gjatë marëdhënies seksuale dhe quhet ovulacion.

Në të njejtën kohë që qeliza vezë lirohet nga vezorja, mitra gjithashtu përgaditet duke krijuar një shtresë të trashë në murin e mitrës. Arsyeja për trashjen e murit është që të ngjitet qeliza vezë e mbarsuar në murin e mitrës nëse mbeteni shtatëzënë. Nëse qeliza vezë nuk fekondohet atëherë renditja në miter prishet dhe lajmërohet gjakëderdhja. Fekondimi- bëhet kur spermatozoidi nga burri dhe qeliza vezë nga gruaja bashkohen pas aktit të tyre seksual.

Nëse nuk ndodh fekondimi, qeliza vezë dhe shtresimi në miter janë të panevojshme , prandaj trupi i largon ato gjatë ciklit menstrual. Gjaku del lirisht përjashta kështu që vajzat kanë nevojë të përdorin mbrojtje që të parandalojnë kontaktin me rrobat e tyre.

 



 

 
NJOHJA E TRUPIT TË DJEMËVE


Ndryshimet të cilat ndodhin në trupin e djemëve gjatë pubertetit do të përshkruhen në vijim: Fytyra zhvillohet, zëri ndryshon, krahët dhe krahërori zhvillohen, larinksi rritet dhe zhvillohet ‘'mollëza e Adamit'', zhvillohen muskujt, qimet rriten ndër sjetulla, në gjoks, në këmbë dhe duar, qimet rriten përreth penisit, penisi rritet, testiset rriten, duart,këmbët,krahët dhe shputat rriten dhe zgjaten.

Hormonet i shkaktojnë puçrrat në fytyrë. Është me rëndësi që lëkurën ta mbajmë të pastër dhe mos ti ngacmojmë ato në mënyrë që mos të mbesin shenja.

Gjatë fazës së pubertetit tek djelmoshat në testise fillon të krijohet sperma. Prej këtij momenti, nëse keni marëdhënie seksuale pa mbrojtje, mund të keni fëmijë.

Djemtë mund të kenë ëndërra seksuale, ndonjëherë mund të ndodhë që djemtë të lirojnë spermën kur kanë ‘'ëndërra të lagura''. Kjo ndodh kur djali liron spermën derisa është në gjumë. Ëndërrat e lagura nuk duhet të jenë frikësuese, krejt çka duhet të bëni është që të pastroheni.

 


 
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!