Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 01:59:50 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: 1 [2]
  Printo  
Autor Teme: Cikel poetik nga poeti Kallmetor Lek Gjoka  (Lexuar 6331 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #13 : Korrik 17, 2009, 02:50:37 PD »

Dasem shqiptare ne Florida


Ne altarin e ndeinjave sot perqafoni shikimet
ne altarin e kishes sot unazat rendojne disi
tek ju i nisim pa pertese veshtrimet
e di se martesa eshte me shume se dashuri !..

Sapo puthja e ka shijuar shijen e puthjes
dhe endrrat i keni vene ne radhe
ne enderr nje femi i vogel iu buzeqesh rruges
se kesaj martese te bardhe !..

E di se disa thone se martesa eshte mjegull i dashurise
disa s'guxojne ti troksin ne dere marteses
se atyre gjaku ne ndienja iu vrapon tere frike
dhe deren ia kane mbylle endrres se te nesermes !..

Ne Florida sonte nje dasem shqiptare
s'pranon asnje minut te flere
dhe oqeani Atlantik me ane te valeve
e incizon pa pertese kete ndienje !...


Lek Gjoka
Jacksonville Florida
korrik 2009
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #12 : Korrik 12, 2009, 05:33:34 PD »

Ne trenin e ndienjes pa pertim hipi ndienja

S'e di,  tastjera e komjuterit me duket si pulsim zemre
vajza e edrrave eshte ulur kembekryq aty
ajo kishte me shume se bukuri  hene
ajo kishte me shume se dashuri !..

Jeten mundohem per ndienjash ta kapi
jetes i them zgjohu nga gjumi
jetes i them syte po ti hapi
jetes i them po te troket nje ndienje nga kompjuteri !..

S'e di , por sonte gjumi ka ikur te fleje gjume
s'e di por sonte po pres online  puthje
dhe antivirusin shpirteror kam istalu
qe te mos keme asnjehere  ngutje !...

S'e di, tastjera e kompjuterit me duket si pulsim zemre
vajza e edrrave eshte ulur aty
ne trenin e ndienjes pa pertim hipi ndienja
me prit o vajze se shpirterisht po vij  tek ti !..


Lek Gjoka
12 korrik 2009


« Ndryshimi I Fundit: Korrik 12, 2009, 09:46:44 PD nga Kallmeti & Lek Gjoka » Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #11 : Korrik 07, 2009, 12:44:09 PD »

Sonte bie shi ne ndienja


Sot sec bie shie ne ndienja
dhe zemres ia ftohu embelsine
me gjakun vrapon ky shi ne vena
falas telefonon pa ndroje stuhine !..

Sonte bie shi ne ndienja
o zot te mos bie bresher
se atehere ne udhe qe s'dua iken zemra
dhe puthja mund te puthe vetem heshtjen !...


Mos e vritni puthjen


Nje muzike dasme ti shqyen veshet
a thue te gjithe gezohen valle
bardhesine e bjeshkes kishe hedhe mbi supe
rrudha te trishushme ti kishe ne balle.

Sonte e di ti behesh nuse
sonte e di dickate te  eshte rrenjosur
sonte e di pse dukesh e trishtueshme
Sonte e di pse je e perlotur !..

Ti ngrihesh ne kembe e kercen napolonin
kur syte e tu me nje pale sy u pane
po pse e dashur!-syte e tij folin
pse puthjen tone kete dite e vrane!..

E di se jeta ka dallgezim oqeani
kjo dreq pasurie ti semur ndienjat
e thane edhe puthjen qe shperthen si tajfani
e dashurine e le te fleje vetem me endrrat!...

E di vajze qe zoti ta dha embelsine e jetes
te fali dy buze qe prodhojne energji ngrohtesie
por si mangnet me pole te njejta
do te jete ajo puthje qe ka mungese dashurie.


Semafori  i turpit

Autostrada e Europes eshte lodhur nga pesha e makinave
dhe mendte i merren nga shpejtesia e madhe
nen hije semaforesh po te rrokulliset rinia
e bukur e shijshme o vajze  shqiptare !...


E di se kishe lindur per  nje dashuri te stuhishme
e di se kishe lindur per tu bere nene
por ndienjat ti thau kjo aventure e rrezikshme
sa atak pesoi edhe deshmitarja  hene!..

Ti pret qe epshe mashkullore te shuash
si nje placke tregu ne luften e re te Trojes
te gjithe heshtin e  bejne te padukshem
kur semafori i turpin ndiezet e fiket  Europes !..

Lek Gjoka
korrik 2009
Jacksonville Florida USA
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #10 : Qershor 18, 2009, 06:41:25 PD »

Poezi të mbrujtura me mjaltin jetësor.

Nga Sotir Lashova

Vëllimi i tretë poetik "Dallgëzim i oqeanit shpirtëror" i poetit të talentuar Lekë Gjoka rrezaton vërtetësinë se gurrën krijuese e ka të pashterëshme dhe dëshmon ndieshem ngjitjen cilësore poetike.
Subjektet e poezise përmbajnë motive jetësore të kohës, ndërtuar me vargje të kursyera, ku del thelbi i zhveshjes nga lëvozhga , i pastruar nga gëzhutat dhe zgjojnë emocione estetike.."I ftohti shpirtëror hap dritaren...se mergimi ty dhe dashurisë gjakun filloi t'iu shpërlajë."(f. 29)
Vargjet e figurshmë të bëjnë per vete dhe te ndihet sikur dëgjon zërin e çiltër të veçantë të poetit , që gurgullon lirisht me fjalë perla të gjuhës shqipe,pa sforcime e mbingarkesa mjegulluse,siç ndodh te disa poetë që hiqen si te moderuar.
"Gjumin e mora për dore" .... se kisha frike se më rrëzohej shpirtërisht/e nesër do ngurosej në allçinë e ndienjës!.."(f.31).
Poezia e Lekës është mishëruar në hapësirën e hijeshisë së frayave metaforike të shqipes"Trishtimin piva me një gllënkë"..i dehur nga ethet që më gjuati merzia"(f.45) Shiu sot ka dhimbje koke"...e retë i dhanë të pijë aspirinë/por dhimbjen shpirtërorë asnjë ilaq s'e shëroka.(f.63) ...e akujt shpirtërorë zgjasin hapin gjer në re(f.60)
Poetit i vijnë temat pa i kërkuar, i thur vargjet lirshëm , i vesh me ngjyrime leetrare, i kreh, i gdhend e i lëmon me kujdes që ta ndjellim lexuesin në mbrendësinë e meditimit e të mesazhit përcjellës të tyre:"E thinjat po mbijnë si kërpudha të helmatisura/që në mendime mundohen të helmatisin ndienjat"(f.75) , "avuj trishtimitë larë me zhurmë mërgimi e halle."(f.87)
Tek poezia "Kacavirren mendimet" lexojmë " Kacavirren mendimet në pemën e mërzisë..trishtimin mundohem ta gjuaj me heshtje,/ shtij duar dhe ledhatoj imazhin e dashurisë,/ dhe s'dua ti pres bilete vdekjeje!."(f.17)
Megjithese i pamundësuar për arsimim në fushën e gjuhës dhe letërsisë, si dhe larg qendrave letrare, në sajë të dhuntisë së talentit, rradhitet ndjeshëm ndër poetet emigrantë shqiptar-amerikanë e më gjerë; i pasqyruar në botimet e vlerësimet në shyp dhe në faqe interneti. Ai di ti përmbahet gjuhes së njesuar shqipe , për tiu qendruar larg krahinorizmit.Leka ka dëshirë, dashuri e prirje dhe ka hapur drejton në internet faqet:"Lezha Online" , "Kallmeti Online" e ne yahoo toplisten me të madhe shqiptare "Mëmëdheu" etj..etj.., që përcjellin e përgjithësojnë krijimtarinë letrare te autoreve shqiptarë në Amerike,Europe e kudo ne bote ku jetojen shqiparet
Libri përman mjaft poezi , ku strofa katërshe e parë me të fundit kanë rimë e vargje të njejta kuptimplote,që përforcojnë mendimin e krijusit
dhe mesazhin përcjellës te lexuesi.E tillë është dhe poezia"Nata m'i ndrydhi mendimet e mia" , nga e cila rendim strofën e parë e të tretën:
"Nata m'i ndrydhi mendimet e mia/ca rë të shqetësuara vrapojnë si të marra,/të buzëqesh pa ndroje inati e smira/dhe puthjes dashurore po i pergaditet ndarja!..."Nata m'i ndrydhi mendimet e mia/e puthjes në buzë m'i ngriu puthja/u shtriqën te flenë thashethemet e smira/e me rrezatim shpirtëror u ndriçua rruga."(f.79)

Në ndërtimin e poezive tregohet mjeshtër i kujdesshëm.Ato shquhen e shndrisin në përballjen me vjeshërimin prozatik dhe të errësuar që ndeshen jo rrallë në vargëzime mediokre.Fjalët e qëndisura buisin ndjeshmëri adhuruese për të bukurën dhe e mbushin me kënaqësi të hareshme
Geni krijues në shpirtin e tij është lirizmi i brumosur me nektarinmjaltësor të Mëmëdheut ku lindi e u rrit , dhe në Atdheun e dytë që i buis lulëzimi familjar.Këtë motiv përqafon poezia e pare ;"Me dy nëna...",ku shfaqen ndienajt e poetit :"Më fal Shqipëri...ti je nëna ime me e mirë!...Qesh nënë se tashti u bëra me dy nëna...Amerika atdheu im i dyte që më fali lirinë"(f.11-12).

Temat e shumëllojshme marrin ngjyra ylberi e stinësh.Leka i lëndon me mall e trishtim , kujtimet më të dhimbshmë për nënën e babën,që ia përvëluan shpirtin aq shpejt ,larg prej vatrës atërore , i ndarë përjëtësisht.
Marazin e brengën e vargëzon që në faqet e para e deri në poezine e fundit , ku vajton shpirtërisht:"Lamtumirë Nënë!...Jam yt bir,vij pertej oqeanit të trishtimit.....dhe ne gjumin e vdekjes po fle me buzëqeshje.(f.15-16) Krishtlindje ne mungesë të nënës" ...ai shpirt i pazëvendësushëm i fëmijeve...nënë besomë ti je gjallë, shihmë,/shembullimi yt jam unë!?Ah nëne djali yt i burrëruar/nuk mund t'i kyqë dot lotët e dhimbje..(f.47-48).
Përmallimi mallëngjyes pushton vargjet:"Në apelin e dashurive s'kihs mungesë/se Nëna po pushon pak ne ndienajt e fëmijeve!"(f.55)."Pak ethe mergimi"...Eh nënë mungesa jote një hon shpirtëror,/që dot nuk i plotësoj(f.69)"Kur dhimbja të gjuan me shuplaka merzije...vjen nëna si një ëndërr e artë".(f.72)"Mundohem te ndez semaforët e fatit/por përsëri shtë mungesë nëna!".(f.74).
"Dy lotë nga sytë vrapojnë nëpër faqe" të poetit .se ndjen "Mungesa në ditlindje"-n e tij dhe ligjëron:"hap sytë e shoh imazhin e nënës që thotë"/Bir jam unë!Se edhe vdekja për ty urimin s'më ndal!...babai tymoste me vdekjen mërzinë...urimi për ty djalë s'do të jetë kurrë i mungushëm(f.88).
Tematika kushtuar prindërve përbëjne një cikël , që mund të veçohej, ku spikat ndijimi i thellë mallëngjyes ..Te poezia "Dhimbja ka ngarkuar brengën në shpinë" , në kujtim të babait, i turfullon dallgëzimi shpirtëror me timbër thirrës e mendim te ngjeshur: "Hejjj Lekë Gjoka ti dhimbjen mjekoje me shpresë,/lërë Atlantikun ta gjuaje Floriden me shuplaka valësh/në avionin e merzisë nisu pa pendesë,/ që një grusht dhe te hedhesh mbi varrin e babes !...djali mes deti të lotëve me pyet? Tashti o babi që humbëm gjyshin Gjokë,/a do të shkojme në Shqipëri apo përjetë do të kemi ndarje?!...e drejt Kallmetit me mungesa shpirtërore sërisht nga ! ".(f.30)
Shembulli e korektesia në sjelljet e marrëdhëniet si bashkshort ,si prind,familjar,me të afërmit,miq e shokë, e bëjnë Lekën të adhurohet e mirëpritet gjithkund.
Gëzimin e lumturinë familjare , poeti na e jep çiltërisht në poezinë "Dita e babait"(Father's day), ku fëmijët "Naldi" e "Nela" me "dy kartolina", i shfaqin ndienjat shpirtërore ,kartolina e gruas urimin:"Gëzuar Diten e Babit o bashkshort i artë/e diell shpirtëror je gjithnjë!.."Kjo diten mallngjimin për babanë:"me ngeli peng,/se asnjëherë o i çiltër Ate:Përveç buzëqeshjes shpirtërore s'të dhurova/asgjesend!"(f.76)

Një karakteristikë dalluese, në këtë vëllim , dëfton se poeti është dorështrënguar në vargjet për dashurinë, shprehur disi me ndrojë e nuanca alegorikë , te dukura haptas , prej të cilave shkëpusim disa vargje me ndienja erotike:
"Sa kishim filluar ta shijonim cikjen e dashurisë...vetëm asaj s'ia fshihnim dot shijen e puthjes së brishë!(f.66)..nëpër deje shperthen gaz dashurie,/që ndizet vetëm me një puthje a shikim."(f.28)e puthjes i them eja po të pres,/kujdes se dikush të ndal pakëz rrugës ,/se dashuria pi helm gjelozie dhe vdes"(f.38) "Të mos ngatërrohet dashuria,/se shpirti shpirtërisht venitet(f.62)"vitet kanë ngecur e bashkë me të edhe puthja...sonte shiu shtrin duart drejt tokës,/por dashurisë s'po i njom dot buzët."(f.75)
Zëmerbardhësia e paraqet Lekën të thjeshtë ,bamirës i papërtuar për tu ndodhur pranë atyre në nevoje.Me sjelljen e njërezishme dhe talentin letrar ai është i pranishëm jo vetëm në gjirin e bashkatdhetarëve, por edhe me të tjerë qe elidhin marrëdhëniet gjithpërfshirëse ketu në mergim.
Për disa ngjarje mbresëlenese ka thurur vargjePoezia kushtuar Shenjtores shqiptares "Nënë Terezës" shpreh lëndimin shpirtëror të poetit
"...Por një ditë Zoti të thirri e të mori në parajsë....e i the: Më lër dhe pak o Ate!?Të mjekoj shpirtrat e uritur/të kësaj bote të lodhëshme!"(f.53)

Vargjet kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës shfaqin trishtimin që në titull:"Lajmit i ka ngelur lajmi në fyt" ... e di Rugovë, ti ikë trishtueshëm sepse s'e firmose pavarësinë,/megjithëse Pavarësia është ulur këmbëkryq në oxhak!(f.18)
Pikojnë lot vargjet kushtuar "Heroit lezhjan Gentian Marku që ra trimërisht në Irak" ...."Dhe pret vendlindja,/që biri të tretet në dheun e vet,/Gjergj Kastrioti në Lezhë i qesh fytyra/e thote:Heronjtë gjithmonë gjallë kanë me mbetur!"(f.32)Në një tjeter kushtuar ushtarëve amerikanë që ranë heroikisht në kerkim të lirisë, e titullon:"Amerikës iu mbushën sytë me lot" ..Ju puthjën e varrosët në heshtje...që lirinë popujve të robëruar t'iu sillnit në prag!...dhe heronj iu kthen në përjetësi!."(f.37)
Dhimbjen shpirtërore vargëzon në kushtrim të artistit që iku pa kthim:"Dhimbjens'e mbajnë dot ndienjat"...Hej Mark Lëkunda,ti që gjithë jetën mbolle buzëqeshje...zgjohu bre burrë se shokët po lotojnë në heshtje.."(f.35)Ndersa në kushtimin " Mikut tim Agim Bacelli " , në New York pikëllohet për ndienjat e hidhura qe mergimi i solli dhe që i kane "vrarë buzëqeshjen"(f.80)
Me vargje lirike poeti shfaq ndienjat njerëzore ,dashamirëse duke jetuar shqetësimet e gëzimet e shokëve dhe miqve"Shokut tim poetit Ndue Hila"....Mërgimi ta vrau pak buzëqeshjen e ndienjave"...por ti edhe natën e bëre shpirtërisht ditë!(f.77)
Mbresat në takimin e Teksasit të Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, ku shpreh dhe mirënjohje për mikpritjen nga shqqiptarët e Dallasit ,i jep mes vargjeve"U mblodhën shkrimtarë e poete ,/ngarkuar shpirtërisht me vargje e halle/,Shqipëri gezohu për djemtë dhe në djemtë gëzohemi për Nënën e Madhe."(f.61)
Virtytshmëria ia ka hequr lakminë për tu dukur e rënë gjoksit, dhe pse i shquhen veçansi cilësore në ngjitjen drejt lartësive të poezisë.Mëgjithëse është përballuar me vështirsi e të papritura në jetë , dhe me ndonjë pickim poetucësh ,për ta sfiduar, nuk është përkuluar e ligështuar , por me dëshirë,vullnet,pa dëshpërim e meri,e pikon talentin pangutje,lirshëm në haphedhjen letrare.
Zemrën e Lekës e terheq Kallmeti Lezha,Atdheu ,siç thith shiqetën e busullës Poli Magnetik.Syçelësia e kujtimeve ia drithëron telin shpirtërortë mallit përgjithëçka të dashur tek djepi i përkundjes në vendlindje , për të cilin ligjërohet në mjaft poezi:
"Kurrë të mos flija në shtratin e harrimit"...E di ,Kallmeti është zemëruar me mua...ktheu sërisht në apelin e bjeshkëve...(f.19)
Në poezitë vazhduese, mes vargjeve të lira , ndërthuret një bashkëbisedim ndermjet emigrantit dhe vendlindjes.Tek poezia "Kallmeti është mungesë "bëhet lutja:"O Kallmet bekoi pak mërgimtarët kallmetorë!...e di se Bjeshka Vele gjithëmonë do rrijë duke pritur..."(f.22-23)
Mërgimtari psherëtin brengën ankthin,trishtimin të shfaqur me vargje të rimuar e të lira:Kallmeti kish vrarë pak mërzinë"... Një afsh mërzie fryn nga Shkodra ,/për në lezhë niset me nxim,/ në kallmet për një cast ndaloka, i trishtë ishte ky fluturim... i kën të rinjtë udhëve të mergimit ,/ por jo të të gjithë evranë varfërinë...dhe buzëqeshjen shqipe ata po e harrojnë...mërzia udhëton përfundimisht në venat e mija...(f.24-25).
Brëndesia e librit ka të gërshetuar vargjet e lotimit me të haresë,ashtu siç është vërtetësia e jetës, të renditura dhe te poeia"Lezha"...shkrepëtijne ndienajt e Sqipërisë/atje lart në kala/-Gëzohu djalosh se je lezhjan,/shikoje Skënderbeu po të thërret...në të gjithë anlët ku flitet shqip/dhe bijevë anekënd mërgimit,/ me plot shkëlqim iu buzëqeshin sytë...(f.86)
Nervi i syshikimit të Lekë Gjokës nuk pasqyrohet bardhezi , por me larmi ngjyrimesh, të zbukuruara me shprehje të goditura letrare.Veçse është i ndjeshëm ndaj dukurive të papëlqyera që ndodhin në trevën shqiptare, për të cilat ofshama e klithma në vargjet e tij. larg zhanrit mediatik , shiqeton politikën të vetëquajtur e dajthtë dhe e majtë , që nuk po del dot nga llumbataku i grindjeve e krim-korrupsionit, dhe me mirëkuptim të ecin tok me hapa të shpejtuar , pa ndalesë e qorrollisje , në udhën e Bashkësive Evropiane dhe Strukturave Euro-Atlantike, ku shndrit Fari iSHBA,mikut të madh e mbrojtësit të fuqishëm të shqiptarëve.
Shqetësimin e poetit e bashkëbisedon me Frang Bardhin paraardhesin e shquar atdhetar të Kallmetit në poezinë:"Frang Bardhi është inatosur" ..."Kallmeti Frang Bardhi e ka ndërruar fytyrën..por Gjergj Kastrioti është përsëri arbërori-hero,/qe Ti e ke gdhendur përjetësisht në gërma...-Jo, jo -ma kthen Frang Bardhi i inatosur/-Ç'po ngjet me ju o stërnipërit e më?!"..Mes vargjeve të përgjigjes poeti mediton:"...e di se është disi e lodhur politika/e varfëria që kërcen në diell e në hije...(f.49)Dhe në poezine "Mall për Shqipërinë" shfren:"E di Shqipëri se trupi të dhemb...se djemtë po shamatohen për ditë... "(f.51).
Dallgëzimi shpirëror i poetit gurgullon dhimbje,maraz,drobitje,pasigurinë e të pa njohurës ,dhe jehon psherëtimën e çapëlimit në shtiqet pa udhë të jetës ,përmes grygave të malit Gramoz ,"ku udhës se Greqis plumbat vinin"(f.15) në fshatra e qytete të Eladës , ku një"shoqja e fëmijërisë nën hije semaforësh/shuan epshe mashkullore!...(f.71);përmes deteve te Mesdheut e Oqeanit Atlantik , në kapërcimin e shekullit ,me streset e të panjohurës deri në folezën mikpritëse të Atdheut të Dyte , në Floridën e Amerikës së Madhe,të vargëzuara në poezinë:Ndenjat i shtroj në spital"...engjëjt e shpresës në krahë më marrin/më bëjnë një xhiro anembanë botës/e vrapin në Florida ndalin/...Padashje hedh sytë poshtë Adriatikut,/lulet e dhimbjes në mës te detit kishin mbirë,/dallgët i gjuanin me shuplaka në të ikur,/mortja kish ngarkuar në shpinë djalërinë!"(f.43).
Këndvështrimi i Lekë Gjokës ka përmasa që pasqyrohet në tematikën e gjerë , me vizionin e kohës së tanishme dhe shpresën e besimin te ardhmëria më e mirë.Subjektet shtrihen në dy kontinentem, ku vlojnë mendimet për ngjarje e ndodhi të pëlqyera e të mbrapshta dhe shqetësimet për Shqipërinë e Kosovën.Shpirti atdhetar i tij shfren sarkazëm therëse ndaj gjëmava tragjike,tronditëse në Shqipëeri.
Ofshamën e lëshon dhe në vargjet;"Pashë në ëndërr Migjenin"...Shihte i trishtuar fëmijët që me bageti/plumba qorre prisnin/e mësimi në shkolla dot s'fillonte..Qante Migjeni me poemen e mjerimit ndër shtëpia...Qante Migjeni për hijen e zezë mortore/që u vesh Shqipëria...(f.42)
I gulçon shpirti poetit për gjithçka të hidhur :"Ktheji sytë nga Joni shikoje Otranton/e nënës i shpërthejnë lotët, që iu mbuluan më gjëmën...askush s'iu merr dorën...E në hotele më të mirë të kurvçrisë,/lëshohën plot epshe të "mençurit" e Shqipërisë,/me dollarë e ar i stolisin bythoret...E për pak monedha qe ata fitojnë/edhe gruan e vet në krevat të tjetrit e çojnë..."(f.57). Dhe dufi shpërthen me klithmë e thirrje:"Heeej zgjohuni o ju o nipat e Kastriotit,/largoni kopilat që nga dita e sotme...(f.58) ..është shekulli që Shqipërisë se coptuar ,/tia mjekojmë plaget...(f.82).
Brengosjen e ngushëllon me shpresën e pavdekëshmë"Shtriva ndjenjat shpirtërore në oqeanin e shpresës...(f.56)."Por në fund nganjëherë dhe mjerimi dorëzohet."..(f.65)Shqetësimin e thellë shpirtëror ia zbut disi ndienja qetësuese e atdhedashurisë "Vëtem në vendlindje shpirtërisht kam gjithëmonë nxehtë."(f.67).
Pavarësia e Kosovës ,ngjarja më madhore mbarëkombëtare e shekullit ,e lumturon poetin:"Zoti ka bekuar gjithë njerëzit,gjithë kombet/e shqiptaret bekimin po fillojnë ta shijojnë,/Se Kosova më pavarësi po pagëzohet!..."(f.27);...era ledhaton këtë komb me aromë lirie,/që ndihmon të vegjëlit e nuk ia shkel besën mikut/dhe kurrë s'i jep dorën padrejtësive!" (f.21)
Ndjeshmërinë e gëzimit ia tundojnë ngadalësimet zvarritëse të ushtrimit të drejtave institucionale shtetërore gjithëpërfshirësë në trevat e saj:Evropa po thur pëlhurën e pritjes...por ëndrra e shkjaut moj Evrope është e turbullt...Ejjj, Kosovë pash Zotin hapi mirë sytë,/se Evropa të rrëzon edhe dukte të mbajtur për dore,sa të kesh miqtë të mos kesh kurrë frikë,/Miqtë që me Lirinë falen në Faltore."(f.20-21)
Tragjedia shekullore e kombit e ther në shpirt poetin.Gjëmon poezia dy e kater vargjesh"O moj Shqipëri!"...Zgjohuni shqiptarë se ra këmbana e zgjimit,/ushton zëri i Ismali qemailt dhe i Isa Boletinit!...Le të ushtojnë Bjeshkët ,le të dridhet shkjau,/le të mbytet greku aty ke vau!..Më tashti s'durohet se dielli ka dalë,/e ty Shqipëri po të qesh fytyra,/bashkimi i trojeve rrugës u nis duke ardhur,/gjithmonë Zojë e Rëndë do të jetë Shqipëria !"(f.83-84)


Në mbyllje të këtyre radhëve po ndalem pak për titullin e librit,me shprehjen dome thënëse mishëruar me pamjen e kreshtës dallgëzore oqeanike në kapak,deshmon se poeti di të vërë atë që është joshëse,grishëse e ledhatuese për lexuesin,dhe ti përfaqësojë mendimin e tij poetik në tematikën tërësore të përmbledhjes.
Shpreja e përzgjedhur e titullit ,i ndriçon përgjithësisht poeyitë e librit.Vargjet kuptimplote i gjejme dhe te poezia :"Jam malësor" , me veçansi vargëzimi e strofash me katër,pesë e gjashtë vargjesh të lira:"Jam malësor...e di...edhe në Florida ku malet janë në mërgim...se shpirti ims'pranon të rrijë në hije!...se oqeani shpirtëror është i pandërprerë,herë i vrullshëm, herë i ngadalshëm,siç është vetë jeta.
Lekë Gjoka lundron në dallgëzimet me kreshta vargjesh poetike ,dhe lexuesi , e uron me dashamirësi dhe pret me etje libra të tjera me mjaltin në hojet e vargjeve të poezive të këtij poeti të talentuar .
Tashmë që i ka kapur shkallinat e para në poezi ,presim jo vetëm libra poezish ,por dhe në zhanret letrare të prozës,duke shprehur besimin e bindjen se talenti i tij do të shndrisë.


Sotir Lashova shkrimtar
Jacksonville Florida
Tetor 2008


* dallgezim_i_oqeanit_shpirteor.jpg (28.92 KB, 390x600 - shikuar 255 here.)
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #9 : Qershor 17, 2009, 12:01:55 MD »

S'i shtrij dot ndienjat per ne Kallmet

Kjo vere ne Florida mundohet te me djege shpirterisht
se e din se nuk e shuaj dot etjen ne burimet e Veles
edhe sikur te pi tere oqeanin Atlantik
perseri do me trokase ne dere etja e se nesermes !..

S'i shtrij dot ndienjat per ne Kallmet
se etja ngarkuar ne mergim me ka prere rrugen
perroi i qershise eshte thare se mungojne djemte
e bjeshka Vele qan se s'e shijon dot me puthjen !..

Rrokullisen vitet nderrohen brezat
prinderit po flejn gjumin e pazgjuar nen dellinje
vetem gushti eshte ai qe e vret heshtjen
se djemte mergimtare uje ne bjeshken Vele pijne !..


Kjo vere ne Florida po me djeg shpirterisht
se s'i shtrij dot ndienjat per ne Kallmet
se s'e shuaj dot etjen qe me djeg ne shpirt
ndaj puth vetmine qe ne klase s'po mbet !...

Lek Gjoka
qershor 2009
Jacksonville Florida
Identifikuar
Albkallmeti
Administrator
Full Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 106


Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #8 : Prill 01, 2009, 10:25:06 MD »

Nje prilli !....
-Dita e rrenave

Gjumin per veshesh nata ma kap
dhe nje prillit i leshon nje fishkellime
e vjen nje prilli ky rrenacak
i lodhur e me djersine !...

Ku je,ku ishe,ka rrejte sot?
nata e bombardon me pyetje
merr fryme nje prilli e nje çast i thote
me ty po flija po ti ndienja s'kishe !..

Dy here te putha por ti s'degjove
dhe syte i hape plot me nge..
..-nuk kisha syze e ti me qorrove
por nje puthje te rastit e pashe t'varun ne pe !..

E dita t'buzeqesh e nata per gjume shtriqet
nje prilli merr fryme hareshem
lane faqet me thashethema ditesh
e pin mushtin e lajmeve te rrejshme !..

Sot te gjithe rrejne ,te gjithe festojne
te gjithe sot behen pasanike
nje prille te perhershem kane vetem ato
qe zgjohen per çdo mengjes me ty o Politike !....

Lek Gjoka
Jacksonville Florida 1 prill 2009
Identifikuar
Albkallmeti
Administrator
Full Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 106


Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #7 : Mars 22, 2009, 07:31:04 MD »

Cikel poetik nga vellimi "Lotet e Puthjes" i poetit kallmetor Lek Gjoka

Më mori malli për Kallmetin

Më mori malli për një copë qiell të kalter
mallin e zgjidha
shokut që iku në Shqipëri i thashë te ma nistë
                                          më postë nga Kallmeti
po si t'ia bëj më mori malli edhe për Velën
dhe malin e Velës s'e zë asnjë letër !
Sodis reaklamat autostradës së lodhur të Rafinës
Malli që më mbiu fill pas buzëqeshjes vajzërore
pa mëshire me godet, me cekanin e ndienjes
Kallmet e di ti s'ke krahë të fluturosh
                                          e të vish në Athinë
    ndaj po të dërgoj  ndienjat  e zemrës
 që ngrohtë të ma mbash në prehër !..


Rafine Athine 1991

Një dashuri në arkivol 


Dimër është a pranverë?-pyas gjakun
Hesht ai...
U fik semafori i një jete
në arkivol u shtri të fleje një dashuri
Lotët u bënë stalaktike nëpër faqe
Zajza-nuse nga arkivoli të buzeqesh
Zemra e nënës si toke e etur u plas
Ku është shtriga Mortja që e rrembeu
                                          këtë lule
Çirren bjeshket për rreth
Veç  heshtje e lot ish ngarkuar kortezhi i zi
veç ajo vajze dhe bjeshket ishin veshur nuse
nga dhimbja një shkrep u rrëzua e vdiq në humnerë
e lumin e lotëve as shtrati i Amazonës s'e merrte !...
     
                 1995

Vështroj nga mali i Velës Kallmetin

Në prehërin tënd o Velë e bardhë qëndroj
unë bashkshort me dhimbjën varfërinë
Ullinjtë-fantazma në Kallmet me sy i ledhatoj
shpirti rri me to dhe trupi niset në mërgim !..

E di:Atje dhe toka dhe lisat e ullinjtë
dhe uji të huaj do jenë për mua
po ,si tia bëj se gruri është tu u mbarue
fol,pra ,moj Velë a te vdes apo duhet me jetue?

Një qarje foshnjore që nga Kallmeti
me mua dhe me Velën përqafohen
Dy lotë mallinë një shpirt të trazuar
vallë në kandarin e zemrës së nënës a mund të peshohem?!..

                                   Kallmet Lezhe 1991

Vështroj nga Kallmeti malin e Veles

Zhurmat e jetës filluan të shuhen ngadalë
sot në Kallmet ra shi
ky lloj shiu asnjëherë s'është parë
se të lagu në të brishtin gji!

Blegërimë dhish.Muzikë e zakonshmë këmborësh
një soditje e rastit e maturantës capkëne
një valle e lehtë e erës me flokët e saj loz...
Vjen lajmi se lisat e Velës rrugën e mërgimtarit morën

Kallmeti sakaq bëhët gadi të flejë gjumë me barkun bosh
Qarjë femijësh, lot nënash e të dashurash
që s'po shtërojnë asnjë çikë
  Pëlcasin gurrët e lotëve të Velës
 për lisat që nisën në mërgim
E,ndoshta këto  s'do të shterojnë asnjë  ditë !..

                          Kallmet Lezhe 1991



Zemerimi i ndienjave

Zemerohen ndienjat me vetveten
e grinden keq
Shahen-se marr nepër gojë diellin,yjët,Kallmetin
Shahen-se neonet u shtrinë të flenë në gjirin e Kretes
Shahen-se unë fjaleve në letër iu jap jetë
Shahen-se kam mësuar gjuhën e zogjve
Shqahen-se me merr malli për malin Velë
Shahen-se nuk ka rrugë të lire Lezhë-Krete !...
   
               Iraklo 1993
Vajzat

Se si i duken vajzat  një djali njëzet vjeçar
si vala e Adriatikut që kur i afrohesh s'e kap dot
si reja e bardhë që me malin e Veles takohet
 dhe sa afrohesh ti prap iken
si bora e verës që pret vjeshtën e dimrin të shkrijë
si Himalajet që ngjitesh e ngjitesh e dot s'i del në krye
Po sa të njerëzishme janë vajzat
qenie të shijshme,teper të ëmbla e mjaft të kuptushme
që shkrihen nga legjenda
me një buzëqeshje dhe puthje te qete djalërie...



Lotet e Puthjes

Larg në dhe te huaj
kur syte veç në enderr ti pashë
në buze qendrijnë pakez lote te puthjes
pakez lote te puthjes se thate !..

Nata rend mbi dallge te lodhjes
ndienjat marrin udhe të gjate
qëndrojnë pak në oborr te shkolles
Ne vjeshte pemet s'di pse qajnë?

(Mos kjo stine iu vodhi rrobat ?!
Ah e dashur buzët qajnë
këtu larg në dhe te huaj
kater stinet vjeshte jane
s'po shterojnë lotet e puthjes !..


Neonet u shtrinë të flenë

Neonet u munduan ta mbysin këtë natë
që u zemërua nga kercitja e dhëmbëve-dallgë të detit
Fund prilli rrëshqet ngadalë
mbi rrotat e ndryshkura të mërgimit
Rafina:Platia e heshtur
Teliosen voltat e albanezeve
Astrinomia!
Terma.Nata sapo dha shpirt
neonet u shtrinë të flenë:

Natë gushti në Kretë

Përseri jeta u zgjua nga gjumi
i dimrit të lodhur
nga rrahjet e perditshme e valeve
e mbi brigjet e dobësuera të Hersonisos
Sërishmi nisen të rrjedhin puthjet
 në mes të rrugës, bulevardit apo diskos
Natë e zakonshme gushti që gjumin tremb
Limani është dehur nga zhurma e jetës
një gotë uiski e hedh në të ikur
për Iraklo apo kush djallin e di se ku
ah zeus
trembe ti dimrin
që u nis për këtu
se limani bie në gjumë
e puthjët marrin udhë për varreza
dhe jeta shtrohët në spital për sorum
në një pritje të gjatë që të trokasë pranvera !


Një vajze ecen neper shi !..

Ecen një vajze neper shi si në legjende
s'ecen me kembe ecen me zemer
dhe s'pyet nese gjiri i rejes rrjedh
shi,bore apo breshër !

Ecën ajo si legjenda drejt legjendës
vezullimi i syve te saj të gjitha rete i zhduku
e di,shumë larg rri fshehur një zemer
që pulson njëhërësh me zemrën tende flutur !..

Në Kretë u fikën dritat

Mesverë e lodhur nga dashuritë ish
dritat u shtrinë të flenë qetë-qetë
turistët i ndezen qirinjtë
e pa neonë putheshin lehtë-lehtë !
Në Krete u fikën dritat një natë
Alarm i madh gjer në OKB!
qesh unë shqiptari varfanjak
qesh dhe nuk e di se pse?...

Kush e solli dashurinë ?

Mëngjesi i lau faqet
mesdita i krehu floket
era ia shkundi mendimet
dhe ia thau lotet !

Ora ia dha vrapit
sytë me qiellin nderrohen
detrat po bertasin
detrat zemerohen !.

Se s'ka më uje lotesh
se u shterr trishtimi
s'kanë si mbushen botet
e ketij zemerimi !.

Nuk shterrojnë dot kënget
por buruan puthjet
dita lind per syte
nata lind per buzet!...

Ora ia tha vrapit
dhe në planetin tjeter
u takua më djalin
e me puthjen e vjeter !..



Lek Gjokaa
"Lotet e puthjes" Tirane 2002
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #6 : Mars 20, 2009, 04:33:00 MD »


Lekë Gjoka
Writer
           

Bio
Lekë Gjoka ka lindur me 6 Prill 1970 në Kallmet të Lezhës, një nga fshatrat më të bukura në Shqiperinë e Veriut, me një gjelbërim të përhershëm, me ujëra të bollshëm, me njerëz punetorë e artdashësh. Këtë fshat e identifikojnë edhe me verën e tij të famshme "Kallmet", e të tjeret e indetifikojne me leksikografin e parë shqiptar, e patriotin e madh Frang Bardhi. Autori Lekë Gjoka në fillim të vitit 1991, duke mos duruar dot ofshamat e fundit të komunizmit, që kërkonin të merrnin, në varrin greminë që po binte, me qindra jetë djaloshare, arratiset nga ushria në Ersekë të Kolonjës për në Greqi, ku ne Athine njihet me poetin, publicistin e gazetarin e talentuar Kolec Traboini, ku nis të botoje reportazhe, artikuj dhe cikle me poezi në gazetën "Egnatia", që botohej në Greqi nga Koleci. Lekë Gjoka është një fitimtar i përhershem mbi rropatjet e tranvajat e jetës. Në vitin 2001 botoi vëllimin e parë poetik "Lotët e puthjes", që pasoi në vitin 2003 me vëllimin e dytë "Diellin e kapa për veshësh".
Cikle me poezi janë botuar në antologjinë poetike: 1- "Ballada e largësive" (1995), 2- 45 poetë për Lezhën" (1996), 3- "Pas Migjenit (2001), si dhe në mjaft gazeta si në Diasporë, ashtu edhe ne Tiranë, Prishtinë, etj. Drejton në internet faqen Lezhe Online dhe ne Yahoo, toplisten me te madhe shqiptare MEMEDHEU...
Që në vitin 1998 jeton në Jacksonville, Florida, SHBA sëbashku me bashkshorten Bardha, dhe dy femijët Donald dhe Daniela Gjoka...

Pjesë nga krijimtaria:


Lotët e Puthjes

Larg në dhé të huaj
kur sytë veç në ëndërr t'i pashë
në buzë qëndrojnë pakëz lotë të puthjes
pakëz lotë të puthjes së thatë !...

Nata rend mbi dallgë të lodhjes
ndjenjat marrin udhë të gjatë
qëndrojnë pak në oborr të shkollës
Në vjeshtë pemët s'di pse qajnë?
(Mos kjo stinë iu vodhi rrobat ?!)

Ah e dashur, buzët qajnë
këtu larg në dhe të huaj
katër stinët vjeshtë janë
s'po shterojnë lotët e puthjes !..


Ç'mu rishfaq Migjeni udhëve të Athinës

Ishte çmendur makina e pronarit dhe me vrap
si kalë i hazdisur rendte autostradës
por semafori i kuq për krahu e kap
dhe ia nxierr kllapinë.
Kokën kthej mënjanë, sytë shohin në dritare një vocërrak
që asnjë pikë gjaku në fytyrë s'i kish mbirë!
- Më fal pesë lekë se dua të jetoj - më tha ai shqip
Zgjata paret e ia dhashë, u mbyllën vetë sytë
përpara Migjeni i zverdhur m'u fanit.
Është ca e lasuar Athina dhe bën zhurmë
s'i bie ndërmend se ka ndonjë vocërrak shqiptar
që për shtëpi ka lulishten
e për mbulojë ajrin e verës
Vallë vargjet kush për fyti po m'i kap
lotët e zemres?
- Ik në Shqiperi ! - mu duk se i thashe
se vetëm atje do të të falin ndonjë copë jetë
se si m'u zhduk papritmas ai vocërrak
se makina sërishmi m'u çmend !...


Kush e solli dashurinë?

Mëngjesi i lau faqet
mesdita i krehu flokët
era ia shkundi mendimet
dhe ia thau lotët !

Ora ia dha vrapit
sytë me qiellin ndërrohen
detrat po bërtasin
detrat zemërohen !

Se s'ka më ujë lotësh
se u shterr trishtimi
s'kanë si mbushen botët
e këtij zemërimi !

Nuk shterrojnë dot këngët
por buruan puthjet
dita lind për sytë
nata vjen për buzët!...

Ora ia tha vrapit
dhe në planetin tjetër
u takua më djalin
e me puthjen e vjetër !...


Trokitmë dhe mua në derë !...

Shqipni shihmë drejt e në sy
sërisht me ty po flas prapë
pse ule kryet unë e di
por jeta ngajherë tregohet e praptë !...

Shikon ti vashat e tua t'fildishta
që këmbët e turpit hapin Europës
ato që nuk do shpërthejnë kurrë filiza
ndal Shqipni, mos i bjere me grushta kokës !...

Shihme Shqipni vijë nga larg
atje ku nderin s'e peshojnë peshoret
për krye të bjeshkëve nuk po të rrej sak
pse më sheh ashtu Shqipni, a s'të besohet ?...

Më buzeqesh pak nana disi e turpnume
e nga sytë i thehen si qelq dy bulëza loti
shtrin duart të ashpërsume
e më merr në prehër, që kundërmonte erë baroti !...

- Eh birë! - psherëtin nana prej përmallisë
dhe nis të numëroje thinjat me rradhë
kur ikët ju prej shtëpisë
veç dritë e shpresë iu shpërthente në ballë !...

E di moj nanë se malli m'i mbolli thinjat
dhe trishtimi m'i vadiste papushim
me bojë shpirtërore do t'i ngjyros ndienjat
e prapë do ngarkoj në shpinë djalërinë !...

Më fal nana, se ndaloi treni i shpresës
e do nisem prapë se biletën e kam prerë
kur të vish ndojherë tek bijtë mëngjesesh
tokitmë lehtë edhe mua në derë !...

Shtator 2002


Diellin kapa për veshesh !...

Diellin kapa për veshesh naten një dite
dhe ai me pa me inat
në trup e kapluan ca të dridhura si mornice
e një të zbehtë fytyres i trokiti në prag !..

Ah !- shfryu dielli - kur ia lëshova veshet
e tonëlata vransire i shpërthyen sytë
male zemerimesh kercitnin mengjesesh
e në pellgjet e trishtimit notonin merzite !..

Me shikonte dielli si i turrullosur
- çfarë ke me mua ? - më tha
ta dish unë Shqipërinë nuk ta kam ftohur
e lumin u mundova te pi por ajo mbrenda ra !..

- Më fal !- i thashe me një shikim
dhe desha prap për veshesh ta kap
por shoh tek rrokulliset disi me e qeshur Shqipërinë
e dielli shtriu duart dhe e ledhatontë tere merak !...


E tash Shqipni vaun e gjete !...

Shqipni tash shtrimna dorën
me gjuhën e erës po të flas
n'rrokullime e larguam kohën
e n'udhen e mallit rreshkas !...

Po tash folmë lumi ka va
një sy t'loton
e dhimbja s'nxierr za
e bjeshka shpirtrishtuar rënkon !...

... Por prapë ti nanë hijshëm e man shtatin
e më nis me postën e shpirtit një buzëqeshje
që kishte ngarkuar në shpinë fatin
në këtë udhë me kthesa e leqe !...

Krahët udhës së shekujve t'i prenë
por duan edhe shpirtin ta marrin
heeej shqiptar ktheje kokën shihe folenë
mjergull e tym ecën në një udhë me shqiptarin !...

... Pakëz dritë, pakëz shpresë
si një syth lisi, që do të ringjallë lisin e prerë
hap dritaren e shpresës pa përtesë
e shfryj kur fryn idhshëm e helmuara erë !...

E tash Shqipni në lumë ke ra
por vaun buzëgaz e ke gjetë
dhe ecën me ngulm, se syri s'loton e dhimbja n'varr ka ra
e buzëqeshja jote hap portën e shpirtit ashtu lehtë-lehtë !...


Kacavirren mendimet

Kacavirren mendimet në pemen e merzisë
qiejt shpirtërorë i ledhatoj me buzëqeshje
mendimet veshin trikën e trishtë
ndal frymen ; e një çast mendimet i gjuaj me heshtje !..

Ngatërrohën planetet e dashurisë
në ketë stinë dashurie ngatërrohen rrotullimet
dielli i shpreses mundohet të mos japë shpirt
megjithese drejt shtratit te vdekjes po shtriqen përqafimet !..

Pemet shpirtërorë po thahen e lëshohen ne denesa lotësh
se dikur pas puthjës rigonte ëmbelsi
e zjarri i ngrohtësise oqeane epshesh shijonte
dhe male trishtimesh e tonelata thashathemesh i bënte hi !..

Kacavirren mendimet në pemen e merzise
trishtimin mundohëm ta gjuaj me heshtje
shtrij duar e ledhatoj imazhin e dashurisë
dhe s’dua ti pres bilete vdekjeje !...


Amerikes iu mbushen sytë me lot
- Ushtareve Amerikane
qe rane herokisht në kerkim të lirise.

Ju puthjen e varroset në heshtje
të përlotura rete iu veshtrojne nga lart
u niset udheve të vdekjes me pak rreze shprese
që Lirine popujve të robëruar tiu sillnit në prag !..

Nga lart rete rigojnë shi të idhet baroti
përdore me vdekjen ecni në cdo hap
qe të kapni ato qe në kopshtin e brishte mbjellin
vdekjen e terrorin
dhe qe popujve lirinë iu mbyllen në kafaz !...

Por… Një çast vdekja shtrihet plot qejf
duke harruar që ju vdekjen e keni vrarë me liri
vetem puthjën iu varros në heshtjen e blerte
dhe heronjë iu kthen në përjetësi !...

Amerikes iu mbushen sytë me lot
për një çast Amerika ndaloi frymarrjen
shtrin duart plot dhimbje e ferkon heronjtë
e në ndienjen e pavdeksise iu uron Mireseardhjen !...


Nenat

Kur dhimbja ne shpirt të gjuan me shuplaka merzije
dhe dielli shpirtëror te shikon me inat
kur dita e lodhur ta fiku semaforin e fatit
vjen nena si ne nje ëndërr të arte.

E dhimbja ne çast iken rreshqathi te mbytet ne det
dhe dielli shpirteror te fal ledhatime
fati te merr ne krahe pa pertim e tuj qesh
merzija e mbyll rubinetin e nuk ka me shi dhimbjeje!

Nena kjo ndienje e qeshur si vete pranvera
por kur ajo është mungese
ke gjithmone tallaze shpirterore
dhe asnjehere ndienjat nuk kane me qeshe !..


Shqiperi gezohu per djemte...
- ne takimin e Texasit te SHSHSHA.

Kur nata po mundohet te zgjohet nga gjumi
turruvrap u mbyt ne oqean
notin mire nata kishte mesuar
por llogarite s'i dolen taman!..

Texsasi sonte e nderroi buzeqeshjen
dhe rruget e ndryshuan rrahjen
oqeani po degjonte me vemendje biseden
e me perqafime dallgesh na uroi mireseardhjen !...

S'e dinim se shqiptaret e Dallasit
keto sterniper te Kastriotit
ne damare pa stacion ndalese rendte gjaku i mikpritjes
qe s'ishte pare ne dite te sotit !...

U mbledhen shkrimtare e poete
ngarkuar shpirterisht me vargje e halle
Shqiperi gezohu per djemte
dhe ne djemte gezohemi per Nenen e Madhe

                                                            Lotet e puthjes e kam lexuar por keto te tjeret jo!
Identifikuar
Albkallmeti
Administrator
Full Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 106


Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #5 : Mars 18, 2009, 09:48:29 PD »

Dhimbja ka ngarkuar dhimbjen ne shpine!.
Cikel poetik per prinderit nga Lek Gjoka Jacksonville  Florida  USA(Kallmet Lezhe ALbania).

Ne apelin e dashurive  do mungoje NENA ?!..
 
Papritmas kur nata shtriqet e pergjumur
ca grimza idhnije notonin ne vena
dhe dielli shpirtrorë padashje gjunjezohet
se ne apelin e dashurive mungonte NENA !..
 
Dhe hena tashti kish nderruar ndriçimin
dhe era kishte tjeter shije
dhe dallget  e gjuanin me shuplaka resh zhgenimin
ne diell dhe ne hije!...
 
E telefonit i ishin keputur gjunjet
se nuk e degjonte dot me zerin e nenes
pshererin merzija e pergjumur
e lare pakez me vesen e henes !...
 
Nata po mundohet te fleje
e hena te hedh nje veshtrim vetmie
ne apelin e dashurive s'kishte mungese
se NENA po pushon pak ne ndienjat e femijeve !
..Nena s'ka kurre vdekje
                          vetem te emblen  rilindje !....


         
  Nenat

Kur dhimbja ne shpirt të gjuan me shuplaka merzije
dhe dielli shpirtëror te shikon me inat
kur dita e lodhur ta fiku semaforin e fatit
vjen nena si ne nje ëndërr të arte.

E dhimbja ne çast iken rreshqathi te mbytet ne det
dhe dielli shpirteror te fal ledhatime
fati te merr ne krahe pa pertim e tuj qesh
merzija e mbyll rubinetin e nuk ka me shi dhimbjeje!

Nena kjo ndienje e qeshur si vete pranvera
por kur ajo është mungese
ke gjithmone tallaze shpirterore
dhe asnjehere ndienjat nuk kane me qeshe !..


Me dy nëna..
-Një ditë para betimit për nështesi Amerikane


Nata nuk e di pse gjumin e gjuajti më shkelm
dhe orës i tha ti ec por mos bëj zhurmë
e ndienjat mërgimin e varin në tel
se zemra përgatitet të udhëtojë në dy udhë !...

Më fal Shqipëri por nesër
do të bëhem qytetar i botës së lirë
por ti je atdheu im i parë
por ti je nëna ime më e mirë !..

Shqipëria më sheh disi e mërzitur
shfryn e në këmbë ngrin Jonin e Adriatikun
eh mor birë e di pse keni ikur
por shpirti im do rri gjithmonë i trishtur !..

Se fëmitë e tu do harrojnë se c'pemë i mbolli
se thonë se vendi i huaj të ha
do harrojnë të flasin më gurgullimat e bjeshkëve
e ajri i trishti gjakun ka me ju shpëla !..

Jo nënë ti hidhe mërzinë e idhnimin n'humnerë
më shiko se në çast do të të qeshin sytë
të thashë ti je atdheu im i parë
e Amerika e lirë atdheu im i dytë !...

Qesh nënë se tashti u bëra me dy nëna
ti që më mësove të flas me male e dete
Amerika atdheu im i dytë që më fali lirinë
që nëpër botë shqiptarëve poi a mbyllin në çels !...

       NENES ....

Sa jete kemi qe s'jemi pare bashke
dhe mali i Veles dridhet prej mallit
ah nene sa i shijshem gjumi ne dyshekun me kashte
edhe te ftohtin atehere e ngrohnim prane zjarrit !..

Ah nene s'po te rrej jam yt bire
jam pulsi i jetes tende
por ika une per te vrare varferine
ika nene me ty ne mendje !..

Atehere kur kembet putheshin me te ftohtin
dhe ne shkolle mesoja  abc-ne
trishtimi rruges ma vrau te ngrohtin
por jo ngrohtesine tende nene !..


Dhe ikja larg teje shume here
dhimbja lozte me kembet e mia
merzija frynte furishem si ere
e cdo dite prej mallit te mbinin thinja !..

Sa jete kemi qe s'u pame bashke
me not se kaloj dot lumin e mallit
me telefon fola me Velen e bardhe
as Vela mal s'ma shoi zjarrin !..

Nene s'po te rrej me posten e ndienja
imazhin po ta nis
pritme nene ja ku erdha
po ti nene kur do te vish ?!...

              2002

         Në ëndërr !..

Kur dielli u shtri te flerë
strukur në gji te maleve
e hena permes reve shkonte
lozonjare
se kush vjen e troket në dritaren-ëndërr!..
Unë s'e kisha ndiere kur më mbuloji në gjume
si dikur kur zbulohesha nga ethet e matures
veç gjaku ia dha vrapit në dejet e ngushtë,
e balli mori zjarr nga embelsia e puthjes !....
Ah për bese s'po rrej
Sonte në Athine pashe në enderr nënen !..

                   Athine 1991

        Qajnë nënat

E gjora vjeshtë kishte shkuar për gjumë
e dehur nga ahengu i dasmave
qan,s'di pse qan kaq shumë
mos qan për natën e akujve?
Apo qan për krevatin bashkshortor të boshatisur
mëgjithëse kish lindur për në dashuri të stuhishme
por fryn shumë murlani i varfërisë
dhe dashuritë në mërgim i niste!.
Qan vjeshta me lot nënash
qan prej përmallimit më çurka lotësh dhe hëna
Ah për besë s'po rrej
në Shqipëri qajnë për bijtë mërgimtarë Nënat !..
   
                 Krete Greqi 1993

Dhimbja ka ngarkuar dhimbjen ne shpine!...
- Babes Gjoke qe nuk jeton me

Dielli u fshen disi i trishtuar
dhe bjeshka Vele merzitur uli koken
Kallmeti dhimbjen ne shpine kishte ngarkuar
dhe idhshem serisht kaleron me morden!...

Hejjj!...Lek Gjoka ti dhimbjen mjekoje me shprese
lere Atlantikun ta gjuje Floriden me shuplaka valesh
Ne avionin e merzise nisu pa pendese
qe nje grush dhe te hedhesh mbi varrin e babes!...

Femijet trishtueshem shperthejne ne lot
te ferkojne ndienjat e dhimbjes e bertasin me te madhe
tashti o babi qe humbem gjyshin Gjoke
a do shkojme me ne Shqiperi apo perjete do te kemi ndarje?!...

Dhimbja mi ka ngrire ndienjat e gojen ma ka kyqur
ferkoj dy femijet engjuj dhe dot nuk flas
ne shpine te avionit ngrarkoj dhimbjen ne shpine
e drejt Kallmetit me mungesa shpirterore serisht ngas!...


Lamtumire Nane !
-nanes seme ma te dashures ne bote
 
Pash zoten o jete shihme ne sy
dhimbjen ma gjuaj me grushta merzije
trishtimin ma laj me lotet e mi
dhe mallin ma len te pushoje pak nen hije !..
 
Askush s'ka me trokite ne dritare
askush s'do mi ferkoje floket e mallit
askush s'do ma puthe ma ballin
vetem qarja ngarkur me lotet e malit!..
 
Nane ku je folme
jam yt bir vij pertej oqeanit te trishtimit
hapi syte te mi shikosh si dikur
kur udhes se Greqis pumbat vinin
e ti thojshe "O zot,o Krisht  ma ruaj ma juaj mu djalin"
e zoti,e Krishti  nanes ia degjoj BEKIMIN !..
 
Se boll mordja mergim na trokiti ne shpi
sa lumenj loti Vela derdhi mbi Kallmet
nane hapi syte te me shohesh perseri
megjithese tuj deke thoje "mos ma trazoni djalin Leke" !..
 
Hapi syte nane te  thote dhe nana jote 100 vjeqe
se djali nga Amerika ka ardhe me ti pa syte
tre muaj ma pare e puthje ne balle
e shpirti tu ba naten tane drite !..
 
Por mordja ti syte s'ti len ti hapesh
dhe  gjumin e vdekjes po fle me buzqeshje
shpirti yt o nane te pushofte ne paqe
e bekimin paq ne jeten e pertejshme..
Ti je per mua nana ma e mira ne bote
nje nane qe s'ka me pas kurre dekje!...


Mungesa shpirterore

Po mardhihin ndienjat nen diellin pervelues te korrikut
zemren e kane kapluar ca ethe me dridherime
i jap doren ndiennjave,i buzeqesh shokut e mikut
por .. oooh  o Zot asgje s'po ma largon ftohtesine !...

E  di se kam shume mungesa  shpirterore
qe sikur komplet diellin ta pi
s'kam per te pase kurrsesi ngrohje
se ngrohtesi nene s'mund te kete dy !...

Por ti nene fle e qete ne boten e pertejme
qe askush s'ka deshire qe bileten ta prese
e di qe jeta ka lindje rritje e vdekje
ndaj ftohtesine shpirterore askush s'mund ta nxehe !..

Dhe ti babe nuk tymos ma me llulle tymin e merzise
qe yt bire mergimtar ta mbodhi per mbi toke
dridherohen ndienjat prej ftohtesise
por kur ke mungesa shpirterore s'ke ma pase kurre ngrohte !...

Po mardhifin ndienjat nen diellin pervelues te korrikut
mungesat shpirterore po vihen ne rradhe
Atdhe edhe ti je mungese qe me jep te ftohte
dhe ndienjat shpirterore me zore e ngarkojne tere kete mall !...


Naten dua ta vras me heshtje


Naten dua ta vras me heshtje
qe lodhjen ka ngarkuar ne ndienja
mundohem te ndez semaforin e fatit
por perseri eshte mungese nena!...

Puthes mundohem ti afroj nje puthje
dashurise i afroj nje ledhatim
por serishmi renkon idhnueshem
se puthja ka fillur te ftohet ne mergim !...

Nuk e di kush djallin ores ia stopon agrepat
dhe naten ma len te ngarkuar pa cak
por perseri kete nate vjen nena ne imazhin e zemres
dhe puthja ajsbergun e ftohes e ben zap !...

Naten dua ta vras me heshtje
oh zot sikur te me vrasin heshtjen
atehere dashuria do te vdese me ndienjen
dhe asnje diell shpirteror nuk do te ma mbushe mungesen !..
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #4 : Mars 07, 2009, 03:03:41 MD »

Fluturuan ndienjat ne asfaltet epshore-Cikel poetik me poezi dashuria nga "Lotet e puthjes"dhe "Diellin e kapa per veshesh" per miqte e mi ne Facebook(LEK GJOKA)

Shen Valentini
(dashuria është si stalaktit qe e plas trishtimi!)

Pertej dritares se trishtimit seç trokoti kjo dite
duke vrare hallet e sherret e perditshme
erdhi e qete pa zhurme por ne deje solli stuhitë
e syte e dashurise moren ngjyra të shndritshme.

E pyet dashuria e merguar një çast
kur unë do kthehem nga mergimi
ajo i solli të dashurin e puthjet rrodhen varg
në shtratin e vdekjes u shtrinë male trishtimi.

E qielli me litare shiu shtrin duart drejt tokes
sikur do të puthej me të dashuren e saj
sikur do te laj zenkat qe jetes se lodhshme buroken
sikur...le te shkrihesh ngajhere prej dashurise edhe në vaj!

E një dashuri tek kacafytej ne shtratin bashkshortor
duke e rrukullime në ethet e dikurshme
e theu me zhurme e rrapullime akullin shpirtror
dhe e qete u leshua drejt shijes se buzeve!..

Dhe luleve kete dite se si iu shndrisin syte
sikur veç ato të jene deshmitare
kur në trupat e zjarrmume ndizen e shperthejne dashurite
dhe arrome e luleve ne dhomë frynte si e marre!...

Trishtimin piva me një gllënkë!...

Trishtimin piva me një gllënkë
i dehur nga ethet qe me gjuajti merzia
ajrin për veshesh kapa një moment
qe trokiste në portën e ëndrrava të mija!..

Rruget që të shpien të zjarrmia e puthjes
i mbyllën me çelsin e vetmise
lëshohen në autostraten e ndienjave fitore e humbje
ne një duel të trishtë!..

Ajri më shikon në bisht të syrit
e m'thotë lëshoje veshin o njeri
unë po të zgjoj nga ëndrrat e keqija
që i mbodhen plot qejf në ketë planet me shi!..

Shikoj vetminë tendë të përlotur
qe ti e stokove me buzeqeshje
pakëz trishtim leshohet që ndienjat me ti ndotur
por prapë kthehet në shtratin e vdekjes Heshtje!..

Trishtimin piva me një gllënkë
e trishtimi me kthehet mua më me pi
buzeshja ime i ngeli në fyt
ndaj kthehet mbrapsht ngarkuar me merzi!...



U mbyllen doganat

Qiejt e syve u vranë
doganat që të çojnë tek ti u mbyllën
zemërime ndienjash në ditën qe s'di të vdese
Blerje shikimesh me euro a më dollarë!
Sa kushton një shikim?
Kaq dollarë!
Sa kushton një puthje?
Kaq euro!
Doganat s'po hapen
ndaj shikimet u varrosën
dhe puthjet po vdesin !..

S'di përse s'e dua greken

Vështroj konturet e grekes nga afër
sytë e kalter,gjinjtë vezake,trupin lastar
s'guxoi ti ledhatoj ato gjinjë-molla dashurie
ndaj iki me vrap
i largohem asaj molle,s'di përse
apo ndoshta ndienjat për shtojzavallen greke
flenë gjumë
-Sagapo,Sagapo,Aleko-flet ajo
Jo s'të dua ia kthej shqip-hap sytë
gëzohet zemra që s’isha zgjuar !..

Vajza shqiptare më shfaqet në ëndrrën- magji
e veshur më rroba të thjeshta
e pudrosur më aromën e bjeshkëve
Me sodit.S'ngopet duke më suditur ndaj nis e flet
-Leke ku ke humbur?Cila vese të treti?
Bjeshket po të presin
Velën se merr gjumi
Eja sa më parë se u rimbush Lumi
Lotojnë dite e natë bjeshket ,Vela ,nëna,motra
Mos harro sytë e zemres sime
që asgjë s'mi shterroka
Eja Lek më shpejt.Po të pret Kallmeti
t'përgojasin vajza ma të hijshme se deti
Apo mos ndoj greke me trupin lastar
ti ka vjedhur ndienjat
zemrën ta ka tharë
eja pra more Lekë
eja je shqiptar!...

Athine Maj 1991
Vela= mal ne Kallmet Lezhe

Fluturuan ndienjat ne asfaltet epshore

Fluturuan ndienjat ne asfaltet epshore
qiejt e vransirave u mbyten ne det
u puthen pa mburrje buzeqeshjet trupore
me trenin e merzise iku trishtimi nga ky planet!

Larg ... sa larg dhe sa afer
buzet po nxierrin avujt e pritjes se gjate
ne artierjet e dashurite ngaterrojme rruget e ardhjes
e ne te njejtin stacion zemer puthemi prape!..

Dy ndienja përballe si dy statuja te dashuruara
flasim me heshtjen shpirterore të takimit
shtrijme duart e papritur afrojne buzet e zjarrmuera
e shperthejne fishekzjarret e puthjes a t'ferkimit !...

Fluturuan ndienjat ne asfalet epshore
trishtimi u mbyt ne zjarrmine e puthjes
hena ne bisht te synit na fal nje buzqeshje henore
e zjarrmi shpirtrore i rrjedhin buzes!

Fat apo...!...
-nje shoqeje shkolle

Ajo iku papritmas te kerkonte fatin
ne nje nate pranvere plot epshe dhe zjarmi
gjuante me shuplaka valesh deti skafin
e gjuante ore e cast ai!..

Sa fjale dashurie ishin thene
sa puthje dhe seks kishte filmuar gjithesia
gjithcka ndodhi ne nje nate me hene
ty ndienjat ti kaploi dashuria!..

Por....ajo s'ishte dashuri
vetem epshe mashkullore
dhe ti tash idhshem perqafon fatin
qe pertej detit te hodhen ne mole
e t'rrembyen dashurine,nderin,shtatin!....

Kthim ndienjash !.....

Syte e ndienjave papritmas qorrohen
nga mungesa jote gjuaj me shkelma diten
lart në qiell yjet nis e lavderohen
në anijen shpirtrore ndienjat tek ato u ngjiten !..

Yjet më shohim, zbehen
gjunjet iu dridheshin se genjyer kishin
i bejne ze henes qe sebashku t'behen
por hena po pinte ilaqe per gripin !..

Dhe yjet psheretijne me njeri-tjetrin
siç psheretijne dashnoret kur puthjet kishin varrosur
rikthehen ndienjat me anijen e pare te ndienjave qe gjeten
në nje nate qe kishte lindur në te sosur !...



E pi me një gllenkë shikimin tënd o vajzë !...
*****
Shikimi embëltues rreshqet nga sytë e saj
dhe rend me vrap neper vena
avujt e puthjes rridhnin valë-valë
në tjetër udhë jete u nis nxitimthi zemra !

U ngatërruan ditet,muajt,vitet
ku ishtë më parë kjo dashuri qe s'u pa
qe shemb male trishtimi e në deje ngjitet
here e zhurshmë e here e qetë e pa za !..

Është vjeshtë, dimer a pranverë
pyes zemrën që vallzontë me ty
veç heshtja rri ngarkuar në puthje si përhere
dhe bota hap sytë e shpreses e na shikontë me zili !..

E pi me një gllenke shikimin tënd o vajzë
le të dehem nga avujt e dashurisë
le të palçasin stuhite shpirtrorë me tallaz
askush s'ma ndalon dot murlanin e djalërise !..



LEK GJOKA
JACKSONVILLE FLORIDA
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #3 : Mars 07, 2009, 03:03:05 MD »

Diellin kapa për veshesh !...
*****
Diellin kapa për veshesh naten një dite
dhe ai me pa me inat
në trup e kapluan ca të dridhura si mornice
e një të zbehtë fytyres i trokiti në prag !..

Ah !- shfryu dielli -kur ia lëshova veshet
e tonëlata vransire i shpërthyen sytë
male zemerimesh kercitnin mengjesesh
e në pellgjet e trishtimit notonin merzite !..

Me shikonte dielli si i turrullosur
-çfarë ke me mua ?- më tha
ta dish unë Shqipërinë nuk ta kam ftohur
e lumin u mundova te pi kor ajo mbrenda ra !..

-Më fal !- i thashe me një shikim
dhe desha prap për veshesh ta kap
por shoh tek rrokulliset disi me e qeshur Shqipërinë
e dielli shtriu duart dhe e ledhatontë tere merak !....


Hamalli !.....

Hamalli tere diten ngarkuar
me ngarkese hamalli
psheretin e shikon te vulosurat duar
dhe prape rreshqet në udhe persepari!..

E shoh nga larg te çfilitur
afrohem dhe në kuvend shtrohem gjate
i them te paguaj shtrenjte e ai në kembe është ngritur
e serishmi u ul prape!..

-Çdo mall unë mbaj!-ma kthen i merzitur
çdo mall qe peshohet në peshore
s'kam problem pesha te renda per te ngritur
por jo pesha shpirterore!..

S'mund ta mbaj dot mergimin
e n'maunë ta ngarkoj ajo në gjunjë bie
e pi pastaj ilaqe per te vrare trishtimin
në diell e ne hije !..

Oh zot !-psheretis si me vete
e hamalli me shikon me shikim hamalli
sikur me thote: hamall
me te mirë se une s'gjete...
e di në Shqiperi mergimi vdes persegjalli !..

Lamtumire o i huaj hamall...
dhe rreshqas ne rrotullat e ndryshkura te mergimit
unë mergimtari !...

Fluturuan ndienjat ne asfaltet epshore

Fluturuan ndienjat ne asfaltet epshore
qiejt e vransirave u mbyten ne det
u puthen pa mburrje buzeqeshjet trupore
me trenin e merzise iku trishtimi nga ky planet!

Larg ... sa larg dhe sa afer
buzet po nxierrin avujt e pritjes se gjate
ne artierjet e dashurite ngaterrojme rruget e ardhjes
e ne te njejtin stacion zemer puthemi prape!..

Dy ndienja përballe si dy statuja te dashuruara
flasim me heshtjen shpirterore të takimit
shtrijme duart e papritur afrojne buzet e zjarrmuera
e shperthejne fishekzjarret e puthjes a t'ferkimit !...

Fluturuan ndienjat ne asfalet epshore
trishtimi u mbyt ne zjarrmine e puthjes
hena ne bisht te synit na fal nje buzqeshje henore
e zjarrmi shpirtrore i rrjedhin buzes!


E pi me një gllenkë shikimin tënd o vajzë !...
*****
Shikimi embëltues rreshqet nga sytë e saj
dhe rend me vrap neper vena
avujt e puthjes rridhnin valë-valë
në tjetër udhë jete u nis nxitimthi zemra !

U ngatërruan ditet,muajt,vitet
ku ishtë më parë kjo dashuri qe s'u pa
qe shemb male trishtimi e në deje ngjitet
here e zhurshmë e here e qetë e pa za !..

Është vjeshtë, dimer a pranverë
pyes zemrën që vallzontë me ty
veç heshtja rri ngarkuar në puthje si përhere
dhe bota hap sytë e shpreses e na shikontë me zili !..

E pi me një gllenke shikimin tënd o vajzë
le të dehem nga avujt e dashurisë
le të palçasin horukenë shpirtrorë me tallaz
askush s'ma ndalon dot murlanin e djalërise !..

KANE NGRIRE DRITAT !....

Oh zot c'te idhet lajm me paketoi nata
ne Shqiperi kane ngrire dritat
hidrocentralet merdhifin e s'bezakan
nga ethet e parase zgerdhiqen politikat !..

Ne Shqiperi dritat kane ngrire
lajm suprajze i gazetave
ne veri debora ngarkoi ne shpine urine
qeshet politika tek iu shtohet pesha e kuletave !..

Ne Shqiperi kane ngrire dritat
oh zot pse politikanet s'ngrijne
hesht,qesh.S'e sheh atyre iu iken shpirtrat
dhe hija,vetem hija mortore iu shdrine !..

Oh zot kur do te shkrihen dritat
dhe keto hije mortore te varrosen
pse atdheu dyshezes perhere zbritka
dhe s'po i ngjitet dot malores ?!..


Me mori malli t'shkoj në Kallmet

Tash sa mijera vjet
poshte malit te Veles
shtriqesh ti Kallmet
me ankthe mengjesesh!..

Sa kafe gezimi e mortesh
m'kanë ngele te papira
iku n'Amerike Leka i Gjokes
e harron ngajhere si jeton gjindja !.

Yt ate me fabriken në goje
tymos dreqin per me vra merzine
e nana shpirtlodhur
shamatohet me sëmundjen permallinë!..

E prape Kallmeti është ai
me shpia te nguluna poshte Veles e në fushe
shtriqet i lodhur merr fryme
e në Vele niset pak uje me mbush !..

E di Kallmet ti ke etje shume
se malli te kripos ndienjat prej merzise
e ti mund ta pish Drinin tane at lume
e n'Vele tek burimet ke me u nise !..

M'ka marre malli t'shkoj në Kallmet
atje ku shpirti im është ngulur si ullini
e gjuan me shuplaka trishtimi era por asgje s'e gjet
se s'ka hypur kurre në shpine mergimi !.....

Nata e zenkave iku në të qarë!...

Mbi asfalte ndienjash rendin shpirtrat
më pak trishtim në të ikur
nata i fut ndërkamzen dites
që ngrohtësine engjellore me ta fikur!

Semaforet e pritjes jeshiloheshin me rradhe
e në cep te buzes puthja te hedh një veshtrim
pak shi rigon në të ardhe
i veshur më pak trishtim!..

Nata e zenkave iku në të qare
dukë u kollitur nga piperi qe i hodhi puthja
hapi ndienjat vajze se djali ka ardhe
me buzqeshje shpirterore vetetimthi u hap rruga!....


Kthim ndienjash !.....

Syte e ndienjave papritmas qorrohen
nga mungesa jote gjuaj me shkelma diten
lart në qiell yjet nis e lavderohen
në anijen shpirtrore ndienjat tek ato u ngjiten !..

Yjet më shohim, zbehen
gjunjet iu dridheshin se genjyer kishin
i bejne ze henes qe sebashku t'behen
por hena po pinte ilaqe per gripin !..

Dhe yjet psheretijne me njeri-tjetrin
siç psheretijne dashnoret kur puthjet kishin varrosur
rikthehen ndienjat me anijen e pare te ndienjave qe gjeten
në nje nate qe kishte lindur në te sosur !...

Buzë detit ...

Deti puth bregun me vale
po unë ke të puth
vetmia nepër artierje rend si e marrë
trishtimin e nxierr në rrugë

E di vajzë ti pret larg
qe të vij e të mbuloj me puthje
të të pastroj mykun e puthjes se parë
dhe të kthej embësinë e buzeve !..

Do të vij një ditë qe unë te ti
si dikur të shtrihem si i marre
po më rreh deti i dashurisë papushim
po më rreh ai me valë !....

Lek Gjoka
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #2 : Shkurt 25, 2009, 02:21:52 MD »

Ënderr  amerikane apo djall?..

                                 tregim.(nga Lek  Gjoka)

Një mjergull e dendur ia kishte behtur papritur duke ia turrullosur me shume ate koken e vogel tullaqe ku ca cime te holla flokesh kishin mbire ne menyre te çrregullt  si vete jeta e çrregut e Syri Matrizit.As vete nuk e dinte se si ishin rrokullisur aq shpejt ne dyshezen e mergimit ato kater vjet plot me halle dhe strese.Rreshqiste me padurim me ate fordin e lodhur rruges qe te dergonte tek banka.Ishte lebetitur fare duhet te pagonte plot dy mije dollare qe te nxirrte te ashtequajtur gruan e tij  Sandra Smith nga burgu.-Djalli e marrte-bebezoi si neper dhembe duke hedhur nje veshtrim ashtu koturu perjashte xhamit te makines.Në të dale te Mandarinit dalloi nje vene gri me nje flamur te madh shqiptar dhe pa e kuptuar as vete sesi iu rrokullisen ndienjat larg shume larg ne Shqiperi...Era e ngrohte e Adriatikut se si ti fryente mushkerinjte.Pranvera ashtu pa ndroje kishte trokitur ne lulet e pemeve por as vete  Syri nuk po e kuptonte dot kete pranvere.Diçka si turullime ia kishte kapluar mendimet.-Oh zot-psheretiu si me vete duke tehequr vemendjen e Pjeter Currit shokut te tij te ngushte .Pjetri e shikoi drejt e ne sy disi  i habitur dhe pa humbur kohe iu drejtua.

-Çfare kemi Syri?

-Hiç-ia ktheu gjoja si i qete.

-Ahaahhaaa- qeshi si nëper dhembe Pjetri-me duket se pas pranveres vjen vjeshta pra..

-Çfare vjeshte -e nderpreu ne mes ai duke e ngritur zerin me vale si nje radio e lodhur

-Vjeshta pra -ia kthei serishmi i qete Pjetri -te korrurat

AAAA!-bebezoi si nëper dhembe Syri

-Të dashuruarit e pranveres e korrin dashurine ne vjeshte me martese-nuk iu durua me Pjetrit  dhe kelthiti me te madhe troç.

Syri qeshi si me ironi.-  kush djallin me paske pare mua me Luljeten-i foli pakez vetes-a thua di çdo gje ai?Si u kthjellua disi i hodhi nje veshtrim si enigmatik atij e kapi per krahu dhe u nisen drejt kafes.
-Për ku?-s'iu durua atij-dhe iu drejtua gjoja si i habitur

-Per kafe,birra -ia ktheu i qete Syri-te korrurat duan urime

-Aahaaa!-qeshi si  neper dhembe Pjetri

Piiiiiiiiip!Piiiiiiiiiiiiiip!.Buria e makines prapa ti se si ia treti ato kujtime te largeta te perzier me pak pluhur harresa nga tere ato vite qe kishin kaluar me rrapullime.I hodhi nje veshtrim makines pas ,i ngriti doren duke i kekuar falje ngaqe ishte harruar ne kujtime dhe nuk e kishte pare qe ishte ndezur semafori i jeshilte.E shkeli pedalen e gazit me force tëre nerva dhe e ndali vrapin përpara bankes.Si mori parate ngaqe avokati nuk donte chek por vetem kesh u kthye në

Sauthsajte.Trokiti si me rrembim në deren e apartamentit ku banonin qe prej tre vjetesh me Luljeten dhe dy femijet  Donaldin dhe   Danielen.Si me nje kercitje te vajtueshme ajo hapi deren dhe disi e merzitur iu leshua ne krah te Syrit si dikur në breg te Adriatikut.Pa e kuptuar e puthi.Ai e veshtroi një copez here dhe gadi sa siu rrokullisen lote nëper faqe.Të lutem te me falesh-iu duk se si i folen syte e ti.Një heshtje varri kishte rënduar dhe çuditerisht asnjeri nuk po guxonte qe ta vriste kete heshtje.Vetem zhurma e kondishes dhe zeri i televizorit sikur ishin pronaret e vertete te kesaj heshtje te gjate.-Babi!- u degjua nga dhome tjeter zeri i Donaldit-i cili erdhi me vrap dhe iu ledhua në krah te Syrit.

-Babi -kelthiti ai me nje shikim embelsues femijeror-a do të me blesh kaseten me skupindu-se mami me tha se nuk kemi leke,he babi fol.Ajo tha se do te pagojme shume leke per te nxierre teta Sandren nga burgu!..

-Po-psheretiu e qete ai dhe beri sikur s'ia vuri veshin fjaleve te fundit.

-I love you!-babi-unë te dua  shume ty por edhe mamin e dua edhe motren-dhe nisi ti perqafonte te dy njeheresh.Nga jashte nje ere e lehte lozte me perden e dritare se hapur.Heshtja kishte kohe qe kishte vdekur.Luljeta e veshtroi drejt e ne sy dhe s'iu durua dot me dhe iu drejtua disi nervoze dhe si me ironi sikur nuk dinte gje.

-Ç'kemi ndonje te re?

-Hiç-ia priti ftohte ai

-Si e kam gruan e burrit tim?-e thumboi ajo si pa dashje

-Shko e shihe-ia ktheu qete ai-ne burg në qytet e ke?

-Ne qoftese te kam merzitu po shkoj te jetoj me te ne burg-ia priti serisht Syri dhe u shtri rate ne divan duke i hedhur nje veshtrim te shpejte kujtimeve te kaluare plot idhnim ne Amerike...Duke pire ngadale nje kafe expres vetem nje ne kafe te vogel ne nje cep te San jose bulevard dëgjoi ca hapa qe i ndaluan pas shpine.Ktheu koken dhe nje cast i hodhi nje veshtrim mosperfilles Gezim Cukut.Ia beri me shenje qe te ulet dhe i porositi nje birre ngaqe ai kishte zet nga kafet.

-He Syri -ia priti ai tere humor duke gerthitur-qesh se shpejt po te bej edhe ty me letra me te..

-Si!-e nderpreu ne mes ai dhe syte i moren nje shkelqim tjeter.Oh zot -i foli vetes-me duket se shpetova.

-Po,po -s'iu durua Gezimit-te kame gjetur nje amerikane qe te martohesh nja tre-kater vjet sa te besh letrat.Është pak e moshuar por shume e mbajtur si tridhjete e pese vjeqe duket.

Ai u step.I hodhi nje veshtrim mosperfilles atij dhe qeshi si me ironi

-Hahaha!-levizi lehte filxhanin e kafes dhe iu drejtua serish-do te me besh me dy gra ?

-Në Amerike je beqar -ia priti i qeteGezimi-dhe ke nevoje si çdo mashkull për nje grua qe..

-Po-e nderpreu ne mes-por vetem per Luljeten gruan time dhe femijet e mi.Sakaq buleza loti i rreshqiten nëper faqe.

Kishte nje vit qe s'i kishte pare ato fytyra te pa zevendesueshe per te dhe lotet serishmi i rridhnin çurk.

-Mbaje vetem bre -nuk iu durua me gjate Gezimit dhe bertiti me te madhe duke terhequr vemendjen e te tjereve qe pinin në kafe-a je burre a femi,ty te erdhi shanci ne dere;dhe si per çudi ia befti ne prag te deres  Sandra  Smith

bashkshortja e re qe do tia ndryshonte tere rrjedhen e jetes ne Amerike.

-Hi-pershendeti ftohte dhe porositi nje birre.Syri e veshtroi si me habi dhe qeshi me vete si me ze.

-Haahaa!-grueja ime pika birre,oj oj paska edhe malboro ne gjep,pa ma flliqka shtepine -fliste si me vete ngaqe nuk pinte duhan i kishte zet ato qe e pinin..............Ejjjjjjjjjj-bertiti me te madhe Luljeta duke iu shkundur kujtimet e mykura-çfarë po kujton ngrihi te flesh ne krevar se u be shume vone dhe neser ke shume punë.U ngrit si dikur ne rini kur mezi priste qe ta takonte,ta mirrte në krah dhe ta puthte mu ne buze te Adriatikut  ato buze hollake  por teper perveluse.

Ashtu si duke u rrokullisur u leshuan ne krevat.Për nje çast qendruan në heshtje dhe papritma ai ia dha nje te qeshure me te madhe duke i dhene nje te puthur te forte ne faqe.

-Ore-iu drejtua Luljeta -perse qesh ?Gruaje jote legale Sandra Smith ndodhet në burg se e kane kapur me droge dhe ti harrove fare.

-Ne djall te veje grueja e letrave Amerikane!-dhe iu leshua me tere egesine mashkullore sikur ta kishte per here te pare-une ja ku e kam dashurine time paçka qe eshte ilegale ne Amerike por ne i kemi dy deshmitaret tone kryesor te legaizimit tone Donaldin dhe Danielen.Ne djall te veje endrra dhe jeta Amerikane.................

Kishte kaluar mesi i nates.Zhurmat e makineve godisnin pa pushim kete nate te lodhur plot me halle dhe ilegalitet!....
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Shkurt 25, 2009, 02:20:25 MD »


Kritike Letrare per poezite e Lek Gjokes nga Klajd Kapinova New York USA


E dua Floridën, por më shumë mall kam për Kallmetin e vendlindjes

Poeti Lekë Gjoka buzë valëve të Oqeanit Atlantik thuri vargjet se “Diellin e kapa për veshësh”




Nga Klajd Kapinova
Manhattan, New York Klajd Kapinova


Metrotë në New York, që lëvizin në drejtime të ndryshme drejt zemrës së ShBA-së (Manhattan), marrin me vete miliona udhëtarë. Të gjithë nxitojnë, që të shkojnë në orar në punë me tren dhe makinë. Shpesh amerikanët zyrtarë, nëpunës të thjeshtë, punëtorë dhe turistë të zakonshëm, në tren shfletojnë nxitimthi ndonjë revistë, gazetë. Për ato që kanë udhë të gjatë drejt punës një roman, “love store” apo një me libër me poezi është shumë e preferuar...
Kur udhëtoj në Metro me tren nga Pelham Pkwy në drejtim të Manhattan-it shpesh në çantë marr me vete ndonjë libër apo gazetën e preferuar italiane “America Oggi”.
Para dy jave, në postë më erdhi një pako me dy libra të poetit Lekë Gjoka nga Lezha me banim në Florida. I mora nxitimthi dhe u nisa drejt stacionit të trenit.
Dielli më shoqëronte kudo edhe përballë “Statujes së Lirisë”, që më kujtuan disa vargje poetike të shkruar nga emigrantja Emma Lagurus. Në dorë kisha një tjetër libër me poezi të shkruar kësaj radhe nga një bashkëemigrant shqiptar... Rashë në meditime gjegrafike dhe astronomike, se rreth Diellit sillet gjithë sistemi ynë diellor. Planetet rreth diellit, prej miliarda vitesh bëjnë ritin e zakonshëm të rrotullimit rreth orbitës së tyre dhe Diellit. Kontinentet me 6 miliard banorë, zgjohen e flejnë brenda katër stinëve të vitit nën të rrezatimin jetësor të Diellit. Ky motiv përsëritet edhe në shtetin e bukur të Floridës bregdetare, ku poeti Lekë Gjoka është përpjekur figurativisht disa herë të kapë për veshësh Diellin, që rrezet e veta ua dërgon edhe vendlindjes së tij të dashur Kallmetit në Lezhë.
Pas një përvoje në vëllimin e parë poetik “Lotët e puthjes”, të gatuar në Florida dhe pjekur në një shtypshkronjë në Shqipëri, ai falë talentit dhe pasionit të zjarrtë për poezinë thur vargjet e prozë sintetike, me ndjenjat më të ngrohta të shpirtit të zhuritur plot mall për vendlindjen.
* * *
Në vëllimin e dytë poetik: “Diellin e kapa për veshësh” (Tiranë, 2003) Lekë Gjoka, kundron me frymëzimin nga “Toka e premtuar”, netët e nxehta ekzotike, të veshur hijshëm me deshirën e etur për liri, ku, askush nuk mund të guxojë të vrasë liritë, zemërimin e valëve të bukura të Atlantikut, tek “gjuajnë me shkelma” ose puthin në infinit bregdetin e frutave të mrekullueshme ekzotike floridiane...
Në të gjithë ciklin me tematikë të pasur poetike (58 krijimet artistike), sido që t’i lexosh, ato çlirojnë ndjesi emocionale sa herë që i lexon me endje. Përkitas me idetë e autorit të parathënies, mendoj pas përtypjes së këndshme poetike, përmes kësaj sofre të bukur vargëzimesh, autori Gjoka vjen më i pjekur nga ana poetike, me një larmi idesh e temash, emëlsi dhe lirshmëri vargu, të cilat falë përvojës i trajton me përkujdesje me ngjyra e kolorit shumë të ngrohtë. Ai ndonëse mijëra milje larg Kallmetit të tij të dashur, i ndërthurë vargjet me shpirtin herë - herë të trazuar dhe të rilindur pas çdo tramvaji, që udha e vështirë e emigracionit e dengledisi në tokën e lashtë Helene, për ta takuar Homerin, nga ku, më pas mori biletën për të takuar Çezarin e famshëm apo 24 ish-perandorët ilirë në Perandorisë e famshme Romake. Dhe pse jo, autori rendi të shihte nga afër lashtësinë e legjendës apo mitit të hershëm latin që ka si temë Ulkonjës, e cila u jep cicë këlyshëve të vet..
. Puna për mbijetesë dhe meditacioni si vlerë poetike, u skalitën si përjetësi edhe në trurin e tij, që si kompjutër merrte e jepte ngjarje dhe përjetime në dheun latin. Oh Zot, dua të shkoj dhe të pushoj për disa dekada në “Botën e Re”, që lundërtari epokal gjenovez Kristofor Kolombi zbuloi më 1492... Amerika e George Washingtonit, u bë kështu me sa duket stacioni fundit, ku më së shumti gumëzhijnë malli dhe dëshira që edhe Kallmeti të jetë si Jecksonvile në Florida.
Poeti natyrshëm, risjell aromën e dashurisë në kohën e adolishencës së tij, duke e kujtuar me nostalgji, ndonëse me modesti skalit vargjet e mëposhtme:


“Me fshikuj erë të gjuaj në çast
larg në ëndrra ku aromën dashuri
zgjaten miljet e harreses me pash
një harugen shpirtëror më gjuan me pahi!...”


Këtë dashuri zemre dhe jo pasuri materiale, ai e vijoi deri në hapjen e familjes së re, i lumtur dhe i gëzuar që hëna kishte qenë vetë dëshimtare dhe engjëll mbrojtës, tek i kishte ndezë një abazhur të vogël dore barit, që si dyshek gëzohej se mbante peshën e një dashurie të re... Në këto çaste frymëzimi, burojnë edhe frymëzimet, që poeti me puplën e lehtë dhe bojën e dashurisë i krijoi mbi letrën e bardhë.
I ligështuar dhe me brengë dhimbjeje të thellë, për çfarë ndodhi më 11 Shtatorin e zi të 2001-shit në “Tokën e bekuar të ShBA-së”. Poeti Gjoka luftoi poetikisht me djallin, që kërkoj të errësonte ëndërrat e lirisë së gjithë njerëzimit, që kërkoj të gjunjëzojë krenarinë e lirisë në Shtetet e Bekueme të Amerikës. Autori e përjeton dhimbshëm tragjedinë që pllakosi “Botën e Re” në agimin e shekullit të ri:
Ai më tej përshkruan tragjedinë, lotët, dhimbjet e 3500 shpirtrave njerëzorë, që kaluan në amshim, se si njerëzit e plantit tone shikonin këtë skenë direkt nga kanalet televizive amerikane dhe merrnin pjesë në pikëllimin që pushtoi gjigandin e planetit tonë.
Lekë Gjoka, për të treguar se jeta vijon, përballë faqes poetike të atentatit ndaj lirisë në ShBA, ka vënë poezinë “Atë natë...”, ku, Hëna kishte ndezur dritat e zogjtë në zagushinë e natës verore shoqëronin këngën e dashurisë së çiftit të ri, që puthej e puthej nën prehërin e tokës, ku, ndjenjat rinore hodhën firmën e dashurisë së përjetshme...
Si bashkëemigrant në metropolin më të madh të botës në Manhattan NY, kumtoj më së miri kumtin e vargjeve, dlirësinë e shpirtit poetik të Lëkë Gjokës, që natyrshëm i burojnë ndjenjat e brendshme të shpirtit të qetë dhe herë të trazuar me mallin e përhershëm për vatrën e lindjes. Duke pasur edhe një faqe interneti www.lezhe.net dhe toplisten më të madhe të e-mail-ve “Mëmëdheu”, Gjoka përcjell përmes brigjeve të Florides dashurinë për Shqipërinë, gjuhën e dashur shqipe, traditat e bukura të gurrës popullore shqiptare, vallet e lashta dhe veshjet plot kolorit të popullit shqiptar. Tashmë, për te, vendlindja është larg vetëm pak sekonda, sa ai bën për të hapur kompjuterin dhe në monitor thur dashurinë për vendin e tij, që tretet ne etër dhe rishfaqet përsëri në mijëra monitorë kompjuterikë në Shqipëri e kudo, ku janë shqiptarët nëpër botë…
Mall, mall dhe përsëri mall buron nga zemra poetike e autorit Gjoka. Ai rizgjon bashkëbisedimin e përmallshëm me vendlindjen, duke përmendur përsonazhet aq të dashura të tij. Ulliri, kjo pemë e lashtë e brigjeve të Ilirisë dhe Detit Mesdhe, përmes pendes së poetit, rivjen si një nënë e mirë, që ka mbledhur në një sofër të madhe rreth vetës të gjithë banorët e malit të Velës, erën karakteristike të krahinës, që kreh flokët dhe ledhaton ëmbël kujtimet e hershme dhe të freskëta të vendlindjes. Në Florida, ku, dritat i ngjasojnë kolonive të xixëllonjave, i kujton dritën e dashur të shtëpisë, shkëlqimin e objekteve të dhomave, ku, flejnë dhe zgjohen prindërit e tij. Kallmeti, është i njohur në të gjithë vendin për verën e kuqe dhe të ëmbël. Edhe në Florida, California, ka verë shumë të shijshme vendase, etj., por gjithsesi ajo nuk e ka shijen e tokës amtare, ku vreshtat me shekuj jetojnë historinë e banorëve të Kallmetit.
E për çfarë nuk ka dashuri e mall poeti Gjoka, që gjithnjë rri menduar dhe end pelhuren e kthimit në vendlindje, kur fëmijët e rritur me një buzëqeshje fisnike të kërkojnë nga prindërit e Lekë Gjokës t’i tregojnë në gjuhën shqipe për varrin e Gjergj Kastriotit, vendlindjen e At Gjergj Fishtës, çiftelinë e shumë sende të tjera shqiptare. Si emigrant Lekë Gjoka, ka udhëtuar me botën e shpreses kudo, ku ka shkuar nëpër udhët e vështira të emigracionit, kujton me një fisnikëri respekti poetin dhe shkrimtarin e njohur të komunitetit tonë (ShBA) Kolec Traboinin nga Tirana, që jeton e punon në Boston. Ata sëbashku kanë rend udhëve të vështira të Athinës, ruajnë kujtime dhe përpjekje për mbijetesën e emrit shqiptar, kanë mbajtur të gjallë me atdhedashuri gazetën e emigrantëve shqiptarë atje. Poeti e ka përjetuar në këtë mënyrë portretin fisnik të Kolec Trabonit:


“Hej ti burrë malsie qe bjeshkve
iu flet me gjuhen e maleve
e si të shohin një herë me përqafim shikimesh
të marrin në prehër dhe qajnë prej ndarjeve!...”


Vargjet shtrihen në letër bashkë me ndjenjat, që fiksojnë ditët që ecin me shpejtësi në botën e zhurmshme të ShBA-së. Këtu i rrëshqasin autorit dashuritë për vendlindjen, prindërit, fëmijët, gruan, aromën e lëndinave të blerta të Kallmetit, blegërimen e deleve, cicërimen e zogjve të pyllit, pemët e bukura, që veshin hijshëm malin e Velës, lulet shumëngjyrshe mbi saksitë e shtëpive të kallmetarëve. Këtë mall, e gjejmë në poezinë kuptimplote: “Ç’ti them tim biri!”, ku, ndër të tjera autori vargëzon thjeshtësisht:


“Jacksonvilla kishte veshur në të ikur pelhurën e mjegullës,
rrugët rënkojnë nën rrokullimën e rrotave të makinave.
Babi! - shpërthen im bir Donaldi - dua të shkoj tek gjyshi,
Atje, ku ajri të buzëqesh me gugullima!...
Ç’ti them tim biri të vogël ngarkuar me mall,
ti them, se akoma Shqipëria s’e ka vrarë varfërinë,
ti them se dikur jam rropatur maleve të Greqisë
për të thithur pak ajër të lirë!...
Ti them se me mërgimin yt atë,
është larë atëherë kur s’ka dashur të lahet,
ka qeshur atëherë kur ika ardhur për të qarë,
e ka hangër atëherë kur s’i hahet!...”.


Poeti e njeh shumë mirë vendlindjen e vet, karakteristikat e motit, njeh dhe citon shpesh për ilustrim figurativ dashuritë e dlirta shqiptare, bukuritë e bjeshkëve, zemërimin e erës që oshëtin, çmendurinë e murlanit të zi, që nga veriu i Shqipërisë vjen me rrëmbim, ngrohtësinë e vashave të bukura shqiptare që tinëz shikojnë djemtë e rinj, sytë e zi si rrushi i Kallmetit, rrezet e diellit, që shpëndahen në shpatet e maleve të thepisura... Makina e memories rrëshqet me shpejtësi mbi kartën e bardhë tek vargëzon sythet potike, që deri në fund të tyre janë kthyer tashmë në buqetë që lëshojnë aromën e këndshëm të shpirtit poetik.
Deti, valët, kaltërsia, poetit Gjoka nuk iu nda gjithë jetën, mbasi vendlindja e tij është pranë detit Adriatik vetëm pak kilometra nga Shën Gjini. Deti dhe Oqeani Atlantik, janë një lidhje, që flejnë sëbashku në shtatin e ujërave të rruzullit tokësor. Deti e Oqeani, japin e marrin me njeri-tjetrin në ngushticën e Gjilbratarit (të njohur në historinë antike të Europës si “Portat e Herkulit”), ashtu sikurse Lekë Gjoka jep dashurinë, pasionin dhe mallin në vargje poetike, që përcillen përmes rrymave të shpirtit artistik.
Kryepoezia, që ka edhe bukurinë e figuracionit artistik në çdo varg për mua mbetet poezia me titullin e vetë vëllimit poetik “Diellin kapa për veshësh!...”.
Autori në dialog me Diellin, tregon episodet e jetës së tij, gëzimet, brengat e ngarkuar me dhimbje, që e kanë shoqëruar në çdo hap të jetës. Edhe kur nata hedh mantelin e saj të zi, autori dëshiron të ketë Diellin pranë zemrës, që më së shumti sundon në Florida. Figuracioni letrar i përdorur nga poeti Gjoka, në këtë rast është i qëlluar e shumë domethënës. Ai kap për veshësh, pikërisht të pamundurën, njësoj sikurse një ditë të dëshironte të bëhej vajzë, nëse do të kalonte Ylberin në këmbë ose mbi një kalë të bardhë si një “Princ i Kaltër”... Malli për atdhe, tokën e të parëve, gurët e rrugicat e mahallës, ku, kaloi fëmijërinë e brishtë, bën që herë pas here Lekë Gjoka, mbrëmjeve të vona, të derdh lot malli me nota merzie, ndonëse është në vendin e lirive të ëndërruar. Sido që ti lexosh fare lehte e kupton, se poezitë e tij, janë biografia e një jetë plot kalvare emigracioni nga Europa në Amerikë.
Edhe kur poeti udhëton udhëve të bukura të Floridës merr me vete bllokun e shënimeve në gjuhën shqipe. Ai ec rrugës me mendime ngarkuar dhe skicon fatin, apo ëndrrat e varrosura... erdhi ajo... flamuri shqiptar në mërgim... mall... dashuri etj.
Kështu i ndjeva dhe përjetova në Metro drejt Manhattan-it poezitë e poetit bashkëemigrant Lekë Gjoka të mbujtur me mall, shpresë dhe dashuri për vendlindjen.


klajdkapinova@yahoo.com
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Shkurt 24, 2009, 01:05:34 MD »


Lekë Gjoka
Writer
           

Bio
Lekë Gjoka ka lindur me 6 Prill 1970 në Kallmet të Lezhës, një nga fshatrat më të bukura në Shqiperinë e Veriut, me një gjelbërim të përhershëm, me ujëra të bollshëm, me njerëz punetorë e artdashësh. Këtë fshat e identifikojnë edhe me verën e tij të famshme "Kallmet", e të tjeret e indetifikojne me leksikografin e parë shqiptar, e patriotin e madh Frang Bardhi. Autori Lekë Gjoka në fillim të vitit 1991, duke mos duruar dot ofshamat e fundit të komunizmit, që kërkonin të merrnin, në varrin greminë që po binte, me qindra jetë djaloshare, arratiset nga ushria në Ersekë të Kolonjës për në Greqi, ku ne Athine njihet me poetin, publicistin e gazetarin e talentuar Kolec Traboini, ku nis të botoje reportazhe, artikuj dhe cikle me poezi në gazetën "Egnatia", që botohej në Greqi nga Koleci. Lekë Gjoka është një fitimtar i përhershem mbi rropatjet e tranvajat e jetës. Në vitin 2001 botoi vëllimin e parë poetik "Lotët e puthjes", që pasoi në vitin 2003 me vëllimin e dytë "Diellin e kapa për veshësh".
Cikle me poezi janë botuar në antologjinë poetike: 1- "Ballada e largësive" (1995), 2- 45 poetë për Lezhën" (1996), 3- "Pas Migjenit (2001), si dhe në mjaft gazeta si në Diasporë, ashtu edhe ne Tiranë, Prishtinë, etj. Drejton në internet faqen Lezhe Online dhe ne Yahoo, toplisten me te madhe shqiptare MEMEDHEU...
Që në vitin 1998 jeton në Jacksonville, Florida, SHBA sëbashku me bashkshorten Bardha, dhe dy femijët Donald dhe Daniela Gjoka...

**************
   
Bio
Lek Gjoka was born on 6 April 1970 in Kallmet of Lezha, one of the most beautiful villages in northern Albania, with an oak, with abundant water, with people artdashësh workers. This village also identify with his famous wine "Kallmet", the other of the first indetifikojne with Albanian lexicography, the great patriot Franc Bardi. Author Lek Gjoka in early 1991, having endured pain last dot communism, trying to get in that deep grave fall, hundreds of calf life, escape from the Cologne ushria in Ersekë to Greece, where Athens recognized the poet, publicist and journalist Kolec Traboini talented, which begins to publish reports, articles and poetry cycles in the newspaper "Egnatia", which published in Greece by Koleci. Lek Gjoka is a winner on the permanent tranvajat flounder of life. In 2001 he published the first volume of poetry "The Tears of puthjes", which followed in 2003 with the second volume of "sun and the kappa for wear" .2008 "ocean swell of spiritual"
Cycles of poetry have been published in poetry antologjinë: 1 - "Ballad of largësive" (1995), 2 to 45 poets to Lezhën "(1996), 3 -" After Migjeni (2001), as well as many newspapers as in the diaspora, as even in Tirana, Pristina, etc.. Leads in Copenhagen Online website and Yahoo, with large Albanian toplisten Motherland ...
Since 1998 lives in Jacksonville, Florida, USA White together with husband and two children Donald and Daniela Gjoka ...

**************

Pjesë nga krijimtaria:


Lotët e Puthjes

Larg në dhé të huaj
kur sytë veç në ëndërr t'i pashë
në buzë qëndrojnë pakëz lotë të puthjes
pakëz lotë të puthjes së thatë !...

Nata rend mbi dallgë të lodhjes
ndjenjat marrin udhë të gjatë
qëndrojnë pak në oborr të shkollës
Në vjeshtë pemët s'di pse qajnë?
(Mos kjo stinë iu vodhi rrobat ?!)

Ah e dashur, buzët qajnë
këtu larg në dhe të huaj
katër stinët vjeshtë janë
s'po shterojnë lotët e puthjes !..


Ç'mu rishfaq Migjeni udhëve të Athinës

Ishte çmendur makina e pronarit dhe me vrap
si kalë i hazdisur rendte autostradës
por semafori i kuq për krahu e kap
dhe ia nxierr kllapinë.
Kokën kthej mënjanë, sytë shohin në dritare një vocërrak
që asnjë pikë gjaku në fytyrë s'i kish mbirë!
- Më fal pesë lekë se dua të jetoj - më tha ai shqip
Zgjata paret e ia dhashë, u mbyllën vetë sytë
përpara Migjeni i zverdhur m'u fanit.
Është ca e lasuar Athina dhe bën zhurmë
s'i bie ndërmend se ka ndonjë vocërrak shqiptar
që për shtëpi ka lulishten
e për mbulojë ajrin e verës
Vallë vargjet kush për fyti po m'i kap
lotët e zemres?
- Ik në Shqiperi ! - mu duk se i thashe
se vetëm atje do të të falin ndonjë copë jetë
se si m'u zhduk papritmas ai vocërrak
se makina sërishmi m'u çmend !...


Kush e solli dashurinë?

Mëngjesi i lau faqet
mesdita i krehu flokët
era ia shkundi mendimet
dhe ia thau lotët !

Ora ia dha vrapit
sytë me qiellin ndërrohen
detrat po bërtasin
detrat zemërohen !

Se s'ka më ujë lotësh
se u shterr trishtimi
s'kanë si mbushen botët
e këtij zemërimi !

Nuk shterrojnë dot këngët
por buruan puthjet
dita lind për sytë
nata vjen për buzët!...

Ora ia tha vrapit
dhe në planetin tjetër
u takua më djalin
e me puthjen e vjetër !...


Trokitmë dhe mua në derë !...

Shqipni shihmë drejt e në sy
sërisht me ty po flas prapë
pse ule kryet unë e di
por jeta ngajherë tregohet e praptë !...

Shikon ti vashat e tua t'fildishta
që këmbët e turpit hapin Europës
ato që nuk do shpërthejnë kurrë filiza
ndal Shqipni, mos i bjere me grushta kokës !...

Shihme Shqipni vijë nga larg
atje ku nderin s'e peshojnë peshoret
për krye të bjeshkëve nuk po të rrej sak
pse më sheh ashtu Shqipni, a s'të besohet ?...

Më buzeqesh pak nana disi e turpnume
e nga sytë i thehen si qelq dy bulëza loti
shtrin duart të ashpërsume
e më merr në prehër, që kundërmonte erë baroti !...

- Eh birë! - psherëtin nana prej përmallisë
dhe nis të numëroje thinjat me rradhë
kur ikët ju prej shtëpisë
veç dritë e shpresë iu shpërthente në ballë !...

E di moj nanë se malli m'i mbolli thinjat
dhe trishtimi m'i vadiste papushim
me bojë shpirtërore do t'i ngjyros ndienjat
e prapë do ngarkoj në shpinë djalërinë !...

Më fal nana, se ndaloi treni i shpresës
e do nisem prapë se biletën e kam prerë
kur të vish ndojherë tek bijtë mëngjesesh
tokitmë lehtë edhe mua në derë !...

Shtator 2002


Diellin kapa për veshesh !...

Diellin kapa për veshesh naten një dite
dhe ai me pa me inat
në trup e kapluan ca të dridhura si mornice
e një të zbehtë fytyres i trokiti në prag !..

Ah !- shfryu dielli - kur ia lëshova veshet
e tonëlata vransire i shpërthyen sytë
male zemerimesh kercitnin mengjesesh
e në pellgjet e trishtimit notonin merzite !..

Me shikonte dielli si i turrullosur
- çfarë ke me mua ? - më tha
ta dish unë Shqipërinë nuk ta kam ftohur
e lumin u mundova te pi por ajo mbrenda ra !..

- Më fal !- i thashe me një shikim
dhe desha prap për veshesh ta kap
por shoh tek rrokulliset disi me e qeshur Shqipërinë
e dielli shtriu duart dhe e ledhatontë tere merak !...


E tash Shqipni vaun e gjete !...

Shqipni tash shtrimna dorën
me gjuhën e erës po të flas
n'rrokullime e larguam kohën
e n'udhen e mallit rreshkas !...

Po tash folmë lumi ka va
një sy t'loton
e dhimbja s'nxierr za
e bjeshka shpirtrishtuar rënkon !...

... Por prapë ti nanë hijshëm e man shtatin
e më nis me postën e shpirtit një buzëqeshje
që kishte ngarkuar në shpinë fatin
në këtë udhë me kthesa e leqe !...

Krahët udhës së shekujve t'i prenë
por duan edhe shpirtin ta marrin
heeej shqiptar ktheje kokën shihe folenë
mjergull e tym ecën në një udhë me shqiptarin !...

... Pakëz dritë, pakëz shpresë
si një syth lisi, që do të ringjallë lisin e prerë
hap dritaren e shpresës pa përtesë
e shfryj kur fryn idhshëm e helmuara erë !...

E tash Shqipni në lumë ke ra
por vaun buzëgaz e ke gjetë
dhe ecën me ngulm, se syri s'loton e dhimbja n'varr ka ra
e buzëqeshja jote hap portën e shpirtit ashtu lehtë-lehtë !...


Kacavirren mendimet

Kacavirren mendimet në pemen e merzisë
qiejt shpirtërorë i ledhatoj me buzëqeshje
mendimet veshin trikën e trishtë
ndal frymen ; e një çast mendimet i gjuaj me heshtje !..

Ngatërrohën planetet e dashurisë
në ketë stinë dashurie ngatërrohen rrotullimet
dielli i shpreses mundohet të mos japë shpirt
megjithese drejt shtratit te vdekjes po shtriqen përqafimet !..

Pemet shpirtërorë po thahen e lëshohen ne denesa lotësh
se dikur pas puthjës rigonte ëmbelsi
e zjarri i ngrohtësise oqeane epshesh shijonte
dhe male trishtimesh e tonelata thashathemesh i bënte hi !..

Kacavirren mendimet në pemen e merzise
trishtimin mundohëm ta gjuaj me heshtje
shtrij duar e ledhatoj imazhin e dashurisë
dhe s’dua ti pres bilete vdekjeje !...


Amerikes iu mbushen sytë me lot
- Ushtareve Amerikane
qe rane herokisht në kerkim të lirise.

Ju puthjen e varroset në heshtje
të përlotura rete iu veshtrojne nga lart
u niset udheve të vdekjes me pak rreze shprese
që Lirine popujve të robëruar tiu sillnit në prag !..

Nga lart rete rigojnë shi të idhet baroti
përdore me vdekjen ecni në cdo hap
qe të kapni ato qe në kopshtin e brishte mbjellin
vdekjen e terrorin
dhe qe popujve lirinë iu mbyllen në kafaz !...

Por… Një çast vdekja shtrihet plot qejf
duke harruar që ju vdekjen e keni vrarë me liri
vetem puthjën iu varros në heshtjen e blerte
dhe heronjë iu kthen në përjetësi !...

Amerikes iu mbushen sytë me lot
për një çast Amerika ndaloi frymarrjen
shtrin duart plot dhimbje e ferkon heronjtë
e në ndienjen e pavdeksise iu uron Mireseardhjen !...


Nenat

Kur dhimbja ne shpirt të gjuan me shuplaka merzije
dhe dielli shpirtëror te shikon me inat
kur dita e lodhur ta fiku semaforin e fatit
vjen nena si ne nje ëndërr të arte.

E dhimbja ne çast iken rreshqathi te mbytet ne det
dhe dielli shpirteror te fal ledhatime
fati te merr ne krahe pa pertim e tuj qesh
merzija e mbyll rubinetin e nuk ka me shi dhimbjeje!

Nena kjo ndienje e qeshur si vete pranvera
por kur ajo është mungese
ke gjithmone tallaze shpirterore
dhe asnjehere ndienjat nuk kane me qeshe !..


Shqiperi gezohu per djemte...
- ne takimin e Texasit te SHSHSHA.

Kur nata po mundohet te zgjohet nga gjumi
turruvrap u mbyt ne oqean
notin mire nata kishte mesuar
por llogarite s'i dolen taman!..

Texsasi sonte e nderroi buzeqeshjen
dhe rruget e ndryshuan rrahjen
oqeani po degjonte me vemendje biseden
e me perqafime dallgesh na uroi mireseardhjen !...

S'e dinim se shqiptaret e Dallasit
keto sterniper te Kastriotit
ne damare pa stacion ndalese rendte gjaku i mikpritjes
qe s'ishte pare ne dite te sotit !...

U mbledhen shkrimtare e poete
ngarkuar shpirterisht me vargje e halle
Shqiperi gezohu per djemte
dhe ne djemte gezohemi per Nenen e Madhe
« Ndryshimi I Fundit: Nëntor 03, 2010, 12:54:36 MD nga Kallmeti & Lek Gjoka » Identifikuar
Faqe: 1 [2]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!