|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #28 : Shtator 27, 2011, 04:40:22 MD » |
|
Kur dhimbja te ka inat
Kur gezimin e ledhaton e di se dhimbja te ka inat me grimca merzie te shikon dhe diten don ta ktheje nate
Puthjen don ta helmatise qe te mos kete shije puthje te mos i qarkulloje gjaku dashurise dhe te kete pengesa idhnie rrugeve
Kur dhimbja te ka inat ti puthjes rrugen mos ia ndal sepse do pesosh atak e dashuria fryme s'ka me marre !..
Lek Gjoka Florida 2011
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #27 : Shtator 14, 2011, 09:57:16 MD » |
|
Arome vjeshte
Erdhi vjeshta po trokitur mua s'me duket si zonja vjeshte dasmat s'po vijne duke bertitur arome puthjeje nuk kane veshe
Nuk e di mos telefoni i semure per dreq eshte sot apo oqeani arome s'na solli te dashurise qe qan me lot
Dikush vellon e ka veshur dhe unaze ne gisht ka dashuria s'eshte e nxehur s'kalon dot ne asnje va
Ishin vetem puthje te rastit qe kaluan neper buze ishte thjeshte zjarrmi e castit qe kish flake por aspak shpuze
S'di pse priten arome vjeshte vellon e dimrit e veshen kot se dashuria e pa sinqerte shkone mbytet ne nje pike lot
Erdhi vjeshta pa trokitur s'me ben dot as telefon tash e di pse eshte merzitur dhe oqeani pse loton
Lek Gjoka 14 shtator 2011
|
|
|
|
« Ndryshimi I Fundit: Shtator 14, 2011, 10:00:12 MD nga Kallmeti & Lek Gjoka »
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #25 : Tetor 26, 2010, 10:33:45 PD » |
|
A ka vjeshte ne Florida?
******************
A ka vjeshte ne Florida? ...Pyes diellin plot buzeqeshje sepse pemet s'jane lakuriqe si nje vajze e turpshme qe s'pranon zhveshje?!..
A ka vjeshte ne Florida? pyes ndienjat me nje fryme se shijet e dasmave nuk na mbrritkan si e firmos valle vjeshta ketu dashurine?
A ka vjeshte ne Florida oqeanin Atlantik pyes me ngut por mbi valet e tij te ndienjes me mori e ne Shqiperi arrita aty ku vjeshten e pi si musht !...
Lek Gjoka 25 tetor 2010
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #24 : Tetor 03, 2010, 09:06:47 MD » |
|
Nje prilli!.... Nga Lek Gjoka
- Dita e rrenave
Gjumin per veshesh nata ma kap dhe nje prillit i leshon nje fishkellime e vjen nje prilli ky rrenacak i lodhur e me djersine !...
Ku je, ku ishe, ka rrejte sot? nata e bombardon me pyetje merr fryme nje prilli e nje çast i thote me ty po flija po ti ndienja s'kishe !..
Dy here te putha por ti s'degjove dhe syte i hape plot me nge.. ..- nuk kisha syze e ti me qorrove por nje puthje te rastit e pashe t'varun ne pe !..
E dita t'buzeqesh e nata per gjume shtriqet nje prilli merr fryme hareshem lane faqet me thashethema ditesh e pin mushtin e lajmeve te rreshme!..
Sot te gjithe rrejne, te gjithe festojne te gjithe sot behen pasanike nje prille te perhershem kane vetem ato qe zgjohen per çdo mengjes me ty o Politike!....
Jacksonville Florida 1 prill 2009
Nga Lek Gjoka
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #23 : Tetor 03, 2010, 09:02:11 MD » |
|
Me ler edhe pak o Ate -Nane Terezes-
Nje femi i uritur po perqafohej me morden dhe syte e shpirtit i hapi e thirri oj Nane ti ja njome buzen dhe dhimbjen e tij ne ndienja e more dhe dy lote trishtimi ne faqet e tua te rreshkura rane !..
Ti gjeje kohe te flisje me to si dhe me Zotin flisje iu mjekoje dhimbjen me dashurine e nanes se gjithe botshme dhe urine mundoheshe tiu mbyteshe !...
Por nje dite Zoti te thirri e te mori ne Parajse per pak sa edhe Zotit desh i kundershtove i the -me lere edhe pak o Ate te mjekoj shpirtrat e uritur te kesaj bote te lodhshme !...
LEK GJOKA
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #20 : Nëntor 27, 2009, 01:00:53 MD » |
|
Komplimenti per poezine dhe ke te drejte se flamuri me shqiponjen dekrenare eshte ne çdo shtepi te shqiptareve dhe kosovareve kudo qe ndodhen anembane botes.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #19 : Nëntor 26, 2009, 10:34:36 MD » |
|
Pse qan flamuri ?..
Kur vjeshta valixhet e stines gadi ben qe dimrit me tapi kohen tia leshoje ne Shqiperi mbi te thepisurin shkemb nje flamur i kuq nis te valoje !..
Valviten ai ne kater anet ne cep te saj shoh buleza loti nuk e di pse valle flamuri qahet qe kur vdiq Gjergji i Kastriotit !...
Permes dallgeve te Atlantikut permes Jonit e Adriatikut permes ndienjes se shqiptarise permes Drinit te djalerise ne shkemb tek flamuri imazhin ndaloj dhe lotet mundohem tia lehtesoj !...
Cfare ke flamur valle pse qan ote te kuq te kembet me rane Kosova me pavarsi e liri po lahet flamuri hap syte , e me buzeqeshje thote se liria s'shahet !..
E di flamur me shume mos fol se Kosoves flamurin ia lyne me boje dhe boja ty e shqiptarit i ben alergji por shko ti ne Kosove se je ne cdo shtepi !..
Ne shpirt flamuri pak u lehtesua ne bjeshke ndalon e pine uje ne krua shikon vajzat qe po i mbyt vetmia se udheve te kurbetit ka ike djaleria !..
Eshte ftohur puthja, djepi eshte thate ne mergim femija me shqip nuk qan s'do tia di me per flamurin me shkabe se vendi i huaj gjakun ta shperlane e gjysherit ne varre me rehat s'rane !..
Qetesou flamur se prape do vime sa ikem pak per te vrare varferine e per tu vyshkur s'e lame vajzerine se s'jetohet dot pa dashurine !..
Nuk te rrej per zotin , shihme ne sy nje dite do kthehemi ne Shqiperi megjithese atje ka sherr e shamate une jam i djathte e ti i majte une jam toske e ti je gege veq ti flamur gjithmone je mbret !...
Ndaj ndali lotet , nuk ke pse qan fati i shqiptarit keshtu qenka shkruar por tashti e kemi gjetur vane e drejt Europes do udhetojme te bashkuar
Lek Gjoka Jacksonville Florida 26 nentor 2009
|
|
|
« Ndryshimi I Fundit: Nëntor 26, 2009, 11:14:21 MD nga Kallmeti & Lek Gjoka »
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #18 : Tetor 28, 2009, 11:00:41 MD » |
|
Shija e poezise
Poezia s'eshte e kapshme por shijohet ne cdo varg kur s'ka ndienja,gjak a shije menjehere t'shkakton atak !..
Lek Gjoka tetor 2009
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #17 : Shtator 09, 2009, 11:58:20 MD » |
|
Bjeshket po qajne
Bjeshket po qajne, lumi ndal frymen dielli me nuk fal ngrohtesi krisma e vdekjes ia ndali zemren se kishte vdek cdo bese e burreri !...
Lot , lot sa lot sot derdhi gjithesia femi jetima ne listen e gjate o zot c'po ngjet tek Shqiperia kush valle e mbodhi kete lengate?!..
A ishte Leka, a ishte Kanuni jo jo te dyja kane ike te lumi!.. Po valle atehere kush i thirri ngujimit dhe femite s'pijne me si dikur ujin e burimit !..
S'ka me lodra e mesime ne shkolle por ka gjakmarrje qe n'dere e kane mbodhe por ka edhe sa dite do te jetoj a do burrerohem pa shku tek kroi?
Kur ne varreza do ta kem vendin dhe me lote prape do te qaje gjithsia se jeta rrin ne fije te penit vetem tek ti o Nene Shqiperia !..
Ndaj zgjou nga gjumi shqiptar i shkrete se di pse zoti te ka mallkuar perdite luten te gjitha fete qe vellau me vella mos me u c'burreruar!..
T'mos kete ngujime as mort as vaje t'mos kete jetime ne sofren e jetimeve t'mos kete me vrasje per nje fjale ne ajer t'mos kete me lot Shqiperia ime !..
Ndaj Leken ta ruani ne histori dhe ta lavderoni per burreri Kanunin mire e mire ta lexoni por ligjin e jetes sot ta zbatoni
Dy prind dhe zoti jeten ta dhuroi dhe askujt ate nuk ja ke borgj femijet te lire te pine uji tek kroi dhe falje te kete shoqi me shoq !..
Lek Gjoka shtator 2009 Jacksonville Florida
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #16 : Korrik 30, 2009, 11:25:41 PD » |
|
Balade kurbeti
Ikem ne Shqiperi kapercyem endrrat e di se bjeshket jane merzitur shume atehere te pa thinjura i kishim zemrat dhe puthja e lante merzine ne lume !..
E zanat i morem me vete nga bjeshket qe bukurine e tyre ta shijome cdo cast qe femi te lindim e t'na buzqeshin mengjeset dhe puthja te mos plase nga asnje meraz !..
Me thinja flokesh tash i numerojme vitet zemra ka ngelur vendnumero rriten plot endrra femijesh femijet dhe zanat e bjeshke jane po ato !..
Nuk e di atdhe po na e vrasin kthimin nuk e di atdhe Shqiperia eshte e semure nuk e di atdhe perdite po e shterojme burimin se shqipen femijet po e lene te fleje gjume !..
Nje enderr e keqe cdo nate na buzeqesh nje enderr e keqe cdo nate na gjuan me shuplaka merzie nje enderr e keqe vendlindjen na e mbylli ne celes dhe qelsin e nisi ne nje anije kozmike drejt pafundesive !..
Po thinjen endrrat zemrat po vyshken puthja po e shikon me inat puthjen i bej ze eres qe me te e kthimin te nisem por edhe eres se kthimit ia kane prere rrugen !!
Atehere i bej ze pritjes qe te me thote se kthimi nuk eshte nje enderr e ftohte se Shqiperia s'do shtrohet kurre me per serum dhe askush s'do ia fusi nderkemzen me e rrezu ne lume!..
Se femijet kur te rriten do te kene puthje shqiptare ashtu sic ishte dikur puthja e baballareve se puthja e huaj nuk ka ngrohtesi po edhe sikur te kete me vone do te kete idhni !..
Ndaj zgjohuni nga gjumi o ju rini per dashuri te trokisni ne Shqiperi bukuria huaj nuk ka zjarr e ndienja dhe ne udhe do ndalet nje dite zemra !..
Te paret tane nga varret do bertasin lugeter do ngrihen e do te buqasin -c'po ngje keshtu o bijte e mi zanat po vyshken cdo dite ne Shqiperi kthehuni e buzet e zanave te shijoni se embelsine e tyre kurre s'do e harroni lugeter nga varret me t'mos na ngrini ndaj zanat shqiptare me vete gjithkund ti merrni dhe femijet kur te lindin syte prapa te kthejne se si ne Shqiperia askund me ngrohte s'do jene !...
Lek Gjoka Florida Korrik 2009
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #15 : Korrik 19, 2009, 01:05:12 MD » |
|
A i ke te botuar ne Shqiperi te gjithe keto librat.Them per keta te fundit............
Po Edmondi!.Te fundit e kam botuar ne vitin 2008 Pershendetje Leka
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #14 : Korrik 19, 2009, 11:26:01 PD » |
|
A i ke te botuar ne Shqiperi te gjithe keto librat.Them per keta te fundit............
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|