Kallmeti Online
Shkurt 06, 2012, 09:31:48 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Si ta mbash trurin në formë?  (Lexuar 1162 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Prill 23, 2009, 03:37:56 PD »

Nga seksi te muzika, nga gjimnastika te gjumi. Ja disa këshilla për ta mbajtur trurin të freskët dhe produktiv. Dhe nëse mendoni se sms-të dhe kompjuterat bëjnë mirë, harrojeni
Shpesh ndiheni pa ide? Apo harroni vend e pavend? Ndoshta truri juaj ka nevojë për pak stërvitje. Sipas kërkimeve të fundit, në fakt nuk është kurrë shumë vonë për
ta “rimbushur” trurin. Pavarësisht nga kushtet fillestare, secila prej nesh, edhe e rritur, mund të fuqizojë aftësitë e saj intelektuale. Neurologët shpjegojë si. Hapni sytë. Aq më tepër që për shumë të rinj është dhe kohë provimesh.


Corro Ergo Sum (vrapoj pra jam)
Motoja i bën mirë trurit. Stërvitja fizike (ecja e shpejtë, aerobia) është e dobishme për oksigjenimin e qelizave të trurit. Pjesa që përfiton më shumë është hipokampi, zona e lidhur me të kuptuarit dhe kujtesën.stervitje ime me e mire eshte kur punoj ,,,relaks ,,,kenaqesi!(nganjehere dhe nervoze,,por e nevojshme:P)

Duhet vesh muzike
Të dëgjosh muzikë (klasike, po dhe pop e rok) zhvillon të kuptuarit, përqendrimin por dhe kujtesën. Edhe të studiosh një vegël muzikore është shumë e dobishme: studimet kanë pikasur aftësi intelektuale më të larta te fëmijët që studiojnë një vegël muzikore.
edhe muzike degjoj dhe e shoqeroj duke kenduar:P
Rebus e gjëegjëza
Enigmatika, rebuset, gjëegjëzat, sekuencat numerike dhe logjike, por dhe leximet, të shkruarit dhe lojërat me letra mbajnë mendjen në stërvitje. Neurobika, disiplinë e ideuar nga një neurofiziolog amerikan, këshillon që të ndryshohen sa më shpesh të jetë mundur gjestet e zakonshme të sjelljes sonë të përditshme për të aktivizuar lidhje të reja ndërmjet zonave të trurit. Për shembull: të lani dhëmbët me dorën e majtë (për mëngjarashet e kundërta), t’i zgjedhësh veshjet me sy mbyllur, t’i biesh nga një rrugë tjetër për në punë, të bësh dush në vend që të futesh në vaskë.me pelqen te luaj  me trurin dhe gjeja qe bej me shpesh eshte te bej modelime flokesh  me sy mbyllur!eshte fantastike!

Joga dhe meditim
Një studim i një klinike universitare ka vërtetuar një rritje të rrudhave të kores së pjesës paraballore (zonë e lidhur me kujtesën afat shkurtër), te personat që meditojnë rregullisht. Përveç kësaj ushtrimet dhe teknikat e relaksit si joga kanë një fuqi rigjeneruese për trurin.se kam praktikuar jogen kurre ,,por bej akrobacina:P :lol:(E VERTE E!)

Bëni një pushim
Një kërkim ka treguar se çdo aktivitet, pasi kalojnë 40 minuta nuk ka rendiment. Për të pasur një produktivitet optimal, duhet bërë një pushim njëzet minuta çdo treçerek ore. Edhe Universiteti i Harvardit zbaton domosdoshmërinë e pushimit nga 30 deri në 60 minuta, për mos të mbingarkuar trurin.KJO ESHTE ANA JEME MA DELIKATE SEPSE NUK BEJ PUSHIM AQ SA DUHET,,,SEPSE PO PUSHOVA VESHTIR TE FILLOJ NGA E PARA!

Një gjumë i mirë
Të flesh të paktën shtatë deri në tetë orë në natë rrit aftësitë krijuese dhe vendimmarrëse të trurit. Universiteti i Londrës ka zbuluar se çfarë studiohet para se të shkosh për të fjetur thithet më lehtë.gjumin ekam shok ,,,,pika jeme e dobet,,,,mundem te rri gjithe naten zgjuar por ne mengjes me pelqen te fleje deri ne 12:D  KUR JAM PUSHIM E!

Peshk sa herë të duash (por jo rrallë)
Omega 3, acid folik dhe vitamina B, E, dhe C janë shumë të rëndësishme. Pra, hapi rrugë peshkut, i pasur me vajra të pangopur,bishtajoreve, frutave dhe perimeve. Përveçse mos ta teprosh asnjëherë me të ngrënit, të eliminosh yndyrat e ngopura dhe ushqimet pa shumë vitamina i bën mirë trurit.po kte ekam degjuar biles kshillohet per grate shtazane qe te hane pesahk sa me shume qe te zvillohet truri i femijes,,,do mundohem ta zbatoj lol

Çokollatë po me kusht që të jetë e zezë
Çokollata e zezë dhe e hidhur, e pasur me flavonoidë, përveçse ka një efekt antioksidues, përmirëson qarkullimin e gjakut. Dhe trurit kjo i pëlqen. Oksigjeni shkon shpesh dhe e furnizon organin komandues të organizmit.VDES PER COKO ,,,TE BARDHEN E HA POR ME KERRNAME:D

Truri pa ujë si peshku pa ujë
Truri është i përbërë nga 80 për qind ujë, për këtë është e nevojshme ta furnizosh me sasitë e duhura. Këshillohet 1, 5 deri në dy litra ujë në ditë, po në rast se ju duken shumë, nisni të stërvitni veten që t’i afroheni kësaj shifre të këshilluar dhe stërkëshilluar nga të gjithë specialistët.KOHET E FUNDIT PO PIJE UJE TE NXEHTE QE TE HEQ CA KG on_the_quiet

Esëll dhe të kthjellëta
Alkooli, po të merret në sasi të mëdha dëmton tërë organizmin, përfshirë dhe sistemin nervor qendror. Në veçanti, një dehje sjell pasoja negative afatgjata për hipokampin. Por një gotë verë në tavolinë (patjetër e kuqe se është pasur me polifenole), është një aleat i mirë kundër plakjes.Nuk e konsumoj,,,,

Kontrolle të rregullta
Përveç një regjimi ushqimor të shëndetshëm dhe një aktiviteti fizik të përhershëm, është i nevojshëm një kontroll i rregullt mjekësor për të luftuar katër armiqtë e trurit: hipertensionin, diabetin, obezitetin dhe kolesterolin e lartë.
Deri këtu ishin këshillat e specialistëve, por ekzistojnë dhe kërkime të reja (dhe në fazë të papërfunduar), që sugjerojnë mënyra të tjera për të stërvitur trurin.nuk mbaj periz,,,,,por nuk e teproj, dhe skam bere asnjehere nje analize te tille!,,

Parfum lavande
Sipas një studimi japonez, për shembull të nuhasësh lavandën gjatë një pushimi pune rrit përqendrimin në orët pasardhëse, përveçse ka dhe një fuqi çlodhëse të jashtëzakonshme.
eshte e vertet tek une eshte fuksionale sepse sa her qe ndihem e lodhur parfymosem dhe e shijoj thelle:P
Thuaji po çamçakëzit
Studime të universiteteve amerikane kanë vërtetuar se përtypja e çamçakëzit ndihmon kujtesën dhe mposht stresin. Po ka më: studentët e një klase ku u lejua çamçakëzi morën mesatarisht nota 5 për qind më të larta se të klasave të tjera. Gjithashtu përtypja e shpeshtë e çamçakëzit rrit qarkullimin e gjakut në tru.AH KJO ME BEZDIS DHE NUK DO ISHTE E PELQYER PER PUNEN QE BEJ:!

Ndal të kuqes!
Sipas studimeve ngjyrat ndikojnë gjendjet shpirtërore, por dhe rezultatet që jep dikush. E kuqja, për shembull, me fuqinë e saj eksituese pengon përqendrimin dhe duhet shmangur në situata stresuese, për shembull gjatë një provimi.AH KTE SE DI!nuk me pelqen kjo ngjyre

Seksi ndihmon
Studiuesit kanë kryer një eksperiment te minjtë, duke nxjerrë përfundimin se te femrat, orgazma dhe shtatzënia provokojnë një rritje të prolaktinës, një hormon që tek mbartësit shkakton rritje të qelizave nervore.
do mundohena te mbes shtatzene qe ta evitoj kte nervozen e koheve te fundit! :lol:
Dieta për kujtesën:
Çokollatë, shumë ujë, peshk, fruta dhe perime
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Prill 23, 2009, 03:36:31 PD »

   
Si ta mbash trurin në formë?

   
 Nga seksi te muzika, nga gjimnastika te gjumi. Ja disa këshilla për ta mbajtur trurin të freskët dhe produktiv. Dhe nëse mendoni se sms-të dhe kompjuterat bëjnë mirë, harrojeni
Shpesh ndiheni pa ide? Apo harroni vend e pavend? Ndoshta truri juaj ka nevojë për pak stërvitje. Sipas kërkimeve të fundit, në fakt nuk është kurrë shumë vonë për
ta “rimbushur” trurin. Pavarësisht nga kushtet fillestare, secila prej nesh, edhe e rritur, mund të fuqizojë aftësitë e saj intelektuale. Neurologët shpjegojë si. Hapni sytë. Aq më tepër që për shumë të rinj është dhe kohë provimesh.


Corro Ergo Sum (vrapoj pra jam)
Motoja i bën mirë trurit. Stërvitja fizike (ecja e shpejtë, aerobia) është e dobishme për oksigjenimin e qelizave të trurit. Pjesa që përfiton më shumë është hipokampi, zona e lidhur me të kuptuarit dhe kujtesën.

Duhet vesh muzike
Të dëgjosh muzikë (klasike, po dhe pop e rok) zhvillon të kuptuarit, përqendrimin por dhe kujtesën. Edhe të studiosh një vegël muzikore është shumë e dobishme: studimet kanë pikasur aftësi intelektuale më të larta te fëmijët që studiojnë një vegël muzikore.

Rebus e gjëegjëza
Enigmatika, rebuset, gjëegjëzat, sekuencat numerike dhe logjike, por dhe leximet, të shkruarit dhe lojërat me letra mbajnë mendjen në stërvitje. Neurobika, disiplinë e ideuar nga një neurofiziolog amerikan, këshillon që të ndryshohen sa më shpesh të jetë mundur gjestet e zakonshme të sjelljes sonë të përditshme për të aktivizuar lidhje të reja ndërmjet zonave të trurit. Për shembull: të lani dhëmbët me dorën e majtë (për mëngjarashet e kundërta), t’i zgjedhësh veshjet me sy mbyllur, t’i biesh nga një rrugë tjetër për në punë, të bësh dush në vend që të futesh në vaskë.

Joga dhe meditim
Një studim i një klinike universitare ka vërtetuar një rritje të rrudhave të kores së pjesës paraballore (zonë e lidhur me kujtesën afat shkurtër), te personat që meditojnë rregullisht. Përveç kësaj ushtrimet dhe teknikat e relaksit si joga kanë një fuqi rigjeneruese për trurin.

Bëni një pushim
Një kërkim ka treguar se çdo aktivitet, pasi kalojnë 40 minuta nuk ka rendiment. Për të pasur një produktivitet optimal, duhet bërë një pushim njëzet minuta çdo treçerek ore. Edhe Universiteti i Harvardit zbaton domosdoshmërinë e pushimit nga 30 deri në 60 minuta, për mos të mbingarkuar trurin.

Një gjumë i mirë
Të flesh të paktën shtatë deri në tetë orë në natë rrit aftësitë krijuese dhe vendimmarrëse të trurit. Universiteti i Londrës ka zbuluar se çfarë studiohet para se të shkosh për të fjetur thithet më lehtë.

Peshk sa herë të duash (por jo rrallë)
Omega 3, acid folik dhe vitamina B, E, dhe C janë shumë të rëndësishme. Pra, hapi rrugë peshkut, i pasur me vajra të pangopur,bishtajoreve, frutave dhe perimeve. Përveçse mos ta teprosh asnjëherë me të ngrënit, të eliminosh yndyrat e ngopura dhe ushqimet pa shumë vitamina i bën mirë trurit.

Çokollatë po me kusht që të jetë e zezë
Çokollata e zezë dhe e hidhur, e pasur me flavonoidë, përveçse ka një efekt antioksidues, përmirëson qarkullimin e gjakut. Dhe trurit kjo i pëlqen. Oksigjeni shkon shpesh dhe e furnizon organin komandues të organizmit.

Truri pa ujë si peshku pa ujë
Truri është i përbërë nga 80 për qind ujë, për këtë është e nevojshme ta furnizosh me sasitë e duhura. Këshillohet 1, 5 deri në dy litra ujë në ditë, po në rast se ju duken shumë, nisni të stërvitni veten që t’i afroheni kësaj shifre të këshilluar dhe stërkëshilluar nga të gjithë specialistët.

Esëll dhe të kthjellëta
Alkooli, po të merret në sasi të mëdha dëmton tërë organizmin, përfshirë dhe sistemin nervor qendror. Në veçanti, një dehje sjell pasoja negative afatgjata për hipokampin. Por një gotë verë në tavolinë (patjetër e kuqe se është pasur me polifenole), është një aleat i mirë kundër plakjes.

Kontrolle të rregullta
Përveç një regjimi ushqimor të shëndetshëm dhe një aktiviteti fizik të përhershëm, është i nevojshëm një kontroll i rregullt mjekësor për të luftuar katër armiqtë e trurit: hipertensionin, diabetin, obezitetin dhe kolesterolin e lartë.
Deri këtu ishin këshillat e specialistëve, por ekzistojnë dhe kërkime të reja (dhe në fazë të papërfunduar), që sugjerojnë mënyra të tjera për të stërvitur trurin.

Parfum lavande
Sipas një studimi japonez, për shembull të nuhasësh lavandën gjatë një pushimi pune rrit përqendrimin në orët pasardhëse, përveçse ka dhe një fuqi çlodhëse të jashtëzakonshme.

Thuaji po çamçakëzit
Studime të universiteteve amerikane kanë vërtetuar se përtypja e çamçakëzit ndihmon kujtesën dhe mposht stresin. Po ka më: studentët e një klase ku u lejua çamçakëzi morën mesatarisht nota 5 për qind më të larta se të klasave të tjera. Gjithashtu përtypja e shpeshtë e çamçakëzit rrit qarkullimin e gjakut në tru.

Ndal të kuqes!
Sipas studimeve ngjyrat ndikojnë gjendjet shpirtërore, por dhe rezultatet që jep dikush. E kuqja, për shembull, me fuqinë e saj eksituese pengon përqendrimin dhe duhet shmangur në situata stresuese, për shembull gjatë një provimi.

Seksi ndihmon
Studiuesit kanë kryer një eksperiment te minjtë, duke nxjerrë përfundimin se te femrat, orgazma dhe shtatzënia provokojnë një rritje të prolaktinës, një hormon që tek mbartësit shkakton rritje të qelizave nervore.

Dieta për kujtesën:
Çokollatë, shumë ujë, peshk, fruta dhe perime
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!