|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« : Shkurt 24, 2009, 01:10:40 MD » |
|
 Ndue Hila Writer
 Bio Ka lindur ne fshatin Rraboshte te Rrethit Lezhe me 28 tetor 1960 Mbas mbarimit te shkolles ka punuar per disa vite;ekonomist,llogaritar dhe shef finance. Ka bashkpunuar me disa organe te shtypit shqiptar.Vecanarisht ne gazeten “Koha Jone” ka shkruajtur rregullisht nga krijimi e saj deri ne vitin 1993 dhe vazhdon te shruaj perseri.Eshte antar i stafit drejtues te gazetes Lisalba Lezhe. Ai ka si hob te tij letersine dhe drejtesine te cilave u eshte perkushtuar ne jete,duke u gjendur shpesh prane njerzeve nevojtar,pa paramendime dhe paragjykime. Ndue Hila eshte i martuar dhe ka tre femije dhe nga viti 1997 ai ka emigruar ne SHBA ne shtetin e Michiganit ne qytetin Madison Hights. Jeta ne emigrim nuk e ka penguar qe ai te vazhdoj te shkruaj dhe te angazhohet me problemet e komunitetit dhe perpiqet te japin kontributin e tij me aq sa ka mundesi dhe aty ku eshte.
Deri tani ka botuar keto libra: “E gjeta ku at shkruaj emrin tend”, cikel me poezi. “Meteor thimbles”, poezi. “Kitaristi i Kabarese”, tregime. “Humbesi i emrit”, roman.
Ka ne perfundim nje cikel me poezi dhe dorshkrim romanin “Fati im” te cilin e ka filluar ne vitin 1995 dhe mbas nje harrese prej 10 vitesh ai mendon at botoj se shpejti. I pelqen humanizmi dhe eshte vete natyre humane.
Ka shkruar librat: "E GJETA KU TA SHKRUAJ EMERIN TEND", poezi "METEORE DHIMBJESH", poezi "KITARISTI I KABARESE", tregime “HUMBESI I EMRIT”, roman Ka në dorë librin e pestë me poezi.
E gjeta ku ta shkruaj emrin tënd E gjeta ku ta shkruaj emrin tend
Ne breg te detit e shkrova emrin tend Nje dallge kryeneçe e fshiu Me tha: - Ketu nuk ka vend E shkrova perseri Por tjetra dallge ma prishi me shpejtesi Drejt qiellit Shikova kete emer me e shkrue Dhe ai me tha: Ketu afer s’e dua Nje yll mu afrue Me tha: - mendo Nje vend te rehatshem Per kete emer kerko E gjeta vendin per kete emer E shkrova ne poezi dhe ne zemer
Qershor 1985
BUZEQESHJE E FTOHTE
Te kerkoj pune Kete mengjez kam dale Me buzeqeshje te ftohte Me percjellin EJA NESER Ose prit, me mire Ne telefon te marr. E pritja nuk paska mbarim Te presesh Eshte njelloj si te vdesesh Ketu ne mergim.
20 prill 1997
KERKOJ NJE PIKTOR
Tani po! Ta kisha nje piktor Per te me bere portretin Jo per bukuri Por t’me thoshte te verteten A dukem une me veten Kur do te ishte kohe me e mire Ne oren nje te nates E ne pese te mengjezit Kur vij dhe nisem per pune.
1999
Mall mergimtari
Kur shoh detin tue shkumbue E ne breg, dallget ngrihen peshe Kur i shoh, bregut tue shkue zemra ime ne vaj eshte.
Ku ne mal, kullot bagetia Atje, bien kumbone e zile E ne livadh luajne femija Rrafsh ne toke bie zemra ime.
Nuk degjoj gurgullimen e kronit E nuk shoh vjollcen ne fillim te prillit Nuk shijoj lulen e ftonit E s'degjoj ma kengen e bilbilit
Me merr malli me e perkedhele Ate toke qe ka ngele djerre e shkreta qe shiu dhe vesa bukur a kane lageshtite se po te punohej me duart e hekurta njomishte te reja prap kishte me çile.
Dua te rri ne mal te Kastriotit te pershendetem me Velen E malet perreth se kunore te shijoj te ftohtin e dimnit idhnak Qe duken se krushq e dasmore qe shkojne te merrin nuse me kuaj e duvak
Lodhi ti pra zemra ime E me vaj pershkruaj ate breng A do te vije ajo dite e bukur Qe une prape te pushjoj ne ate vend.
Dua te shoh parmenden e qeve E me ta shpirtin ta levroj I mallengjyer shikoj tufen e reve Qe Veriu drejt Jugut e leshoi.
Dua te ruaj ne mal bagetine E te shetis ne bjeshke e vrri Te shkoj ne oborr te shtepise sime E ne preher te nanelokes prap te rri
Ka per te thene dikur nje vashe Kam pase njohe dy sy te zi Me mallengjim do t'i thone malet: Ne, ja rriten ata te dy.
Ai diell Vele porsi ari Plot me bore mbi vetull vu Ma shkriu loti dhimbja e malli Ty vendlinje tue kujtue.
Humbësi i emrit SINFONI E SHIUT TE VJESHTES
Nje zog i plagosur ra mbi shtroja gjethesh E mbushi gjithe pyllin e kopshtijet me vaj Me duket se tashti dhe shpirti i vjeshtes po vdes nga vetetimat e gjata dhe shirat e saj
Me duket se po me ndryshket, plori i fjalve e nuk kane per te pyetur me per yjet Me duket se te vdekurit nuk jane me si te paret por jane nje ere me e forte se kujtimet.
Ashtu si bie ne perjetesi e buta, e mira, e zjarrta e dinamikja nga nje shije e keqe qe me te u mat vete jeta Largohet se bashku me vjeshten nje lis shekullor se bashku me kujtimet e veta.
E shume here cdo gje matet ne gjithesi Por vjeshta tregon se gjethet jane zbuloje e saj Ne lavjersin e ajrit vjeshtak Terbimi i shiut nuk harron sinfonine e tij.
LISSUS
Kur dal rrugeve te ketij qyteti Nga leshtesija “LISSUS”me buçet nje za Qe eshte me e forte se zhurma e nje termeti Ky emer kaq i bukur dhe siper tij nje kala
Mbeshtes koken i lodhur mbi keto mure E trupin e leshoj te pushoje mbi keto lashtesi Si ne enderr mbi çdo gure, Shikoj te dalin njerez te gjalle E nga çdo e çare guri te dali nga nje njeri
Ja, njeri me krenare dhe heshte Ja, tjetri qe tere jeten pjeku buken Ja, ai qe mprehu shpaten ne farke Ja,ai qe me kalldrem i shtroj keto rruge
Ne shekuj ky emer nuk u shua Te kthyer ne legjend historija e ka mbeshtjelle Te paret shume lart muret e ketij qyteti i ngriten E une koken midis tyre, dikur kam per te vene
TITI DHE PULBARDHA
Vrapon pas tyre me kembet e vockela E gjurmet ju duken ne rere Pulbardhat te sillen si engjuj mbi krye E ti pas tyre nuk pushon duke rene
Duke vrapuar asnje nuk e kap i merzitur shrihesh permbys mbi rere Pas pak ngrihesh perseri me vrap Se shpirti i jot pas tyre eshte i dhene
Gu-gu-gu-gu rreth teje sillen me dashuri Ne mes tyre krahet perplas, ti duke qeshur Zemra jote kerkon ti kapi perseri E te lumtur se bashku luani te etur
Drejt ujit te kalter fluturuan Krahet dhe sqepin i zhysin ne thellesi Ata e kuptuan, se ti pas tyre nuk mund te ikje siper teje krahet tere uje i shkunden me dashuri
Ne kete çaste shpirti yt Si pulbardhe ka deshire te jete Te fluturoje te zhytet Ne mes te liqenit ne kaltersi Por ti rritu i shendetshem dhe plot gezim Si pellumba dhe pulbardha, Zemra jote do te jete gjithnje
Asnje nga moshataret e tu Nuk ju perzie ne kete loje Vetem se u shikonin me zili Kur ti i lodhur,me kembete ne uje bregut kaloje Pulbardhat si engjuj te silleshin mbi krye.
Stony Greek. Michigan, 23 qershor 2002
POEZI KUSHTUAR GENTIAN ZEF MARKUT
Jam i gjalle e jam ne jete Jam ne drite te vertet -- Naim Frasheri
MAL NE MAL SHQIPONJA NDALET
Ne muajn nentor njezet e pese Lajmi i zi prap mbuloj Arberine Ne te zeza te gjithe jane veshe Nenat dhe motrat ne gjithe Shqiperine
Mal ne mal shqiponja ndalet Permbi Vele i hedh deti valet Pema thahet, çahet guri Gjysem shtize prap bie flamuri
Skenderbeu e shaloj atin E ne Rinas e ndaloj vrullin Lotet i shkojne si rreke shiut Kur mbi trup te Gentit ai hedh flamurin
Gjithe vargmalet me nje za Mbi Zadrim sot vaj jane tuj ba Ore e zana mbi arkivol kane ra Tuj u fal me kete trim dhe vella
Ç’eshte kjo dhimbje, peshe e rende Sa e gjith bota dhe me shume Gjithmone trimat vdesin ne kembe Tuj f’shi nga dheu murtajen dhune
Nje grusht dhe nga toka nane Te gjithe njom e kem me lot Puth e kena na me buze E mbi varr po ta l’shojme sot
Amaneti jot i fundit Qe tuj buzeqesh prinderve ua le Ne vend ta quen me zemren cop Qe t’pushosh i qete n’Piraj n’atdhe
Vajtojne kreshta dhe Kastiroati Nane Terezja po derdh lot Ne zemren tende ishte vetem zoti Qe kurr nuk e quajte besim te kote
Sa te jete jete jeta nuk harosh Ne asnje cep te globit mbare Toka Shqipe te ushqeu me gji N’Amerik u bere legjendare.
|