Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 04:55:58 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Interi Kampion  (Lexuar 1392 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #7 : Nëntor 04, 2009, 12:45:27 MD »

Champions, Interi sfidon gripin e derrit në Kiev
KIEV- Interi do të kërkojë fitoren e parë sezonale në Ligën e Kampioneve, kur të zbresë sot në mbrëmje në stadiumin Lobanovski për t’u përballur me Dinamon e Kievit. Situata alarmante e përhapjes së gripit të derrit ka qenë në qendër të vëmendjes në prag të kësaj ndeshje, por gjithsesi UEFA ka lejuar zhvillimin e saj në prani të tifozëve. Zikaltërve të Murinjos do t’u duhet të luajën përballë një publiku të veshur me maska në këtë ndeshje. “Problemi i shëndetit nuk është në dorën time, unë jam thjeshtë një trajner dhe nuk jam as doktor e as politikan, kështu që nuk jam unë ai që vendos - deklaroi Murinjo në konferencën e zakonshme për shtyp. – Nëse është marrë një vendim për të luajtur me publik është marrë sepse UEFA dhe politikanët në Ukrainë mendojnë se nuk ka rrezik”, shtoi portugezi. Interi pritet të jetë pa organizatorin holandez Uesli Shnajder në ndeshjen e sotme, ndërkohë që pjesa tjetër e ekipit duket e gatshme.
Edhe trajneri i Dinamos së Kievit Valeri Gazajev u shpreh i kënaqur me faktin se ndeshja do të luhet në prani të tifozëve, pavarësisht përhapjes së virusit A-H1N1. “Një ndeshje futbolli pa tifozë nuk është ndeshje futbolli. Ne luajmë për publikun dhe njerëzit në stadium janë ata që sjellin emocionin më të madh”, u shpreh Gazajev. Ndeshja është tepër e rëndësishme për synimet e dy skuadrave. Dinamo e Kievit ka 4 pikë në grupin F, ndërsa Interi vetëm 3.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)


* 28525.jpg (32.25 KB, 215x170 - shikuar 125 here.)
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #6 : Shtator 24, 2009, 09:10:16 PD »

Seria A, Inter merr kryesimin
23/09/2009 23:55

Seria A, Inter merr kryesimin
U luajten ndeshjet e vlefshme per javen e peste te Serise A. Inter fiton ndaj Napolit, Milan humbet ne Udine ndersa Fiorentina zbret me kembe ne toke Sampdorian.

Kane mjaftuar vetem pese minuta loje qe Napoli i Donadonit te shkaterrohet ne Milano ne sfiden perballe Interit. Seria e golave per zikalterit hapet ne minuten e 3-te me ane te kamerunasit Eto’o.

Me pas per te dyfishuar rezultatin mendon Milito ne minuten e 5-te, megjithese ne nje pozicion te dyshimte loje. Pas nje periudhe qetesie Inter gjen serish golin. Kete radhe me ane te mbrojtesit shtatlarte brazilian Lucio ne minuten e 32-te.

Goli i Lavecit vetem 5 minuta pas atij te Lucios nuk i mjafton Napolit per te arritur nje rezultat pozitiv perballe kampioneve ne fuqi. Ndeshja mbyllet 3-1.

Nderkohe ne “Friuli” kuqezinjte e Milan jane mundur nga nje gol i shenuar nga Di Natale ne minuten e 22, duke shuar shpresat e tyre per nje vazhdimesi te rezultateve pozitive ne Serine A pas fitores se javes se shkuar ndaj Bolonjes ne transferte.

Sampdoria nuk ka marre trepikeshin e peste per kete sezon. Pas kater fitoreve radhazi skuadra e Del Nerit eshte mundur ne transferten e Firences me rezultatin 2-0 nga Fiorentina. Golat u shenuan nga Jovetic ne minuten e 25-te dhe Xhilardinjo ne minuten e 66-te.

Ndeshjet e tjera u mbyllen si me poshte, Palermo-Roma 3-3, Lacio-Parma 1-2, Bolonja-Livorno 2-0,  Bari-Kaljari 0-1, Atalanta-Katania 0-0 dhe Siena-Kievo 0-0.

Java e peste Serise A do te mbyllet  diten e enjte me takimin Xhenoa-Juventus, ne oren 20:45.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #5 : Shtator 18, 2009, 10:47:11 PD »

"Interi i Murinjos, sukses ... si kinemaja shqiptare"
» Dërguar më: 18/09/2009 - 14:39
Altin Latifi

Loja e Interit të Murinjos është komentuar me një ironi therëse në mediat spanjolle, që në mënyrë unanime kanë përshëndetur "leksionin e futbollit të dhënë prej Barcelonës ndaj një skuadre të mbyllur në mbrojtje. Takimi i vlefshëm për grupin F, i luajtur të mërkurën në mbrëmje në "San Siro", përfundoi në barazim pa gola dhe me katalanasit që super dominuan në fushë. E në fakt, një nga gazetat më të mëdha në Spanjë, "El Mundo", e ka krahasuar Interin me kinemanë shqiptare dhe "suksesin" që ajo ka në Evropë. "Nëse Interi do të fitojë Champions League, - shkruan "El Mundo", - atëherë do të bëjmë më mirë që ta harrojmë futbollin dhe t'i dedikohemi sukseseve të kinemasë shqiptare", është komenti sarkastik i saj në shkrimin me titull "Vrasësi i futbollit". "Futbolli është sporti që të jep më shumë suksese nga sa meriton. Mjaft më me Murinjot, mjaft më me të paaftët. Është matematikisht e pamundur që futbollistë si ata të Interit, të blerë me miliona, të luajnë kaq keq sa dje. Vetëm nëse, - shkruan gazeta e Madridit, - drejtohen nga një person që e mban veten për strateg të pagabueshëm dhe që mendon se mund ta kontrollojë ndeshjen pa top". Të gjithë në Spanjë e kanë patur me aspektin e theksuar mbrojtës të skuadrës italiane, që në asnjë moment nuk u mundua të sulmonte për të fituar ndeshjen. "ABC" flet për një "katenaço totale" dhe për gabimet e arbitrit, "i cili nuk dha një penallti të pastër në minutën e 74-t, për një faull të Stankoviç, duke i mohuar në këtë mënyrë fitoren Barcelonës". "AS" komenton "kualitetin spektakolar të Barçës, që Guardiola e drejton sikur është duke shkruar një ese mbi harmoni". Më pas shton: "Interi nuk ka Mesin dhe kjo është një diferencë e madhe'. "San Siro shijoi klasin dhe stilin e kampionëve", është titulli i gazetës tjetër katalanase, "Sport". "Barça, - nënvizon ajo, - ishte dukshëm superiore ndaj Interit të Murinjos dhe Etosë".
Zhgënjimet
Gazetat e Madridit dhe të Barcelonës nuk kanë harruar të komentojnë paraqitjen e dy ish-ëve të mëdhenj, Samuel Etosë dhe Zllatan Ibrahimoviç, që sipas tyre, "ishin thuajse të shuar në fushën e lojës". "Dueli i shumëpritur mes Etosë dhe Ibrës ishte zhgënjimi i madh i ndeshjes, - komenton "Sport". - Asnjë prej të dyve nuk ishte në lartësinë e duhur". Për të përditshmen katalanase më i keqi i ndeshjes ishte trajneri interist Hoze Murinjo, "nga i cili pritej një vendosje më kurajoze e skuadrës në fushë, duke qenë se Interi luante në San Siro". Përballë kampionëve të Evropës, zikaltërit dukeshin një skuadër e trembur, e cila në çdo moment druhej se po të dilte përpara do të pësonte fatin e Bajernit apo Mançesterit vitin e shkuar. "Në fushë nuk kishte asnjë futbollist italian. Interi ka 45 vjet që nuk fiton Ligën e Kampioneve, por duke luajtur kështu nuk do ta fitojë kurrë", shkruan "Sport". Në ndeshjen tjetër, atë të 29 shtatorit, Interi do të udhëtojë për në Rusi, për t'u ndeshur me Rubin Kazanin, që u mund 3-1 nga Dinamo e Kievit të mërkurën. Zikaltërit gjithsesi mbetet favoritë për të kaluar grupin, së bashku me Barcelonën.
Printo Dërgo me e-mail
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #4 : Shtator 17, 2009, 02:14:15 MD »

Juventusi, edhe tre dëmtime të tjera

ROME-Ashtu si një sezon më parë, Juventusit i duhet të përballet me dëmtimet e shumta të futbollistëve, një “sëmundje” që nuk po gjen shërim edhe pas ndërrimit të stafit. Për sfidën me Livornon, trajnerit Çiro Ferrara i duhet të bëjë pa një pjesë të madhe të futbolistëve, duke nisur nga Diego. Të fundit që e kanë pësuar nga sfida me Bordonë (1-1) në Champions janë Kanavaro, Tiago e Felipe Melo, të cilët nuk mund të luajnë këtë fundjavë. Ferrara shpreson të mos ketë një përsëritje të sezonit të shkuar.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #3 : Shtator 15, 2009, 04:28:31 PD »


Champions League, Inter-Barcelona të mërkurën në San Siro

• Interi dhe Barcelona do të ndeshen të mërkurën në “San Siro” në super sfidën e Champions League që vë përballë dy futbollistë si Samuel Eto dhe Zllatan Ibrahimovic. Interi duket më në formë pas tre ndeshjeve të para në kampionat, por kampionët e Evropës mbeten gjithnjë të rrezikshëm. Version multimedial i ketij lajmi

MILANO- Inter- Barcelona është supersfida e ndeshjeve të para të ndeshjeve në grup për këtë edicion të ligës së kampioneve. Të mërkurën në San Siro do të jenë përballë dy prej skadrave më të mira të Europës për momentin, por edhe dy lojtarë si Ibrahimovic dhe Eto që luajnë kundër ish ekipeve të tyre. Suedezi duket njeriu i ditës në Milano pasi do të kthehet në stadiumin ku fitoi 3 tituj kampion radhazi. “Për mua është një ndeshje speciale”tha Ibrahimovic nga Spanja.
Ndërkohë Interi kërkon patjetër ta nisë me fitore përballë kampiones së Europës në fuqi. Skuadra e Murinjos fitoi të dielën 2-0 kundër Parmës dhe trajneri portugez deklaroi se tani është radha e barcelonës që të pësojë të njëjtin fat. Edhe për Murinjon do të jetë një sfidë e vecantë pasi ai ka qënë përkthyes i Robson tek Barcelona. Por njeriu që katalanasit i tremben më shumë është Samuel Eto, i cili në 5 vjet me ta ishte një makinë golash. Kamerunasi realizoi një gol mjaft të bukur ndaj Parmës dhe duket në formën më të mirë, ndryshe nga Ibrahimovic që ende nuk duket i përshtatur me lojën e Barcelonës.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #2 : Shtator 13, 2009, 02:36:17 MD »

Seria A, Juventus ruan kreun e klasifikimit


• Nga Altin Latifi
Juventusi ka marrë fitoren e tretë radhazi në Serinë A, duke ruajtur kreun e renditjes së bashku me Sampdorian. Ndërkohë, vetëm barazim pa gola për Milanin në fushën e Livornos, ndërsa Interi triumfoi 2-0 me Parmën, falë golave të Eto dhe Milito. Version multimedial i ketij lajmi

ROME- Juventusi ka marrë i vetëm kreun e Serisë A, pas fitores së vështirë në shifrat 2-0 kundër Lacios. Bardhezinjtë e drejtuar nga Çiro Ferrara kanë marrë 9 pikë në 3 ndeshje, duke u konfirmuar si një nga skuadrat pretendente për fitimin e titullit kampion. Për Juven, jo çdo gjë shkoi mirë në “Olimpiko”, pasi Diego la fushën e lojës i dëmtuar dhe rrezikon të mos jetë në sfidën e Champions League kundër Bordosë. Kaseres shënoi golin e parë për skuadrën torineze në minutën e 72, ndërsa në fund ishte David Trezege ai që dyfishoi shifrat. Në ndeshjen tjetër të luajtur ditën e shtunë, Milani nuk mundi të shkojë më shumë se një barazim 0-0 kundër Livornos. Ndërkohë, në ndeshjet e së dielës, Sampdoria ka marrë fitoren e tretë në po kaq javë, duke mposhtur 1-0 Atalantën. Fitore edhe për Interin e Murinjos, që mposhti 2-0 Parmën. Ndërkohë, Fiorentina triumfoi 1-0 ndaj Kaljarit, ndërsa Roma mori fitoren e parë, duke mposhtur 2-1 në transfertë Sienën. Në takimet e tjera, Kievo e Bogdanit mori 3 pikët në transfertën e Bolonjës, duke fituar 2-0. Sfida e luajtur në Palermo, mes vendasve dhe Barit, përfundoi në barazim 1-1, ndërsa Udineze mposhti thellësisht 4-2 Katanian
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #1 : Shtator 07, 2009, 01:46:26 MD »

Interi mund Milan me 4 gola



(Dërguar më: 30/08/09)

MILAN- Interi ka fituar 4-0 derbin me Milanin, në një mbrëmje të paharruar për tifozerinë zikaltër. Skuadra e drejtuar nga Hoze Murinjo ka mposhtur në çdo aspekt atë të Leonardos, që pa Rikardo Kaka, ishte hija e vetvetes në fushën e lojës. Asnjë dyshim për fituesin, ndërsa Interi mund të kishte fituar më thellë nëse do të kishte synuar gola të tjerë. Me Shnajder në fushë nga minuta e parë dhe me një sulm të përbërë nga dyshja Milito-Eto, Interi është i magjishëm. Largimi i Berluskonit nga tribuna para kohe dhe i tifozëve të Milanit duke sharë, tregojnë shumë gjëra. Mbrëmë në "San Siro", zikaltërit u hakmorrën për atë disfatë 6-0 të 9 sezoneve më parë, ndërsa Milanit i duhet të kuptojë se këtë vit nuk mund të synojë më shumë se një vend në zonën Champions.  Heroi i ndeshjes së djeshme ishte Diego Milito, autor i një goli dhe dy asistove.

Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« : Maj 17, 2009, 12:35:11 MD »

Interi skuadra italiane qe per kater vite rrjesht ka fituar titullin kampione e Italise.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!