Kallmeti Online
Shkurt 06, 2012, 10:17:38 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: K R O N O L O G J I A 2600 vjecare e Shqiperisë.Pellazget stergjysherit tane  (Lexuar 1728 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #2 : Maj 27, 2009, 08:37:56 PD »

Louis Benloew: Shqiptarët, kombi më i vjetër i kontinentit
» Dërguar më: 28/09/2008 -
Admirina Peçi

Në vitin 1877 filologu i shquar francez Louis Benloew shkrujati një vepër që tronditi rangjet shkencore e historike. Ky
libër i titulluar “Greqia përpara grekëve” sapo është sjellë në shqip përmes botimeve “Plejad”. Benloew, na intrigon që në krye të librit, ndërsa shkruan: “Duke filluar punën time, kam besuar se trajtoj thjesht një çështje gjuhësore dhe etnografike, gjithashtu më duket se kam prekur edhe një çështje të qenësishme, madje drithëruese, një çështje kombësie. Dhe çfarë kombësie! Kombësia më e vjetër e kontinentit tonë, së bashku me atë të Baskëve”. Benloew flet pwr kombin shqiptar.
“Greqia përpara grekëve” është një studim linguistik dhe etnografik i shkruar përpara një shekulli. Autorë të shumtë të huaj e kanë trajtuar çështjen pellazge dhe shqiptare dhe njëkohësisht kanë komunikuar midis tyre, por edhe me intelektualët shqiptarë të kohës, kudo që ata ndodheshin nëpër botë si andej edhe këtej Adriatikut.
Benloew shkruan: “prej shumë vitesh kam besuar se në një numër emrash gjeografikë dhe historikë apo parahistorikë të Greqisë së lashtë, kam hasur tregues të një popullsie zanafillore më të hershme se Helenët. Një ditë, ndërsa shihja fjalorin e shqipes të Xylanderit hamendësimet e mia, sipas mendimit tim, arritën një farë shkalle gjase, për të mos thënë edhe më shumë. Gjuha shqipe dukej se i jepte kuptim disa emrave të përveçëm, të cilët nëpërmjet rrugësh të tjera ishin të pashpjegueshëm, të tillë si Male, Pilos, Andani, Olimpi”. Sipas tij pista që mendonte se kishte zbuluar, kishte qenë ndjekur edhe nga të tjerë dhe se një ndihmë të madhe i dha Dora d`Istria, duke e njoftuar për punimet e bashkatdhetarëve të saj, me vendbanim në Itali, të shoqërurar me këshillat, të dhënat, botimet filologjike dhe historike si dhe broshurat e të gjitha llojeve. Gjithashtu arriti të njihej edhe me gramatologjinë shqipe të Demetrio Camardas, të gramatikës së De Radës dhe të shkrimeve të Vincenzo Dorsa.
Mendimi i autorit është se tashmë kishte ardhur momenti për të sakatosurit e historisë, për të harruarit e familjes së madhe europiane, për t‘i bërë të ditura ankesat e tyre, për të vlerësuar meritat e tyre në interes dhe madje për mirënjohje nga popujt e qytetëruar, se duhej admiruar forca e gjakut të fisit që triumfon edhe mbi urrejtjet fetare dhe jep mësime tolerance për të gjithë anëtarët e të njëjtës racë.
Idenë qendrore të këtij libri apo boshtin i tij, autori e paraqit qartë dhe me prova nëpërmjet thënies: “Sot ka dalë sheshit se në një epokë që nuk mbahet mend, Greqia nuk ka qenë e banuar nga grekët; kur këta të fundit depërtuan në vendin, të cilin ata duhej ta paraqisnin me emrin e tyre, ky vend nuk ka qenë shkretinë. Në tokën e Greqisë ka gjurmë të shumta të një qytetërimi më të hershëm në kohë sesa qytetërimi i grekëve. Stralli, veglat dhe sëpatat e një formë krejt zanafillore, të cilat gjenden aty me shumicë e provojnë këtë, ndërkohë që Grekët nuk kanë pasur asnjë kujtim të zanafillës së tyre dhe se në periudhën më të bukur të historisë së tyre ata nuk ngurruan që ta shpallin veten autoktonë.
Autori shprehet se grekët ishin të tretët në rradhë, të mbërritën në këtë tokë dhe se emrat e vendeve, maleve, lumenjve, personazheve legjendarë, të cilët nuk shpjegohen nëpërmjet mitologjisë greke dhe që duket se bëjnë pjesë në fjalorin e një idiome të huaj. Shumë nga këto qytete u përkisnin Pellazgëve, Lelegëve, Kaukonëve dhe Dardanëve. Deri më sot një gjuhë e vetme duket se arrin të na i bëjë të kuptueshëm emrat e këtyre viseve: kjo është gjuha shqipe. Prandaj autori i veprës është i prirur të mbështesë tezën se shqiptarët e ditëve të sotme janë pasardhësit e popullsive, të cilat përpara mbërritjes së grekëve, zinin viset që shtrihen nga deti Adriatik deri në Halis.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Maj 27, 2009, 08:31:35 PD »

Robert d’Anzhelit dhe shqiptarët
» Dërguar më: 17/05/2009 -
Arben Llalla

Në vitin 1998 doli në qarkullim në gjuhën shqipe libri “Enigma nga pellazgët te shqiptarët” i autorit francez Robert d’Angely. Ky libër nuk është e para vepër që autori francez boton në lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët. Po atë vit doli në qarkullim në gjuhën franceze edhe libri “Grammairi Albanaise Comparee” (Gramatika e krahasuar e gjuhës shqipe). Libri ENIGMA është botuar në vitin 1990-1991 në gjuhën frënge në pesë vëllime dhe është pritur me interes nga studiuesit e ndryshëm që merren me studimet e lashtësisë, të gjuhëve pellazge-shqipe, greke dhe etruske. Veprat e Robert d’Angely janë një shkëndijë për t’u marrë seriozisht me mbishkrimet në gurët e vjetër, librat e vjetër që ende nuk është thënë ende fjala fundit për gjuhët në të cilët janë shkruar. Gjuhëtari dhe etnologu Robert d’Angely lindi më 22 dhjetor 1893 në Paris dhe vdiq po në qytetin e lindjes më 22 tetor 1966. Fëmijërinë e kaloi duke ndjekur babain e tij nëpër Ballkan, në Shqipëri, Greqi, Turqi e një pjesë të Rusisë. I ati ishte inxhinier i ndërtimit të rrugëve dhe urave në Perandorinë Osmane. Përveç frëngjishtes, fliste lirshëm gjuhën shqipe, greqishten, turqishten, italishten, anglishten, gjermanishten. Njihte mjaftë mirë greqishten e vjetër, latinishten dhe autorët klasikë, të cilët i studioi në Institutin Filologjik të Athinës. Lexonte dhe përkthente lehtësisht tekstet e autorëve antik, duke parapëlqyer “babain e historisë” Herodotin. Në dorëshkrimet e tij ai ka shkruar në greqishten e vjetër tregimin origjinal të Platonit mbi Atlantët dhe atë të Herodotit mbi luftën e Trojës, të cilën e ka lënë të përkthyer. Ka një njohje të thellë mbi fenë ortodokse, katolike, islamike, etj. Atij i vjen keq që për interpretimin e mbishkrimeve të vjetra, studiuesit kanë përdorur pothuajse gjithë gjuhët indo-evropiane dhe jo atë të shqiptarëve. Që të ndjekësh tregimin e tij, logjikën dhe refleksionet në raport me kronologjinë dhe vërtetësinë historike, është e nevojshme të imagjinosh gjendjen sociale e gjuhësore të epokës të cilës i referohet pareshtur. Qëllimi që ka ndjekur Robert d’Angely është që të na transmetojë atë çka për të është e dukshme, atë që siç pohon ai, gjuha pellazgjike e cila jeton ende në gjuhën shqipe, është gjuha më e vjetër e grekëve dhe latinëve. Në librin “Enigma”, autori i kushton një rëndësi të madhe kronologjisë së ngjarjeve historike, migrimeve, ngjarjeve letrare e historike, pjesëve të tyre gjuhësore, etnografike e gjeografike. Robert d’Angely në veprën e tij kërkon të hedh dritë mbi të vërtetën e kombit dhe gjuhës shqipe, të zbardhë ngjarjet e vërteta që janë mbuluar nga pluhuri i harresës me qëllim apo pa qëllim nga faktori njeri në lidhje me lashtësinë pellazge-shqiptare. Ai u kërkon gjithashtu shqiptarëve që të thellohen e të flasin në mënyrë korrekte të dy dialektet, gegë e toskë. Robert d’Angely në vitin 1924 u martua me një vajzë shqiptare e cila ishte e bija e doktor Josif Bënjës nga Bënja e Përmetit, i cili ka qenë anëtar i Delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës në korrik 1913. Robert d’Angely shërbeu për disa vite në rradhët e “Ushtrisë së Orientit”, e cila u vendos për një kohë të gjatë dhe në Shqipëri, veçanërisht në jug-lindje të saj. Në vitin 1917, ai u transferua në regjimentet që luftonin në Turqi dhe në Greqi, ku merr pjesë në betejën e famshme të Guevgueli-t. Më 22 Janar 1918 plagoset në brigjet e lumit Vardar gjatë luftimeve dhe më pas transportohet në spitalin ushtarak të Tulonit në jug. Për këtë ngjarje, pas lufte u dekorua dhe me dekoratën e “Kryqit të Luftëtarit” dhe më vonë ka patur “Kartën e Luftëtarit” të Francës, deri sa vdiq. Eshtë interesant fakti që pasi u shërua, ai kërkoi të shkonte në Shqipëri, në zonën e Përmetit, ku qëndroi nga viti 1918-1919. Eshtë larguar nga Përmeti më 30 janar 1919 duke marrë dhe fjalën e farmacistit të Përmetit se ishte dakort që të martohej me vajzën e Doktor Josif Bënjës. U kthye në vitin 1924 në Shqipëri për të marrë vajzën shqiptare për grua. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ai njohu Sulejman Delvinën, Fan Nolin, Pandeli Evangjelinë, Luigj Gurakuqin, Shefqet Korçën, Stavro Stavriotin, etj. U largua përgjithmonë nga Shqipëria më 4 mars të vitit 1925, nga kufiri jugor drejt Athinës ku do të hypte anijes drejtë Stambollit. Robert d’Angely studioi në Shkollën Kombëtare greke të Fanarit në Stamboll, në fakultetin filologjik në Universitetin e Athinës etj. Punoi në disa Universitete duke dhënë mësim të gjuhëve shqipe, greke, turke, italisht, gjermanisht etj. Robert d’Angely nuk ishte i dashuruar vetëm me gruan e tij shqiptare, por ai kishte një dashuri të madhe me çdo gjë që lidhej me shqiptarët dhe Shqipërinë. Librat më të pëlqyer të tij, ishin ata që lidheshin me çdo gjë shqiptare si të ish-Konsullit francez në Janinë, Pukëvili, libri i fratit jezuit Dyponse “Historia e Skënderbeut, mbretit të Shqipërisë”, studimi i Mario Roques për “Fjalorin e Shqipes” të vitit 1635 të Frang Bardhit, etj. Vepra pesë vëllime e Robert d’Angely “Enigma nga pellazgët te shqiptarët”, jo vetëm që nuk u botua kur ishte gjallë, por pati edhe një fat të keq, sepse për tridhjetë vjet mbeti i fjetur në heshtje. Kjo, derisa e bija e tij Solange d’Angely gjatë pushimeve rastësisht gjeti dorëshkrimet e tij dhe mësoi se këto dorëshkrime nuk ishin shënime të thjeshta, por bëhej fjalë për një vepër të madhe që lidhej direkt me shqiptarët. Dorëshkrimet e gjetura do të botoheshin në gjuhën frënge dhe shqipe nënkujdesin e Solange d’Angely e cila plotësoi dëshirën e babait të saj që gjithë jetën ia kushtoi studimeve pellazgjike. “Enigma” e Robert d’Angely u bë ndihmesa e shumë studiuesve të albanologjisë. Ajo vepër është edhe shkëndija ime si studiues që u mora më seriozisht me kërkime të historisë së shqiptarëve të Greqisë-arvanitasve. Ndoshta “Enigma” u bë shkëndija që më vonë të botoheshin vepra të ngjashme të autorëve të tjerë që merren me studimet pellazge-shqiptare si Niko Stylos, Mathieu Aref, etj. Çdo përkrahës i tezës së Pellazgjëve në librin “Enigma” do të gjejë fakte dhe vërtetime të pamohueshme që shqiptarët dhe gjuha shqipe ruajnë edhe sot elementët e trashëgimisë nga pellazgjët e lashtë. Vepra e Robert d’Angely është një punë e madhe që ka një shtrirje të gjerë në hapësirë dhe në kohë. Ai gjithë jetën e tij ia kushtoi studimeve të popujve të lashtë mesdhetarë dhe të Ballkanit. Çdo kush në këtë libër, do të vërë re përkushtimin e tij të veçantë për gjuhën shqipe.
Kujtimet e Solange d’Angely
Me vajzën e studiuesit Robert d’Angely, Solange d’Angely kam disa vite që njihem, rregullisht kemi pasur letërkëmbime. Ajo më ka folur për babain e saj dhe punën e tij shkencore që nuk arriti sa ishte gjallë të botonte veprat, por i la ato në origjinale, në dorëshkrim. Gjithnjë ai i hidhte nëpër fletore. Vdekja e tij e papritur dhe heshtja e gjatë, bënë që për shumë vite ato dorëshkrime të mbeteshin në heshtje, pa kujdesin a askujt. Solange fëmijërinë e kaloi në Paris në një mjedis ku flitej shqipja dhe ku vinin shumë familje shqiptare që jetonin atëherë në Paris apo në rrethinat e kryeqytetit si në Lilas, Romainville, etj. Dasmat, festa popullore apo ngjarje të komunitetit shqiptar kaluan nëpër vitet e saja të fëmijërisë. Shpesh në shtëpi, nëna dhe babai i saj flisnin shqip. Në një letër mikja ime Solange më shkruante: “shqipen babai im e dinte shumë mirë. Mbaj mend një dhomë që e kishte krijuar me dërrasa, dhe një bibliotekë ku vendoste librat e tij më të dashur, dhe në rradhë të parë Rabelais, të cilin e adhuronte. Libri ‘Lufta e Krimesë’, dy vëllime mjaft interesante më kujtohen edhe tani. Ai kishte lexuar pothuaj të gjithë historianët apo personalitetet franceze që kishin shkruar për Shqipërinë si librat e konsullit francez në Janinë, Pouqueville, librat e Degrand dhe Hecquart për Shqipërinë e Epërme, studimet e Dozon-it për gjuhën dhe folklorin shqiptar, bibliografinë e njohur të Legrand, etj, të cilave ai u referohet. Bota e babait tim ishin librat, gjuhësia dhe historia që lidhej me qytetërimin pellazg dhe ajo e shqiptarëve. Atij i pëlqente shumë gjeografia dhe donte të udhëtonte...” Në vitin 1971 Solange viziton për herë të parë Shqipërinë bashkë me nënën e saj.
Pas kësaj vizite, e cila i la mbresa të thella si dhe në vizitat e mëpasme, lidhja e Solanges me Shqipërinë u bë shumë e fortë. Ajo që nga vizita e parë, çdo vit kalon disa ditë pushimesh në vendlindjen e nënës së saj në Shqipëri, Përmet dhe Bënjë. Një ditë, kur ishte me pushime në bregdetin Atlantik të Francës, nga kurizoteti hapi çantën e babait dhe një nga valixhet e tij të lëna në harresë. Duke lexuar shënimet dhe fletoret e tij me një kaligrafi mjaft të bukur, u habit me thellësinë e gjykimeve mbi qytetërimet e vjetra, mbi pellazgët, etruskët dhe shqiptarët etj. Dhe mendoi në vete se kjo mund të jetë një vepër e dobishme për fushën studimore të historisë dhe filologjisë shqiptare, se ishte një dorëshkrim që shkonte thellë në historinë mbi gjuhën shqipe dhe se kishte mjaft vlerë. Ishin përpjekje për zbërthimin e enigmës së origjinës së shqiptarëve dhe sidomos për gjuhën e tyre. Atëherë zonja Solange d’Angely takoi profesor Remzi Pernaskën që ishte në Paris dhe i tregoi dorëshkrimet. Ai i tha: nuk je as historiane, as etnologe dhe as linguiste që të gjykosh mbi tezat shkencore të babait dhe se gjëja më e mirë është botimi i këtij dorëshkrimi për homazhin e tij”. Atëherë, mori kontakt me disa botues, më së fundi, miku i Shqipërisë në atë kohë, Jean-Pierre Graziani, ndërmori botimin e librit në shtëpinë botuese Cismonte e Pumonti. Në vitet 1991-1992 u botuan rradhazi të pesë vëllimet e para të librit “Enigma”, të cilën Robert d’Angely e kishte titulluar “Enigma…Origjina e racës dhe e gjuhës së pellazgëve, arianëve, hititëve, helenëve, etruskëve, grekëve dhe shqiptarëve, etj…tashmë e zgjidhur”. Por siç shihet nga titulli, kërkimet e shumta që kishte bërë në disa qytetërime të mëparëshme e të mëvonëshme nga Ballkani deri në Azi, e kishin detyruar atë ta zgjeronte fushën e studimit të tij, duke patur si synim kryesor gjithnjë pellazg-etruskët dhe në thelb vetë shqiptarët. Megjithë problemet teknike që u hasën në fillim për problemin e dorëshkrimeve të vjetra, libri më së fundi u botua në pesë vëllime në gjuhën frënge dhe në një vëllim të vetëm në gjuhën shqipe.
Pjesë nga libri “Enigma”
të Robert d’Angely
Raca pellazge ka ngjyrën e lëkurës dhe sidomos të fytyrës të bardhë. Ngjyra e flokëve është më tepër gështenjë se e çelët dhe nëse flokët i ka mjaft të dredhura, asnjëherë nuk i ka kaçurrela. Tiparet e fytyrës janë të rregullta: fytyra mjaft vezake, balli i gjerë, sytë shprehës, të mëdhenj, të futur thellë në kafkë dhe as të kërcyer, as të çarë si bajame; hunda e drejtë, e rregullt, e vogël dhe asnjëherë e shtypur me feje të hapura; kurse buzët të vogla e aspak të kërcyera ose të trasha. Çdo përjashtim nga ky përshkrim i përgjithshëm shënon veçori, që janë karakteristika të racave të tjera të njeriut. Gjuha shqipe ka pasur në lashtësi dhe deri në kohët e fundit një rëndësi të madhe dhe një evoluim letrar të mrekullueshëm e të pakrahasueshëm; u përket shqiptarëve të sotëm të vazhdojnë këtë evoluim, ta thellojnë gjuhën e tyre dhe ta zhvillojnë më tej. Në fakt, studimi i thelluar i shqipes, i greqishtes dhe i latinishtes bën të dalë qartë, se marrëdhënia e afërsia që i lidh, është ai i nënës për shqipen dhe i bijave për dy të tjerat: greqishten dhe latinishten. Ne nuk druhemi ta përdorim një terminologji të tillë që të përcaktojmë afërinë, e cila i lidh në të vërtetë këto tri gjuhë- edhe disa të tjera – sepse në të vërtetë kemi të bëjmë me një marrëdhënie të tillë, me gjithë faktin që ka gjuhëtarë, të cilët pretendojnë se lidhur me marrëdhëniet e farefisnisë midis gjuhëve, ai i nënës dhe bijës nuk mund të zbatohet, sepse nuk është çështja e një farefisnie të tillë, por një evoluim të gjuhës. Nuk ka asnjë hije dyshimi se Ðåëáñãïò është një term i përbërë pellazgjik ose shqip, i greqizuar ose i helenizuar shumë më vonë. Duke e zbërthyer vijmë me lehtësi te forma e tij primitive origjinale, mjafton të ndjekim një metodë dhe me etapa. Fjala pellazg, që përcakton gjuhën primitive të racës së bardhë, etimologjikisht është e prejardhur nga fjala Ðåëáñãïò=ðåë-áñãïó nga piell arg, që do të thotë: i lindur i bardhë ose pinjoll i bardhë, që shënon çdo individ të racës së bardhë. Kur të parët Arias-fenikas, ose Arg-fenikasit, ose Arg-mesopotamasit, tregtarë lundërtarë erdhën ose zbritën te brigjet e Peloponezit dhe në jugperëndim të Azisë së Vogël, dhe kur ata i panë për herë këta Ðåëáñãïó ose Pellazgë, banorë të Greqisë dhe të Azisë së Vogël, të gjithë të veshur e të mbuluar me të bardha, duke punuar të përkulur mbi gjelbërimin e arave të tyre, i morën për lejlekë dhe për shkak të kësaj ngjashmërie ose të këtij ngatërrimi, u dhanë emrin LELEK, prej nga vjen LELEGËT, siç quhen këta shpendë në gjuhën e fenikasve ose aramaishte, një fjalë që për më tepër është huazuar nga pellazgjishtja. Më vonë, kur greqishtja përparoi në formimin e saj, këtë shpend këmbëgjatë, që pellazgjishtja, e po ashtu si ajo dhe ferishtja e quanin: lelek, edhe ajo e emërtoi me emrin që i përgjigjet në pellazgjishten nga pikëpamja racore: ðåëáñãïò=lejlek. Më pas Ðåëáñóãïó evuloi dhe u bë Ðåëáóãïò, Ðåëáóãïé ose PELLAZGËT, mbiemra që përcaktonin gjithë popullsinë e racës së bardhë të Lashtësisë, dhe nga ky përcaktor i përgjithshëm i pellazgëve, të përdorur kaq gjerësisht siç ishte e drejtë, ka ardhur gabimi që ka bërë dijetari Mx Muller, kur ka shprehur mendimin se ‘Pellazgët janë një mit i të lashtëve’. Në të gjitha kohërat e grekët kanë pasur maninë për të përkthyer emrat dhe emërtimet e huaja për t’i bërë greke ose për t’i helenizuar. Kjo mënyrë veprimi ka ndryshuar edhe mënyrën e shqiptimit e të shkrimit të fjalëve ose emrave të përkthyer, gjë që më në fund i bënte tërësisht të pakuptueshme. Nëse të lashtët grekë-madje ashtu si edhe të sotmit nuk do të kishin kërkuar ta bënin gjithçka greke, qoftë duke e transkriptuar në mënyrë të pamjaftueshme, qoftë duke e përkthyer jo me saktësi, dhe gjithnjë me një mënyrë që e shtrembëronte shqiptimin fillestar në pjesën më të madhe pellazg, ne nuk do të kishim në këtë moment kaq fjalë të shkruara ose të përkthyera greqisht. Helenët, që u është errësuar mendja nga emri i shqiptarëve, pretendojnë se ata që banojnë sot në Shqipëri: “kurrë nuk kanë formuar në të kaluarën një shtet, që të kishte po ata kufij si vendi i sotëm, as nuk kanë pasur një unitet çfarëdo, qoftë etnologjik ose tjetër, as dhe një emër.” E këto helenë, që mbajnë një emër të humbur që në antikitet pas vitit 146 para K., pa e ditur se çfarë ka qenë helenizmi i vjetër dhe origjina e tij, duan t’ua veshin këtë edhe epirotëve të lashtë dhe ilirëve... Sa për Aleksandrin e Madh, nga fakti që ai ishte maqedonas paska qenë bullgar, do të thotë të harrohet që, nëse Aleksandri i Madh ishte helen nga arsimimi, nga prejardhja ishte shqiptar, i edukuar dhe arsimuar greqisht nga një shqiptar, prej Stagjire: Aristoteli. Mjafton të lexohen tekstet e lashta, të cilat na mësojnë se Aleksandri i Madh, kur fliste me ushtarët e vet ose me disa nga gjeneralët, të gjithë maqedonas, u fliste në gjuhën e nënës. Kurse nëna e tij ishte Olimpia, epirote dhe që fliste shqip.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Maj 18, 2009, 02:21:55 MD »

K R O N O L O G J I A 2600 vjecare e Shqiperisë
Nga legjendat:

Pellazget themelojne Dodonen.

Kelket themelojne Ulqinin.

Pirro Neoptolemi, i biri i Akilit, bahet mbret i Epirit dhe themelues i dinastise se Parideve.

Heleni, i biri i Priamit, themelon Butrintin.

Kliniku, i biri i Hyllit, mbret iliresh, u con 72 anije grekeve per rrethimin e Trojes.

Enea zbret nder brigje t'Epirit, ne Butrint.

Selet ruejne orakullin e Dodones.

Tre vllazen ngrehin keshtjellen Rozafat ne Shkoder.
Nga historia:
635 para Krishtit - Gorgi, i biri i Çipselit, me korcirasit themelon Arten.
627 para Krishtit - Korcirasit themelojne Durresin; ma vone Korinthasit themelojne Himaren, Pojanin e Qerfozin.
- Dionizi i Sirakuzes themelon Lezhen
600-550 para Krishtit - Segovezi, prijesi i Galeve, pushton Epirin.
435 para Krishtit - Durresi dhe Arta, se bashku me korintas e taulante luftojne kunder korcirasve.
- Galet pershkojne dhe grabisin Ilirine.
- Leke Mollosi sundon n'Epir.
350 para Krishtit - Disa fise ilire mesyjne Filipin e Maqedonise, i cili i then.
356 para Krishtit - Agroni shtron Epirin dhe merr Qerfozin.
356 para Krishtit - Linde Leka i Madh.
356 para Krishtit - Bardhyli, mbret i ilireve mesyne Maqedonine.
355 para Krishtit - Lufta me "Lidhje".
336 para Krishtit - Leka i Madh hype ne fron.
334 para Krishtit - Te bijte e Bardhylit, Kliti e Glauku cohen kundra Lekes se Madh.
326 para Krishtit - Vdes Leke Mollosi.
326 para Krishtit - Vdes Leka i Madh.
305 para Krishtit - Pirroja ne lufte t'Ipsit kunder Dhimiter Poliorcetit.
287 para Krishtit - Pirroja mund romaket e Kartagjenasit pushtojne "Magna Greacia", Lybien. Pirroja themelon Berenicen (Prevezen).
280 para Krishtit - Pirroja mund romaket ne Herakle.
279 para Krishtit - Pirroja ne krye te ushtrise greko-siciliane kunder Kartagjenasve e Mamertineve.
275 para Krishtit - Lufta ne Benevent.
272 para Krishtit - Vdekja e Pirros n´Argos. Vijne mbas tij Leka, Pirroja II e Ptolemeu.
250 para Krishtit - Iliret fitojne pavaresine nen Glaukun, mbas tij vjen i biri Pleurati.
- Agroni pushton Epirin, Qerfozin e lufton kunder "Lidhjes etolike".
- Shkodra kryeqytet i Ilirise.
232 para Krishtit - Teuta sundon Ilirine ne emen te Pineut
230 para Krishtit - Teuta shtron ishujt e Dalmacise e te Liburnies. Teuta pushton Durresin dhe Qerfozin. Teuta pret krenarisht te derguemit romake, C. Junius dhe L. Coruncanius; ky i fundit vritet ne kthim.
229 para Krishtit - Iliret luftojne kunder romakeve qe duen me i pushtue.
228 para Krishtit - Roma i shpall lufte Teutes.
221 para Krishtit - Vdes Teuta; Dhimitri pushton krejt Ilirine e romaket vejne Pineun.
220 para Krishtit - Iliret shklasin perseri Maqedonine.
219 para krishtit - Etolianet mesyjne Epirin e rrethojne tempullin e Dodones.
216 para Krishtit - Dhimitri pushton Vlonen e tjera qytete te Ilirise.
205 para Krishtit - Paqja e Durresit.
200 para Krishtit - Fillojne luftat kunder Ilirise.
198 para Krishtit - Genci hype ne sundim.
168 para Krishtit - Genci ndryhet ne Shkoder dhe dorezohet ne Medeon (Medun). Iliria dhe Epiri province romake.
167 para Krishtit - Vdes Genci n´Iguvium (Spolet) Itali.
153 para Krishtit - Kryengritja e madhe ilire nen kryesine e trimit Bato qe zgjati 6 vjet.
83 para Krishtit - Vlona qender shkencash; ketu kryen mesimet Oktaviani.
48 para Krishtit - Mark Antoni zbarkon ne Nymphaeu (Shen Gjin) del ne Lezhe ne ndihme te Pompeut.
II. 48 para Krishtit - Mark Antoni pushton Lezhen.
31 para Krishtit - Oktaviani themeloi Nikopolin (Prevezen).
- Lindja e Jezu Krishtit.
59 mbas Krishtit - Sh'Pali pershkon Ilirine dhe Epirin me Maqedoni dhe Sh. Ndreu nga Akaja kalon n'Iliri.
98 mbas Krishtit - Vdiq i martirizuem Sh´Asti, ipeshkev i Durresit.
178 -193 mbas Krishtit - Shen Eleuteri epirotas, Pape shqiptar.
267 mbas Krishtit - Gotet shklasin Ilirine.
Shek. III mbas Krishtit - Martirizimi i Shen Izaurit dhe i Inocentit athinas ne Pojan se bashku me Bardhin e Porozvinin e Herminin pojanas.
287 mbas Krishtit - Vizigotet pershkojne Ilirine.
282 mbas Krishtit - Probi, peranduer romak dhe fis iliras, nenshtron Gotet n'Iliri.
283-296 mbas Krishtit - Karli Pape, nga Salona e Ilirise.
3.II.316 mbas Krishtit - Martirizimi i Shen Vlashit ne Sebaste t'Arbenit.
III.320 mbas Krishtit - Martirizimi i 40 martireve ne Sebaste t´Arbenit.
368 mbas Krishtit - Sundon Valentiniani, i fisit Iliras. Valentiniani dekreton ligjin qe populli i vogel i krahines iliriane te kete nga nje "defensor plebis" (Mbrojtes).
370 mbas Krishtit Krishtenimi i perhapun gjithkund neper Shqipni dhe i organizuem plotesisht.
374 mb. Kr. Kuadet e Sarmatet shklasin Shqipnine.
376 mb. Kr. Gotet me leje te Arkadit bijne ne Epir.
387 mb. Kr. Shkodra Seli Arqipeshkvnore.
395 mb. Kr. Iliria bahet krahine romake e thirret Praevalitane.
395 mb. Kr. Shqiperia nen mbreten romake te Bizantit, sundon Honori.
396 mb. Kr. Durresi metropol i Ilirise.
Shek.IV-Shen Donati ipeshkev i Evorese n'Epir (kohen e Theodozit te Madh). Shen Prokuli e Shen Martiri (kohen Licinit) ne Ulpianen e Dardanise-Iliri.
402-417- Rufi, ipeshkev i Salonikut, sundon dioqezet e Ilirise dhe t'Epirit.
30.IX. 420-Vdekja e Shen Jeronimit, iliras nga Stridonja


431- Imzot Senecioni, Arqipeshkev i Shkodres merr pjese ne Koncilin e Efezit.
481- Ostrogotet rrethojne Durresin. Nje pjese Shqipnie nen Teodorikun.
493- Justiniani, sundon per do kohe ne Ballkan. Ne Epir ngrehe keshtjellen dhe nderton nje akuedukt.
Shek.V- Shen Niceta, ipeshkev ne Remeziane (kohen e Shen Paulinit nga Nola.
553 - Justiniani, me fis iliras, debon Ostrogotet nga Iliria.
600 - 650 - Serbet, mandej Kroatet dynden ne Shqipni.
601 - Shkodra seli ipeshkvnore.
640 - 642 - Gjoni IV pape iliras nga Dalmacia.
687 - Kononi pape nga Thrakja.
920 - Simeoni car i Bullgareve shtrine sundimin deri ne Butrint, Himare e Vlone.
990 - Samueli i Bullgarise pushton Durresin.
Shek.XI - Normanet, te prime nga Robert Guiskardi e i biri i tij Boemundi, pushtojne Shqipnine.
1019 - Bizantinet i therrasin shqiptaret albanoi, fis te cilin e permend Ptolemeu me 150 mbas Krishtit.
1050 -1080 - Shqipnia e Veriut nen Serbine.
1081 - Durresi, Vlona, Janina dhe Shkupi ne dore te Normaneve.
1085 - Venecianet mundin Normanet afer Butrintit ku vdiq Guiskardi. Bizantinet prape pushtojne Shqipnine, por Durresin dhe pak qytete.
1094 - Emni Albanoi permendet nder kombe perendimore.
1110 - Thema Dyrrachion province ne vedi me kryeqytet.
1180 - Mbreti serb Stefan Nemanji, pushton Durresin.
1185 - Guljemi II norman, merr Durresin, Shkodren, serbet zaptojne Shqipnine.
1202 - Mehill Ejlluer Komneni pushton Epirin.
1210 - Venediku pushton Durresin e brigjet e Detit Adriatik.
1215 - Theodor Ejllori qet venedikasit jashte Shqipnie.
1218 - Abati Pjeter Dokne asiston ne themelimin e Kishes se Shirqit.
1218 - 1241- Jovan Ahseni II Car i Bullgareve pushton Shqipnine e Eperme.
1240 - Themelimi i Kuvendit Franceskan te Lezhes.
1245 - Mbahet Koncili i Lionit.
1259 - Mehill Ejllori i jep se bijes, Helene, si paje Vlonen, Janinen, Beratin, Durresin dhe Qerfozin.
1271 - Mehilli II dhespot n'Epir.
1272 - Karl Andoni merr Durresin dhe Beratin.
1272 - Themelohet Kisha e Shen Rrokut.
1274 - Durresi rrenohet prej termetit.
1330 - Stefan Uroshi II pushton Shqipnine e mesme dhe Epirin. Vdiq n´Uri i Lumi Francesk.
1288 - Franceskanet ngrehin se parit Kuvendin e tyne ne Shkoder.
1290 Helena e Rashes nderton kishen e Shirqit
9.IV.1302 - Me urdhen te Senatit te Venedikut lirohet Ambasadori i Turqise i arrestuem ne Lezhe nga proveditori i atij qyteti.
1304 - Filipi, princ i Tarantit merr Durresin.
1312-1318-Shqiptaret lidhen me Filipin e Tarantit kundra Uroshit II e e ngushtojne ne Shkup me i dhane liri.
1319 - Shqiptaret e veriut hidhen kunder Milutinit dhe me arme ne dore nxjerrin disa te drejta te mohueme deri atehere.
1336 - Kryengritje kunder Car Dushanit.
22.I.1346 - Kunorezimi i Car Dushanit.
1346 - Nder dokumentat e Klementit VI permendet Katedralja e Shkodres.
1358 - Pjeter Loshe Mazrreku dhespot i Nartes.
1358 - Nise sundimi i deres se Balshajve.
1361 - Vdes Balsha I
1361 - 1401 - Te bijte e Balshes I pushtojne Republiken e Tivarit dhe vejne seline ne Shkoder.
1363 - Karl Topia pushton Durresin dhe mbyte Niceforin.
1370 - Balshajt pushtojne Kaninen dhe Vlonen.
1372 - Balshajt u marrin serbeve Pejen, Prizrenin, Ohrin dhe Kosturin.
1375 - Gjin Bue Shpata pushton Morene e bahet sundues i saj.
1383 - Balshajt pushtojne Durresin.
1385 - Otomanet qesin Balshajt jashta Durresit ku hyn Karl Topia. Vdes Balsha II i mbytun.
1389 - Gjergji II Balsha ike ne Ulqin e Tivar.
1392 - Turqit duken per here te pare ne afersinat e Shkodres. Venedikasit marrin Durresin prej Gjergj Topise.
1393 - Nikete Toia ne Kruje.
1393 - Dukagjinasit permenden si dere sunduese.
1394 - Ndertohen te parat saranxha ne keshtjellen Rozafat.
II.1395 - Gjergj Strazimir Balsha i shfaqe dishirin Venedikut me i leshue Shkodren.
IV. 1396 - Gjergji II Balsha then Radiq Cernojeviqin e Malit te Zi. Gjergji II Balsha ia shet Shkodren e Drishtin Venedikut. Venediku pushton Shkodren.
21.VI.1399- Meremetime ne keshtjelle te Lezhes. Vdes Gjin Bue Shpata. Vjen mbas tij Maurik Bue Shpata, dhespot ne Narte. Venediku merr Vlonen, Butrintin dhe Pargen.
1401 - Venediku merr masa mbrojtese ne keshtjelle te Shkodres.


2.II.1403 - Gryka e Bunes forcohet nga Venediku. Maurik Bue Shpata qet greket jashte Janine.
6.V.1403 - Nga sundimtari venedikas merren masa mbrojtese per Shkodren.
1408 - Helena Balsha dhe Strazimir Balsha zgjedhin kontin Topia si arbiter per cashtjet e linduna ne mes tyne dhe Venedikut.
1409 - Shkodra cohet me arme kundra Venedikut. Venediku con ushtri per mbrojtje te Shkodres dhe t'Ulqinit nga kercnimi i turqve.
1412 - Lindja e Gjergj Kastriotit ne Kruje.
1422 - Mbahet Koncili i Kostances.
1418 - Karl Toci mbyte Maurik Bue Shpaten e bashkon dhespotatin e Janines e t'Artes.
1419 - Gjon Kastrioti, princi i Krujes mundet prej Evrenoz Pashes te cilit i jep peng kater bijte.
31.I.1430 - Humanisti shkodran Gjon Gazulli merr doktoraten n'Universitetin e Padoves. Venediku con fuqi te reja per mbrojtjen e Shkodres e t'Ulqinit nga turqit.
1431 - Janina bie ne duer te turqve.
1434 - Shqipnia Veriore cohet ne lufte kunder Turqise.
1443 - Skanderbegu largon Turqit nga Sfetigradi
1.III.1444 - Lidhja e Lezhes ku marrin pjese edhe Dukagjinet, Shpatet, Dushmanet, Altisferet e Dejes, Arianitet, etj.
12.VII.1445- Skanderbeu i shpalle lufte Sulltan Muratit II.
1447-Skanderbeu, mbas luftes me Venedikun, xen rob ne Mirdite Mustafe Pashen.
22.VI.1449 - Skanderbeu ban paqe me Venedikun. Skanderbeu then Muratin II. Zjarr i madh n'Shkoder qe mberrin deri ne dyert e keshtjelles.
II.1452 - Pal Dukagjini shperblehet prej Venedikut me merita patriotike.
1453 - Skanderbeu then Hamza Kastriotin e Mois Golemin.
4.I.1454-Sundimtaret venedikas mblidhen ne Durres per te bisedue mbi masat mbrojtese dhe fortifikuese kunder Turqise dhe shtrohet se si me i ndihmue Skanderbeut.
6.II.1453-Rektori i pergjithshem venedikas urdhenohet me bashkue forcat me Skanderbeun kunder turqve.
1459- Skanderbeu shkon ne ndihme te Ferdinandit t'Aragones ne Bari.
1460-1461-Skanderbeu kthehet me vrull nga Italia dhe mund kater ushtri turke njena mbas tjetres.
1461-Bahen fortifikime ne keshtjellen e Shkodres.
1462-Formula e Pagezimit.
VIII.1463 - Skanderbeu then ushtrite turke afer Ohrit.
1464-Afer Gurit te Bardhe Jakup Pashe Arnautin Skanderbeu e then dhe e mbyte.
1466 - Skanderbeu then ushtrine turke i prime prej Ballaban Bader Pashes qe mbet vdekun n'at lufte.
1467-Skanderbeu then sulltan Mehmetin dhe e ngushton me dale prej Shqipnie i koritun. Mblidhet Kuvendi II i Lezhes.
I.1468-Vdes ne Lezhe Gjergj Kastrioti, Skanderbeu. Imzot Pal Ejllori, Arqipeshkev i Durresit merr sundimin e Shqipnise.
17.V. 1474 - Qarkimi i pare i Shkodres nga turqit, sundimtar Anton Loredani.
20.6.1478-Turqit pushtojne Krujen dhe mbysin Kontarinin dhe Leke Dukagjinin. Mbas nje lufte te rrepte Lezha bie ne dore te turqve.
1479 - Shkodra ne dore te turqve te cilet bajne lidhje me Venedikun.
1480 - Pushtimi i plote i Shqipnise nga turqit.Sulltan Mehmeti del n' Otranto.
1481 - Gjon Kastrioti II pushton shume vende te Shqipenise me ndihmen e himarioteve.
1481 - 1492 - Mergimi i shqiptareve ne Sicili (Itali).
1488 - Gjon Kastrioti mundohet me i debue turqit nga Shqipnia.
1493 - Themelimi i ma se pares shtypshkronje n'Obot afer Rijeke, ma e para ne Ballkan.
1499 - Fr. Bernardini, frat shkodran, i shkruen Senatit te Venedikut tue e lute te formonte nje ushtri e tue bashkue me forcat shqiptare nen urdhenat e Skanderbeut te ri, te birit te Gjergjit dhe me pjesemarrjen e Dukagjinasve, t´u forcojshin ne Lezhe e prej andej me mesye Shkodren dhe Krujen.
1501 mb. Kr.- Durresi ne dore te turqve.
1503 - Kane fillue luftat e papreme te shqiptareve kunder turqve.
1504 - Gjergji Negro, ambasador i Venedikut ne Stambolle, cakton kufijte e Shqipnise se Veriut dhe ato t'Ishullit te Lezhes.
1505 - Ishulli i Lezhes bie ne duer te Turqve.
1545-47 - Mblidhet Koncili i Trentit.
1555(5.I.) - Del ne drite "Meshari" i Gjon Buzukut.
1566 - Linde Dom Pjeter Budi nga Guri i Bardhe.
1571 - Turqit marrin Ulqinin e Tivarin.
1572 - Shqiptaret cohen kunder Turqise. Ibrahim Pasha i Pejes cohet kunder Turqise.
1577-Kryengritje e madhe dhe lufta kunder Turqise ne Shkoder te Lama e Spahijve. Vendosja si sundimtar vendas e Begollejve te Pejes.
1583 - Franceskanet kane pese kuvende; ne Rubik, Lezhe, Sebaste, Kep te Rodonit dhe ne Memel (Hajmel apo Menele).
1592 - Kryengritje e pergjithshme ne Shqipeni.
23.7.1602 - Mbledhje e madhe ne Sh'Llezhder te Mirdites ku marrin pjese 2656 krene dhe kerkojne lidhje me Venedikun kunder Turqise dhe mbrenda tri diteve mblidhen 100.000 luftetare, por Venediku nuk bezane.
1606 - Linde ne Sape Frang Bardhi, shkrimtar dhe autor i nje fjalori ne gjuhen shqipe.
1607 - Nje tjeter kryengritje popullore kunder Turqise.
1614 - Hoti, Kuci e Shkreli lidhin besen kunder Turqise dhe rrokin armet per liri.
1621 - Imzot Pjeter Budi organizon nje kryengritje kunder Turqise ku marrin pjese 300.000 vete.
1623 - 38-Fiset e Kelmendit cohen kunder Turqise dhe thejne Sulejman Pashen. Me tê bashkohet edhe Kuci.
1624 - Martirizimi i Dom Mark Kishaj, famullitar i Shkodres.
1630 - Linde Imzot Pjeter Bogdani, ne Gur te Hasit te Thate te Dukagjinit.
1626 - Imzot Frang Bardhi ne Venedik i pergjigjet Imzot Gjon Tomak Maranoviqit, tue mbrojte shqiptarizmin e Skanderbeut.
1638 - Hoti cohet ne lufte kunder Turqise.
1644 - Franceskanet misionare P. Pali nga Mantova dhe P. Salvatori nga Affida, qene mbyte e hjedhe ne Cem. Ai vend sot quhet Pellgu i Fratit. Mbyte me thika.
1648 - P. Ferdinandi nga Albisola e P.Jaku nga Sarnane, misionare franceskane, ngulun mbi huj per fe ne Pazar te Shkodres nga Turqit. P. Ferdinandi ndei gjalle tri dite tue predikue.
1645 - Kelmendasit qesin jashte Turqit.
1674 - Dom Nikolle Vladanji thote meshen e pare ne Kishen e Pdhanes. Me 1693 bahet ipeshkev i Lezhes.
1687 - Kelmendi e Kuci dhe Himarjotet cohen kunder Turqise.
1696 - Mbare krahina e Hotit lufton kunder Venedikut per ceshtjen e Ulqinit.
1698 - P. Filip Shkodra cele shkolle nefamiljen Kamsi, ne Shkoder.
1699 - Kelmendi ne lufte kunder Turqise, bashkohet me tê Ulqini e Tivari.
1700 - Imzot Anton Zezaj (Negri), ipeshkevi i Shkodres, vjerre ne konop per fe ne pazar - Teqe.
1700 - Klementi XI Albani Pape shqiptar i lindun n'Urbino.
1703 - Koncili i Pare Shqiptar ne Merqi i kryesuem nga Imzot Zmajeviqi, arqipeshkev i Tivarit.


1718 - P. Antoni nga Sora, franceskan, vare ne konop per fe, afer Shkodre.
1739 - Malesoret e Mbishkodres vrasin Mahmut Pashe Begollin prej Peje.
1740 - Zi e madhe buke ne te gjithe Shqipenine. Don Karlo i Napolit dergon grune. Çmimi: Nje kale arrine 16.000 aspra, ceniku i orizit 40 oka e djathe 40 aspra dhe oka e mishit 20 aspra.
1743 - Dom Gjon Nikolle Kazazi boton librin e tij.
1745 - Permenden nga rregjistri i Imzot. Pal Kamsit keta lagje dhe rrethe te Shkodres, Tophana, Remaji, Kazena, Sh'Lavrendi, Qafa, Kishaj, Zarufa, Shiroka dhe Kepi i Madh.
1747 - Kryengritje e madhe kunder Turqise.
1755 - Çaushollajt qiten jashte Shkodre.
1764 - Themelohet ne Shkoder shoqnia e Shen Andout.
1769 - Mehmet Pashe Plaku i Deres Bushatlijve emnohet sundimtar i Shkodres.
1775 - Per tre muej rresht shi i madh e dame te panumer sidomos ne Pult, Shosh, Nikaj- Mertur, Selce, Drisht. Shkodra u mbyt n'uje. Dom Jak Tanushi Zorba, nderton Kishen e Shkrelit. Mehmet Pasha me te birin e me 15.000 ushtare niset me zhbi Kucin.
1778 - Mustafe Pasha shkon ne More e vdes.
1779 - Prej 6 Kallnorit deri me 29 prill asnje pike shi dhe u bâ korrje e ganishme.
1784 - Pazari i Shkodres mbushet me drithe dhe cmimi qe ishte prej 3000-2400 aspra huni, ra ne 1500-1200 dhe ky bollek vazhdoi deri me 1789.
1786 - Kara Mahmuti then ushtrine turke qe kishte ardhe me rrethue Shkodren.
1787 - Kara Mahmuti pajtohet me Mirdite.
1787 - Imzot Gjergj Radovani shuguron ipeshkev Imzot Frano Borcin, prift shkodran, ne kishen e Shen Merise Magdalene.
1787 - Ne qafe Dardhe xehet ne befasi dhe i pritet kryet Kara Zeqir Pashes, Vezir i Rumelise prej anmiqve te tij.
1887 - Mahmut Pasha me sulm del e zbret nga keshtjella ku ishte ngujue, then ushtrine qarkuese, vret Mehmet Pashe Çaushollin dhe ndjek ushtrine boshnjake deri ne Kotorr.
1787 - Mehmet Pashes i pritet kryet.
IV. 1788 - Vritet Tahir Age Juka dhe i biri i kapidan Pashe Shpuzes, anmiq te Mahmut Pashes.
1788 - Mberrijne ne Shkoder tre delegate te Zefit II t'Austrise dhe ndryhen ne keshtjelle per bisedime me Mahmut Pashen.
1788 - Te percjellun prej besnikeve te Mahmut Pashes,tre delegatet austriake nisen kah Kraja, por afer Muriqit, vriten ne befasi, u priten krenet dhe i vorrosin ne Mjet, ne nje grope nder suka te Liqenit; Mahmut Pasha i con ne Stambolle krenat e tyne.
1789 - Kremtime te medha ne Shkoder, per gezim qe Sulltani kishte fale Shkodren. Keshtjella u ndez flake nga krismat e topave, qe shprazeshin me galdim.
1789 - Mahmut Pasha niset me shtype levizjen e Bosnjes; popullit te krishtene i vehen taksa te randa; pasanikeve 150 grosh, te mesemve 70-80 grosh, te vorfenve 30 grosh, ndersa klerit katolik, nder te cilet priftenve te Tophanes, ipeshkvijve te Lezhes, famullitareve te Lezhes, Merqise, Manatise, Bulgrit nga 100 grosh. Zadrimes i muer dy heresh pagesat e taksavet.Per t'u shtie tmerrin atyne qe s'kishin ndigjue me shkue ne lufte, si edhe atyne qe dezertojshin, me 7 shtator i qe pre kryet nje katolikut nga Shpori dhe me 9 te atij mueji nje myslimanit nga Myselimi.
1789 - Bollek i madh ne Shkoder. 6 pare oka e miellit te grunit, 2 pare ajo e misrit. Lagjja Bahcellek thirret Babaik.
1789 - Mahmut Pasha shkon me te nipin ne Bosnje, Novi Pazar e Vidin.
1791 - Mahmut Pasha i pret kryet Kole Mirditorit.
1792 - Mahmut Pasha shkon ne Prizrend e Prishtine.
1796 - Kara Mahmutit i pritet kryet ne lufte.
1796 - Mahmut Pasha shkon ne Piper ku mbet i vrame.
1796 - Vdes ne Piper te Kucit bashke me Mahmut Pashen, nipi i tij.
1798 - Mehmet Pashe Bushati shkon ne Vidin. Ne Shkoder bie murtaja.
1801 - Dom Simon Kamsi i mbiquejtun Signoreja kah fundi i dhetorit mbledhe ne Shkoder nje sasi te madhe te hollash per te pague haracin e madh qe sundimtari u kishte vu fshatareve laramane te Jubanit, Ganjolles, Gajtanit, Gurit te Zi e Rrencit.
1803 - Bie murtaja ne Shkrel.
1804 - Brahim Pasha shkon ne Anadoll me luftue per Sulltanin.
1809 - Vdes Brahim Pashe Bushati.
1814 - Shkreli cohet kunder Mustafe Pashe Bushatit.
1815 - Sulejman Hoti mundohet me mbyte Mustafe Pashen, por vret kushrinin e tij, Tahir Pashen.
1817 - Murtaje e madhe ne Shkoder e Shkrel; viktime e sherbimit fetar e shoqnor, vdes Dom Jak Tanush Zorba ne Shkrel.
1819 - Ali Pashe Tepelena, si shtron krejt Epirin, merr Pargen.
1820 - Mustafe Pashe Bushati, i emnuem vezir, shkon me luftue ne More.
1821 - Dy ushtri turke mesyjne Shqipnine.
1821 - Nen kryesine e Mark Bocarit, shqiptaret luftojne per lirine e Greqise.
1822 - Hurshit Pasha i Morese xen e mbyte trathtish Ali Pashen e Janines.
1823 - Prenge Bibe Doda shtron Dibren, Llezhi i Zi, princ ne Mirdite.
1829 - Mustafe Pasha shkon ne Vidin ne lufte.
1830- Linde P.Leonard de Martino, italo-shqiptar, franceskan i cili qe misionar ne Zadrime. Me 1881 botoi vepren "Arpa" e nje italo- shqiptari; mesoi edhe ne shkollen franceskane ne Shkoder.
1831 - Mustafe Pasha i shpalle lufte Turqise, i del para ushtrise turke ne Perlep me 20.000 vete.
1831 - Mustafe Pasha dorezohet dhe cohet ne mergim ne Stambolle.
1835 - Kryengritje e madhe ne Shqipeni.
1834 - Kryengritje fshatare kunder Turqise kryesue nga Dasho Shkreli, Osman Pasha ndryhet ne keshtjelle dhe i shtrenguem jep disa lehtesina.
1827 - Linde Pashko Vasa, shkrimtar i Rilindjes.
1837 - Termet i forte ne Shkoder.
1839 - Malazezet mesyjne Hotin dhe Kelmendin, Gruden.
1840 - Mblidhet Kongresi i Londres. Mehmet Ali Pasha, shqiptar.
1848 - Kryengritje e madhe kunder Tanzimatit.
1849 - Kryengritje fshatare kunder Turqise.
1852 - Tjeter kryengritje malsore kunder Turqise.
1854 - Kryengritje e armatosun ne Shkoder. Mirditasit dallohen ne luften turko-ruse ne Krime.
1855 - Termet i forte ne Shkoder.
1856 - Kremtime te medha ne Shkoder per nenshkrimin e paqes. Per nje ore rreth u zbrazen top e pushke nga keshtjella e kodrat e Tepes.
1856 - Hamz Age Kazazi u prine disa fanatikeve me shkue e me rrethue Seminarin Papnuer te Jezuitevet.
1856-Arrijne ne Shkoder pese delegatet e qeverise austriake dhe u ndryen ne keshtjelle ku biseduen me sundimtarin per ceshtjen e damtimit te Kolegjes dhe me 16 dolen nga Shkodra pa u marre vesh se cka u vendos.
1856-Vjen ne Shkoder i derguemi fuqiplote i Stambolles dhe pati bashkefjalime me Konsullin e Austrise, Ipeshkevin e Pashen. Mustafe Pashe Menehmeni dergon ne mergim Hamz Age Kazazin me disa paresi Shkodre. Mali i Zi pushton Kucin. Krijohet ne Shkoder Komisioni Xhibalit ne krye te te cilit vihet Haxhi Age Lohja.
1857 - Qeverija turke zbret nga Keshtjella e zen vend ne shtepi te Dervish Beg Koplikut.
1858 - Hidhet guri i pare i themelit te Katedrales se Shkodres.
1858 - Kushe Micja cele shkollen per vajza shkodrane.
1859 - Linde ne Shkoder poeti i Rilindjes Filip Shiroka.
1859 - Themelimi i Seminarit Papnuer te Shkodres me nxanesat: Prenge Doci, Ndue Bytyci.
1860 - Linde ne Shkoder artisti piktor Kole Arsen Idromeno.Vdiq me 12. XII. 1919.
VIII.1861- Franceskanet ngrehin Kuvendin e tyre ne Shkoder.
1862 - Lidhja shqiptaro-greke per kryengritjen ne Janine e Durres. Lufta e Konices me humbje te Turqise. Oficeret e keshtjelles lejohen me ndeje lirisht ne qytet, me urdhen te Ferik Mustafe Pashes. Shugurimi i Imzot Dario Bucciareli ne Katedralen e Shkodres nga Imzot Karl Pooten. Dalin ne drite botimet e Dom Ejell Radojes.
1864 - Linde ne Shkoder arsimtari e shkrimtari Mati Logoreci.
2.1866 - Linde ne Shkoder poeti e shkrimtari Dom Ndre Mjedja.
5.1866 - Vdes ne Kallmet shkrimtari Dom Pjeter Zarishi.
12.1866 - Krijohet i Treti Urdhen ne Shkoder.
II.1867 - Shkodra bahet Seli Arqipeshkvnore.
1870 - Dom Pashko Junki boton librat e tij.
1871 - Zef Jubani Ndokillia boton disa rapsodi shqiptare.
1.XI. 1871 Koncili II Shqiptar, kryesuem nga Imzot Karlo Pooten, Metropolit i Tivarit dhe Arqipeshkev i Shkodres.
10.1874 - Çelet shkolla e Shirokes nga Dom Zef Ashta.
1869 -1870 - Mbas shinave dhe vershimeve te shumta Drini kthen ne shtratin e vjeter kah Shkodra.
12.1874 - Shkrepe moti n´oren 5.15 ne depon e municionit te keshtjelles qe merr flake dhe mbesin te vdekun 97 vete.
24.6.1875 - Linde Imzot Benardin Shllaku.
7.1875 - Themelohet Kuvendi i Franceskaneve ne Gjuhadol.
X.1875 - Themelohet Kongregacioni i Zojes Nunciate ne Shkoder.
X.1877 - Jezuitet celin Kolegjen Saveriane ne Shkoder.
2.1878 - Malet e Veriut protestojne kunder qeverise se Athines per ceshtjen e Epirit.


4.1878 - Themelohet "Lidhja e Prizrendit".
1878 - Fuqite e armatosuna te "Lidhjes" mesyejne Malin e Zi qe don me pushtue Plave e Guci.
1878 - Lidhja e Prizrenit proteston me memorandum kunder vendimeve te Kongresit te Berlinit. Shkodra proteston prane Kongresit te Berlinit per shkeputjen e Podgorices, Tivarit, Plaves dhe Gucise.
18.6.1878 - Mirdita, Malsia e Lezhes dhe Lura i luten Kongresit te Berlinit me i dhane autonomine.
13.7.1878 - Traktati i Berlinit i leshon Malit te Zi, Ulqinin e Tivarin, Plave, Guci e Triepsh dhe Greqise nje pjese te Epirit.
11.1878 - Nga frika qeveria turke rrethon Shkodren me 20.000 ushtare.
2.1879 - Linde ne Shkoder patrioti dhe shkrimtari Luigj Gurakuqi.
1879 - Ushtrite malazeze thehen keqas nga vullnetaret shqiptare qe mbrojne Plave e Guci.
1880 - Plave e Guci i hiqen Malit te Zi.
1880 - Malit te Zi i leshohen vendet qe nga Tivari deri ne Breg te Bunes. Vdes ne Venedik Imzot Ejell Radoja, shkrimtar e famullitar i Shkodres. Tina e Nikes cele shkollen e punes se dores per vajza. Botohet libri i Dom Ndre Logorecit "Doktrina e Krishtene". Ulqini bie ne dore te Malit te Zi. Arta i leshohet Greqise. Ate Jak Jungu boton "Kulshedren e Shpirtit" dhe disa poezi te Dom Ndre Mjedes: "Shahiri elierz". Ma vone ne vitin 1895 boton edhe fjalorin "Shqip-Italisht". Dom Pashko Babi (Sheqeri) boton ne Shkoder "Vakinat e te shkruemit shejte". Lidhja Hot-Grude-Shkrel-Kastrat me shty kufinin e Shqipnise.
1879 - Krijohet Kuvendi i Murgeshave Stigmatine ne Shkoder. Themelimi i shkolles Stigmatine per vajza.
1882 - Çelet Kolegja Serafike Franceskane ne Shkoder.
1885 - Linde ne Shkoder shkrimtari Hile Mosi.
1887 - Shugurohet ne Kishe te "Zojes se Shkodres" Imzot Ndre Logoreci, ipeshkev e mandej me 24.8. 1887 Arqipeshkev i Shkupit. Themelohet Kongregacioni i Zojes se Lurdit per gra.
1887 - Krijohet Kuvendi i Franceskaneve te Arra e madhe (Shkoder).
1888 - Krijohet Misioni Shetites ne Shkoder.
1899 Imzot Prenge Doci, Abat i Mirdites themelon ne Shkoder Shoqnine Letrare "Bashkimi".
1889 - Themelohet Kompania e "Zojes Rruzare" te Arra e Madhe.
1889 - Krijohet shoqnia bamirese "Rrethi i Shen Jozefit" ne Kolegjen Saveriane.
1889 - Vdiq Imzot Pashko Junki, famullitar i Shkodres e shkrimtar.
1889 - Çelet spitali i Motrave te Meshires ne Shkoder.
6.1895-Koncili III Shqiptar nen kryesine e Imzot Pashko Guerinit, Arqipeshkev Metropolit i Shkodres.
28.6.1897 - Murgeshat Stigmatine celin kopshtin per femije te vogjel me dreke, falas.
1899 - Vdes Ate Jak Jungu, shkrimtar, themelues i Kongregacionit te "Zojes Nunciate", te Kongregacionit te "Zojes se Lurdit" dhe te Uratores se "Zemres se Krishtit."
1902 - Shkolla franceskane jep mesimet ne gjuhen shqipe.
1903 - Me alfabet te Shoqnise "Agimi" shtypen tekstet e shkollave fillore.
1903 Shtjefen Maci mesues ne Dajc te Bregut te Bunes.
1904 - Lush Kola nga Barbullushi meson ne fshatin e tij. Pse perhape idena nacionale, pushohet nga puna.
1904 - Hile Agustini cele shkollen ne Bushat.
13.6.1904 - Imzot Jak Serreqi krijon qelen e re famullitare ne Serreq.
6.I.1905 - Termet i madh ne Shkoder, ne oren 5,30 te mengjesit. Dame te medha ne Shkoder.
8.12.1905 - Bekimi i Kishes Franceskane te Gjuhadolit.
1907 - Themelohet azili i jetimeve nga motrat Saleziane ne Shkoder; ma vone dhe i pleqve te vorfen.
1908 - Vellaznit e shkollave Schulbrüder hapin internatin per femijet e vorfen ne Shkoder.
31.8.1908 - Shpallja e Konstitucionit nga Sulltan Hamiti. Kremtime te medha ne Shkoder.
1908 - Shkodra merr pjese ne Kongresin e Monastirit ku dergohen: Fishta, Gurakuqi, Dom Ndre Mjedja, Mati Logoreci, Hile Mosi.
- Krijohet klubi "Gjuha Shqipe" ne Shkoder.
1909 - Zef Ndoc Ndreka, fshatar nga Spaci i Mirdites meson aty.
1909 - Del ne Shkoder gazeta "Koha" e "Bashkimi". Kerkohet nga Shkodra njohja zyrtare e kombit, e arsimit te detyrueshem, sherbimi ushtarak ne vend, e nje sundimtar i pergjithshem shqiptar...
24.7.1910 - Xhavid Pasha me 20 taborre (batalione) vjen me shtrue Shkodren.
1910 - Lufte ne Kacanik ndermjet shqiptareve dhe turqve. Kryengritje e Malsise se Madhe.
26.7.1910 - Shefqet Turgut Pasha vjen ne Shkoder me shtrue Malsine. Luftime te pergjakshme ne Qafe t'Agrit e ne Qafe Shtame te Shales ndermjet dukagjinasve dhe ushtrise turke.
1911 - Plase kryengritja e Malsise se Madhe, ne Kastrat.
6.4.1911 - Dede Gjo' Luli ngule ne Bratile ne maje te Deciqit flamurin kombetar dhe Malsia e Madhe lufton per pavaresi e liri.
18.5.1911 - Kryengritesit shqiptare i pergjigjen Shefqet Turgut Pashes se nuk perulen e se do te luftojne tue derdhe gjakun deri ne fitimin e plote te lirise.
5.7.1911 - Kryengritje e pergjithshme kunder Turqise per liri.
X.1912 - Plase lufta Ballkanike. Ne Shkoder shprazen tre topat e fundit turq per shpallje lufte.
X. 1912 - Niset rrethimi i Shkodres nga malazezet.
28.11.1912 - Shkodra merr pjese me Luigj Gurakuqin ne Shpalljen e Pavaresise shqiptare ne Vlone, ne Qeverine e perkohshme nen kryesine e Ismail Qemalit.
30.1.1913 - Esad Pashe Toptani shtien e vret trathtisht Hasan Riza Pashen, dalezotes i Shkodres, i cili donte me ngrite flamurin kombetar shqiptar ne keshtjelle e ne kumbonare te Katedrales se Shkodres.
2 3. 4.1913 - Esad Pasha ia shet Shkodren malazezve per dy milion florinta, te cilet futen ne qytet ne tri drejtime: nga Taraboshi, nga Fusha e Shtojit e nga Bardhanjoret.


14.4.1913 - Malazezet djegin Pazarin e Shkodres, mbasi e grabiten, dhe dalin ketej tue i a leshue vendin ne dore t'ushtrise nderkombetare (austriake, italiane, franceze, angleze, gjermane).
13.6.1913-Naltohet ne keshtjelle te Shkodres Flamuri Kombetar Shqiptar atdhetari Karlo Suma mban fjalimin. 7.1913 - Esad Pasha shpallet sundues i Shqipnise se Mesme.
12.3.1914 - Princ Vilhelm von Wied, vjen ne Shqipni si princ i shqiptareve dhe zbret ne Durres.
14.5.1914 - Pader Marian Prela themelon shoqnine "Te Bijat e Zojes".
15.6.1914 - Ushtria kombetare me malsoret e Mbishkodres luftojne ne rrethina te Durresit kunder trathtareve, ku vdes koloneli holandez Thomson.
4.7. 1914 - Plase Lufta I Botnore.
5.9. 1914 - Princ Wiedi len Shqipnine.
X. 1914 - Esad Pasha futet ne Durres.
1914 - Vdes Ate Dede Pasi, themelues i "Misionit Shtetites shqiptar".
1915 - Ne Shkoder ngrehet nje qeveri e perkohshme, por âsht ma teper anarki. Zhvillohen luftime midis lagjeve ndermjet nacionalistave dhe perkrahesve te Esad Pashe Toptanit.
4.1915 - Kryengritje kunder Esadit ne Durres, i cili ike andej.
5.6. 1915 - Krajl Nikolla Petroviq I, krajl i Malit te Zi, se bashku me ushtrine e tij pershkohet neper Shkoder e del n´Itali.
2.1915 - Vdes ne Shkoder Pader Anton Xanoni, shkrimtar i lindun ne Durres me 1863.
6.1915 - Ushtrite serbe te thyeme pershkohen neper Shkoder.
6.1916 - Rusia proteston kunder veprimeve te paligjshme te malazezeve neper Shqipni. Imzot Bernardin Shllaku, ipeshkev i Pultit, shpeton Dukagjinin nga rrethimi kercenues i ushtrive serbo-malazeze ne ikje e siper.
1916 - Pararoja e ushtrise austriake futet ne Shkoder.
23.1.1916 - Ushtrite austro-hungareze, si pushtojne Shqipenine e Veriut, Serbine e Malin e Zi, dalin ne Durres.
3.1916 - Vizite zyrtare ne Shkoder nga ana e Arqidukes Karl Salvator i Habsburgve.
1917 - Krijohet ne Shkoder "Komisija Letrare".
30.X. 1918 - Ushtrite austro-hungareze lane Shkodren e Shqipenine.
11.1918 - Hyjne ne Shkoder ushtrite aleate.
11.1918 - Hoti e Gruda, me nje Memorandum dergue ne Washington, Londer, Paris e Rome, lypin lirine.
1919 - Themelohet Shoqnia "Bogdani".
1920 - Kongresi i Lushnjes ku Shkodra dergon perfaqesuesi e vet.
2.1920 - Dalja e ushtrise franceze nga Shkodra. Shkodra bashkohet me qeverine qendrore kombetare. Lufta e Koplikut.
3.1920 - Hapet i pari Parlament Shqiptar.
4.1920 - Avni Rustemi vret ne Paris Esad Toptanin.
1920 - Themelohet Orfanotrofi i "Zemres se Krishtit" nga Ate G. Della Pietra.
8.1920 - Lufta e Vlones.
12.1920 - Legata shqiptare ne Konferencen e Paqes ne Versailles, ne te cilen ban pjese Imzot Luigj Bumci e Luigj Gurakuqi, Fishta mbrojne te drejtat e kombit shqiptar. Lidhja e Kombeve pranon Shqipnine si anetare te saj.
1921 - Kryengritja e Mirdites.
5.1921 - Plase kryengritja e Matit.
1.1922 - Arriti ne Shkoder i pari delegat apostolik ne Shqipni Imzot Ernest Cozzi.
21.1.1924 - Hapet Asambleja Konstituente ne Tirane.
- Revolucioni borgjez kryesue nga Fan Stilian Noli.
12.1924 - Kthimi i Ahmet Zogut ne Shqipni. Ne Shkoder krijohet gjyqi ushtarako-politik. Fillojne burgimet, internimet kunder nacionalistave.
2.2.1925 - Vritet ne Bari, Itali, patrioti Luigj Gurakuqi.
11.1926 - Kryengritja e Shales kunder rregjimit te Zogut. Gjyqi denon me varje disa pjestare te kryengritjes.
8,1937 - Vdes ne Shkoder poeti lirik Dom Ndre Mjedja.
1929-Vritet ne Zymb, Pader Shtjefen Gjecovi arkeolog dhe perpilues i "Kanunit te Leke Dukagjinit".
4.1939 - Luftime te rrepta te Ura e Drinit kunder ushtrive fashiste qe vijne me pushtue Shkodren.
1939 - Vdes Imzot Pjeter Gjura, Arqipeshkev i Durresit.
30.7.1952 - Aprovohet Statuti i Kishes Katolike Shqiptare, nen kryesine e Imzot Bernardin Shllaku.
11.1956 - Vdes Imzot Bernardin Shllaku, ipeshkev i Pultit.

Burimet historike
C. Becker; "L´Albanie e les albanais" fq. 14
M. Sufflay: "Serbet e Shqiptaret", fq. 58, 59, 38.
N. Thalloczy: "Acta e diplomata", I nr. 648.
Cordignano - Valentini : " Saggio di un regesto storico" fq. 4.
Tajani: "Le istorie albanesi", II, fq. 50, 51, III, fq. 26.
A. Gegaj: " L´Albania et l´Invasion turque au XV-e siecle fq.30,33, 48.
Pagine della Dante ; XLIV, 1937, fq. 38, 39, 40.
Kersopoulos: Chronologie, etj. 40, 42, 43.
A. Ghika: fq. 42, 60, 61.
Hecquard: "Haute Albanie", fq. 145.
F. Bianconi: "Carte...",etj. fq. 18.
P. Chiara: "L'Epire", fq. 129, 132.
Q. Spellanzon "Vinti", fq. 254.
Mocenigo : "Albania", fq. 52, 53.
E. Durham : "Twenty ye ars", fq. 206, 216, 221.
A. A. Rappaport : " Au pays des martyres",fq. 97.
J. Godard: "L'Albanie", fq. 116.
L. Viezzoli: "Shqipnija", fq. 158, 159, 165.
Revista "L.E.K.A.", " Te drejtat e Shqypnise etnike, I".
Marin Sirdani: "Shqipnija..." etj.
Justin Rrota: "Leteratyra shqipe", fq. 156.
"Histori e Shqipnise", Ministria e Arsimit, 1954-1955.
Jorga: "Breve histoire", fq. 1
RÃmische, etj. Vell. III, nr. 6
"Kalendari" i V.P. 1914-1927.
G.Berri: "L'assedio di Scutari".
D.K. Kalendari 1933, fq. 120-137.
Gj. Radovani: Doreshkrime.
Gj: Sheldija: "Shkodra", Pj. I.II.III.
M. Sammutius - Annalis.
Gelchich: "Zedda", fq. 38, fq. 4.
Jorga : "Re de l'Orient", IV, fq. 235-236.
P.G. Golubovich: Bib. Bio. Bibliog. VI.V. fq. 339.
Orb. Seraphicus: Tom. II. fq. 697,4.
Gonzaga: "De orign. Seraphicae...", etj. 1587, fq. 47-548.
Thalloczy etj. Illyrich.Albanische. Forschungen. VI.V. 207, A.D.V. I nr22
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!