Kallmeti Online
Shkurt 06, 2012, 10:25:17 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Diabeti dhe kujtesa. Valproate dhe zhvillimi mendor  (Lexuar 954 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Maj 21, 2009, 08:49:42 PD »

Diabeti dhe kujtesa. Valproate dhe zhvillimi mendor
Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës, Uashington
19-05-2009
   
 Diabeti dhe kujtesa

Studime rreth diabetit kanë lënë të kuptohet se niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shtojë gjasat për prekje nga dementja, ndërsa tani studimi i ri tregon se edhe niveli i ulët i sheqerit mund të sjellë të njëjtat pasoja. Mjekët morrën në shqyrtim mijëra pacientë me diabet të tipit dy dhe panë se ata që ishin shtruar në spital për shkak të nivelit të ulët të sheqerit në gjak, kishin më shumë gjasa për t’u prekur nga dementia.Studimi i ri lë të kuptohet se njerëzit me diabet të tipit 2 mund të ndeshen me një rrezik në rritje për t’u prekur nga dementja ndërsa moshohen.

Personat me nivele të larta sheqeri kanë më shumë gjasa të preken nga paaftësi në tru. Për here të parë, shkencëtarët tani kanë gjetur një lidhje midis nivelit të ulët të sheqerit në gjak dhe dementias tek diabetikët. Shkencëtarë nga Kaizer Permanente morrën në shqyrtim mbi 16 mijë pensionistë me diabet të tipit 2. Ata vunë re se personat që kishin patur probleme të rënda për shkak të nivelit të ulët të sheqerit, dhe ishin shtruar në spital, kishin më shumë të ngjarë të prekeshin nga dementia. Vetëm një shtrim në spital për shkak të nivelit të ulët të sheqerit në gjak, shtonte 26 përqind rrezikun e prekjes nga dementia, ndërsa shtrimi 3 herë a më shumë në spital për shkak të nivelit të ulët të sheqerit në gjak, e rriste këtë rrezik në 94 përqind.

Niveli tepër i ulët i sheqerit i njohur se Hipoglycemia mund të dobësojë shtresën mbrojtëse midis trurit dhe venave të gjakut. Në raste të rralla, dobësimi a dëmtimi i kësaj shtrese, si pasojë e hipoglycemisë, shkakton gjendjen e komës dhe dëmtim të përhershëm në tru.

Shkencëtarët thonë se studimi sugjeron që mjekët dhe pacientët duhet të tregohen të kujdesshëm me ilaçet e diabetit, si insulina, e cila mund të nxisë episode të nivelit të ulët të sheqerit nëse doza e insulinës është shumë e lartë.


Valproate prek zhvillimin mendor

Sipas një studimi të ri, një ilaç i quajtur Valproate mund të ulë shkallën e inteligjencës tek fëmijët, nëse ky ilaç merret nga gratë gjatë periudhës së shtatzënisë. Shkencëtarët thonë se gjatë periudhës së shtatzënisë, por edhe para saj, gratë duhet t'a shmangin këtë ilaç nëse është e mundur. Valproate u jepet personave që vuajnë nga epilepsia.Çdo vit në Shtetet e Bashkuara, rreth 250 mijë foshnje lindin nga gra që vuajnë nga epilepsia. Gratë shtatzëna me epilepsi zakonisht marrin barna sepse epilepsia e pakontrolluar është e rrezikshme si për nënën edhe për foshnjen.

Për parandalimin e krizave të epilepsisë, ekzistojnë shumë lloj ilaçesh dhe studimi i ri veçon vetëm Valproaten, që gratë mund të mendojnë ta shmangin.

Gjatë studimit u morrën në shqyrtimit të 309 fëmijëve në moshë parashkollore, të cilët ishin ekspozuar ndaj ilaçeve kundër epilepsisë para lindjes, kur ndodheshin në fetusin e nënës. Sipas studimit, fëmijët, nënat e të cilëve kishin marrë ilaçin Valproate, dolën me rezultate më të ulta në provimin e inteligjencës ose IQ, shkallë e njohurive.

Fëmijët e ekspozuar ndaj ilaçeve të tjera si Lamictal, Dilantin ose Tegretol, që trajtojnë epilepsinë, kishin një shkallë njohurish ose IQ midis 98 dhe 100 pikëve, ndërsa fëmijët e ekspozuar ndaj ilaçit Valproate, siguruan 92 pikë.

Valproate gjithashtu është lidhur me shtimin e rrezikut të lindjeve me defekt. Ky dhe ilaçe të tjera kundër krizave epileptike ndonjëherë përdoren edhe për trajtimin e migrenës dhe të çrregullimit bipolar.

Shkencëtarët udhëzojnë që grate të provojnë barna të tjera të mundshme për të shmangur Valproatin, veçanërisht nëse ato janë shtatzëna ose presin të bëhen shtatzëna.


Mishi i pjekur dhe kanceri në pankreas

Ndërsa stina e verës po afron, njerëzit përgatiten për gatime duke përdorur zgarrën për të pjekur mishra të ndryshëm. Mishi i pjekur në zgarrë është i shijshëm, por kur piqet shumë ai mund të bëhet i rrezikshëm për shëndetin. Një studim i kryer nga shoqata amerikane e kërkimeve në fushën e kancerit tregon se pjekja e tepërt e mishit në zgarrë krijon në spipërfaqen e mishit një ndryshim kimik që mund të shtojë rrezikun e kancerit në pankreas. Mjekët e shkollës së shëndetit publik pranë universitetit të Minesotës vëzhguan 62 mijë persona për 9 vjet rresht. Gjatë studimit, ata vunë re se personat që parapëlqenin biftekë shumë të pjekur kishin 60 përqind më shumë gjasa që të prekeshin nga kanceri në pankreas, një nga kanceret më vdekjeprurës deri më sot.

Në përgjithësi, personat që kishin ngrënë shpesh mish të pjekur në zgarrë kishin 70 përqind gjasa të prekeshin nga kanceri në pankreas, në krahasim me personat e tjerë.

Ekspertët thonë se skuqja ose pjekja e mishit në zgarrë në temperaturë të larta, krijon në sipërfaqen e mishit substanca kimike që shkaktojnë kancer. Por në studim thuhet se kur mishi piqet në furrë ose zjehet  këto kimikate shkaktare të kancerit nuk krijohen.

Shkencëtarët nuk janë në gjendje t'a lidhin përfundimisht mishin e pjekur në zgarrë me rrezikun e kancerit në pankreas sepse në këtë process, thonë ata, mund të ndikojë edhe dieta ushqimore që ndjek një person. Por si paralajmërim, autorët e studimit i këshillojnë njerëzit, që para se ta hanë mishin e pjekur, duhet t’i heqin shtresën e djegur që krijohet nga pjekja e tepërt, si dhe t’a shmangin mishin e zgarrës kur ai është pjekur tej mase.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!