|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« : Maj 27, 2009, 04:03:57 MD » |
|
"Hoxha" që "shëron" SIDA-n
Investigimi i "Fiks Fare": "Shëronjësi" i Shkozetit, që pretendon se kuron edhe sëmundje shumë të rënda
Një burrë në Shkozet të Durrësit, i vetëshpallur hoxhë, thotë se "shëron" SIDA-n. "Unë jam hoxhë. Nuk bëj nuska. Nuk shëroj unë, por shëron Allahu". Me këto fjalë pret dhe "shëron" pacientët e tij i vetëshpalluri doktor në Shkozet. Të gjithë aktivitetin e tij "shëronjës" ai e ushtron në një vilë dykatëshe, në lagjen Shkozet të qytetit të Durrësit.
Zoti Stërkaj, me "dhuntinë" e tij, po merr në qafë dynjanë. Njerëzit e shkretë e të sëmurë, që kanë humbur shpresën për të jetuar, e që kanë pasur fatin e keq të shkojnë në derën e tij, nuk besojnë më në mjekësi e në shkencë, por tek "ilaçet" e tij. Ky "shëronjës hoxhë" pretendon se i shëron njerëzit me disa barna, që i prodhon në laboratorin e tij. Pra, u largon çdo sëmundje, qoftë kjo edhe vdekjeprurëse, vetëm me barnat që i prodhon në laboratorin e tij. Stërkaj pretendon po ashtu se shëron edhe tumoret, edhe SIDA-n. Seancat e tij për "shërim" kushtojnë. Seancat e para i ka falas, por me kalimin e kohës shumat që duhet të paguash janë të mëdha. Nuk bëhet fjalë për një milion apo dy milionë lekë. Ai flet vetëm për shifra me shumë zero, pasi "shpëton jetë".
Gazetaret e "Fiks Fare" u paraqitën në derën e "klinikës" së këtij "shëronjësi", si persona të prekur nga virusi HIV. Fakti që të bën përshtypje ishte lidhja që ky mashtrues kishte me një punonjëse të Institutit të Shëndetit Publik, të cilën ai e prezanton te gazetaret e "Fiksit" si drejtoreshë, si mjeken Liliana Shundi. Madje, në sy të gazetareve realizon një telefonatë me të. Nga kjo telefonatë, ai merr konfirmimin se gazetaret paciente nuk kanë kryer analiza në ISHP. Gjatë bisedës, ai gjithmonë këmbëngul që t‘i bëjnë analizat në Institutin e Shëndetit Publik.
Më pas shëronjësi sharlatan pranon t‘i kurojë falas gazetaret, nëse ato i sjellin pacientë të tjerë me sëmundje të rënda. Shifrën e saktë për shërbimin që kryen ai nuk pranon ta japë, por lë të nënkuptohet se është shifër e lartë. Madje, sjell një shembull: "Për një koronare unë marr 15 mijë euro". Kur e pyesim se si e realizon koronaren, ai thotë se ka metodat e veta, pra jo me ndërhyrje kirurgjikale.
Askush nuk pyet për lekët, kur mendon se ka larguar vdekjen dhe është shëruar plotësisht. E askush nuk e kontrollon aktivitetin e këtij "shëronjësi", ndërkohë që në shtëpinë e tij, në vilën dykatëshe në lagjen Shkozet, në Durrës, Artan Stërkaj kryen veprimtari si person fizik, sepse merr lekë për çdo "shërim" që kryen.
Biseda
E gazetareve të "Fiks Fare" me "shëronjësin" Stërkaj
Fiksi: Nuk na e dhanë ashtu siç e kishit juve...
Hoxha: Qartë, qartë. Vetëm njëra nga ju është me SIDA?
Fiksi: Po. Çfarë problemi ka?
Hoxha: Jo, s‘është e rregullt.
Fiksi: Përse?
Hoxha: Nuk më duket e rregullt. Qetësohu, qetësohu...
Fiksi: Përse nuk është e rregullt?
Hoxha: S‘ka gjë, do ta verifikoj unë. Qetësohu, s‘ka problem.
Flet në telefon me doktoreshën (siç ua prezanton gazetareve të "Fiks Fare")
-Të pyes për një analizë tjetër?
-Urdhëro?
-Jo, s‘ka gjë, s‘ka gjë. Thjesht të pyes për një analizë tjetër...
-Kam një analizë që më duket paksa e çuditshme. Blerta Shiroka...
-Jo, nuk është me firmën tënde.
-Jo, këtu shënon "Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë".
-Po.
-Shkruan, numri i regjistrit 572.
-Mund ta shikosh pak numrin e regjistrit, nëse nuk e keni bezdi?
-Jo, nuk më duket, sepse kam dhe letra të tjera, të cilat nuk më duken me këtë lloj formati.
-11.05.2009, po.
-Mirë, dakord. Faleminderit!
Hoxha: Kjo është drejtoresha.
Fiksi: Çfarë tha?
Hoxha: Si duket, nuk e njeh fare këtë emër. Tani të më falësh për verifikimin, por... Sa kohë ke që e ke zbuluar që je me SIDA?
Fiksi: Po bën 6 muaj.
Hoxha: Kjo tregon që ti ke antitrupat e virusit. Kjo analizë nuk tregon që ti... Pra, edhe kur të marrësh ilaçet e HIV-it... kjo ka mundësi të ekzistojë gjithmonë. Kur do që ti bësh ti antitrupat... Ne kemi ilaç për virusin, jo për antitrupat. Kupton? Ai që shkakton problemin është virusi, jo antitrupat. Kjo është analizë sasiore, tregon që... Kjo është drejtoresha. Liljana Shundi. Nëse nuk plotësohen analizat...
Fiksi: Ju jeni mjek, bëni analiza, mund t‘i bëjmë këtu apo diku, ku mund të thoni ju...
Hoxha: Nuk bëhen këto analiza në asnjë lloj vendi, përveçse tek Instituti i Shëndetit Publik. Me këtë analizë, ti tregon që je bartëse e SIDA-s, e qartë? Ke idenë se sa kushton?
Fiksi: Në momentin që do bëhet diçka, me sa thatë edhe juve që... virusin e fundit... do të diskutojmë dhe për çmimin, diçka e tillë?
Hoxha: Jo, të thashë që çmimi është në varësi të virusit të fundit. Zakonisht pacientët këtu marrin ilaç ndoshta deri në një muaj, ndoshta deri në dy muaj, kundrejt asnjë pagese dhe më pas bëhet një pjesë e pagesës. Ndërsa pagesa përfundimtare bëhet kur të dalë që nuk ekziston asnjë virus. Ti do të bësh disa analiza të përgjithshme.
Fiksi: Po këtë tjetrën, ku ta bëjmë ne?
Hoxha: Tek ISHP-ja.
Fiksi: Prapë, por mos na e japë kështu si kjo?
Hoxha: Të jap numrin e doktoreshës, që të flasësh me këtë që fola unë.
Fiksi: Ta bëjmë më mirë në laborator privat?
Hoxha: Jo, do ta bësh në shtet. Unë marr në konsideratë vetë këtë të shtetit.
Fiksi: Çmimi e kalon milionëshin, që ta kemi si ide?
Hoxha: Çfarë milioni?
Fiksi: Lekë, sa është?
Hoxha: Në radhë të parë duhet të kesh parasysh si mundet... për sa i përket milionit është e pakonsiderueshme fare 1 milion lekë. Ju e keni marrë adresën që këtu ka një hoxhë, ndoshta shkruan dhe një nuskë... Unë jam hoxhë.
Fiksi: Mjek d.m.th.?
Hoxha: Kam mbaruar shkollën e metodës islamike. Kjo është punë, është zbulim, është lodhje prej shumë vitesh për të arritur në zbulimin e kësaj. Unë nuk dal në televizor, por nëse arrini të jeni një grup, i cili ka dhjetë të sëmurë, njëzet të sëmurë, në Shqipëri ka shumë, nuk janë 250 sa deklarohet. Mund të të kuroj falas, që t‘u jap argumente të tjerëve deri në fund. Përndryshe nuk bëhet fjalë te një milion, se një problem me koronaret e zemrës shkon 15 mijë euro. Pastaj për të tjerat mendoje vetë se sa kushton HIV-i.
Fiksi: Ju merreni edhe me koronaret?
Hoxha: Po. Do të thotë, zhbllokimi i koronareve shkon 15 mijë euro.
Fiksi: Jepni mjekime për këtë?
Hoxha: Po. Mjekime, se nuk bëj asnjë lloj ndërhyrjeje. Kam laborator personal, këtu thjesht pres njerëzit.
Fiksi: Sa keni që punoni?
Hoxha: Në Shqipëri kam tre vjet.
Fiksi: Keni punuar edhe jashtë?
Hoxha: Po. Sillni, gjeni lekët që të paguani... Shko te një mjek, brenda ose jashtë vendit, ku të kesh dëshirë, thuaj që është një hoxhë... thuaj si të duash ti, nuk është e rëndësishme, është një mjek popullor... Kam shkuar me këto analiza, në këtë gjendje, unë nuk pretendoj t‘i bëj gjërat vetë pa vullnetin e Allahut. Njerëzit sot po zihen për 5 mijë euro, për 10 mijë euro, kur bëhet fjalë për shuma të mëdha, për një kurim...
Fiksi: Kur bëhet fjalë për jetën...
Hoxha: Dakord pra, për jetën, kjo do të thotë që unë nuk jam i sigurt të flas me çdo njeri në lidhje me këtë çështje, paçka se unë këtu para meje shoh dy femra, që pas këtyre dy femrave mund të ketë shumë gjëra, mund të mos ketë asgjë, mund të ketë shumë gjëra. Unë nuk mund të filloj diskutimet me një analizë si puna e kësaj.
Fiksi: Ne nuk e kuptojmë se ku...?
Hoxha: Po, pra, prandaj po t‘i shkruaj analizat që t‘i bësh këto analiza, të mi sjellësh...
Fiksi: Të vijmë me këto analiza?
Hoxha: Dhe unë do të të shpjegoj çdo gjë.
|