Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 02:13:58 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Zbulohet lentja qe te rikthen shikimin  (Lexuar 1674 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Gusht 13, 2009, 12:52:51 MD »

Mjekësi: Kur vetullat ngrihen jo nga habia
Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës
13-08-2009
   
“Ptosis palpebral” do të thotë “rënie e qepallës”, pak ose deri në mbulimin e bebes në një ose tek të dy sytë. Ne të shumtën e rasteve shkaku i “ptosisit…” tek të rriturit është këputja e muskulit“levator” – “ngritës”. Problemi shpesh krijohet gradualisht e ndonjëherë kur personi i është nënshtruar operacionit në sy ose ka pësuar ndonjë lëndim rreth syrit. Një tjetër shkak i mundshëm është dëmtimi i nervit pëgjegjës për dërgimin e mesazheve tek muskuli “levator”. Pra problemi krijohet nga mosfunskionimi i nervit, por edhe nga dëmtimi i muskulit kur ky nuk reagon ndaj ngacmimit të nervit.

Por studimet kanë treguar se rrallë ndodh që qepalla të bjerë si pasojë dëmtimit të nervit. Në rastet kur mosfunksionimi i nervit është shkaku, sëmundja quhet Sindromë e Hornit dhe simptomat janë; bebia e syrit me qepallë të rëne është më e vogël sesa ajo e syrit tjetër.

Nga vetë emri “ptosis palpebral”, kuptohet se rënia e qepalles është simptoma kryesore. Ndër shenja të tjera përfshihen; për shembull ka njerëz që kur duan të shikojnë diçka ngrenë sytë mbi nivelin e objektit dhe kokën e shtyjnë paksa mbrapa, ose ngrenë një vetull a të dyja; këtë e bëjne për hapur sytë. Shenja të tjera jane shikimi i pjesshem ose i mjegullt, dhimbje koke ose rëndim mbi qepalla; kjo vjen vjen nga përpjekja për t'i mbajtur sytë hapur.

Nëse bebia e syrit me qepallë të varur është e zmadhuar, gjendja quhet "hipotropi" dhe e kundërta, kur bebia e syrit me qepallë të rënë është e zvogëluar, quhet "eksotropia"; por pacienti duhet të shkojë menjëherë tek mjeku, sepse të dyja këto simptoma mendohet të jenë pasoja të ndonjë sëmundje vdekjeprurëse.

Kur mjekët ekzaminojnë një pacient me “ptosis palpebral” ata përpiqen të përcaktojnë arsyen e rënies së qepallës për t'u siguruar që pas saj nuk fshihet ndonjë problem më i madh shëndetsor. Në raste të tilla mjekët masin shkallen e të parit dhe pastaj provojnë t'a mbajë lart artificialisht qepallën e pacientit për të kuptuar nëse shikimi mund të përmirësohet duke e ngritur atë me ndërhyrje kirurgjike.

Nëse “ptosis palpebral” është rezultat i ndonjë sëmundjeje të muskulit ose të nervit, në fillim mjekët trajtojnë sëmundjen. Nëse problemi i rënies së qepallës ëeshtë shkaktuar nga ndërprerja e komunikimit midis muskulit dhe nervit, atëherë mund të kryhet ndërhyrje, gjatë së cilës kirurgu, kijon një hapje të vogël mbi qepallë dhe vendos lidhjen midis nervit dhe muskulit, ose mbyll hendekun duke hequr pjesën e dëmtuar. Në këtë rast, qepalla pëson një shkurtim të vogël. Gjatë operimit që zgjat rreth 30 minuta, mjekët përdorin anestezinë.

Sa kohë zgjat “ptosis palpebral”? Kjo varet nga shkaktarët. Për shembull, nëse rënia e qepallës është pasojë e ndonjë operacioni a dëmtimi të mëparshëm në sy, sëmundja mund të kalojë vetëvetiu pa patur nevojë për trajtim mjekësor. Por kur ajo është shkaktuar nga këputja e lidhjes midis nervit dhe muskulit, ndërhyrja kirurgjike është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemit.

Rezutatet e shumë studimeve kanë treguar se çdo rast trajtimi është i veçantë, sepse varet nga shkaku, shkalla e dëmtimit, vecoritë e muskulit Levator dhe nga mosha e pacientit. Gjithashtu, syze të pajisura me mjete për të mbajtur lart qepallat, mund të pëdoren, por vetëm si masë e përkohshme, për të mos kufizuar hapje-mbylljen e qepallave, që mund të rezultojë në tharjen e syve. //kk//
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Qershor 04, 2009, 08:25:39 MD »




Zbulohet lentja qe te rikthen shikimin
04/06/2009 20:25

Zbulohet lentja qe te rikthen shikimin
Te gjithe ata qe kane probleme serioze me shikimin, tashme mund te shpresojne pasi nje grup shkencetaresh nga Australia deklarojne se e kane gjetur zgjidhjen nepermjet qelizave.

Sipas tyre, shikimi i atyre qe kane probleme per shkak te kranese apo pas aksidenteve, mund te permiresohet ndjeshem fale qelizave. Nese eksperimenti do konfirmohet shkencerisht, teknika mund te perdoret ne shkalle te gjere. Kerkuesit e Universitetit te Uellsit te Ri ne Australi, te udhehequr nga dr.Nick Di Girolamo kane hequr disa qeliza nga pjesa e syve duke i shumuar ne laborator mbi lentet e kontaktit.

 Me pas lentet jane vendosur ne kranene e demtuar duke rikthyer shikimin. Zbulimi eshte publikuar ne revisten shkencore “Transplantation”. Rezultatet e dukshme tek tre persona jave vene re brenda pak javesh.

“Per te aplikuar kete teknike nuk nevojitet nje operacion i nderlikuar. Gjithesesi gjithcka do konfirmohet gjate studimeve te metejshme”, shprehet dr.Di Girolamo, i cili shpreson qe ne te ardhmen kjo nderhyrje te kryhet edhe ne pjese te tjera te syrit dhe pse jo edhe ne organe te tjera te trupit.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!