|
Albkallmeti
|
 |
« Pergjigju #7 : Nëntor 30, 2009, 09:54:47 PD » |
|
Iliriana Sulkuqi, Brooklyn, NY
(Nga libri në botim: ”Po Plas”, Vëllimi 2)
NJË ÇIFT - DY JETË
Atë që Ai nuk e bëri dot me heshtje, e bëri Ajo.
Atë që Ajo nuk e bëri dot me Zë, e bëri Ai.
Cirk-u, Arti i lëvizjes pa kufi.
Cirk-u, shkolla e guximit që i bën sfidë Teorisë së Gravitetit.
Cirk-u, nga më të motçmit art në botë.
Cirk-u , Çudi pa magji-ra(nga magjistarë me efekte gënjeshtrash).
Cirk-u –, Arti që e bën të përveçëm nga artet e tjera, nga fillesa endacakësh deri në madhështira Olimpike.
Cirku...
AJO –“ VAJZA PA KOCKA”
…U lind në Tiranë, më 11 Nëntor 1941. Në moshën 3 vjec e gjysëm mbeti jetime. Babai i saj Prof. Dok.Lorenc Rasha u pushkatua pa gjyq nga regjimi komunist.
Talenti i saj, që do ta conte në majat e cirkut shqiptar, u shfaq që në fëmijëri dhe i hapi rrugën e shkollimit. Kreu Institutin e Kulturës “Vojo Kushi “ në Tiranë dhe më pas dy specializime për cirk: 4 muaj në ish –Bashkimin Sovjetik dhe një vit në Kinë.
Shkëlqeu si artiste dhe në vitin 1993 mori titullin “Artiste e Merituar”.
Vitore Sallaku – një emër mitik që u bë legjenda e artit në cirkun shqitar.
“Artistja pa kocka me dhimbje deri në kockë”,”Artistja që sfidoi kohën”, etj., do të ishin titujt e artikujve, me shkronja kapitale, që u shkruan për Vitoren,një ndër personalitetet artistike që së bashku me cirkun rriti edhe veten.
Ndodhte shpesh,pas shfaqeve që njerëzit t’i afroheshin, ta shihnin me kureshtje, madje ta preknin për të besuar nëse ishte vërtetë “pa kocka”. Ajo u dhuronte një buzëqeshje mirënjohjeje që buronte nga shpirti i saj i madh prej artisteje engjëllore.Nuk fliste.Fjalët e saj lexoheshin në retinën e syve të butë e të lëngësht nga emocionet e ndjenjës më të fuqishme e me përmasa botërore-dashurisë.
“Vajza pa kocka” i u bashkua trupës së cirkut aty nga viti 1956, pas një zinxhiri miratimesh e refuzimesh për shkak të përbërjes politike familjare të papërshtatëshme. Edhe pa zhurmën e medjave të atherëshme ajo ishte bërë e famshme me lakueshmërinë fantastike të trupit te saj. Ishte një nga elementetet më interesante të cirkut me ushtrimet e reja befasuese që i sillte publikut njerin pas tjetrit.
Ajo u bë shumë shpejt e njohur, për plastikën, harmoninë, elegancën dhe shkallën e vështirësisë nëpër ushtrimet dhe etydet plastike të realizuara me mjeshtëri.Shkrimtari i shquar satirik i përshkruan me mjaft mjeshtri disa nga numrat e veçantë që kanë mbetuur ende sot në kujtesën e shikuesve te athershëm.
“Rasha arrinte të imitonte marrjen erë një trëndafili që me stilin e dredhezës mbështillej pas një shtize të padukshme metalike. Nuhatja shndërrohej në një lidhje me lulen vetëm me anën e gojës. Kështu pa ndihmën e duarve ajo mbante vertikalen, palosej, hepej e vërtitej me këmbët si dy tehe gërshëre për një kohë të gjatë pa u ndarë nga nuhatja e lules, vetëm me forcën e kafshimit të parë që i pat bërë jastëkthit të butë në krye të shtizës, fshehur brenda petaleve.
Në një numër ajo vinte duart në dysheme, ngrihej në vertikale dhe si mbesë e denjë e Robin Hudit shfaqej në cilësinë e një harkëtareje të përmbysur. Atë që shigjetarët e pyjeve të Anglisë e bënin me duar, Vitore Rasha e bënte me këmbët e saj, pasi duart nuk i ndante asnjë çast nga dyshemeja, duke vazhduar të rrinte pingul në vertikale, me njerën këmbë ajo mbante harkun, me tjetrën tërhiqte fort shigjetën për ta lëshuar pastaj drejt në shenjën në mes të tabelës,pa gabuar as edhe një herë.
Befasitë e kësaj vajze të shkathët nuk mbaronin. Në një rast tjetër një nga burrat më të fuqishëm të cirkut dilte dhe vendoste përmbi supat e tij skajin e një shkalle rreth pesë metra të gjatë, duke lënë skajin tjetër të ngjitej drejt lartësisë së arenës. Edhe deri ketu, ky numër mund të ishte një shfaqje drejtpeshimi më vete. Perfytyroni tani Rashën si sorkadhe të lehtë, që hipte mbi akrobatin dhe i qepej shkallës për të arritur për pak sekonda në majë të saj. Për vajzën nuk ofrohej asnjë lidhje me litar sigurie. E pranonte ( e kjo nuk bëhej për shkak të ceneve te biografisë ). Ajo vetë nuk e pranonte ( nuk e bënte këtë se desh të jepte mësime heroizmi në emër të klasave të shtypura). Vajzën e rrëmbenin flatrat entuziaste të pranisë së rrezikut maksimal. Spektatorët nuk merrnin frymë nga frika se zhurma më e vogël do të lekundëte shkallën, mund të prishte çudinë, a të dëmtonte drejtpeshimin. Të mëdhenj e të vegjël nisnin të vuanin bashkë me Vitoren.Këtu ajo niste zbritjen e saj e cila tani bëhej krejt ndryshe nga ngjitja. Paralelet e ngushta që përbënin shkallaret tani shërbenin si ca katrore të vegjël, nëpër të cilët ajo gjarpëronte me kokën poshtë duke kaluar siç kalojnë endëset në avlemend fillin me ngjyrë. Pëllëmbët e saj rroknin shkallaret gjithnjë poshtë dhe më poshtë e me forcën e duarve trupi i saj merrte një valëzim të vazhdueshëm, deri sa arrinte fundin e shkallës ku fshikte rrëshqitazi trupin e mbajtësit të saj e lëshohej në tapetin bazë.
Në prag të fillimit të viteve ‘60, vajza arriti të realizonte futjen e saj në hapësirën e një valisheje që nuk besohej se mund të nxinte njeri . Nën zhurmën e timpaneve breshërues ajo ngadalë ngadale ia delte të futej në të. Në këtë pikë, një djalë i fuqishëm mbyllte kapakun e valixhes dhe nën duartrokitjet shurdhuese e britmat entusiaste e hiqte bagazhin nga sytë e spektatorëve dhe aty prapa kuintave, dy tre vetë vraponin ta nxirrnin vajzën jashtë.
Një mbrëmje , thuhet se Sallaku që pat mbaruar numrat e vet më parë , nuk la njeri ta hapte valixhen që kish vajzën brenda, por e mori valixhen , doli nga dera e pasme e cirkut dhe e shpuri në shtëpinë e tij. Të nesërmen në cirk solli vetëm valixhen bosh…
Vitore Rasha që nga ajo ditë e vitit 1962 u bë Vitore Sallaku dhe me bashkëshortin e saj lindën dy fëmije të bukur, një djalë e një vajzë…
VLERËSIME PËR VITOREN
TINKA KURTI, ”Artiste e Popullit”
“Shikoj Vitoren duke qëndruar me dhëmbë mbi lule dhe duartrokas pa mbarim, me shpirt dhe entusiazëm. Mendja më shkon se sa djersë e mundim i është dashur, por ajo i harron të gjitha kur spektatori e duartroket”.
SULEJMAN DIBRA-“Artist i Merituar”
“Vitorja është ndër personalitetet e artit të Cirkut që e rriti Cirkun dhe bashkë me të u rrit dhe vetë. Duke humbur në kujtesën e viteve, them me vete kjo vajzë e imët e simpatike, ku e ka të vecantën e saj, tek guximi, konstrukti i saj që merrte forma të çuditshme, forca, ekuilibri?
Sigurisht të gjitha këto plotësojnë talentin që është figura artistike e shkrirë në një të vetme që ajo diti ta ndërtojë me mjeshtëri”.
EMA QAZIMI, “Artiste e Merituar”
PROF.DR. RAMAZAN BOGDANI
“Vitore Sallaku, përfaqëson figureën më të spikatur në panteonin e cirkut kombëtar shqiptar. Ky emër na kujton brezin që vunë gurët e parë të themelit të këtij arti të bukur dhe të vështirë. Vitore Sallaku të imponon respekt për bagazhin e madh kulturor. Talenti dhe formimi i saj i përgjithshëm artistik është shquar edhe në arenën ndërkombëtare duke ngritur lart emrin e Cirkut Shqiptar”.
QAZIM SHEMAJ, poet,gazetar
Fluturimet akrobatike, vertikalet dhe etydet lirike të saj janë një poezi e gjallë.
E mësuar t’i japë publikut emocione dhe figura të bukura, tanimë kur, për arsye të moshës, ajo nuk mund të dalë në arenën e cirkut, del në arenën e fjalës poetike për të shpalosur një tjetër dimension njereë zor të saj, me një ekuilibër sublim, si grua, si neënë, si qytetare me engjëllin e mirësisë, pa bërtitur për plagët që merr njeriu në jetë, duke mbetur kështu deri në fund -Vitore.
Vitore Sallaku (Poezi nga vëllimi poetik “PIKE VESE”)
FATI
Sa i çuditshem!
Disave u troket në derë,
Disave u kthen shpinën,
Orë e çast tallet me të tjerë.
Sa zemra ka plagosur!
Sa ëndrra ka shuar! Sa kulla rrokullisi tatëpjetë!
Megjithatë
Fati dhe guximtari
Ecin bashkë në jetë.
HIJA
- Ç’je ti hije që vjen të më prishësh
ekuilibrin e jetës,
Që vjen të presësh krahët
e fluturimeve të mia,
Të m’i shtypësh vertikalet,
Që shpirti im të përkulet…
Po unë tek e bukura u mbajta,
Me dhëmbë,
U ngrita mbi lulet.
Kush je ti që vjen të më helmosh
frytet e mundit tim,
Gëzimet që më jep dashuria?!
- Jam biografia,
Pushkatimi i tyt eti më dyzet e katrën,
Jam vigjilenca,
Partia.
…..
Ndërsa ati im i miri,
Nga një degë ulliri
Me shkundte lule të bardha
Mbi vellon e nusërisë,
Mbi princin tim të kaltër,
Mbi vogëlushët e mi…
Dhe u mbajta
Edhe në stuhi
Si qershizë e bardhë
Lidha qershi.
ARTISTIT TË POPULLIT
SKËNDER SALLAKU
Dhimbjen përbrenda
Gëzimin me të tjerë
Vallëzon jashtë…
Dhimbjen dhe kuvendin-
Ndanim bashkë.
AI…- Çaplini shqiptar
“Artisti i Popullit”, SKëNDER SALLAKU është kllouni i parë i Cirkut Shqiptar. Është lindur në Tiranë më 25 Janar 1935. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” dhe ka kryer një kualifikim një vjeçar në Kinë, pranë cirkut të Pekinit.
Fillimisht Skënderi filloi punë si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun akrobatik në cirk duke dhënë një kontribut te papërsëritshëm në ecurinë e këtij profili sa të vështirë aq edhe të bukur. Si sportist dhe tifoz i Tiranës në sportin e mundjes, ku ka marrë pjesë e ka përfaqësuar me dinjitet ngjyrat e bardhë e bluve në tapet, me ekipin e mundjes së lirë, duke dalë për dy vjet rresht Kampion Kombëtar, në peshën 57 kg.U largua nga sporti i mundjes me zemër të thyer, por i detyruar nga ngarkesa e madhe që kishte në atë periudhë, të mbushur me shfaqje me estradën, ansamblin akrobatik dhe sportin.
Në librin “NJë JETë Në CIRK”,Vitore Sallaku,partneria dhe shoqja e jetës së Skënder Sallakut, tashmë edhe publiciste, me profesionalizëm,me realizëm dhe ndërkohë edhe me modesti,midis të gjithë artistëve të tjerë të cirkut, si Telat Agolli,Ali Xhixha, Tahir Bacova, Pina Shkurti etj.,na njeh më mirë e më saktë me figurën e Skënderit, me jetën dhe vlerat profesionale te tij.
Gjatë karrierës së tij artistike për një gjysëm shekulli, ështe folur dhe shkruar nga shumë njerëz, gazetarë, autore,shkrimtarë e kolegë. Ai është qujtur “Njeriu i shume fytyrave”. Humori është jeta e tij, ai-pjesë e pandarë e shpirtit të tij krijues, duke u bërë i pavdekshëm në kujtesën e gjithkujt.
“Skënderi është përfaqësuesi më i denjë i kllounatës në cirk dhe i komedisë shqiptare…”-ka shkruar midis të tjerave regjisori i madh Pirro Mani.
“Skënder Sallaku është më i madhi në të gjitha kohrat në humorin shqipëtar”-Fadil Hasa, humorist.
“Skënderët vijnë një herë në shekull…” –Tinka Kurti,Artiste e Popullit.
“…e them me zë të lartë se cirku ka qenë me fat që në gjirin e tij pati nje klloun, si i madhi S.Sallaku. Më duket se qe një dhuratë nga Zoti…”-Telat Agolli,”Artist i Popullit.
“Skënder Sallaku është Carli Caplini shqiptar…”-Dritëro Agolli.
Ndërsa në parathënien që i bën librit të Pëllumb Kullës”Skënder Sallaku ose si qeshnim nën diktaturë,i madhi Dritëro,vlerëson dy personazhe njëherësh:Pëllumb Kullën dhe Skënder Sallakun. “…Në këtë libër PëllumbKulla, si një njohës i vërtetë i mjeshtërisë së kompozimit të një vepre letrare e jep të plotë portretin e Skënder Sallakut, si artist dhe si njeri; e jep jo thjesht me ngjyrën e fjalëve, me krahasimet dhe epitetet, por me lëvizjen e fakteve që formojne ngjarje me kundërvënien e tyre që çlirojnë energjinë e ngjashme me shkëndijat apo shkrepjet…Më qartë, Pëllumb Kulla, që është edhe ai një mjeshtër i humorit, ashtu si personazhi i vet, në libër, pasi tregon për kohën dhe për Skënder Sallakun, për kushtet e jetës së individit apo kufizimin ose mungesën e lirisë së fjalës në sistemin e socializmit totalitar, jep një rrëfenjë plot humor, të vënë në gojën e artistit…
Humori i Skënder Sallakut në skenë me materialet e përgatitur nga humoristët, apo nga improvizimet e tij aty për aty,-në teater, kafe a klub,-ka në përgjithësi dy pamje në përqeshjen e jetës. E para, përqeshja bëhet me gojën e vetë Skënder Sallakut. E dyta,e qeshura duket sikur vjen nga gojë të tjera, por që Skënderi tregon se çfarë kanë thënë. Këto dy pamje të së qeshurës kanë një hapësirë të gjerë për t’u trajtuar. Dhe këtë mund ta shpjerë më tej vetëm Pëllumb Kulla, që është një krijues elegant i një humori të kultivuar intelektual, por edhe njohës i hollë i teorisë së humorit dhe të satires…I shquari Skënder, vërtetë i bënte për të qeshur njerëzit e pushtetit në ndonjë mbrëmje feste, por po këta që qeshnin aty për aty, kur ktheheshin në shtëpi ngrysnin vetullat:”More,ai Skënderi me ç’kuptim i tha ato fjalë?…Njerëzit në atë kohë, kur ai ishte në kulmin e lulëzimit, kur dëgjonin ndonjë thënie, flisnin”ja çfarë i tha filan ministri Skënder Sallaku…”Kjo thënie mund të mos ishte e Skënderit, por njerëzit ia atribuonin atij, pasi ai kishte marrë famën e këtyre lloj thënieve…
Dhe meqenëse jemi te “thashethemet “ për Skënder Sallakun, a e dini, të dashur lexues, të gazetës ILLYRIA, “të fundit” të Skënderit?(c’them dhe unë,deri sa ky shkrim erdhi para jush,kush e di sa dhjetra të tjera ka sajuar…)
E takon, rastësisht, çiftin Sallaku, një e njohur në Vlorë.”Uaaa. po ti Skënder cçdo në Vlorë?!…”Skënderi i shtangur nga habia e tjetrës, a thua se e takoi në Honolulu, ia ktheu menjëherë,por me pak zë të ulët, për të qenë i besueshëm: ”Kom ardh’ të shes drogë…Nuk rrej, jo.Do shes ca drogë të sponsorizoj Vitoren, për librat që ka shkrujt dhe për filmin dokumentar që i kushtohet asaj dhe për librat e tjerë që do të shkruajë… “
Nuk besoj se ka nevojë për koment një humor i tillë…
SKËNDER SALLAKU -anekdota-
TROKITJE NË DERË TË ZOTIT
Shkoi De Goli e trokiti tek Zoti.
-O Zot, a mund t’i jap unë lumturi popullit francez dhe kur?
-Mundesh,-i tha Zoti,-pas njëqind vjetësh.
De Goli ia plasi të qarit dhe iku.
Po në ato kohëra, kur Enver Hoxhës ende i kish mbetur pakëz respekt për Zotin, trokiti dhe Ai në derën e Tij.
-O Zot, a mund t’i jap unë lumturi popullit shqiptar dhe kur?
Zoti ia plasi të qarit…
SAPUN NE SHKODËR
-Më falni, paski blerë sapun… A mund të na thoni ku e gjetët?
-E bleva ne Shkodër…Kishte sa të duash.
-Sikur t’i hyp trenit e të vete atje, mund të ketë mbetur sapun akoma?
-Sa të duash të thashe…Por ti mos shko nesër. Hipja trenit menjëherë! Pre një biletë treni për Lezhë dhe nisu!
-Lezhë???!…Po ju thatë sapun ka në Shkodër, me shumicë…
-Eeee, thashë në Shkodër dhe pikërisht atje shitet. Por deri në Lezhë ishte bërë rradha!…
PAKETA E CIGAREVE, SI VËRTETIM
Drejtori i fabrikës së cigareve vëzhgon kontrollin e imët që roja i portës u bën punëtoreve që lënë turnin. Të gjithëve roja u gjen nga një paketë të re nga prodhimi i ditës,fshehur nëpër xhepa të brendshëm. Drejtori e humb durimin dhe i shfryhet njërit prej tyre:
-Po mirë more Tonin, po për një paketë ke mbetur ti?! Si ka mundësi që nuk hiqni dorë nga ky ves?!…
-Aha,-ia kthen Tonini.-Shumë vonë tani të heqim dorë. Po nuk na panë gratë të sjellim nga një paketë të vjedhur, nuk besojnë që kemi qenë në punë!…Kjo nuk është vjedhje: është vërtetim!
BOMBAT MODERNE TË AMERIKANËVE
Një oficer po u shpjegon studentëve në një stërvitje ushtarake që ata bënin duke zënë një kohe të gjatë të vitit mësimor. Ai ka temën e forcës shkatërrimtare të bombës me neutron, e cila vret njerëzit, po i le të paprekura ndërtesat dhe të mirat materiale.
-Për shembull,-shpjegon oficeri,-në rast se amerikanët hedhin një bombë me neutron këtu në Tiranë, shitësi në dyqan do të zhduket, por mallrat e dyqanit nëpër rafte do të mbeten të paprekura.
-Po në rastin tonë, shoku Komandant,-pyeti njeri nga studentët,-çfar bombash po hedhin amerikanët mbi Shqipëri që shitësat po na mbeten të paprekur, kurse raftet prapa tyre janë të gjithë bosh?
BREKËT
-Gimi,pse nuk erdhe dje dhe pardje në shkollë?
-Pardje nuk mundja,zonjushë mësuese.Nëna më lau të mbathurat dhe unë pa brekë nuk vija dot.
-Po dje?
-E pse do të vija kot dje?!…Unë u nisa për të ardhur…Kur po kaloja para shtëpisë tënde,zonjushë, pashë në ballkon, të ndera në tel, të mbathurat e tua dhe thashë:”Nuk po shkoj. Sot nuk është mësuesja…!”
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #6 : Nëntor 27, 2009, 11:56:18 MD » |
|
(Personazhe që pasurojnë jetën e një kombi)
Kush ka kënduar- do të këndojë-
MIDIS DY EPOKAVA –
MIDIS DY KONTINENTEVE
“Princesha” e re shqiptare, sopranoja Teuta Koço, mbesa e Tefta Tashko Koços, kurorëzohet në Carnegie Hall- New York. rrrrrrr
Midis ëndrrave…
Shumë çifte, të paktën, në vendin tim, traditërisht, kanë ëndërruar që fëmija i parë i tyre të ishte djalë.
Por, një kandidat për baba, edhe pse disi “i vonuar” në martesë, ëndërronte dhe lutej që fëmija i parë i tij, të ishte vajzë. Këtë e dinim të gjithë ne, të njohur e miq, që kuptonim përse-në e kësaj dëshire legjitime…
Dhe ndodhi, ndoshta nga lutjet, të lindë Teuta. Dhe, ndoshta, nga ëndrra dhe dëshira për të ringjallur një mit, lindi Teuta. Dhe ndodhi - nga ëndrra dhe dashuria , Teuta të ringjallë Mit-in…
***
Më parë se të flasim për “Princeshën “shqiptare le të themi dy fjalë për ”Carnegie Hall”. Jo për të bërë thjesht historikun e tij, por për të treguar se në cilën majë të Globit , u kurorëzua “Princesha” jonë.
Carnegie Hall është pjesë e ëndrrave dhe e realitetit më domethënës të artistëve më të njohur botërorë: autorë, muzikantë, këngëtarë, balerinë, shkencëtarë, politikanë …,që prej mëse dhjetë dekadave. Carnegie Hall është mishërimi i aspiratave të të gjithë atyre që janë përpjekur të ruajnë kulturën muzikore, për t’ua përcjellë brezave të ardhshëm..
Si çdo gjë madhështore në botë edhe Carnegie Hall, ka historinë e tij po aq interesante e madhështore.
Historia e Carnegie Hall filloi në det, në pranverë të vitit 1887. Në një anije nga New Yorku në London, udhëtonin milioneri industrialist me të shoqen, të sapo martuar., për të bërë muajin e mjaltit në Skoci. Ishte 52-vjeçari Andrew Carnegie. E shoqja, 32-vjeçarja Louise Whitfield, soprano, e apasionuar çmendurisht pas muzikës.. Gjithashtu, krejt rastësisht udhëtonte edhe dirigjuesi 25-vjeçar Walter Damrosch që ishte njëkohësisht edhe drejtor muzikor i Shoqërisë Simfonike të New Yorkut dhe Shoqërisë Oratoria po të këtij qyteti të madh… Çifti i ri dhe dirigjenti, akoma më i ri, u miqësuan shpejt gjatë udhëtimit, miqësi që do të forcohej dhe do të kishte jetëgjatësi…
Çifti e ftoi dirigjentin në Skoci dhe atje, në një vend që quhet Kilgraston lindi idea për Carnegie Hall. Damrosch gjithmonë kishte ëndërruar për të patur një koncert – Hall të shkallës botërore. Në fund të verës së po atij viti, Andrew Carnegie pranon të ndihmojë Walter Damrosch që ta bëjë ëndrrën e tij realitet, për të ndërtuar një holl kolosal që do të ishte qendra më esenciale në New York dhe më vonë në botë.
Në pranverën e vitit 1891, Carnegie Hall, hapi siparin e lavdisë së tij, me një festival 5-ditor. Çaikovskit i takoi nderi i podiumit në një nga këto ditë. Paraqitja e tij, u hapi rrugën muzikantëve klasikë të ardhshëm, për të cilët Hall u kthye në një qendër të rëndësishme në Amerikë. Kështu, Carnegie Hall u bë urë kalimi midis vlerave të individëve apo grupeve dhe famës që mori çdokush që hipi në skenat e tij. Gustav Mehler, Liza Minnelli, Herbert von Karajan, Walter Damrosch, Dvorak, Arturo Toskanini, Enrico Caruzo, Luçiano Pavaroti, Plaçido Domingo, Maria Callas, Renata Tebaldi, Frenk Sinatra, Bob Dylan, Elton John, Tina Turner, The Rolling Stones, Thë Doors, Bitellsat…e djetra e dhjetra të tjerë, kanë bërë të dridhen muret nga duartokitjet, duke e bërë Carnegie Hall të magjishëm dhe duke marrë prej saj famë botërore.
Ky kult arti u bë një falëtore demokratike që u hapi dyert të gjithëve, pa dallime kombesh e racash. Ai mirëpriti Marian Anderson, së cilës diku, ia mbyllën derën për shkak të racës së saj. Në podjumet dhe skenat e kësaj “shtëpie’’ të stërmadhe janë ngjitur oratorë për çeshtje të ndryshme ekonomike, politike, shoqërore e shkencore, si Margaret Langer, Winston Churchill, Jeanette Rankin, Jack London, Mark Twen…etj,
Pikërisht këtu, më 1prill 1934, Albert Ajnshtajn, ka marrë çmimin e tij të madh.
Sot, publiku i mbarë botës e di se, kur përmendet “Carnegie Hall”, nënkuptohet “Qendra më prestigjioze botërore e artit dhe e kulturës”
Në rradhën e njerëzve të nderuar dhe me fat është edhe shqiptarja Teuta Koço, e cila me recitalin e saj në Carnnegie Hall, vuri firmën dhe i shtoi historikut të këtij Hall-i histori dhe prestigj shqiptar.
Si erdhi Teuta në Carngie Hall ?
Sopranoja e re me traditë të herëshme muzikore. Mbesa e Tefta Tashko Koços, vajza e dirigjentit të shquar Eno Koço dhe e violinistes- mësuese Rajmonda Koço. Nga fëmijëria e saj në Shqipëri , zëri i saj kapërcen shtete e oshëtin nëpër auditore e skena të Anglisë dhe Francës…Trajtë moderne e një tradite të kultivuar. E ardhmja e saj, paksa e vendosur që në lindje, fillon të marrë trajtë ekskluzive, kur ajo vendosi vetë për atë, edhe pse akoma nuk ishte në moshën e vendimeve.
”… Ishte fati im që të këndoj, duke patur parasysh traditën muzikore në familjen time por në të njëjtën kohë ishte edhe zgjedhje e imja. Një kompleks ose bashkim gjërash, diçka e trashëguar dhe dicka e krijuar nga unë vetë…” – shprehet ajo kur e pyet kushdo.
Pas një konkursi në Manchester, fiton çmimin e dytë, në Amerikë, ku të ardhurat e çmimit duhej t’i shpennzonte në një shtet jashtë Anglisë…Pas shumë diskutimeve dhe mendimeve të muzikanto-familiarëve, ajo vendosi të marrë pjesë në Konkursin Ndërkombëtar të Këngëtarëve Operistikë, në New York, ku doli në finale, duke marrë çmim të dytë. Pjesë e çmimit ishte një recital në Weill Recital Room, në Carnegie Hall. Recitalin e ndan me fituesen e çmimit të parë Helena Janzèn nga Suedia. Gjatë përgatitjes së recitalit në Amerikë, të gjithë e njohën si shqiptare dhe i gjithë publiciteti, në mediat e ndryshme është bërë për sopranon shqiptare Teuta Koço. Emocionet e përbashkëta të recitalit
Në hyrje të Weill Recital Hall, grupe – grupe, apo çifte- çifte, njiheshin apo nuk njiheshin, afroheshin e përshëndesnin, sapo dëgjonin të flitej shqip. Shumica, ardhur gati një orë përpara, për të siguruar biletë, të tjerë – duke mbajtur frymën. Ditë e prem te, ditë pune dhe shumëkujt i është dashur të udhëtojë nga qytete të jera si Bronx, Brooklyn, New Jersey, Queens… Mos harrojmë se Carnegie Hall ndodhet në veri të Manhatenit, pranë parkut të madh kombëtar. Njohim e takojmë personalitete të njohura të kulturës shqiptare, itelektualë, por edhe të profesineve të ndryshme. Naum Priftin familiarisht, Xhulieta dhe Pëllumb Kulla, Dr.Anna Kohen, e cila, të nesërmen, do ta kishte mysafiren speciale në “shtëpinë” e saj që quhet ndryshe “Organizata e Gruas Shqiptare Amerikane” , Nadire Daja, Agathi dhe Ylli Luka, Drita Shkurti (Bishka ), gazetarja bukuroshe Liljana Qose…
Për herë të parë, në këtë qendër të artit botëror, thyhet një rregull klasik. Kanë kaluar disa minuta nga ora 20.oo, megjithatatë dera vazhdon të jetë e hapur. Personeli, po kuptonte se kishte të bënte me një ngjarje të veçantë.
E veçantë ishte, sigurisht. Për ne shqitarët, që gëzimet dhe lumturitë i kemi me pikatore, ky recital vërtetë ishte i veçantë.
Nga njera anë, dëshira për të parë një artiste shqiptare. Nga ana tjetër, fakti që ishte mbesa e Tefta Tashko Koços, e bënte më legjitime “të veçantën”.
Këto fakte shoqëroheshin edhe me pyetjet që secili bënte brenda vetes, apo me bisedat në telefon dhe mjedise takimi. Teuta Koço u bë fjala e ditës, gati për një muaj, kur mediat shqiptare, sidomos gazeta “Illyria”, bënë të ditur këtë eveniment. Shqiptarët i ngacmoi kërshëria dhe shqetësimi njëherësh:”A do të ishte Teuta – një Tefta Tashko Koço?
E pra , çasti për të hequr mjegullën e dyshimit erdhi.
Tashmë dera u mbyll dhe në sallë nuk kish vend as për ndonjë që mund ta kishe me vete në mendje…
Weill Recial Room - e thjeshtë dhe madhështore deri në solemnitet.
Një piano priste pianistin, spektatorët – sopranon.
Brenda pak sekondave më vijnë para syve të mendjes sekuenca nga filmi “Koncert në vitin ‘36”. Karrocë e përbaltur…Kohë e ngrirë… Njerëz të varfër e hyjnorë… Një piano herë mbi karro e herë mbi shpina shpirtrash …Dy bukuroshe, sopranoja Tefta Tashko Koço dhe pianistja Lola Gjoka …Koncert. Koncert në kohë të vështirë, në ditë të vështira .
Pëpëlis sytë para një tjetër realiteti. Gjithçka përsëritet. Në kohë e vendndodhje të tjera.
Tefta Tashko Koço - 17 vjeç, shkon me studime në Francë. Teuta Koço, studion në Francë. Madje fejohet me një francez.(ku ta dijmë që edhe Tefta ka lënë peng një dashuri prej Zotit-art?)
1931. Tefta Tashko Koço , në Francë, fiton çmimin e dytë në konkursin ndërkombëtarë të këngëtarëve lirikë.( Nga 127 kanditatë fituan të drejtën e pranimit 17, nga këta emri i Teftës radhitet e para). Kthehet në Shqipëri, edhe pse ofertat për më tej, siguronin të ardhmen e një artisteje të rrallë e me përmasa botërore. Por Shteti i Ri Shqiptar i viteve ’30 kishte nevojë për ajkën e artistëveqë kishin studiuar në Konservatorët më në zë të Europës, të cilët do të përfaqësonin djepin e kultivuar të inteligjencës shqipare.
Teuta , duke marrë me vete “djepin”që e përkundi, i tregon botës “Majën e Hekurave”, mbi të cilën kapërcyen paraardhësit e saj, për të kapur një tjetër majë - atë të Artit. 13 vjeç shkon në Angli ku studioi në Chetham’s School of Music. Në kolegjin e muzikës Royal Northern fiton një bursë për të vazhduar më tej. Nga viti në vit repertori i saj pasurohet me role kryesore operistike, nga autorë të mëdhenj si Moxart, Verdi, Rosini etj..
Një çast heshtje, as fryma nuk dëgjohet. Janë sekonda, ku shqiptohet : “ Teuta Koço from Albania…”. Pastaj duartrokitje, të zgjatura, të forta. Përsëri heshtje. Edhe në fytyrën e Teutës ravijëzohet një emocion befasues. Siç tha pas koncertit, nuk e priste të shihte aq njerës, të kishte aq shqiptarë, pasi programi i saj ishte i përcaktuar nga konkursi… Disi i vështirë për t’u kuptuar.
Recitali përmbante muzikë kontemporane, pjesë nga kompozitorë anglezë: William Walton, Nicolas Small ,Thomas Ades. Edhe pak muzikë Amerikane nga Bernstein.
Shfaqja arriti kulmin, kur ajo vetë prezantoi dy pjesë bashkëkohore të autorëve shqiptarë : “Lundërtarët e vjetër” të Vaso Toles dhe “Qielli i Dallëndysheve” i Aleksandër Peçit. Interpretim me drithmë e drithërima. Salla elektrizohet. Lëvizjet, gjestet e mimika e fytyrës së saj, si e një aktoreje me përvojë, bënë që edhe të huajt të kuptonin shqip, por edhe të gjithë ta preknin, ta ndjenin e ta shijonin programin e saj edhe pse, me pjesë, deri diku të panjohura për publikun. Salla në këmbë… Nderim për atë që të magjeps me zërin e saj.
Nderim për atë që nderon gjuhën e saj. Nderim për artisten shqiptare që solli një pjesë Shqipërie në Carnegie Hall.
Teuta. Ajo, vajza e Eno dhe Rajmonda Koços; ajo, mbesa e Tefta Tashko Koços, nuk bëri vetëm Teftën. Më shumë. Atë që quhet –Vazhdimësi…
Buqeta me lule, thirrje të gëzueshme:”Bravooo…Të lumtë!” Një vajzë shqiptare, H. Kumi, i hedh krahëve një shall të madh, të kuq, me dy shqiponja, me mbishkrimin - ALBANIA . Përlotje e duartrokitje pambarim. Teuta përulet në gjunjë, puth shqiponjën, puth me dorë publikun. Duke valëvitur atë pjesëz Flamuri, largohet dalëngadalë, me kokën pas, si për t’u zgjuar nga ëndrra…
Shfaqja vazhdon . Tashmë, jo në skenë. Aty, në bar-kafe Hall, ku shqiptarët prisnin “Princeshën “ e tyre, për ta përqafuar , uruar e puthur, për ta prekun e ndjerë nga afër, si për t’i thënë vetes se çfarë panë e dëgjuan nuk ishte rrëfenjë.
Teuta – Teftë apo Tefta – Teutë? Midis ëndrrës dhe realitetit, realitetit dhe ëndrrës apo midis dy ëndrrave sëbashku? Se ç’ka diçka që i ndan, se ç’ka një magji që i bashkon. Atëhere, le të rrijnë të dyja mbi majat e tryre, gjyshe e mbesë, me emëruesin e përbashkët: - Soprano Shqiptare…
Shtrak- shtruk e shtruk e shtrak aparatet fotografikë, për të fiksuar një kujtim të bukur, aty në qendrën botërore të artit, aty, në
Carnegie Hall, ku u firmos edhe pak histori nga kultura shqiptare.
Në fund. Përsëri, jashtë, përpara hyrjes kryesore, aty ku u grumbulluam për t’u futur në koncert. Përqafimi e kurorëzimi i suksesit i takoi Dashurisë. Teuta dhe i fejuari i saj nga Franca, na dhanë mundësinë të fotografonim përqafimin e tyre dashuror.
Suksese Teuta (Tefta, Eno)Koço dhe mirupafshim së shpejti në filmin “Flauti Magjik”!
Iliriana Sulkuqi, New York:Kush ka kënduar – do të këndojë!
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #5 : Nëntor 26, 2009, 09:12:34 MD » |
|
PERSONAZHE QE PASUROJNE JETEN E NJE KOMBI
Faleminderit DOKTORR! - Iliriana
Adem Harxhi - Nga Syri… te Seksi
Thonë se dashuria mund të lindë edhe me shikimin e parë. Nuk kam asnjë dyshim. Unë, nëna, gjyshja, deri shtatë breza,nga fisi im, kështu e ”pësuam” dhe u trashëguam…
Po, kur sytë janë pathologjikisht të sëmurë,si mund të lindë dashuria nga shikimi?
Shkenca na thotë se kur mungon një shqisë, kompesohet nga një tjetër, kur mungon një pjesë e dukshme e trupit, sërish, funksionin edhe për atë, e luan një tjetër pjesëzë… .
Përderisa gjithçka është brenda së Tërës, doemos do ta bëjnë të Tërën- që nga shikimi deri te perceptimi,prekja…, emri i përveçëm dhe i bukur i së cilës është Ndjenja.As nuk shihet , as nuk preket. Vetëm bymehet ose tkurret sipas stinëve shpirtërore…
Gjithsesi, me apo pa sy, një flurudhë (udhëza-kurbë, nga nisja në mbërritje),brenda një kohe relativisht të shkurtër apo të gjatë, të çon drejt Pushtetit të Seksit…
Unë nuk mund të marr përsipër të them më shumë se kaq… Nëse keni dëshirë,nevojë apo kureshtje, Okulisto-seksologu ADEM HARXHI, mund t’ua plotësojë, mësëmiri, gjithçka që ju keni enigmë në lidhje me Shikimin dhe me Seksin…
Adem Harxhi- okulisto-seksologu,
i vetmi deri më sot në gjenezën shqiptare.
Eshtë lindur në Gjirokastër, më 16 Janar 1936.Në vitin 1959 mbaron Fakultetin e Mjekësisë dhe fillon specializimin për okulist.
Në vitin 1963 emërohet okulist në Spitalin e Gjirokastrës, ku hap për herë të parë shërbimin e okulistikës për 4 rrethe: Gjirokastër, Sarandë, Përmet , Tepelenë.
Në 1968 emërohet Drejtor i Spitalit të Gjirokastrës.
Në vitin 1979 emërohet shef i katedrës së Anatomisë dhe Fiziologjisë në Degën Biologji-Kimi në Universitetin Eqrem Çabej –Gjirokastër.
Në vitin 1980- duke qënë drejtor në spitalin e Gjirokastrës, caktohet edhe anëtar i Komitetit të Shkencave pranë Këshillit të Ministrave të RPSH-së, për problemet mjeksore.
Në vitin 1985 emërohet mjek pranë Ambasadës së Shqipërisë në Budapest-Hungari.
Kthehet në Atdhe në vitin 1990 dhe fillon sërish punën si mjek okulist në spitalin e Sarandës.
Në vitin 1993 emigron familjarisht në N.Y –Sh.B.A.
Në vitin 1995 është një nga nismëtarët për themelimin e Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve dhe që nga ajo ditë kryen me dinjitet detyrën e Nënkryetarit të Akademisë.
Eshtë antar i Shoqatës së “Sociologëve Shqiptarë”.
Në vitin 2000 Boton librin “Janë sytë e tu”- shtëpija botuese Albin
Në vitin 2002 boton Traktatin mjekësor me 500 faqe : “ Seksualiteti dhe Seksi” një libër për të gjithë.
Në vitin 2004 boton librin:”Fëmijët duan të dinë për seksin.”
Ka botuar shumë artikuj shkencorë dhe për organizimin e shëndetësisë në revistat
e gazetat e vendit dhe të huaja gjatë kohës së Diktaturës.
Edhe pas çlirimit nga ky sistem,herë pas here, ka botuar artikuj dhe ka dhënë intervista për probleme të ndryshme që lidhen me sytë dhe me seksin.
Disa libra, tashmë janë hapësirë studimi në fakultetin e mjeksisë. Shumë të
tjerë, ku, si një arkiv i gjallë shpaloset eksperienca e një mjeku pa kohë dhe hapësirë – janë ende nëpër duart e tij, të miqve –specialistë dhe të familjes…
Disa nga artikujt e botuar në shtypin e përditshëm dhe revistat në Shqipëri
- “Derdhet më shumë gjak në dhomat e gjumit se në autostrada”, botuar në revistën Femra Moderne;
-.“Seksualiteti dhe Media Publike”- gazeta “Shekulli”;
-“Ku po Shkojmë? “- gazeta “ Albania ”;
“Pse e helmuan Sokratin”- “ Albania ”;
-“Këngëtaria e vërtetë e Zotit” – “ Albania ” dhe revista “Dituria” botim i Akademisë Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve;
“Pse vrasin veten të rinjtë”- “Shekulli”;
-“Adoleshentët janë fëmijët tanë”- “Shekulli”;
-“Më shumë respekt për Mjekët”- gazeta “Dita”;
-“Gratë moderne-viktima të Lëvizjes Feministe”- gazeta“ Tirana Observer;
-“Kujt i besojnë njerëzit” - “Shekulli…”;
dhe shumë e shumë artikuj të tjerë, të cilët, po t’i rradhisnim si tituj , do të kishte rrezik të harronim fillimin e kësaj bisede mediatike dhe shpirtërore sëbashku… "DOKTOR SEKSI" TRAZON SHPIRTERAT E SHQIPTAREVE- kështu do të titullohej shkrimi për Adem Harxhin në gazetën Albania, në vitin 2003, ku gazetaja do t’i intrigonte lexuesit shqiptarë… : ”… Një emission televiziv i peërjavshëm me këshilla për seksin i drejtuar nga një doktor i vjetër, gozhdon shqiptarët para ekraneve të televizionit.
Ata të cilët kontrollojnë kanalet televizive në Shqipëri të enjteve në mbrëmje vonë shohin një gjysh me pamje miqësore, i cili flet pa doreza rreth seksit. …Adem Harxhi, një doktor 65 vjecar, i cili jeton për disa vjet ne SHBA, drejton nje emision çdo jave ne stacionin televiziv, Gjeli Vizion. "Seksi dhe Seksualiteti", siç kuptohet lehtesisht nga titulli, i kushtohet diskutimeve rreth temës delikate të seksit në një klimë konservative.
Adem Harxhi, si shumë mjekë humanë dhe me përgjegjësi ndaj tragjidramave që vijnë nga ndryshime sistemesh (ashtu si ndryshimi i temperaturave brenda një stine), herë pas here, do të shkruante artikuj dhe do të jepte mendime drejtpërdrejë nëpër TV-të shqiptare, se si mund të priteshin dhe të kaloheshin, pa trauma psiqike, këto kalime shekujsh apo sistemesh; sesi probleme serioze që kishin lidhje serioze në marrëdhëniet dypalëshe: femër – mashkull, do të merrnin , sëpaku , një përgjigje tolelerante… Para dhe pas kuitave të tij , qëndron i Moralshmi dhe më “i pacipi”- Doktor Adem Harxhi.
(Ah, sikur të kishim shumë ADEM-ë !).
Kur dhe si e njoha doktor Adem Harxhin?
Kur u rinjoha me ‘të?...
1989, Budapest, Klinika Lasloz Korhaz ( Klinikë kirugjie, e vitit 1600, nga më të parat në Europë).
Për fatin tim të keq dhe të mirë u ndodha, pas një udhëtimi pa vetëdije, në këtë klinikë të huaj, si nga unë edhe nga nëna ime, fëmijët e mitur dhe bashkëshorti…Shtatë mjekë me emër, nga shtatë vende të Botës dhe pas shtatë ditëve(çuditërisht kjo është e saktë, sipas shënimeve që kam mbajtur atje), ma thanë në sy se nuk mund të bënin asgjë për të më mbajtur mbi këtë tokë…
Kërkova mjekun e Ambasadës së vendit tim…
I putha duar e këmbë, vetëm të pranonte dëshirën time për t’u bërë eksperiment për mjeksinë, që të mos vinin, pas meje, të tjerë shqiptarë të vdisnin në dhè të huaj…
Kështu u bë. Ai, Njeriu i caktuar nga Qeveria dhe i ndodhur përballë meje, bëri detyrën si një Zot, për të përmbushur dëshirën dhe kërkesën time.
Pas eksperimenteve, zor se më hapeshin sytë. Por kur ndjeja se çifti Harxhi ndodhej pranë meje –sytë hapeshin vetiu. Nuk kam provuar në jetën time lot kaq të gëzueshëm…
Edhe pse emrin e tij e dija që në Shqipëri, nuk e kujtoja dot. U desh të isha gjallë midis të gjallëve, për të mos ia harruar emrin atij dhe pjesëtarëve të familjes së tij që , jo vetëm për mua, por për çdo të sëmurë të vendit të tyre, ishin bërë ilaç shpirtëror. (Një familje ka ndjerë dhimbje vetëm për një pjestar të tyre- ato, për të gjitha familjet…) Budapesti ishte një nga emrat më të dëgjuar për shqiptarët. Në klinikat e tij vinin për t’u kuruar të sëmurët rëndë nga Shqipëria, kur mjekët dhe teknika e pakët mjeksore, nuk mund të bënin më tepër… Disa edhe mund të ktheheshin gjallë, por shumë prej tyre, prisnin në morgun e përgjithshëm, të plotësohej një maune që do t’i “tranportonte”(si pulat hungareze), deri në kufi me vendin e tyre…I gjori doktor ç’ka parë me sy e çfarë ka hequr shpirtërisht. Njëherësh do të bënte detyrën e mjekut të Ambasadës dhe (sëbashku me gruan e tij të jashtëzakonshme, Lelën), pjestarin e familjes së çdo të sëmuri apo kufome…
Kur mbërrinte “Malievi” (2 herë në javë) nga Tirana, doemos Adem Harxhi do të dilte në aeroport të priste ose të sëmurë, ose porosi për ato që ishin shpërndarë nëpër klinikat e ndryshme në të katër anët e Budapestit. Tufa zarfesh, me letra nga miq, të njohur e të panjohur, që i luteshin të bënte kujdes për iks apo ypsilon të sëmurë, mbushnin duart dhe xhepat e tij… Le pastaj, kur pacientët ishin fëmijë(askush nuk shoqërohej nga prindërit…?!) , i vetmi prind që do të mund të fliste me gjuhën e tyre, ishte Adem Harxhi, mjeku më human se të gjithë ata që i kuronin nëpër klinika. Emri i tij gati u kthye në legjendë, sa kohë që punoi si mjek pranë Ambasadës në Budapest , ashtu siç edhe kur ishte në Shqipëri si okulist.
Më pas…(Rinjohja)
Si pikat e lotit, shkuan vitet, deri diku sëbashku, si një familje…
Por, kur mendon që edhe fryma shpërndahet si një tis velloje nëpër gjithësi, qetësohesh duke pranuar realitetin, largime e ndarje të befta, edhe nga miqtë e tu më të afërt…
……………….
Ishte Nëntor, një ditë e bukur, nga më të ngjyerat me penelin vjeshtës shqiptare.Ulur në “Bar-kafe”-në e aeroportit “Nënë Tereza”, mundohesha të isha e vemendshme ndaj thirrjes “Udhëtarët e linjës Tiranë - Nju York…”.Si nga thellësia apo lartësia, dëgjoj emrin tim të shqiptuar aq ngrohtë dhe ëmbël…Nuk po i besoja syve edhe pse zëri sa vinte e afrohej dhe tashmë fytyrat e personazheve të mi, shpëtimtarë të jetës sime, ishin thuajse ngjitur me fytyrën time… Nuk kishte përqafim e puthje të ngopte këtë mall pesëmbëdhjetë vjeçar. U bëmë si në ciklin e kreshnikëve ne, shqiptarët, me njohje e rinjohje të dhimbshme. Mbështjellë me aureolën e këtij takimi të papritur, morëm udhëtimin drejt Kontinentit, përtej Atlantikut…
.-Sot është ditë Feste-thotë Lela, njerëzit në Tokë festojnë Ditën e Shenjtë të Kurban Bajramit, ndërsa ne fluturojmë…
-Aq më mirë i them, ne jemi më afër Zotit dhe falenderimet e lutjet tona Ai do t’i dëgjojë më mirë…
Ishte Nëntor, një ditë nga më të bukurat e asaj vjeshte, vërtetë e bekuar dyfish…
Pyetje- përgjigje, janar 2007
-Si dhe pse ju lindi ideja për të shkruar librin tashmë të njohur e të kërkuar : “SEKSUALITETI DHE SEKSI” (-Një libër për të gjithë-) ?
-Në parathënien e librit të tij “ Arti i dashurisë “ Erich Fromm-i shkruante dhe mua më pëlqen ta përsëris:
“Leximi i këtij libri do të jetë një eksperiencë zhgënjyese
për cilindo që pret instruksione të lehta për artin e dashurisë”
Krijimi i këtij libri, nga konceptimi deri në publikim, kaloi nëpër një udhëtim të gjatë e të pabesueshëm për mua.
Punën e fillova si një koleksioner, i një soi të veçantë. Shumë copa letrash, skeda dhe blloqe, të gjitha te zverdhura dhe të zbërdhylura nga koha. Ato kërkonin të seleksionoheshin, të grupoheshin dhe riorganizoheshin.
Në gjithë këtë koleksion shënimesh, të mbajtura pa asnjë kriter selektiv, kishte probleme nga më të ndryshmet. Disa blloqe ishin nga shënimet e mbledhjeve të mëngjesit në spital. Shënime nga jeta, puna dhe marrëdhëniet me të sëmurët. Kish mjaft shënime nga jeta me shokët dhe kolegët. Duke kërkuar nëpër to, shumë kujtime u ngjallën nga ato vite pune. Disa te mira, disa te tharta, por sido që të jetë ishim kujtime, emocione. E parë në këtë kuptim, puna për këtë libër ma shperbleu mundin dhe pasionin disa vjeçar, ajo më çoi në vitet më të mira dhe më të vrullshme të jetës sime.
Të shkruarit ishte nje proces me vete, ashtu siç ishte edhe kërkimi “akademik”që u përqendrua në lexim librash, revistash dhe kërkime në internet. Disa mijra faqe të konspektuara. Konsultimi dhe bisedat me njerezit, ishin një ndihmë e madhe në konceptimin e ketij materiali për një subjekt, ku idetë janë shumë diverse. Mundet që më e vlefshmja nga të gjitha, të ishte kërkimi thellë në veten time. Duke punuar, ndjeja, se ndryshoja. Mundohesha ti shprehja sa më mirë mendimet, që dukeshin me të përshtatshme. Ajo që sot dukej mirë, nesër duhej ndryshuar. Ky ishte një proces në vazhdim.
Më në fund, libri ishte gati.
Them kështu, sepse vendimin për ta shkruar, m’u desh të diskutoja gjatë me veten. Askush në familje dhe nga miqtë e mi, nuk dinte se unë shkruaja këtë libër. Nuk e kisha të lehtë. Vazhdimisht mendoja: ç’do të thonë fëmijët, të afërmit, shokt, miqtë kur ta lexojnë?. Po gruaja, ç’do të thotë ajo? Ajo është bashkëautore, në kuptimin, që shumë gjëra i mësuam sëbashku.
Shkaku i gjithë kësaj ndrojtjeje, vinte ngaqë seksi në kulturën tonë ka qenë tabu. Ai është konsideruar si gjë e ndyrë. Sharjet më arrogante dhe më të ulta në kulturën e shumë popujve, si dhe në tonën, përdorin termat seksuale popullore të vendit. Termat e seksit konsiderohen të turpshme dhe nuk ndjehesh mirë kur i përdor.
I indoktrinuar, siç i thonë, deri në palcë me disa teori sociale, që koha nuk i vertetoi, m’u desh kohë të endem nëpër literaturën pletorike për këto probleme, që të mund të kuptoja realitetin.
Pse e shkrova këtë liber?
E shkruajta sepse e ndjej që duhet. Kurdoherë që kam menduar se diçka duhet, e kam bërë edhe pse, jo rrallë, e kam paguar për këtë.
E shkrova për ata qindra mijra te rinj, që gjer tani kanë mësuar për seksin me mënyrën më të lehtë, me eksperiencën e tyre. Dua t’u them atyre, se vërtetë kjo është mënyra më e lehtë, por shumë e shtrenjtë. Shumë të rinj e kanë paguar seksin me shumë vuajtje, me shumë ankth, me shumë frikë, me shumë sëmundje dhe jo rrallë me jetën e tyre.
E shkruajta për ju prindër dhe edukatorë, që t’ju kujtoj se fëmijet tanë në çdo moshë qofshin, kanë interesa seksuale që duhet t’i kemi parasysh. Ne i çojmë fëmijët 15 ose 20 vjet nëpër shkolla, që të mësojnë ato që u duhen për jetën, për të mësuar një zanat. Ndërsa për atë që është pjesa më e rëndësishme e gjithë jetës së tyre, asnjë fjalë, injorim total. A nuk u duket se ky është një “budallallëk i joni kolektiv”?. Që të lehtësoj detyrën tuaj në këtë drejtim, unë e shkruajta këtë libër.
Ky libër, tenton të tregojë për shumë gjëra, të cilat kanë mbetur të pathëna. Nuk di, sa e kam arritur qëllimin. Nuk pretendoj të kem thënë gjithçka dhe t’i përgjigjem çdo pyetjeje që ju keni për seksin, seksualitetin dhe seksologjinë. Nuk ka fushë tjetër të aktivitetit njerëzor, që të jetë më e vjetër se seksi dhe që akoma të ketë mbetur e re. Nuk ka aktivitet tjetër, për të cilin njerëzit të kenë qenë më të interesuar, se për seksin. Nuk ka degë të dijes ku literatura për të, të jetë kaq e pa zotërueshme siç është ajo për seksin. Seksi është mëkati i parë, njerëzit pranuan seksin dhe humbën pavdekësinë….
Ky libër, nuk pretendon të jetë metodikisht i përsosur. Këtu përmblidhen shënimet e mia shumë vjeçare. Kujdesi im kryesor ka qenë, ‘i freskoj ato me njohuritë e reja dhe të shmang gabimet në konceptimin e materialit..
Jo pak njerëz, shtangen nga shkrimet e Freud-it dhe shumë të tjerë nuk i njohin ato akoma. Freud-i, edhe pse punoi shumë vite si titan, tetëmbedhjetë orë pune çdo ditë, komitetet nuk ia dhanë çmimin “Nobel”, sepse mësimet e tij e tejkaluan mentalitetin e kohës. Sigmund Freud, babai i psykanalizës, futi seksin në qendër të psikologjisë. Ai mendonte se ka shumë gjëra të tjera veç seksit në psikologji, por ai konkludoi se shëndeti mendor është aftësia të dashurosh dhe të punosh.
Gazeta “The New Yorks Time” ne vitin 1948, nuk pranoi t’i bëjë publicitet konkluzioneve tronditëse për publikun amerikan, të A. Kinsey.
Mediat, si kudo në botë, ashtu edhe tek ne, janë të mbushura me imazhe seksuale, që shpesh janë konfuzionuese. Seksi në jetën e përditshme nuk është ai që na ofron media vizive çdo ditë… Ky është seksi në filma. Në jetë, seksi ka shumë vuajtje, dhembje, lotë dhe pse jo edhe gjak…
Nuk ka akt tjetër human, që të jetë kaq i ngarkuar emocionalisht. Nuk ka kënaqësi tjetër, më të lakmuar se seksi. Seksi është një nga kënaqësite më të mëdha në jetë. Deri sa është një kënaqësi kaq e madhe, ai ka dhe influencën e tij po kaq të madhe në gjithë jetën njerëzore.
Sokrati dhe Platoni shekuj përpara, arritën kompromisin e madh për pyetjen: kush është kryesore në rregullimin e gjithëçkaje në këte botë, inteligjenca apo kënaqësia? Ata të dy ranë dakort se e para është inteligjenca dhe fill pas saj vjen kënaqësia.
Shumë shekuj pas këtij kompromisi, Charles Darwin, na tregoi për evolucionin në botën e gjallë. Sot në botë ka shumë evolucionistë. Të gjithë ata kanë të drejtën të shtrojnë pyetjet: Ne hamë se mendojmë të hamë, apo pse kemi kënaqësinë të hamë? Ne bëjmë seks sepse mendojmë të shtohemi, apo është kënaqësia që na shtyn ta kërkojmë seksin dhe të vrapojmë drejt tij në mënyrë të papërmbajtur?
Për evolucionistët, kënaqësia është një instikt shumë i fuqishëm, që është në gjendje të flakë tej çdo efekt të mendimit mbi zhvillimin dhe ekzistencën e specieve.
Shpresoj që ky libër, do te ndihmojë të ulet çmimi që duhet të paguajmë për injorancën tonë për seksin…
Ja, këto kanë qenë disa nga arësyet që më shtynë ta shkruaj këtë libër.
Por, ka dhe një arsye tjetër. Ajo është sinteza e të gjithave. Unë doktori, që me siguri dija më shumë se miqtë e mi jo mjekë për këto probleme, kur mësova më shumë për seksin dhe seksualitetin, i dëshpëruar bëra pyetjen :“Pse nuk i mësova më parë këto gjëra?”. Që ti, lexuesi im i dashur, të mos thuash i penduar: ”pse nuk i mësova më parë?”, unë e shkruajta këtë libër.
-Pse pikërisht e shkruat ju, këtë libër?
- Këtë pyetje edhe unë ia kam bërë vetes dhe përgjigjen e kam shkruar edhe në parathënien e librit. Janë të shumta arësyet që më nxitën mua, “Doktorin e syve”, ashtu siç më njohin të sëmurët dhe miqte e mi, që në muzgun e jetës të merrem me këtë subjekt kaq pak të njohur dhe në të njejtën kohë, kaq shumë të keqinterpretuar në shoqërinë tonë.
Kush më mirë se një mjek, mund ta shkruante këtë libër. Një mjek, që i ka plotësuar kërkesat e profesionit të tij për dyzet vjet, është e arsyeshme që ta ketë fituar të drejtën të kapërcejë kufijtë e një zakoni shtypës. Unë e ndjej veten të lirë, të them atë që besoj se është e drejtë dhe e domosdoshme. E konsideroj detyrën time, të flas hapur para njerëzve. Ndjej se duhet të shkruaj, për atë që kam mësuar se është e vërtetë. Këto dije janë shumë të nevojshme për të gjithë. Ka shumë vuajtje që durohen, të cilat fare mirë mund të evitoheshin me pak njohuri. Ka shumë gëzime të paprovuara, të cilat e ulin shumë vlerën e jetës së gjithkujt.
Për shumë vite kam lexuar leksionet e fiziologjisë dhe anatomisë. Asnjë fjalë nuk u thashë studentëve të mi të Universitetit E. Çabej, për fiziologjinë e aktit seksual dhe për mësimet në këtë fushë. Ky libër është një kthim borxhi i vonuar, për ata mijëra studentë.
Tani, mendoj se kam arritur një moshë dhe experiencë të përshtatëshme, për këtë detyrë. Kam punuar dhe studiuar në teorinë dhe praktikën e mjeksisë, për shumë vite në shërbim të njerëzve. Gjatë këtyre viteve, në forma të ndryshme, kam shprehur hapur shumë mendime për shërbimin shëndetësor. Me experiencën që fitova dhe ndihmën që ofrova, u bëra i besuari i shumë të rinjve, burrave dhe grave. Besimi i tyre me frymëzoi në këtë punë.
Jam bashkëshorti, që ka provuar kënaqësitë e jetës martesore. Jam një burrë që kam kaluar të shtatëdhjetat, që e kam soditur jetën ashtu siç ajo ka qenë dhe ashtu siç është sot. Një burrë, që i ka lënë me kohë prapa “marrëzitë e rinisë”, por që akoma nuk i kam humbur të gjitha dëshirat.
I mblodha të gjitha këto entitete, për të kontribuar në këtë punë. Po të mos e bëja këtë, nuk do të hyja me ndërgjegje të qetë, në muzgun e jetës sime.
Unë mund t’u kisha shpëtuar te gjitha “telasheve” që permenda me lart, po qe se do të përdorja një pseudonim, për të cilin mendova shumë herë. Kuptova, se nuk më duhej kjo mbrojtje. Si mjek, si mësues, si njeri, e kam ndjerë detyren time, të nënshkruaj gjithmonë me emrin tim. Jam i bindur se keshillat dhe sugjerimet, që i mblodha në literaturën pletorike si bleta nektarin, jepen në këtë libër me ndjenjën e pergjegjesisë etike dhe shpirtërore. Ato do të humbisnin shumë nga qëllimi i tyre moral, po qe se do t’i servireshin lexuesit anonimisht.
Do ta pranoj hapur përgjegjësinë, për bezdinë që mund të shkaktojë ky libër, në mendjet e “prejtura” të shumë bashkëatdhetarëve të mi.
Shpresoj dhe uroj, që shume burra dhe gra edhe po qe se nuk do të guxojnë t’i shprehin me zë të lartë falnderimet për këtë libër, ata do ta bëjnë këtë me frymëmarrjen e tyre, në intimitetin e shtratit martesor.
Ky libër do ta ketë arritur qëllim, poqese do të ndihmojë sado pak, që për seksin dhe problemet e tij, të mos pëshpëritet, por të flitet hapur.
-Pse “egërsohet” femra (pa dallim moshe)?
-Unë nuk do të përdorja fjalën “egërsim”. Kjo fjalë do të zëvëndësohej me fjalën klimaks ose orgasmë. Klimaksi ose orgasma është pjesa kulmore e ciklit të përgjigjes seksuale tek gruaja dhe tek burri. Orgasma është akti fiziologjik më kompleks i organizmit. Gjatë orgasmës pulsi arrin 160 të rrahura në minutë, frymëmarrja shpeshtësohet deri 50-60 në minutë, harxhohen rreth 200 kalori që janë baraz me 15 minuta në tredmill. Mjerisht orgasmën në cdo marrëdhënie seksuale e arrijnë vetem 28 % e grave. Pjesa tjetër e arrijnë jo në çdo marrëdhënie seksuale dhe akoma më keq janë rreth 30 % e grave që kurrë nuk kanë provuar një orgasmë, ndonse janë të martuara dhe me fëmijë. Siç e shikoni kjo fatkeqësi që bën të ulet shumë kualiteti ijetës së gruas, në shumicën e rasteve vjen nga mosnjohja, mosdija. Shumë gra që kanë kërkuar ndihmë mjekësore e kanë kapërcyer këte situatë. Që këtej rrjedh dhe domosdoshmëria e edukimit seksual të njerzve.
-Kur femra është më imperatore dhe kur më engjëllore?
-Unë e kam të vështirë t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Ju duhet të dini se plaku i mënçur austriak Sigmund Freud, pas tridhjet e pesë vjetëve punë titanike në psikiatri, psikanalizë dhe psikoterapi deklaroi haptazi “Unë nuk di akoma ç’kërkojnë gratë”? Madje as gratë vetë nuk dinë çfarë kërkojnë. Unë do të thoshja se lidhur me marrëdhënien seksuale gratë përgjithësisht janë engjëllore, në rastet kur ato nuk janë të tilla,me siguri faji është i burrave, që nuk dinë të sillen me to dhe që kanë nevojë për kulturë seksuale.
Të gjithë duhet të dinë se burrat janë si llampa e elektrikut që hap çelsin dhe ajo nxehet , fik çelsin ajo ftohet dhe kaq është e gjitha. Ndërsa gratë janë si hekuri i rrobave. E ve në prizë dhe do të presësh …do të presësh…do të presësh …sa të nxehet, pastaj do ta heqësh nga priza dhe do të presësh …do të presësh …do të presësh që të ftohet. Po qe se burrat nuk e dinë këtë veçori fiziologjike marrëdhënia seksuale nuk ka sukses.
-Ato që kanë bërë “divors” me seksin a e reflektojnë në jetën e përditshme?
Heqia dorë nga jeta seksuale është një gabim shumë i madh kur bëhet me dashje. Ndërsa kur ndodh pa dëshirën e gruas kjo gjëndje kërkon konsultim me mjekun ose seksologun. Largimi nga jeta seksuale shoqërohet me shqetësim të përgjithshëm, frustrim, ankth, iritabilitet nervor dhe prishje e të gjithë marrëdhënies bashkëshortore. Marrëdhënia seksuale zë 12 % të gjithë marrëdhënieve martesore, por këto janë 12% esencialet që ndikojnë në të gjithë marrëdhënien.
Gratë, veçanërisht ato të moshës së mesme, duhet të kenë parasysh mirë atë që unë kam qejf ta përsëris shpesh :” Përdore, ndryshe e humbe.”
-Ju, doktor jeni klasik apo modern, ose më saktë, në këtë fushë që po flasim, nga cila anë peshon natyra juaj? . -Personalisht jam sa klasik dhe modern, megjithëse disa mendojnë se, meqë them ca gjëra që dikur ishin tabu, jam antiklasik. Në të vërtetë, ky lloj guximi qytetar ose kjo shfaqje moderne të menduari, nuk më largon nga shtylla klasike ku jam mbështetur. Unë vërtetë flas për seksin, por nuk them se kënaqësia duhet arritur jashtë martese. Për mua, klasikja është themeli i vlerave njerëzore, është vetë morali. Do të bëja një përqasje: Tre janë modelet e gruas: 1- Gruaja-Madonë si nënë e Krishtit, e përkushtuar, grua shembullore që rrit qytetarë të denjë për shoqërinë 2- Gruaja- amazonë që i ngjan shumë burrit, grua luftëtare që ka dalë në fushë të betejës dhe ka hedhur tej feminilitetin e saj si një pengesë dhe 3- gruaja-kurtizane. Kjo e fundit përdoret si plaçkë lufte dhe funksioni i vetëm i saj është të shuajë epshet e sa më shumë meshkujve. Vetëm gruaja e parë është gruaja klasike, ajo që do të donte çdo burrë. Ndërsa çdo gjë tjetër që të bëjë gruaja, i ngjan një zyre plot me kapse e dosje, por vetëm grua nuk është. Ja pse njerëzimi ka adhurim për klasiken. Ai nuk e pëlqen gruan moderne…
- A është e nevojshme që të jepni për diasporën tonë në Amerikë, leksione për seksin, në auditor apo në një rubrikë të posaçme në media?
-Unë kam tani pesë vjet që bëj emisionin “Linja e Kuqe”, 3 herë në Javë në TV “News 24”. Emisioni është shumë i ndjekur, me pyetje përgjigje të drejtëpërdrejta, nga vëndi dhe nga shqiptarët jashtë në emigrim. Kam bërë biseda edhe në 3-4 stacione të tjera televizive si: Gjeli Vizion, Klani, Top Channal, Vizion Plus etj. Kam organizuar biseda për problemet seksuale në shkollat e Tiranës me nxënës, mësues dhe prindër.
Këto aktivitete opinioni i ka pritur ngrohtë dhe me interes. Pothuaj të gjitha revistat dhe gazetat e vëndit kanë shkruar për suksesin e këtij aktiviteti në fushën e seksit. Vlen të theksoj se artikuj të gjatë për eksperiencën tonë në këtë drejtim ka shkruar Gazeta” Times” e Londrës, Gazeta “Verayety” dhe Revista “ The War and Peace Report”
Duke u nisur nga suksesi i emisionit në Tiranë, unë mendoj se do të ishte i vlefshëm organizimi i një farë aktiviteti të tillë edhe këtu në N.Y. Unë jam gati ta zhvilloj në çdo formë të përshtatshme, varet nga ata që do ta organizojnë mundësitë dhe kërkesat e tyre.
Pyetje – përgjigje, më 1 shkurt 2006
-A keni qenë njeri me fat në dashuri?
-Me fat, por, i pangopur.
2-Fëmijëria – si e mbani mend atë: të trishtuar, të përkëdhelur, të mohuar?
-Nga fëminia ruaj vetëm kujtime të mira.
3-Adoleshenca – ka qenë për ju liri, skllavëri, kapërcim etape, nostalgji apo mohim?
-Adoleshenca, ndonëse në vite të vështira, ka qënë e mbushur me ngjarje që nuk harrohen.
4-Amerika – ëndërr, aventurë, e detyruar?
-Tërësisht e detyruar.
5-Shqipëria – larg apo afër, e kaluar, e sotme apo e ardhme?
-Me Shqipërinë lidhet çdo gjë në jetën time.
6-Në shkencë, kulturë, art – cilët janë idhujt tuaj vetjakë që keni patur shembull?
-Frojdi - që e kish ditën e punës 18 orë
Çehovi - për tregimet e tij të shkurtra dhe për thënien lapidare: “Të jesh mjek nuk është zanat. Jo çdokush është i aftë të jetë mjek.”
Verdi -“Traviatën” e kam parë 23 herë kur isha student.
7-Tradhëtia – çfarë koncepti keni për të në kohën e sotme?
Nuk kuptoj për cilën tradhëti bëhet fjalë. Po është fjala për tradhëtinë bashkëshortore sot, le të kujtojmë: Edhe në çerdhen e ngrohtë të zogjve(me të cilën poetët kanë dashur të tregojnë dashurinë e sinqertë midis bashkëshortëve dhe fëmijve) 50 përqind e pasardhësve janë me “baba”tjetër.
8-E kaluara juaj a bashkëjeton me të tashmen?
E kaluara, eksperienca që fitova prej saj, përcaktuan atë që jam sot. E thënë ndryshe, sot, unë jam produkt i të kaluarës sime.
9-Puthja e parë, puthja më e fundit?
Puthjen e parë e mbaj mënd edhe sot pas shumë vitesh, puthja e fundit nuk e di kur do të jetë.
10-A besoni tek Zoti?
-Jam evolucionist, por respektoj besimin e gjithkujt.
11-A keni hedhur fall donjëherë? (me letra, në dorë, fillxhan etj.. ) Nëse po, çfarë ju ka dalë?
-Kurrë.
12-Martesa juaj – e zgjedhur, e detyruar? Çmendim keni sot për martesën?
-Martesën e kam zgjedhur dhe jam i kënaqur me zgjedhjen time. Martesa, si ajo bisha e uritur, nuk ngopet kurrë me dashuri. Janë të lumtur ata që japin shumë dhe marrin shumë prej saj.
13-Çfarë nuk keni realizuar nga ato që keni menduar dhe ëndërruar?
-Ka shumë gjëra që kanë mbetur pa realizuar. Tani jetoj nën presionin se nuk kam kohë të përfundoj më të domosdoshmet.
14-Si e keni ndarë 24-orëshin?
-Jam akoma duke mësuar.
15-Kush, veç vetes suaj, qëndron më pranë me ju?
-Gruaja ime.
16-A e keni ndjerë veten në ndonjë rast të tepërt dhe a mendoni se i mungoni dikujt?
-Jam përpjekur të jem atje ku mendoja se isha i dobishëm.
17-Në lidhje me ngjyrat, cilat nga ato ju krijojnë ndjesi të veçanta dhe në çfarë çastesh jeni ndjerë nën pushtetin e tyre?
Perëndimi i diellit në bregdet. Perëndimet në Kaliforninë e Jugut, gjithmonë më kanë kujtuar perëndimet në Sarandë. Bota, kudo, është njësoj e bukur.
18-E vërteta ju dhemb, ju tremb, apo jeni indiferent ndaj saj? Cila ka qenë e vërteta më e hidhur në jetën tuaj?
Të vërtetën e pres ashtu siç është, pa u trembur prej saj. E vërteta më e hidhur ka qënë lajmi i vdekjes së Rahmiut( vëllait më të ri), kur isha me punë në Budapest .
19-Viti i Ri, për ju sot, trishtim apo gëzim? Cila do të ishte dhurata më e bukur që do të kishit dëshirë t’ua bënte dikush?
Vitin e Ri e kam pritur gjithmonë me gëzim. Dhurata më e çmuar, të cilën gjithmonë e kam pritur me padurim, ka qënë dashuria e fëmijëve.
20-Cila stinë ju pëlqen më shumë dhe në ç’muaj keni lindur. A ju pëlqen shenja juaj e horoskopit?
-Kam lindur në Janar. Stina e preferuar është Pranvera. Për “Bricjapin” nuk kam pyetur kurrë.
21. Çfarë do të donit të ndryshonit te vetja, sikur të ishte në dorën tuaj?
-Do të dëshëroja pak më shumë shëndet.
22. Ç’mendim keni për veshjen? Paraqitja – e domosdoshme, kënaqësi, hipokrizi? Cili stil veshjeje është më i preferuar për ju?
-Më pëlqen thjeshtësia dhe konforti në veshje.
23. Cila është muzika juaj e preferuar? A dini t’i bini ndonjë vegle muzikore?
-Preferoj muzikën klasike. Nuk di të luaj në ndonjë vegël muzikore.
24. A besoni te triologjia e Dante Aligerit – “Parajsa” “Ferri”,“Purgatori”? Në fund të fundit a keni frikë nga vdekja?
-Nuk besoj në këto fantazi, edhe pse janë shkruar mjeshtërisht. Vdekjen e pres i qetë, kurdo që të vijë. Është pjesë e rrugës sime në jetë. Uroj të vdes, ashtu siç jetova, dinjitoz. Mëshirën e urrej.
25. Sa vjeç është sot Dr. Ademi?
-Bajroni shkruante:” vitet vjedhin zjarrin nga mendimi dhe forcën nga anësitë” Ai kish të drejtë vetëm në kuptimin që është e zakonshme që energjia të shterojë, memoria të dorëzohet dhe muskujt të dobësohen me kalimin e viteve. Por këto humbje kurrë nuk janë të paradestinuara. Masa muskulare pakësohet sepse ti nuk i përdore më muskujt dhe po qe se u zhduk forca e mendimit, kjo nga që ti rri e pret pleqërinë.
Kur i zhvillon dhe i përdor aktivisht shqisat, ndjenjat shërbejnë si dyer dhe dritare për botën. Ato i japin jetës pasuri dhe koherencë. Sa më e pasur eksperienca sensore, më ngadalë bëhet moshimi. Jeta pa të qeshura nuk ia vlen të jetohet. Humori, optimizmi dhe puna sistematike e alternuar me pushimin, janë antidotët e plakjes.
Mosha ime është ajo që dihet, por qëllimi im në jetë ka qënë të vdes i ri, sa më vonë të jetë e mundur.
-Ju uroj, doktorr i dashur, që t’i dhuroni lexuesit të moshës suaj sa më shumë Rini si e juaja!
Iliriana Sulkuqi, Brooklyn, NY
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #4 : Nëntor 26, 2009, 08:16:10 PD » |
|
Në Ditë e Falenderimeve…
-Personazhe që pasurojnë jetën e kombit tonë-
SHAQIR GASHI, DY HERË :
“FALEMINDERIT AMERIKË”
Iliriana Sulkuqi
(nga: “Ditar 2005”)
Sapo kisha rezervuar biletën për të shkuar në Shqipëri dhe nga gëzimi
u telefonoj disa miqve të mi, midis të cilëve edhe z.Shaqir Gashi. Kur i thashë se për pak ditë nisem dhe kisha dëshirë të merrja me vete dy-tre copë nga libri i tij “FALEMINDERIT AMERIKË”, për t’ua dhuruar miqve të mi shkrimtarë, menjëherë më thotë: - Eja sot, pasi në mbrëmje nisem në Prishtinë…Edhe ai , si unë, gëzonte si fëmijë… U nisa menjëherë për në Manhatten, për tek ”Zana”, një nga bar - restorantet e tij. U përqafuam me njeri –tjetrin me mall të dyfishtë edhe për ditët që nuk do të shiheshim. Ndërkohë dikush i sjell një zarf, paksa të madh e të rëndë. E hap menjëherë. Një libër, ballorja e të cilit kishte fotografinë e Bill Kllinton-it. Titulli: ”My llov”. Një autograf i ngrohtë e miqësor nga vetë Bill Klinton . Në sytë e Gashit-më shumë se shkëlqim, më shumë se gëzim
Para se të largoheshim, më ftoi të shkoja në Prishtinë, pasi edhe atje do të bëhej promovimi i librit organizuar nga Universiteti i Prishtinës.
Ende s’më kishin kaluar emocionet nga nata magjike, e disa netëve më parë, ku në një nga lokalet e njohura për shqiptarët dhe të huajt, “Faleminderit Amerikë”, mbështolli me tis dashurie e lirie, për orë të tëra gati 150 shqiptarë e të huaj, personalitete të shquara të politikës, shkencës artit, patriotë, atdhetarë e mërgimtarë të sapoardhur
Erdhën në këtë festë përurimi, si në dasmën e tij , në një dasëm të veçantë, pa nuse e krushq, në promovimin e librit: “Faleminderit Amerikë”. ( Për koincidencë, edhe kur Shaqiri u martua me Myshen, të cilën e adhuron sot e kësaj dite, nuk kishte në dasmën e tij krushq e dasmorë. Ishte e pamundur. I duhej të shkonte deri në Turqi, për të marrë nusen nga Kosova. Nuk i lejohej të hynte në vendlindjen e pushtuar nga serbët. Kështu, vajzën e dërguan tek njerëzit e saj, mërguar në Turqi dhe dhëndrri duhej të kapërcente vendin e tij në ajër e të ndalonte në një tjetër shtet. Këtë sakrificë e bëri jo se e njihte më parë, por ishte i bindur që do ta peshonte me dashuri, pasi bukuroshja kosovare do t’i dhuronte fëmijë që do të flisnin në gjuhën e nënës – shqip).
Kishte shumë arësye që “Faleminderit Amerikë”, të kthehej në një festë e dasëm sëbashku; që për Gashin të jepej edhe një dokumentar artistik, të kishte dhe një orkestër me këngëtarë nga Tirana e Prishtina, të merrnin pjesë shkrimtarë e gazetarë, politikanë e shkencëtare.
Ish Kongresmeni Joseph DioGuardi, i la me gojë hapur, të gjithë sa ishin aty, jo vetëm për oratorinë e tij të jashtëzakonshme, por për të vërtetat e një njeriu të madh që është sinonim i Kombit të tij, për vlerat e mëdha që ka si shqiptar dhe qytetar amerikan. Shumë herë ndodh që të tjerë bëjnë e të tjerë duken e marrin lëvdata të pamerituara. Shaqiri është nga ata që bën e nuk shihet. Shaqir Gashi, më i vogli ndër të vegjëlit, më i madhi ndër të mëdhejtë, udhërrëfyesi dhe urëkalimi nga dhimbja në gëzim, për të gjithë ata që, sapo mbërrijnë në Amerikë, e kërkojnë me qiri në dorë. Personalitete me grada të larta shkencore, politikanë, deri te udhëheqësa shteti, artistë e shkrimtarë të njohur, janë miq të përhershëm, që bar restorantin e tij e kanë kthyer në pikëtakimi e vend pune për probleme të mëdha kombëtare. Më parë se zëri shqiptar të dëgjohet në OKB, “ka pirë” kafenë e nxehtë aty, për të kumbuar e për t’u dëgjuar më fort …
Richard Gear, Robert Deniro, Gjon Belushi e quajnë “ ankthi i shpirtit shqiptar”, ndërsa Shaqirin, shpesh e thërrasin - Shaqir Belushi. Meqë ra fjala, Deniro e Richard Gear kanë patur tavolinat e posaçme për ngrënie, në restorantin me kuzhinë mesdhetare – ILLYRIA- dhe ato ishin të rezervuara vetëm për këta dy artistë të mëdhenj botërorë. Ndërsa në restorantin LA RONDINE, i cili ndodhej në katin e dytë të një ndërtese 49 kateshe “Crystal Pavilone”, të tjerë klietë do të bëheshin miq të përhershëm të Shaqir Gashit. Meqenëse restoranti ndodhej pranë selisë së Kombeve të Bashkuara, kjo i dha mundësi Shaqirit të njihej me shumë ambasadorë të vendeve të ndryshme. Sa e sa herë ka shtruar dreka e darka për ata, me qëllim që të krijonte mundësinë për t’u folur për Kosovën dhe për shqiptarët. Dhe akoma më shumë. Për t’i njohur ata me artin dhe kulturën e një kombi të talentuar në çdo fushë, ai ka ftuar me dhjetra këngëtarë, instrumentistë, artistë nga të gjitha trojet shqiptare. Agim Krajka, Parashqevi Simaku, Bashkim Paçuku, Teuta Pllana, Haxhi Maqellara, Anita Bitri, Frederik Ndoci, Shqipe Kastrati, Dile Geci, etj.., me këngët e tyre shqiptare, e kthyen “ La Rondine” në një qendër të shqiptarëve, në një “parlament” artistik, ku shumica e të huajve, për herë të parë dëgjonin se paska një vend në botë me emrin Shqipëri, se në zemër të Evropës, na paska një Kosovë, ku gratë lindin burra, e burrat vdesin si burra, ku këndohet me litar në qafë e bajonetë në barkun e nënës…
“…Nëpër restorante, kurdoherë kam pas vendosur fotografi dhe piktura të personaliteteve të historisë sonë kombëtare. Jam përpjekur të ve edhe arkitekturën e brendshme të restoranteve me ambiente shqiptare. Ishte edhe kjo një mënyrë për të afirmuar etninë shqiptarë në Amerikë.
Në restorantin”Trepça”, në një vend të dukshëm kisha vendosur një portret të Azem Bejtes, të cilin e kishte pikturuar Rustem Xhidiu nga Tropoja në bazë të një fotografie të bërë nga Kolë Marubi, në vitin 1923. Në pikturë, Azem Bejta qe paraqitur me tre-katër rrethatore(gjerdanë) fishekësh dhe dukej madhështor. Një ditë, një mysafir amerikan, ndërsa po pinte një gotë verë në restorant më pyeti:”Kush është ky ganster?” – Nuk ka qenë gangster…por gjeneral shqiptar, që luftoi deri sa ra heroikisht për çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e Shqipërisë nga pushtuesit serbë, - iu përgjigja.Kur dëgjoi këto fjalë, klienti amerikan, edhe pse nuk dinte se ku ndodhej Kosova, më kërkoi falje për fjalën fyese që përdori ndaj personalitetit të Azem Bejtës. Ndërsa njëherë tjetër, tek drekonin disa ambasadorë e diplomatë të vendeve të ndryshme,dikujt i ra në sy fotografia e Isa Buletinit dhe donte të dinte cili ishte. Shaqiri, me zellin e një patrioti të pashoq , u foli për luftimet e Isës kundër ushtrisë turke për lirinë e Shqipërisë. Veç kësaj, nuk harroi t’u tregonte episodin e Londrës, me delegacionin shqiptar të kryesuar nga Ismail Qemali, ku anglezët menduan se ishin të vetmit që e çarmatosën Isa Buletinin…
…….
Edhe njerëz te zakonshëm që i ka rekomanduar dikush te ai, për t’i ndihmuar, në një mënyrë a tjetër, e dinë se ku ndodhet bar-restorant “ZANA”, e dinë se aty, thuajse në të gjitha orët e njëzetekatërorëshit do ta gjejnë patjetër atë , apo të birin, Kushtrimin, djaloshin bukurosh, që ndoshta vajzat, me plot të drejtë mund ta quajnë “Princi i kaltër”.
Një vajzë, sapoardhur nga Tirana, dikush e kish rekomanduar ta takonte për ta ndihmuar për t’i gjetur punë, ndërkohë që vazhdonte studimet. Pas disa muajve, kur shkoi ta shohë me merakun e prindit, ajo iu u lut t’i blinte verë e pije të ndryshme për bar-restorantin e tij, nga dyqani ku ajo punpnte
Shaqir Gashin e fton për t’i dhënë një kafe dhe ai të servir drekë apo darkë. Jo për të të fyer. Jo pse ka para. Askush nuk ka tepër që t’i hedhë kuturu. Të jep sepse të pranon si mik, të jep për mallin e vendit të tij, të jep sepse ka lindur për të dhënë…”Në Amerikë erdha nga një familje, që traditë kishte bujarinë, pritjen dhe përcjelljen e miqve dhe dashamirësve. Oda jonë gjithnjë ishte e mbushur përplot mysafirë dhe në magjen tonë gatuhej bukë për ta. I mësuar me një traditë të tillë të bukëdhënies, unë trashëgova shumë elementë të asaj ode, edhe në restorantet e mia në New York…vazhdimisht kam ndihmuar, aq sa kam pasur mundësi, të gjithë ata që m’u afruan dhe të gjithë ata që vinin nga trojet shqiptare…,qoftë për t’i punësuar në restorantet e mia, apo në ndonjë vend tjetër…Puna e gjatë në restorante më krijoi mundësinë që midis Manhattanit të shtroj sofrën për shqiptarë, ashtu siç kishte shtruar dikur babai im në Drenicë, ku priste miq, dashamirë dhe mysafirë të njohur e të panjohur…”
“Faleminderit Amerikë” është jeta e Shaqir Gashit dhe e të tjerëve - bashkëkombësve dhe bashkëvuajtësve, në dhimbjet e mëdha të vendit të tij. Janë gati gjashtë dekada kujtime, gjashtëdhjetë vjet vuajtje, luftë, për liri e pavarësi. Janë malle dhe dashuri, pritje dhe përcjellje, udhë e udhëkryqe, humbje e fitore, varfëri e kamje, heshtje e britma deri në kupë të qiellit - OKB. Nga vendlindja e tij Vojniku, nga rinia e hershme, nga Drenica e Kosova, deri në kontinentin e Statujës së Lirisë, kujtimet skaliten rrjedhshëm e qartë, reale e pa lustër..
“Si mërgimtar, hija e Kosovës më ndoqi gjithandej, kudo që shkeli këmba ime. Edhe kur shëtisja rrugëve të Manhattanit, edhe kur bisedoja me bashkatdhetarë, edhe kur punoja, edhe kur bija për të fjetur, – kjo hije dhe malli i zhuritur për tokën time më ndiqte këmba-këmbës. Kujtimet nga Drenica, imazhi i saj me një histori përplot shqiptarizëm, me trimat e saj Ahmet Delinë, Ramë Lutanin, Azem e Shotë Galicën, Shaban Polluzhën, Mehmet Gradicën, Shaban Kotorrin, Tahir Mehën, Adem Jasharin e të tjerë, më nxitën të punoja këtu në Amerikë, aq sa kisha mundësi për Kosovën dhe shqiptarët. Dhe, dorën në zemër, angazhimin rreth kësaj çështje e kam përjetuar si kënaqësi të jashtëzakonshme shpirtërore. Vuajta me dhembjet e njerëzve në atdhe dhe u gëzova me sukseset e tyre. Erdha për një kohë të shkurtër në Amerikë, ashtu si kishin ardhur edhe shumë të tjerë, por rruga më çoi në anën tjetër. Në trojet tona, mjerisht varfëria ishte bërë e egër e, veç kësaj, mbi popullatën e Kosovës ushtrohej dhunë e terror nga politika pushtuese e Beogradit. Të gjitha këto më lanë kaq gjatë në këtë pjesë të botës, por kurrë nuk e humba shpresën se një ditë do të kthehesha atje, ku dhemb e vuan shpirti, ku jeta për mua kishte një kuptim tjetër.
Libri nuk është rrëfim vetëm për vetveten. Hapësira e tij është shumë më e madhe...
Jam orvatur të paraqes, aq sa kam patur mundësi, aktivitetin e komunitetit Shqiptaro-Amerikan në New York, ku edhe vetë isha pjesëmarrës aktiv i këtyre ngjarjeve. Liga Qytetare Shqiptaro- Amerikane është themeluar në vlugun e këtyre aktiviteteve dhe ajo, siç dihet, kreu ndërlidhjen e Kosovës me Washingtonin. Mendoj se roli i Lobit ishte i pazëvendësueshëm për atë kohë dhe për sot. Veprimi i tij ishte historic.
Tani, pasi Kosova ka fituar lirinë, kthimin e konsideroj si shërim të plagëve që na i solli kurbeti…”
… Dhe ja tani, “Faleminderit Amerikë” do të udhëtonte në vendin amë, atje ku “balta është më e ëmbël se mjalta”, të takohej e shmallej me gjithë ata që brenda faqeve të tij kishin zënë vendin e merituar në historinë e kombit të tyre…
Nga Shqipëria në Shqipëri
Prishtina. Afër dhe larg, ëndërr dhe mall.Kisha gati tre vjet pa shkuar në Kosovë (nga dita kur, me delegatët e 100 vjetorit të Kongresit të Parë të Lidhjes së Prizrenit), dhe tek udhëtoja, mendoja se do t’u bëja surprizë shumë miqve të njohur atje. Kisha lajmëruar vetëm një shoqen time poete, Radije Hoxha (Dijen) dhe Shaqirin, të cilët do të më prisnin te Grand Hotel… Ora 12.oo. Salla e leksioneve ne Universitetin e Prishtinës, herë vibronte e tëra nga duartrokitjet, herë binte në një qetësi solemne. Mbushur deri edhe jashtë portës hyrëse dhe dyfishi i pjesëmarrësve qëndronte në këmbë….Studentë, petagogë, personalitete të fushave të ndryshme (Adem Demaçi, Ali Podrimja, Nexhmije Pagarusha, Flora Brovina, Radije Hoxha…). Pas kaq kohëve kishin para syve mikun e tyre të shtrenjtë, atë, i cili i kish pritur e përcjellë në kohë të vështira dhe që tashmë i kish memorializuar në librin historik ”Faleminderit Amerikë”. …
E pra, ai burri i njëmijë e një sakrificave, babai i tre fëmijëvë dhe pronari i aq e kaq lokaleve, dridhej si një foshnje e sapolindur, belbëzonte si një fëmijë, teksa takohej me miqtë. Ndjehej i ngazëllyer. Një mirësi, gati-gati qiellore, rrezatohej në thinja, rrudha e lëvizje. Sy që ishin gjithnjë të lëngët...
Më i heshtur se heshtja. Më i bukur se bukuria që s’vdes. Më engjëllor se vetë engjëlli. Shqiptar më shumë se fjala shqipe dhe fjalë shqipe më shumë se një shqiptar që flet para mendjes me gjysma fjalësh. Morsi i vendit të vet në epiqendër të botës – Manhattan dhe tik-taku i zemrës së Prishtinës.
***
“Faleminderit Amerikë”- flet e këndon shqip. Globin e bën Shqipëri dhe Shqipërinë – Amerikë; Drenicën - Liri dhe Lirinë - Kosovë.
“Faleminderit Amerikë”,- dy herë dasëm me të njejtin dhëndërr… - në Manhattan dhe në Prishtinë, me dasmorë shqiptarë dhe amerikanë, politikanë, shkencëtarë, artistë, shkrimtarë e njerëz të thjeshtë. Faqe për faqe e rresht e për rresht, libri është një pasuri e rrallë që i shtohet arkivit të Kombit tonë, ashtu siç është i rrallë vetë autori i tij që, pa shtuar asgjë nga mendimi im personal, qëndron si aureolë për të gjithë shqiptarët e Diasporës këtu dhe në vendin e tij.
Shaqir Gashi nuk është shkrimtar, as poet, por libri i tij “Faleminderit Amerikë”, i kalon kufijtë e një romani. Kësisoj, me plot meritë, ne mund t’i themi atij: " Faleminderit, Shaqir Gashi! dhe “ Mirëseerdhët në gjirin e shkrimtarëve!"
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #3 : Nëntor 18, 2009, 01:26:28 MD » |
|
 Fatime Kulli
RRËNJËT E MIA
Lulebardhat çelin në pus të harrimit
Vitet ikin të prerë me thikë... Read More Lulegjembat thonë: Prit, prit, prit! Eh, po pres me torbë varur në shpirt Dhe ti hije zuzare, shpresën mos ma vrit!.
Oh, klithma ime fatzezë Këmbëvrarë mbi malin e shkelur Ofshamë tragjedie e kope e therur. Lulebardhat çelin në pus të harrimit Ullinj e klumusht i gjirit.
Oh, dashuria ime! Psherëtimë në qiellzë të lotit Identitet varur n’bastun udhëkryqesh Ku kryqëzohen dashuritë… …lulëzojnë ligësitë.
Oh, mëshirë e pamëshirshme! Në tokat e mia djerrë Unë jam çami më i vjetër Mbi kufomën e gjunjëzimit, shkel.
Pije kulloshtrën e gjinjve të mi Eja, o djalë malësie Pije kulloshtrën e gjinjve të mi! Janë gjinj dhimbjeje, Gjinj të ushqyer me dashurinë e Artës…
Eja, o djalë malësie Pije kulloshtrën e gjinjve të mi Ku kullon dashuri mitike Nga legjenda e Bjeshkëve të Namuna, Nga themelet e Kalasë së Rozafës, Dhe Argjirosë.
Eja, o djalë malësie Aroma e bjeshkëve të pijë mallin Ngujuar në trungjet e ullinjve të Çamërisë, Ku vashat me lahuri, Ende s’po ia fshijnë dot lotët lahutave!
Gur i konakut Krahu i zemrës Më zgjoi nga dehja E shembjes së kullës së vjetër, Ngulur, Thellë në asht... Zemra e lotit Mbeti Rob nën çati të ullirit. Klithma, Te guri i konakut.
Ajër i përcëlluar
Shkel mbi malin e shkelur Dhe mbledh ofshama në erë Me këmbë varur në letër...
Sa mirë kur ofshama përplaset Në faqet e malit të “fantazuar”, Si ndër skenat e teatrove.
Sa keq, Kur shkel mbi malin e shkelur. Dhe erërat më shpojnë Në fushë të minuar tallazesh...
Barërat helmojnë ajrin e shpirtit. Dashuria ime në reanimacion... Për erën e malit, Për ujin e lumit Kalama...
Thinjat e tua
Mbi sy më rrinë varur si smerald, Thinjat e tua të arta baba. Në fortesën e dhimbjes e dinjitetit. Gulçon ende kraharori im... Ku flenë dhe zgjohen përkëdheljet: “Drita e syve të mi”...
Në kujtesën fëmijërore, Më oshtin jehona e zërit të dashur Sikur zbret nga kreshta e maleve, Ku gjithë jetën ke rendur me torbë në krahë Dhe unë si manare të ndiqja nga pas Për të dëgjuar këngën e paqes shpirtërore... Që s’e dëgjova kurrë...
…rend
Re pas reje Tym pas tymi Akull pas akulli Bëj ta shkrij e s’e shkrij dot Rend zjarr pas zjarri Bëj të digjem e s’digjem dot Rend frymë pas fryme Bëj t’i afrohem, S’i afrohem dot... Rend valë pas vale, Bëj ta kap s’e kap dot Ah, diku lëngon dashuria... Rend mal pas mali Oh, gurët janë krisur... Tutje Dielli i lënduar qan...
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #2 : Nëntor 18, 2009, 10:28:58 PD » |
|
Fatime Kulli dhe Këpucët e Mjegullës

“Këpucët e Mjegullës”, apo …?!
ÇAMËRI, moj dritë syri! Unë për ty, moj, djeg edhe Diellin…! (autorja) - Për Fatime Kullin dhe ... lexuesin -
…eh, sikur të kishim sy të shihnim “Këpucët e Mjegullës…! Por, t’i shohësh ato, më parë duhet të shpërndash mjegullën, ose të presësh derisa të largohet vetiu, ose, brenda vetes tënde, të krijosh imazhin : “Këpucët e Mjegullës”… “Këpucët e Mjegullës” është titull libri, është “intrigë” e trillit të një poeteje që, pa “çadrën” e një burri, mban “peng” burrat dhe gratë, mban peng, deri në rebelim Atë, që të gjithë e kërkojnë, të gjithë mundohen t’ i afrohen, por jo të gjithë e prekin vërtetë (madje, shumëkush shgënjehet), -Dashurinë. Poetja nuk e mban peng Dashurinë për veten e saj (po edhe sikur…). Ajo, Fatime Kulli, të cilës i takoi Fati të bëhet “Këpucë Mjegulle”, këpucë që e vesh dhe s’e vesh, që i shihet apo nuk i shihet nga të “verbërit” e shpirtit; këpucë-që, nuk i ngjan aspak këpucës së Hirushes- na jep të gjithëve një “këpucë”(shuplakë) fytyrës, si për të na shpërndarë mjegullën , apo perden e syve… Njoh dhe admiroj poete që fuqia e tyre poetike të magjeps…T’i shtrydhësh, pikojnë vetëm poezi. Por çuditërisht dhe fatmirësisht, asnjera prej tyre s’u bë poete nga burri i saj. Madje, burrat e tyre s’kanë lëvizur as shkronjën e fjalës për t’u futur mik, edhe pse mund t’i kenë pasur miqtë kudo… Asnjë prej burrave të tyre s’i ka ndjekur me “çadër” nga pas, t’u bëjë hije, apo t’i mbrojë nga shiu, t’u bëjë foto apo t’i marrë me kamera… … Vitet ikin të prerë me thikë Lulegjembat thonë: Prit, prit, prit! Eh, po pres me torbë varur në shpirt Dhe ti hije zuzare, shpresën mos ma vrit!. Janë vargjet e para të poezisë që hap vëllimin poetik : ”Këpucët e Mjegullës” të Fatime Kullit. Janë vargje që na bëjnë të mendojmë dhe të kuptojmë se poetja nuk lindi as e dashuruar nga dikush, as e marrosur nga dashuria për dikë... Nuk lindi as poete që di të shkruaj me logjikë të ftohtë për erosin e përçudnuar, as poete –klithmë për virgjërinë fisnore .... Jo. Ajo lindi, ashtu siç lindin të gjithë, nga dashuria e dy prindërve, lindi si të gjithë- si një foshnjë dashurie dhe lirie, me një qarje ”uaaa...”, qarje që kushdo do ta ketë lejtmotiv të jetës, qarje që jo kushdo e le në harresën e ditës së parë të lindjes... Kjo qarje prej bebi të pafajshëm, Fatimen do ta shoqërojë deri më sot... Deri edhe tek këto vargje, edhe te shumë poezi, tregime, skica, reportazhe, mendime nëpër tribuna poetësh dhe politikanësh, nëpër media vizive dhe të shkruara..., nëpër mjedise autoktone të at-mëmëdheut dhe jashtë kufijve... Poetja , edhe pse Zoti e natyra i dha hire vashërie e gruaje, hire gjysheje dhe të dashure të përjetshme, s’e lëshon nga vetja “qarjen”. Duke e mbajtur si pjesë të trupit dhe shpirtit të saj-qarjen foshnjërore, hap pas hapi e tribunë më tribunë e bëri Tribu. Tribu të një klithme prej Fjalësh. Prej atyre fjalëve që i lexojmë por nuk i dëshifrojmë dot, ose nuk duam t’i përkthejmë brenda vetes. Oh, klithma ime fatzezë/Këmbëvrarë mbi malin e shkelur Ofshamë tragjedie e kope e therur./Lulebardhat çelin në pus të harrimit Ullinj e klumusht i gjirit. Teksa lexoj dhe rilexoj poezinë e Fatime Kullit, mbetem vërtetë në një udhëkryq poetik. Mbetem në udhëkryq të fjalëve të mia-që herë s’më mjaftojnë për të thënë atë që mendoj, herë më dalin aq të zbehta (më keq se anemia ime). Po si t’i komentosh , apo të thuash diçka më shumë, për ato që autorja t’i ka dhënë para syve dhe në pëllëmbë të shpirtit? Ç’mund të them më shumë se: Oh, dashuria ime! / Psherëtimë në qiellzë të lotit Identitet varur n’bastun udhëkryqesh / Ku kryqëzohen dashuritë… …lulëzojnë ligësitë. Oh, mëshirë e pamëshirshme!/ Në tokat e mia djerrë Unë jam çami më i vjetër / Mbi kufomën e gjunjëzimit, shkel. ... Megjithate, me fjalët e mia të thjeshta, por të vërteta për një lexim e rilixim, për një studim të kahershëm të poetes, për një detyrim moral që kemi ndaj poezisë së vërtetë, ndaj poetikës dhe etikës poetike, ndaj respektit dhe përuljes për të gjithë poetët dhe poetet- do ndalem sërish në disa vargje të tjera, ku poetja merr trajtën e një Harte, të një pjese toke . Imazhi im kapërcen kufijtë, por gjithsesi është një imazh real- ku ndjej dhe prek Dhimbjen, Klithmën, Ofshamën...Indiferentizmin..., Harrimin... Shkel mbi malin e shkelur/Dhe mbledh ofshama në erë/Me këmbë varur në letër... ...................... Njoh një poete (sigurisht jo fizikisht), Blaga Ditrova, nga më të njohurat poete bullgare, të cilën , kritika letrare e ka quajtur ”mbretëresha e poezisë bashkëkohore bullgare”. Autore e shumë librave dhe përkthyese e Iliadës në bullgarisht . Laureate e shumë çmimeve letrare, pa përmendur tituj e grada shkencore... E përmenda Blagën, jo vetëm pse e meriton të përmendet, por sepse është një nga njohëset më të mira të shpirtit ballkanik, ku një pjesë të mirë të poezive të saj ia ka kushtuar Kosovës. (“Një kosë e tmerrshme kosit Kosovën”...) E pra , në analogji të këtij aliteracioni të fuqishëm- një tjetër poete (Fatime Kulli)– ndoshta në përmasa edhe më të mëdha , në ciklin “Rrënjët e mia” (kapitull më vete), te libri “Këpucët e Mjegullës”, na jep me drithërima , ankthe që kurrë nuk qetësohen; herë me britma e herë me belbëzime prej fryme- një atmosferë të zymtë , të mjegullt, të padritë, ku mplekset observimi konkret me meditimin liriko-filozofik, duke u bërë kështu një blatuese mjeshtërore e lutjeve femërore-ku qirinjtë ndizen sipas rradhës: -Një për ty, Çamëri, vendi i të parëve të mi!; – Një, për ty, Shqipëria jonë!; - Një-për ty-Dashuria ime !- më e motshmja dhe më e reja.Gjithë lutjet dhe ndezjet e qirinjve marrin trajtën e një trupi femre, me gjithësesi: Eja, o djalë malësie / Pije kulloshtrën e gjinjve të mi!Janë gjinj dhimbjeje,// Gjinj të ushqyer me dashurinë e Artës… Një metaforë gati në aventurë prometeike, një imagjinatë që jo lehtë mund të zhvillohet në përmasat e duhura, ashtu siç është shkruar nga autorja. Eja, o djalë malësie / Aroma e bjeshkëve të pijë mallin Ngujuar në trungjet e ullinjve të Çamërisë ,/ Ku vashat me lahuri, Ende s’po ia fshijnë dot lotët lahutave!
Një poezi me fytyrë e gjymtyrë, me zemër e shpirt, nëpërmjet të cilave përjetësohen kohërat. Kohëra që s’ia plotësuan “amanetin” njera-tjetrës. Nëse , do të ishim aq dashamirës ndaj artit, në rastin konkret-ndaj poezisë; nëse vërtetë do ta lexonim njeri-tjetrin varg për varg e rrokje për rrokje, do t’i bënim nder jo vetëm njeri-tjetrit, por edhe fjalës sonë që na u bë “përshesh” nga pseudo-poete. Nëse do ta respektonim , paksa poezinë, të parën gjë që duhet të bëjmë është ta lexojmë dhe ta “përtypim” pa marrë parasysh kohën, hapësirën, dhe individin .Pa mbarsur brenda vetes komplekse, pa ... asgjë që të pengon për të parë e shijuar me sytë dhe shpirtin tënd.
Për poeten Fatime, kanë shkruar shumë e shumë njerëz me vlera , si për nga krijimtaria e tyre, por edhe në fjalën – analizë. Parathënie apo pasthënie. Dhe do të vazhdojnë të shkruajnë. Duhet shkruar , pa marrë parasysh se kush është autorja – në kohën e shkuar apo të tashme. Autori apo autorja e një libri, e një poezie, e një vargu, e një fjale, ka vetëm të ardhme . Duhet shkruar , kur vërtetë gjithë sa përmenda është e vlertë dhe na shërben sot e pas shumë moteve. Duhet shkruar. Edhe pse në një lexim thjesht vizual, të lihet përshtypja për një poezi të angazhuar, do të thoja se, poetja s’ka asnjë poezi të angazhuar. I vetmi “angazhim” (detyrim)-është : Detyra e saj prej poeti. Dhe këtë mision e kryen si një poete, pa fraza deklarative: “Oh, sa të dua Çamëri!...”, “Oh, sa më ka marrë malli për ty Shqipëri... !”, “Oh , moj Kosovë, po digjem për ty....”,...e shumë e shumë pasthirrma patetike të kësaj natyre, që edhe pse shkruhen e serviren si poezi, nuk kanë asgjë të përbashkët me misionin e fjalës së bukur poetike, nuk kanë asgjë prej sharmit – Poezi. Çamëria, Kosova, Shqipëria-janë brenda Hartë–shpirt-it të poetes brenda fjalës, brenda vargut, brenda poezisë. Nëse e lexojmë, do të shohim gjurmët: vraga-vraga, brazda- brazda, hone-hone.... Nëse e lexojmë , do të mundemi ta përkthejmë nga shqipja në shqip. ...Rend mal pas mali / Oh, gurët janë krisur./Tutje / Dielli i lënduar qan... ...
...Eh, “Këpucët e Mjegullës”! Nëpër mjegullën e kohës sonë, nuk i gjeta dot. Falmë, e dashur Poete! Një ditë, “Këpucët e ëndrrave” tona do t’i veshë Liria e Vërtetë. Të përshëndes , mikja ime dhe e poetëve, me pak nga vargjet e mia, shkruar e botuar vite më parë... “…Dhe na ndanë… Dhe na çanë… …dhe na shanë… -Kështu gjyshi më pat’ thënë…- Në një natë, nga matanë…, shkulte gjoksin me ofshamë, një copë tokë, e mira tokë, trup e shpirt i tokës mëmë… Ç’më panë sytë, s’ka të rrëfyer… Erdh mesnata me të shqyer… Hapa portën e shtëpisë, sofra-bukë , për çamët bijë… Brumë i ardhur nga maj’-shpirti, pjekur, nën kupolë çerjepi…” …………………… Edhe nëna më rrëfen: “Ishte natë dhe zgjim i terrtë… Ishin çamë gjashtëdhjetë…, dhe plagosur dhe pa ngrënë… Pesë sofra, shtrova vetë… Shtatë kazanë me ujë e finjë- S’ua lamë ç’na panë sytë… ……...................... Sot një këngë çamërie, E zgjon nënën ndër kujtime… “Kam shtëpinë me dërrasa… Dil, moj xhane, dil se plasa…” - Me Myzyrin kënga ngjaka… Iliriana Sulkuqi, Brooklyn, NY, Nëntor 2009
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #1 : Nëntor 18, 2009, 10:27:41 PD » |
|
Personazhet e ...(i plote) PERSONAZHET E NJË NATE FESTE ( NGA LIBRI “PO PLAS” -VELLIMI I PARE)
O Flamur, rrèmba – rrèmba, Kush s’të do i plastë zemra.
KA NGJARJE QË MUND TË TREGOHEN, KA TË TJERA QË ÇDOKUSH MUNDOHET, DUKE GËLLTITUR LOTËT E HESHTJES, T’I RUAJË THELLË, AQ THELLË BRENDA VETES, SA EDHE ZOTI VETË E KA VËSHTIRË APO NUK KA KOHË T’I VËZHGOJË E TË TË NDIHMOJË. DHE S’KA ARKEOLOG T’I GËRMOJË E T’I NXJERRË NË SIPËRFAQE. POR KA NGJARJE TË TILLA QË DUHEN TREGUAR E SHKRUAR, SE ËSHTË E PAMUNDUR TË HESHTËSH, SE MUND TË BËSH “BAM” E TË PLASËSH NË VEND. I BELBËR TË JESH – TË VJEN GOJA. PA SY TË JESH – TË BËHEN MË TË MËDHENJ SE TË QIKLLOPIT… KËSHTU MË NDODHI MUA E PLASA, DERISA MENDOVA SE MË ERDHI RADHA , KETU , NË KONTINENTIN QË, NDRYSHE, QUHET “TOKA E PREMTUAR”, KU GAZETAT NË GJUHËN TIME, JANË EKSPLORUAR VITE E VITE ME RRADHË, NGA DHJETRA GAZETARË, TË RINJ A PROFESIONISTË. VËSHTIRË TË SHKRUASH PËR GJËRA QË SHUMË TË TJERË PARA TEJE I KANË THËNË E STËRTHËNË, SHKRUAR E RISHKRUAR NË TË GJITHA FORMAT E ARTIT TË LETRAVE. GJITHSESI, ÇDOKUSH KA NDJESINË E TIJ NDAJ SENDEVE, FENOMENEVE E NGJARJEVE, SESILI KA STILIN E TIJ, KËNDVËSHTRIMIN, ARËSYEN, QËLLIMIN, BRENGËN APO NJË PREMTIM TË DHËNË, VETES APO DIKUJT.
E pra, për personazhet e një nate feste, siç mban titullin edhe ky reportazh, dua patjetër t’u them diçka. Ata, kanë një emër që i bashkon rreth një fjale – shqip; rreth një kënge – shqip; rreth një valleje – shqiptarçe; rreth një Flamuri - Kuqezi. Me dy ngjyra apo dy krerë, ai Flamur prin, më parë se dhëndri e nusja në një dasëm; më parë se një artist a një udhëheqës; më parë se vdekja a lindja; më parë se nëna të të bëhet nënë e baba – babë; më parë se belbëzimi yt drejt arratisë… Personazhet e këtij shkrimi kanë edhe emra të përveçëm shkruar në çertifikatën e një kombi apo atë personale dhe quhen: shkodranë, korçarë, vlonjatë, gjirokastritë kuksianë, fierakë e lushnjarë, elbasanllinj e durrsakë, tiranas e pogradecarë, shkupianë, gjakovarë, prizrenas, tetovarë...dibranë... Por, le të ndalem këtu-te dibranët. Më lejoni t’i prezantoj gjatë rrëfimit tim, ashtu siç u takova e u njoha edhe unë me ata, në një natë feste simbolike për të gjithë shqiptarët… Një telefonatë nga larg, nga kryeqyteti i vendit tim të dhemshur, një zë vibrues, shumë i njohur, më thotë ngazëllyeshëm:”…Nesër nisem…”. “Mirëardhsh! Të pres., të presim…”- i përgjigjem. Zëri i ngrohtë, i afërt, me të mbërritur në aeroportin “Kenedi”, më flet përsëri: “ Takohemi në ‘Micali Terrace’ në orën 18.00…” ………… Pasi u informova mirë se ku ndodhej vendi ku do të oranizohej festa, nga padurimi u gjenda atje dy orë e ca më parë. Mendova se nuk do të kish njeri dhe do të mund të qetësohesha paksa nga emocionet e krijuara nga ardhja e mikeshës sime të kahershme, nga përballja me një mjedis krejt të panjohur për mua dhe takimet me njerëz që do t’i takoja për herë të parë…Me vete mbaja një buqetë të madhe(disa buqeta të mbështjella bashkë), me lule nga më të bukurat, ku shumicën e bënin karafilat e trëndafilat e kuq… Nuk qe e thënë të ulesha, diku, në një cep të lokalit, të pija një birrë dalëngadalë me monologun tim e të tymosja një cigare. Më afrohet menjëherë një zotëri, me xhentilesë, që i shkonte shumë për shtat e më drejtohet anglisht. “Jam shqiptare, i them. Kam biseduar me zotin… Kam ardhur për festën e Flamurit…” Ndjeva se trupi m’u bë mornicë, si liqeni kur drithërohet nga puhiza e lehtë që pogradecarët e quajnë me një emër të veçantë –Krivecë. Buzët mezi po bashkonin shkronja e fjalë, sytë pupuliteshin për të mbajtur brenda tyre ndonjë lot të mundshëm që jo rrallë më dalin në raste emocionesh; lulet a thua po shtrydheshin brenda duarve, ndërkohë që po mundohesha të liroja njerën dorë për t’u takuar më zotërinë, i cili duke e zgjatur në drejtimin tim më foli menjëherë shqip: “Mirëse keni ardhë! Ejani me mua…’’ Kështu, krah njeri - tjetrit po ecnim mespërmes një salle që llamburiste nga drita e abazhure gjithfarësh, stolisur si nëpër përrallat e njëmijë e një netëve…Më vendosi në një tavolinë (që e kishin caktuar për mysafirët ). Aty bëri dhe prezantimin e tij. Ishte “i zoti i shtëpisë” i kësaj mbrëmjeje apo si themi shpesh “kryetari i familjes”, i familjes nga më të mëdhatë në diasporën shqiptare të Amerikës, XHELADIN PJEÇA – kryetari i Shoqatës Atdhetare “DIBRANE”. Më ka mbetur në kujtesë mirësia, thjeshtësia, dashamirësia dhe përkushtimi i këtij zotërie nga fillimi deri në mbarim të festës që gjithçka të shkonte në mënyrë perfekte. Përkujdesja e jashtëzakonshme për mysafirët nga Dibra e Madhe, nga Tirana, nga qytete të ndryshme të NY , të cilët, me ardhjen e tyre, kishin nderuar atë dhe gjithë komunitetin… Siç thashë në fillim, kisha ardhur shumë më përpara se të fillonte festa.Pas prezantimit me njeri – tjetrin, z. Xheladin më krijoi mundësinë të vazhdoja monologun me vete dhe me lapsin e gazetarit, duke më vënë në “shërbim”, në vend të tij(pasi ishte, kuptohet, shumë i zënë me organizimin e gjithëçkaje), një qiri të ndezur, një birrë( sikur ta dinte sa nevojë kisha për atë në ato momente), dhe një taketuke të sajuar, mbushur me pak ujë, për përjashtime të veçanta, pasi dihet se në Amerikë ndalohet pirja e duhanit në të gjitha ambjentet publike, qofshin restorante a kafene. U mrekullova. Tani e ndjeja veten si të shtëpisë… Monologu im nuk mund të vazhdonte gjatë. Nuk më linin ca tinguj, ca nota , ca këngë gjysma-gjysma, për arësye provash, që më grishnin të zgjohesha nga çudia e realitetit ku ndodhesha dhe të ma bënin jetësore atë që ëndërroja në vendin tim. Fragmente këngësh të ndryshme, nga Veriu , Myzyri,Jugu,Prishtina e Dibra, nga Viset e Fiset shqiptare edhe me akcent krahinor që gjatë mbrëmjes u kënduan vetëm nga katër këngëtarë ,shoqëruar vetëm nga katër instrumentistë me emrin – personazh -“FISNIKËT”. “FISNIKËT’’- katër djem , më të pashëm njeri se tjetri, më të talentuar njeri se tjetri, më të shkolluar e më punëtorë njeri se tjetri, i dhanë mbrëmjes magjinë e tetë, atje ku nuk ngjitet asnjë art tjetër në festa të tilla. ARJET ZIBA - nga Struga, SHKËLQIM RUSJA - nga Lezha, ERNEST MUHAXHERI nga Peja dhe FATON KAJA nga Prishtina - një kuartet i jashtëzakonshëm muzikor që bashkon copat e ndara të zemrave nga të gjitha trojet shqiptare – në një të vetme , në atë të këngës së bukur popullore e qytetare të një kombi. KËNGËTARËT- personazhe që i bën të përveçëm ai që i mbledh të gjithë, ai që unë kërkova ta takoj të parin; ai që me minuta të tëra na mbajti mbërthyer, duke e dëgjuar apo duke vallëzuar të gjithë sëbashku; ai që ftoi dhe mbajti në shtëpinë e tij mikeshën time që ende nuk po më del nëpër rreshtat e shkrimit,(ndoshta është “fshehur” edhe ajo diku , për të hequr emocinet…), - HAXHI MAQELLARA . Ndërkohë që unë po shkruaj këto rradhë, më lajmëron një e njohura ime, se të tjerë miq nga Tirana kanë mbërritur në shtëpinë e tij të madhe, sa gjithë Dibra, - Mirush Kabashi dhe Saimir Kumbaro, artistë dhe krijues që s’ka shqiptar në botë që nuk i njeh. E pra, ai, personazhi tjetër i “natës së magjishme” dibrane, ka një emër që mbahet mend lehtë, ose, po e takove nuk e harron lehtë.Haxhiu - njeriu i apasionuar pas këngës dhe i dashuruar pas librit; streha – luk për artistë dhe njerëz të zakonshëm, që me shpirt japin paksa, për pasurinë kombëtare; privilegji i çdokujt që ka mundësi të pijë qoftë edhë një kafe me të. Sëbashku me vëllanë e tij Agronin, “ i ranë Shqipërisë rreth e qark” për pak orë. Nëpërmjet repertorit të tyre, “shetitëm” të gjithë nëpër vendlindjet tona. ZONJA E MADHE apo e ftuara e veçantë: “…Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi këtë gjuhë të perëndis’ trashëgim që na e la i Pari, trashëgim s’ia le ai fmis; edhe atij ,iu thaftë ,po goja, që përbuz këtë gjuhë hyjnore; qi n’gjuhë t’huej,kur s’asht nevoja, flet e t’veten e le mbas dore…” (GJ. Fishta) Qetësi solemne. Heshtje biblike…Sy e veshë tek AJO. Që në çastin e prezantimit, që në sekondën kur mori hapin e parë drejt mikrofonit, salla u ngrit në këmbë. Ndiqja me vemendje çdo detaj, sado të vogël, që lidhej me të, deri te një psherëtimë e thellë -retrospektivë e personazheve ndër vite. Edhe pse me mijra herë në skena e podjume, edhe pse me mijra herë para kamerave marramendëse, në çdo përballje me publikun, qoftë dhe një i vetëm, ajo qesh nëse roli i saj është i lumtur, qan nëse personazhi i saj ndjen dhimbje. Ajo – mikja më e ngushtë e dibranëve dhe që Dibrën e ka bërë si shtëpinë e saj, me vargjet e Sulejman Krasniqit, të cilat siç komentoi, janë shumë domethënëse, elektrizoi sallën. Ajo -“ZEMRA E NËNËS”, ajo – shpirti i personazheve të saj. Ajo - Artistja e Popullit - TINKA KURTI, flet e reciton si aktore, si nënë, si femër, madje edhe si poete. Po, po, si poete. Sepse edhe e tillë është. Një ditë , fare afër, do të lexoni vëllimin me poezi të Tinka Kurtit. Sikur ta shtrydhnim, ajo do të pikonte vetëm art e mirësi. Sikur ta njihim më mirë , bota do të na dukej më e bukur dhe e mbuluar me vello dashurie; sikur të bënim diçka më shumë për atë, ajo do të ishte më pak se 20 vjeç dhe nuk do të ishte sot vetëm, mes katër mureve të shtëpisë së saj…. Mora, pa rënë në sy buqetën me lule, fshehur diku. (Të gjorat lule, sa duruan vetëm që t’i prekte dikush që dinte t’i përkëdhelte, dikush që i meritonte vërtetë…).Edhe ato, sikurse unë përpëliteshin e drithëronin për të thënë dy fjalë për Artisten, mikeshën time dhe adhuruesen e të gjithëve; të ftuarën nga kontinenti në kontinent - si nga Shqipëria në Shqipëri. Kjo – meritë e Shoqatës Atdhetare “DIBRA” dhe përkujdesje nga e gjithë familja e Haxhi Maqellarit. Në një tryezë,përbri me tavolinën tonë, një nga personazhet më të njohur dhe më të veçantë. I ftuar dhe i nderuar nga të gjithë - Prof.Dr.SKËNDER KODRA, PH.D., Kryetar i Akademisë Shqiptaro – Amerikane, nënkryetar nderi i Akademisë së Shkencave të Kosovës, anëtar i Akademisë së Shkencave shqiptare në Turqi, anëtar i shoqatës së psikologëve të Shqipërisë. Personaliteti i tij është i njohur në Amerikë. Prof. Dr. Kodra ka qenë këshilltar pranë Minisrisë së shëndetsisë në Shtetin e New Yorkut dhe vazhdon të jetë anëtar i Shoqatës së Mjekëve të New Yorkut. Eshtë anëtar i Shoqatës “Sigmund Freud” të Austrisë…E kështu, po të vazhdoj duke numuruar tituj e grada shkencore, po të radhisim, qoftë edhe pak rreshta mbi jetën, veprimtarinë, sukseset, librat me vlera të mëdha shkencore që ka shkruar vetë ai, do të duheshin po aq faqe gazetash, sa faqe kanë gjithë librat e tij sëbashku… Një mbrëmje tek pinim kafe, pas një veprimtarie festive në Washington, një shqiptar, mik i profesorit, më pyet me dashamirësi: “…keni kohë që njiheni me Doktorrin, zonjë ?…” “Një shekull “- i përgjigjem, fare shkurt. “Qenkeni me fat”- vazhdoi tjetri. “Kështu them dhe unë…” dhe pashë nga doktori, i cili më një mirësi prej fisniku të vërtetë, i foli kamarieres të na sillte nga një birrë të gjithëve sa ishim aty…Vërtetë, fat i madh është të jesh qoftë edhe pak çaste pranë njerëzve të tillë, që të bëjnë të ndjehesh krenar për vlerat e mëdha njerëzorë që ka Kombi yt. Por më shumë fat nga ne, mendoj se ka pasur i ndjeri Baku Gjoni, i cili na ka lënë një pasuri të madhe me librin e tij “SHQIPTARI”, kushtuar Prof. Dr. S. Kodra. Dhe në përkujtim të tij, i cili, për pak ditë mbush 10 vjet që është ndarë prej nesh, po plotësoj diçka për Profesorin e nderuar me një fragment nga ky libër, shkruar me aq vërtetësi dhe art, me aq respekt dhe dashuri nga ish kolegu ynë, Baku Gjoni. “…-Doktor, mos na qendro larg, ejani e uluni me ne, e grishi pronari i lokalit. Njeriu me kostum të bardhë buzëqeshi tamam si një babaxhan i sprovuar në shoqëri dhe u afrua me dëshirë. Na zgjati dorën të gjithëve, u ul pranë meje…Më zunë veshët emrin e njeriut me kostum të bardhë: Skënder Kodra…Ai emër ishte shkruar me gërma të mëdha e të vogla në shumë gazeta të Shqipërisë. Ai kishte ardhur nga larg, si një shpend i egër që me kthetrat e veta kishte dashur të nxirrte nga plaga e majisur e një spitali në Tiranë, tërë qelbin e mbledhur prej vitesh. Ai kishte dashur që sëbashku me mjekët e tjerë, t’i rikthente gëzimin shkencës së përlyer e të ndotur nga kohërat…E ishte pikërisht ai thatim pranë meje që gati dihaste duke gjerbur kafenë e pjekur allaturka…Ç’bën rastësia!…Në çast u binda se me atë njeri do të bëhesha mik. Jeta e tij, me ç’kisha lexuar i shëmbëllente një enciklopedie. Ndërsa mendoja për të, dëgjova të më thotë: - Shtëpia ime është e hapur për ty, or mik. Mund të vish në çdo kohë…” Ndoshta, po të ishte ende gjallë, Baku Gjoni do të kish shkruar edhe disa vëllime të tjera për Doktorrin, sepse edhe 10 vjet të tjera veprimtari nuk janë pak , për një njeri që vrapon me hapa vigane si Pr. Dr. Skënder Kodra… ……………………… Ndoshta, në këtë shkrim nuk u kam dhënë personazheve tanë atë që vërtetë meritojnë. Ndoshta kam gabuar në peshore. Gjithsesi, kërkoj ndjesë, para kujtdo që mendon se ka të drejtë të më gjykojë, kërkoj ndjesë për të pathënat, me dëshirën që në rastin më të parë do të shkruaj për të gjithë ata që vetëm sa i kam përmendur. Kërkoj ndjesë për shumë fjalë e lëvdata që u takojnë dibranëve, si pjesë e kombit tim, e shpirtit tim. Kërkoj ndjesë që edhe pse dy herë, në 1986, kam dashur të kaloj kufirin, për të takuar ish të fejuarën e një njeriu këndej kufijve, që po jepte shpirt me emrin e saj në gojë, - nuk munda. Kërkoj ndjesë për diktaturën time( tepër vonë ta shaj kur bashkëjetova me ‘të), që nuk më dha mundësinë të prek pëllëmbë për pëllëmbë, pjesët e tokës sime jashtë kufijve imagjinarë, ashtu siç kam prekur, njohur e shkruar për çdo metër katrore të Shqipërisë, nga Vermoshi, Staraveci, Maqellara, Qaf -Prushi, Sazani, Konispoli, Zagradeci,Progonati, Shpati, Rrajca, Bilishti, Dardha, Voskopoja, Laçi, Përmeti, Patosi, Zvërneci, Kanina, Lapardhaja, Borshi, Saranda, Fushë-Arrësi... Mollasi, Cerriku, Shën Gjergji, Fierza, Komani..., U kërkoj ndjesë familjeve- Erbeli, Rusi, Bekteshi,Duraku, Piku, Ballanca, Lleshi, Kosovrasti, që nuk munda të shkruaj gjatë për ato, pa ndihmesën ekonomike të të cilave, kjo natë feste nuk do të ishte kaq e magjishme. Ato meritojnë një shkrim të veçantë, sepse i veçantë është shpirti i tyre bujar. Thonë për dibranët se janë njerëz me veti e tradita të vyera. Thonë se janë nikoqirë të mirë, të pastër e korrektë në marrëdhënie me të tjerët.Thonë, gjithashtu, se janë shumë punëtorë dhë nuk përbuzin asnjë lloj pune, se ndërtimet e tyre, janë shumë cilësore. Thonë se janë shumë mikpritës dhe SOFRA Dibrane është aq e madhe, sa ka vend për të gjithë ata që dijnë të ulen këmbëkryq e me zemër në dorë pranë saj. Thonë…Shumë e shumë virtyte të tjera. Dhe kjo është e vërtetë. PROLOG I NJË REPORTAZHI Aty ku e nisa, te FLAMURI. Personazhi i përgjithshëm dhe i Përveçëm. Ai, para të cilit betohet çdo njeri në botë. Ai – FLAMURI ynë, hyri në sallë triumfalisht si Asnjë Perandor a Udhëheqës shteti, si asnjë shkencëtar apo artist. AI hyri vetëm dhe për të gjithë, si simbol pavarësie e lirie ligjore, si mburojë e një Kombi. Salla e gjithë në këmbë… E dhimbshme, të kujtosh se papritur, një ditë të shëmtuar të ‘97-ës, nuk po gjendej Flamuri që kish qendisur Marigoja. Ai, që Ismail Qemali e ngriti më 28 Nëntor 1912. E hidhur, kur në ditët Poetike Ndërkombëtare në Strugë - 2003, Flamuri ynë agoi i grisur. Dhe akoma më makabre, kur dëgjon të digjen flamujt e Dardanisë. Flamuri është simbol i historisë mijëravjeçare i kombit tonë…. …Sa i hijshëm vegon mbi vargoj... Më i ndezur se plagë e freskët. Më i paqtë se një pëllumb!… Me fjalë pellazge thotë: “Jam Njeri me etje Lirie, Digjem vetë me flakë dashurie dhe s’vdes! Kur më djegin - bëhem KUJTESË!” (autorja) Mos e prekni Flamurin, o njerëz! Putheni dhe faluni! Nëse nuk e keni parë Zotin, shihni ATË. Betohuni para tij dhe Ai do të Betohet për ju. Jam ndodhur shumë herë në mbledhje solemne, në përvjetore festash të ndryshme. Më shumë se kam vite mbi supe, kam parë, përkëdhelur e puthur Flamurin tonë. Por rrallë herë kam ndjerë drithërima hyjnisht prej loti. Kur jam betuar , ditën që kam veshur uniformën ushtarake; mbrëmjen e kësaj nate feste dhe në pritjen që bëri Ambasada Shqiptare në Washington, me rastin e ditës së Flamurit, ku në sallën e bardhë, të ndritshme e me kolona mermeri, kuqëlonte vetëm Ai dhe shpirti ynë i përndezur nga takimi me njeri - tjetrin… O Flamur, rrèmba – rrèmba, Kush s’të do i plastë zemra. Iliriana Sulkuqi,Brooklyn, NY, Nëntor 2006
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« : Qershor 11, 2009, 07:55:35 PD » |
|
Poezia e Iliriana Sulkuqit dhe disa konsiderata për poezinë erotike në letërsinë tonë të traditës
 (Orvatje për një sprovë)
Në esenë e tij të njohur "Tradita dhe talenti individual", Th. Eliot theksonte: "Asnjë poet, asnjë artist i cilitdo art, vetëm nuk e ka kuptimin e plotë. Rëndësia e tij, të çmuarit e tij, është të çmuarit e marrëdhënies së tij me poetët dhe artistët e vdekur." 1).Është e nevojshme dhe e domosdoshme për shkencën letrare të inkuadrojë në gjirin e letërsisë kombëtare shkrimtarët e talentuar, që t'i kuptojë më mirë ata, të përcaktojë në njëfarë mënyre rrënjët e artit të tyre dhe, sidomos, të nxjerrë në pah risitë me të cilat ata e begatojnë më tej sofrën e letërsisë kombëtare. Në këtë këndvështrim, ky shkrim synon të analizojë poezinë erotike të poeteshës së talentuar Iliriana Sulkuqi. Kritikja e njohur lerare, Klara Kodra ka shkruar: "një damar floriri ekziston në poezinë e Ilirianës" 2). Mendoj se ky damar, më së tepërmi, shkëlqen në motivet erotike, kryesisht në përcaktimin e objektit krijues dhe në trajtimin e tij artistik shikuar nga një vizion femëror, çka është jashtëzakonisht e rëndësishme për letërsinë tonë, sepse një vizion i tillë, për kushtet sociale dhe shkallën e emancipimit shoqëror e shpirtëror të popullit tonë, në përgjithësi, dhe, në veçanti, të femrës, ka ardhur i vonë, disi rryeshëm dhe i tërhequr. Më tepër se kudo, në këtë vizion femëror shquajnë origjinaliteti motivor dhe risitë stilistike të kësaj poeteshe. Termi poezi e dashurisë, në shkencën tonë letrare, në një kuptim të gjerë, përfshin përveç poezisë erotike edhe poezinë e dashurisë për atdheun, për vendlindjen, poezinë e dashurisë me tematikë sociale, universale, refleksive, etj. Lirika erotike, nga ana e saj, është zhvilluar në hulli të ndryshme si lirikë erotike e pastër, platonike, refleksive, sensuale, etj. Erotikën pornografike, licensioze, letërsia shqipe e traditës nuk e ka miratuar, edhe kur është shfaqur ajo. Në letërsinë arbëreshe të traditës, si tek De Rada dhe Dara, poezia e dashurisë dhe, në mënyrë të veçantë, ajo degëz gjithnjë e blertë e me freski të përjetshme, poezia erotike, nuk është kultivuar si poezi e veçantë, por topikë të këtij rrafshi poetik, të fuqishëm e me bukuri të rrallë artistike, gjejmë plot në veprat e tyre. Thjesht, poezi erotike ka shkruar vetëm Serembe. Lirika erotike në letërsinë shqipe zë fill me ciklin poetik "Bukuria" të Naimit, kryevepra e tij dhe një nga perlat më të bukura të poezisë shqipe të dashurisë. E kanë pasuar, duke përmendur më të fuqishmit në realizimin artistik, Lasgushi, Migjeni, Gaspër Pali, Camaj dhe poetë të tjerë bashkëkohës, që nuk mungojnë. Sulkuqi, si në jetë edhe në art: "Mbi rrugën e gabimeve të mia, rrita veten, / bëra gruan, / bëra nënën, / trajtëzova femrën.” Ndërsa, mbi bazën e një disponimi të ndërgjegjshëm në rrugën e vështirë të artit poetik, ajo "trajtëzoi" një poezi femërore me vlera artistike të larta. Kjo poeteshë zgjëroi dimensionet e poezisë së dashurisë në hapësira poetike pak ose aspak të njohura më parë në letërsinë tonë. Në rrethin tematik motivor, ky polaritet krijues dimensional i saj përkap motivet e dashurisë në hulli poetike të tilla si humanizmi, universalizmi, atdhetarizmi dhe kryesisht erotizmi. Si edhe poeti ynë i madh i dashurisë, Lasgushi, Sulkuqi dashurinë e ka frymëzim të përhershëm e të pashtershëm. Për atë, dashuria është “ëndrra që mbetet e zgjuar tërë jetën”. Dhe dashuria, dashuria / me një ëndërr të pafjalë, Të rrëmben nga frymë e fundit, / të risjell në këngë prapë.
Kjo sepse, siç është shprehur kritiku ynë i njohur Ali Aliu, “dashuria është një etje asnjëherë e shuar, një etje e zhuritur . . .”, “është emocion përherë dhe rishtaz i freskët dhe i përtërirë, emocion që prore fillon nga e para, përkatësisht si përjetim i papërsëritur kurrë njësoj, është ‘lojë e shpirtit.” 3). Dashuria është kryemotivi i poezisë së saj, është motivi që e sjell dhe e risjell gjithnjë tek vargu. Në një poezi kushtuar Robert Bernsit, ajo shkruan:
Sikur të ishe ende gjallë Ti, Robert Bernsi i dollisë, Me ty, një ditë, do dring-ja gotën, Veç me dolli të dashurisë.
Duke u nisur nga realiteti jetësor konkret, që në këtë rast është admirimi i poeteshës për poezinë erotike të Bernsit dhe njëfarë përfytyrimi për jetën e tij, në këto vargje është njëmendësuar një realitet artistik i gjallë e komunikues me lexuesin i vlerësimit të jetës dhe të veprës artistike të shkrimtarit të madh anglez, në mënyrë të veçantë, të lirikës së tij erotike, dhe i vetë dashurisë si ndjenjë e fuqishme njerëzore. Në njërën nga poezitë më të realizuara artistikisht – në poezinë kushtuar Eseninit – që zë vend në rrethin më të ngushtë të poezive më të bukura të kësaj poeteshe, është shprehur përhershmëria e frymëzimit nga dashuria si dhe është pohuar ndikimi i pashmangshëm i “poetëve të vdekur”, siç e ka thënë Th. Eliot.
Ku më gjete, Që më zhveshe, Gjer në palcë të trupit tim?
Me ty puthem, Qaj me vete , Unë jetime, ti jetim . . .
Të rrembeva Një beriozë, Për inat, më zhvirgjërove . . .
Kjo është poezia, me katër topikët e saj: zhveshja, dashuria, rrëmbimi i beriozës dhe zhvirgjërimi. E kursyer deri ku nuk shkon më përtej, kjo poezi në secilën prej këtyre fjalëve ndryn nga një simbolikë me fuqi e bukuri artistike të rrallë. Vargjet e fundit: “Nëse ti / je vagabond, / nuk të bëhem vagabonde”, janë mish i huaj që e dëmton poezinë, një jehonë e vjershërimit deklarativ të realizmit socialist. * * * Si në poezinë erotike të fillimeve të traditës sonë letrare, poetesha jonë ekzalton të dashurin dhe vetë ndjenjën e fuqishme të dashurisë, fuqinë e madhe të saj, deri në shkallëzimin më të skajshëm, që është pranimi me dëshirë, kënaqësi dhe qetësi shpirtërore i vdekjes. Në një poezi të shkurtër prej tetë vargjesh, njëri prej të cilëve përsëritet dy herë, thuhet: “Për ty / gjallë hyj në varr . . . " (“Mos harro"). Është ky trajtësim që zë fill që nga "Bukuria" e Naimit, poemthi që zë kryet e vendit në sofrën erotike: “E mora vdekjen në sy, / Do të vdes, të vdes për ty.” Poeti ynë i Rilindjes e himnizon gruan, e bën Perëndi dhe, kështu, të veshur me atribute hyjnore, i nënshtrohet. Poetesha jonë është gati të pranojë një nënshtrim tokësor; ajo i drejtohet të dashurit: “Më fal, udhëtar i pagjumë! / qenkam robinjë e fatit tënd.” Dashuria përjetohet si një ndjenjë e ndërlikuar dhe kontradiktore dhe, në procesin krijues njëmendësohet si një ndjenjë e madhërishme, substanca shpirtërore e së cilës është mbrujtur me dhimbje e lumturi, me gaz e vaj. Në traditën e erotikës sonë, për të shprehur dhimbjen e fortë , vuajtjen, torturat e dashurisë , sidomos në rastet kur ajo nuk gjen përgjigje, qysh te Gavril Dara dhe, më së voni e më së tepërmi, tek Lasgushi, poeti i papërsëritshëm i dashurisë, është përdorur dendur leksema llaftari a llahtari. Në poezinë popullore kjo fjalë ka kuptimin e frikës së madhe, tmerrit, ankthit, siç e gjejmë, p. sh. tek një këngë popullore: “Vjen një lumë i turbull-o / sa i turbulluar qenka, / sa i llaftarisur qenka!”. Mirëpo në lirikën e lëvruar kjo leksemë ka fituar një konotacion të veçantë e shumë të fuqishëm. Gavril Dara tek “Kënga e sprasme e Balës”, ku në hullinë patriotike ndërthuret dashuria e Marës me Nik Petën, në gojën e Marës ka vënë këto vargje: “Në je gjallë pse nuk kthehe / tek ky gji që llahtariset”; ndërsa Serembe, në poezinë “Këngëtari dhe bilbili” ka strofën: “Eja, vashë, e gëzomë / tash që kam kaq dridhërime / dhe me këngë qetësomë / nga të thellat llaftarime”. Lasgushi e ka zgjëruar së tepërmi hapësirën konotative të kësaj lekseme. Studiuesi Vehbi Bala ka shkruar lidhur me këtë: “Dashuria përshkruhet si ‘llaftari’, mall që zor se gjen kënaqësi në jetë, dhe që ndjell dëshpërim”4).Studiuesi Sabri Hamiti, llaftarinë tek Lasgushi e ka trajtuar si: “njëra nga figurat çelës të shënjimit të superlativitetit të intensitetit shpirtëror, e pranishme në të gjitha temat e shkrimeve poetike” 5). Gjithsesi, mendoj, se Lasgushi e ka pasur obsesion përdorimin e kësaj fjale. P. sh., ai thotë për gjuhën shqipe: “O djellë-i llaftaruar që ndrin si pikë lot”. Më i vonshmi, poeti Gaspër Pali, ka poetizuar: “Muzgu mendët m’i shastisë; / kah shpirti më ban njiherit tmerë e përqethje / me u llaftarisë”. Sulkuqi i është shmangur me origjinalitet përdorimit të kësaj lekseme. Ajo gjendjen shpirtërore të llaftarisë e ka dhënë shumë bukur, në një rast, me epitetin "e përdjegur", në poezinë "Të vij sonte, apo?" : "Të vij sonte / apo sonte? / A pas vetes së përdjegur", ku është realizuar artistikisht edhe një shkallëzim i kësaj ndjenje, që shkon nga një përndezje e menduar tek përdjegia e shprehur dhe që përbën shkallën më të lartë të dhimbjes, thellësinë më të madhe të plagës. E shprehur ndryshe, kjo lartësi në shkallëzimin e përjetimit dhe të sendërtimit poetik të dashurisë është dhënë edhe në poezinë artistikisht të dobët, prozaike: "Jam e çmendur", ku thuhet: "Jam e çmendur / Më shumë se dashuria". Në këtë hulli të vetëdijes aristike, tek poezia e Sulkuqit, më së shumti, dashuria pohohet si ndjenjë e vuajtjes dhe si e tillë ka gjetur një realizim mjeshtëror të mirëfilltë:
Nga syri im te syri yt, në udhëshpirti u tret loti . . . Nga syri yt te syri im / një pikë lot rëndon sa globi . . .
Nëpërmjet përftesës përsëritëse (anaforës): “nga syri im te syri yt”, krijohet ideja e vazhdimësisë, përcjelljes dhe reciprocitetit të ndjenjës përmes syrit, pasqyrë e shpirtit, duke filluar me shikimet mes të dashuruarve, që në esencë është dhimbje e pafund, e cila udhëton mrekullisht në “udhëshpirti”, një formim leksikor original, i krijuar mjeshtërisht, që bart një ngarkesë të fuqishme emocionale, ngarkesën e lotit që rëndon sa vetë globi. Përmasës universale të dashurisë i përgjigjet një dhimbje universale.
* * *
Në rrafshin e shqiptimit poetik, vuajtja e dashurisë në qenësinë e saj është një dhimbje e lumtur, një dhimbje që ndryshon nga çdo dhimbje tjetër njerëzore, sepse përjetohet si dhimbje e ëmbël, që Lasgushi e ka poetizuar si: “këngë e vaj bashkuar”. Ai ka shkruar: “Gjeneza – më precizërisht: ekzistimi i ‘magjisë dhembëse”: qenia e gazit helmplot, që fshihet domosdoshmërisht në gjirin e dashuronjësve, e ka mburimin e thellë. Ky mburim rrjedh nga natyra e dashurisë . . .” 6). Kjo “këngë e vaj bashkuar” tek poezia e Sulkuqit është një ndjenjë e dëshiruar: “Mos ma zgjo ëndrrën, / dua të dhembë”; ose: “Paguajmë shtrenjtë, / sa shtrenjtë paguajmë / të na dhembë”. Në një poezi tjetër thuhet: “mos ma fshih lotin, lëre të rrjedhë.” Ka aq e aq vargje të bukura rreth këtij aspekti të përjetimit të dashurisë. Përvijohen dy polet ndjenjësore të dashurisë: gëzimi dhe trishtimi, gazi dhe vaji, dhimbja dhe kënaqësia. Tek Sulkuqi, mbizotëron poli i dhimbjes. “Po të mbledh / ditët e dashurisë, / më dalin shumë më pak se një pikë loti. / Po të mbledh / hapësirat e dhimbjes, / kam frikë mos më mbytet globi”. Gjithësesi, edhe pse në më pak vargje, dashuria ekzaltohet edhe si ndjenja më e lumtur, si sublimitet i këtij pasioni universal të njerëzimit:
Aty ku buzët vure ti, Po pi burim – burimburuar . . . M’u deh, o shpirt, me dashuri, Prej ëndrrës që më mbeti zgjuar . . . !
Buronja borën po e pi, Ku pijmë të dy të dashuruar . . . Aty ku buzën vure ti Po pi burim të kthjellëruar . . .
Nuk janë të pakta motivet që sendërtojnë lumturinë e magjinë e kësaj ndenjeje, sublimitetin e saj. Në to dashuria përjetohet më tepër si ëndërr se sa si realitet, më tëpër si dëshirë se sa si realizim. Kështu poezia e Sulkuqit fiton, ndonjëherë, nota platonike dhe përmasa universale. Ajo në këto raste ecën plotësiht në shtigjet lasgushiane. Jo vetëm dhimbje e dëshiruar, e ëmbël, dashuria, duke qenë burimi, gjeneratori që vë në lëvizje jetën, forca që e mban gjallë atë, është edhe një dhimbje e nevojshme dhe e domosdoshme: “Nëse më zgjon sot e pas-mot / me heshtje-dhimbje, dashuri, / të kthehem gjethëz në stinë pa mort, / ku edhe dimri fal rini.” (“Zotin e bëj të flas me zë”).
* * * Një tis i tejdukshëm sensualiteti, i endur mes ëndrrës dhe zhgjëndrrës, mes dëshirës dhe bëmës, mes fantazisë dhe realitetit, përbën një risi tjetër të vyer për letërsinë tonë erotike, që poetja Sulkuqi e ka realizuar me sukses. Më së tepërmi është një frymë sensualiteti që vibron aty-këtu, një shkëndijëzë që feks mbi motivet erotike. Në raste të tilla, realiteti jetësor në vetëdijen artistike të autores krijon një realitet përfytyrues poetik, që bart ide e mesazhe aq të këndshme, të bukura e të hijshme për një poezi femërore. Në këto motive dritësohet një feminitet intim që rrallë ndeshet në letrat tona. Duhet thënë se që në krye të herës, kur filloi të lavrohet lirika erotike në gjirin e letërsisë sonë, asaj nuk i kanë munguar notat sensuale; por ajo ka pasqyruar kufizimet e kohës dhe duke qenë kultivuar vetëm prej poetëve burra, i ka munguar deri vonë vizioni femëror i trajtimit. Edhe në poemthin erotik “Bukuria” të Naimit, sado që tek ai mbizotëron botëkuptimi panteist dhe femrës i janë veshur atribute hyjnore, nuk mungojnë ngjyrimet semantike sensuale. I dashuruar marrëzisht, Naimi prehet duke puthur këmbët “mëkatare” të së dashurës:
Baltë e pluhur do të bëhem Të më shkeli këmbë e saj E të prehem duke puthur Atë këmbë pasandaj.
Duke ecur i tëri në gjurmët e Naimit, por duke e zëvendësuar sfondin panteist me një sfond magjepës fshatarak, Lasgushi në poezinë “Ti po vjen që prej së largu”, ka kënduar:
Ti po vjen që prej së largu magjiplotë-e dalëngadalë. Ti po vjen që prej së largu duke shkitur mbi lëndina. Nënë thembërzat e tua përgëzohet trëndelina, Shtrihet luleja mitare e zëmbakut që t’u fal.
E si shkon me hap të matur më pushton një dhëmbshuri: Do të tretem të kullohem në kalim të këmbës s’ate, T’i pushtoj i llaftaruar ato hapëza mëkate . . .
Ndërsa, duke poetizuar në frymë popullore, në poezinë e titulluar “Balladë”, në gojën e vashës na ka dhënë pasazhe të gjera sensualiteti:
Trim më more-edhe më shtrove, Trim më ngrove-e më pushtove’ Trim më puthe-e më mbarove’ Trim o trim seç trimërove.
Në këto shtigje, por një hap më përpara, hasim poetin e talentuar Gaspër Pali, i cili, siç ka vërejtur studiuesi Alfred Çapaliku, “Si rrrallëkush në lirikën shqiptare vizaton ethshëm skena sensualiste, por në çdo sekuencë ndjenja mbetet fisnike dhe nuk ngatërrohet, as në kufirin ekstrem, me instinktin.” 7).
Fike dritën, se terri - the – më pëlqen: Se kur mkatnohet, vjen mbi shpirt tim terri, Pse mkati asht terr, e mkati po shpërthen T’shuhet drita n’dhomën tonë . . .
Në një rast tjetër, duke komentuar poezinë “Zane stuhish”, ky studiues ka shkruar: “Shtjella e kësaj poezie është erotike, gjer në konsumim të plotë” .
E u shkrimë bashkë me shoqi-shojnë Si dy-tri dru në votër nji flakë përftojnë.
Në këtë rrafsh poetik, Sulkuqi tregohet e kursyer, pa teprime në strukturën tekstore dhe në të njëjten kohë me një nëntekst poetik të pasur. Një xhevahir i rrallë poetik është poezia "Mështeknë". Vetë përcaktimi i objektit poetik - (mështekna është berioza e Eseninit, birch i Frostit, maranxhja e Camajt) - të sugjeron një motiv femëror. Mështekna është një dru pylli i viseve tona të ftohta, me trung të drejtë e të hijshëm, me lëvore të lëmuar e të bardhë, herë-herë me një lëkurë si me do luspa të mëdha që në hije-dritat që krijojnë përfton përjetime poetike. Ajo duke "u veshur dhe zhveshur" fiton një konotacion figurativ të fuqishëm. Camaj i ka kënduar: "Një bimë maranxhe çveshet pa turp / në pikë të mjesditës.”
Mështeknë Buzët më humbën mes buzëve, Gishtërinjtë mbi tastjerat e brinjëve Trupi si grusht i mbledhur…
Mështeknë, më thuaj, kaq vjet Si e ruan, Moj, virgjërinë?”
Në tri vargjet e para dritësohet një skenë e vërtetë dashurie, e cila për një piktor modernist të talentuar do të shërbente si frymëzim për të realizuar një kuadër të madhërishëm. Në vargjet e fundit, me një kapërcim të befasishëm pindarik, përthehet linja poetike dhe jetësohet pyetja e pyetjeve, - një motiv erotik krejt i rrallë për letrat tona të dashurisë. Rrallë, shumë rrallë, është ndjerë në letërsinë tonë erotike femërore kjo dozë e fuqishme feminiteti dashuror, që sikur i është tëhuajtur zbrazëtisë së reflektimit në art të përjetimeve të tilla, të cilat për t'u realizuar kërkojnë talent, mjeshtëri, guxim dhe çiltërsi. E pra, poezia shqipe i ndjen të nevojshme këto trajtesa motivore. Me inters për mënyrën e qasjes ndaj objektit artistik dhe, sidomos, për mënyrën e çuditshme se si e përthen atë, çka është e natyrës së ecurisë poetike të kësaj poeteshe, siç e vërejtëm tek "Mështeknë", na paraqitet poezia "Qamë në shteg Qabeje" Tek kjo poezi sendërtohet një kalim i befasishëm e i çuditshëm i motivit nga lehtësimi shpirtëror i dhimbjes së shkaktuar nga plaga e dashurisë tek lumturia që krijon po kjo dhimbje. Motivi shndërrohet e zhvillohet në "gaz e vaj": "Qamë e qeshëm bashkë, / nën udhë e mbi udhë" për të vazhduar "Qeshëm. Më pas qamë / si dy klithma shpirti . . . / Ndaj ag fjetëm bashkë / lodhur nga harrimi.". Vargu i fundit "Ndaj ag fjetëm bashkë, lodhur nga harrimi " vjen si përthyemje mbas përthyemjes.
* * *
Duke na dhënë elemente kreative të frymëzuara nga raste konkrete të përjetuara, me të cilat lexuesi mund të krijojë "historinë" e dashurisë apo të dashurive të saj, Sulkuqi ka pasuruar erotikën tonë me motive të reja, që nuk janë ndeshur më parë në letërsinë tonë. Ja ndonjë shembull: në poezinë “E hershme e shkruar sot", trajtohet një motiv origjinal dhe krejt i veçantë. Dy vajza dikur kanë dashur të njëjtin djalë, një dashuri e mbetur pa përgjigje. Sulkuqi poetizon, duke iu drejtuar shoqes së vet: "Dikur të thashë: / nëse e do siç unë e dua / ta fal, mos të t'humb edhe ty". Ka kaluar kohë, kujtesa që ngjallet kur takohen me njëra-tjetrën ringjall një plagë, që rishtas dhemb e djeg dhe bëhët për poeten farë e një bimësie poetike të njomë e të freskët: "Në takimet tona, ndodh shpesh, / një lot të na djegë mbi faqe . . . ". Një tekst i thjeshtë, por me një nëntekst poetik figurativ e emocional të pasur. Në poezinë "Kritikë Dashurisë", flitet për një letër "me një fjalë prej qielli" dërguar "mot e mot më parë", të cilën ia kujton i dashuri mbas shumë kohësh "vite-drite u dashka të vijë një përgjigje". Vetë procesi krijues në rrafshin e poezisë erotike është në vetvete një dhimbje, që lind për ta mposhtur dhimbjen e plagës së dashurisë, për ta sfiduar atë, "llaftarinë", po njëkohësisht është edhe një delir lumturie, (kur ajo gjen përgjigje). Në poezinë që po shqyrtojmë është vargu, pra krijimi i poezisë, që "e zë për krahu" poeten dhe e "degdis ndër dhembje" dhe është po vargu që "i shkrin" "shtratin e ngrirë nga ethja". Me fjalë të tjera, plaga që hap në shpirt dashuria është sfidë që shfren gjatë aktit krijues poetik dhe i jep poetit lehtësim shpirtëror, prehje, pauzë qetësie. Një disponim i tillë shpirtëror është, mesa duket, një veçori e përgjithshme e veprimtarisë krijuese, por në rastin e poezisë erotike, ku dhimbja individuale është më intensive, është më e theksuar. Kafka ka shkruar: “Për artistin, arti është vuajtje përmes së cilës ai lirohet për t’i përballuar një vuajtje të re.” 9). Më së shumti, lirika erotike e Sulkuqit është refleks i një lutjeje, një dëshirë e ndezur, një gjakim i zjarrtë që pasioni përvëlues i dashurisë, i përjetuar si ëndërr, të shndërrohet në realitet; por që përgjithësisht, nuk e kalon këtë prag, pra nuk jetësohet: “Fshihma lotin / prej një ëndrre / bëma ëndrrën të vërtetë’ (“Fshihma lotin”); ose “Prita hënën / të trokisja në portën tënde / si ëndërr”. Nuk mund të lihet pa u vënë re se leksema endërr, sikurse edhe disa leksema të tjera që përbëjnë çelësa poetikë në frymëzimet e kësaj poeteshe, ka një konotacion të pasur që ndryshon nga një motiv në një tjetër. Kështu, ajo në më të shumtën e rasteve nuk përdoret në kuptimin e saj të parë, leksikologjik, si ëndërr gjumi, dhe as si një gjendje ëndërtare e njeriut të zgjuar, por në kuptimin e vetë ndjenjës së dashurisë, është metaforë e këtij pasioni. Në poezinë “Vetëm ti”, thuhet: “Unë e di / se vëtëm ti, / përmbi gji më je shetitur, / që nga sot e mot e mot / që kur ëndrra më trazoi.” Ose, “Pa të ftuar më erdhe në ëndërr . . . / pa emër, pa të shkuar, pa të ardhme, / ‘të tashmen’ – në ëndërr jetova. / si ‘e tashme’ frikur u largove” (“Emër pa emër”). Duhet thënë, gjithashtu, se nganjëherë është vështirë të përcaktosh në mënyrë kategorike kuptimësinë e kësaj lekseme si stilemë, sepse ajo mund të interpretohet kështu dhe ashtu: “Në shtratin e ëndrës t’u futa . . . / me aromë gruaje të marrë, / tek ëndrra ime u ktheva.” * * * Në motivet e dashurisë si endërr e parealizuar shpesh zotërojnë notat e një keqardhjeje për një rini të ikur, të parinuar, për një dashuri të parealizuar, dhe që gjithnjë tingëllon si një thirrje për ta respektuar dashurinë, për t’i dhënë asaj vendin që i takon në jetë, d. m. th. kryevendin. “Hej, ç’më ikën puthjet! (Nuk e di se ku . . . ?) / ngrinë mbi buzë të ngrira / a mbi fjalë pa prush! ?” (Puthjet). Këtij cikli motivor i takon poezia e bukur tejet origjinale “Si shpend drejt vdekjes”:
Përballë të erdha si njeri As nuk më pe, as nuk më preke . . . Mërgova fshehtas te loti im Si zogth i trembur prej një ngrice . . .
Loti, një tjetër çelës i poezisë së Sulkuqit, në vargun që shkëlqen nga dhimbja: “mërgova fshehtas te loti im”, ka konotacionin e ëndrrës, dashurisë, vuajtjes. Në poezi të tjera, ai ka edhe konotacionin universal të vuajtjes njerëzore dhe të dhimbjes për vuajtjet e të tjerëve, që shfaqet në mjaft poezi të saj. Herë të tjera, duke marrë karakter universal, poezia e Sulkuqit kthehet në ankesë, qortim, kritikë deri në protestë ndaj kushteve shoqërore, ekonomike e shpirtërore, po edhe subjektive, që i bëhen pengesë dashurisë, si në poezinë “Kreshendo”:
Do të lutem për të fundit herë . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . për vajzat që flirt bëjnë me vete, për meshkujt që s’dinë ku venë, për burrat që dehin burrërinë . . . për djemtë që kërkojnë dashurinë.”...
Në poezinë "Nga gjithë sa kam shkruar", poetesha me nota keqardhjeje gjykon dashurinë a dashuritë e mbetura pa përgjigje. Rinia kalon dhe "s'mund të ndizesh më / kur në hi je tretur". Gabon ai që pretendon të mjekojë plagë të vjetra: "Kush premton që di / të mbyllë një plagë të vjetër, / pa dashje gabon, / hap një plagë tjetër.". Por, përballë këtyre notave pesimiste e disfatiste ngrihet madhërishëm dashuria e femrës si nënë dhe si motër: Çdo gjë që kam shkruar, Fjalë poezish - do t’i gris harruar Pa dhimbje në shpirt
Do mbetem veç nënë Do mbetem veç motër, Kështu qenka thënë Jeta bëhet lodër.
Ky motiv trajtohet, gjithashtu, në poezinë “Dashuritë e mia”. Ndërsa, në poezinë “Puthuni, aktorë”, për dashurinë e pakufishme të nënës, thuhet që ajo rron “edhe kur i shkulet zemra”. Në erotikën shqipe të traditës, ka shembuj të bukur, në të cilët dashuria e mbetur pa përgjigje, dashuria e pafat, vuajtja e pangushëlluar, e ka drejtuar muzën poetike në shtigje të tjera dashurie, në ato universale. Me një simbolikë të tejdukshme, në poezinë “Dejtënori” (Detari), Serembe gjen jo vetëm prehje dhe qetësim shpirtëror, por edhe lumturinë, duke e bartur ndjenjën drejt një ideali po aq të lartë e të fisëm.
Ti te ky dhe . . . pushonj Te deti û dejtënor! Ti prehe, û luftonj Me shi, rrufe dhe bor!
Po ti, kopilje, e di Se yti më së jam: Ruata te nj’yll û i zi E t’e shurbenj û kam.
Kur drita e zbardhën qiellin Dejtënori ëndrrat harron. E ka për nuse fjamurin, Për mall detin këndon.
Dashuria është ndjenjë e fuqishme. Me elemente simbolike të hiperbolizuara, që bartin kumte poetike të pasura, jepet fuqia e madhe e pasionit: “Në më thëntë shpirti “Po”/ mbi dhjetë shpifje fluturoj, / e shkërmoq një mal të tërë, / dhe një lis e hedh në tokë, / le të ketë lisi rrënjë.” (“Në më thëntë shpirti ‘Po”). Shpesh përjetimi i këtij pasioni të fuqishëm paraqitet si dehje shpirtërore, gjendje jo normale e njeriut, delir, etj. Në poezinë “Dy dehje”, thuhet: “Di se nga dy dehje / njëra rri me mua.”. Për te sakrifikohet çdo gjë: “Prej teje, / dua botën e rremë / pa ty, s’e dua as të vërtetë.” Për t’u theksuar është se koncepti për dashurinë në erotikën e Sulkuqit është real, i jetës. Ndërsa Lasgushi ndonjëherë i atribuon dashurisë një burim abstrakt, të mëvetësishëm: “Se s’dashuronja as un’ as ti, / po dashuronte dashuria”; Sulkuqi e zbret në tokë: “Po nuk u deshem ne të dy, / s’ka si të duhet dashuria”. Në një poezi tjetër, jetësohet një situatë edhe më konkrete : “Ditën / zihemi me dashurinë, / natën / për te na merr malli.”. Poezia e dashurisë, në përgjithësi, dhe, në mënyrë të veçantë, motivet erotike tek kjo poeteshë kryqëzohen shpesh me motivet e mërgimit, çka nuk është e re në poezinë tonë gojore dhe të lavruar; por në poezinë e saj janë të gjalla notat e aktualitetit të mërgimit shqiptar të viteve të fundit, më së tepërmi, i detyruar nga kushtet ekonomike, politike e shoqërore. Nuk duhet harruar edhe një impuls shpirtëror i shqiptarit për mërgimin. Çabej ka vënë re që “dëshira e përhershme e shqiptarit për shtegtim” ka gjetur pasqyrimin e saj në “këngët e përmallshme të mërgimit” 10). Ky kryqëzim motivesh ka jetësuar poezi të ndjeshme dhe shpesh shumë të bukura. Në poezinë "Mbamë këtu" (Bisedë me veten), poetesha i drejtohet vetes:
"Mbamë këtu, nëse je imja? mos më degdis në dhè të huaj! ku të më qajë një korb i verbër, ku të këndohem e harruar". Në poezinë “Letër burrit nga Shqipëria në NY”, theksohet tensioni i ndarjes, në një vështrim më tepër sensual. "...Dhe kthehem, / përkthehem / në shtratin e gjerë . . . / gjysmë e çarçafit . . . / agohet pa rrudhur/... " Ndërsa në poezinë: “ . . . Që të afrojnë me ndarjen”, përsëritet me një realizim krejt të ri motivi i mëparshëm: “Të të puth në shtratin e zjarrtë, / nuk mund! / të m’i ftohësh afshet e natës, gjithashtu.”
* * *
Në fushën e lirikës erotike të traditës, kritikën tonë letrare e ka shqetësuar dukuria e diskrecionit, mungesa e identifikimit nga ana e poetëve për vajzën që kanë dashur, dukuri kjo që është shfaqur që tek Naimi, në poemthin erotik“Bukuria” dhe ka vazhduar, me ndonjë përjashtim të rrallë, deri tek Migjeni, që është cilësuar si “poeti më i skajshëm i mundshëm në poezinë tonë të traditës”, dhe “poeti, ashtu siç fshehu lidhjen emocionale me një vashë që e desh nga sytë e bashkëkohanikëve dhe bashkëqytetarëve, po me aq rreptësi e fshehu edhe nga lexuesi i vargjeve të tij” 11). Pa mohuar kushtet shoqërore të kohës, që janë bërë pengesë për të shfaqurit publik të së dashurës a të të dashurit, dhe vetë mëndësinë e kohës, mendoj se shkak i kësaj dukurie është edhe natyra e përmbajtur e shqiptarit. Çabej, një nga njohësit më të mirë të psikologjisë së popullit tonë, ka shkruar: “Thelbi shpirtëror i popullit tonë është rezervimi” 12). Çajupi, përveç emrit të gruas së vdekur, Evgjenisë, ka përmendur emra që sipas gjase janë emra fiktivë. Kështu edhe Camaj. Ndryshon puna me Gaspër Palin, që përmend në lirikat e tij erotike emrin e vajzës që dashuroi dhe me të cilën pati marrëdhënie intime, Kleyden, shqiptuar me aq bukuri e brishtësi artistike në poezitë: “Dritë të mshehuna”, “Vashë e panjohtun”, “Zane stuhish”. Sikur e ndjen peshën e rëndë të diskrecionit të poezisë së traditës, Sulkuqi bën përpjekje të çlirohet prej saj. Në poezinë “Pas 30 vjetësh”, poezi kushtuar shokut të maturës, “poetit dhe njeriut fisnik Nexhip Ejupi”, që dikur shkruante vjersha për te, ajo poetizon: “Të t’them të drejtën, / vjershat kur lexoja, / ‘kështu jam veç unë’ – me vete mendoja”. Por “më mirë që nuk fole, / më mirë që s’të kuptova. / Kaq bukur s’do shkruaje, / sot s’do të takoja”. (ishte fjala për një takim poetësh). Gjithsesi, u shpall apo nuk u shpall idenntiteti i së dashurës a i të dashurit, nuk ka ndonjë vlerë në rrafshin e realizimit poetik: as nuk e bën më të përsosur dhe as nuk e lë të mangët poezinë.
* * *
Mjeshtëria në fushën e poezisë erotike të Iliriana Sulkuqit qëndron në vlerat estetike të kësaj poezie, që njëmendësohen në përcaktimin e objektit poetik, në mënyrën e qasjes ndaj tij, gjuhën, stilin, figuracionin. Ajo që e dallon më së shumti veçorinë e përcaktimit të objektit poetik është burimi i këtij objekti nga rrethanat jetësore të poetes; dhe ajo që e dallon mënyrën e qasjes ndaj objektit poetik është sinqeriteti i plotë, çka përbën një nga çelësat e suksesit, mos më krysorin, përveç talentit të padiskutueshëm dhe pjekurisë së arrirë artsitike. Kritiku ynë i shquar, Mitrush Kuteli ka thënë: “Në kazuistikat personale (rrethanat, rastet jetësore, shënimi im, A. Ç), buçet e duket poeti i vërtetë” 13). Me një ndjeshmëri të theksuar ndaj fjalës poetike, Sulkuqi ka krijuar një fjalor të vetin plot fluiditet lirik, të cilit i paraprijn leksemat-stilema shpirti, ëndrra, loti, dashuria, e ndonjë tjetër që, siç e vumë në dukje më lart, janë të pasura me kuptimësinë figurative, që nga domethënia e tyre semantike e deri tek vezullimet përsiatëse filozofike për dashurinë. Fjalë të reja ka krijuar ajo nga brumi i gjuhës sonë simbas ligjësive të fjalëformimit të shqipes dhe, në ndonjë rast duke e thyer atë, por gjithnjë me vlera të qarta e të hijshme semantike e stilistike, që bartin ngarkesa emocionale shpesh të fuqishme. Pa ndonjë karakterizim dhe pa ndjekur ndonjë kriter, po përmend disa prej tyre: pranverë erëtërfil, shall kripëgrisur, ndjellafjalë, burim-burimburuar, rroba blerëfalur, botë bardhëngrirë, moj trupëz-zhveshura, po pi burim të kthjellëruar, grirojnë retë, bletëroj, bletërohem, i hirëm, liqeni klithmërohet, fli vogël-gjyshe, shoqe-madhe, ngjyrëshpirti, udhëshpirti, supe-dhimbjet, fjalë-rreze, mallzjarr, mall-pritjeje, bukuri-plage, vjeshtë-okrën, pragfjetje, largndarje, flori-nëne, nina-nana-djepërie, përzgjime, hapnajë, etj. Këto formime i japin një shprehësi të veçantë të një bukurie të rrallë artistike poezisë së Sulkuqit. Ndonjëherë një fjalë e vetme i jep vlerë poezisë ose e dëmton atë. Fjalët bëjnë çudinë në artin letrar dhe çudia në lirikë, sidomos në lirikën erotike, është më e madhe se kudo tjetër. Sulkuqi e di mirë këtë. Dhe ja sesi me fjalë të sajat, ajo i thur himne dashurisë, sublimon lumturinë që fal ajo, jep dehjen e përhershme të pasionit:
Aty ku buzët vure ti, Po pi burim-burim-buruar . . . Dehu, o shpirt, me dashuri Prej ëndrrës që më mbeti zgjuar. Buronja borën po e pi, Ku pijmë të dy të dashuruar . . . Aty ku buzën vure ti Po pi burim të kthjellëruar . . .
Një përkujdesje të veçantë kjo poeteshë i kushton organizimit fonetik tingullor të fjalës, vargut, strofës. Në këtë dukuri fonologjike-stilistike, një rol të rëndësishëm luajnë përsëritjet, të cilat përbëjnë një nga veçoritë kryesore stilistike të poezisë së saj. Nëpërmjet tyre, shpesh krijohen harmoni imitative tingujsh, fjalësh e shprehjesh, që jo vetëm i japin një hijeshi të brishtë, të veçantë e origjinale vargut, por edhe pasurojnë nëntekstin semantik dhe, sidomos, emocional të poezisë:
Nëpër zgjime – / zgjoj e zgjohem / Bletëroj e s’bletërohem (Përzgjime).
Veçoria kryesore e figuracionit në poezinë e Sulkuqit është të qenët larg manisë për të absolutizuar abstraksionin poetik, dukuri që nxjerr kokën tek mjaft poetë të sotëm. Natyrshëm që poezisë së sotme nuk mund t’i mohohet abstragimi; asaj duhet t’i mohohet një absragim i pashpjegueshëm. Kritiku letrar Agim Vinça ka shkruar: “Arti i kohës sonë e ka intensifikuar abstraksionin poetik, si një primat të vetin. Kritika letrare, që është vetëdije e veprës, duhet ta zbresë atë në nivel racional-analitik” 14). Një gjë e tillë kërkon domosdoshmërisht që simboli ose figura të ketë një “nivel racional-analitik”, që duhet zbuluar, shpjeguar e komentuar. Duke iu shamngur simbolikës së errët dhe metaforave të dyshimta, që i lënë vend më së tepërmi hamendjes sesa argumentimit ndjenjësor dhe racional, Sulkuqi arrin të sendërtojë një poezi me një nëntekst të pasur figurativ dhe njëheri mjaft emocional. Një figuracion i tillë, i thjeshtë deri në kufi thjeshtësie, i pasur tejet me nëntekst poetik që bart mesazhe fisnike e të hijshme, të ndjell një dëshirë të pashuar për lexim e rilexim, dhe pas çdo leximi të pasuron nëntekstin poetik:
Mos ma fshij lotin, Lëre të rrjedhë Në lumin e rrudhur, Ku lahet një hënë, E joshur nga yjet.
Vargje të tjera, në të cilat shqiptohet keqardhja për dashuri të parealizuar, kullojnë bukuri përftesash metaforike dhe shprehësish stilistike:
U putha a s’u putha . . . Dielli u dogj brenda vetes, Hëna m’u ftoh nëpër duar. *** Veçori tjetër e metodës krijuese të Sulkuqit është përdorimi i dendur i tri pikave të retiçencës, përdorimi i dendur i presjeve, pikëçuditëseve, etj. Dihet që një përdorim jashtë mase i një elementi poetik a stilistik, që vjen e shndërrohet në manierë a obsession, e dëmton veprën letrare. Kur pauza përdoret me vend krijon mundësinë e persiatjeve për një kuptim e zbërthim sa më të mirë të konotacionit të një fjale, vargu, strofe a poezie. Nuk është pa vlerë edhe “arkitektura” e poezisë; përkundrazi, ajo ka rolin e saj, që nuk është thjesht viziv, nuk ka thjesht funksionin e bukurisë së pamjes a plotësimin e nevojës për shlodhje-kalim syri. Ajo ndikon në bartjen e mesazhit dhe ndihmon për një kuptim sa më të mirë të tekstit dhe, sidomos, të nëntekstit poetik nga ana e lexuesit, e aktivizon atë më shumë në përvetësimin e tyre. Po bie vetëm një shembull: poezia “Mështeknë”, për tekstin dhe nëntekstin që ka, natyrshëm njëmendësohet në dy strofë; ndërsa në vëllimin poetik “ . . . Më kërkon falje” është botuar në monokolonë; në antologjinë poetike “Poezi” është botuar në tre distikë dhe në një strofë treshe. (!)
Përfundimisht, Iliriana Sulkuqi ka një poetikë të vetën, veçori të stilit artistik që e dallojnë atë, veçori që burojnë nga temperamenti tejet i hovshëm impulsiv, talenti i padiskutueshëm dhe pjekuria artistike. Ajo ka sjellë në sofrën kombëtare të poezisë erotike një poezi femërore me nota liriko-dramatike, me vlera të larta estetike, dhe, siç e kemi thënë më lart, ka zgjëruar dimensionet e poezisë së dashurisë në hapësira poetike pak ose aspak të njohura më parë; ka krijuar përftesa semantike dhe stilistike originale të hijshme e të pasura në kuptimësinë poetologjike, duke siguruar kështu një komunikim të përhershëm me lexuesin.
Anton Çefa
Referenca:
1). Th. S. Eliot, “Tradita dhe talenti individual”. Cituar sipas Anton Nikë Berishës “Çështje teorike të letërsisë”, shtëpia botuese “Faik Konica”, Prishtinë 2005. 2). Klara Kodra, “Poezi e qartësisë”, në vëllimin “Poezi” të Iliriana Sulkuqit, f. 251. 3). Ali Aliu, “Kërkime – Studime, kritika, ese”, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1990, f. 292. 4). Vehbi Bala, “Lasgush Poradeci dhe poetë të tjerë të viteve 20-30”, në “Historia e letërsisë shqiptare”, Tiranë 1983, f. 528. 5). Sabri Hamiti, “Lasgush Poradeci - Vdekja e Nositit”, shtëpia botuese “Rilindja”, Prishtinë, 1978, f. 30. 6). Lasgush Poradeci, “Poezi, et coetera . . .”, tek “Lufta e penave – Zgjedhje antologjike e polemikës shqipe”, nga Sevdai Kastrati, “Botimet Toena”, Tiranë, 2002, f.424 7). Alfred Çapaliku, “Gaspër Pali – Jeta dhe vepra”, shtëpia botuese “Camaj – Pipa”, Shkodër, 2002, f. 42.
. Alfred Çapaliku, vepër e cituar, f. 46. 9). Franz Kafka, cituar sipas Anton Nikë Berishës “Njëmendësia e fjalëve – Mundësi interpretimesh letrare”, shtëpitë botuese “Shpresa & Faik Konica”, Prishtinë, 2006, f.226. 10). Eqrem Çabej, “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”, Përgatitur për shtyp nga Brikena Çabej, shtëpia botuese MCM, Tiranë 1994, f.43. 11). Ali Aliu, vepër e cituar, f. 331. 12). Eqrem Çabej, vepër e cituar, f. 28. 13). Mitrush Kuteli, “Poetë dhe detraktorë”, tek “Lufta e penave”, f. 490. 14). Agim Vinca, “Aspekte të kritikës sonë”, “Rilindja”, Prishtinë, 1977, f. 125.
-Anton Çefa, poet, studiues, editor i gazetës ”Dielli“- SHBA -
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|