Kallmeti Online
Shkurt 06, 2012, 09:53:49 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Champions League, Tirana perballe Stabaek  (Lexuar 955 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #2 : Shtator 18, 2009, 11:08:11 PD »

Edhe Tirana tërhiqet nga kontrata me UFA
» Dërguar më: 17/09/2009 - 22:38

• Pas Dinamos, edhe Tirana është tërhequr nga firmosja e kontratës me UFA Sports për të drejtën televizive të Superligës. Shkak për këtë mësohet se janë bërë kushtet e kontratës, sidomos fakti se palë konsideroheshin vetëm Federata dhe kompania. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE-Tirana është bërë klubi i dytë, pas Dinamos që nuk firmos marrëveshjen me kompaninë gjermane UFA Sports për të drejtën televizive të Superligës. Klubi bardheblu është tërhequr në momentet e fundit, kur gjithçka dukej se ishte gati. Shkak për këtë mësohet se është bërë fakti se palë në kontratë konsideroheshin vetëm Federata dhe kompania gjermane UFA Sports. Një gjë e tillë është vlerësuar si jo e drejtë nga kampionët e vendit, që nuk kanë firmosur. Nënshkrimi i kontratës ishte konfirmuar për dje në orën 11 dhe pritej që 11 klube, përveç Dinamos, të firmosnin dhe të bëheshin pjesë e paketës. Refuzimi i Tiranës e vë në rrezik marrëveshjen, duke qenë se bëhet fjalë për klubin më të madh në vend. Klubet shqiptare do të përfitojnë 600 mijë euro vitin e parë nga e drejta televizive. 300 mijë nga këto do të jepen nga kompania gjermane UFA Sports dhe 300 nga vetë Federata.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Korrik 08, 2009, 10:59:06 MD »

Vllaznia, Lika mban lojtaret me “kembe ne toke”
08/07/2009 21:35

Vllaznia, Lika mban lojtaret me “kembe ne toke”
Fitorja 2-1 ne Irlande perballe vendasve te Sligo i jep Vllaznise me shume shanse kualifikimi per ne turin e dyte te Europa League.

Por trajneri i shkodraneve, Hasan Lika kerkon nga futbollistet e tij te qendrojne me kembe ne toke dhe te menaxhojne lojen, per te mos i dhene asnje mundesi irlandezeve te bejne suprizen ne “Loro Borici”.

Trajneri Lika ka hedhur poshte idene e ardhjes ne skuader per kete sfide te sulmuesit shqiptar Fatmir Vata, por ka pohuar se ekipi ka nevoje edhe per disa perforcime te tjera per te qene kompetitive ne gjitha kompeticionet e ketij sezoni.

Cdo fitore, barazim apo dhe humbja minimale 0-1 do te sjelle kualifikimin e Vllaznise ne turin e dyte, ku kundershtari tashme dihet eshte skuadra austriake e Rapid Viena. 
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Qershor 22, 2009, 09:58:04 PD »


Champions League, Tirana perballe Stabaek
22/06/2009 13:10

Champions League, Tirana perballe Stabaek
Sot ne mesdite ne Nion te Zvicres eshte hedhur shorti per fazen e pare eliminatore te “Uefa Champions League”.Kampionet e Shqiperise, bardheblute e Tiranes do te perballen me kampionet norvegjez Stabaek IF.

Ndryshe nga pjesemarrjet e tjera ne Champions League kete here kerkohet me shume nga bardheblute nisur edhe nga prononcimet e donatorit Refik Halili i cili nuk ka kerkuar thjesht kalimin e nje faze por nje paraqitje me dinjitoze se heret e tjera.

Megjithese shorti nuk eshte treguar shume bujar me bardheblute, mundesite per te kaluar fazen e pare te eleminatoreve jane. Por duhen pare dhe lojtaret qe mund te afrohen deri ne perballjen e pare.

Ndeshjet e para te vlefshme per Uefa Champions League do te luhen me 14 dhe 15 korrik ndersa ato te kthimit me 21 dhe 22 korrik dhe bardheblute do te presin ne Tirane vikinget e Stabaek IF.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!