Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 03:10:50 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: 1 [2] 3 4 5
  Printo  
Autor Teme: 28 Qershor  (Lexuar 6374 here)
0 Anetare dhe 3 Vizitore po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #49 : Korrik 03, 2009, 08:15:15 PD »

   
Gara e zgjedhjeve ne Fushe Kuqe, PD ne avantazh tek dy kutite e para
» 03/07/2009 - 14:32
Dy grupet e numërimit kane nisur numërimin për 6 kutitë e Fushë-Kuqes, të cilat ndodhen në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nga dy kutite e para PD kryeson me vota ndaj kundershtares PS. Vazhdon numerimi i kutise se trete

TIRANE

Ora 14:31-Përfundon numërimi i kutisë II, PD 336 vota, PS 143

Përfundoi së numëruari dhe kutia e dytë nga 6 kutitë gjithsej të KZAZ 39 e qarkut të Lezhës. Kutia e dytë e Fushë Kuqes me numër QV 0900 rezultoi me 336 vota për PD, 143 për PS. NIs numerimi i kutise se trete. Mbeten dhe 3 kuti ende pa hapur

Ora 14:00- Vazhdon numerimi i kutive te Fushe Kuqes

Dy grupet e numerimit ne KQZ vazhdojne numerimin e 4 kutive te tjera me flete votimi qe u perkasin banoreve te Fushe Kuqes se Kurbinit, qarku Lezhe.

Ora 12:30-Kutia II plot me fletë të papërdorura

Nga shqyrtimi i kutisë së dytë të Fushe Kuqes rezultoi se nga fletët e votimit 613 prej tyre rezultuan të përdorura, 635 të papërdorura, kurse 5 të dëmtuara. Fletët e papërdorura ishin krejtësisht të bardha dhe të pambushura

Ora 11:50-Nis numerimi i kutise se dyte

Pas perfundimit tenumerimit te votave ne kutine e pare QV 0917 te KZAZ nr 39 Kurbin, Lezhe nis numerimi i kutise se dyte. Nderkaq ne pritje jane dhe 4 kuti te tjera.

Kutia e pare, fiton PD me 187 vota

Ora 11:30-Përfundon shqyrtimi dhe numërimi i kutisë së parë të KZAZ numër 39 të Lezhës ku rezultoi se PD ka 187 vota të vlefshme, kurse PS 75 vota të vlefshme. Pas tyre vijojne LSI me  18 vota, PR 9 vota e PLL 1 vote. Nga numërimi i votave rezultuan se 2 vota për PD rezultuan të pavlefshme dhe u propozua që të kalojnë në zarfin e kontestuar.

Ora 10:35-Debate ne kQZ

Nisin debatet në kQZ për numërimin fizik të fletëve të votimit. Anëtarja socialiste e KQZ, Dëshira Subashi u kujtoi anëtare të tjerë të KQZ se dje kishin rënë dakort për procedurat se fletët i merr dhe kontrollon kreu i KQZ. Kryetari i KQZ, Ristani pranoi qe fletet ti numeroje administrata, kurse nenkryetarja e KQZ, Subashi kundershtoi. Ristani propozoi qe verifikimin e fleteve ta beje vete Subashi. Nderkaq Subashi ka nisur kontrollin fizik te fleteve, nje nga nje. Gjate numerimit marrin pjese dhe mediat.

Ora 10:20-Hapet kutia e pare

Nga kutia e parë e Fushë Kuqes së KZAZ-së 39, të Kurbinit, qarku Lezhë rezulton se 334 fletë votimi janë të papërdorura, 315 fletë të përdorura, 4 të dëmtuara pasi u mungon numri i mjetit të identifikimit.

Ora 09:40-KQZ nis numërimin e votave të Fushë Kuqes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nisi numërimin e 6 kutive të fundit të Fushë Kuqes që i përkasin një KZAZ-je të Lezhës. Janë angazhuar dy grupe numërimi për 6 kutitë e KZAZ numër 39 të Kurbinit, rezultati i të cilave do ti bashkangjitet 53 kutive të Lezhës.

KQZ miratoi në unanimitet pasditen e djeshme, se 6 kutitë e Fushë-Kuqes që i përkasin KZAZ-së 39, do të numërohen sot në orën 9.00 në ambientet e KQZ-së. Sipas vendimit që u mor në këtë mbledhje të KQZ-së, tashme jane ngritur dy grupet e numërimit të cilat kane nisur numërimin për 6 kutitë e Fushë-Kuqes, të cilat ndodhen në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Rezultatet që do të dalin nga këto kuti votimi do t’i bashkëngjiten 53 kutive të tjera të qarkut të Lezhës, duke nxjerrë kështu edhe rezultatet përfundimtare dhe mandatet shoqëruese të Qarkut të Lezhës. Të dhënat paraprake nga ky qark nxjerrin fituese PD-në me 4 mandate deputetësh, e ndjekur nga PS-ja me 3 deputetë.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #48 : Korrik 02, 2009, 10:19:37 MD »


Kryesia e LSI: Prifti, jo vendim individual për koalicionin
Shekulli Online | 02/07/2009


TIRANË- Gjatë orëve të mbrëmjes LSI ka mbledhur kryesinë ku tema më e debatuar ka qenë deklarata e deputetit Dritan Prifti se "do të jemë deputeti i 71-i i Berishës". Më pas, Prifti është bindur që të mos ketë votë indviduale, por të jetë pjesë e vendimit të partisë për koalicionin. Anëtarë të kryesisë së kësaj partie, thanë se Prifti është bindur dhe nuk do të marrë asnjë vendim në të kundërt të vendimit që do të marrë LSI për rreshtimin në koalicion, majtas apo djathas.

Përsa i përket marrëveshjes mësohet se Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk ka marrë ende asnjë vendim për koalicion.

******

LSI, ende asnjë qëndrim zyrtar për koalicionet dhe deklaratat e Dritan Priftit

ora 14:00

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) i ka bërë thirrje dy partive kryesore në vend, PD dhe PS, që të presin me qetësi rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit, ndërkohë që nuk ka dhënë asnjë reagim për qendrimin e saj lidhur me koalicionin.
"I bëjmë thirrje Berishës dhe Ramës që të presin me qetësi rezultatet e zgjedhjeve dhe të mos pengojnë më tej komisionet e administrimit zgjedhor për mbylljen sa më shpejt të procesit të stërzgjatur, që ai të mos degjenerojë më tej në sherre politike, sepse imazhi dhe e ardhmja e vendit janë shumë më të rëndësishme se interesat partiake", deklaroi sot gjatë një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili.
Sipas tij, imazhi i vendit është cenuar rëndë nga këto zgjedhje pa standarde dhe çdo hap i mëtejshëm i papërgjegjshëm lidhur me tensionimin e situatës do të çonte në një prishje të imazhit të vendit për procesin e integrimit, ku përgjegjësia do të rëndonte mbi këto dy forca politike.


*****************

Nje nga 4 deputetet e LSI eshte shprehur se do tja jap voten e tij Berishes. Ka dyshime te forta qe ky nuk eshte qendrim emocional por nje marreveshje parazgjedhore me Berishen, qe ka si qelim politik rrezimin e Rames nga kreu i PS dhe rimarrjen e drejtimit te kesaj partie nga Nano dhe Meta..
"Do të jap votën time pro për të krijuar një maxhorancë në parlament. Do t'ia jap votën Berishës dhe do t'i vë vetëm një kusht që është: Shqipëria të bëjë të paktën një herë zgjedhje të lira dhe të ndershme".
Kështu është shprehur dje kandidati për deputet i LSI-së, Dritan Prifti në televizion, ndërkohë që Ilir Meta e quajti qëndrimin e tij si "emocional".

Ai u shpreh se kërkesa e tij ndaj kryetarit të PD-së do të jetë hartimi i një ligji, "për të bërë rinumërimin e votave në këtë proces dhe të penalizohen ata që kanë prishur këto zgjedhje". Sipas tij, kjo do të japë mesazhin se askush nuk do të tallet me votën e lirë dhe askush nuk mund të manipulojë procesverbalet. "Nëse do të jepet ky mesazh, nuk do të ndodhë më vjedhja e votës", - u shpreh Prifti. Deputeti i

LSI-së nuk ka nguruar që të etiketojë armik kreun e PS-së, Edi Rama, sepse sipas tij ishte Edi Rama ai që bëri një ligj për të larguar nga skena politike LSI-në. "LSI ka fituar në këto zgjedhje, sepse ishte projektuar një vit të tërë një goditje asgjësuese ndaj LSI-së. U ndryshua Kushtetuta vetëm për të goditur LSI-në, u bë një Kod Zgjedhor vetëm për të goditur LSI-në, u paguan spote në fushatë nga Partia Socialiste vetëm për të goditur LSI-në dhe janë paguar miliona euro në fushatë, sidomos 2-3 ditët e fundit për të goditur LSI-në", - u shpreh Prifti.

Ai ka nënvizuar gjithashtu se e ka kundërshtar Edi Ramën, sepse "ai po lë përsëri Berishën në pushtet vetëm për shkak të një idiotizmi të tij, donte të zhdukte të gjithë faktorët brenda së majtës". "Si të kem respekt për këtë njeri, po lë përsëri të gjithë të majtën në opozitë", - u shpreh Prifti. Madje, ai ka hedhur akuza edhe në drejtim të kandidatëve të Partisë Socialiste, se u kanë dhënë nga 100 euro qytetarëve për çdo votë që ata do të hidhnin për ta në zgjedhjet e 28 qershorit. "Është bërë betejë asgjësuese ndaj nesh; ne jo vetëm që s'u asgjësuam, por kemi 4 mandate të florinjta, që peshojnë sot më shumë se 40 mandate, të cilat do t'i merrnim ne nëse nuk do të ndodhte kjo kasaphanë ndaj LSI-së. Kasaphanë me ligj, kasaphanë me para", - u shpreh Prifti.

Duke e cilësuar një mandat të florinjtë mandatin e tij, Prifti u shpreh se LSI-ja është e vetmja forcë politike që "sot vendos balancën e qeverisjes dhe i jep fund të gjitha diskutimeve të vlefshme apo të pavlefshme sot".

I pyetur nëse edhe mandatet e tjera të LSI-së do të shkojnë në koalicionin e Berishës, Prifti u shpreh se "mandatet e LSI-së do të diskutohen". "Mandati im personal do të jetë kundër Edi Ramës, që do të thotë, mund të jetë pro Sali Berishës në votimin në Kuvend. Për ta zgjidhur përfundimisht nëse Sali Berisha ka 70 mandate për të bërë maxhorancën, ka edhe mandatin tim", - u shpreh Prifti.
« Ndryshimi I Fundit: Korrik 03, 2009, 08:14:41 PD nga Kallmeti & Lek Gjoka » Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #47 : Korrik 02, 2009, 09:30:02 MD »


     
Zgjedhjet, Withers apel politikanëve: Angazhohuni për përmbylljen e rregullt të procesit
» 02/07/2009 - 20:41
Ambasadori amerikan Withers u ka bërë thirrje politikanëve shqiptarë të angazhohen për përmbylljen e rregullt të procesit zgjedhor në mënyrë që të mos kemi një përfundim partiak të tij. “Motivohuni për një Shqipëri më të fortë” theksoi Withers gjatë ceremonisë festive organizuar me rastin e 233 vjetorit të pavarësisë amerikane. Të pranishëm , Topi, Berisha e Rama.
BALKANWEB.TV: Zgjedhjet, Withers: Angazhohuni për përmbylljen e procesit


TIRANE- 5 ditë, pasi shqiptarët janë shprehur për Kuvendin e ri, duke mos marrë ende përgjigje për votën e hedhur në kutitë e votimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërheqin vëmendjen, për të mbyllur procesin zgjedhor. Në një ambient festiv për 223 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryediplomati amerikan në Tiranë Jonhn Withers në prani edhe të drejtuesve të shtetit shqiptarë i ka bërë apel politikanëve që të përfundojnë në mënyrë të rregullt dhe jo partiake numërimin e votave.

“Shqipëria është tashmë në fazën përfundimtare të zgjedhjeve të rëndësishme parlamentare, numërimit zyrtar të votave dhe shpalljes së rezultateve përfundimtare. Unë i bëj thirrje drejtuesve politik shqiptarë, ndërsa siç edhe e pres ky proces të përfundojë në një mënyrë të rregullt, jo partiake dhe profesional. Pavarësisht se kush e fiton këtë garë, inkurajoj që të gjithë aktorët politik në vend të tregojnë vullnet të mirë që të ndërmarrin përpjekje të sinqerta që dhe ju të gjeni kompromiset e domosdoshme për të kapërcyer dallimet tuaja. Të motivoheni nga dëshira për ti lënë fëmijëve dhe nipërve tuaj një Shqipëri më të mirë më të fortë se ajo që trashëguat”- theksoi ambasadori Withers në fjalën e tij.

Tensioni mes aktorëve të zgjedhjeve të 28 qershorit është reflektuar hapur edhe me takimet me diplomatët e huaj në Tiranë, pjesëmarrës në festën e Ambasadës Amerikane. Kryetari i Partisë Demokratike, Berisha dhe kreu i Partisë Socialiste Rama, nuk kanë patur asnjë kontakt aq më tepër shtrëngim duarsh me njëri-tjetrin. Ndërkohë që gjatë këtyre ditëve komunikimi i tyre deri më tani ka qenë vetëm mediatik me sulme e akuza për zvarritjen e zgjedhjeve të së dielës. Por gjatë festës ka rënë në sy edhe ftohtësia mes Presidentit të Republikës me kryeministrin Berisha dhe nënkryetaren e Partisë Demokratikë Jozefina Topalli, të cilët nuk kanë patur asnjë komunikim me njëri tjetrin deri në momentin ku ambasadori Withers është afruar me ta për të ndarë trokitjen e gotave.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #46 : Korrik 02, 2009, 11:31:27 PD »

      
Zgjedhjet, reagon diplomacia Italiane: Vijoni me korrektësinë
» 02/07/2009 - 15:46
Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini ka vlerësuar si të qetë ditën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri dhe ka kërkuar që zgjedhjet të jenë korrekte deri në fund. Në një mesazh të tij, shefi i diplomacisë Italiane, tha se procesi ishte më i mirë se në të shkuarën, por ishin vënë re disa episode parregullsie. Fratini nxiti Shqipërinë të vazhdojë me reformat për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
BALKANWEB.TV: Zgjedhjet, Fratini: Vijoni me korrektësinë


ITALI- Diplomacia italiane ka reaguar për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri. Në një deklaratë të tijën ministri i Jashtëm italin Franko Fratini ka deklaruar se dita e votimit ishte paqësore dhe i bëri thirrje politikës në vend që edhe faza e fundit e këtyre zgjedhjeve, që është numërimi i kutive të votimit të jetë korretk.
Shefi i diplomacisë italiane Fratini përgëzoi Shqipërinë për korrektësinë e zgjedhjeve, por vuri në dukje edhe disa episode parregullsie, ndonëse sipas tij pari përmirësim, krahasuar me zgjedhjet e së kaluarës. Ministri i Jashtëm italian vijon deklaratën e tij duke nxitur forcat politike në Shqipëri që me një shpirt konstruktiv të mund të ndërtojnë një qeveri që do të ndjek rrugën e reformave për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Fratin shprehet në mesazhin e tij se reformat janë shumë të rëndësishme për stabilitetin dhe progresin e vendit dhe të gjithë Rajonit.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #45 : Korrik 02, 2009, 08:11:39 PD »

      
PD, e hapur për koalicion paszgjedhor me forca politike
» 02/07/2009 - 12:26
Kryeministri pohoi se PD kerkon koalicion paszgjehdor, por jo me baze te gjere. Kryeministri veçoi vullnetin e shprehur nga deputeti i LSI-së, Dritan Prifti, për t'iu bashkuar koalicionit të djathtë, ndërsa theksoi se "ai po kërcënohet në mënyrën më të turpshme".

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha konfirmoi sot se "PD synon dhe kërkon të bëjë koalicion paszgjedhor me forca politike", ndërkohë që sqaroi se "nuk mbështet krijimin e koalicioneve me bazë të gjerë".
Sot në mesditë gjatë një konference për shtyp në selinë e PD-së, Kryeministri Berisha, njëkohësisht edhe Kryetar i Partisë Demokratike, ritheksoi se do të pranojë rezultatin zgjedhor që do të nxjerrë KQZ, cilido që të jetë ai, "por të dhënat flasin qartë se maxhoranca aktuale ka të gjithë numrat e nevojshëm".
Kryeministri veçoi këtu edhe vullnetin e shprehur nga deputeti i LSI-së, Dritan Prifti, për t'iu bashkuar koalicionit të djathtë, ndërsa theksoi se "ai po kërcënohet në mënyrën më të turpshme".
"Natyrisht nuk kam fituar aq sa do të doja, por deklarova se kam ndërmend të eci drejt koalicioneve dhe do të zgjeroj koalicionin, sepse këto janë rregullat e demokracisë. Ne jemi një vend demokratik dhe do të negociojmë koalicionin", u shpreh Kryeministri Berisha.
Sipas tij, "sovrani votoi dhe diktoi koalicionin dhe ne nuk mundet që për inat të sovranit të themi se do të shkojmë në zgjedhje". "Ne do të respektojmë këtë që na dha sovrani, do t'i themi faleminderit shumë dhe do të vazhdojmë më tutje", u shpreh Kryeministri Berisha.
Në këtë drejtim, Kryeministri theksoi se "PD synon dhe kërkon të bëjë koalicion me forca politike, por mirëpret edhe kontributet". "Nuk jam për një koalicion të gjerë, sepse koalicionet e gjera kërkohen atëherë kur nuk ka mundësi për koalicione të tjera. Ky është rregulli i demokracisë, kërkohet koalicion i gjerë kur koalicione të tjera nuk japin dot qeveri, por vendi ka koalicione të tjera, të cilat mund të japin qeveri dhe fare stabël", konfirmoi Berisha.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #44 : Korrik 02, 2009, 08:06:21 PD »


Kutitë e Lezhës, KQZ-ja mblidhet për të marrë vendim
Shekulli Online | 02/07/2009

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet për marrjen e një vendimi se si do të operohet për përmbylljen e tabelës përmbledhëse të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve nr. 39, që i përket Qarkut të Lezhës.
KZAZ nr. 39 në tabelën përmbledhëse të rezultateve, dërguar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nuk ka përfshirë të dhënat për 6 kuti votimi, mangësi e cila nuk parashikohet në Kodin Zgjedhor.
Në këto kushte KQZ është mbledhur për të vendosur se si do të mbushet ky vakum ligjor, në mënyrë që me të njëjtën procedurë të operohet edhe për sa i takon tre kutive të votimit të KZAZ-së nr. 20 në Qarkun e Fierit.

Llogaritë e fundit, priten votat e Fierit, Laçit, Beratit
TIRANË- Ndërsa duket se procesit të numërimit të votave po i vjen fundi, në dy partitë e mëdha shihet tension dhe shpresë. Aktualisht është duke u numëruar në Bushat (qarku Shkodër) dhe në Tiranë, por janë të bllokuara KZAZ-të në Fier, Berat dhe Laç, (qarku Lezhë). Nga këto vota dhe kryesisht nga ato të Fierit pritet ndarja përfundimtare e mandateve.

Nëse PS merr edhe një deputet tjetër në Fier, Aleanca për Ndryshim nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë.

Sipas të dhënave të fundit të Eca-Kriik deri tani PD dhe koalicioni i saj merr 70 mandate ndërsa PS dhe koalicioni i saj 66 mandate, LSI merr 4 mandate.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #43 : Korrik 02, 2009, 06:19:41 PD »


Vota "djathtas" e të majtëve
Vangjush Saro | 02/07/2009 |

Përmbyllja e zgjedhjeve politike të 28 qershorit në një barazim të sforcuar, midis të tjerave, ofron disa përfundime të çuditshme, në mos absurde. Një prej këtyre absurdeve, është sjellja e votuesve që jetojnë në disa nga hapësirat verilindore të vendit. Në shumicë, vota e tyre ka shkuar "djathtas".


Konkretisht, në Qarkun e Dibrës, për "Aleancën e Ndryshimit" votoi 56.1 për qind e elektoratit; për "Koalicionin për Ndryshim", përndryshe për Partinë Socialiste, votoi 36.2 për qind e elektoratit, ndërkohë që LSI-së iu dha 5.6 për qind.


Pothuaj e njëjta panoramë në Kukës. Për "Aleancën e Ndryshimit", përndryshe për Partinë Demokratike, votoi 66.8 për qind e elektoratit; për "Koalicionin për Ndryshim", përndryshe për Partinë Socialiste votoi vetëm 30 për qind e elektoratit, ndërkohë që LSI-ja mori 2.6 për qind(!)
Është e habitshme që zonat më të varfra të vendit, të votojnë "djathtas".


Një nga studimet më të fundit të vetë INSTAT-it, tregonte se në qytete si Tropoja, Kukësi, Hasi, Bulqiza, Dibra etj., niveli i varfërisë në vitin 2005 ishte 25.6 % dhe në vitin 2008, 26.6%. "Në zonat malore, kemi një rritje të varfërisë, thuhej në këtë studim. Shkak për këtë është bërë pamundësia për migrim brenda territorit të Shqipërisë të banorëve që jetojnë atje...".


Ekspertët e Bankës Botërore sugjeronin me këtë rast që shteti "të analizojë faktorët e kësaj rritjeje dhe të marrë masa që gjatë viteve të ardhshme të mos kemi rënie të këtyre treguesve, që mund të vijnë edhe nga kriza ekonomike që ka prekur botën."


Për ta vështruar më nga afër këtë realitet, në majën e piramidës së varfërisë qëndron prefektura e Kukësit. Thuhet se këtu, më shumë se gjysma e popullsisë (pothuaj 57 për qind), trajtohet me ndihmë ekonomike. Sipas një prononcimi të paradokoshëm të kreut të Bashkisë së Kukësit, gjysma e qytetit është e papunë.


Por përqindjen e familjeve me ndihmë sociale, ai, megjithatë, e gjen më pak. "Në Kukës, ka thënë zyrtari vendor, trajtohen me ndihma sociale 1 mijë e 900, nga 5 mijë familje gjithsej.


Papunësia është problemi ynë më i madh." (Këto janë deklaruar me rastin e fillimit të një projekti të USAID-it). Ndërsa e dyta në këtë listë varfërie, vjen pikërisht Dibra, ku gjithashtu, 41 për qind e popullsisë përfiton ndihmë ekonomike, për shkak të ardhurave të pakta që kanë.
Verilindja ka qenë dhe mbetet ndër zonat më problematike të vendit.


Gjatë gjithë kohës, flitet për gjendjen e vështirë ekonomike, për shkallën e lartë të papunësisë, për problematikat e biznesit modest të këtyre anëve, për shpërnguljet e vazhdueshme të banorëve.


Në media, ka patur shumë kritika në lidhje me verifikimin e investimeve në minierat e dhëna me koncesion në këto zona. Po ashtu, është kërkuar transparencë për kushtet në të cilat punohet në disa vendburime.


E vërteta është që nuk kanë munguar edhe viktimat. Bulqiza mbetet një ndër krahinat më problematike, sa i takon varfërisë dhe punësimit. Tropoja dhe Hasi janë gjithashtu ndër rrethet që e kanë paguar shtrenjtë "faturën" e largësisë.


Më së pari, me papunësi dhe varfëri. Na vjen mirë apo jo, në këto zona, votimi ishte "ideologjik", që do të thotë se shumëkujt i ka mbetur ora tek hesapet e paqëruara mirë me të shkuarën.


Mirëpo varfëria dhe papunësia nuk përballohen duke shfryrë inate ideologjike. Në të njëjtën kohë, kjo s'do të thotë aspak se programi i të majtëve në këto zgjedhje ka qenë i qartë dhe i shpjegueshëm për qytetarët e këtyre zonave.


Edhe një fakt tjetër të bën përshtypje. Duke përjashtuar investimet dhe shpresat që lidhen me rrugën Durrës-Morinë, për këto zona ende ka pak të ardhme. Në një studim të paradokohshëm, për shpërndarjen e kredive bankare në rrethe, mund të shihet qartazi se ç'diferencë përfaqëson largësia nga kryeqyteti.


Kreditë e akorduara në rrethin e Tiranës dhe të Durrësit, përbëjnë 75% të totalit të kredisë, ndërsa pjesa tjetër e portofolit të kredisë, është shpërndarë përafërsisht në këtë gjeografi: 5% për rrethet në Veri të vendit; 6% për rrethet në Shqipërinë e Mesme; dhe 15% për rrethet në Jug.


Kur edhe qendra të rëndësishme si Vlora e Shkodra kanë nga 5 për qind të portofolit të kredisë, kuptohet që për rrethe të ashtuquajtur të vegjël, inkurajimi financiar është larg kërkesave për një zhvillim ekonomik sa më të qëndrueshëm.


Më në fund, duhet thënë se qytetarët janë të lirë të shprehin vullnetin e tyre politik dhe kështu ndodhi pak a shumë edhe në zgjedhjet e 28 qershorit.


Nuk mund të marrim përsipër të gjykojmë ku dhe pse e hodhën votën aso një pjesë e elektoratit shqiptar. Është detyra e politikës t'i heqë njerëzit nga përjetimet ideologjike dhe t'i sjellë në realitetin që duhet jetuar tani.


Institucionet, gjithashtu, mund të bëjnë më shumë për t'i orientuar qytetarët në lidhjet me politikat e zhvillimit dhe të përmbushjes së kërkesave të tyre, në një vend demokratik që po përpiqet t'i bashkohet komunitetit të demokracisë Perëndimore.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #42 : Korrik 01, 2009, 04:41:18 MD »

Presidenca e BE i “terheq veshin” politikes
01/07/2009 21:50

Presidenca e BE i “terheq veshin” politikes
Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian i terheq vemendjen klases politike shqiptare per problemet ne fazen e numerimit te votave te procesit zgjedhor.

“Veme ne dukje se kompletimi i rregullt i fazave te mbetura te procesit eshte i nje rendesie te larte. Vleresimi perfundimtar i zgjedhjeve do te varet, ne nje shkalle te madhe, nga sjellja gjate numerimit te votave, nga grumbullimi i rezultateve si dhe nga trajtimi i ankesave dhe thirrjeve te mundshme post-elektorale”, nenvizon presidenca suedeze ne emer te 27 vendeve anetare.

Ajo e ve theksin ne mosdemtimin e procesit te numerimit te votave, i cili nuk ka perfunduar ende. “BE mirepret zhvillimin e qete e paqesor te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit ne Shqiperi. Ne pergezojme qytetaret e Shqiperise per kete arritje. Votuesit deshmuan lidhjen e tyre te forte ndaj vlerave demokratike gjate procesit zgjedhor dhe e shprehen kete nepermjet nje pjesmarrjeje domethenese”, thuhet me tej ne deklarate.

Ne te theksohet se zgjedhjet kane plotesuar standartet ne disa aspekte, qe kane te bejne kryesisht me infrastrukturen e procesit.

“Zgjedhjet shenuan progres te prekshem ne lidhje me regjistrimin e votuesve dhe procesin e identifikimit, nje ceshtje kjo e kontestueshme me pare, si dhe ne kuadrin ligjor, te miratuar ne forme konsensuale nga dy partite kryesore”, thuhet ne deklarate.

“Fushata zgjedhore u zhvillua ne nje klime politike lartesisht te polarizuar, thuhet ne te, e cila u karakterizua nga nje numer i gjere akuzash kunder paleve qeverisese ne lidhje me dhunime zgjedhore, disa prej te cilave u konfirmuan dhe nga vezhguesit”, evidenton deklarata e BE-se.

Me tej presidenca suedeze inkurajon nje dialog konstruktiv ne mes partive politike per rishikimin e kujdesshem te procesit zgjedhor dhe per çuarjen drejt formimit te nje qeverie te re, te angazhuar ndaj axhendes se reformave dhe ndaj nje progresi me te madh drejt BE-se.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #41 : Korrik 01, 2009, 04:40:13 MD »




Prishtina pershendet Tiranen per zgjedhjet
01/07/2009 20:10

Prishtina pershendet Tiranen per zgjedhjet

Lidershipi kosovar ka vleresuar me nota pozitive zhvillimin e procesit zgjedhor ne Shqiperi.

I sapokthyer nga Nju Jorku, presidenti Sejdiu ka deklaruar se ky proces ka treguar konsolidimin e demokracise ne Shqiperi.

“Bej nje vleresim shume pozitiv te procesit qe ka kapercyer kufijte e Shqiperise. Eshte dicka e mire qe del nga demokracia e konsoliduar ne Shqiperi vitet e fundit dhe eshte detyre e KQZ te jape rezultatet”, ka pohuar Sejdiu.

Te njejtin vleresim ka dhene edhe kryeministri Hashim Thaci. “Zgjedhjet kane qene me standarte perendimore. Per ne cdo ideologji eshte Shqiperia”, eshte shprehur ai.

Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #40 : Korrik 01, 2009, 04:38:55 MD »

Zgjedhjet, ne optiken e mediave maqedonase
01/07/2009 20:25

Zgjedhjet, ne optiken e mediave maqedonase
Zgjedhjet e 28 qershorit ne Shqiperi kane terhequr vemendjen e mediave shqiptare ne Maqedoni.

Sipas te derguarve tane, vemendje i eshte kushtuar vecanerisht organizimit dhe procesit te numerimit.

“Ne si gazetare me shume vemendje i kemi kushtuar organizimit te mire. Shqiperia dha testin. Por duhet te shihet menyra e numerimit te votave, qe po zgjatet”, deklaron gazetari Vedat Memedaliu.

Edhe gazetare te tjere e analiste te shtypit vleresojne se zgjedhjet ne Shqiperi duhet te merren ne konsiderate edhe per zgjedhjet ne Maqedoni.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #39 : Korrik 01, 2009, 04:37:26 MD »

Prifti: Ofroj mandatin tim per Berishen
01/07/2009 22:45



Prifti: Ofroj mandatin tim per Berishen
Deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim, Dritan Prifti, ofron mandatin e tij per Sali Berishen, nese ky i fundit do te kete vetem 70 vota.

"Mandati im do te jete kunder Edi Rames. Nese Berishes i duhet edhe nje tjeter mandat, une ofroj mandatin tim", u shpreh Prifti, ne nje prononcim per televizionin Klan, pak minuta me pare.

Nderkohe ne nje prononcim per Top Channel, Lefter Koka, fitues i nje mandati deputeti nen siglen e LSI-se, thekson se ky akt eshte pasoje e hartimit te nje kodi vetem me deshiren e Berishes dhe Rames.

"Kryesia jone do te vendose per te ardhmen pasi te kemi marre mandatin e te gjitheve", u shpreh Koka, duke folur per qendrimin e LSI ne parlamentin e ardhshem.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #38 : Korrik 01, 2009, 01:40:14 MD »

Zgjedhjet, AFP: Berisha shpall fitoren. Opozita kritika për manipulime
» 01/07/2009 - 20:00
Situata zgjedhore në Shqipëri nuk ka mbetur pa u komentuar edhe Agjencia franceze e lajmeve AFP. Në shkrimin e saj “AFP” shkruan “Berisha shpall fitoren, ndërsa Opozita kritika për manipulime”.

PARIS- Agjencia franceze e lajmeve AFP shkruan se kryeministri shqiptar Sali Berisha deklaron fitoren, por opozita e kritikon për manipulime. Sipas kësaj agjencie, pas numërimit thuajse të plotë të votave, rezultatet u japin demokratëve të Berishës një kryesim të lehtë në këto zgjedhje me 1 përqind më shumë se rivalët socialistë në rang kombëtar.
Edhe pse mbetet ende e paqartë nëse qendra e djathtë ka mandate të mjaftueshme për të krijuar qeverinë e vetme, zëdhënësja e demokratëve Majlinda Bregu deklaroi se zgjedhjet parlamentare të së dielës janë fituar, pasi sipas saj demokratët kanë 71 vende në Parlamentin me 140 vende. Siodoqoftë kreu i socialistëve Edi Rama akuzon demokratët për manipulime. Sipas “AFP”, e majta po grumbullon informacione që konfirmojnë manipulimin e rezultatit. Por Berisha i quan absurde këto akuza.
Ndërkohë artikulli citon dhe komisionerin e zgjerimit Oli Rehn që u bën thirrje liderëve shqiptarë që zgjedhjet të plotësojnë standartet ndërkombëtare.
Rehn kujtoi dhe tre vrasjet që ndodhën para zgjedhjeve. Zgjedhjet sipas “AFP” u bënë tre muaj pas hyrjes së vendit në NATO dhe hapave të parë për të hyrë në Bashkimin Europian pas aplikimit për statusin e kandidatit.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #37 : Korrik 01, 2009, 11:05:19 PD »

Kuvendi i ri, mbledhja e parë në shtator
01/07/2009  Legjislativi

Fillimi i muajit shtator do të shënojë mbledhjen e Kuvendit të ri të Shqipërisë që do të dalë pas certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i rezultatit të zgjedhjeve që u zhvilluan më 28 qershor. Kuvendi i ri i Republikës së Shqipërisë që do të dalë nga këto zgjedhje përbëhet nga 140 deputetë të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, neni 67 i saj, Presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të mandatit të Kuvendit paraardhës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati. Mandati i Kuvendit, që është në fund të legjislaturës së tij, përfundon më 2 shtator të këtij viti, ditë kur ai ka zhvilluar edhe mbledhjen e tij të parë pas zgjedhjeve të 3 korrikut të vitit 2005. Është pikërisht Kushtetuta e Shqipërisë ajo që bën përcaktimin e kohës së nisjes dhe përfundimit të mandatit të një Kuvendi. “Kuvendi zgjidhet për katër vjet. Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë. Në çdo rast Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur”, - përcaktohet në nenin 65 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Zgjedhjet 2005

Në zgjedhjet parlamentare të 3 korrik 2005 fitues rezultoi koalicioni me në krye Partinë Demokratike. Udhëheqësi i saj, Sali Berisha, u emërua Kryeministër i Shqipërisë më 3 shtator 2005. Partia ka formuar një aleancë me grupe të tjera, duke kontrolluar 80 prej 140 vendeve në legjislaturë. Qeveria e Berishës u betua më 11 shtator 2005.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #36 : Korrik 01, 2009, 11:03:50 PD »

Prifti: Nuk votoj Ramën kryeministër
01/07/2009  LSI lëshon sinjalet e para mbi qëndrimet postelektorale

“Do të jenë forumet e larta vendimmarrëse ato që do të vendosin”

Lëvizja Socialiste për Integrim shfaqet në atmosferën e ndezur të procesit të postvotimit me sinjalet e para mbi qëndrimet e saj. Më qartë, edhe pse jo në mënyrë zyrtare, përfaqësuesit e kësaj partie, të cilët ende zyrtarisht nuk janë pjesë e kuvendit të ri shqiptar, deklarojnë hapur kundërshtinë e tyre ndaj një bashkëpunimi postzgjedhor me Partinë Socialiste. Ndërkohë që nga ana tjetër, duke qëndruar larg një kampi të tillë, lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me të djathtën, në rast se do t’i jepej mundësia të ishte ai kampi që do të kishte mundësinë të krijonte qeverinë e re. Kështu, kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun e Fierit, Dritan Prifti, gjatë një prononcimi për shtyp deklaroi prerë se nuk do të votonte nesër në parlamentin e ri për Edi Ramën kryeministër. Në këtë mënyrë, duke qenë se tashmë përfaqësimi i tij në kuvendin e ri është i konfirmuar, edhe pse jo në mënyrë zyrtare, Prifti shpreh qartë qëndrimin e tij, por duke e theksuar si një qëndrim personal. “Unë nuk do të votoj në Kuvend për Edi Ramën si kryeministri i ri i vendit”, - nënvizoi prifti gjatë fjalës së tij. E në fakt pakënaqësitë e LSI-së ndaj PS-së u shtuan që në kohën e shartimit të procesit të numërimit të votave, pasi në pretendimin e LSI-së socialistët janë përpjekur gjatë gjithë kohës që në zona të veçanta të vendit të tjetërsojnë rezultatin në favor të tyre. Por këtë me votat e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, pra duke i llogaritur ato si vota të PS-së. Ndërkohë që nënkryetari i LSI-së, Prifti, duke mos shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë qëndrimin karshi së djathtës, e konkretisht me PD-në, në rast se do të jetë ajo partia që do të ketë mundësinë për të qeverisur dhe një tjetër mandat katërvjeçar, nënvizoi se “Ilir Meta nuk mund të më detyrojë mua të japë votën për Edi Ramën”. Megjithatë, sipas tij, ky është një qëndrim dhe vlerësim individual, pasi do të jenë forumet e larta vendimmarrëse të Lëvizjes Socialiste për Integrim ato që në kohën e duhur do të marrin vendimin mbi pozicionin postelektoral të kësaj partie. Pra, mbetet fillimisht për t’u parë se cila do të jetë forca që do të ketë të drejtën të krijojë qeverinë e re dhe më pas të nisin negociatat mes palëve.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #35 : Korrik 01, 2009, 10:39:51 PD »

Lezha rivoton te djathten, PD merr mbi 50 per qind

E Marte, 30 Qershor 2009

Procesi i numerimit ne Qarkun e Lezhes ka pasur ritme te larta dhe deri ne mbremje, kishin mbetur vetem pak kuti pa u hapur nga komisioneret. Rezultati ka folur per nje fitore bindese te Partise Demokratike qe pretendon deri ne perfundim, per fitimin e 5 mandateve nga 7 qe jane gjithsej. Asnje parti apo koalicion i vogel nuk ka mundur te thyeje bastionin e dy forcave te medha, duke mbetur nje gare midis PS dhe PD.

Dorezimi i kutive nga ana e qendrave te votimit te shoqeruara nga efektivet e policise ka qene normal dhe pa incidente, kurse mbyllja e procesit eshte bere ne kohe. Rreth ores 23:00 te se dieles nisi numerimi i kutive te para ne KZAZ-te e qarkut dhe rezultatet paraprake te kutive te hapura, kane folur per nje kryesim te Partise Demokratike, me nje diference qe shkoi ne mbi 2 mije vota. Pjesa tjeter ka qene e partive te vogla si LDK, PAA, LSI, por qe nuk mundin te marrin mandat deputeti.

Mesohet se deri ne mbremje kane mbetur pa u hapur qendrat e votimit ne qytetin e Lezhes, ku pritet nje gare e forte mes forcave politike, por jo ndryshim rezultati. Nga KZAZ-te u raportua se nuk ka pasur probleme ne dorezimin e kutive dhe procesin e numerimit qe eshte cilesuar me ritme te kenaqshme.

Ne Kurbin deri dje ne mbremje ishin hapur mbi 20 kuti qe i perkisnin komunave Milot dhe nje pjese te qytetit te Lacit. Eshte vene re nje kryesim i Partise Demokratike me nje diference prej 1.840 votash, ndaj Partise Socialiste. Partite e vogla nuk kane marre me shume se 0,7 per qind, ndersa mbeten per t'u numeruar edhe rreth 35 kuti te tjera ne zonen e Mamurrasit, Fushe-Kuqes dhe nje pjese te qytetit te Lacit. Pjesemarrja ne votime ne kete qark ka kaluar nga 60 per qind. Kurse ne zonen e Rreshenit eshte vene re nje epersi e lehte e se djathtes karshi rivaleve te majte.

A. Bushi
Identifikuar
Faqe: 1 [2] 3 4 5
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!