|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #34 : Korrik 01, 2009, 10:29:07 PD » |
|
Lista emërore paraprake e mandateve të fituara në rang Qarku (në bazë të ECA/KRIIK) » 30/06/2009 - 19:10
Qarku Shkodër, janë gjithsej 11 mandate
7 mandate të marra nga PD 1-Jozefina Topalli 2-Astrit Bushati 3-Arenca Trashani 4-Gezim Dibra 5-Gjok Uldedaj 6-Paulin Sterkaj 7-Ndue Palica
4 mandate të marra nga PS 1-Ilir Beqa 2-Tom Doshi 3-Ndue Kola 4- Astrit Beci
2- Qarku Kukës, janë gjithsej 4 mandate
3 mandate të marra nga PD 1-Flamur Nokal 2-Besnik Dushai 3-Fatos Hoxha
1 mandat i marra nga PS 1-Asllan Dogiani
3- Qarku Lezhë, janë gjithsej 7 mandate
4 mandate të marra nga PD 1-Edi Paloka 2-Mark Marku 3-Pavlina Hoti 4-Raimond Hoxha
3 mandate të marra nga PS 1-Gjok Jaku 2-Gjovalin Kadeli 3-Armando Prenga
4- Qarku Dibër, janë gjithsej 6 mandate
4 mandate të marra nga PD 1-Jemin Gjana 2-Sherefedin Shehu 3-Bedri Hoxha 4-Selami Xhepa
2 mandate të marra nga PS 1-Sadri Abazi 2-Qemal Minxhozi
5- Qarku Durrës, janë gjithsej 13 mandate
7 mandate të marra nga PD 1-Ferdinad Xhaferri 2-Albana Vokshi 3-Gazmend Oketa 4-Ylli Lama 5-Osman Metalla 6-Eduart Halimi 7-Igli Cara
5 mandate të marra nga PS 1-Blendi Klosi 2-Rudina Seseri 3-Hazir Gashi 4-Gazmir Bizhga 5-Klodiana Spaniu
1 mandat i marra nga LSI 1-Lefter Koka
6- Qarku Tiranë, janë gjithsej 32 mandate
15 mandate të marra nga PD 1- Sali Berisha 2-Aldo Bumci 3-Rajmonda Bulku 4-Bujar Nishani 5-Majlinda Bregu 6-Gerti Bogdani 7-Gent Strazimiri 8-Florian Mima 9-Ilir Rusmali 10-Myqerem Tafai 11-Luan Skuqi 12-Tritan Shehu 13-Viktor Gumi 14-Arben Imami 15-Lajla Pernaska
15 mandate të marra nga PS 1- Vasilika Hysi 2-Besnik Baraj 3-Kastriot Islami 4-Saimir Tahiri 5-Fatmir Xhafaj 6-Andis Harasani 7-Ditmir Bushati 8-Eglantina Gjermeni 9-Namik Dokle 10-Enkeleida Shkreli 11-Eduart Shalsi 12-Xhemal Qefalia 13-Dashamir Peza 14-Ilir Gjoni 15-Artan Gaci
1 mandat i marra nga PR, 1-Fatmir Mediu
1 mandat i marra nga LSI 1-Ilir Meta
7- Qarku Elbasan, janë gjithsej 14 mandate
7 mandate të marra nga PD 1-Lulzim Basha 2-Ardian Turku 3-Adriana Gjoni 4-Rrahim Ola 5-Dashnor Sula 6-Luciano Boci 7-Sybi Hida
7 mandate të marra nga PS 1-Valentina Leskat 2-Ilir Bellia 3-Shegushe Ligori 4-Taulant Balla 5- Damian Gjiknuri 6- Agim Leka 7-Skender Hasa
8- Qarku Fier, janë gjithsej 16 mandate
8 mandate të marra nga PS 1-Gramoz Ruci 2-Ermelinda Meksi 3-Albert Caci 4-Fatos Tusha 5-Armando Subashi 6-Bashkim Fino 7-Ervin Koci 8-Arben Cuko
6 mandate të marra nga PD 1-Sokol Olldashi 2-Ilir Bano 3-Mesila Dode 4-Enkeljd Alibeaj 5-Vasillaq Ngreci 6-Fatos Beja
1 mandat i marra nga LSI 1-Dritan Prifti
1 mandat i marra nga PDI 1-
10- Qarku Korcë, janë gjithsej 12 mandate
6 mandate të marra nga PS 1-Ridvan Bode 2-Gjergji Papa 3-Ledina Allolli 4-Edmond Spaho 5-Fatbardh Kadilli 6-Ismail Hoxha
6 mandate të marra nga PD 1-Ben Blushi 2-Pandeli Majko 3-Mimi Kodheli 4-Alfred Dalipi 5-Arben Ahmetaj 6-Olta Xhackaj
11- Qarku Vlorë, janë gjithsej 12 mandate
6 mandate të marra nga PS 1-Arben Isarai 2-Luiza Xhuvani 3-Arben Malaj 4-Shpetim Idrizi 5-Eltar Deda 6-Fatmir Toci
4 mandate të marra nga PD 1-Astrit Patozi 2-Arfian Kollozi 3-Leonard Demi 4-Kreshbnik Ipi
1 mandat i marra nga PDI 1-Dashamir Tahiri
1 mandat i marra nga PBDNJ 1-Vangjel Dule
12- Qarku Gjirokastër, janë gjithsej 5 mandate
3 mandate të marra nga PS 1-Arta Dade 2-Bangjel Tavo 3-Elhem Ruka
2 mandate të marra nga PD 1-Genc Ruli 2-Spiro Ksera
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #33 : Korrik 01, 2009, 07:20:36 PD » |
|
BE: Zgjedhje pozitive Ragip Luta BBC | 30/06/2009
Bashkimi Evropian e ka vlerësuar procesin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri si pozitiv.
Cristina Gallack, zëdhënësja e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë, Havier Solana, thotë se Brukseli vlerëson zgjedhjet e së dielës dhe pret që pasi të numërohen votat të krijohet një qeveri që të funksionojë.
BBC bisedoi me zonjën Gallack.
BBC: Cili është verdikti nga Brukseli për zgjedhjet në Shqipëri?
Cristina Gallack: Në këtë moment ne nuk mund të kemi një verdikt, por ajo që mund të themi është se ne mirëpresimin përmirësimin e përgjithshëm që është arritur në zgjedhjet që u zhvilluan të dielën. Në veçanti ne duam të theksojmë se administrimi i procesit të zgjedhjeve ishte pozitiv. Megjithatë ne duam të presim edhe pak për të pasur një pikëpamje më të përgjithshme.
BBC: Zgjedhjet po shihen si provë e kredencialeve demokratike të Shqipërisë, çfarë mendoni për këto kredenciale deri në këtë moment?
Cristina Gallack: Mendoj se për Shqipërinë zgjedhjet janë shumë të rëndësishme dhe ne jemi të kënaqur se udhëheqja i mori ato shumë seriozisht, organizimi dhe fakti që vëzhgimi po nxjerr vlerësime pozitive deri tani. Pra, së pari, ne duhet të urojmë popullsinë e vendit për angazhimin në një proces që ne dëshironim që të ishte i drejtë dhe transparent, që ne mendojmë se ashtu ishte. Megjithatë ne do të presim edhe pak më shumë për të pasur një vlerësim të përgjithshëm. Ne e kuptojmë dhe e vumë re se udhëheqja e mori këtë proces zgjedhor shumë seriozisht.
BBC: A keni ndonjë shqetësim për ditët në vazhdim?
Cristina Gallack: Ne do të dëshironim shumë që të gjitha aspektet që misioni vëzhgues i ODIHR-it po vë në dukje të merren në shqyrtim, dhe ndoshta pas kësaj ne do të mund të bëjmë komente më të qarta.
BBC: A keni ndonjë porosi për udhëheqësit politikë në Tiranë?
Cristina Gallack: Mesazhi është gjithnjë se zgjedhjet janë një moment për të qenë pozitiv, sepse është populli që shpreh dëshirat individuale dhe pozicionet individuale. Prandaj udhëheqja duhet të jetë e hapur, duhet të garantojë që pasi të numërohen votat të krijohet një qeveri që të funksionojë, që të respektojë vullnetin e popullit dhe që të ketë një përparësi të qartë, atë të përparimit drejt Bashkimit Evropian. Dhe kjo përparësi është shumë e rëndësishme sepse ne mendojmë se ajo duhet të ndërtohet mbi zbatimin e reformave përfshirë çdo gjë që lidhet me kapacitetin administrativ. Reformat ekonomike dhe politike, mendoj unë, do të jenë gjerat më të rëndësishme që qeveria e re do të duhet të prodhojë.
************************
TIRANË- Në raportin e tyre të parë për zgjedhjet në Shqipëri, vëzhguesit e OSBE-ODIHR kanë vlerësuar progres të prekshëm sa i përket kuadrit ligjor që u miratua nga dy partitë politike kryesore, por kanë evidentuar disa probleme. Që nga hapja me vonesë e qendrave të votimit, mungesa e bojës dhe votimi familjar. Ndërkohë që NATO ka deklaruar se nuk janë arritur standardet.
Përfaqësuesi i OSBE-së, Wolfang Grossruck, tha se "dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe paqësore pa incidente madhore. Në përgjithësi vëzhguesit e vlerësuan procesin pozitiv në shumicën e qendrave të votimit ku shkuan. Megjithatë konstatuan shkelje procedurale, si ai i bojës, votimin familjar dhe hapjen me vonesë të qendrave të votimit"- tha ai në raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it. Sipas raportit, mbyllja e qendrave të votimit dhe marrja e materialeve nga to, në QNV u vlerësuan pozitive. "Është ende herët për të dhënë një vlerësim përfundimtar, pasi numërimi dhe nxjerrja e rezultateve, kyçe për procesin zgjedhor janë në proces e sipër. Vlerësimi përfundimtar do të varet nga niveli i fazave të tjera që kanë mbetur, faza që ne po i vëzhgojmë me kujdes"- theksoi ai.
Ai ka deklaruar më tej se në votimet e kesaj radhe nuk ndodhën problemet për të cilat komuniteti nderkombëtar frikësohej dhe vendi po ecën në rrugën e duhur. "Shqipëria është maturuar, ka bërë progres të dukshëm, disa nga frikërat nuk u bënë realitet, por ka një sërë çështjesh që duhen trajtuar. Megjithatë duhet të themi se Shqipëria është në udhën e duhur. Për këtë rekomandoj që ju ta lexoni vetë deklaratën me kujdes. Duke pasur parasysh dhunën e së kaluarës disa nga gjërat që ne u jemi referuar mund të jenë të vogla për ju, por nuk janë të tilla. Çështjet që kemi nxjerrë, qofshin madhore apo jo, duhet që qeveria dhe politikanët t'i zgjidhin, që të ketë progres të mëtejshëm".- tha më tej ai, duke lexuar raportin.
NATO: Zgjedhjet nuk arritën standardet
"Shqipëria ka shënuar arritje, por ka ende shumë punë për të bërë". Kështu është shprehur sot kryetari i Asamblesë parlamentare të NATO-s, Bruce George, gjatë prezantimit të raportit të parë për zgjedhjet në vendin tonë. Ai ka kërkuar që raporti të shihet si këshillues, ndaj paraqiti edhe disa rekomandime që Shqipërisë mund t'i shërbejnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas tij, që nga viti 1991 janë bërë reforma të mëdha, por demokracia është në konsolidim e sipër, duke numëruar se vendi ka shumë punë për të arritur standarded e BE-së, qeverisjen demokratike, reformat në gjyqësor, profesionalizmin e mediave, vendosjen e shtetit të së drejtës, të qeverive vendore dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ai theksoi me tej se Shqipëria nuk i arriti standardet e kërkuara në 28 qershor, por gjithçka do të varet nga drejtuesit e saj për t'i arritur ato në zgjedhjet e ardhshme.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #32 : Korrik 01, 2009, 07:07:52 PD » |
|
OSBE: Zgjedhjet ende larg standarteve 01/07/2009 12:11
OSBE: Zgjedhjet ende larg standarteve OSBE rithekson ato arritje dhe kritika qe u thane edhe ne raportin paraprak te kesaj organizate nje dite pas zgjedhjeve.
Zedhenesi i OSBE-se, Jens Hagen Heshenbaher ka pohuar ne nje interviste per “Deutche Welle” se standartet nderkombetare u arriten pjeserisht. Ai pohon se u shenua progres ne hartimin e listave dhe votimin me karta, por shtoi se ky proces u cenua rende nga votimi familjar.
“Pati permiresime te qarta. P.sh. kishte nje liste te verifikuar zgjedhesish apo nje proces identifikimi te votuesve me perdorimin e kartave te identitetit, qe perben nje rekomandim te hershem te OSBE-se, tanime te plotesuar. Te gjitha keto kontribuan ne reduktimin e mundesive te abuzimit. Nga ana tjeter, ato kane rritur dhe aftesine e zgjedhesve per te marre pjese ne votime”, thote Heshenbaher.
Ai eshte perqendruar edhe ne aspektet negative te zgjedhjeve te 28 qershorit, “Natyrisht, kishte edhe aspekte negative qe i evidentuam ne raport. Ka pasur raste presioni ndaj votuesve, shfrytezimi te ngjarjeve zyrtare per fushate elektorale, votimi familjar, qe mund te jete nje argument i kompromentimit te se drejtes per te votuar, per ata qytetare te cilet nuk munden te votonin per forcen politike qe deshironin, sepse e kish bere dikush tjeter”, nenvizon zedhenesi i OSBE-se.
Ne vijim, ai ka vene theksin ne arritjet qe duhet te beje vendi me zgjedhjet e ardhshme, duke kerkuar qe partite politike dhe te gjithe aktoret e organizimit te zgjedhjeve duhet te bashkepunojne per te kapercyer mosbesimin dhe te krijojne nje ure besimi te votuesve tek sistemi.
Ne vijim, ai ka vene theksin ne arritjet qe duhet te beje vendi me zgjedhjet e ardhshme, duke kerkuar qe partite politike dhe te gjithe aktoret e organizimit te zgjedhjeve duhet te bashkepunojne per te kapercyer mosbesimin dhe te krijojne nje ure besimi te votuesve tek sistemi.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #31 : Korrik 01, 2009, 03:17:18 PD » |
|
Kutitë e fundit me vota, fituesi në 4 mandatet ende të pavendosur Shekulli | 01/07/2009 TIRANË- Orët e para të mëngjesit të sotëm kanë treguar se rezultatet e fiksuar deri tani janë tepër të brishta dhe katër mandate janë ende në lojë.
Duke u bazuar në votat e numëruara deri në orën 02:30 të mëngjesit të sotëm, demokratët shpresojnë për dy mandate të tjera në Shkodër dhe Lezhë, ndërsa socialistët për dy mandate në Berat dhe Tiranë, ku PS-ja synon që të marrë edhe një tjetër mandat, që mund të nxjerrë jashtë loje kryetarin e PR-së, Fatmir Mediu.
Shkodra ka 11 deputetë dhe deri në këto orë mandatet janë ndarë 7 me 4 për PD-në. Lezha ka 7 deputetë dhe mandatet janë ndarë 4 me 3 për PD-në. Por, në këto qarqe votimi është bllokuar prej kohësh në dy KZAZ tepër problematike, Fushë-Kuqja dhe Bushati. Në të dyja këto qendra ndodhen vota që mund të përmbysin rezultatet e deritanishme.
Në Lezhë, PD-ja synon mandatin tjetër pasi ka arritur një numër të konsiderueshëm votash. Burime nga kjo parti pohuan se duhet që të dalin me 300 vota avantazh nga kutitë që mbajnë dy mijë vota. Por problemet në pesë kuti kanë bërë që ato të nisen drejt Tiranës, që të numërohen në KQZ.
Pasi ka mbaruar numërimi i kutive në qytetin e Shkodrës, PD-ja ka marrë edhe 11 mijë vota të tjera dhe kjo duket se ka "hapur oreksin" për një mandat të tetë në këtë qark. Kjo gjë është në dorën e komunës së Bushatit, ku ndodhen rreth 20 mijë vota.
Por në këtë komunë pretendojnë që të marrin vota të dyja forcat, pasi deputeti socialist, Tom Doshi, është shprehur se aty ndodhen aq vota të majta sa rezultati mund të shkojë 6-5. Madje, PS-ja ka pohuar se do ankimojë rezultatet e çuditshme që janë gjetur në qarkun e Shkodrës, ku në disa qendra votimi PD-ja ka marrë 100% të votave, ndërsa partitë e tjera zero vota.
Në disa raste janë hasur kuti, ku PD-ja kishte 200 vota dhe PS-ja 2 vota. Ndryshe nga PD-ja, socialistët synojnë që të marrin mandate të tjera në zonën e jugut. Berati dhe ndoshta Tirana, janë qytetet ku ata mund të marrin dy mandate që do të përmbysnin sërish situatën e krijuar këto ditë.
Në Qarkun e Beratit, PS-ja është shumë në avantazh në krahasim me PD-në dhe mandatet janë ndarë 4 PS-ja, 3 PD-ja dhe 1 LSI-ja. Por, në dy kuti janë hasur probleme dhe fillimisht është vendosur bllokimi i tyre. Pas mesnatës është vendosur që këto kuti të numërohen dhe në to ndodhen aq vota sa PS-ja të marrë edhe një tjetër mandat.
Në Tiranë situata është pothuajse e barabartë, por kjo favorizon PS-në, e cila merr një mandat shtesë, duke e shpënë rezultatin në 16 koalicioni i PS-së, 15 koalicioni i PD-së dhe 1 koalicioni i LSI-së. Mandati që mund të bjerë është ai që ka marrë momentalisht kryetari i PR-së, Fatmir Mediu. Për të arritur këtë gjë, PS-së i duhet të marrë një numër të përafërt votash me PD-në.
-------------------------------------------------------------------
Bllokohet "qeveria", të dy koalicionet 70-70
Koalicioni i PD-së kryeson me 70 mandate kundrejt 66 të PS-së, por LSI-ja ka shprehur qëllimin për bashkim mandatesh
TIRANË - Teksa kanë kaluar 55 orë nga mbyllja e kutive të votimit, shqiptarët ende nuk dinë se kush do të krijojë qeverinë e re për mandatin katërvjeçar. Partia Demokratike ka marrë e vetme 68 deputetë, por koalicioni i saj nuk kalon 70 votat.
Nga ana tjetër, koalicioni i PS-së ka mundur që të marrë vetëm 65 mandate, por një aleancë tepër e dukshme me LSI-në e vendos edhe atë në shumën e 70 deputetëve. Në këtë situatë, rebusi i zgjedhjeve është komplikuar edhe më shumë.
Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në shumicën e qarqeve të vendit, si Vlorë, Gjirokastër, Durrës etj. Trendi i numërimit të votave tregon se mazhoranca e ardhshme, cilido krah të shpallet fitues, do të jetë shumë e brishtë. Procesi i numërimit të votave ka qenë shumë i avashtë gjatë ditës së djeshme dhe në disa raste ai është bllokuar për disa orë, si në Komunën e Bushatit, në Lushnje etj.
Tashmë janë bërë të qartë emrat e shumicës më të madhe të deputetëve për legjislaturën e ardhshme. Në qarkun e Kukësit dje është mbyllur votimi dhe rezultatet nuk kanë pësuar ndryshime. Partia Demokratike ka arritur të marrë tre deputetë dhe mandatin e katërt e ka marrë Partia Socialiste.
Gjithashtu, në Qarkun e Dibrës rezultati ka dalë katër me dy në favor të së djathtës, rezultat i cili ishte i fiksuar që para përfundimit të numërimit të të gjithë votave. Deri në fund, në Qarkun e Fierit nuk ka qenë e qartë ndarja e 16 mandateve.
"Bashkimi për Ndryshim" ka arritur të marrë nëntë të tilla, "Aleanca për Ndryshim", gjashtë dhe mandati i fundit ka shkuar për "Aleancën Socialiste për Integrim", të kryesuar nga LSI-ja. Deri në kutitë e fundit, Partia për Drejtësi dhe Integrim kishte arritur të merrte një mandat.
Në qarkun e Vlorës, "Bashkimi për Ndryshim", i kryesuar nga PS-ja ka arritur të sigurojë një fitore të pastër dhe të marrë shtatë mandate, ku gjashtë prej tyre i shkojnë PS-së dhe një PBDNJ-së. Ndërsa "Aleanca për Ndryshim" ka marrë pesë mandate, 4 PD-ja dhe 1 PDI-ja.
Qarku i Gjirokastrës ka përfunduar në favor të së majtës, e cila ka arritur të marrë tre deputetë, ndërsa e djathta dy. PBDNJ-ja nuk ka arritur të marrë një deputet në këtë qark, në të cilin banon një numër i konsiderueshëm i komuniteti grek në vend.
Durrësi ka përfunduar pa surpriza numërimin e votave, ku nga 12 mandatet që ka qarku, shtatë kanë shkuar për Partinë Demokratike, pesë për Partinë Socialiste dhe mandatin e fundit e ka marrë "Aleanca për Integrim" e kryesuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Në Qarkun e Lezhës, deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, aleanca e kryesuar nga PD-ja ka marrë katër mandate, ndërsa PS-ja me aleatët e saj, tre të tillë. Në këtë qark, Partia Ligj dhe Drejtësi me kandidat, ish-deputetin demokrat, Preç Zogaj, ka arritur të marrë rreth 1500 vota. Një numër ky i konsiderueshëm votash, pasi i ka hequr mandatin e pestë Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.
Qarku i Elbasanit është fiksuar në barazim të numrit të mandateve me nga shtatë secila, megjithëse PS-ja me aleatët e saj është disa pikë përpara. Kështu, koalicioni i kryesuar nga Partia Socialiste ka 47.88% të votave, ndërsa koalicioni i PD-së ka marrë 44.91% të votave, Aleanca Socialiste për Integrim ka marrë 5.02% të votave në këtë qark.
Lufta është ashpërsuar tej mase edhe në Qarkun e Tiranës, ku PS-ja synon që të marrë një tjetër deputet, ndërsa PD-ja synon që të mbajnë balancën e kaheve në 16-16. Deri në orët e vona të mbrëmjes, PD-ja dhe PS-ja ndajnë të njëjtin numër mandatesh prej 15, një shkon për republikanët dhe një për LSI-në
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #30 : Korrik 01, 2009, 02:53:59 PD » |
|
Numerimi drejt fundit, asnje koalicion me shumice 01/07/2009 08:50
Numerimi drejt fundit, asnje koalicion me shumice Ne te gjithe vendin po zhvillohet ende procesi i numerimit, shpesh here i bllokuar per arsye te ndryshme, e ne disa raste i shoqeruar edhe me tensione, sa me shume qe proseci po i afrohet fundit.
Ne fakt tashme kane mbetur edhe me pak se gati 5 perqind e votave per t’u numeruar. Beteja eshte perqendruar ne disa qarqe kryesore, si Shkoder, Berat, Tirane, Elbasan e Lezhe. Deri tani asnje koalicion nuk ben dot qeverine, pasi koalicioni Aleanca per Ndryshimin i udhehequr nga Partia Demokratike ka siguruar 70 mandate, Bashkimi per Ndryshimin i udhehequr nga Partia Socialiste 66 mandate dhe koalicioni Aleanca Socialiste per Integrim 4 mandate.
Pas shume oresh, duket se LSI po shkon drejt fitores se nje mandati qe konsiderohet i rendesishem ne Tirane, ai i kryetarit Ilir Meta. Sipas te dhenave paraprake te ECA-s, koalicioni i LSI-se po kalon pragun e 5 perqind qe i jep mandatin Metes.
Nje risi e procesit eshte PDI, Partia per Drejtesi dhe Integrim qe ka fituar nje mandat deputeti nga keto zgjedhje, ne Vlore. Por humbja e mandatit te dyte ne Fier ka bere qe kjo parti, me nje deklarate per shtyp te kerkoje rinumerim te votave dhe ka kercenuar Partine Demokratike se nese nuk e mbeshtet ne kerkesen e saj, ajo do te rikonsideroje pozicionin ne koalicionin Aleanca per Ndryshim.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #29 : Qershor 30, 2009, 10:48:59 MD » |
|
E majta, projektohet qeveria “Rama-Meta” » Dërguar më: 30/06/2009 - 10:24
.
• Rezultati paraprak i jep 71 deputetë aleancës PS-PBDNJ-LSI. Sipas rezultateve paraprake të “ECA”, dy partitë e mëdha PS dhe PD do të kenë në Kuvendin e ardhshëm nga 67 deputetë secila.
TIRANE-Pyetja e parë që do të lindë menjëherë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar zyrtar të zgjedhjeve do të jetë: kush do ta drejtojë qeverinë e re? Sidoqë të shkojë, kabineti qeverisës i legjislaturës 2009-2013 do të jetë një kabinet i brishtë për faktin se ai nuk do të mbështetet në një shumicë të sigurt. Sipas rezultateve paraprake të “ECA”, dy partitë e mëdha PS dhe PD do të kenë në Kuvendin e ardhshëm nga 67 deputetë secila. Kjo do të thotë që për të arritur numri 71 të deputetëve të nevojshëm për të formuar qeverinë, PS ose PD do t’i drejtohen detyrimisht aleatëve ose do të kërkojnë të “vjedhin” vota në kampin kundërshtar. Gazeta Shqiptare ben te ditur se Partia Socialiste duket se është më e favorizuar për shkak se ajo ka 68 vota si koalicion (1 PBDNJ) dhe mund të lidhë një aleancë të ardhshme me LSI-në e Ilir Metës që sipas të gjitha gjasave do të fitojë të paktën 3 deputetë. Si Rama ashtu edhe Meta e kanë lënë të hapur mundësinë e koalcionit bashkëqeverisës ndaj një kombinim numrash mes tyre do të sillte numrin fitues 71. Ashtu siç ishte parashikuar nga mjaft analistë, roli i Lëvizjes Socialiste për Integrim mund të jetë vendimtar për formimin e kabinetit të ardhshëm qeverisës. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta nuk do të jetë në parlamentin e ardhshëm për shkak se ai vendosi të kandidojë vetëm në Tiranë dhe sipas të gjitha gjasave kjo parti nuk e arrin shifrën e 5 përqindëshit të nevojshëm për të futur një deputet. Gazeta Shqiptare shton se megjithatë, diçka është e sigurt: Meta mund të mos jetë deputet, por po ashtu si Edi Rama ai mund të jetë një bashkëdrejtues i koalicionit qeveritar.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #28 : Qershor 30, 2009, 08:53:54 MD » |
|
Forca policie ne Lac 01/07/2009 01:55
Forca policie ne Lac 5 kutite e panumeruara ne Kurbin qendrojne ne zonen e numerimit, nderkohe qe pritet dergimi i tyre ne Komisioni Qendror te Zgjedhjeve.
Gazetari i Top Channel ne Lezhe insistoi se informacioni ne KQZ per kete ceshtje ishte dhene prej tij, pasi atje nuk kishte dijeni.
U kundershtua ky pretendim nga kreu i KQZ-se, Ristani, ne nje prononcim per Top Channel, i cili sqaron se procesi vezhgohet me ane te kamerave ne ate KZAZ.
Nderkohe gazetaret e Top Channel prane qendres se numerimit ne Fushe-Kuqe raportojne se ka forca policie, ndersa zona eshte e zbrazur nga militantet partiake.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #27 : Qershor 30, 2009, 08:50:09 MD » |
|
Fundi i numerimit, rivalitet PD-PS 01/08/2009 03:35
Fundi i numerimit, rivalitet PD-PS Vijon publikimi i rezultateve te fundit nga 12 qarqet e vendit, nga numerimi i deritanishem i votave ne te gjitha QV-te. Procesi po shkon drejt fundit, ndersa te dhenat flasin per nje perplasje te ashper ne qarqet e Beratit, Elbasanit, Tiranes dhe Fierit, ku se fundmi PS ka marre nje tjeter mandat.
Duke ndjekur te dhenat e fundit te publikuara nga projekti i ECA-s dhe KRIIK, i mbeshtetur nga USAID, neper qarqe procesi i numerimit ofron minute pas minute ndryshime te rezultateve.
Berat
Ne 295 QV te numeruara ne Berat, 47.97 perqind e votave shkojne per socialistet, 26.67 perqind per demokratet, LSI ka marre 10.85 perqind dhe PR 5.14 perqind te votave.
Ne kete qark jane per t'u numeruar gjithsej 298 qendra votimi.
Diber
Partia Demokratike kryeson ne Diber pas numerimit te 313 nga 314 qendra votimi, me 48.92 perqind, ndaj 30.18 te PS-se. LSI ka marre 5.27 perqind, PLL 3.14 perqind.
Durres
Numerohen 349 QV nga 352 te tilla ne qarkun e Durresit. Deri tani kryeson PD me 45.7 perqind te votave, e ndjekur nga PS me 37.12 perqind te votave. LSI grumbullon 7.16 perqind te mbeshtetjes dhe PR 2.09 perqind.
Elbasan
Ne 534 qendra votimi ne Elbasan, 43.42 perqind e votave shkojne per socialistet, 37.19 perqind te votave per demokratet, LSI 4.44 perqind, PR 2.1 perqind.
Fier
Ne 466 kuti te numeruara ne Fier, 48.47 perqind e votave shkojne per socialistet, 31.39 perqind te votave per demokratet, per LSI-ne 5.85 perqind, PDI 2.62 perqind, ndersa per PR-ne shkojne 2.16 perqind te votave.
Ne kete qark duhet te numerohen gjithsej 488 qendra votimi.
Gjirokaster
Ne 285 QV te numeruara ne Gjirokaster, 45.98 perqind e votave shkojne per socialistet, per demokratet 35.69 perqind te votave, PBDNJ 4.97 perqind, LSI 1.96 perqind.
Ne kete qark do te numerohen 285 qendra votimi.
Korce
Gare e forte ne Korce ku nga numerimi i 415 QV-ve rezultatet jane:
Keshtu per PS kane shkuar 43.71 perqind te votave, per PD-ne 42.01 perqind te votave, LSI 3.39 dhe 1.73 perqind per PBDNJ. Ne Korce duhet te numerohen gjithsej 421 qendra votimi, nderkohe qe procesi po ndiqet hap pas hapi nga organizatoret e ECA-s dhe gazetaret ne KQZ.
Kukes
Kryeson bindshem Partia Demokratike ne numerimin e deritanishem te 215 QV-ve ne Kukes.
57.85 perqind e votave per PD-ne, 20.77 perqind per PS-ne, PSD 10.03 perqind dhe 3.07 perqind per republikanet.
Lezhe
Numerohen deri tani 234 qendra votimi ne Lezhe, ku do te dalin 7 deputete fitues.
Rezultatet e deritanishme tregojne se demokratet kane marre 44.17 perqind te votave, socialistet 30.38, LSI 3.42 perqind dhe PSD 3.16 perqind.
Ne kete qark duhet te numerohen votat ne 244 qendra te votimit.
Shkoder
Pas numerimit te 370 qendrave te votimit nga 413 gjithsej, ne Shkoder kryeson PD me 48.54 perqind te votave duke lene pas PS me 29.34 perqind, PDK 2.87 perqind dhe LSI 2.64.
Tirane
Numerohen 782 QV nga 826 te tilla ne qarkun e Tiranes. PD ka barazuar mandatet me PS, pak momente pasi kjo e fundit ia mori nje te tille demokrateve. Gjithesesi PS kryeson me 42.96 perqind ndaj 42.24% te votave te PD. Nderkohe, LSI ka grumbulluar 4.73 perqind te mbeshtetjes, ndersa PR 1.56.
Ne qarkun e Tiranes do te dalin fitues 32 deputete.
Vlore
Numerohen 344 QV ne Vlore, prej nga ku do te dalin 12 deputete fitues.
Rezultatet e deritanishme tregojne se socialistet kane marre 44.57 perqind te votave, demokratet 28.12 perqind, PBDNJ 5.52 dhe PDI 4.61 perqind te votave.
Perqindjet e partive ne rang kombetar
PS 40.88 perqind PD 39.97 perqind LSI 4.83 perqind PR 2.09 perqind PBDNJ 1.2 perqind PDI 0.96 perqind
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #26 : Qershor 30, 2009, 03:43:29 MD » |
|
Caktohen mandatet e Durresit dhe Dibres 30/06/2009 21:53
Caktohen mandatet e Durresit dhe Dibres Tashme jane percaktuar mandatet parlamentare te qarkut te Durresit.
Pas numerimit thuajse te te gjitha kutive te votimit, prej ketij qarku ne kuvendin e ardhshem te Shqiperise shkojne 7 deputete demokrate, 5 socialiste dhe nje i Levizjes Socialiste per Integrim.
Nderkohe ka perfunduar procesi i numerimit edhe ne qarkun e Dibres, duke caktuar keshtu 4 deputete demokrate dhe dy socialiste.
Procesi i numerimit te votave vijon pa u ndalur edhe neper KZAZ-te e mbetura ne rang vendi per te patur me ne fund edhe projeksionin perfundimtar te parlamentit te ardhshem shqiptar.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #25 : Qershor 30, 2009, 03:32:13 MD » |
|
Fundi i numerimit, duel PD-PS 30/07/2009 22:24
Fundi i numerimit, duel PD-PS Vijon publikimi i rezultateve te fundit nga 12 qarqet e vendit, nga numerimi i deritanishem i votave ne te gjitha QV-te. Procesi po shkon drejt fundit, ndersa te dhenat flasin per nje perplasje te ashper ne qarqet e Beratit, Elbasanit, Fierit dhe Tiranes, ku se fundmi PD ka barazuar mandatet me PS, e cila kryesoi 16-14 per nje periudhe te shkurter.
Duke ndjekur te dhenat e fundit te publikuara nga projekti i ECA-s dhe KRIIK, i mbeshtetur nga USAID, neper qarqe procesi i numerimit ofron minute pas minute ndryshime te rezultateve.
Berat
Ne 295 QV te numeruara ne Berat, 47.97 perqind e votave shkojne per socialistet, 26.67 perqind per demokratet, LSI ka marre 10.85 perqind dhe PR 5.14 perqind te votave.
Ne kete qark jane per t'u numeruar gjithsej 298 qendra votimi.
Diber
Partia Demokratike kryeson ne Diber pas numerimit te 299 nga 314 qendra votimi, me 48.79 perqind, ndaj 30.25 te PS-se. LSI ka marre 5.38 perqind, PLL 3.11 perqind.
Durres
Numerohen 348 QV nga 352 te tilla ne qarkun e Durresit. Deri tani kryeson PD me 45.64 perqind te votave, e ndjekur nga PS me 37.17 perqind te votave. LSI grumbullon 7.17 perqind te mbeshtetjes dhe PR 2.1 perqind.
Elbasan
Ne 522 qendra votimi ne Elbasan, 43.48 perqind e votave shkojne per socialistet, 37.1 perqind te votave per demokratet, LSI 4.45 perqind, PR 2.12 perqind.
Fier
Ne 432 kuti te numeruara ne Fier, 48.46 perqind e votave shkojne per socialistet, 31.72 perqind te votave per demokratet, per LSI-ne 5.61 perqind, PDI 2.67 perqind, ndersa per PR-ne shkojne 2.4 perqind te votave.
Ne kete qark duhet te numerohen gjithsej 488 qendra votimi.
Gjirokaster
Ne 281 QV te numeruara ne Gjirokaster, 45.96 perqind e votave shkojne per socialistet, per demokratet 35.73 perqind te votave, PBDNJ 5.02 perqind, LSI 1.95 perqind.
Ne kete qark do te numerohen 285 qendra votimi.
Korce
Gare e forte ne Korce ku nga numerimi i 408 QV-ve rezultatet jane:
Keshtu per PS kane shkuar 43.6 perqind te votave, per PD-ne 42.03 perqind te votave, LSI 3.46 dhe 1.71 perqind per PBDNJ. Ne Korce duhet te numerohen gjithsej 421 qendra votimi, nderkohe qe procesi po ndiqet hap pas hapi nga organizatoret e ECA-s dhe gazetaret ne KQZ.
Kukes
Kryeson bindshem Partia Demokratike ne numerimin e deritanishem te 215 QV-ve ne Kukes.
57.85 perqind e votave per PD-ne, 20.77 perqind per PS-ne, PSD 10.03 perqind dhe 3.07 perqind per republikanet.
Lezhe
Numerohen deri tani 233 qendra votimi ne Lezhe, ku do te dalin 7 deputete fitues.
Rezultatet e deritanishme tregojne se demokratet kane marre 44.16 perqind te votave, socialistet 30.26, LSI 3.42 perqind dhe PSD 3.18 perqind.
Ne kete qark duhet te numerohen votat ne 244 qendra te votimit.
Shkoder
Pas numerimit te 357 qendrave te votimit nga 413 gjithsej, ne Shkoder kryeson PD me 48.18 perqind te votave duke lene pas PS me 29.61 perqind, PDK 2.89 perqind dhe LSI 2.69.
Tirane
Numerohen 755 QV nga 826 te tilla ne qarkun e Tiranes. PD ka barazuar mandatet me PS, pak momente pasi kjo e fundit ia mori nje te tille demokrateve. Gjithesesi PS kryeson me 42.98 perqind ndaj 42.19% te votave te PD. Nderkohe, LSI ka grumbulluar 4.78 perqind te mbeshtetjes, ndersa PR 1.56.
Ne qarkun e Tiranes do te dalin fitues 32 deputete.
Vlore
Numerohen 344 QV ne Vlore, prej nga ku do te dalin 12 deputete fitues.
Rezultatet e deritanishme tregojne se socialistet kane marre 44.57 perqind te votave, demokratet 28.12 perqind, PBDNJ 5.52 dhe PDI 4.61 perqind te votave.
Perqindjet e partive ne rang kombetar
PS 40.84 perqind PD 39.98 perqind LSI 4.84 perqind PR 2.08 perqind PBDNJ 1.21 perqind PDI 0.96 perqind
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #24 : Qershor 30, 2009, 12:23:26 MD » |
|
Tirane, PD rimerr mandatin 30/06/2009 19:21
Tirane, PD rimerr mandatin Vazhdon beteja mes Partise Demokratike dhe asaj Socialiste per numrin e mandateve, sidomos ne qarqet e medha si Tirana apo Korca.
1.Ne qarkun e Beratit nga 8 mandate, 4 shkojne per PS, 3 per PD, 1 per LSI.
2. Ne qarkun e Dibres nga 6 mandate, 4 shkojne per PD-ne dhe 2 per PS-ne.
3. Ne qarkun e Durresit nga 13 mandate, 7 shkojne per PD-ne, 5 per PS-ne, 1 per LSI-ne.
4. Ne qarkun e Elbasanit nga 14 mandate, 7 shkojne per PS-ne, 7 per PD.
5. Ne qarkun e Fierit nga 16 mandate, 8 shkojne per PS-ne, 6 per PD-ne, 1 per PDI dhe 1 per LSI-ne.
6.Ne Gjirokaster, nga 5 mandate, 3 shkojne per PS-ne dhe 2 per PD-ne.
7. Ne Korce nga 12 mandate, 6 shkojne per PD-ne dhe 6 per PS-ne.
8. Ne Kukes nga 4 mandate, 3 shkojne per PD-ne dhe 1 per PS-ne.
9. Ne Lezhe, nga 7 mandate, 4 shkojne per PD-ne dhe 3 per PS-ne.
10. Ne Shkoder, nga 11 mandate, 7 shkojne per PD-ne dhe 4 per PS-ne.
11. Ne Tirane, nga 32 mandate, 15 shkojne per PS-ne, 15 per PD, 1 per PR dhe 1 per LSI.
12. Ne Vlore nga 12 mandate, 6 shkojne per PS-ne, 4 per PD-ne, 1 per PDI-ne, 1 per PBDNJ-ne.
Keto jane te dhenat e publikuara nga projekti i ECA-s dhe KRIIK, mbeshtetur nga USAID, deri ne oren 19:02 minuta.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #22 : Qershor 29, 2009, 10:45:50 MD » |
|
Numerimi i votave, ja te dhenat e fundit
30/07/2009 05:05
Numerimi i votave, ja te dhenat e fundit Vijon publikimi i rezultateve te fundit nga 12 qarqet e vendit, nga numerimi i deritanishem i votave ne te gjitha QV-te. Procesi ecen me ritme te ngadalta, ndersa te dhenat e para flasin per rimarrjen e "bastioneve" nga dy kampet kryesore.
Duke ndjekur te dhenat e fundit te publikuara nga projekti i ECA-s dhe KRIIK, i mbeshtetur nga USAID, neper qarqe procesi i numerimit ofron minute pas minute ndryshime te rezultateve.
Berat
Ne 284 QV te numeruara ne Berat, 48.05 perqind e votave shkojne per socialistet, 26.56 perqind per demokratet, LSI ka marre 11 perqind dhe PR 5.21 perqind te votave.
Ne kete qark jane per t'u numeruar gjithsej 298 qendra votimi.
Diber
Partia Demokratike kryeson ne Diber pas numerimit te 192 nga 314 qendra votimi, me 48.59 perqind, ndaj 30.95 te PS-se. LSI ka marre 5.4 perqind, PR 2.57 perqind, ndersa PLL 3.22 perqind.
Durres
Numerohen 182 QV nga 352 te tilla ne qarkun e Durresit. Deri tani kryeson PD me 45.15 perqind te votave, e ndjekur nga PS me 37.1 perqind te votave. LSI grumbullon 7.98 perqind te mbeshtetjes dhe PR 1.88 perqind.
Elbasan
Ne 356 qendra votimi ne Elbasan, 43.32 perqind e votave shkojne per socialistet, 37.44 perqind te votave per demokratet, LSI 5.01 perqind, PSD 2.49 perqind.
Fier
Ne 285 kuti te numeruara ne Fier, 48.16 perqind e votave shkojne per socialistet, 32.75 perqind te votave per demokratet, per LSI-ne 5.56 perqind, ndersa per PR-ne shkojne 2.12 perqind te votave.
Ne kete qark duhet te numerohen gjithsej 488 qendra votimi.
Gjirokaster
Ne 183 QV te numeruara ne Gjirokaster, 48.22 perqind e votave shkojne per socialistet, per demokratet 35.94 perqind te votave, PBDNJ 2.29 perqind, LSI 2.15 perqind.
Ne kete qark do te numerohen 285 qendra votimi.
Korce
Gare e forte ne Korce ku nga numerimi i 298 QV-ve rezultatet jane:
Keshtu per PD kane shkuar 42.72 perqind te votave, per PS-ne 43.3 perqind te votave, LSI 3.24 dhe 1.94 perqind per PBDNJ. Ne Korce duhet te numerohen gjithsej 421 qendra votimi, nderkohe qe procesi po ndiqet hap pas hapi nga organizatoret e ECA-s dhe gazetaret ne KQZ.
Kukes
Kryeson bindshem Partia Demokratike ne numerimin e deritanishem te 179 QV-ve ne Kukes.
58.13 perqind e votave per PD-ne, 20.25 perqind per PS-ne, PSD 10.27 perqind dhe 3.2 perqind per republikanet.
Lezhe
Numerohen deri tani 157 qendra votimi ne Lezhe, ku do te dalin 7 deputete fitues.
Rezultatet e deritanishme tregojne se demokratet kane marre 43.38 perqind te votave, socialistet 30.43, LSI 4.17 perqind dhe PSD 2.81 perqind.
Ne kete qark duhet te numerohen votat ne 244 qendra te votimit.
Shkoder
Pas numerimit te 280 qendrave te votimit nga 413 gjithsej, ne Shkoder kryeson PD me 47.11 perqind te votave duke lene pas PS me 31.9 perqind, PR 2.82 dhe PDK 2.81 perqind.
Tirane
Numerohen 575 QV nga 826 te tilla ne qarkun e Tiranes. Aktualisht PS kryeson me 42.97 perqind ndaj PD qe ka kapur kuoten 42.5. LSI ka grumbulluar 4.34 perqind te mbeshtetjes, ndersa PR 1.65 perqind te votave.
Ne qarkun e Tiranes do te dalin fitues 32 deputete.
Vlore
Numerohen 264 QV ne Vlore, prej nga ku do te dalin 12 deputete fitues.
Rezultatet e deritanishme tregojne se socialistet kane marre 44.09 perqind te votave, demokratet 27.62 perqind, PBDNJ 6.06 dhe PDI 4.72 perqind te votave.
Perqindjet e partive ne rang kombetar
PS 41.1 perqind PD 39.84 perqind LSI 4.83 perqind PR 2.18 perqind PBDNJ 1.25 perqind PDI 0.86 perqind
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #21 : Qershor 29, 2009, 09:11:39 MD » |
|
Numerimi i votave, rivalitet PD-PS 29/06/2009 23:55
Numerimi i votave, rivalitet PD-PS Kane mbetur edhe disa ore nga perfundimi i afatit zyrtar per numerimin e votave ne 12 qarqe te vendit, nderkohe qe lufta mes partive kryesore Partise Demokratike dhe asaj Socialiste do te vazhdoje e ashper deri ne kutine e fundit.
1.Ne qarkun e Beratit nga 8 mandate, 5 shkojne per PS, 2 per PD, 1 per LSI.
2. Ne qarkun e Dibres nga 6 mandate, 4 shkojne per PD-ne dhe 2 per PS-ne.
3. Ne qarkun e Durresit nga 13 mandate, 7 shkojne per PD-ne, 5 per PS-ne, 1 per LSI-ne.
4. Ne qarkun e Elbasanit nga 14 mandate, 7 shkojne per PS-ne, 7 per PD.
5. Ne qarkun e Fierit nga 16 mandate, 9 shkojne per PS-ne, 6 per PD-ne, 1 per LSI-ne.
6.Ne Gjirokaster, nga 5 mandate, 3 shkojne per PS-ne dhe 2 per PD-ne.
7. Ne Korce nga 12 mandate, 6 shkojne per PD-ne dhe 6 per PS-ne.
8. Ne Kukes nga 4 mandate, 3 shkojne per PD-ne dhe 1 per PS-ne.
9. Ne Lezhe, nga 7 mandate, 4 shkojne per PD-ne dhe 3 per PS-ne.
10. Ne Shkoder, nga 11 mandate, 7 shkojne per PD-ne dhe 4 per PS-ne.
11. Ne Tirane, nga 32 mandate, 16 shkojne per PD-ne, 15 per PD, 1 per PR
12. Ne Vlore nga 12 mandate, 6 shkojne per PS-ne, 4 per PD-ne, 1 per PDI-ne, 1 per PBDNJ-ne.
Keto jane te dhenat e publikuara nga projekti i ECA-s dhe KRIIK, mbeshtetur nga USAID, deri ne oren 23:33 minuta.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #20 : Qershor 29, 2009, 06:30:28 MD » |
|
PD, Berisha: Pranoj rezultatin, cilido të jetë. Të ruajmë gjakftohtësinë » 29/06/2009 - 23:20 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pohuar se do të pranojë cdo rezultat që do të shpallet në rrugë zyrtare për zgjedhjet parlamentare. Berisha ka bërë thirrje madje të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia deri në daljen zyrtare të rezultateve. BALKANWEB.TV: Berisha: Pranoj rezultatin, cilido të jetë
TIRANE-Kryetari I Partisë Demokratike Sali Berisha ka pohuar se do të pranojë cdo rezultat që do të shpallet në rrugë zyrtare për zgjedhjet parlamentare. “Do ta pranoj rezultatin si do që të jetë, s’ka asnje lloj dyshimi, unë jam i kënaqur me menyren si u zhvilluan zgjedhjet dhe unë do ta pranoj rezultatin. Nuk ka asnjë lloj tensioni dhe asnjë lloj problemi nga ana ime". Keshtu u shpreh kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha ne nje konference per shtyp, te disa minutave me pare. Edhe kreu i PD, ashtu si ai i PS shprehu vleresimin maksimal per ecurine e procesit. Berisha la te nenkuptohet se edhe ne rast fitoreje, ajo do te jete jashtezakonisht e ngushte. Berisha ka bërë thirrje madje të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia deri në daljen zyrtare të rezultateve. “Ne jemi shumë të interesuar që rezultati te dalë sa me pare. Dua te ruajme gjakftohtesine ky eshte nje proces i rendesishem".
Lideri demokrat theksoi gjithashtu se do te prese raportin e vezhguesve kur te mbaroje perfundimisht procesi zgjedhor dhe se ka marre pozitivisht deklaratat e Brukselit per mbarevajtjen e ketyre zgjedhjeve.
I pyetur për reagimin e Ramës që konstatoi se procesi i numërimit po pengohet, Berisha I quajti këto “brockulla”. Berisha po ashtu shtoi se i vetmi problem mbetet ngadalesia e numerimit te votave, gje e cila do te gjeje zgjidhje ne proceset e ardhshme.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|