|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #19 : Qershor 29, 2009, 12:41:08 MD » |
|
Rehn e Solana: Punoni per te ardhmen
 29/06/2009 18:20
Rehn e Solana: Punoni per te ardhmen Nje tjeter deklarate kritike ka mberritur per Tiranen zyrtare dhe faktorin politik shqiptar nga Brukseli, pas publikimit te raportit te vezhguesve nderkombetare.
Komisioneri Europian per zgjerimin Olli Ren ka vleresuar raportin duke i konsideruar kritikat e tij te drejta.
Ne deklaraten e tij Komisioneri Europian thekson se ka mbajtur shenim per konkluzionet paraprake te OSBE/ODIHR, te cilat i referoheshin progresit te dukshem te arritur ne disa fusha.
“Megjithate, keto permiresime jane erresuar nga politizimi i aspekteve teknike te procesit zgjedhor si edhe dhunes gjate fushates zgjedhore. Dita e zgjedhjeve ishte pergjithesisht e qete dhe paqesore. Pati dhe permiresime te vogla qe kishin lidhje me procesin e votimit, megjithese u vune re disa shkelje procedurale”, thote Rehn.
Komisioneri shprehet plotesisht dakord me deklaraten e misionit OSBE- ODIHR se vleresimet e percaktuara te zgjedhjeve nuk duhet te behen perpara numerimit te votes dhe perfundimit te tabulimit.
“Megjithate keto zgjedhje qartazi nenvizojne nevojen per lidershipin politik shqiptar pertej kufijve partiake, te punojne fuqishem per te bere zgjedhje ne te ardhshem te cilat plotesisht do te permbushin standartet nderkombetare dhe te kene confidence te larte publike te votuesve shqiptare”, u shpreh Rehn.
Nje tjeter vleresim ka mberritur edhe nga zedhenesit e shefit per politiken e jashte te Bashkimit Europian Havier Solana, Kristina Nagi.
“Ne pergezojme popullin shqiptar per angazhimin e tyre koletiv per nje te ardhme te ndertuar mbi bazen e zgjedhjeve te lira, te ndershme dhe transparente.Duke pritur rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve te djeshme, ne inkurajojme te gjitha partite te riafirmojne angazhimin e tyre per reformat e nevojshme, perfshire edhe aftesine e mjaftueshme administrative per te garantuar implementimin e atyre reformave”, shprehet Nagi.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #18 : Qershor 29, 2009, 08:28:00 PD » |
|

Glover: Procesi zgjedhor me probleme 29/06/2009 15:05
Glover: Procesi zgjedhor me probleme Shefja e misionit te ODIHR-it, Audrey Glover ka lexuar nje pjese te raportit paraprak pas vezhgimit te monitoruesve te huaj ne shume zona votimi diten e djeshme.
Glover e nisi fjalen e saj nga kodi i ri zgjedhor, duke theksuar se ky kod u pranua nga te dyja palet per te permiresuar problemet me identifikimin dhe regjistrimin e zgjedhesve.
“Eshte per te ardhur keq qe niveli i larte i mosbesimit mes partive, presioni dhe shperdorimi i fondeve publike nuk e rriten cilesine. Numerimi i votave do zgjase edhe per disa dite te tjera dhe ky proces do ndiqet nga rezultatet dhe vezhghuesit tane qe do jene ne terren per ta vezhguar procesin”, u shpreh Glover ne deklaraten per shtyp.
Ne vijim te fjales, shefja e misionit te ODIHR-it u tregua e kujdesshme, duke thene se nje peshe te madhe ne vleresimin perfundimtar te zgjedhjeve do ta kete edhe faza qe ka mbetur, pra administrimi i procesit te numerimit te votave.
“Per kete arsye ekipi jone do qendroje ketu per ta vezhguar procesin dhe per te pare si do ece puna me ankesat, derisa procesi te perfundoje. Ne do nxjerrim nje raport te plote rreth 8 jave pas perfundimit te procesit ku do perfshihen edhe rekomandimet per permiresime. KQZ i administroi detyrat me profesionalizem dhe brenda afateve ligjore, por anetaret ishin te ndare ne disa nga ceshtjet e debatueshme dhe votuan sipas bindjeve politike. Kishte shkeputje mes punes se KQZ-se ne Tirane dhe asaj cfare ndodhi ne qarqe. Per me teper partite nuk emeruan brenda afateve ligjore komisioneret”, qartesoi Glover.
Diplomatja nderkombetare nuk kurseu kritikat as per mediat, duke nenvizuar se transmetuesit mediatike ishin te njenshem ne pasqyrimin e aktiviteteve te partive kryesore, duke u lene shume pak hapesira partive te vogla. Ne fund te fjales se saj, Glover hodhi poshte cdo hije dyshimi per anesine e ketij misioni ne vendin tone. “Une dhe ekipi im qe kur kemi ardhur ne Shqiperi, kemi thene qe kemi ardhur pa nje axhende te meparshme dhe jemi ketu pa ide te marra me perpara dhe te paanshem. Ne kemi funksionuar ne nje menyre te paanshme si te gjitha misionet e ODIHR-it”, pohoi Glover.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #17 : Qershor 29, 2009, 08:26:23 PD » |
|
OSBE: Shqiperia eshte maturuar 29/06/2009 14:20
OSBE: Shqiperia eshte maturuar Misioni i OSBE-se vlereson se zgjedhjet e 28 qershorit treguan se Shqiperia eshte maturuar duke bere progres te dukshem.
Udheheqesi i afatshkurter i OSBE-se, Wolfgang Grossruck, thekson ne nje konference te perbashket per shtyp me drejtuesit e vezhguesve te huaj ne Shqiperi, se ne votimet e kesaj radhe nuk ndodhen problemet per te cilat komuniteti nderkombetar frikesohej, ndersa shton se vendi po ecen ne rrugen e duhur.
"Pergjithesisht procesi i votimeve ishte pozitiv ne shumicen e qendrave, po nuk u shmangen votimet familjare apo mungesa e elementeve te sigurise", u shpreh Grossruck.
Zyrtari nderkombetar terhoqi vemendjen per presionin ushtruar ndaj njerezve per te marre pjese ne mitingje, nderkohe qe i kerkoi politikaneve qe te punojne fort per te permiresuar jeten e shqiptareve.
APKE: Shqiperia, potencial per shoqeri demokratike
Drejtuesja e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, Corien Jonker, shprehu besimin se populli shqiptar ka potencialin e plote te ndertoje nje shoqeri demokratike si ajo evropiane.
"Megjithate duhet pjesemarrje e larte e grave ne vendimmarje, nderkohe qe mediat nuk duhet te jene tribune e partive politike, por te jene ne sherbim te informimit te popullit", u shpreh Jonker.
Zyrtarja evropiane theksoi se monitorimi per Shqiperine do te vazhdoje per te qene prane shoqerise se ketij vendi qe te permbushe sa me pare potencialin e vet demokratik.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #16 : Qershor 29, 2009, 08:25:03 PD » |
|
Zgjedhjet, NATO: Nuk u arriten standartet 29/06/2009 14:45
Zgjedhjet, NATO: Nuk u arriten standartet Kryetari i Asamblese parlamentare te NATO-s, Bruce George deklaroi se Shqiperia ka shenuar arritje po ka ende shume pune per te bere.
Duke kerkuar qe raporti te shihet si keshillues, George paraqiti disa rekomandime qe Shqiperise mund t'i sherbejne per zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
"Politika duhet pare si sherbim, si mundesi per marreveshje dhe kompromis. Duhet te kete respekt mes partive politike", u shpreh George.
Sipas tij, qe prej 1991 jane bere reforma te medha, por demokracia eshte ne konsolidim e siper.
"Keni shume pune per te bere per te arritur standartet e BE-se, qeverisjen demokratike, reformat ne gjyqesor, profesionalizmin e mediave, vendosjen e e shtetit te se drejtes, te qeverive vendore dhe luften kunder krimit dhe korrupsioni", u shpreh George.
Zyrtari theksoi se Shqiperia nuk i arriti standartet e kerkuara ne 28 qershor, por gjithcka do te varet nga drejtuesit e saj per t'i arritur ato ne zgjedhjet e ardhshme.
"Shpresoj qe raporti perfundimtar qe do te publikohet javet ne vazhdim te jete udhezues dhe frymezues per te ardhmen tuaj", tha George.
Kreu i asamblese se NATO-se, premtoi mbeshtetje, ndersa theksoi se arritjen ose jo te standarteve e kane ne dore shqiptaret.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #15 : Qershor 29, 2009, 05:54:35 PD » |
|
Numerimi i votave, rivalitet PD-PS 29/06/2009 12:30
Numerimi i votave, rivalitet PD-PS Kane mbetur edhe disa ore nga perfundimi i afatit zyrtar per numerimin e votave ne 12 qarqe te vendit, nderkohe qe lufta mes partive kryesore Partise Demokratike dhe asaj Socialiste do te vazhdoje e ashper deri ne kutine e fundit.
Deri tani mesohet se jane numeruar nje e katerta e votave ne rang vendi.
1.Ne qarkun e Beratit nga 8 mandate, 4 shkojne per PS, 2 per PD, 1 per PR dhe 1 per LSI
2. Ne qarkun e Dibres nga 6 mandate, 4 shkojne per PD-ne dhe 2 per PS-ne.
3. Ne qarkun e Durresit nga 13 mandate, 7 shkojne per PD-ne, 5 per PS-ne, 1 per LSI-ne.
4. Ne qarkun e Elbasanit nga 14 mandate, 7 shkojne per PS-ne, 6 per PD-ne dhe 1 per LSI-ne.
5. Ne qarkun e Fierit nga 16 mandate, 8 shkojne per PS-ne, 6 per PD-ne, 1 per PLL-ne dhe 1 per LSI-ne.
6.Ne Gjirokaster, nga 5 mandate, 3 shkojne per PS-ne dhe 2 per PD-ne.
7. Ne Korce nga 12 mandate, 6 shkojne per PD-ne dhe 6 per PS-ne.
8. Ne Kukes nga 4 mandate, 3 shkojne per PD-ne dhe 1 per PS-ne.
9. Ne Lezhe, nga 7 mandate, 5 shkojne per PD-ne dhe 2 per PS-ne.
10. Ne Shkoder, nga 11 mandate, 7 shkojne per PD-ne dhe 4 per PS-ne.
11. Ne Tirane, nga 32 mandate, 16 shkojne per PD-ne dhe 16 per PS-ne.
12. Ne Vlore nga 12 mandate, 6 shkojne per PS-ne, 3 per PD-ne, 1 per PDI-ne, 1 per PBDNJ-ne dhe 1 per PSD-ne.
Keto jane te dhenat e publikuara nga projekti i ECA-s dhe KRIIK, mbeshtetur nga USAID, deri ne oren 12:24 minuta.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #14 : Qershor 28, 2009, 11:12:40 MD » |
|
KQZ: Votuan 46 perqind e zgjedhesve 28/06/2009 20:57
KQZ: Votuan 46 perqind e zgjedhesve Rezultatet paraprake te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per pjesemarrjen e votuesve tregojne se ne rang kombetar kane votuar 46 perqind e zgjedhesve.
Keshtu, sipas ketyre rezultateve ne Berat kane votuar 46 perqind e zgjedhesve, ne Diber 43 perqind, ne Gjirokaster 53 perqind, ne Fier 48 perqind, ne Kukes 53 perqind, ne Lezhe 48 perqind, ne Shkoder 42 perqind, ne Tirane 50 perqind dhe ne Vlore 36 perqind.
Nderkohe ne pritje per te mesuar rezultatet eshte Elbasani, Korca dhe Durresi.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #13 : Qershor 28, 2009, 10:39:04 MD » |
|
Jehona e zgjedhjeve në mediat e huaja
 Zgjedhjet e sotme parlamentare në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e mediave në mbarë botën, të cilat njëzëri citojnë se zgjedhjet e sotme do të jenë testi që do t’i hapë rrugën Shqipërisë në BE. Rrjete televizive e gazeta prestigjoze si BBC, ABC, CBS, Uashington Post, Reuters, The Guardian, AFP, Associated Press e kanë cilësuar ditën e sotme si çelësin që ka mundësinë t’i hapë dyert Shqipërisë drejt anëtarësimit të saj në BE. Reuters citon zëdhënësin e KQZ, Leonard Olli sipas të cilit procesi zgjedhor në vend po ecën qetë dhe normalisht. Ndërkaq, rrjeti televiziv BBC shkruan këto zgjedhje janë testi për arritjen e standarteve të demokracisë ne vend. BBC citon Brukselin zyrtar që ka bërë thirrje për zgjedhje të lira e të drejta. Pas ardhjes së demokracisë në vend, thekson rrjeti prestigjoz, duke ia kontribuar meritat kryeministrit Sali Berisha, Shqipëria ka ecur përpara në zhvillimin ekonomik, duke qenë një nga të paktat vende me rritje ekonomike. Zgjedhjet e sotme në Shqipëri do të jenë nën syrin e rreptë të vëzhguesve thotë BBC, pasi nga kjo do të varet edhe rruga e Tiranës zyrtare drejt BE. Po kështu edhe Agjencia e lajmeve AFP e ka cilësuar ditën e sotme si mundësinë për të rritur aspiratat e Shqipërisë drejt BE. Shqipëria ndez motorët e zgjedhjeve, thotë agjencia, e cila citon fjalimin e fundit të kryeminstrit Berisha, i cili në mitingun e tij përmbyllës u kërkoi shqiptarëve të bashkohen në emër të ëndrrës së përbashkët europiane. E po kështu, edhe kryetarin e PS, Edi Rama i cili u kërkoi shqiptarëve të votojnë për ndryshimin. Lidhur me zgjedhjet e sotme kanë shkruar dhe gazetat prestigjoze, Uashington Post dhe Associated Press, të cilat e shkruajnë se BE ka kthyer tashmë sytë nga Shqipëria. Shqipërisë sot i duhet të tregojë që ka arritur pjekurinë politike,- thotë Uashington Post. Gazeta flet edhe për deklaratat e SHBA-ve dhe BE, të cilat janë shprehur se shpresojnë në një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #12 : Qershor 28, 2009, 08:19:26 MD » |
|
Berisha Fiton Zgjedhjet
E Hene, 29 Qershor 2009
Shqetesimi i socialisteve per procesin zgjedhor, perplasjet ne PD, ora e sakte dhe deklaratat
07:00 Nis zyrtarisht procesi i votimit per zgjedhjet parlamentare 2009.
08:04 Zgjedhjet-5.500 punonjes te policise te angazhuar.
08:25 Vlore: Nis procesi i votimit, 187.428 zgjedhes te regjistruar.
8:19 Tirane, Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore, Kastriot Islami: Vota e shqiptareve do te jete e lire dhe e garantuar
08:45 Kukes: Ne te gjithe qarkun nis normalisht procesi zgjedhor.
9:00 Kryeparlamentarja Topalli, ka zgjedhur qytetin e Shkodres per te votuar. Ajo ka hedhur voten rreth ores 9:00, ne qendren 303 ne Shkoder nga ku u ka bere thirrje qytetareve t'u drejtohen kutive te votimit.
09:20 Durres: Fillon procesi zgjedhor.
09:10 Elbasan: Ne dy fshatra ende nuk ka nisur votimi per shkak te mungeses se bazes materiale.
9:12 Vlore: Votimi ende nuk ka filluar ne tre qendra votimi per ceshtje teknike dhe shperndarjes se bazes materiale.
09: 15 Vlore: Kandidati i PS, Auron Tare i shqetesuar per disa probleme teknike ne Vlore.
9:25 Tropoje: Nis procesi i votimit me vonese ne dy komuna, mungojne komisioneret.
9:35 Tirane: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne konferencen e pare per shtyp. Zedhenesi Leonard Olli, konfirmon probleme sporadike me komisioneret.
9:51 Tirane: Incident ndermjet Sajmir Tahirit, kandidatit te PS per deputet dhe disa militanteve te PD per mbajtjen e stilolapsit me mikrokamer.
09:32 Korce: Fillon votimi ne 62 qendra votimi ne qytet.
09:37 KQZ: Procesi i votimit po ecen normalisht ne te gjithe vendin.
09:38 Voton kryetari i LSI, Ilir Meta ne qendren 1882 ne njesine bashkiake numer 7 ne Laprake.
09:43 Elbasan : Nis normalisht procesi i votimit.
10:01 Policia e Tiranes: Nuk eshte evidentuar asnje incident.
10:00 Kryeministri Berisha, i shoqeruar nga bashkeshortja e tij znj. Liri Berisha, votoi ne qendren e votimit numer 1728, te njesise bashkiake nr. 2 te kryeqytetit.
10:22 Pernaska: PS, perpjekje per te kontrolluar dhe manipuluar procesin zgjedhor.
10: 39 Tirane:Majlinda Bregu, zedhenese e PD per zgjedhjet, fton qytetaret te votojne dhe denon perdorimin e mikrokamerave, qe po perdorin komisioneret e PS
10:58 Elbasan: KZAZ Procesi vijon normal ne 96 qendrat e votimit.
11:00 Topalli: Keto zgjedhje do te kene standardet me te larta.
11:00 Tirane: PS deklaron se per mikrokamerat u lajmeruan nderkombetaret
11:00 Kreu socialist Edi Rama, ka hedhur voten ne shkollen "Pjeter Budi" ne kryeqytet, i shoqeruar nga djali i tij Gregori.
11:02 KQZ/Kosovrasti: PS po kontrollon me llampa ultraviolet kartat e identitetit.
11:02 Tirane, KQZ nepermjet zedhenesit Olli, deklaron se llapat fluoreshente jane te panevojshme
11: 16 Tirane, Rama apel te gjithe qytetareve te votojne.
11:53 Islami: PS ka marre masa per te monitoruar procesin e votimit konform ligjit.
11:53 Ministria e Brendshme pergenjeshtron deklaraten e PS, se truproja e z. Nishani eshte konfliktuar me kandidatin per deputet te PS, Saimir Tahiri.
11:55 PD: Qytetaret te jene te sigurt per fshehtesine e votes se tyre.
11:55 Topi: Zgjedhjet e sotme te rendesishme, hapin rrugen per ne BE.
11:57 Tirane. PS ve ne dispozicion te qytetareve kater numra telefoni, per ankesat ne te gjitha qarqet e vendit.
11:57 Peqin: Procesi i votimit vijon normalisht, edhe ne burgun e sigurise se larte
11:57 Policia: Asnje incident deri tani, ne te gjitha qendrat e votimit votohet normalisht
12:13 Sokol Olldashi: Perdorimi i mjeteve pergjuese perben veper penale
12:14 Voton, Presidenti Bamir Topi, ne qendren e votimit ne shkollen "Servete Maci". Topi theksoi se sot te gjithe duhet te tregojme se jemi nje vend, qe kemi arritur ne nje stad te rendesishem te demokracise dhe rruga drejt BE-se duhet te jete e hapur.
12:14 Topalli: Zgjedhjet 2009, me te mirat dhe me te qetat ne 18 vjet.
12:16 Durres: Ministri Oketa: Zgjedhjet te qeta, tendencat e PS per manipulim, te panevojshme.
12:24 Tirane: Ambasadori amerikan, njerezit te mos kene frike per te votuar
12:25 Policia: Largohet nga qendra e votimit ne Kombinat vezhguesi qe mbante sende te palejuara.
12:39 LSI shpreh shqetesimin per disa parregullsi ne procesin e votimit
12:40 Policia e shtetit: Asnje problem gjate dorezimit te qendrave te votimit
12:41 Gjate nje inspektimi ne qendren e votimit ne shkollen "Hasan Prishtina" drejtori i ODIHR, Janez Lenarcic theksoi rendesine e ketyre zgjedhjeve, per te ardhmen e Shqiperise.
12:42 PS kerkon verifikimin e kartave te identitetit
12:47 Elbasan: Komisionaret e PS, te pajisur me materiale pergjuese
13:00 Kryeministri Berisha ne konference shtypi nga selia e PD: Pjesemarrja ne votime 40 % deri ne 12.30
13:05 Kakavije: 3.505 emigrante kane hyre ne 12 oret e fundit ne piken kufitare te Kakavijes
13:08 Nano: Zgjedhjet e 28 qershorit, shume te rendesishme per nje vend anetar te NATO-s
13:09 KQZ vendos ne parim, ndalimin e perdorimit e mjeteve te paligjshme nga anetaret e qv-ve.
13:11 Policia: Padi penale ndaj tre simpatizanteve te PS-se, qe kane fyer vezhguesit.
13:16 Withers: Subjektet politike te respektojne ligjin dhe standardet nderkombetare.
13:18 Vlore-policia: Atmosfere e qete ne diten e votimeve.
13:21 ODIHR: Zgjedhjet me rendesi per Shqiperine.
13:33 Bosch: Situata zgjedhore ne Shqiperi, deri tani eshte relativisht e qete
13:34 KQZ ndalon perdorimin e mjeteve te paligjshme nga anetaret e qv-ve.
14:10 Islami: PS apel te gjithe shqiptareve te votojne pasivisht.
14:12 Fier: Militanti socialist, dhune ndaj kryetarit te komunes Topoje, perfaqesues i LSI.
14:21 Subashi reagon pas vendimit te KQZ-se, per ndalimin e mjeteve te paligjshme ne qendrat e votimit.
14:25 Zgjedhjet- Xhufi: Shqetesues fenomeni i votimit familjar.
14:51 Sarande: Zv/presidenti i asamblese se OSBE, Grossruck njihet nga afer me procesin e votimit.
14:53 PS thirrje qytetareve t'i drejtohen kutive te votimit.
14:53 Elbasan: Arrin ne 40% pjesemarrja ne votime ne rang qarku.
15:18 Korce: Rreth 30% e zgjedhesve moren pjese ne votime deri ne mesdite.
15:41 Vlore/Patozi: 34% e zgjedhesve, pjesemarres deri tani ne votime.
16:08 LSI-Berat: Procesi zgjedhor po ecen normalisht.
16:08 Librazhd: Arrin ne 47% pjesemarrja ne votime ne Librazhd dhe Perrenjas.
16:20 Kukes: Deri tani kane votuar rreth 50 per qind e zgjedhesve.
16:30 LSI-Meta: Procesi zgjedhor po ecen normalisht dhe me standarde.
16:36 Topalli: Pjesemarrje e larte e qytetareve ne procesin e votimit.
16:40 Has: Deri tani kane votuar mbi 60 per qind e zgjedhesve.
16:42 Kurbin, mbi 50 % e zgjedhesve kane marre pjese ne votime.
17:06 Gjirokaster: Deri ne oren 16.30 ne jug te vendit kane votuar mbi 45 per qind e zgjedhesve.
17:10 Diber-Gjana: Mbi 45 % e zgjedhesve, deri tani pjesemarres ne votime.
16:37 PS, Imeraj i ben thirrje shqiptareve te votojne
17: 02 PS, Islami publikon disa raste kur eshte votuar per te tjere.
17: 12 Tirane, KQZ Ristani, sqaron problemet teknike te krijuara ne disa qendra votimi. Nderprerja nga votimit ne disa qendra nga largimi i komisionareve.
16:15 Kukes, KZAZ shkarkon nenkryetarin dhe sekretarin e qv 652, se nuk zbatuan vendimet e komisionit.
18:03 Korce: Mbyllet qendra e votimit ne shkollen "Naum Veqilhaxhi"
18:23 Islami: Nishanit te distancohet nga nderhyrja ne qendrat e votimit
18:29 PS, Imeraj thirrje te votohet. Shqiperia nje gjysme ore para nje momenti historik.
19:00 Perfundon zyrtarisht procesi i votimit.
19:21 Kryeministri Berisha: Procesi zgjedhor dinjitoz.
19:41 Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama vlereson diten e zgjedhjeve historike.
17:25 Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Arben Ristani deklaroi se me perjashtim te disa qv-ve, procesi ka ecur normalisht.
19:30 Sondazhi i "Gani Bobit", PD fituese me 47.5 per qind, PS 38.8
19:45 Imeraj: Rezultati eshte vetem tek vota e fshehte. Te behet kujdes me transportimin e kutive.
20:44 Levizja "Zgjohu" e perfaqesuar nga Altin Goxhaj, i ka vene zjarrin me ane te nje veprimi demonstrativ, nje bunkeri simulativ perpara bashkise se Tiranes
20:57 Rezultatet paraprake te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, per pjesemarrjen e votuesve tregojne se, ne rang kombetar kane votuar 46 % e zgjedhesve.
21.15 "Zogby International" publikon rezultatet e "Exit poll" te kryera ne 12 qarqe te vendit. Koalicioni i PD fiton 69 mandate, PS 55 mandate, LSI 4 mandate dhe 12 te pavendosura.
21:24 Kryetari i KQZ, Arben Ristani beri te ditur se ka nisur faza tjeter e procesit zgjedhor, procesi i numerimit te votave qe do te vendosin fitoren per keto zgjedhje parlamentare.
21:47 Policia e Shtetit ka deklaruar se po ecen normalisht pa pasur asnje incident, procesi i shoqerimit te kutive te votimit drejt qendrave te numerimit.
21:55 PS: Imeraj pohon se rezultat e "Exit poll" nuk jane te sakta.
23.18 Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, para medieve deklaron serish se rezultati nuk del nga exit pollet. Ai shprehet se duhet te perfundoje numerimi i votave.
23.40 Fillon procesi i numerimi i votave ne disa qarqe, nderkohe qe ne qarqe te tjera po punohet per grumbullimin e kutive te votimit dhe marrjen nen administrim.
24.58 Procesi i numerimit te votave vijon ne Lezhe, dhe ne qarqe te tjera te vendit.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #11 : Qershor 28, 2009, 08:00:22 MD » |
|
Numerimi, partite ruajne zonat historike 29/06/2009 02:35
Numerimi, partite ruajne zonat historike Vijon procesi i numerimit ne rang vendi pa probleme dhe i qete. Duke ndjekur te dhenat e fundit te publikuara nga projekti i ECA-s dhe KRIIK, i mbeshtetur nga USAID, neper qarqe jane numeruar mesatarisht 4 kuti votimi.
Procesi i numerimit parashikohet te zgjase deri ne oret e pasdites se neserme.
Berat
Ne tete kuti te numeruara ne Berat, 42,47 perqind evotave shkojme per socialistet, 32.78 perqind per demokratet, dhe LSI e PR nga 7.25 perqind te votave.
Ne kete qark jane per t’u numeruar edhe 290 kuti votimi.
Elbasan
Ne dy kuti te numeruara ne Elbasan, 52,05 perqind e votave shkojne per demokratet, 35.38 perqind te votave per socialistet, PSD merr 3.97 perqind, LSI 3.57 perqind.
Ne kete qark do te numerohen edhe e 548 kuti votimi.
Gjirokaster
Ne pese kuti te numeruara ne Gjirokaster, 47.62 perqind e votave shkojne per demokratet, 43.65 perqind te votave per socialistet, PSD merr 3.17 perqind.
Ne kete qark do te numerohen edhe e 280 kuti votimi.
Korce
Kryeson Partia Socialiste ne numerimin e deritanishem te kater kutive ne Korce, sipas ECA-s. Keshtu per partine opozitare kane shkuar 5915 perqind te votave, per PD-ne 38.41 perqind te votave dhe 1.22 perqind per PSD-ne.
Ne Korce duhet te numerohen gjithsej 421 kuti votimi, nderkohe qe procesi po ndiqet hap pas hapi nga organizatoret e ECA-s dhe gazetaret ne KQZ.
Kukes
Kryeson bindshem Partia Demokratike ne numerimin e deritanishem te 16 kutive ne Kukes.
541.62 perqind e votave per PD-ne, 17.04 perqind per PS-ne, PSD 16.06 perqind dhe 5.65 perqind per republikanet.
Lezhe
Numerohen deri ne kete ore te pare te mengjesit, tre kuti votimi ne Lezhe, ku do te dalin 7 deputete fitues. Rezultatet e deritanishme tregojne se demokratet kane marre 48.77 perqind te votave, socialistet 20.25 perqind, demokristianet 8.13 perqind.
Ne kete qark duhet te numerohen edhe votat e 241 qendrave te votimit.
Tirane
Numerohen tre kuti nga 826 te tilla ne qarkun e Tiranes. Deri tani kryeson PD me 47.24 perqind te votave, e ndjekur nga PS me 39.39 perqind te votave dhe republikanet kane marre 4.1 perqind te votave. Ne qarkun e Tiranes do te dalin fitues 32 deputete.
Vlore
Numerohen deri ne kete ore te pare te mengjesit, tre kuti votimi ne Vlore, ku do te dalin 12 deputete fitues.
Rezultatet e deritanishme tregojne se socialistet kane marre 48.9 perqind te votave, demokratet 26.8 perqind, PDI 7.68 perqind te votave dhe PBDNJ 2.66 perqind.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #9 : Qershor 28, 2009, 04:17:06 MD » |
|
Me sa shihen parashikimet dhe kete 4 vjeçar po e fiton PD.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #7 : Qershor 28, 2009, 12:02:56 MD » |
|
Te drejten per te votuar e kane te gjithe ato qe kane mbushur moshen 18 vjeç por dokument identifikimi nuk eshte se kane te gjithe jo se nuk duan ato por : 1-Ne radhe te pare nuk ka kartona per te gjithe. 2-Ne radhe te dyte kushtojne sa nuk kane mundesi te gjithe.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Albkallmeti
|
 |
« Pergjigju #6 : Qershor 28, 2009, 12:58:51 PD » |
|

Shqiperia hap qendrat e votimit, nis gara 28/06/2009 07:15
Shqiperia hap qendrat e votimit, nis gara Ne oren 07:00 te mengjesit te sotem jane hapur te gjitha qendrat e votimit ne mbare Republiken e Shqiperise ku 2.8 milione persona jane thirrur te votojne per zgjedhjet parlamentare qe do percaktojne edhe qeverine e 4 vjecarit te ardhshem.
Ne keto zgjadhje marrin pjese 34 parti dhe nje subjekt i pavarur, ndersa numri i koalicioneve eshte kater, Poli i Lirise, koalicioni i udhehequr nga LSI, koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste dhe ai i drejtuar nga Partia Demokratike.
Ne gare jane kandidatet per 140 mandate parlamentare, ndersa kodi i ri zgjedhor parashikon zgjedhjen e tyre nga 12 qarqe me sistemin proporcional rajonal. Numrin me te madh te mandateve e ka Qarku i Tiranes me 32 te tille, i ndjekur nga Fieri e Elbasani.
Qendrat e votimit do te mbyllen ne oren 19:00, ndersa te drejten e votes e kane te gjithe personat mbi moshen 18 vjec te pajisur me karte identiteti apo pasaporte.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #5 : Qershor 28, 2009, 12:16:45 PD » |
|
Shqipëria voton. Hapen zyrtarisht qendrat e votimit » Dërguar më: 28/06/2009 - 07:00
• Në orën 07.00 në mbarë vendin janë hapur zyrtarisht qendrat e votimit për tu mbyllur në orën 19.00 të ditës së sotme. Mbi 3.1 milionë votues thiren sot për të zgjedhur 140 deputetët e parlamentit të ri nga 4300 kandidatët për deputetë. Zgjedhjet shihen si test i Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian dhe ndërkombëtarët kanë bërë apel që ato të mbahen të lira dhe demokratike. (Update)
TIRANE- Shqipëria sot është në zgjedhje. Mbi 3.1 milionë votues thiren sot për të zgjedhur 140 deputetët e parlamentit të ri.. 34 parti, me nga 4300 kandidatët për deputetë, kanë hyrë në garën elektorale të grupuar në 4 koalicione kryesore, dy në spektrin e majtë dhe dy në spektrin e djathtë.
Koalicionet janë Aleanca për Ndryshimi, e drejtuar nga PD e kryeministrit Sali Berisha; Bashkimi për Ndryshim, drejtuar nga PS, me kryetar Edi Ramën; Aleanca Socialiste për Integrim, drejtuar nga LSI me kryetar Ilir Metën dhe Poli i Lirisë, drejtuar nga LZHK me kryetar Dashamir Shehin.
Zgjedhjet shihen si test i Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian dhe ndërkombëtarët kanë bërë apel që ato të mbahen të lira dhe demokratike dhe nuk do të tolerohen manipulimet.
Zgjedhjet do të ndiqen nga afër nga 5000 vëzhgues vendorë dhe 450 vëzhgues ndërkombëtarë. Vlerësimi për standartet e tyre do të jepet nga vëzhguesit e ODIHR-it, të ciliët të nesër do të nxjerrin edhe raportin paraprak.
Orari zyrtar i hapjes së qendrave të votimit është ora 07.00 ndërsa ai i mbylljes është ora 19.00.
Vendi është ndarë në 12 rajone dhe votat do të llogariten në mënyrë proporcionale brenda për brenda secilit rajon.
Në gjithë vendin do të ngrihen 4800 qendra votimi.
Sipas afatit ligjor, numërimi i votave i cili do të bëhet në 66 qendra të posacme, duhet të mbyllet brenda orës 17 të ditës së hënë. Ndërsa komisioni qëndror i zgjedhjeve ka afat 48 ore që nga momenti i marrjes së materialeve, për të nxjerrë rezultatin.
Ministria e Brendshme thotë se ka marrë të gjitha masat për të siguruar rendin dhe qetësinë gjatë ditës së sotme, ndërsa ka vënë në dispozicion të Komisionit Qendror Zgjedhor dhe KZAZ-ve në vend numrin e kërkuar të forcave të rendit.
Kryetari i KQZ-së,A rben Ristani deklaroi dje në një takim ku u akredituan vëzhguesit vendorë se gjithcka është gati se dhe cdo informacion dhe rezultat nga Qendrat e votimit do të transmetohet në kohë reale. (s.g/balkanWeb)
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|