Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 03:09:57 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: 1 ... 3 4 [5]
  Printo  
Autor Teme: 28 Qershor  (Lexuar 6373 here)
0 Anetare dhe 2 Vizitore po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #4 : Qershor 26, 2009, 12:27:18 MD »

Nuk arrij te kuptoj se deri kur do te vazhdojne keto ngjarje ne Shqiperi!?Gjithmone PD o PS ka qene ne konflikt me njera -tjetren por jo ato qe e mbeshtesin;pastaj dhe adoloshente.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #3 : Qershor 26, 2009, 11:39:53 PD »

Lezhë, incident në mitingun e PD-së. Konfliktohen dy familje, 1 i plagosur
» Dërguar më: 26/06/2009 -
• Incident i rëndë në mitingun e PD-së në Lezhë. Përplasja mes dy adoloshentëve për simbolet partiake ka provokuar një sherr ku janë përfshirë edhe familjarë të tyre. Si rezultat ka mbetur i plagosur rëndë 27 vjecari N.Jaha pasi është goditur me mjete të forta në kokë.

LEZHE- Incident i rëndë në mitingun e Partisë Demokratike sot në  Lezhë. Përplasja mes dy adoloshentëve për simbolet partiake ka provokuar një sherr i cili ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve rrethanore, ku janë përfshirë edhe familjarë të dy të miturve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 ku 27 vjecari N.Jaha ka mbetur i plagosur rëndë për shkak se është goditur me mjete të forta në kokë. 27 vjecari është transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku po merr ndihmën e nevojshme mjeksore.
Mësohet se konflikti ka nisur nga përplasja e dy të rinjve me iniciale K.B e E.M, për simbolet e partive dhe më pas janë përfshrië edhe pjestarët e të dyja familjeve të cilat janë shoqëruar në komisariatin e policisë.

Policia e Lezhës në një deklaratë për shtyp njofton për incidentin e ndodhur në mitingun e PD-së.

“Pas përfundimit të takimit dy shtetas me inciale përkatësisht K.B 15 vjec dhe E.M 21 vjec që të dy banues në fshatin Torovisë janë konfliktuar mes tyre. Shtetasi 15 vjecar pas mitingut të PD-së ka mbajtur një flamur të PS-së duke e ngritur lart. Shtetasi tjetër 21 vjecar i ka kërkuar adoloshentit të largonte flamurin e PS-së pasi ky ishte mitingu i Partisë Demokratike. Ky i fundit nuk ka pranuar të bindet cka ka provokuar dhe sherrin mes tyre. Në këtë grindje janë përfshirë dhe familjarët e dy adolshentëve të cilët sulmuan njëri tjetrin. Gjatë këtij veprimi është plagosur rëndë në kokë 27 vjecari N.Jaha i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak dhe gjendja e tij është e rëndë. Policia e Lezhës shoqëroi në komisariat pjesetarët e dy familjeve.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #2 : Qershor 25, 2009, 09:03:12 PD »

Uidhers: Të gjithë shqiptarët të dalin për të votuar
Ilirian Agolli
Zëri i Amerikës
24-06-2009
   

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Xhon Uidhers tha se nëse zgjedhjet nuk i plotësojnë standardet e një vote të drejtë dhe të lirë, kjo mund të dëmtojë përpjekjet e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Zoti Uidhers u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin për të votuar në zgjedhjet parlamentare të së dielës duke u thënë atyre se nuk duhet të kenë frikë.

Ai theksoi se praktika të tilla jodemokratike si frikësim i votuesve, blerja e votave apo manipulimi i kutive të votimit i përkasin së kaluarës.

Zoti Uidhers prezantoi dje sistemin e financuar nga Shtetet e Bashkuara për numërimin paralel të votave, ku dy grupe të pavarur shqiptarësh do të numërojnë votat krahas zyrtarëve dhe do të raportojnë rezultatin.

Ambasadori tha se numërimi paralel synon të forcojë besimin e publikut te rezultati i zgjedhjeve.

Thirrje për pjesmarrje në zgjedhje bëri edhe kreu i OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Robert Bosh.

Ata i bënë këto komente në një takim me vëzhguesit shqiptarë, ku theksuan se zgjedhjet pa standarte dëmtojnë të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Shqipëria u anëtarësua në NATO në muajin prill dhe shpreson se suksesi në zgjedhjet parlamentare do t’i rriste mundësitë e saj për të hyrë në Bashkimin Europian.

Por javën e kaluar, politikani i Partisë Demokristiane të opozitës, Aleksandër Keka u vra nga një shpërthim, të cilin partia e tij e quajti terrorizëm me motive politike.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Qershor 24, 2009, 08:45:44 PD »

SHBA: Zgjedhjet me te gjitha standardet
24/06/2009 15:00

SHBA: Zgjedhjet me te gjitha standardet
Nderkombetaret kane dhene paralajmerimin e fundit per zgjedhjet e 28 qershorit, te cilat duhet te plotesojne te gjitha standardet. (UPDATE)

Ambasadori amerikan John Withers ka deklaruar se ne Shqiperi nuk jane mbajtur asnjehere zgjedhje qe te plotesojne standardet nderkombetare, por sipas tij kjo nuk duhet te ndodhe me 28 qershor.

Withers deklaroi se nuk do te tolerohet asnje incident, rast presioni apo parregullsi, pasi keto zgjedhje jane te rendesishme per te ardhmen e Shqiperise.

“Ju e kuptoni qe zgjedhjet qe s’permbushin standartet nderkombetare mund te pengojne prespektiven euroatlantike te Shqiperise. Ne e dime se te gjitha  zgjedhjet e shkuara nuk kane plotesuar standartet nderkombetare. Shqiperia si anetari me i ri i NATO-s duhet t’i permbushe keto standarte.
Praktikat manipuluese s’duhet te perseriten me.Nese dikush iu kerkon t’ju bleje voten, ju ben presion, perpiqet t'ju frikesoje me vendin e punes apo me mireqenien familjare, ju kerkon te fotografoni fleten e votimit per te ditur si keni votuar, perpiqet te ndryshoje pasaporten, te shperndaje karta te falsifikuara, nese policia apo zyrtare te tjere shfaqin anshmeri, nese dikush perpiqet te preke kutite e votimit apo te numerimit do te ndjeni qe keto veprime jane te paligjshme. Raportojini ato te vezhguesit, pasi te gjithe duhet te dine se komuniteti nderkombetar dhe SHBA po ju vezhgojne nga afer”, u shpreh Wirthers.

Kreu i OSBE-se, Robert Boch ka theksuar se nuk do te kete me shfajesime, per Shqiperine tashme anetare e NATO-s nese standartet e zgjedhjeve do te cenohen sadopak. Bosch i ka kerkuar partive politike te ruajne dialogun politik.

“Zgjedhjet duhet te plotesojne te gjitha standartet, nuk duhet te kete me deshtime, kete here zgjedhjet duhet te funksionojne. Forcat politike te ruajne dialogun politik, ndersa qytetaret duhet te votojne te lire”, u shpreh Bosch.

I pranishem ne takim ishte edhe kreu i Komisionit Zgjedhor,  Arben Ristani ka prezantuar skemen e numerimit te votave ne 66 qendrat te cilat do te jene te lidhura me nje rrjet dhe do te monitorohen nga kamerat.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« : Qershor 22, 2009, 03:50:42 MD »

28 Qershor do te mbahen zgjedhjet;Si do veprohet pas zgjedhjeve?A do te mbajne te njejtin qendrim politikanet sikur e kane mbajte deri tani?
Identifikuar
Faqe: 1 ... 3 4 [5]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!