|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #64 : Korrik 21, 2009, 10:55:25 PD » |
|
KQZ-ja, shpërndan mandatet për qarkun e Lezhës » Dërguar më: 21/07/2009 -
• KQZ-ja ka shpërndarë 7 mandatet për deputet në qarkun e Lezhës. Ku 4 janë fituar nga koalicionin "Aleanca e ndryshimit", të kryesuar nga Partia Demokratike dhe 3 për koalicionin "Bashkimi për ndryshim", të drejtuar nga Partia Socialiste.
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi në mbledhjen e sotme shpërndarjen e mandateve të deputetëve për Qarkun e Lezhës. Sipas zëdhënësit të KQZ-së Leonard Olli, vendimi i miratuar përcakton ndarjen e 7 mandateve për Qarkun Lezhë: 4 për koalicionin "Aleanca e ndryshimit", të kryesuar nga Partia Demokratike dhe 3 për koalicionin "Bashkimi për ndryshim", të drejtuar nga Partia Socialiste.
Sipas vendimit, KQZ shpalli kandidatë fitues nga lista e PD-së për qarkun Lezhë: Edi Palokën, Mark Markun, Paulina Hotin Gjok Vuksanaj.
Ndërkohë kandidatët fitues nga lista e PS-së për këtë qark janë: Gjok Jaku, Gjovalin Kadeli Armando Prenga.
Lezha është qarku i shtatë ku KQZ përfundon procesin e mandatimeve, pas Vlorës, Dibrës, Gjirokastrës, Kukësit, Korçës dhe Elbasanit. Me 7 deputetët e rinj të mandatuar sot nga KQZ shkon në 60 numri i të mandatuarve zyrtarisht nga Komisioni zgjedhor
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #63 : Korrik 08, 2009, 10:57:04 MD » |
|
 The Economist”: Qeveria “Berisha”, e brishte 08/07/2009 21:20
“The Economist”: Qeveria “Berisha”, e brishte E perjavshmja britanike “The Economist” shqyrton ne nje artikull te gjate situaten post-zgjedhore ne Shqiperi.
“Partia Demokratike e Sali Berishes ia doli mbane te krijoje nje koalicion duke siguruar keshtu vazhdimesine ne pushtet pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Megjithate, rregullat nen te cilat u mbajten keto zgjedhje rezultuan per te paren here qe nga renia e komunizmit, ne nje ndarje thuajse te barabarte vendesh ne parlament me rivalet socialiste”, shkruan The Economist”.
Ne vijim te analizes, gazeta thekson se, ne kushtet e nje mazhorance kaq te dobet, demokratet, jane vetem nje krize larg humbjes se pushtetit. “Per te paren here qe nga revolta popullore e 1997-tes, qeveria e re rrezikon te mos mbijetoje deri ne fund te mandatit 4 vjecar. Nje jave pas votimeve, shqiptaret e gjejne veten me nje qeveri te re te pervijuar. Rezultatet paraprake i dhane PD-se nje avanatazh tmerresisht te ngushte ndaj Partise Socialiste, vetem 1 % te votave, kur projeksionet tregojne se dy partite kane marre perkatesisht 46 % dhe 45 %”, vijon analiza.
“The Economist” shton se, zyrtaret demokrate u inkurajuan te nxirrnin deklaraten e fitores se 71 vendeve ne parlamentin 140 vendesh. “Ndonese PS kundershtoi, aleanca me LSI-ne e Ilir Metes i solli demokrateve 4 vende te nevojshme per qeverine e koalicionit, e me 75 vende te siguruara ne kete menyre kundrejt 65 te socialisteve, Berisha ka nje shumice te shfrytezueshme. Ndonese PD-ja dhe PS-ja e kane dominuar per nje kohe te gjate politiken shqiptare, qeverite jane prirur drejt koalicioneve, duke qene ka shume parti te vogla qe kerkojne perfaqesimin ne parlament. Pikerisht ne perpjekje per t’u cliruar nga te vegjlit, dy formacionet e medha politike bashkepunuan ne rihartimin e kodit elektroal. Por pati ca pasoja qe te dy palet duket nuk i kshin marre parasysh kur u pajtuan te bashkonin forcat per reformen elektroale”, thuhet mes te tjerash.
Ne vijim, shkrimi jep disa nga aspektet negative te kodit. “Se pari, rezultati qe nje nyje virtuale ne parlament. Cdo zgjedhje e meparshme ne Shqiperi prodhoi fitore te pastra te se majtes apo se djathtes. Ne 97-ten, PS-ja dhe aleatet e saj moren 2/3-at e vendeve ne parlament, ne 2001-shin PS-ja me bashkimet perkatese fitoi 60 % te karrigeve dhe ne 2005-en, aleanca e Partise Demokratike rrembeu 73 vende kundrejt 58 qe perfitoi aleanca e majte. Tani, ne kuvendin e ri, PD-ja ka jozyrtarisht 71 vende, ndersa e majta 69. Se dyti, nje parti e vogel mbijetoi dhe u be aktorja kryesore e lojes. LSI-ja e ish kryeministrit Ilir Meta ishte ajo qe i dha Berishes karten e shumices. Ne pergjigjen e tij flake per flake, kreu socialist Edi Rama e pershkroi Meten si “patericen e Berishes”, ndersa ujdine mes tyre, si paktin me te turpshem te jetes politike shqiptare keto 18 vitet e fundit”, shton gazeta.
Sipas, “The Economist” zemereimi i Rames kundrejt Metes eshte i kuptueshem dhe intensifikohet qarte nga fakti qe zgjedhjet duket se i rreshqiten nga duart. “Ne fillim te vitit, sondazhet e opinionit tregonin se niveli i mbeshtetjes per PS-ne ishte 39 %, ndersa ai per PD-ne 30 %. Me pas, demokratet arriten ta zgjeronin kete perkrahje ne 38 %, fale edhe hyrjes se Shqiperise ne NATO ne muajin prill. Anketimi i fundit, ai i agjencise amerikane Zogby, tregoi se 42% e votuesve nen 35 vjec mbeshtesnin PD-ne dhe 34 % PS-ne. Kjo lekundi besimin e hershem se Rama, 20 vjet me i ri se Sali Berisha, ishte favorit i votuesve te rinj. Nga perspektiva e politikes, ka pak per te zgjedhur mes dy partive. Si PD-ja dhe PS-ja prezantuan platforma me bosht kryesor integrimin europian. I vetmi dallim i qenesishem eshte ai mbi FMN-ne, ku PS-ja eshte shfaqur haptazi pro marreveshjes. Sa i takon ketye te fundit, nje rishikim i buxhetit eshte i pashmangshem, pasi si te gjithe fqinjet e saj, Shqiperia e adoptoi buxhetin e saj te 2009-tes perpara krizes ekonomike qe goditi qe gjithe Europen lindore. Per pasoje, parashikimet mbi prodhimin e brendshem bruto ishn me optimiste sec duhet dhe projektimet e te ardhurave jane teper te larta. Gjasat jane te medha qe Berisha t’i drejtohet FMN-se per nje hua perpara fundit te vitit, qe te mbuloje mungesat e te ardhurave vjetor ene buxhet. Fondi, nga ana e tij, do te kerkoje reduktim te shpenzimeve”, thuhet gjithashtu ne analize.
“The Economist” shton se Berisha aplikoi ne fund te prillit qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat ne BE. “Blloku e la menjane njehere shqyrtimin e kerkeses, ne pritje te rezultatit te zgjedhjeve. Fakti qe OSBE-ja evidentoi mangesi ne process, pavaresisht perparimit te qarte ne krahasim me 2005-en, mund t’i binde kreret e qeverive te Bashkimit Europian te presin pak me gjate perpara se t’i kerkojne Komisionit Europian nje opinion mbi pershtatshmerine e Shqiperise. Me nje mazhorance funksionale, nuk ka arsye qe te beje te mendosh se Berisha do te mundohet shume me keto ceshtje. Te dhenat e qeverisjes se tij jane pozitive; 2008-ta ishte viti i pare qe Shqiperia nuk pati black-out, infrastruktura rrugore eshte permiresuar, anetaresimi ne NATO u arrit dhe rritja ekonomike ka qene e shendetshme, 6 % ne vit. Megjithate, akuzat per korrupsion vazhdojne te mbeten gjembi ne shpine per PD-ne. Nje skandal madhor ne parlamentin e ri do te sillte nderlikime serioze, sepse nese Meta do te vendoste ne nje moment te caktuar t’i privonte Partise Demokratike mbeshtetjen e tij, qeveria e Berishes do te mbetej krejtesisht e ekspozuar. Korrupsioni nuk eshte i vetmi rrezik potencial. Cdo mosmarreveshje politike apo ndryshim ne kabinet mund te nxise ne te njejten mase nje krize te rende qeveritare. Per cdo rast, nisur nga ekujlibrat e brishte ne parlament, gjasat jane te medha qe Partia Demokratike te mos e shohe fundin e mandatit te saj 4 vjecar. Ky mund te mos kete qene aspak rezultati qe demokratet projektuan ne mendje kur firmosen ne kodin elektoral me PS-ne”, perfundon artikulli analitik i prestigjozes britanike.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #62 : Korrik 07, 2009, 10:07:48 MD » |
|
Meta: U konsultova me Nanon për qeverinë e re » Dërguar më: 07/07/2009 -
PS-në e lanë në opozitë Ruçi, Xhafa dhe Islami. Këta janë arkitektët e dështuar të ‘megadushkut’ në vitin 2005, ky ka qenë projekti i këtyre njerëzve për të goditur LSI-në. Prapë këta sulmuan LSI-në nëpërmjet Kodit, në 2009". Kështu është shprehur kreu i LSI-së, Ilir Meta gjatë një interviste të dhënë në “Opinion”. Ai ka shpjeguar të gjitha arsyet që e çuan atë në marrjen e vendimit për të bashkëpunuar me PD-në për të krijuar qeverinë. Pse i dha dorën Ilir Meta Berishës? Në fakt, diçka interesante ka ndodhur 3 javët e fundit. Pata një takim me zotin Nano dhe në ditët në vijim do të kem edhe një takim me zotin Berisha. Me zotin Berisha kemi pasur edhe një komunikim të shkurtër telefonik përpara se të më bënte ftesën publikisht. Për LSI-në kishte një plan për varrosjen e saj, kjo skemë kishte nisur që nga Kodi dhe deri tek strukturat mafioze të ish- punonjësve të policë që u organizuar për vjedhjen e database-it të kandidatëve të LSI-së për zgjedhjet. Përmes këtij materiali ata ndërtuan një skenar mafioz, që votat të cilat ishin të LSI-së të shkonin te PS-ja. Klani ka menduar që në ditën e zgjedhjeve të asgjësohet në mënyrë përfundimtare LSI-ja. Unë jam i detyruar të takohem me zotin Berisha, sepse rezultati i Kodit dhe administrimi i fushatës e bën të pamundur krijimin e një qeverie të majtë. Keni pasur ofertë nga Rama për bashkëpunim dhe përmes çfarë rruge? Ka qenë një ofertë, por që sjell kaos dhe destabilitet në vend. Përmes SMS-ve më ka ardhur kjo ofertë. Cili ka qenë thelbi i saj? Meqë jemi 70 me 70, Rama do të mundte të merrte tre-katër deputetet të maxhorancës për të bërë një qeveri të majtë. Ka qenë propozimi zyrtar i Ramës? Ka qenë shumë i qartë si mesazh, sepse veprime të tjera s’mund të pranoheshin nga unë për shkak të eksperiencës dhe njohjeve të vjetra me Ramën. Shqipëria ka thënë fjalën e saj në zgjedhje, Kodi e ka deformuar fjalën, por jo për faj të Berishës, se Kodi është propozim i vetë Ramës. I peshuat të gjitha mundësitë me të majtën? I binte të shkonim në krizë, nuk mund të mbajmë përsipër të shkojmë me palën që ka qenë përgjegjëse për këtë që ka ndodhur. Aq më tepër, kjo forcë na ka goditur. Ka pasur tentativa për koalicion me bazë të gjerë PS-PD? Kjo është pyetje për Berishën, jo për mua. Mendoni se keni mashtruar votuesit tuaj, kur përpara zgjedhjeve i keni ftuar të votoni kundër Berishës? Nuk kam bërë asnjë lloj mashtrimi, vetë rezultati nuk lejon asnjë maxhorancë tjetër. Një mënyrë ishte krijimi i një qeverie mes PS-së dhe PD-së, dhe ne ngeleshim me katër deputet për të bërë opozitën. Alternativa e dytë ishte koalicioni PD-LSI, ku vendi tashmë do të ketë edhe një opozitë të qëndrueshme. Jeni një nga figurat kryesore të së majtës, mendoni se me këtë qëndrim po shkatërroni karrierën? Kjo s’ka asnjë lidhje, Rama prishi Kushtetutën dhe nuk e ndjeu këtë lloj shqetësimi. Kjo marrëveshje s’është e përkohshme. Nëse ky bashkëpunim i ynë është 4-vjeçar i imponuar nga Kodi, ndërsa ndryshimet kushtetuese mund të kenë një impakt më afatgjatë. Nuk mendoj se qenia i majtë u përcaktuaka nga fakti që takohesh apo jo me Sali Berishën. Të jesh i majtë do të thotë të qëndrosh në ato vlera të programit tënd. LSI-ja ka një program integrimi, nuk kam frikë se Berisha do të më ndryshojë mua. Ka qenë i programuar ky vendim? Jo, unë nuk kisha ndërmend të merrja 4 deputetë. Ata që manipuluan sollën një rezultat të ri. Por, çdo gjë duhet të vazhdojë, vendi duhet të vazhdojë jetën normale. Pse bëtë kompromis me Sali Berishën? Ne kemi bërë kompromis në 2002 me Sali Berishën për presidentin konsensual. Nuk kam asnjë armiqësi personale me askënd. Ju keni thënë se do të hiqni Berishën...? Në radhë të parë ne kemi thënë se do të punojmë, pra punësimi është pika jonë e parë, prandaj kanë votuar që LSI-ja të vijë në pushtet. Vet rrethanat do ta sillnin partinë në pushtet. Fakti që LSI-ja do të jetë në këtë qeveri, është një gjë shumë e rëndësishme që të evitohen ekstremitetet e kaluara. Cilat kanë qenë kërkesat tuaja për zotin Rama? Kanë qenë disa kërkesa, sa unë duke ndjekur një rezultat jofitues, unë ftova të gjithë faktorët e së majtës për t’u bashkuar. E rëndësishme është që edhe unë një javë përpara e bërë këtë përpjekje. Ato thanë pastaj që janë humbës, pastaj nxorën edhe një spot të pandershëm ndaj LSI-së. Me sa duket, PS-së i doli fjala që vota për LSI-në është votë për PD-në? Ky ka bërë shumë gabim, pasi LSI-ja do të mund të merrte një mandat më shumë dhe s’do të shkonin punët kështu. Si bashkëpunuat atëherë me zotin Rama...? Atëherë ishim në bashkëpunuar. Sa mori mandatin e tretë, pati si qëllim eliminimin e partive, LSI, PDS, PSD. Pse ia dhatë Berishës pa marrë rezultatet akoma, këtë kartë? Nuk kishte asnjë shans dhe nuk ka asnjë shans që koalicioni i PS-së do të ishte fitues. Çdo kalim kohe do të ndihmonte për të destabilizuar situatën, kjo nuk do të ishte në të mirën e vendit. Përpjekjet për të krijuar incidentet me çdo kusht, ishin arkaike. Pse nuk i telefonuat zotit Rama? Nuk duhet ta telefonoja unë, por ai duhet të më telefononte mua, për të më kërkuar falje për atë që ndodhi. Nuk ka pasur diçka të tillë. Rezultati është i qartë, nuk ndryshon asgjë, një më shumë një më pak. Natyrisht që opsioni i vetëm që i ka mbetur PS-së është të qëndrojë në opozitë 4 vite rresht. E keni nxjerrë në opozitë në vitin 2005, po e lini në 2009... PS-në po e lë Ruçi, Xhafa, Islami në opozitë. Këta janë arkitektët e ‘megadushkut’ në vitin 2005, ky ka qenë projekti i këtyre njerëzve për të goditur LSI-në. Prapë këta sulmuan LSI-në nëpërmjet Kodit, në 2009. Pazari më i turpshëm i 18 viteve të fundit. Si ju duket kjo e thënë nga zoti Rama? Pazari më i turpshëm në këto 18 vjet është pazari i natës së 21 prillit, pasi nuk është bërë asnjë marrëveshje publike dhe ka cenuar kolonat e shtetit. Më vjen keq që gjuha e politikës së re përfundoi këtu, tek fjala tradhti. Kë kemi tradhtuar. Cilat zemra ka tradhtuar? Ne kërkuam të mos ishte ky kod që të dëmtonte zotin Ramën. Le të vijë këtu të shohë se kush bën pazare në emër të Partisë Socialiste. Jam i gatshëm në çdo kohë që të përballem me të në një debat publik. I kërkuat Ramws që të bëheni kryeministër...? Absolutisht, këto janë shpifje për elektoratin. Duhet të dorëhiqet zoti Rama? Edhe nëse rri, duhet të ndryshojë qëndrim politik. Do të ktheheni në PS? Absolutisht jo. Si kanë qenë marrëdhëniet tuaja me Edi Ramën? Ajo që është thelbësore, është se gjithmonë i jam gjendur Edi Ramës në momentet më të vështira të tij. Një momenti tillë ka qenë kur zotit Rama do të ikte nga Ministria e Kulturës. Për të cilën jeni penduar? Po, jam penduar. Ka pasur edhe raste të tjera, kur ka qenë si kryetar bashkie për herë të parë. Edhe sot PS-ja ka shumë faktorë që mund të kthejnë atë solidaritet të munguar prej vitesh. Edhe në 2007, kur raportet me Berishën ishin shumë të ashpra, unë e mbështeta, iu gjeta në krah në një moment shumë të rëndë, depresiv, kur i botuan fotot nudo. Si kaloi në depresion? Po kaloi, sepse dëshironte të linte garën. Vota është në shërbim të Shqipërisë dhe askujt tjetër. Çfarë ju ka propozuar juve Berisha? Nuk ka asnjë lloj pazari
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #61 : Korrik 04, 2009, 01:06:41 MD » |
|
Meta: Pranoj ftesen e Berishes 04/07/2008
 Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, deklaroi sot se pranon me pergjegjesi historike ftesen per nisjen e negociatave me Partine Demokratike per koalicionin qeverises.
Ne nje konference teper te rendesishme per mediat, Meta theksoi se i eshte dashur te beje zgjedhjen me te veshtire si politikan dhe lider, por eshte i vendosur, pasi hapi i tij eshte ne interes te vendit.
"Do te isha i gatshem te qendroja ne opozite, por me kete sakatim qe ka pesuar kodi, LSI nuk mund te qendronte e vetme ne opozite vetem me 4 deputete", u shpreh Meta.
Sipas tij, eshte provuar qe marreveshja mes Rames dhe Berishes nuk solli stabilitet, por vetem krize, probleme gjyqesore, kod qe shkaktoi keto probleme e ndryshime kushtuesese te gabuara.
Kreu i LSI-se theksoi se nuk eshte shume i lumtur per deklaraten e dhene, por pas perpjekjeve qe ka bere vazhdimisht per largimin e Berishes nga pushteti, per te rivendosur bashkepunimin me Ramen, si dhe pas konsultimeve ne faktorin e huaj, ndjen se kjo eshte rruga e drejte per te mos e futur vendin ne krize.
"Jemi te detyruar te ecim drejt marreveshjes qe te mos pengojme integrimin e vendit ne BE", u shpreh Meta.
Kreu i LSI-se theksoi se per momentin nuk ka asnje bisedim paraprak per ndarje postesh, por cdo veprim qe do te kryhet ditet ne vazhdim do te jete transparent per publikun.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #60 : Korrik 04, 2009, 12:53:27 MD » |
|
Marrëveshja PD –LSI, Rama: Meta u bë paterica për të ngritur qeverinë e Gërdecit » Dërguar më: 04/07/2009 - 19:46
• “Përpjekja për nuemrimin e cdo vote opozitare vazhdon dhe populli ndjek orë pas ore prej 6 ditësh këtë proces ndërsa Ilir Meta nxitoi të bëhej paterica e kryeministrit të rrëzuar duke ngritur në këmbë qeverine e Gërdecit” keshtu deklaroi kreu socialist permes nje konference per mediat nga selia roze, disa ore pasi kreu i LSI pranoi propozimin e kryeministrit Berisha per tu bere pjese e qeverise se re.
TIRANE-Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar pas bashkimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim me koalicionin Aleanca e Ndryshimit. Duke e cilësuar këtë bashkim si pazarin më të turpshëm të viteve të fundit. “Përpjekja për nuemrimin e cdo vote opozitare vazhdon dhe populli ndjek orë pas ore prej 6 ditësh këtë proces ndërsa Ilir Meta nxitoi të bëhej paterica e kryeministrit të rrëzuar duke ngritur në këmbë qeverine e Gërdecit” theksoi Rama.
Thashethemet që u përhapen pas publikimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare se Berisha mund të formonte një koalicion të majtë, u zyrtarizuan sot, rreth një javë pas votimeve. Lideri demokrat, Sali Berisha ftoi sot zyrtarisht kreun e LSI, Meta të formojnë së bashku qeverinë e re, pasi nuk plotësonte numrin e nevojshëm të mandateve.
Pas rreth një ore nga ftesa zyrtare, Meta doli në publik dhe iu përgjigj pozitivisht Berishës për një koalicion të majtë që do të qeverisë vendin. Të dy liderët e justifikuan vendimin para elektoratit të tyre. Berisha sqaroi se këtë vendim ia diktoi sovrani me votat, kurse Meta nga ana e tij e justifikoi këtë si një vendim jo i lumtur, por i duhur që sipas tij do t'i shërbejë vendit. (e.n/BalkanWeb)
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #59 : Korrik 04, 2009, 08:22:58 PD » |
|
Meta zgjedh: Qeveri me Berishen. Me Ramen prodhoj krize » Dërguar më: 04/07/2009 - 14:10
• Kryetari i LSI, partise që paraprakisht ka fituar 4 mandate deputetësh në zgjedhjet parlamentare u shpreh se nuk është i lumtur për këtë vendim, porse i qëndron fort vendimit për disa arsye Version multimedial i ketij lajmi
TIRANE-Kryetari i Lëvizjes Socialiste Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Partisë demokratike Sali Berisha për të krijuar qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit. Kryetari i Lëvizjes Socialiste Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Partisë demokratike Sali Berisha për të krijuar qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit. “Pasi jam konsultuar me aktorët e rëndësishëm vendas dhe ndërkombëtarë të cilët kërkojnë përshpejtimin e reformave dhe stabilitetin e vendit, me përgjegjësi historike dhe kombëtare pranoj ftesën e kryetarit të qeverisë për të realizuar negociatat paraprake për të realizuar programin e integrimit europian”, u shpreh Meta nga selia e LSI sot rreth orës 14:00. Kryetari i LSI, partise që paraprakisht ka fituar 4 mandate deputetësh në zgjedhjet parlamentare u shpreh se nuk është i lumtur për këtë vendim, porse i qëndron fort vendimit për disa arsye. “Unë nuk jam shumë i lumtur për këtë deklaratë e këtë qëndrim...Por më thoni ju a mund të qëndroja në opozitë LSI e vetme përballë një maxhorance të madhe PS-PD, ndaj një maxhorance të madhe Berisha-Rama? Hezitoj ta fus vendin më tej në krizë, por kontribuoj për vendin tim për zhvillimin e tij. Është një zgjedhje e vështirë si lider e politikan, por me përgjegjësi historike pranoj ftesën”. Meta sqaroi edhe pse bashkimi PS-LSI ishte e pamundur në kushtet aktuale. Sipas tij marrëveshja me PD do ti shërbeje mirëqënies së vendit. “Më thoni mua, a nuk ju kujtohet cfarë përpjekjesh kam bërë për të parandaluar këtë që ndodhi, c’mund të bëj me rezultatet paraprake, të konsultoj ta fus vendin në krizë dhe mos qeverisje apo të kontribuoj për tu bërë një faktor stabiliteti e garantues për një qeveri që do t’i shërbeje interesave të gjera”. “Jam shumë i vendosur në këtë vendim që i intereson vendit dhe qeverisë. Nuk ka rrugë tjetër, do isha i gatshëm të qëndroja në opozitë, por me këtë këtë sakatim, jo. Një bashkim me PS do të prodhonte vetëm krizë. Marrëveshja M-Rama do jetë e pamundur pasi prodhon vetëm krizë”. Sipas liderit të LSI, ai sot vetëm pranoi zyrtarisht ftesën, por jo të përcaktojë kushtet se cfare pozicioni do gëzojë në qeverinë e re. “Nuk jamë këtu për të paraqitur kushtet, cdo gjë do vendoset në vijim. Zoti Berisha bën mirë tu përmbahet atyre angazhimeve që tha sot, integrimit europian të Shqipërisë”. Meta theksoi se ai dhe lSi do të mbeten të majtë.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #58 : Korrik 04, 2009, 08:22:07 PD » |
|
Berisha: Ftoj zyrtarisht LSI për koalicion. Meta: Po qeverisjes me Berishën » Dërguar më: 04/07/2009 - 13:59
• Kryetari i Partisë Demokratike (PD) Sali Berisha i ka bërë ftesë zyrtare Ilir Metës, kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) të hyjnë në koalicion për krijimin e qeverisë së re. Kryetari i demokratëve e justifikoi ftesën si të natyrshme për 3 arsye kryesore. Meta i eshte pergjigjur pozitivisht fteses se Berishes duke shtuar se nuk eshte i lumtur per kete veprim, por i ndikuar nga rrethanat. Meta arsyetoi pse nuk zgjodhi te bashkepunonte me Ramen
TIRANE-Thashethemet qe u perhapen pas publikimit te rezultateve paraprake te zgjedhjeve parlamentare se Berisha mund te formonte nje koalicion te majte, u zyrtarizuan sot, rreth nje jave pas votimeve. Lideri demokrat Berisha ftoi kreun e LSI, Meta te formojne qeveri se bashku, pasi nuk plotesonte numrin e mandateve. Pas rreth nje ore nga ftesa zyrtare, Meta del ne publik dhe i pergjigjet pozitivisht Berishes per nje koalicion te majte qe do te qeverise vendin. Te dy lideret justifikuan vendimin para elektoratit te tyre. Berisha sqaroi se kete vendim ia diktoi sovrani me votat, kurse Meta nga ana e tij e justifikoi kete si nje vendim jo i lumtur, por i duhur qe sipas tij do t'i sherbeje vendit.
Meta: Po qeverisjes me Berishen. me Ramen prodhoj vetem krize
Ora 14:00-Kryetari i Lëvizjes Socialiste Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Partisë demokratike Sali Berisha për të krijuar qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit. Kryetari i Lëvizjes Socialiste Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Partisë demokratike Sali Berisha për të krijuar qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit. “Pasi jam konsultuar me aktorët e rëndësishëm vendas dhe ndërkombëtarë të cilët kërkojnë përshpejtimin e reformave dhe stabilitetin e vendit, me përgjegjësi historike dhe kombëtare pranoj ftesën e kryetarit të qeverisë për të realizuar negociatat paraprake për të realizuar programin e integrimit europian”, u shpreh Meta nga selia e LSI sot rreth orës 14:00. Kryetari i LSI, parti që paraprakisht ka fituar 4 mandate deputetësh në zgjedhjet parlamentare u shpreh se nuk është i lumtur për këtë vendim, porse i qëndron fort vendimit për disa arsye. “Unë nuk jam shumë i lumtur për këtë deklaratë e këtë qëndrim...Por më thoni ju a mund të qëndroja në opozitë LSI e vetme përballë një maxhorance të madhe PS-PD, ndaj një maxhorance të madhe Berisha-Rama? Hezitoj ta fus vendin më tej në krizë, por kontribuoj për vendin tim për zhvillimin e tij. Është një zgjedhje e vështirë si lider e politikan, por me përgjegjësi historike pranoj ftesën”. Meta sqaroi me tej edhe pse bashkimi PS-LSI ishte e pamundur në kushtet aktuale. Sipas tij marrëveshja me PD do ti shërbeje mirëqënies së vendit. “Më thoni mua, a nuk ju kujtohet cfarë përpjekjesh kam bërë për të parandaluar këtë që ndodhi, c’mund të bëj me rezultatet paraprake, të konsultoj ta fus vendin në krizë dhe mos qeverisje apo të kontribuoj për tu bërë një faktor stabiliteti e garantues për një qeveri që do t’i shërbeje interesave të gjera”. “Jam shumë i vendosur në këtë vendim që i intereson vendit dhe qeverisë. Nuk ka rrugë tjetër, do te isha i gatshëm të qëndroja në opozitë, por me këtë këtë sakatim, jo. Një bashkim me PS do të prodhonte vetëm krizë. Marrëveshja Meta-Rama do jetë e pamundur pasi prodhon vetëm krizë”., sqaroi Meta duke kerkuar qe te gjithe te kujtojne perpjekjet qe beri ai per nje koalicion ne prag zgjedhjet me PS, dhe qe kjo e fundit nuk pranoi.
Sipas liderit të LSI, ai sot vetëm pranoi zyrtarisht ftesën, por jo të përcaktojë kushtet se cfare pozicioni do gëzojë në qeverinë e re. “Nuk jamë këtu për të paraqitur kushtet, cdo gjë do vendoset në vijim. Zoti Berisha bën mirë tu përmbahet atyre angazhimeve që tha sot, integrimit europian të Shqipërisë”. Meta theksoi se ai dhe LSI do të mbeten të majtë, pavaresisht koalicionit qe bejne.
Berisha: Ftoj zyrtarisht LSI për koalicion. Qeveri me votat e se majtes
Ora 11:30--Kryetari i Partisë Demokratike (PD) Sali Berisha i ka bërë ftesë Ilir Metës, kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim të hyjnë në koalicion (LSI) për krijimin e qeverisë së re. Sipas Berishës, LSI plotëson të gjitha kushtet për një koalicion me të djathën, pasi ka program të ngjahëm me atë të PD. Në një konferencë për shtyp pak para mesditës në selinë e PD, Berisha ka bërë të ditur koalicionin e ardhshëm që ai ka projektuar pas rezultateve paraprake që ka publikuar deti tani KQZ. “I bëj ftesë LSI që të jetë pjesë e qeverisë së re, që do mund ta quajmë qeveri e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Siç deklarova dy ditë më parë sovrani na dhuroi fitore, por diktoi koalicion nga partitë me të cilat programet janë më afër dhe që është LSI, që në programin e saj ka yll polar integrimin e Shqipërisë në BE dhe punësimin si kryefjalë të reformave dhe përpjekjeve të saj. LSI të vlerësojë sinqerisht ftesën”. Kryetari i demokratëve e justifikoi ftesën si të natyrshme për 3 arsye, për përqindjen e votave që kanë marrë në këto zgjedhje, për programin që LSI ka dhe për persekutimin që i është bërë në proceset zgjedhore dhe që sot sipas Berishës, meriton të fitojë atë që meriton. “LSI është subjekti me programet më afër PD. Ka studiuar programin e integrimit të Shqipërisë në BE, LSI ka punësimin si kryefjalë ashtu si PD. LSI e ftoj gjithashtu me bindjen time se përfaqësuese dinjitoze, jeni dëshmitarë sesa e persekutua kjo parti në dy zgjedhjet e fundit. Jeni dëshmitarë kur unë kam bërë thirrje në atë periudhë qe te gjendet gjuha e bashkimit jo e përjashtimit. Shpreh bindjen se ato 47% të votave qe sovrani i dha koalicionit të parë, i shtohen dhe 6% votave të spektrit të majtë dhe faktikisht. Kam besim se kjo forcë politike do ti përgjigjet pozitivisht ftesës sime të hapur e të sinqertë”. Gjithsesi Berisha shtoi se qeveritë e minorancës nuk janë shumë të pëlqyeshme, por që parlamenti mund ti mbajë në pushtet për disa arsye.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #57 : Korrik 04, 2009, 02:20:32 PD » |
|
Rezultati paraprak "nuk pranohet" nga opozita KQZ Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Tiranë, Leonard Olli, ka shpallur rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Zoti Olli tha se Aleanca për Ndryshim e kryesuar nga Partia Demokratike, ka marrë 46.9% të votave ose 71 mandate për Kuvendin e ri. Ndërsa Bashkimi për Ndryshim i kryesuar nga Partia Socialiste ka marrë 45.36% të votave ose 65 vende në parlament dhe Aleanca Socialiste për Integrim ka marrë 5.56% ose 4 mandate.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të numërojë kutitë e votimit të ardhura nga dy zona në Qarkun e Lezhës dhe Qarkun e Fierit.
Deri në shpalljen e rezultatit paraprak ishin numëruar votat në 4704 qendra votimi nga 4753.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së afro 50% e elektoratit ka marrë pjesë në votime.
Kundërshtime
Opozita e ka kundërshtuar shpalljen e rezultateve. Ajo pret që të numërohen të gjitha votat.
Presidenti i Asamblesë së Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, e cilësoi deklarimin e KQZ-së si “provokim nga ana e kryeministrit Sali Berisha". Sipas zotit Ruçi shpallja e rezultatit paraprak ishte "e paligjshme dhe e pavërtetë".
Edhe anëtarët e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e konsideruan të paligjshëm shpalljen e rezultatit nga zëdhënësi i KQZ-së.
Ata thanë se procesi i numërimit të votave nuk ka përfunduar, procesi vazhdon dhe se rezultati mund të jepet pas numërimit të gjithë votave dhe pas përfundimit të ankimimeve.
Procesi
Më herët zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, kishte thënë se rezultati përfundimtar do të jepej kur të përfundojë gjithë procesi dhe procedurat e ankimimit sipas Kodit Zgjedhor.
Në ditën e gjashtë të këtij procesi, SHBA përmes ambasadorit në Tiranë, John Withers, bënë thirrje për përfundimin në mënyrë të rregullt, jo partiak dhe profesional të procesit të numërimit të votave.
Zgjedhjet janë një test për të konfirmuar kredencialet demokratike të Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian ka thënë se një proces i rregullt do ta ndihmojë vendin që t'i afrohet më shumë Evropës.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #56 : Korrik 04, 2009, 12:17:31 PD » |
|
KQZ ndreq gabimet, vota plus për PD-në. Asnjë vendim për Fierin | 03/07/2009 |
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke përditësuar të dhënat mbi rezultatet paraprake, duke ndryshuar edhe përqindjen e votave të partive në këto zgjedhje.
Fillimisht të dhënat e KZAZ-ve kanë mbërritur në KQZ në mënyrë elektronike, por tani që janë dorëzuar tabelat përfundimtare përmbledhëse, shihet se ka mospërputhje. KQZ vazhdon të korrigjojë rezultatet që ka publikuar deri më sot ne faqen e saj te internetit. Nga të dhënat e mëposhtme, shihet qartë se një numër i konsiderueshëm votash do të shkojnë për PD-në. Vota këto, që deri tani janë deklaruar si të PDRE.
- në Qarkun e Durrësit, në QV 1430/1 të KZAZ nr. 8, 168 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane;
- në Qarkun e Elbasanit, në QV 2303 të KZAZ nr. 12, 237 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane;
- në Qarkun e Kukësit, në QV 0502 të KZAZ nr. 36, 75 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane;
- në Qarkun e Lezhës, QV 0847 të KZAZ nr. 39, 250 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane;
- në Qarkun e Lezhës, QV 0707 të KZAZ nr. 37, 150 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë së të Drejtave të Mohuara e Re, ndërkohë që rezultati elektoral prej 2 votash i Partisë Demokracia e Re Evropiane i është regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokratike;
- në Qarkun e Shkodrës, në QV 0280 të KZAZ nr. 40, 183 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane.
- në Qarkun e Tiranës, në QV 1955/1 të KZAZ nr. 53, 148 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane;
- në Qarkun e Vlorës, në QV 4451 të KZAZ 61, 59 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane.
- Një numër tjetër gabimesh në regjistrimin e rezultateve të KQZ-së, me vlera më të vogla votash, paraqiten për QV 3262 të KZAZ Nr. 24 të Qarkut të Fierit, për QV 4338 të KZAZ Nr. 25 të Qarkut të Gjirokastrës, për QV 3846 të KZAZ 29 në Qarkun e Korçës, apo për QV 1673 të KZAZ 58 në Qarkun e Tiranës.
****
KQZ: Përfundoi procesi i numërimit në çdo qark. Do shqyrtojmë Fierin
ora 17:00
TIRANË - Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 12 qarqet e vendit. Zëdhënësi i KQZ, Leonard Olli deklaroi sot në orën 16:30 se "tashmë nuk po numërohen më në asnjë qytet. Ndërkohë në KQZ kanë mbërritur tre kutitë e KZAZ nr.20 të Fierit që do të numërohen në këtë institucion. Po kështu materialet zgjedhore të KZAZ nr.19 të Patosit (qarku Fier) janë nisur drejt Tiranës".
Përsa i përket KZAZ-ve të Fierit, apo qa mbajnë peng numrin e mandateve, Olli tha se "materialet për KZAZ-në nr.20 kanë mbërritur dje dhe pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mbajë një mbledhje të posaçme për to. Ndërsa kutitë e KZAZ nr.19 janë të numëruara, por ato janë nisur drejt Tiranës bashkë me materialet e tjera zgjedhore, vetëm për shqyrtim".
Sipas Ollit, KQZ-ja ka marrë në administrim të gjitha materialet zgjedhore dhe po hedh në data-base të dhënat e e dokumentuara si dhe po i krahason ato me të dhënat e ardhura në mënyrë elektronike. "Salla operative po punon me intensitet dhe shumë shpejt do të dalim me të dhënat përfundimtare mbi rezultatin e zgjedhjeve në vend", tha ai.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #54 : Korrik 04, 2009, 12:07:57 PD » |
|
KQZ shpall fituese të djathtën pa numëruar kutitë me votat » Dërguar më: 03/07/2009 - 23:01
• Kur kanë mbetur ende pa u numëruar kutitë e Qarkut të Fierit, në të cilat janë varur shpresat e dy partive kryesore për një mandat vendimtar në këtë qark, zëdhënësi i KQZ ka publikuar rezultatet paraprake duke i dhënë 71 mandate koalicionit të djathtë. Raegon PS: Deklarata e Ollit, zbatim i urdhërit politik të Berishës. Subashi: E befasuar nga deklarata e Ollit, shpërdoroi detyren.
TIRANE- Ora: 23:01- Lazaj: Aleanca e Ndryshimit nuk ka 71 mandate
Edhe anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Artan Lazaj ka përgënjeshtruar deklaratën e zëdhënsit të KQZ, Leonard Olli i cili publikoi rezultatin paraprak të zgjedhjeve duke i dhënë Partisë Demokratike 71 mandate , kur nuk ka mbaruar ende numërimi i fletëve të votimit. Lazaj theksoi se KQZ është duke vazhduar punën për të nxjerrë sa më shpejt rezultatin përfundimtar. “Në këto caste që zgjedhjet nuk kanë prodhuar një rezultat të pastër për një qeverisje me stabilitet, ju bëj thirrje politikanëve të bëjnë punën e tyre jo nën presion psikologjik, por duke zbatuar ligjin” u shpreh Lazaj.
Ora: 22:37- Subashi: E befasuar nga deklarata e Ollit, është shpërdorim detyre
Nënkryetarja e KQZ, dëshira Subashi ka deklaruar përmes një konference për mediat se është e befasuar nga deklarata e zëdhënësit të Komisionit duke e konsideruar atë si një shpërdorim detyre. “Askush nuk mund të përkthejë shifrat në mandate pa një vendimarrjë të Komisionit qendror të Zgjedhjeve. Jemi shumë larg momentit deri në certifikimin mandateve, procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende, ky është një informim jo i rregullt i publikur që mund të ketë edhe pasoja politike përderisa nuk është marrë asnjë vendim nga KQZ” u shpreh Subashi.
Nënkryetarja e KQZ ka hedhur poshtë cdo deklaratë të zëdhënësit të Komisionit që publikoi shifrat e rezultatit paraprak të zgjedhjeve duke i dhënë koalicionit të djathtë 71 mandatë , kur edne nuk ka përfunduar numërimi i kutive të votimit. “Vendimi për rezultatin përfundimtar duhet konfirmuar me vendimmarrje të KQZ. Cdo vendim shpallet pasi të mblidhet Komisioni dhe të vendosë. Lidhur me deklarimin e Ollit, jemi para një veprimtarie qe nuk lidhet me KQZ, jemi para një shkelje të detyrës” theksoi Subashi.
Ora: 22:24- PS: Deklarata e Ollit, zbati i urdhërit politik të Berishës
Partia Socialiste e ka konsideruar deklaratën e Zëdhënësit të KQZ si zbatim të një urdhri politik të kryeministrit Berisha. “Para pak minutash, për shkak të Berishës dhe degjenerimit që po i bëhet procesit zgjedhor, me urdhër të tij KQZ nuk i ofron popullit rezultatin real të zgjedhjeve” u shpreh kryetari i Asamblesë të PS, Gramoz Ruci. Partia Socialsite akuzon kryeministrin Berisha se po cenon rëndë standardet e zgjedhjeve, “duke u munduar të marrë një mandat që nuk ja dha populli në 28 qershor”. Ruci i bëri thirrje Berishës të mos i imponohet popullit si kryeministër. “Deklarata është një shkelje e kushtetutës dhe e kodit elektoral, në zbatim të urdhërit të kryeministrit” theksoi Ruci.
KQZ shpall fituese të djathtën pa numëruar kutitë me votat
Ora 21:48- Kur kanë mbetur ende pa u numëruar kutitë e Qarkut të Fierit, në të cilat janë varur shpresat e dy partive kryesore për një mandat në këtë qark, zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet paraprake të kutive të numëruar duke i dhënë 71 mandate koalicionit të djathtë Aleanca e Ndryshimit. Socialsitët pretendojnë mandatin e nëntë në Fier, cka do të bënte të mundur barazimin në rang mandatësh mes të majtëve e të djathtëve, por KQZ ja ka llogaritur këtë mandat demokratëve duke mos marrë parasysh se numërimi i kutive në qarkun e Fierit nuk ka përfunduar ende. Sipas zëdhënësit Olli, për qarkun e Fierit, Aleanca e Ndryshimit ka 7 mandate kundrejt 8 mandateve të Partisë Socialiste dhe 1 te LSI-se. Ndërkohë në KQZ vazhdon procesi i numërimit të kutisë së pestë të KZAZ-së së Fushë Kuqes, ndërsa nuk janë numëruar kutitë e 3 KZAZ-ve të Fierit.
Kështu, Olli ka bërë të ditur se paraprakisht koalicioni Aleanca e Ndryshimit ka siguruar 71 mandate kundrejt 65 mandateve të Bashkimit për Ndryshim dhe 4 mandate të Aleancës Socialiste për Integrim. KQZ thekson se nga 4703 kuti të nuëmruar deri në këto caste, koalicioni i djathtë rezulton të ketë 46.69% të votave ndërsa Bashkimi për Ndryshim 45.36%. Aleanca Socialiste për Integrim ka siguruar 5.56% të votave. (e.n/Balkanweb)
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #53 : Korrik 03, 2009, 01:23:20 MD » |
|
Berisha i shkruan Obamës: Zhvilluam zgjedhje me standarde Shekulli Online | 03/07/2009 |
TIRANË- Kryeministri, Sali Berisha duke i uruar Presidentit të SHBA-së, Ditën e Pavarësisë, i shkruan edhe për zgjedhjet në Shqipëri duke i cilësuar ato si më të mirat e zhvilluara ndonjëherë përsa u përket standardeve.
"Shqipëria sapo përfundoi, me sukses zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të cilat qenë më të mirat, të realizuara ndonjëherë përsa u përket standardeve. Ato u zhvilluan në një klimë tërësisht të qetë e konstruktive, duke dëshmuar, edhe një herë, se shqiptarët i përkasin denjësisht familjes euroatlantike, të vendeve e popujve të lirë", shkruan Berisha në letrën e tij për Obamën.
Më tej ai angazhohet se qeveria shqiptare do të vazhdojë të bashkëpunojë me administratën Obama, në kuadrin dypalësh, edhe në arenën ndërkombëtare, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
******
Berisha entuziast për fitore, falënderon shqiptarët për mesazhet
ora 13:00
TIRANË- Në një konferencë që ka zgjatur fare pak minuta, kryeministri Sali Berisha është shprehur entuziast për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit, ndonëse ende të pa vulosura nga KQZ-ja. Ai ka deklaruar se populli shqiptar është e ka kuptuar se fitorja i përket të djathtës dhe se për këtë ka marrë urimet përkatëse dhe ka falënderuar gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe urimi. "Jam këtu për të falënderuar të gjithë ata shqiptarë kudo ndodhen për mesazhet e shumta që më kanë dërguar nga data 29 qershor e deri më sot. I kam lexuar me shumë respekt çdo mesazh, me pamundësinë për tu përgjigjur gjithsecilit u shpreh atyre falënderimin më të përzemërt. Ju uroj atyre shumë suksese, gëzime dhe mbarësi në familjet e tyre"- tha ai. Berisha pohoi se i merr këto urime si shprehje obligimi dhe energjie.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #52 : Korrik 03, 2009, 01:00:38 MD » |
|
Ambasadori i SHBA, Uidhers: Zgjedhjet barazim, qeveria e re do kohë të formatohet Shekulli Online | 03/07/2009 | TIRANË- Ambasadori i ShBA-së në Tiranë, Xhon Uidhers ka dhënë një intervistë për zgjedhjet në Shqipëri, ku ka nënvizaur se PD dhe PS dolën 50 me 50 për qind në këto zgjedhje. Sipas tij, koalicioni qeveritës do të dojë kohë të formatohet. "Kushdo qoftë ai ka një përgjegjësi shumë të madhe, pasi elektorati nuk e votoi maksimalisht, por përgjysëm", vlerësoi Uidhers. Po kështu ai ka folur edhe për ditën e votimit apo ditët e numërimit të votave. Në radhë të parë, Uidhers i kërkon KQZ-së të jetë profesionale dhe jo partiake pasi ka një mision të madh në dorë.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, nese do te benim nje vështrim kronologjik. Kemi diten e zgjedhjeve e cila praktikisht krijoi pershtypjen e brendshme se gjithcka po shkonte mire. Por raporti i vezhguesve pati dhe mjaft kritika dhe nuk u permend fakti se Shqiperia arriti apo mundi te arrinte standartete nderkombetare. Kjo erdhi sepse nga komuniteti nderkombetar kishte nje pritshmeri me te madhe ndaj Shqiperise? Ju vete keni thene se nga Shqiperia pritej me shuma si nje vend anetar i NATO-s.
Uidhers: Mendoj se kishte shume gjera te mira per te thene per zgjedhjet kete here. Ishte kenaqesi, per shembull qe procesi u zhvillua ne nje menyre qe dukej e mirerregulluar. Une vete vizitova disa qendra votimi dhe pashe qe pothuaj ne te gjitha rastet gjerat shkonin mire. Do komentoja edhe qe nuk pati ankime serioze mbi veprimtarine e policse diten e zgjedhjeve. Mendoj qe sistemi i numerimit paralel, apo shume prej protokolleve te miratuara per te vezhguar dhe per te siguruar ndershmerine e zgjedhjeve ishin te gjitha shume te mira. Gjithcka ishte nje hap perpara.
Nuk do thoja qe standartet nderkombetare jane me te larta per Shqiperine. Standartet nderkombetare jane te larta per kedo. Nuk percaktohen standarte te posacme per Shqiperine apo SHBA. Per shembull, ne vitin 2000, pati kritika per votimet tona ne Florida. Mendoj se mesimi kyc per Shqiperine eshte qe, perparimi qe permenda, duhet vazhduar dhe duhet ndertuar mbi te. Nese keto zgjedhje nuk arriten standartet nderkombetare, eshte shume e nevojshme per udheheqjen politike, qeverine, partite e opozites, dhe kedo te perfshire, qe te bejne perpjekje edhe me te medha heren tjeter, per te permbushur keto standarte shume shume te larta. Mendoj se shqiptaret kuptuan qe standartet vertet jane shume te larta. Nxorren edhe qe me pune me te madhe, perkushtim me te madh, Shqiperia mund ti permbushe standartet si kushdo tjeter.
Zëri i Amerikës: Pati ne te vertete vleresime te ndryshme nga partite politike. Patem kryeministrin i cili u shfaq i kenaqur dhe nga ana tjeter opoziten e cila po flet per standarte te cenuara. Kemi dhe nje faze te dyte te procesit te shoqeruar me tensione, vonesa, bllokime kutishe, transferime kutishe. Kjo pjese e dyte e cenon ate panorame te mire te dites se votimit?
Uidhers: Mendoj se shqetesimi kryesor per te gjithe, ne te vertete permblidhet ne nje pike baze. Ka probleme teknike, por shumica e problemeve reale buruan nga nje mjedis shume i politizuar, gjate pergatitjeve, dhe pastaj nje pjese të zhvillimit te zgjedhjeve. Per te qene shume i drejtperdrejte, te dy palet, ne raste te ndryshme, dukeshin te kishin qellimin e fushates kunder njeri tjetrit, saqe dukej se anashkalonin faktin se arritja e gjithanshme e zgjedhjeve te shkelqyera ishte ne interesin e madhe te Shqiperise
Per sa i perket fazes tjeter, jemi ne fazen tjeter, shume te rendesishme, per sa i perket procesit, ndoshta e fundit, pra numerimi i fundit, certifikimi i rezultateve. Eshte shume e rendesishme qe komisioneret, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, te punojne si profesioniste, si njerez te cileve u eshte besuar nje pergjegjesi me e larte, jo per besnikerine ndaj partive se ciles mund ti perkasin, por qe procesi te zhvillohet me standartet me te larta, qete, dhe profesionalisht.
Eshte shume e rendesishme te ndodhe kjo, qe njerezit te besojne rezultatet qe do dalin nga komisioni. I kam kerkuar shqiptareve, partive shqiptare, dhe udheheqesve, qe te jene shume te duruar, te lene procesin te vazhdoje ashtu si supozohet te vazhdoje, sic eshte pershkruar ne ligje, ne kodin zgjedhor. Ti jepet mundesia qe procesi te perfundoje ne menyre te mire rregulluar dhe jo te paraprihen rezultatet, apo te arrihen konkluzione perpara se te certifikohen. Eshte shume e rendesishme. Ndaj i bej thirrje te gjitha paleve dhe atyre qe jane perfshire te jene shume te duruar.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, nje pyetje qe nuk lidhet direkt me procesin por me produktin e tij. Kemi nje sistem elektoral i cili prodhoi pamundesine e nje force politike per te patur nje shumice qeverisese, duke ju permbajtur, te pakten rezultateve te deritanishme. Fakti qe qeveria e ardhshme do te mund te jete e brishte per nga numrat apo qofte edhe per nga koalicionet qe do krijoje dhe do te mund te cenoje stabilitetin e afatgjate te nje qeverie. A perben shqetesim per nje vend si Shqiperia qe duhet te shmang ulje ngritje te mëdha politike?
Uidhers: Eshte nje pyetje shume e rendesishme. Me vjen mire qe e ngrini. Keni te drejte. Rezultatet e ketyre zgjedhjeve ishin shume te nderlikuara. Pika kritike qe do vecoja eshte qe treguan nje ndarje thuajse 50 me 50, per sa i perket preferencave te votuesve. Besoj se rezultatet e pergjithshme te dy koalicioneve te medha ishin thuajse disa pika perqindje larg, ishte thuajse nje barazim statistikor. Kuptimi i kesaj eshte qe qeveria tjeter, kushdo qe te dale nga ky proces, dhe do jete proces politik e mund te doje kohe, por kushdo del, ka nje pergjegjesi me te madhe.
Eshte shume e rendesishme qe qeveria tjeter te kuptoje qe duhet te qeverise jo ne emer te 50 perqind te atyre qe votuan per te, por te shtrije doren tek gjysma tjeter e popullsise qe eshte qartesisht e interesuar ne permiresimin e Shqiperise. Dhe te perpiqet ta bashkoje kombin per te miren e tij te perbashket. Me lejoni t'ju jap nja dy shembuj. Gjate gjithe fushates, kam udhetuar, kam takuar njerez, kam folur me te rinj, te moshuar, te te gjithe spektrit. Disa grupe ishin ne nje krah, e disa ne nje tjeter. Por dukej se kishte tema te perbashketa qe keta njerez donin. P.sh. nje perpjekje reale per ti dhene fund korrupsionit ne vend, jo thjesht fjale, retorike e fjalime te bukura, por veprime dhe masa qe do ti jepnin fund kesaj semundje te tmerrshme per shoqerine.
Ndjenja se, pa perparim ne kete drejtim, pengohet zhvillimi i vendit. Me shprehen edhe nje ndjenje tjeter te forte, qe kushdo vjen ne pushtet, te respektoje pavaresine e institucioneve demokratike te vendit, duke filluar me gjyqesorin, por dhe me median, dhe lojtare te tjere te procesit demokratik. Dhe se vota per nje krah apo tjetrin, nuk ishte mandat per ti bere presion institucioneve si gjykatat apo prokuoria. Ndaj mendoj se ne kete vote jane shprehur synime te perbashketa qe i ka populli shqiptar si i tere. Qeveria tjeter e Shqiperise, megjithe nderlikimet qe ju permendet, vertet duhet te jete qeveri e Shqiperise, dhe jo e nje fraksioni apo nje tjetri.
|
|
|
|
« Ndryshimi I Fundit: Korrik 03, 2009, 01:19:11 MD nga Kallmeti & Lek Gjoka »
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Albkallmeti
|
 |
« Pergjigju #51 : Korrik 03, 2009, 08:56:45 PD » |
|
Zgjedhjet shqiptare, asnjë qeveri » Dërguar më: 03/07/2009 -
Për muaj të tërë, sondazhet e opinionit sugjeruan se zgjedhjet në Shqipëri do të kishin një rezultat të ngushtë mes dy palëve. Shumë analistë thanë se ato e kishin gabim, pasi shumë të intervistuar kishin dhënë përgjigje të pabesueshme. Por, tashmë sondazhet kanë dalë fare jashtë loje. Aq e afërt ishte gara në zgjedhjet e 28 qershorit, saqë katër ditë më pas rezultati është ende i paqartë. Shqipëria përballet me disa javë sfidash elektorale dhe pazaresh politike, e ndoshta edhe zgjedhje të reja në vjeshtë. Votimet e fundosën kryeministrin Sali Berisha, që ka dominuar politikën shqiptare që prej vitit 1990, përkundër kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama. Partia Demokratike e Berishës si dhe Partia Socialiste e Ramës kanë bërë aleanca me parti më të vogla. Me votat pothuajse të numëruara të gjitha, Berisha pretendon 71 vende në parlamentin me 140 deputetë, por partia e Ramës e kundërshton fuqimisht këtë. Berisha ka bërë fushatë me arritjet e qeverisë së tij që prej vitit 2005. Ekonomia ka ecur mirë. Rritja e GDP-së për vitin e kaluar ishte 6.5 për qind dhe pavarësisht nga kriza e këtij viti, situata pritet të jetë pozitive. Në prill Shqipëria u anëtarësua në NATO dhe aplikoi zyrtarisht për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Rrugë të reja janë ndërtuar, përfshi këtu edhe një autostradë drejt Kosovës. Rama ka arritjet e tij në Tiranë, që është përmirësuar mjaft duke u kthyer në një vend normal, nga një vend kaotik që ka qenë dikur. Ai e konsideron Berishën si një demagog në krye të një qeverie të korruptuar, dhe thotë se është koha për ndryshim. Por, edhe Berisha flet për ndryshim. Në fakt, të dy nuk i kanë shpjeguar politikat specifike. Ata bien dakord për një sërë çështjesh: si hapja e vendeve të reja të punës, udhëtim pa viza në Europë dhe integrim europian i vendit. Çështja ishte se cilit i besonin më shumë votuesit. “Duke pasur parasysh dramën dhe dhunën brenda jetës politike shqiptare që prej rënies së komunizmit dhe korrupsionin e disa politikanëve, këto zgjedhjeve mund të ishin të parat që konsiderohen normale”, thotë Remzi Lani, një analist politik. “Ky ishte i pari votim ‘për zgjedhje dhe jo për protestë’. Por, perspektiva e një balance të barabartë në parlament e bën më të vështirë krijimin e një qeverie të qëndrueshme”, - thotë Erion Veliaj, lider i partisë së vogël G99. Shqipëria mund të përballet me zgjedhjet e reja në pak muaj. Kjo nuk është ajo që i duhet vendit të vogël ballkanik. Këtë javë, kryeministri kroat, Ivo Sanader, dha dorëheqjen në mënyrë të papritur, duke ngritur pyetje të reja lidhur me anëtarësimin e Kroacisë në BE. Vendet e tjera të Ballkanit kanë më shumë për të bërë. Shqipëria është më e varfra mes tyre. FMN paralajmëroi se Berisha, në një përpjekje për të siguruar vota, nxitoi për të përfunduar projekte të mëdha si rruga drejt Kosovës, një projekt që krijon deficit të rrezikshëm buxhetor. Të ardhurat nga emigrantët kanë rënë ndjeshëm. Bumi i ndërtimit ka mbetur në vend. Mijëra apartamente të reja janë bosh dhe blloqe të reja kanë mbetur pa u shitur në Tiranë, Durrës, Vlora dhe qytete të tjera. Zef Preçi, një ekonomist dhe ish-ministër, thotë se edhe pse Shqipëria nuk është në rënie ekonomike, ajo mund të jetë shumë shpejt. “Sfida e vërtetë nuk është rritja e të ardhurave nga emigracioni, - thotë ai, - por kthimi i emigrantëve që nuk ka nisur ende”. Ai vëren gjithashtu se kriza ekonomike e viteve ’30 goditi Shqipërinë disa vite më pas se vendet e tjera. Kushdo që të marrë qeverinë tani, do të ketë një punë të vështirë për të bërë.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Albkallmeti
|
 |
« Pergjigju #50 : Korrik 03, 2009, 08:44:40 PD » |
|
LSI afër firmosjes me PD, qëndrimi zyrtar, pas rezultatit në Fier Shekulli Online | 03/07/2009 |
Lëvizja Socialiste për Integrim do të presë përfundimin e procesit të numërimit të votave, që përcaktojnë mandatin e fundit, që pastaj të mbajë një qëndrim për lëvizjen e ardhme politike. Kryesia e LSI-së, pas mbledhjes së mbrëmshme, nuk arriti të japë një përfundim të qartë se cilët do të jenë hapat e kësaj force të majtë opozitare, pas numërimit të shumicës së kutive të votimit.
Zera prane Metes ne Tirane thane mbreme se 'LSI eshte afer nje koalicioni me Berishen, me disa kushte qe do behen te ditura ne kohen e duhur'. Sipas tyre, nje bashkepunim me koalicionin e djathte mund te konfirmohet pas nje muaji ose 40 ditesh kur te jene qetesuar marredheniet pas-zgjedhore. Kjo marreveshje do te shkaktonte humbjen perfundimtare te koalicionit te majte ne zgjedhje. Ne rast se kjo humbje shoqerohet me doreheqje te Rames nga PS, u hapet rruge ambicieve te z.Meta per lidershipin e Partise nga u shkeput vite me pare. Skema mund te perfshije rikthimin e Fatos Nanos nga 4 vjecari i pushimeve ne Vjene me shpresen se mbeshtetja e synimeve te Berishes per qeveri te qendrueshme dhe synimeve te Metes per kreun e PS, do prodhoje nje shumice votash parlamentare te mjaftueshme per ambicjen e z.Nano per postin e Presidentit dy vjet me pas.
Keto skema qarkullojne nen ze ne Tirane, nderkohe qe zyrtarisht LSI thotë se objekt kryesor i mbledhjes së kryesisë ka qenë analiza e procesit zgjedhor dhe e numërimit të votave, duke e quajtur atë një situatë të rëndë dhe pa standarde.
Anëtarët e kryesisë kanë përsëritur akuzat ndaj dy partive të mëdha, se kanë shtrembëruar rezultatin e votimeve në shumë zona ku LSI-ja ka patur një prani të ndjeshme dhe ku priste një rezultat të mirë. Si argument janë përdorur disa rezultate ku LSI-ja nuk ka marrë vota, si në Qarkun e Fierit, në KZAZ-të 19, 20 dhe 23, apo në Tiranë dhe këto raste do të ndiqen me rrugë ligjore.
"LSI-ja vendosi që të ndjekë në vazhdimësi rezultatet dhe nxjerrjen e tyre përfundimtare, në mënyrë që të kemi të qartë ndarjen e mandateve, por edhe të dimë përfundimisht se kush është shprehja zyrtare e KQZ-së mbi përfundimin e zgjedhjeve në Shqipëri,"- u shpreh pas mbledhjes së kryesisë, sekretari i përgjithshëm, Petrit Vasili.
"Qëndrimi ynë për koalicionet do të jetë pasi të shpallet zyrtarisht rezultati në Qarkun e Fierit", - u shprehën mbrëmë për "Shekulli"-n burime pranë kryesisë së LSI-së.
Fjala është për numërimin e votave, që po ndodhin në tre kuti të KZAZ-së nr.20, që janë gati për t'u numëruar në KQZ, tek të cilat PS-ja kërkon rikonfirmimin e mandatit të 9-të, ndërsa PD-ja kërkon ta rrëmbejë këtë në favorin e vet, që të sigurojë 71 mandate.
Sa i përket ndërtimit të koalicioneve, Vasili tha se ky hap do të merret më vonë: "LSI-ja nuk ka asnjë vendim politik lidhur me çështjen e ndërtimit të koalicioneve që kanë të bëjnë me qeverisjen e re, ajo ka ngarkuar të gjithë grupin e ekspertëve dhe personave të ndjekin këtë proces dhe po pret me qetësi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, dhe mbas marrjes së rezultatit, analizës së kontekstit politik, shoqëror dhe elektoral, do të mbledh forumet e saj dhe do t'ju njoh me këto vendime në kohën dhe momentin e duhur", - u shpreh ai.
Kur kanë mbetur edhe disa dhjetëra kuti për t'u numëruar, por që nuk ndryshojnë asgjë në shifrat e tanishme që janë fiksuar në raport të barabartë mes së majtës dhe së djathtës, 70 me 70, roli i LSI-së me katër mandate deputetësh është bërë shumë intrigues dhe vendimtar për PS-në dhe PD-në.
Por, sekretari Vasili i dënoi deklaratat e PS-së, që në çdo deklarim publik, llogaritin edhe katër mandatet e LSI-së, për të thënë se e majta dhe e djathta janë në barazim.
"Rama s'ka asnjë të drejtë, as politike, as publike, as morale, që të flas në emër të mandateve të LSI-së",- tha ai. Vasili motivoi edhe deklaratën e dy ditëve më parë të kandidatit, Dritan Prifti, duke përsëritur qëndrimin e kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, se ka qenë një opinion personal i z. Prifti.
"Ka qenë një opinion edhe nën peshën e një trysnie antiligjore, kriminale, që janë konsumuar në rrethin e Fierit, që shpjegojnë edhe karakterin e fortë emocional që kanë pasur deklaratat e djeshme e z. Prifti, por që s'ka të bëjë fare me qëndrimet e kryesisë të forumeve të LSI-së", -tha sekretari i përgjithshëm i LSI-së.
Të mërkurën e shkuar, kandidati për deputet i LSI-së, Dritan Prifti, tha se do të ishte ai mandati i 71-të i Berishës, por që u cilësua nga kryetari i LSI-së, Meta, si një reagim emocional.
******
LSI, ende asnjë qëndrim zyrtar për koalicionet dhe deklaratat e Dritan Priftit
ora 14:00
TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) i ka bërë thirrje dy partive kryesore në vend, PD dhe PS, që të presin me qetësi rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit, ndërkohë që nuk ka dhënë asnjë reagim për qendrimin e saj lidhur me koalicionin. "I bëjmë thirrje Berishës dhe Ramës që të presin me qetësi rezultatet e zgjedhjeve dhe të mos pengojnë më tej komisionet e administrimit zgjedhor për mbylljen sa më shpejt të procesit të stërzgjatur, që ai të mos degjenerojë më tej në sherre politike, sepse imazhi dhe e ardhmja e vendit janë shumë më të rëndësishme se interesat partiake", deklaroi sot gjatë një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili. Sipas tij, imazhi i vendit është cenuar rëndë nga këto zgjedhje pa standarde dhe çdo hap i mëtejshëm i papërgjegjshëm lidhur me tensionimin e situatës do të çonte në një prishje të imazhit të vendit për procesin e integrimit, ku përgjegjësia do të rëndonte mbi këto dy forca politike.
*****************
Nje nga 4 deputetet e LSI eshte shprehur se do tja jap voten e tij Berishes. Ka dyshime te forta qe ky nuk eshte qendrim emocional por nje marreveshje parazgjedhore me Berishen, qe ka si qelim politik rrezimin e Rames nga kreu i PS dhe rimarrjen e drejtimit te kesaj partie nga Nano dhe Meta.. "Do të jap votën time pro për të krijuar një maxhorancë në parlament. Do t'ia jap votën Berishës dhe do t'i vë vetëm një kusht që është: Shqipëria të bëjë të paktën një herë zgjedhje të lira dhe të ndershme". Kështu është shprehur dje kandidati për deputet i LSI-së, Dritan Prifti në televizion, ndërkohë që Ilir Meta e quajti qëndrimin e tij si "emocional".
Ai u shpreh se kërkesa e tij ndaj kryetarit të PD-së do të jetë hartimi i një ligji, "për të bërë rinumërimin e votave në këtë proces dhe të penalizohen ata që kanë prishur këto zgjedhje". Sipas tij, kjo do të japë mesazhin se askush nuk do të tallet me votën e lirë dhe askush nuk mund të manipulojë procesverbalet. "Nëse do të jepet ky mesazh, nuk do të ndodhë më vjedhja e votës", - u shpreh Prifti. Deputeti i
LSI-së nuk ka nguruar që të etiketojë armik kreun e PS-së, Edi Rama, sepse sipas tij ishte Edi Rama ai që bëri një ligj për të larguar nga skena politike LSI-në. "LSI ka fituar në këto zgjedhje, sepse ishte projektuar një vit të tërë një goditje asgjësuese ndaj LSI-së. U ndryshua Kushtetuta vetëm për të goditur LSI-në, u bë një Kod Zgjedhor vetëm për të goditur LSI-në, u paguan spote në fushatë nga Partia Socialiste vetëm për të goditur LSI-në dhe janë paguar miliona euro në fushatë, sidomos 2-3 ditët e fundit për të goditur LSI-në", - u shpreh Prifti.
Ai ka nënvizuar gjithashtu se e ka kundërshtar Edi Ramën, sepse "ai po lë përsëri Berishën në pushtet vetëm për shkak të një idiotizmi të tij, donte të zhdukte të gjithë faktorët brenda së majtës". "Si të kem respekt për këtë njeri, po lë përsëri të gjithë të majtën në opozitë", - u shpreh Prifti. Madje, ai ka hedhur akuza edhe në drejtim të kandidatëve të Partisë Socialiste, se u kanë dhënë nga 100 euro qytetarëve për çdo votë që ata do të hidhnin për ta në zgjedhjet e 28 qershorit. "Është bërë betejë asgjësuese ndaj nesh; ne jo vetëm që s'u asgjësuam, por kemi 4 mandate të florinjta, që peshojnë sot më shumë se 40 mandate, të cilat do t'i merrnim ne nëse nuk do të ndodhte kjo kasaphanë ndaj LSI-së. Kasaphanë me ligj, kasaphanë me para", - u shpreh Prifti.
Duke e cilësuar një mandat të florinjtë mandatin e tij, Prifti u shpreh se LSI-ja është e vetmja forcë politike që "sot vendos balancën e qeverisjes dhe i jep fund të gjitha diskutimeve të vlefshme apo të pavlefshme sot".
I pyetur nëse edhe mandatet e tjera të LSI-së do të shkojnë në koalicionin e Berishës, Prifti u shpreh se "mandatet e LSI-së do të diskutohen". "Mandati im personal do të jetë kundër Edi Ramës, që do të thotë, mund të jetë pro Sali Berishës në votimin në Kuvend. Për ta zgjidhur përfundimisht nëse Sali Berisha ka 70 mandate për të bërë maxhorancën, ka edhe mandatin tim", - u shpreh Prifti.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|