Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 03:58:40 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Cikle me poezi nga poeti i talentur Ndoc Gjetja.  (Lexuar 1738 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #4 : Qershor 22, 2009, 11:33:56 MD »


Esè për Ndoc Gjetjen

POETI ME FYTYRË SI KRISHT

Nga Kolec TRABOINI

Ndoc Gjetja është një prej poetëve më pranë shpirtrave njerëzore në poezinë shqipe bashkëkohore, apo siç e ka cilësuar një studiues, poeti që di me çdo varg ti bjerë bukur tastierës së humanizmit. Ai këtë frymë e timbër të zërit të vet kurrë nuk u rrek t’a tradhëtonte. Besnik i patundur i bindjeve e prirjeve të veta, si një orakull, ai vazhdon të shkruaj edhe sot e kësaj dite me atë sinqeritet siç u shfaq aq i befasishëm kur ishte veç se një gjimnazist në Lezhë. Poezi e thellë, e ndjerë, poezi në të cilën rrëfehet bota e njeriut, intimiteti, mardhëniet njerëzore, madje edhe me sendet rreth e rrotull. Ardhja e tij në letërsi shënoi disi rënien morale të shkelqimit të improvizuar të poetëve që përbënin triumviratin monist të letërsisë, të cilët, vertetë dinin të thurnin vargje, i kishin dërguar edhe jashtë për studime zhdanoviane, për të qënë kështu “poetë oborri”, siç i klasifikonte Frederik Rreshpja, por këtyre të kreut u mungonte sinqeriteti poetik. Shkruanin ca poema për ca shqiponja që flututonin lart, kur shqiptari zvarritej si krimb baltrave herë mbi dhè e herë nën dhè. Shkruanin për ca ugare e baltra krenare, për ca qytete industriale, për çelik, hekur e beton, e këto i shpalosnin në faqe gazetash me një krenari të shpifur, ndërkohë poetët që revoltoheshin si ndaj sistemit të dhunës por dhe imponimit krijues, përgjunjëshin, dhunoheshin, madje edhe pushkatoheshin si Trifon Xhaxhika, Vilson Blloshmi, Genci Leka dhe Havzi Nelaj. Ata, të mëdhejt e dikurshëm, edhe sot e ruajnë xhelozisht prijtarinë fodulle në poezinë shqipe me patericat e një të huaji që e njeh gjysëm globi larg poezinë shqipe, kritik që ka bërë riklasifikimin e poetëve elitare konformist krejt ngjashëm me çfarë e shiste si lakra tregu i realsocit. Po fundja le ta falenderojmë edhe për këtë, kritikun e huaj, se po na i mban me berihaj rosinantët e poezisë së monizmit, kasnecët letërsisë së diktaturës që sot kanë dalë në publik me një luk të ri. Por më kot. Se vertetë njerëzit e shihnin Konstandinin që ja kish shaluar rrasës së varrit si kalë, por edhe erën e baltrave të varrit ja ndjenin.Dhe thonin, ky kalorës egërshan nuk është i gjallë, është i vdekur, shkon i vdekuri me të gjallë, shkon i gjalli me të vdekur.
Natyrisht, kushdo që ka patur ambicjen për të fituar emrin poet asokohe të përdhunëshme, ka paguar haraçin e konformizmit. Keq apo mirë, me dashje apo pa dashje duhej ti këndontë një këngë lavdëruese tiranisë çdo autor, por këtu nuk është fjala për haraçin që paguhej me imponim, por për përjargjet e atyre që nën shëmbëllesen e diktatorit të madh, si të ishin marioneta teatri kukllash, bënin diktatorin e vogël në koperativen e shkrimtarëve bolshevikë.
Edhe Ndoc Gjetja e pagoi haraçin e vet historik. Por ndërkohë ai në tërësinë e tij mbeti poet i vertetë. Poezia e tij qytetare, ndryshe prej poezisë marciale të krerëve të letërsisë, kërkonte tek njeriu, tek perjetimi, tek intimiteti, tek ndjesitë e mira e të bukura. Ajo poezi u bë fort e dashur për lexuesit. Falë kësaj, Ndoc Gjetes i mbetën nga koha e krijimtarisë nën regjimin monist, shumë më tepër poezi se sa atyre që prodhonin me shumicë për të mbushur depot e propogandës komuniste me vepra që i imponoheshin popullit brenda dhe, falë parave pa kursim që jepte regjimi, tollombacja e kuqe fryhej edhe jashte shtetit, packa se deri me sot, askush nuk ka marrë përsipër të bëjë një hulumtin se sa para janë vënë nga rregjimi monist që letërsia realsocit të “çante bllokaden” imperialisto- revizioniste.
Megjithë fryrjet që u bëheshin agjitatorëve të letërsisë së partishme, të cilët zinin vend në tribuna, kongrese e kuvende krahas krerëve të diktaturës, ata nuk i shpëtonin dot sfidave nga brënda. Një sfidë ishte Kasëm Trebeshina. Nuk e lanë një çast të lirë por e kalben burgjeve e veprat ja dogjen me vendim të gjykatave të ashtuquajtur popullore.
Se të gjitha, edhe mbjellja e tokave me kokalla, në emër të popullit bëhej. U shfaq si meteor Bilal Xhaferri. Plasën ta hiqnin nga udha e letërsisë, ku dikujt i bënte hije mesadukej, sa një Fadil Paçram që bënte edhe partinë edhe letërsinë (por e pësoi nga të vetet), e anatemoi Bilal Xhaferrin publikisht, sa e degdisi të arratisej. Por edhe atje larg në Çikago e gjetën në vitin 1987 - vdekja enigmë që pikëlloi artdashësit por gëzoi jerarkët e letersisë moniste, që vollën vrer ndaj tij.
Krijimtaria e Frederik Rreshpës e Ndoc Gjetjes bashkuar me atë të Jorgo Bllacit e ndonjë tjetër, ishin gjithashtu sfida që ju bë poetëve të elitës së diktaturës. Frederikun pesimist e të zymtë që guxoi të flasë, e burgosën, Jorgo Bllacin e Sadri Ahmetin po ashtu. Ndocin që këndonte për njeriun e “vogël”, rrethanorin, e mbajtën pranë duke e konsideruar një poet provincial i parrezikshëm. Por duhet thënë se Ndoc Gjetja, pavarësisht një farë konformizmi, për shkak të fatalitetit të lindjes nën diktaturë, kurrë nuk e kishte toleruar kerkesën ndaj artit të vertetë. E vunë të drejtonte një revistë të vogël me titull “Ekran” rreth të cilës mblidheshin më së shumti krijuesit e filmit dhe teatrit. Kështu poeti lezhjan, por i lindur në Berdicë të Shkodrës mbijetoi.
Në verë të vitit 1993, Ndoc Gjetja u gjënd në një kurs në Athinë dhe me të thuajse takohesha përditë. Koha kish bërë të vetën, tranzicioni në vënd që t’a shpëtonte po e shkatrronte njeriun. Poetët e ndjenin vetën të braktisur. Shoqëria shqiptare në një marramendje prej të dehuri, nuk donte të dinte në kishte shkrimtarë. Shteti i shkërrmoqur nuk merrej as me poetët e as me lypsit e, çfarë është më e keqja, i konsideronte të një rangu të dy palët, sepse rëndonin buxhetin qeveritar me asistenca sociale.
Një punonjës administrate mund të bridhte gjithë botën, politikanët i bënin pushimet në Dubai, ndërsa poetët thuajse vdisnin për bukë. Të shisje banane e paketa cigaresh nëpër rrugë ishte e zakonëshme për krijuesit. Kohë tranzicioni, kohë e pamëshirshme e mizore. Ndoc Gjetja fliste me vete i tërhequr në botën e tij,... e shkruante. Poezia merrte tone proteste. Trajta dhembje. Dhembje njerëzore, siç gjithmonë i kish ndjerë e vuajtur në shpirtin e tij. Ja si u rrëfehej lexuesve të vet: Tridhjetë vjet e shtrylla talentin/ në një nga zyrat e shtetit monist/me kepucë të vjetra e përshkoja qytetin/ dhe gjithë njerëzit i doja si Krisht.
Kohët ishin diametralisht të kundërta, por thelbi i vuajtjes njerëzore mbeti, veç në trajta e forma të reja: O koha tranzicioni, kohë bishtdhelpre! /Si të ranë brakushet kështu poshtë këmbëve!/Unë po shkoj të mbyllem në Monastrin e Vetes/derisa të kryesh jashtëqitjen tënde.
Tek bisedonim në një kafene verore, pranë sheshit Omonia në Athinë në një ditë të bukur qershori, i shpreha dëshirën t’i bëja një cikël fotografish për fondin tim fotografik,por edhe për ti botuar në gazetën “Egnatia” bashkë me poezitë e tij. Kështu kam vepruar me miqtë e mi gjatë viteve të mërgimit në Greqi: Aristidh Kolia, Ndoc Gjetja, Robert Alia- Dragot, Mimoza e shoqja, Gazmend Kapllani, Zhaneta Ogranaj, Pilo Zyba, Genc Çobani, Englantina Kume, Marita Vuksani, Rajmonda Diamanti. I fotografoja, i botoja në gazetë si dhe në albumin poetik të emigrantëve por edhe i ruaja në arkivin tim. Vjen një kohë që edhe fotografitë si verë e vjetër çmohen, marrin vlera të reja, sepse janë imazhe të një kohe që kurrë nuk kthehet më. Po a do të me nxjerresh mirë, me pyeti Ndoci, tek pinte cigare i menduar. Atëherë ju ktheva e i thashë, se në mos mbetët i kënaqur Poeti, e në mos e nxjerrsha në portret si Krisht, do ta thyeja aparatin fotografik që sapo e kisha blerë në Monastiraq.
Fotografite dolën të bukura e Ndoci i pelqeu ato. Madje njëren nga fotot e vuri në kopertinën e librit të vet me poezi.
Që nga 1993 e sot kanë kaluar mjaft vite. Për Ndoc Gjetjen vazhdoi kalvari i mundimeve që e bëri fytyren e tij akoma më të përvujtun. Ata që e patën pasuar në Lezhë e që përbënin të ashtuquajturë n “shkolla poetike lezhiane”, njëri i hyri politikës, tjetri diplomacisë e një tjetër atë të këshilltarit të kryeministrit të vendit, duke e lënë disi nën hije veprimtarinë poetike, për t’i bërë vend karierës që sjell mirëqenie dhe famë publike në media. Ndërsa Ndoci po ai. Madje akoma më keq, u largua nga Tirana e u kthye në vendlindje.
Kam dëgjuar për të prej miqëve tanë të përbashkët si Elinda Marku e Pjeter Jaku, të cilët patën mirësinë të më dërgonin vëllimin poetik të Ndoc Gjetes “Dhjata ime” botim i vitit 1998 të cilit ja kushtonte me pikëllim të birit të vet Renit.Edhe shkrimtari Kujtim Dashi me ka folur për fatin e trishtueshëm të Ndoc Gjetjes.
Tragjedia në jetën e poetit është kryer e kjo ndjehet jo vetëm në terheqjen e tij jashtë vëmendjes publike, por edhe në poezine e tij me tone pikëllimi. Artistet e mëdhej edhe tragjeditë e dhembjet i kanë të mëdha, ndaj dhe veprat e tyre janë aq mbresëlënese dhe tronditëse, sepse artistet nuk qajnë me lotë, qajnë me shpirt e qajnë me art, me një art që e tejkalojn jetën e një njeriu, për tu rrokur në shpirtrat e brezave të tjerë.
Mortja s’ka çfarë u bën poeteve, artistët e mëdhej kanë lindje, por vdekja u harrohet. Ndaj them se, kushdo që e ka njohur poetin dhe poezinë e tij, e di mirëfilli se Ndoc Gjetja, si me pare edhe me pas, mbeti poeti që shkroi poezi për botën shpirtërore të njeriut,… dhe vetë ai ishte dhe mbeti njeriu i përvujtun, i thjeshtë, i vertetë, poeti me fytyren e Jezu Krishtit në poezinë shqipe.
Ajo fytyrë Krishti e mbuluar me një dhembje hyjnore, jeton i harruar në Lezhë, diku pranë vendvarrimit të kryetrimit Gjergj Kastrioti, ku rri me njerëz të thjeshtë, të cilët mbase nuk e dinë se ai është një prej poetëve më në zë të letërsisë së sotme shqipe, zëri më njerëzor..... .

Ndoc Gjetja lindi më 9 mars 1944 në fshatin Bërdicë të Shkodrës. Kur ishte shtatë vjec, prindërit e tij u vendosën me banim në Lezhë, ku jeton edhe sot. Në vitin 1970, filloi të botojë poezitë e para. Merret vetëm me poezi. Eshtë autor i disa vëllimeve poetike.


NDOC GJETJA

AUTOPORTRET

Vendbanimi:
Ne lezhe me trup dhe mendjen emigrante ne yje.
Profesioni:
Thures enderrash dhe mbrojtes besnik i tyre.
Gjendja civile:
Mbetje teknologjike e administrates shteterore
se nuk diti t'u jape perkuljet e duhura eproreve.
Gjatesia:
E majftueshme per te arritur nje dite mollen e ndaluar.
Pesha:
Sa vetja, sa ndjenja, sa fjala e thene dhe e shkruar.
Shenja te vecanta:
Nje pentagram rrudhash me nota trishtimimi ne balle
dhe nje mjeker e thinjur nga moslejimi kaq vite i saj.
Syte:
Kafe me nuanca te turbullta pasionesh te djegura.
Ngjyra:
E erret per fshehjene skuqjes nga faje te lehta.
Titujt:
I dekoruar Njeri qysh ne diten e lindjes nga Nena.
Bindjet:
Njeriun ne jete e ben te lumtur vetem njeriu.
Antipatite:
Burrat me grada, grate me shume tule dhe miu.
Simpatite:
Jezusi nga Nazareti, Don Kishoti i Mances dhe Buda.
Frikerat:
Shendoshja e trurit, uji, zjarri dhe turma.
Besimi:
Ne kryqin e tij qe e mban perdite ne shpine.
Pasuria:
Drita e mendjes me te cilen fitoj varferine.


KOLEC TRABOINI

DAVID E MOISI

Mikut tim poet Ndoc Gjetja

Heu Ndoc Gjetja, ku ka mbrrit burri
me pa gjoksin lakuriq të një grekje të bukur
si një skulpturë e Fidias- e vehtja me ju duk
si me kene vetë lakuriq në mes njerëzve.

Paj burri, kur nuk asht David lakuriq i Mikelanxhelos
duhet me kenë Moisi i menduem
tash kurrsesi nuk po di çka po ndodh me shqiptarin
David pa kokrra e Moisi pa tru...

Thonë, çdo gja për Davidin e kurrgja për Moisiun
mjer mishi që s'ha mish thotë njeriu...
si nuk u gjend një gjeth fiku a degë dafine
me mbulue çka të lbyr sytë ne marramendje.

Heu Ndoc Gjetja miku im në Athinë
Evropa po të këndell gjoksjashtë kah vehtja
ty tash po të zgjohen shtatëqind dreqen nën lekurë
e je tuj e fut në shtrat si ta kishe grua.

KOLEC TRABOINI
Athinë, 12 Qershor 1993
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #3 : Qershor 22, 2009, 11:28:24 MD »

Ndoc Gjetja: Jeta paska qenë një lojë të cilën s'paskam ditur ta luaj

Adelina Margjoni


Ndoc Gjetja i "shumëpërfoluri" në qarqet letrare të vendit, veçanërisht njeriu që gjithherë i dha dorën njeriut, talenti i padiskutueshëm, poeti me formim kulturor e botë të mjaftueshme shpirtërore për të merituar vlerësimet, vjen si gjithmonë para lexuesit edhe kësaj here me fjalën dhe portretin e tij njerëzor.

Kur e keni shkruar poezinë e parë?
Nuk mbaj mend në cilin muaj apo vit. Fillesa ime krijuese ka ndodhur brenda hapsirës së 2- viteve të para të gjimnazit. Atëherë kam pasur një zakon të keq, kurrë nuk i ruaja dorëshkrimin e poezive, më dilnin nga qejfi, i grisja dhe shkruaja të tjera. Kisha frikë se mos më humbisnin dhe mi lexonin të tjerët. Më vinte turp të merrej vesh se unë shkruaj.
Cilin konsideroni librin tuaj më të mirë?
Për nga vlerat e kam të vështirë të veçoj ndonjerin. E konsideroj veten autor vetëm të një libri i cili do të hartohej nga përzgjedhja e disa poezive më të arritura në 8 librat e botuara deri më sot. Në këtë aspekt deri në fund të jetës do të arrij të botoj vetëm një libër. Kam mendimin se edhe poeti më i shquar gjatë gjithë jetës së tij nuk arrin të shkruaj më shumë se një libër.
Ç'kënaqësi ju ka dhënë arti i krijimit poetik?
Më ka dhënë dhe më jep kënaqësi aq të madhe dhe aq të thellë sa që unë rezervohem ta përshkruaj sepse e di se nuk do të ma kuptojnë të gjithë ata që s'kanë prirje për të kryer një akt të tillë hyjnor. S'besoj të ketë lehonë që të di të artikulojë me fjalë dhimbjen dhe dallimin e gezimit të lindjes.
Cili është poeti më i dashur për ju?
Nuk kam ndonjë poet ideal dhe i mbaj pranë zemrës të gjithë poetët e shquar, tanët dhe të huajt. Nuk rrëmbehem nga dashuria vetëm për poetët e majave. I dua shumë edhe poetët mesatarë. Nuk lë mënjanë edhe poetët që s'e kanë mbi supe pelerinën e famës. Edhe ata janë fisnikë të oborrsisë poetike. Të shkruash qoftë edhe një poezi shumë të bukur është një punë e lartë që s'mund ta bëjë çdokush.
Lexuesit e shumtë, bashkëqytetarët tani, ju njohin si krijues e si njeri. Do ishte me interes të dinim diçka për atë Ndocin e panjohur?
Se mos e njoh dhe unë aq shumë Ndocin! Se po ta njihja në thellësinë e pafundme të asaj zone që quhet labirint i shpirtit, nuk do ta lejoja të bënte ca veprime që bien ndesh me ëndrrën e tij për të shpëtuar nga gjendja e Sokratit të vuajtur.
A mund të na thoni në intimitet ndonjë veprim të këtij soji?
Ja përshembull, u shpërndan dashuri të gjithëve pa dallim duke vënë veten në pozitën e Shën Budallait.
Para disa vitesh Lezha ju ka çmuar me dhënien e titullit "Qytetar nderi"...
Më saktë, ky vlerësim më është dhënë me miratimin e 1,5% të anëtarëve të Këshillit bashkiak. Me këtë rast disa anëtarë protestuan hapur duke braktisur sallën. Ata braktisën sallën, por jo Ndocin. Nuk ua marr për keq. Ndoshta ata ishin më realistë se sa unë që e pranova këtë titull si peng nga bujaria e dashamirësve të mi. Megjithatë, për protestuesit kam respekt. I çmoj dhe i dua se janë bashkëqytetarët e mi, pëerndryshe nuk do të meritoja të quhem as thjeshtë qytetar.
Ekziston nganjëherë përshtypja se poezia, si një lloj i shkurtër i krijimtarisë letrare, është më e favorizuara për nga vështirësitë si proces krijues dhe koha që kërkohet për ta shkruar...
Procesi i krijimtarisë poetike është më i thellë, më i gjërë e më kompleks nga sa mund të duket në pamje të jashtme. Ka raste që një poezi mund ta shkruash me një frymë ose brenda disa orëve në mbrëmje (kjo ndodh vetëm kur me motivin e saj ke jetuar gjatë), por ka edhe poezi që mund të mos arrish ta përfundosh edhe për gjashtë muaj a më tepër. Vështirësitë dhe kohëzgjatja e krijimit të një poezie nuk fillojnë në çastin e uljes për ta shkruar. Përpara se ta shkruash duhet ta gjesh, përpara se ta gjesh duhet ta kërkosh e që ta kërkosh e ta gjesh bukur duhet një njohje e thellë e dialektikës së zhvillimit të proceseve e fenomeneve të jetës.
Ç'mund të na përmendni nga përvoja juaj krijuese për sa thatë më sipër?
Poezinë "Desha" e kam shkruar në klasë, kur isha nxënës i maturës, brenda disa minutave dhe më vonë nuk i kam shtuar qoftë edhe një fjalë sepse motivi i saj më ishte endur gjatë në kokë. Kurse njërën nga poezitë e vëllimit të parë, 'Majakovski i revoltuar" e kam vërtitur nëpër duar më shumë se një vit, duke e korrigjuar dhe përmirësuar herë pas here e megjithatë e konsideroj një nga poezitë e mia më të parealizuara. Poezinë "Një shoku të fëminisë", botuar në vëllimin e fundit "E përditshme" e kam bluar në kokë shtatë a tetë muaj dhe e kam shkruar në tre variante, duke qenë i pakënaqur me veten, sidomos për mënyrën se si e përfundoja. Fillimet dhe mbarimet e poezive më duken më të vështira. Kam vënë re se më tepër se kudo te mbylljet e poezive rrëshqas e bie në dobësi artistike, duke u dhënë në disa raste atyre një karakter konkludues gjë që është një proçedurë e dëmshme, sepse bëhet në kurriz të nëntekstit poetik. Vargjet e fundit të poezisë nuk duhet të tingëllojnë si diçitura e idesë poetike të shtjelluar në strofat e tyre. Mendoj se nganjëherë një shtysë për një dobësi si kjo, e jep edhe ndonjë redaktor skematik me sugjerimet që bën si "kusht" për botimin e poezisë, kërkesa që vetkuptohet janë subjektive.
Kur lexojmë një poezi të dobët që na lë të ftohtë, zakonisht themi: "E shkruar pa frymëzim..."
Edhe mua më ka ndodhur, jo një herë, po disa herë, jo vetëm në poezitë e pabotuara, por edhe në ato që kam botuar. Për këtë së pari, dëshiroj të them se çdo njeri e ka vetinë të frymëzohet në jetë, pra edhe ai që nuk shkruan poezi. Për të dhënë krijime poetike me vlera të larta ideoartistike nuk mjafton vetëm të jesh i frymëzuar në përgjithësi nga një proces i një dukurie jetësore. Frymëzimi duhet shoqëruar me përpjekjet për të siguruar një njohje të thellë të zhvillimit dialektik të jetës, për të zbuluar edhe ato anë të veçanta e detaje domethënëse që shprehin thelbin e fenomenit artistik. Për shembull, s'ka poet që të mos ndjehet i frymëzuar nga nëna po të ulet të shkruajç një poezi kushtuar asaj. Atëherë pse na rastis të lexojmë poezi të dobëta kushtuar nënës, poezi për të cilat ne themi "e shkruar pa frymëzim"? Sepse në këtë rast poeti ka qenë i frymëzuar në përgjithësi nga nëna, s'ka mundur të zbulojë te figura e saj ato detaje të veçanta, të freskëta e origjinale që do ta shprehnin me forcë artistike, emocionuese, madhështinë e nënës.
Ju, përgjithësisht, shkruani poezi me vargje të matura. Në krijimet e fundit shihet se keni bërë përpjekje e treguar kujdes për ta punuar vargun nga ana metrike. A mendoni se në disa nga poezitë e vëllimit të fundit, duke krijuar me masa të njëllojta vargjes e strofa, keni krijuar një farë monotonie?
Edhe mua nuk më ka shpëtuar pa e hetuar shfaqjen e monotonisë në disa nga poezitë. Veçse atë nuk e kam kërkuar dhe gjetur vetëm te përdorimi i masave të njëllojta të vargjeve e të strofave, as dhe në rrahjen e njëllojtë të theksave, por para së gjithash në vetë përmbajtjen e tyre. Këtë s'besoj se do ta kisha shmangur dot edhe sikur të kisha përdorur format më të larmishme metrike. Monotonia vjen nga standartizimi i përmbajtjes në disa nga poezitë si dhe nga konkludimet e përafërta të tyre.
Janë një varg shkaqesh që mund t'i sjellin monotoni vëllimit të një poeti, si për shembull, trajtimi i motiveve të përafërta, gjendjet ideoemocionale të njërrafshta që përçojnë poezitë, përshkrimi i ndodhive e dukurive të jetës e plot shkaqe të tjera. Monotonia më e padurueshme mendoj se është ajo që vjen kur nuk thua gjëra interesante dhe, akoma më keq, kur përsërit vetveten.
KozyShack nuk është në linjë Shto Reputacionin e KozyShack Raporto Mesazhe të Pahijshme      Përgjigju Duke Cituar
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #2 : Qershor 22, 2009, 11:27:44 MD »

EPITAF PER VETEN

Ketu prehet ai qe quhej Ndoc Gjetja
i cili pati ardhur gabimisht ne bote
nga vetja e tepruar nxirrte vjersha
dhe gjithe njerezit i quante shoke

Kur pa qe enderra kalkulohej me kompjuter
kur pa se idealet rrezoheshin ne kolltuce
kur jepte buzeqeshje dhe merrte skermitje
zuri syte me dore dhe vendosi te ikte.

Dhe shkoji e hyri ne manastirin e Unit
te shpetonte shpirtin nga gjuheligat e lehjes
...Pastaj e percollen ne banesen e fundit
me shpenzimet falas nga Bashkia e Lezhes.

Ne castin e mbrame nje hene e pergjakur
e puthi ne balle dhe thirri "Nene"
Mos kerkoni te dini per te me teper
se iku sikur te mos kishte qene.


LUTJE

O Zot qe fatet tona ne dore i mbane
Na ruaj nga shendeti trashaman
na ruaj nga orekset e Sanco Pances
na ruaj nga hija e rende e fames
na ruaj nga faqeputhjet helmuese te Judes.
na ruaj nga orteku rrenimtare i turmes
na ruaj nga preardhja prej shimpanzese
na ruaj nga thyerja e timonit te krese.
na ruaj nga putra pushtetore e Njeshit
na ruaj nga engjejt,na ruaj nga dreqerit.
na ruaj perdite nga ftohja e miqesive
na ruaj o Zot secilin prej te gjitheve
une ruhem vete o Zot nga i ligu
por ti me ruaj nga shoku dhe miku.

 Herakliti
Ne moshen 70 vjec, filozofi Heraklit
pati kerkuar ti nxjerrin syte


-Pse Heraklit? -e pyeten krirurgu dhe shoket
-Me pengojne, -tha, -per te pare boten.

Dhe vrimat e vesheve i mbylli me dylle
te degjoje zerat e vetvetes me mire.

Dhe rrinte i ngrire me ore te tera
duke ndjellur ne koke mendime te thella

Tmerrohej nga prekja e sendeve me duar
cdo send e quante "nje djalle i shemtuar"

Per te ruajtur te paster dashurine, i gjori
tere jeten nje femer per grua s'e mori.

S'kishte shtepi dhe u thoshte te gjitheve
-Kam lindur dhe banoj ne koken time.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Qershor 22, 2009, 11:26:08 MD »



LOJE DASHURIE.

Ti je mbreteresha dhe une jam mbreti
E ngjitem fronin me ane te puthjes.
S'pushtuam askend vec njeri tjetrit
Asnjeri s'e ndjeu shijen e mundjes

Ne s'kemi nevoje per kushtetute
ne marredheniet tona sondon kaosi
nen cipen e hille te mirsjelljes se bute
tani ben ligjin vetem Erosi.

Nuk di deri kur do mbahet ne kembe
mbreteria jone ne crregullim te plote
por casti i renies s'do jete i rende
do biesh mbi mua qe jam shtrire poshte.


AUTOPORTRET




Vendbanimi:
Ne lezhe me trup dhe mendjen emigrante ne yje.
Profesioni:
Thures enderrash dhe mbrojtes besnik i tyre.
Gjendja civile:
Mbetje teknologjike e administrates shteterore
se nuk diti t'u jape perkuljet e duhura eproreve.
Gjatesia:
E majftueshme per te arritur nje dite mollen e ndaluar.
Pesha:
Sa vetja,sa ndjenja,sa fjala e thene dhe e shkruar.
Shenja te vecanta:
Nje pentagram rrudhash me nota trishtimimi ne balle
dhe nje mjeker e thinjur nga moslejimi kaq vite i saj.
Syte:
Kafe me nuanca te turbullta pasionesh te djegura.
Ngjyra:
E erret per fshehjene skuqjes nga faje te lehta.
Titujt:
I dekoruar Njeri qysh ne diten e lindjes nga Nena.
Bindjet:
Njeriun ne jete e ben te lumtur vetem njeriu.
Antipatite:
Burrat me grada,grate me shume tule dhe miu.
Simpatite:
Jezusi nga Nazareti,Don Kishoti i Mances dhe Buda.
Frikerat:
Shendoshja e trurit,uji,zjarri dhe turma.
Besimi:
Ne kryqin e tij qe e mban perdite ne shpine.
Pasuria:
Drita e mendjes me te cilen fitoj varferine.

 Curriculum
Eshte qytetar i Repulikes se Dreqistanit
i cili pati t'i munde me rradhe
te gjitha ngasjet qe i vijne ne jete njeriut
nga tulet e grave dhe parate e pista.


Ai qe ne rinine e hershme
pati enderr te behet nje apostull
por mbeti nje prift i thjeshte province
se ferra ia mori nje dite uraten.


Sot i mbeshtjellur me muzgun e pleqerise
mban ne dore penen qe e puth si kryqin
sa here con moshe er ju dhe veten
ne Kishen Apostolike te Poezise.

NJESHIT

Ne rendin e pafund te numrave te plote
matematikisht, ti je me i vogli
por, ti papritur u bere i madh
ne saje te zerove qe te shkojne pas.

Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Qershor 22, 2009, 11:22:59 MD »


Ndoc Gjetja u lind me 9 mars 1944 ne fshtin Berdice te Shkodres. Gjate periudhes 1955-1979 ka jetuar e punuar ne sektorin e kultures ne Lezhe. Qe nga viti 1979 ka qene kryeredaktor i revistes "Skena dhe ekrani". Ka filluar te botoje poezite e para ne fillim te viteve 70.

Agim Vinca e ka vleresuar si me poshte:
"Ndoc Gjetja eshte nje poet me profil te vecante poetik, qe ne pune te mjeshterise poetike ka mesuar nga pervoja e poezise se poeteve te njohur perparimtare boterore dhe shqiptare qe nga Brehti deri te Agolli, por qe kete pervoje e perveteson plotesisht ne laboratorin e vet krijues"

Marre nag libri "Kthimet", Ndoc Gjetja, Tirane 1991


SIKUR

C'mrekulli do te kishte qene
sikur te jepnin qe sot doreheqjen
presidenti dhe cdo lloji ministri!
Dhe ta merrte pushtetin
Shpirti.


NJESHIT

Ne rendin e pafund te numrave te plote
matematikisht, ti je me i vogli
por, ti papritur u bere i madh
ne saje te zerove qe te shkojne pas.


QYTETI I IDEVE

Poetet jetojne ne Qytetin e Ideve
ne lagjen e Ndjenjave
ndane bulevardit te Enderrave
ne shtepine e Fantazise
ne dhoma pa sende rrethe e rrotull

Aty s'ka kuzhine me erna gjellesh
as WC
as tule grash te cilat me shikime
sikur te hedhin spec ne shqisa

Kohet e fundit edhe ne ket qyetet
Tregu i Lire ka filluar te ngreje dyqane
Parashikohet qe fisi i poeteve te zhduket
si lekurkuqet e Australise
nga dyndja e madhe e parexhinjeve

Parashikohet nje lulezim i kultit te pertypsit
nje tkurrje e kobshme shpirtrash
perpara Shen vetures
nje konsum i papare i letres higjenike
dhe nje stokllek i madhe hallesh popullore
te mbetura pa zgjidhje.

Parashikohet ardhje e nje dite kur poeti
ky banor i lashte i Qytetit te Ideve
si MOhikan i fundit do te locise me vete
shpetimin tuaj
dhe mbrojtjen tuaj
nga vetja juaj
o njerez,
Amin.


DASHURISE

O Perendeshe e gjithe pushtetshme
e universit mashkull femer
Bej c'te duash me veten time
jam instrumenti yt i vjeter.

Ne jete me solle kaq shume dhimbje
dhe shqetesime pambarim
po s'jam ankuar kunder teje
as me goje e as me shkrim.

Te jam nenshtruar e te nenshtrihem
gjersa ne bote te jem i gjalle
neden pushtetin tend te perbotshem
me plqen te jem nje skllav

Ma ktheve gjuhen ne percartje
me bere plak me shpirt femije
here me hodhe cefinin kraheve
here me ngrite gjer ne yje.

Me hidh ne zjarr, ne det, ne ferr!
Me hidh ne balte, me hidh ne hon!
Vec te lutem mos me ler
ne ate vend ku ti mungon.
« Ndryshimi I Fundit: Qershor 22, 2009, 11:31:12 MD nga Kallmeti & Lek Gjoka » Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!