Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 01:08:36 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Hixhabi, shkak diskriminimi për gratë në restorantet e Kairos  (Lexuar 620 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Qershor 24, 2009, 02:20:07 MD »

Hixhabi, shkak diskriminimi për gratë në restorantet e Kairos
Jessica Desvarieux
Zëri i Amerikës
24-06-2009
   

Mendohet se gati 80 përqind e grave egjiptiane mbajnë shami koke dhe numri i tyre është në rritje. Por, nëse një grua mbulon kokën, për shembull me hixhab - disa restorante luksoze të Kairos nuk i shërbejnë asaj.  Pronarët thonë se kjo praktikë është shenjë respekti ndaj besimtarëve pasi këto restorante shërbejnë alkohol, pije që ndalohet nga feja islame. Por, shumë gra që e mbulojnë kokën thonë se kjo praktikë është diskriminuese.

Disa restorante nuk u shërbejnë gati 80 përqind të grave egjiptiane. Kjo nuk ka të bëjë me faktin se sa para kanë ato në kuletë por me atë që mbajnë në kokë. 'Hixhabi' dhe shamitë e tjera islamike janë të ndaluara në disa kafene dhe restorante luksoze të Kairos.

23 vjeçarja Mina Mahmoud e cila e mbulon kokën me hixhab thotë se i është ndaluar hyrja në disa klube dhe restorante. Në një rast, tregon ajo, një punonjës sigurie e ndaloi atë të hynte në një klub.

"Në fillim ai më pa mirë e mirë dhe pastaj tha " më vjen keq, por ti s'mund të hysh në klub", unë e pyeta "përse jo" dhe ai ma ktheu: "sepse ke mbuluar kokën'."

Mina thotë se asaj i'u desh të largohej. Ndodh shpesh që shumë gra të tjera si Mina as që e dinë se kjo praktikë por e mësojnë këtë sapo përpiqen të hyjnë në klube apo restorante pasi në xhamat e tyre të jashtme nuk ka asnjë shenjë të tillë. Por shpesh gratë e mbuluara e dinë se cilat klube ose restorante nuk i pranojnë ato për të mos prishur reputacionin.

Pronarët spjegojnë se kjo praktikë egziston pasi ata shërbejnë alkohol, pije e ndaluar në fenë islame.

'L'Aubergine' në lagjën luksoze Zamalek të Kairos është njëri nga restoranet që nuk u shërbejnë grave të mbuluara. Një tabelë prej inoksi të lajmëron se gjatë natës kati i tij i sipërm transformohet në klub.

Menaxheri kryesor, Hesham Ragab thotë se shumica e grave me hixhab ose shami koke nuk janë të interesuara për këtë pjesë të restorantit pasi aty shërbehet alkohol.
"Gratë e mbuluara nuk kanë dëshirë të hyjnë në vende ku ka alkohol. Do të ishtë një problem i madh në se një grua me hixhab konsumon alkohol."

Por, jo të gjitha restoranet që shërbejnë alkohol e kanë këtë praktikë. Në Buddha Bar për shembull, ku ka një statujë të madhe të Budës në qendër, grave të mbuluara u lejohet hyrja por shumë rrallë ndodh që ato të rrinë aty deri vonë.

Me rritjen e popullaritetit të shamive të kokës dhe hixhabit, bizneset që e izolojnë këtë grup në rritje mund të humbasin para.

Mina Mahmoud thotë se disa nga restorantet që nuk i lejojnë gratë e mbuluara e bëjnë këtë për t'u treguar klienteve të shtresave më të larta se këto restorante ndjekin imazhin perëndimor.   
"Fakt është se shumica e grave nga klasat e mesme të shoqërisë janë të mbuluara, ndryshe nga ato të klasës së lartë të cilat nuk mbulohen. Ato bëjnë jetë."

Qendra egjiptiane për të drejtat e grave thotë se lokalet të cilat nuk lejojnë gratë e mbuluara nuk cënojnë ligjin pasi ato janë në pronësi private por një praktikë e tillë nuk duket e logjikshme.

Mina Mukhtar e kësaj qendre thotë është e drejtë e restoraneve tu ndalojnë hyrjen grave të mbuluara, por kushtetuta sanksionon se gratë nuk duhen të diskriminohen për shkak të besimit. Mina thotë se këto praktika duhet të ndryshohen.
"Ti nuk mund të më ndalosh hyrjen në një lokal pasi kjo është shumë fyese. Zoti na ka dhënë mundësi të zgjedhim atëhere përse nuk më lejon  që unë të kem mundësi të zgjedhi?"

Një zgjedhje për të cilën ajo shpreson se edhe gra të tjera do të flasin gjithnjë e më hapur. //ad//
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!