Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 05:10:05 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Vdes ylli i muzikës pop Majkëll Xhekson  (Lexuar 3604 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #13 : Shtator 24, 2009, 11:44:54 PD »



Michael Jackson, ne tetor vjen edhe albumi i ri
Kjo do te jete vjeshta e Michael Jackson. Pas lajmit per publikimin e nje filmi-dokumentar qe do shfaqet ne fund te muajit, ne tetor vjen edhe albumi i ri i ish mbretit te pop-it.

Kenga qe do paraprije albumin “This is it” njelloj si filmi, shoqerohet edhe nga 5 koriste. Pak dite pas vdekjes se Jackson qarkullonin zera per kenge te gjetura ne kompjuterin e tij dhe te papublikuara me pare.

Sipas faqes zyrtare te Jacko edhe albumi titullohet “This is it” dhe ne te do publikohen kenge te vjetra por edhe disa pjese remix e nje poeme e recituar nga vete Michael e titulluar "Planet Earth". Kenga e pare do publikohet ne 12 tetor, ndersa i gjithe albumi 14 dite me pas.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #12 : Shtator 14, 2009, 12:21:17 MD »

Madona dhe Janet kujtojnë Michael Jackson në MTV Awards

• Festa muzikore në nder të Michael Jackson është organizuar në shenjë mirënjohjeje nga Madona dhe motra e tij Janet Jackson. Madoona dhe Janet “Ne të gjithë e braktisëm.”

NJW JORK-Michael Jackson është bërë përsëri protagonist edhe tre muaj pas vdekjes. Ylli i Popit është përmendur nga e motra në skenën e MTV Awards. Janet Jackson dhe Madoona, ish pjestare të grupit Material Girls akuzojnë botën dhe veten e tyre se e kanë braktisur Michael Jackson. “Ndjej dhimbjen e tij – thotë Madona – Di se çfarë do të thotë të kuptosh se bota tashmë të ka kthyer shpinën.” Ndërhyrja e mbretëreshës së popit u pasua nga një festë muzikore në nder të Jackson me montazhe te videove te tij, përfshi këtu “Triller e Bad”. Në festën muzikore kishte edhe balerinë të veshur si Michael, të cilët imitonin pjesët më të famshme të tij. Me balerinët u bashkua edhe Janet Jackson me këngën “Scream”, një duet të kënduar me vëllain e saj në 1995.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #11 : Korrik 16, 2009, 03:15:57 MD »

Xhekson”, video shokuese: Digjet në kokë në vitin 1984
» Dërguar më: 16/07/2009 -


• Një video shokuese e Majkëll Xheksonit tregon çastet tragjike kur jeta e tij ndryshoi plotësisht dhe ai nisi të varej nga ilaçet. Në këtë video të vitit 1984, Xhekson po këndonte për një reklamë të Pepsit, kur fishekzjarret dogjën kokën e tij në një gradë të rëndë. Pas kësaj ai u operua dhe nisi të merrte qetësuesit e fortë që i sollën dhe vdekjen. Version multimedial i ketij lajmi

SHBA- Zbulohet një video shokuese për Majkëll Xhekson, yllin e muzikës POP që u nda nga jeta në 25 qershor. Është një video e cila tregon dhe fillesat e problemeve të mëdha shëndetësore të Majkëll Xhekson, kur ai nisi një sërë operacionesh dhe filloi të merrte qetësuesit e fortë për të shëruar dhimbjet.
Në imazhet e vidios tregojnë se Majkëll Xhekson ka pësuar djegie të mëdha të skalpit të kokës si pasojë e fishkezjarrëve teksa këndonte në një skenë në Los Ahxnelos për një reklamë të Pepsit. Në atë skenë Xhekson po këndonte hitin e tij Billi Xhin kur fishekzjarrët shpëthyen pas kokës së tij.
Xhekson fillimisht nuk po kuptonte se flakët po rrethonin kokën e tij dhe vazhdonte të kërcente, por pesë sekonda më vonë zbret shkallet dhe ndihmuesit e tij vrapojnë të shuajnë flakët. Aksidenti bëri që Majkëll Xhekson që nga ajo kohë të varej nga qetësuesit e fortë të cilët i sollën dhe vdekjen tre javë më parë. Atë kohë ai bëri një operacion në skalpin e tij, dhe nisi të merrte qetësues për dhimbjet e forta që ndiente.
Njerëzit e ngushtë të Xhekson thonë se që nga ai aksident i Vitit 1984 Xhekson nuk ishte më kurrë si më parë. Që atë kohë ndryshoi dhe personaliteti i tij, dhe ilaçet nisën të ndikonin në jetën e tij. Atë kohë ai ishte vetëm 25 vjeç dhe plot jetë. por gjtihçka nisi të ndryshonte.
Nëse nuk do të ishte kjo ditë e zezë në jetën e Majkëllit ai do të ishte ndryshe, dhe ndoshta sot do të jetonte. Tashmë mjekët vazhdojnë ta quajnë vrasje vdekjen e Majkëllit, dhe jo vdekje. Të hetuarit kryesorë janë mjekët e tij, kryesisht doktori personal i zemrës, Konrad Murrei i cili i shërbente Majkëll XHeksonit prej vitesh.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #10 : Korrik 12, 2009, 12:27:35 MD »

La Toya Jacskon: Michael është vrarë
» Dërguar më: 12/07/2009 -


• Michael Jackson u vra nga një bandë trazuese parazitësh e tërhequr nga lakmia për fitime. Deklarata e fortë ka ardhur nga motra e tij La Toja Jackson, e cila është shprehur se do ti shkojë deri në fund zbardhjes së shkaqeve të vërtata. Sipas saj grupi i parazitëve' e kishin detyruar me forcë Majkëllin të nënshkruante për 50 koncerte gjatë kthimit të tij në skenën e Londrës. Version multimedial i ketij lajmi

SHBA- Michael Jackson u vra nga një bandë trazuese parazitësh e tërhequr nga lakmia për fitime. Kështu ka deklaruar motra e tij La Toya për dy të përjavshmet britanike ''The Mail on Sunday'' dhe ''News of the World''. Motra e yllit të POP-it shtoi se kishte kërkuar një autopsi private dhe se ishte e vendosur të mësonte mbi shkaqet e vdekjes së vëllait..

"Nuk është vetëm një person që është përfshirë në këtë ngjarje, është një komplot personash. Ai ishte i rrethuar nga njerëz të këqinj. Michael ishte një njeri shumë i ëmbël, pa histori, i dashur. Njerëzit kanë përfituar nga ai'', theksoi La Toya Jacskon.

"Kishte muaj që më është thënë, që Michael do të vdesë para se të zhvillojë koncertin në Londër, sepse ai ishte i rrethuar nga njerëz që nuk mbronin vërtet interesat e tij me zemër''.
''I kam thënë familjes time qe prej një muaji që ai nuk do të shkojë kurrë në Londër'', shtoi La Toya.
La Toya akuzoi ''grupin e parazitëve'' se kishin shkuar shumë larg familjes së tij dhe miqve të tij dhe se e kishin detyruar me forcë të nënshkruajë për 50 koncerte gjatë kthimit të tij në skenën e Londrës. La Toya u betua se do t'u shkojë deri në fund gjërave.
''Nuk do të ndalem deri sa të gjej përgjegjësit e vdekjes se Michaelit- ka nënvizuar motra e këngëtarit të madh që u nda nga jeta në 25 qershor.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #9 : Korrik 08, 2009, 03:36:50 PD »


Fansat i japin lamtumiren Majkell Xheksonit
07/0/2009 19:20

Fansat i japin lamtumiren Majkell Xheksonit
Ceremonia e varrimit te mbretit te pop-it, Majkell Xhekson eshte shnderruar ne pelegrinazh te vertete.

Miq, yje te muzikes, fanse, jane mbledhur ne staples center te Los Angelesit per t’i dhene legjendes se pop-it lamtumiren e fundit. Nje autokolone limuzinash e makinash te tjera me familjaret e tij mberriti me heret ne varrezen e forest lawn ne hollivud per funeralin privat te kengetarit ikone.

Nje ore e gjysem spektakel live per te nderuar kujtimin e njeriut qe shumekush e quan sot “Barak Obama i muzikes”. I pari afro-amerikan qe theu keto lloj barrierash racore premton ta ktheje kete koncert te ngjeshur me yje ne njerin prej evenimenteve televizive me te ndjekura ne histori. Lista e emrave te famshem ne show-n e ngjeshur me yje te muzikes e te ekranit eshte e gjate; Stevie wonder, Mariah Carey, Usher, Lionel Richie, Kobe Bryant e Jennifer Hudson jane nje pjese e tyre.


Gati dy jave nga vdekja e ikones se muzikes, Los Angeles-i eshte paralizuar i teri per ceremonine publike te homazheve, ndersa njerezit vershuan lume per te kujtuar jeten dhe vdekjen e Majkell Xheksonit. Trupi i yllit te pop-it prehet ne nje arkivol 25.000 dollaresh te lare ne ar. 17.500 njerezit qe arriten te sigurojne bileta, po e ndjekin ceremonine nga afer ne “Staples Center”, nje luks i vertete per ta, krahasuar me interesimin e jashtezakoneshem qe u pa qarte nga vala e kerkesave, me shume se 1 milione e gjysme. Homazhet do te zgjasin 90 minuta, kohe gjate se ciles do te transmetohen live anembane globit.

Madona i parapriu nderimet per te me nje koncert ne Londer, te mbajtur pikerisht ne te njejten arene ku Majkell Xheksoni do te fillonte me 13 korrik nje seri prej 50 koncertesh. Ne skene ishte vendosur nje fotografi e kengetarit, e teksa ajo intrepretonte kengen e njohur “Holiday”, nje kercimtar i veshur me xhekete te zeze lekure, bluze te bardhe, doreza dhe corape te bardha, kercente, duke imituar levizjet karakteristike te Xheksonit. Pothuajse gjysma e njerezve te pyetur, rrefyen se ne kujtesen e tyre ai do te mbetet i rrethuar si nje njeri me talent te rralle, por nje jete tragjike.

Ata thone se 50 vjecari i ndare nga jeta ne 25 qershor prej nje ataku ne zemer, ishte armiku me i keq i vetvetes. Problemet qe e trazuan qenien e tij ne mase te madhe buronin nga vete Majkelli, ndersa femijeria aspak e lumtur ishte duket pengu i madh i kengetarit, nga ku buronte e gjithe fatkeqesia e tij. Nje pjese e te intervistuarve ishin te bindur se emri i Majkell Xheksonit do te kujtohet per shekuj me radhe e madje disa guxuan edhe ta krahasonin trashegimine e tij me ate te Moxartit dhe Bethovenit.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #8 : Korrik 06, 2009, 10:14:19 MD »

Përgatitje për ceremoninë e varrimit të Majkëll Xheksonit

Zëri i Amerikës
06-07-2009
   
          Majkëll Xhekson
Në Los Anxhelos, në Kaliforni, po bëhen përgatitjet për shërbimin përkujtimor që do të mbahet nesër për yllin e muzikës POP, Michael Jackson, në arenën e basketbollit të Qendrës Staples në qendër të qytetit. Rreth Qendrës janë forcuar së tepërmi masat e sigurisë. Mediat nga e gjithë bota kanë ardhur tashmë për të ndjekur ceremoninë, për të cilën u zhvillua një llotari për shitjen e 18 mijë biletave për publikun.

...Ndërkohë, në Londër, Madona dha një koncert në të njëjtën arenë ku Majkëll Xheksoni do të fillonte më 13 korrik një seri prej 50 koncertesh. Në skenë ishte vendosur një fotografi e Xheksonit, ndërsa Madona intrepretonte këngën e njohur “Holiday”, ndërsa një kërcimtar i veshur me xheketë të zezë lëkure, bluzë të bardhë, doreza dhe çorape të bardha, kërcente, duke imituar lëvizjet karakteristike të Xheksonit.

Kur muzika interpretoi këngën e njohur “Wanna be starting sth”, kërcimtari imitoi ecjen e
Madonna performs during Live Earth concert at Wembley stadium in London, 07 Jul 2007
         
 Madona
famshme “moon walk-ecje hënore” të artistit. Në koncertin e Madonës morën pjesë 17 mijë vetë. Gjatë kërcimit të fundit, këngëtarja dhe grupi i saj i kërcimtarëve kishin veshur doreza me xixa në dorën e djathtë, në kujtim të Xheksonit.

Në sfondin e skenës u projektuan disa nga fjalët e këngës së tij “Man in the mirror”, tepër të njohura, dhe që tashmë po kujtohen si motoja e artistit “Në se do ta bësh botën një vend më të mirë, ndrysho një herë veten”.

Në një intervistë që dha pas vdekjes së Xhesonit, Madona, që ka patur marrëdhënie miqësore me të, shprehu dëshpërim të thellë, ajo tha se Xhekosni realizoi arritje të paimagjinueshme në një moshë shumë të re dhe tha gjithashtu se ajo vetë i kërkonte mendim për krijimet e saj muzikore
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #7 : Korrik 01, 2009, 10:03:06 MD »

Michael Jackson ende i pavarrosur, debatet lind për testamentin
» Dërguar më: 01/07/2009 -

LOS ANXHELOS- I çuditshëm kur ishte gallë, por marrëdhëniet personale dhe jeta tepër e komplekse e Michael Jacksonit u bënë akoma më të panjohura edhe pas vdekjes së tij, pas njoftimeve të sotme për planet për një memorial publik dhe pikëpyetjet mbi atësinë e fëmijëve të tij.
Pas pesë ditë transmetimesh në televizione të këngëve hite të Jacksonit dhe nderimet për gjeniun e muzikës, vëmendja po zhvendoset drejt anës së errët të interpretuesit të hitit "Thriller".
Faqja e internetit për figurat e famshme TMZ.com, që transmetoi e para lajmin e vdekjes së Michael Jackson, njoftoi se artisti nuk ishte babai biologjik i tre fëmijëve të tij dhe se ish-bashkëshortja e tij, Debye Roëe, nuk ishe nëna biologjike i dy fëmijëve të mëdhenj.
Një testamenti i vitit 2002 i nënshkruar nga Jackson njoftohet se i është dorëzuar familjes së tij, por ligjshmëria e tij mbetet ende e paqartë.
Në testament, "Mbreti i Popit" thuhet se i ka lënë pasurinë e tij shumëmilionëshe tre fëmijëve dhe nënës së tij, Katherine , por ka lënë jashtë këtij testamenti babain e tij, Joe, për të cilin Jackson është shprehur se ka abuzuar me të fizikisht gjatë fëmijërisë.
Shumë njoftime të medias shprehen se trupi i Jacksonit do të dërgohet në fermën e tij "Neverland Valley" në Santa Barbara, Kaliforninë Qendrore, para ekspozimit publik gjatë fundjavës.
Një njoftim në gazetën britanike "The Sun" thuhej se trupi i Jackson do të shëtitej në të gjithë Los Anxhelosin në një arkivol prej xhami të vendosur mbi një karrocë me kuaj të bardhë.
Asnjë nga këto njoftime nuk mund të verifikohet nga shumë menaxherë, avokatë dhe zëdhënës, të cilët pretendojnë se flasin në emër të Mbretit të Pop-it apo familjes së tij që prej vdekjes së papritur të yllit të muzikës javën e kaluar.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #6 : Qershor 30, 2009, 02:47:23 PD »


Autopsia: Xhekson kishte ditë pa ngrënë, në stomak vetëm pilula
 | 30/06/2009

E përditshmja britanike "The Sun", publikon të tjera të dhëna nga autopsia. Mbreti i popit, thuajse nuk hante më dhe "ngjishej" me ilaçe.
Ai gjithnjë e më tepër po bëhej skllav i ilaçeve, kokteileve farmaceutikë dhe pothuajse nuk hante më asgjë. Dhe konfirmimi i kësaj dëshmie vjen po ashtu nga tabloidi "The Sun": në stomak, sipas të dhënave sekrete për autopsinë, nuk është gjetur asnjë gjurmë ushqimi, por vetëm një sasi e madhe pilulash, të cilat do t'u nënshtrohen ekzaminimeve toksikologjike.
Dhe, në fakt, në javët e fundit para se të vdiste, Jacko ishte shndërruar gati në një "skelet", me shpatulla, kofshë dhe gjoks të bombarduar nga plagët e agave, për shkak se i injektonte ato 3 herë në ditë.
Në trup ka edhe shenja të 13 operacioneve të kirurgjisë estetike, të cilave këngëtari iu nënshtrua kohët e fundit. Kishte humbur pothuajse të gjitha flokët: në momentin e vdekjes, mbante një paruke. Pjesa e lëkurës mbi veshin e tij të majtë ishte tërësisht pa flokë, për shkak të një incidenti të ndodhur gjatë një regjistrimi të një prej spoteve publicitare, në të cilën flokët e këngëtarit morën flakë.
Në tentativën për t'i shpëtuar jetën, duke i bërë një masazh kardiak, ata që i dhanë ndihmën e shpejtë, i thyen disa brinjë, por janë vënë re mavijosje në gjunjë dhe në shpatulla, të cilat janë ende të pashpjegueshme. Dhe diçka tjetër që del nga rezultatet e autopsisë, mjeku Conrad Murray, ai që i bëri masazhin kardiak, ka ngatërruar procedurën standarde: masazhin kardiak ia bëri në shtrat, ndërsa sipas rregullave, duhet bërë në një sipërfaqe shumë të ngurtë. I pyetur dje nga policia e Los Anxhelos, Murray tani për tani nuk rezulton i hetuar.

Jacko, luftë mes trashëgimtarëve. E ëma: "Nipërit na takojnë ne"

Ë ëma e tij ka ndërmend të kërkojë kujdestarinë e nipërve, ndërsa i ati është gati për betejën mbi trashëgiminë: vetëm 5 ditë pas vdekjes së mbretit të popit, nis lufta e shpallur mbi trashëgimtarët dhe pasurinë e tij. Pas deklaratës së babait të Michael Jackson, i vendosur më shumë se kurrë për të mbrojtur të drejtat e tij mbi pasurinë e këngëtarit, ka ardhur thirrja nga avokati i prindërve, Londell McMillian, e cila ka vënë në dukje kërkesën e 79-vjeçares, Katherine Jackson, e ëma e mbretit të popit, e cila kërkon birësimin e 3 nipërve të saj: "Është ajo çka Majkëll do të donte për fëmijët e tij",- ka thënë avokati për mikrofonin e "CNN", i cili pyetjes mbi testamentin e artistit, i është përgjigjur: "Duket se ekziston një i tillë, por nuk i është bërë ende i ditur familjes".
Grace Rwaramba, dadoja e 3 fëmijëve të tij, është një nga aspirantet për të marrë kujdestarinë e fëmijëve, këtë gjë e kishte deklaruar kohët e fundit vetë Michael Jackson.


Identifikuar
Albkallmeti
Administrator
Full Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 106


Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #5 : Qershor 28, 2009, 01:02:26 PD »

Flet Lisa Marie Presley: Jackson e dinte se do të vdiste i ri, si Elvisi
» Dërguar më: 27/06/2009 - 12:10


LOS ANXHELOS- Lisa Marie Presley, ish-bashkëshortja e Michael Jackson, u shpreh sot në faqen e internetit "Myspace" se këngëtari i madh, i cili ndërroi jetë dje, "e dinte" se do të vdiste i ri", ashtu si babai i saj, Elvis Presley.
"Përpara disa vjetësh, Michael dhe unë kemi zhvilluar një bisedë me temë për jetën në përgjithësi", shkruan Lisa Marie Presley, i cila ka qenë e martuar me "mbretin e pop-it" nga viti 1994 deri në vitin 1996, në një mesazh me titull "ai e dinte". "Ai më pyeti për rrethanat e vdekjes së babait tim", kujton ajo. "Një çast ai ndaloi, më vështroi ngultas dhe më tha i sigurt, 'kam shumë frikë se do të përfundoj si ai, në të njëjtën mënyrë'", shtoi ajo.
"U përpoqa menjëherë t'ia hiqja nga mendja këtë ide, por "ai e dinte", u shpreh ajo.
Vdekja e papritur e Michael Jackson, të enjten, në moshën 50 vjeçare, u kujtoi shumë njerëzve vdekjen e parakohshme të Elvis Preslit në vitin 1977, në moshën 42 vjeç.
Lisa Marie Presley përfiton edhe nga mesazhi në "Myspace" për t'u "rënë shkurt" komenteve të mëvonshme, të cilat e cilësuan martesën e saj me "mbretin e popit" një bashkim për mirësjellje, e destinuar vetëm për të tërhequr vëmendjen e publikut nga problemet e Michael Jackson me drejtësinë.
"Po, ishte një lidhje e pazakontë, në të cilën dy persona të pazakontë, që nuk kaluan një 'jetë normale', u lidhën në një çast, ndoshta të dyshimtë për Michael Jackson", shkruan ajo.
"Megjithatë, jam e sigurt se ai më donte aq sa mund të duash dikë dhe unë e doja shumë".

(d.b/BalkanWeb)
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #4 : Qershor 28, 2009, 12:29:40 PD »

The Sun: Jackson vdiq nga “cocktail” barnash
27/06/2009 11:55

The Sun: Jackson vdiq nga “cocktail” barnash
Michael Jackson ka gjetur vdekjen nga nje “cocktail” barnash farmaceutike qe merrte per te kuruar dhimbjet.

E perditshmja e shtypit britanik, “The Sun” shkruan se Jackson ka gjetur vdekjen nga konsumimi i 8 barnave farmaceutike qe konsumonte  mes te cileve tre antidote te fuqishem qe nuk duhej te merreshin asnjehere bashke.

Perfundimi i "The Sun" perforcohet edhe nga deklarata e avokatit te familjes Jackson, Brian Oxman ku tha se "Michael Jackson mund te kete gjetur vdekjen nga abuzimi me qetesuesit qe merrte".
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #3 : Qershor 26, 2009, 09:57:24 PD »

Vdes këngëtari Michael Jackson
 
   
Michael Jackson
Shkaqet e vdekjes së këngëtarit nuk dihen ende
Ylli i muzikës pop, Michael Jackson ka vdekur në Los Angeles në moshën 50 vjeçare.

Ekipet paramjekësore u thirrën në shtëpinë e tij në Hollywood pasi këngëtari humbi ndjenjat.

Pastaj ai u dërgua në spital, por ekipi mjekësor nuk arriti ta kthente në jetë.

Zyrtarët thonë se ai nuk merrte me frymë kur ekipet paramjekësore iu përgjigjën një telefonate për të shkuar në shtëpinë e tij.

Përpjekjet për ta risjellë atë në jetë nuk patën sukses dhe këngëtari vdiq më vonë në spital.

Pritet autopsia

Vëllai i Michael Jackson, Jermaine, konfirmoi vdekjen.

"Vëllai im, mbreti legjendar i Pop-it, Michael Jackson, ndërroi jetë të enjten 25 qershor në orën 2.26 pasdite," tha ai.

"Besohet se ai pati arrest kardiak në shtëpi. Megjithatë, shkaku i vdekjes mbetet i panjophur derisa të mësohen rezultatet e autopsisë".

Trupi pa jetë i këngëtarit është dërguar në zyrën e mjekut ligjor të Los Angeles-it.

Turmat e adhuruesve të tij janë mbledhur në spital dhe në shtëpinë e tij në qytet.

Por ato po mblidhen dhe në shtëpinë ku Michael Jackson u rrit në Indiana si dhe në Times Square dhe teatrin Apollo në New York.

Adhurues dhe miq të këngëtarit kanë shprehur keqardhjen dhe kanë bërë vlerësimet e para për karierën e tij.

Vlerësime
   
Jackson arrives in court
Jackson bëri jetë 'kontraversiale'

Aktivisti amerikan për të drejtat e njeriut, Al Sharpton, mik i ngushtë i këngëtarit, tha se Michael Jackson ishte një figurë historike që kishte promovuar pranimin nga shoqëria të zezakëve.

"Michael Jackson e bëri kulturë pranimin e një persone me ngjyrë ngjyrë kohë përpara Tiger Woods, Oprah Winfrey, kohë përpara barack Obamës," tha ai.

"Michael bëri me muzikën atë që ata bënë më vonë në sport, politikë dhe botën e TV dhe asnjë kontraversialitet nuk ka për ta fshirë ndikimin e tij historik".

Por Yuri Geller, një mik i ngushtë i Jackson, tha se pavarësisht nga talenti dhe fama, ai kishte bërë një jetë të vetmuar.

"Thellë në zemër, ai ishte konfuz dhe i vetmuar dhe arsyeja për këtë, besoj unë, ështe ngaqë askush nuk e kuptonte Michael Jackson.

Dhe ai kaloi nëpër ferr. Gjithsesi, tani është në parajsë, padyshim që ndodhet në një vedn më të mirë".

Karrierë spektakolare
   
Michael Jackson
Fama mbërriti me 'Thriller'

Michael Jackson pati një karrierë spektakolare.

Jeta e tij që nga mosha 11 vjeçare, kur grupi i krijuar me pjesëtarë të famijes së tij Jackson 5 nxori këngën e parë përmes një firme të fuqishme, u zhvillua në sytë e publikut.

Karierën solo ai e nisi që në adoleshencë, por suksesin e pati sidomos në vitet '80.

Albumi i tij i vitit 1982 Thriller, mbetet albumi më i shitur në botë i të gjitha kohërave.
Muzika e tij soul, funk dhe rock, talenti si kërcimtar dhe stili origjinal, e shndërruan Michael Jacskon-in në një emblemë mbarëbotërore.

Jetë kontraversiale

Jeta e tij private nisi të mbizotëronte muzikën kur sjellja e këngëtarit nisi të bëhej gjithmonë e më eksentrike.

Imazhi i tij u godit rëndë katër vjet më parë, kur ai u akuzua për abuzim fëmijëshe para katër viteve edhe pse më vonë gjzkata e shpalli atë të pafajshëm.

Michael jackson u martua dy herë dhe lë pas tre fëmijë.

Ish-bashkëshortja e tij, vajza e Elvis Presley, Lisa Marie, tha se vdekja e Michael Jackson, e kishte tronditur dhe trishtuar.
 
        
GJITHASHTU
Vdes këngëtari Michael Jackson
Mitingjet përmbyllëse të fushatës në Tiranë
Lirohet ish kryeministri Çeku
Intensifikohet fushata në ditët e fundit
 
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #2 : Qershor 25, 2009, 10:56:49 MD »


Vdes mbreti i popit, Majkëll Xhekson
Shekulli Online | 26/06/2009 |

Michael Jackson ka vdekur. Zemra e mbretit të popit ka ndaluar pas një ataku që e ka goditur në vilën e tij luksoze në Los Anxheles. Lajmin e ka dhënë fillimisht uebsajti amerikan "TMZ", dhe më pas është shpërndarë në gjithë mediat e globit.
Majkëlli ishte 50 vjeç. Sipas hollësive të para, një ambulancë është thirrur në shtëpinë e tij dhe personeli i ka kryer një masazh kardiak, para se të vendoset për ta transportuar me urgjencë në spital, ku mbreti ka mbërritur i vdekur.
Ambulanca është telefonuar pak para orës 12.00 me orën e Los Anxhelesit, nga banesa e tij në Holmby Hills.
Nëna dhe disa të afërm të Majkëllit kanë ndjekur ambulancën deri në spital, por aty nuk ka qenë e mundur asnjë ndërhyrje shtesë, sepse zemra e këngëtarit nuk rrihte më.
Lajmi i vdekjes nuk u transmetua fillimisht nga mediat e mëdha. Vetëm në orët pasmesnate, lajmi u shpërnda zyrtarisht.


Kush ishte Majkëll Xhekson


Lindur më 29 gusht 1958, ishte këngëtar, kantautor, balerin, kompozitor, muzikant, prodhues disqesh. E ka nisur karrierën që në moshën 5-vjeçare, me grupin e familjes "Jackson Five". E nisi aktivitetin si solist në 1971-shin, me këngën singëll 'Got to be there'. Në 1979-ën doli përfundimisht si solist dhe u bë artisti pop më i suksesshëm i të gjitha kohërave,
Kjo ju dedikua fillimisht 'Thriller' (1982), (deri më tani albumi më i shitur në historinë e muzikës) bashkëprodhim me Quincy Jones dhe fitues i 8 çmimeve "Grammy". Sipas "Guinness World Records", Majkëlli ka shitur më shumë se 750 milionë albume. Në fakt, kjo shifër e bën artistin solist më të suksesshëm në histori.
Në më shumë se 40 vjet karrierë, Michael Jackson ka marrë dhjetëra çmime, deri edhe artisti pop mashkull më i mirë i milleniumit. Ka fituar plot 13 "Grammy Awards".


****

Nga 1988-a në 2005-ën, Jackson jetoi në Neverland Ranch (shitur në 2008 për 35 milionë dollarë), në të cilën kishte ndërtuar një park zoologjik privat për fëmijë të varfër dhe jetimë. Frekuentimi i fëmijëve në atë zonë private ka qenë gjithmonë (bashkë me operacionet e pafundme plastike në fytyrë) tema e preferuar e ngacmimeve mediatike për këngëtarin dhe ana më e errët e historisë së tij jomuzikore. Në 1993-shin, Majkëlli u padit për ngacmime seksuale. Një tjetër padi u bë në 2003-shin. Në 2005-ën u dënua, por u lirua më pas nga një gjykatë apeli. Në fund të 2008-ës disa media publikuan konvertimin e Xheksonit në islamik, lajm që u përgënjeshtrua nga një avokat i tij në Londër.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Qershor 25, 2009, 07:57:08 MD »


Nderron jete Majkell Xhekson
26/06/2009 01:20

Nderron jete Majkell Xhekson
Ka nderruar jete Majkell Xhekson. Ylli i popit eshte shtruar me urgjence ne spital pasi pesoi nje atak kardiak.

Sipas CNN-it, mjeket qe mberriten me ambulance per t’i dhene ndihmen e pare ne shtepine e tij te Los Angeles, thane se ne ato momente, Xhekson nuk merrte fryme.

Artisti i talentuar, figure dominuese e muzikes se viteve 80, eshte lene disi ne harrese pas skandaleve te abuzimit me te mitur, me abuzimet e vetizolimit prej shendetit te tij te brishte.

Operacionet plastike per ndryshimin e pamjes dhe sjellja e tij, shpeshhere gjeneruese debatesh te medha, e demtuan shume imazhin publik te Majkell Xheksonit.

Megjithate, ai citohet si njeri prej njerezve me te famshem te botes dhe jeta e tij personale e shumemediatizuar, se bashku me karrieren e suksesshme, e k
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Qershor 25, 2009, 07:52:15 MD »


Vdes ylli i muzikës pop Majkëll Xhekson

Zeri i Amerikës
25-06-2009
   

Vdiq ylli i muzikës pop Majkëll Xhekson pas një pushimi të zemrës. Zyrtarët e zjarrfiksave në Los Anxhelos që shkuan në shtëpinë e tij thanë se ai u dërgua me ngut në Qendrën Mjeksore të Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos pasi nuk po merrte frymë.

[insert caption here]
Këngëtarit 50-vjeçar iu bë menjëherë frymëmarrje artificiale para se të dërgohej në qendrën mjeksore. Më pas u njoftua se Xhekson ishte në gjendje kome kur arriti në spital.

Gazeta Los Angeles Times citon zyrtarë të bashkisë dhe të policisë të cilët thanë se Majkëll Xhekson ka vdekur.

Këngëtari, kërcimtari dhe kantautori i famshëm fitoi emër që kur ishte fëmijë në vitet 70 kur intepretonte me vëllezerit e tij në një grup të quajtur The Jackson Five (Pesë Vëllezërit Xhekson). Më pas ai e vazhdoi karrierën i vetëm gjatë së cilës krijoi dhjetra hite dhe ishte ndër themeluesit e zhanrit të videos muzikore.

Në vitet e mëvonshme Majkël Xheksonit nuk iu ndanë problemet. Në vitin 2005, ai doli i pafajshëm pas akuzave për ngacmim seksual të të miturve dhe më pas u zhyt në vështirësi financiare. Xhekson kishte në plan të fillonte një seri koncertesh këtë vit në Londër të cilat do të shënonin rikthimin e tij në skenë. Biletat e shfaqjeve u shitën brenda pak minutash në muajin mars. //ii
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!