|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #7 : Tetor 19, 2009, 08:41:39 MD » |
|
Sanderlend, te gjithe te mahnitur nga Cana 19/10/2009 08:55
 Sanderlend, te gjithe te mahnitur nga Cana Qe prej momentit kur ka shkelur te Sanderlendi, Lorik Cana i ka mahnitur te gjithe, nderkohe qe mesfushori shqiptar vazhdon te perforcoje autoritetin e tij ne Premierligen angleze.
Deri me tani, 26-vjeçari ka dominuar anketen “Lojtari me i Mire” qe organizohet mes tifozeve te Sanderlendit pas çdo jave te kampionatit, duke e fituar gjashte here pas nente ndeshjeve.
Por, javen e kaluar, ai ka marre numrin me te madh te votave edhe ndaj pyetjes se cili futbollist ka lene me shume mbresa qe prej fillimit te sezonit.
Edhe pse “lufta” ishte e ashper, ne fund fitues eshte shpallur kapiteni shqiptar i skuadres, qe jave pas jave ka treguar guximin e tij perballe yjeve te Premierliges.
Cana mori 38.3 perqind te votave, duke lene pas vetes golashenuesin Daren Bent (34.3 perqind te votave), ndersa i treti u rendit Andi Reid (15.3 perqind).
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #6 : Shtator 30, 2009, 11:52:11 PD » |
|
Cana, që në janar në një klub të madh anglez?
TIRANE-Kur u transferua nga Olimpiku i Marsejës te një klub modest si Sandërlendi, Lorik Cana mendonte gjithnjë se në "Stadium of Light" do të ishte nën vëzhgimin e përditshëm të ajkës së Premier Ligës. E në fakt, parashikimi i mesfushorit kuqezi duket se ka qenë i saktë, teksa, pas 7 ndeshjesh, Cana mbetet një nga emrat më të lakuar në mediat britanike. Ai është zgjedhur 3 herë si "Njeriu i Ndeshjes" nga tifozët, ndërsa tani mban në krah edhe shiritin e kapitenit të skuadrës, një gjë e rrallë kjo për një futbollist jo anglez. Por, aventura e Canës me Sandërlendin duket se do të marrë fund më shpejt nga ç'ishte menduar, teksa mediat angleze flasin për një rritje të interesimit të klubeve të mëdha në adresë të tij. Gazetari i "sport.uk", Dan Gilmor, shkruan në një editorial të ditës së djeshme, se "Cana është tashmë gati për të luajtur me "Top Four" dhe një transferim i tillë mund të kryhet që në merkaton e janarit". "Aq e shpejtë ka qenë përshtatja e tij me futbollin anglez, sa të gjithë vënë bast se koha që Cana do të qëndrojë te Sandërlend është shumë e shkurtër, madje nuk do të zgjasë as deri në janar. Në vitin 2003, ai shihej nga Arsen Venger si Patrik Vieraja i ri, por çështja e vizave i mohoi kalimin te londinezët. Por, pas 6 vjetësh, Venger është sërish në kërkim të Vierasë dhe Cana duket gati", shkruan me tej Gilmor. Një dyshe me Çesk Fabregas do të ishte ideale për Arsenalin, për më tepër që Cana garanton ende 7-8 vjet në nivele të larta. Një tjetër skuadër me të cilën është ngjitur emri i Lorik Canës në të shkuarën, ka qenë Liverpuli. Benitez largoi nga "Anfield Road" Ksabi Alonson, duke ruajtur vetëm Maskeranon në këtë rol. Megjithatë, marrja e Roberto Akuilanit duket se i ka mbyllur disi dyert shqiptarit, ndonëse dëmtimet e italianit mund të rikthejnë vëmendjen tek ai. "Sports.uk" shkruan se problemet financiare mund të jenë një problem në këtë rast, pasi Rafa Benitez nuk mund të shpenzojë asgjë deri në verën e ardhshme. Pavarësisht zërave në shtypin anglez, duket disi e vështirë që Cana të largohet që në janar. Periudha pas Kupës së Botës në Afrikë mund të jetë idealja për të menduar për merkaton.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #5 : Shtator 25, 2009, 12:40:23 MD » |
|
Cana: Ne fushe jap zemren prej Kosoves
Sanderlendi i besoi shiritin e kapitenit vetem pak jave pasi “zbarkoi” ne kampionatin anglez, por Lorik Cana ka nje arsye me te forte per te qene nje luftetar ne fushat e Premierliges: kujtimet per luften ne Kosove.
“Vuajtjet e shqiptareve te Kosoves me japin me shume force ne fushe. Gjithmone kerkoj te jap me te miren, ne menyre qe familja dhe populli im te ndihen krenare me mua. Ky eshte objektivi im”, tha mesfushori 26-vjeçar.
“Lufta eshte e tmerrshme, ishte periudhe e veshtire. Ajo qe ka ndodhur me jep energji, per te dhene maksimumin kudo qe luaj”.
Cana kujton edhe momentin kur zgjodhi te luante me Shqiperine:
“Nese do te prisja edhe pak mund te isha ne Kombetaren franceze, por e kisha detyre te perfaqesoja Shqiperine. Jemi nje vend i vogel, me nje skuader qe nuk eshte mes me te mirave, por jam krenar qe luaj me kete fanelle”.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #4 : Korrik 31, 2009, 12:43:22 PD » |
|
Sanderlend, prezantohet Cana » Dërguar më: 30/07/2009 -
• Nga Altin Latifi Lorik Cana është prezantuar te Sandërlendi, duke u shprehur i lumtur për kalimin në Premier Ligën Angleze. Mesfushori i kombëtares është blerja më e shtrenjtë e këtij klubi, që synon ngjitjen në zonat e mesit të renditjes. Ndërkohë, një tjetër shqiptar, Besart Berisha, është larguar nga Anglia i blerë nga Arminia në Gjermani për 100 mijë euro. Version multimedial i ketij lajmi
Lorik Cana është prezantuar me fanelën e Sandërlendit, klubit ku ai do të luajë për 4 vitet e ardhshme. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka udhëtuar të mërkurën nga Marseja me avionin personal të presidentit të Sandërlendit dhe të enjten ka dalë para tifozëve. Ai do të mbajë numrin 19 dhe pritet të jetë kapiteni i ri i skuadrës. Blerja e tij për shifrën e 7.5 milionë eurove është më e shtrenjta në historinë e Sandërlendit, ashtu si edhe rroga prej 60 mijë paundësh në javë që do të marrë lojtari kuqezi. Duke folur për televizionin e klubit, Lorik Cana është shprehur tepër i emocionuar për sfidën e re. “Mezi prisja që të isha pjesë e Premier Ligës. Ky është kampionati më i fortë i botës dhe të gjithë e kanë kuptuar tashmë. Në Francë kam luajtur me dy skuadrat më të mira si Marseja dhe Paris Sent Zhermen, ndërsa kjo është një aventurë e re për mua dhe tashmë synoj të arrij rezultate të mira me Sandërlendin”, ka deklaruar Cana. Sandërlendi pritet të jetë një trampolinë për Lorikun për të kaluar në klubet e mëdha të Premier Ligës angleze.
Besart Berisha ka kaluar tek klubi i kategorisë së dytë gjermane Arminia Bielefeld, duke nënshkruar një kontratë tre vjeçare. Kosovari përfundimisht i ka dhënë lamtumirën anglezëve të Bërnleit, skuadër me të cilën nuk luajti asnjë ndeshje që kur ui ble nga Hamburgu në verën e vitit 2007. Berisha, i cili vetëm të mërkurën mbushi 24 vjeç, është blerë për shumën e 100 mijë eurove. Ai është një nga lojtarët e kombëtares që ka shëtitur më shumë, duke luajtur në Gjermani, Danimarkë, Norvegji apo Angli.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #3 : Korrik 27, 2009, 11:04:54 PD » |
|
 Tifozet e Marsejes nderojne Canen 27/07/2009 09:20
Tifozet e Marsejes nderojne Canen “Kapiten Cana, faleminderit per gjithcka!” Ky eshte nderimi qe i bejne tifozet e Olimpikut te Marsejes njeriut qe ne pak kohe ua fitoi zemren duke u shnderruar ne idhull i tyre.
Nepermjet “OM-passion.com” ata i drejtohen me fjalet: “Cfare mund te thuash me shume per Lorik Canen, pervecse karakteri i tij luftarak, vullneti i tij dhe grinta e tij do te na mungojne. Pak lojtare kane ndryshuar ne keto 4 vite tek Olimpiku i Marsejes, por te paket jane edhe ata qe e kane veshur kete bluze dhe jane impenjuar maksimalisht, me aq perkushtim, si mesfushori shqiptar. Ai djale, pa qene nje pasardhes i Peles apo Maradones, ne realitet nuk ka qene nje lojtar i zakonshem si te tjeret, por shume i vecante”
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #2 : Korrik 12, 2009, 12:29:46 MD » |
|
Lorik Cana: Liverpuli ekipi i zemres 12/07/2009
 Lorik Cana: Liverpuli ekipi i zemres Lorik Cana flet per te ardhmen dhe rrefen se deshira e tij eshte te transferohet te Liverpuli.
Mesfushori i Kombetares shqiptare konfirmoi se aventura tek Olimpik Marseja ka perfunduar, ndersa pranon se “Reds” e drejtuar nga Rafa Benitez jane ekipi i zemres. Gjithsesi, ai nuk e fsheh veshtiresine e ketij transferimi, pasi me pare nga “Anfilld Roud” duhet te largohet argjentinasi Havier Maskerano, per te cilin interesohet Barcelona.
Duke e klasifikuar kampionatin anglez si ligen qe preferon per te vazhduar karrieren, 25-vjecari ka treguar se, me kerkese te tij ka nderprere bisedat me ekipet e rangut me te ulet si Totenhem, Everton apo Mancester Siti, ndersa eshte i hapur te vazhdoje negociatat me Liverpulin dhe Arsenalin.
“Nese do te kisha mundesi te zgjidhja, deshiroj te luaj ne ekipin e zemres, Liverpulin”, pohoi Cana per kosovaren “Radio Urban FM”. “Gjithsesi, kjo nuk varet nga une. Nje rol te rendesishem ka edhe vendimi i Maskeranos dhe faktit nese argjentinasi do te qendroje apo do te vendose te largohet”. Mesfushori e ka vleresuar me nota shume pozitive periudhen e kaluar ne “Velodrom”, ku gjate ketij sezoni ishte fare prane fitimit te titullit kampion ne Ligen 1 franceze. Me Marsejen, ai ka edhe dy prej kujtimeve me te bukura ne karriere. “Goli kunder Liverpulit dhe fitorja ne ‘Anfilld Roud’ jane momente te papershkruara”, vazhdoi Cana, duke nenvijezuar se ne qytetin e Liverpulit, por edhe ne Angli ne pergjithesi, futbolli eshte me shume se loje, eshte fe.
Gjithsesi, ai la te nenkuptohej se eshte me prane transferimit ne Bundesligen gjermane, pavaresisht endrres per t’u bere pjese e Premiershipit: “Pervec dy ekipeve angleze, edhe Verder Bremeni dhe Hamburgu jane paraqitur me oferta shume te mira. Por, duhet ta keni te qarte se jo gjithcka varet nga une”.
“Shkaterruesi” ka permendur fitoren kunder Greqise si momentin me emocionues ne paraqitjet me Kombetaren shqiptare, ndersa eshte shprehur optimist per trajnerin kroat, Josip Kuzhe. Ne fund, Cana beson se ne sezonin e ri, Barcelona, por ndoshta edhe Interi, jane kandidatet kryesore per te triumfuar ne Champions, ndersa mendon se momentalisht lojtari me i mire ne bote eshte Lionel Mesi, i cili qendron perpara Kristiano Ronaldos.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #1 : Korrik 07, 2009, 09:53:13 MD » |
|
Lorik Cana, vetëm një hap larg kalimit te Hamburgu » Dërguar më: 07/07/2009 -
• Nga Altin Latifi Lorik Cana duket vetëm një hap larg kalimit te Hamburgu në Bundesligë. Klubi gjerman ka qenë ai që ka këmbëngulur më shumë për të marrë mesfushorin shqiptar dhe tashmë mungon vetëm firma mes palëve. Hamburgu ka plotësuar edhe kërkesën e fundit, që ishte shifra e 8 milionë eurove për kartonin. Version multimedial i ketij lajmi
Hamburgu duket destinacioni i ri për mesfushorin e kombëtares shqiptare Lorik Cana. Ende nuk kanë përfunduar detajet, megjithatë si futbollisti, ashtu edhe klubi i Marsejës, kanë gjetur një akord me drejtuesit gjermanë për shifrën e rreth 8 milionë eurove. Pasi ka shitur mesfushorin Atuba për tek Ajaksi, Hamburgu ka siguruar edhe shumën e parave të nevojshme për të blerë mesfushorin shqiptar.
Përgjigja përfundimtare do të jepet brenda dy ditëve të ardhshme, duke qenë se vdekja e presidentit të Marsejës Drejfus, ka bërë që një pjesë e mirë e aktiviteteve të klubit të ndërpritet. Cana do të përfitojë nga Hamburgu një rrogë prej 2.2 milionë eurosh në sezon, duke u konfirmuar si lojtari më i paguar shqiptar. Serioziteti i drejtuesve gjermanë, kushtet stërvitore apo ambiciet e Hamburgut për sezonin e ardhshëm, kanë qenë faktorët kryesorë që Cana të vendoste për këtë lëvizje.
Tashmë pritet vetëm firma mes palëve, ndërkohë që në lojë mbeten edhe Arsenali e Liverpuli, ndonëse negociatat me ta duket se nuk kanë avancuar shumë. Po kështu edhe Marseja ka blerë nga Rënesi zëvendësuesin e Canës, që është Stefan Mbia. Ndërkohë, ditën e hënë një delegacion i Marsejës, mes të cilëve presidenti Dasier, trajneri Deshamp dhe kapiteni Cana, janë takuar me presidentin e Francës Nikola Sarkozi dhe kryeministrin anglez Gordon Braun, që ndodheshin në Evian për samitin franko-britanik. Kapiteni shqiptar i Marsejës i ka dhuruar presidentit Sarkozi një fanelë me numrin “1”, ndërsa në takim janë shkëmbyer edhe batuta për futbollin.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« : Qershor 28, 2009, 11:05:12 MD » |
|
Lorik Cana: Totenhemi, favorit per te ardhmen
E Shtune, 27 Qershor 2009
Hamburgu, me oferten perfundimtare prej 6 milione euro duket se e humbi betejen e gjate, per te fituar sherbimin e lojtarit te kombetares sone, Lorik Cana. Kapiteni i Olimpikut te Marsejes e ka kthyer tashme vemendjen nga kampionati anglez. Totenhemi shihet si skuadra favorite per te fituar garen qe te nenshkruaje nje kontrate me yllin e kampionatit francez, Lorik Cana. Lista e klubeve te interesuara per te pronesuar yllin e Olimpikut te Marsejes perfshin edhe tre ekipe angleze, Arsenalin, Evertonin dhe Liverpulin. Cana eshte 25-vjec dhe luan ne rolin e mbrojtesit shkaterrues. Ai ka reputacion si lojtar ne France, teksa ka luajtur per dy klube te medha, PSG dhe Marsejen. Mesfushori ka vendosur te lere me ne fund stadiumin "Voledrom", pas tre viteve karriere, me Olimpikun e Marsejes. Lojtari ka pranuar se dera i eshte hapur per t'iu bashkuar qe ne kete moment Totenhemit. - "Dera per te Totenhemi mbetet e hapur, edhe pse jam dhe me duhet te perfundoj kontraten. Por e kam deklaruar se dua te luaj ne nje kampionat me te forte. Para se te vendos se cili do te jete ekipi i radhes me duhet te flas me familjen time dhe te shoh ne te ardhmen. Pastaj do te vendos." Sipas Canes, nese ai deshiron qe te largohet ne kete moment, drejtuesit e Olimpikut te Marsejes nuk kane asnje arsye pse te mos e respektojne vendimin e tij. - "Destinacioni im i mundshem eshte Gjermania ose Anglia, dy kampionate qe me terheqin me shume," - thote Lorik Cana.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|