Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 05:01:13 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Lezhë, për një orë, një i vdekur 6 të plagosur në superstradë  (Lexuar 839 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #1 : Korrik 26, 2010, 11:53:12 PD »

    
26 Korrik 2010 - 11:41       

   

Fushe Kruje-Lezhe, 2 aksidente me  6 të plagosur


LEZHE- Dy aksidente brenda pak orëve, kanë ndodhur paraditen e sotme në superstadën Fushë Krujë-Lezhë, me 6 të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Sipas burimeve policore, aksidenti i parë ndodhi rreth orës 06.30 të mengjesit ku nj një mjet tip Volzvagen me targa angleze ka bërë një parakalim të gabuar. Gjatë parakalimit janë hapur dyert e mjetit, të cilat ishin të pasiguruara me parë, duke bërë që tre personat që ndodheshin në këtë automjet të lëndoheshin edhe pse fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Nga informacionet e marra nga policia mesohet se aksidenti i dytë ka ndodhur në orën 10.10 minuta të ditës së sote.
Dy automjete, një trajler dhe një fuoristradë, që udhëtonin në kahe të kundërta me njeri – tjetrin, janë përplasur mes tyre, ndërsa ishin me shpejtësi tej normave të lejuara. Drejtuesi i automjetit Fuoristradë dhe dy pasagjerët që ishin me të kanë mbetur të plagosur rëndë t dhe janë dërguar me urgjencë drejt spitalit ushtarak të Tiranës ku gjendja e tyre shendetesore shfaqet kritike për jetën. Ndërkohë për minuta të tëra qarkullimi në autostradë u bllokua, deri në largimin e automjetit tip trajler nga rruga.

Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Korrik 05, 2009, 01:39:41 PD »


Lezhë, për një orë, një i vdekur 6 të plagosur në superstradë
Gjergj Figuri | 04/07/2009 |

LEZHË- Superstrada Lezhë-Shkodër çdo ditë iu merr jetën udhëtarëve, si sot kur ka mbetur i vdekur një 60 vjeçar dhe janë plagosur 6 persona si pasojë e dy aksidenteve që ndodhën në intervalin e një ore.

Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 11:00 në hyrje të fshatit Balldre, ku një autoveturë tip Volgsvagen që drejtohej nga Prel Nika me detyrë oficer policie në Shkoder ka goditur, pas një parakalimi të gabuar një motorçikletë qe drejtohej nga Simon Popa 60 vjeç nga
fshati Rraboshtë e Lezhës. Për pasojë ka humbur jetën disa minuta pasi mbërriti në spital drejtuesi i motorçikletës. Ndërsa drejtuesi i autoveturës ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Tashmë ai është i ndaluar nga policia.

Vetëm një orë më vonë një tjetër aksident është shënuar po në superstradën Lezhë- Shkodër, 1 kilometër larg vendit të aksidentit të parë. Një autoveturë tipVolgsvagen me targa të Lezhës që drejtohej nga 28 vjeçari Marjan Pemaj është përplasur me një furgon taksi me targa të Shkodres që drejtohej nga 42 vjeçari Gëzim Zijuka, ku brenda ndodheshin 4 pasagjerë që udhëtonin në drejtim të Lezhës.

Perplasja ka qënë e fortë mes dy automjeteve duke bërë që ato të përfundonin në kanal. Në aksident mbeten të plagosur 6 persona, drejtuesi i veturës Pemaj, shoferi i furgonit taksi Zijuka si edhe pasagjerët që ndodheshin në të. Sipas policisë shkak i këtij aksidenti kanë qënë manovrat e gabuara të drejtuesit të autoveturës që drejtohej nga 28 vjeçari Marjan Pemaj.

Duke mos mjaftuar aksidentet, pak minuta më pas një motoçikletë e cila ecte me shpejtësi të madhe ka goditur një efektiv të policisë, i cili po ruante vendin e ngjarjes, por fatmirësisht pa i shkaktuar demtime të medha. Drejtuesi është larguar me shpejtësi.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!