Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 01:07:50 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Jacqueline Susann "Lugina e kukullave”, romani sensacional  (Lexuar 630 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Korrik 07, 2009, 10:12:53 MD »

Jacqueline Susann "Lugina e kukullave”, romani sensacional



Lugina e kukullave”është titulli i romanit sensacional të Jacqueline Susann, i botuar më 1966. Ai është vlerësuar si një nga romanet më të suksesshme të të gjitha kohërave. Më 1967, sipas subjektit të këtij romani u realizua filmi dramatik me të njëjtin titull, ku interpretuan aktore të famshme të Hollivudit, si: Barbara Parkins, Sheron Teit dhe Pat Djuk.
Në gjuhën shqipe libri legjendar i Jacqueline Susann vjen përmes përkthimit të Aiola Zajmit botuar nga shtëpia botuese “Omsca-1”.
Ngjarjet në roman fillojnë menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe paraqitet jeta e tri femrave të reja, që rriten në karrierë duke kapur lartësi marramendëse të famës. Eni Uells ka shkuar nga Nju-Inglandi në Nju-Jork me shpresë që të bëhet e suksesshme dhe punon për agjencinë ligjore që përfaqëson yllin legjendë të Broduejit, Helena Lousonin. Eni, vajza nga qyteti i vogël, hipnotizon një milioner, por nuk pranon të martohet me të, ndërkohë që bie në dashuri me një producent anglez. Nili O’Hara është një fëmijë tepër kurajoz me një talent të pamohueshëm dhe me një të kaluar kabaresh, e cila banon një kat më poshtë Enit. Personazhi i tretë është Xhenifer Northi, një bionde bukuroshe me një talent të kufizuar, sëcilës i vijnë vërdallë burra të pasur, që bëhen pjesë e përhershme e suksesit të saj. Të tria këto bëhen shpejt shoqe dhe ndajnë së bashku ambiciet dhe synimin për të gjetur burrat e jetës së tyre. Si shoqe - dhe rivale - ato mësojnë se rruga e vështirë e famës, fatit, bukurisë, madhështisë nuk është gjithnjë e barabartë me lumturinë.
***
Romani “Lugina e kukullave” pati një sukses të paparashikueshëm, që kur u botua për herë të parë dhe në vazhdimësi, duke u shitur mbi dhjetëra milionë kopje në mbarë botën. Si romani i parë i një autoreje femër, që arriti këto nivele të kaq të larta shitjeje, hapi rrugën edhe për autore të tjerë për të përshkruar me një penë të fuqishme letrare në librat e tyre jetën e vërtetë private të njerëzve të pasur e të shquar të Amerikës.
Në fillim, “Lugina e kukullave” nuk u pranua nga botuesit, subjekti u quajt si i papërshtatshëm për kohën. Por, kur, më në fund, libri u botua më 10 shkurt 1966, korri një sukses të jashtëzakonshëm me personazhet e guximshme dhe paraqitjen e tyre jotradicionale. Ndodhitë dhe krijimi i personazheve në libër, nga sa thuhet, është bazuar në jetën e vërtetë të “yjeve” të famshme të atyre viteve si: Nili O’Hara është frymëzuar nga Judy Garland, ai i legjendares Helena Louson të kujton Ethel Merman-in, kurse ai i yllit Xhenifer North, Carole Landis-in dhe Eni supozohet të jetë modeluar sipas karakterit të Grace Kelly-it.
Vepra pati një sukses të menjëhershëm, që e ruajti edhe me kalimin e kohës, duke thyer shumë rekorde shitjesh ndaj dhe u vlerësua si libër bestseller i përhershëm. Nga këndvështrimi kulturor, u bë një pikë referimi krahasuese, ndonëse disa e konsideronin mënyrën e të shkruarit të Susann-it si të pacipë.
***
Jacqueline Susann u lind në Filadelfia. Nënën e kishte mësuese dhe të atin piktor portretesh. Në shkollë Susann ishte një studente inteligjente, por dembele. Ajo shënoi testin më të lartë të inteligjencës, me 140 pikë në klasën e saj, duke bërë që e ëma të besonte se në një të ardhme të afërt ajo do të bëhej një shkrimtare e mirë. Por Susann kishte ide të tjera dhe synonte të bëhej aktore. Marrëdhëniet e ftohta të Susann-it të re me mamanë skrupuloze dhe me babanë me vizion ëndërrues, do të pasqyroheshin më vonë në romanet e Jacqueline-it. Mbasi mori diplomën, e ëma donte që ajo të fillonte të jepte mësim, por Susann u shpërngul në Nju-Jork për të realizuar ëndrrën e saj: të bëhej aktore.
Susann-i luajti disa role të në filma, si te “The Womens”, kurse më vonë u bë modele. Në Nju-Jork, Susann-i takoi agjentin e shtypit, Irving Mensfild. Të dy patën një lidhje dhe si rezultat Mensfildi e përkrahu Susann-in duke i bërë publicitet me artikuj e foto të saj në teatër dhe duke shkruar në rubrikat për shoqërinë në gazetën e Nju-Jorkut. Çifti u martua më 2 prill 1939, në Filadelfia. Nga martesa u lindi djali i tyre i vetëm, Guy, i sëmurë nga autizmi. Pas martesës, Mansfieldi menazhoi karrierën e Susann-it. Ai siguroi që e shoqja të zinte vend në kolonat e lajmeve, dhe shpejt ajo nisi të shihej rregullisht te “The Morey Amsterdam Show” dhe në mjaft spote në shoun e Broduejit. Një vit më vonë, Susann-i shkroi pjesën e saj të parë “Lovely Me” me produksion në Broduej. Rreth kësaj kohe, Susann-i u diagnostikua me kancer në gji. I bënë një mastektomi në 27 dhjetor 1962, gjë të cilën e mbajti sekret, duke arritur ta kuronte. Me gjithë sëmundjen e saj, ajo ishte e vendosur të bëhej një autore e suksesshme dhe këtë e arriti me librin e bujshëm “Lugina e kukullave”. Fama e saj vazhdoi me botimin e dy romaneve të tjera “The Love Machine” dhe “Once Is Not Enough”. Më 11 janar 1973, Susann-i u trondit shumë, kur mësoi se kanceri ishte rikthyer, por ajo ishte e vendosur ta mbaronte romanin e saj të fundit “Once Is Not Enough”. Si të gjithë librat e tjerë edhe ky korri sukses të dukshëm. Mbas kësaj shëndeti i Susann-it ra shpejt. Kur u shtrua në spital për herë të fundit, ajo ra në koma për shtatë javë dhe vdiq në moshën 56-vjeçare, më 1974.
Jacqueline Susann-i si aktore fitoi katër herë çmimin “Gruaja e veshur më mirë në televizion”. Ajo ishte romancierja e parë që pati tre libra rresht hit “Number 1” në listën e librave më të shitur të Nju-Jork Tajmsit, që e shndërroi edhe atë vetë në superstar. Në vitin 1996 u botua libri “Love Me”, biografia e Jacqueline Susann-it, vepër e Barbara Simenit, nga i cili në vitin 2000 u realizua filmi “A s’është e madhe ajo?”
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!