|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« : Korrik 08, 2009, 03:50:08 PD » |
|
Maqedonsit e kosovarët preferojnë për pushime Sarandën » Dërguar më: 08/07/2009 -
.
• Numri më i madh i pushuesve, që aktualisht pushojnë në Sarandë, ishin nga Maqedonia, edhe pse nuk ishin të paktë edhe nga Kosova. Saranda, ishte dikur një perlë turistike e shndërruar në ëndërr të shumë shqiptarëve
SARANDE-Plazhi i bukur, uji i pastër, ambijent tejet i pëlqyer, mikëpritje bujare, mirësjellje, konsideratë, qetësi, siguri maksimale dhe çdo gjë e kushtuar dhe përkushtuar turizmit, janë ato pika që tërheqin turistët në Sarandë. Saranda, ishte dikur një perlë turistike e shndërruar në ëndërr të shumë shqiptarëve, mbase edhe të tjerëve. Kjo perlë turistike, aq e dëgjuar, as që mund të përshkruhet me fjalë.
Treqind kilometra rrugëtim, ia vlen për të vizituar Sarandën, për të përjetuar ato bukuri përrallore, ato plazhe të virgjëra, atë bujari, mikëpritje të papërshkruar sarandase. Sarandiotët, kishin vënë në shërbim të turizmit çdo gjë që kishin mundur. E kishin shëndërruar qytetin në një kantier ndërtimi, kryesisht të hoteleve dhe kapaciteteve tjera hotelierike. Kjo ndodhë për shkak se turizmi është dega e vetme fitimprurëse, pos emigracionit dhe nga pak peshkimit.
Është për tu habitur, se në parkingjet e shumta mirë të organizuara dhe të rregulluara, në rastet më të shpeshta vëreheshin makina (pos ato sarandase) me targa nga Shkupi, Velesi, Shtipi, Prilepi, Manstiri, Tetova, Gostivari etj, por nuk ishin të pakta as veturat me targa të Ohrit.
Bashkëbiseduesit, Jorgo Duka, Minella Prifti dhe Spiro Gjiçali, sarandiot, vendas, treguan se dita-ditës shtohet numri i mysafirëve nga Maqedonia, si maqedonasve ashtu edhe shqiptarëve.
“Lirisht mund të themi se maqedonasit ditëve të fundit kanë bërë një bum turistik, në kuptimin pozitiv të fjalës, duke ardhur kolona të tëra automobile, për të pushuar në Sarandë, mbase edhe në lokalitetet turistike rreth Sarandës”, pohuan bashkëbiseduesit.
Kur kësaj ti shtohet fakti se vetëm rreth 25 km, larga Sarandës, gjendet Butrinti, një lokalitet antik, qendër e njohur botërisht si lokalitet arkeologjik me një thesar të paimagjinuar arkeoligjik e historik, atëhere është shumë e qartë pse Saranda është aq e vizituar.
Dihet mirfilli, se në Butrint, mbahet edhe festivali i teatrove profesioniste, dhe ate pikërisht në ambijentet e teatrit antic të Butrintit, teatër që ka funksionuar që në shekullinn e III para epokës, që më vonë është përshtatur në stilin romak me një skenë romake.
Rrugës drejt Butrintit, është Ksamili, gjiu i detit Jon, me plazhe të bukura, perla, plazhe dhe vise të virgjëra, të pashkelura, që zgjon kurreshtjen e secilit mysafir, që të kalojë pak minuta në këtë lokalitet, jo fort larg Sarandës.
Bashkia e Sarandës si dhe Drejtoria e turizmit, rinisë dhe sporteve, është përkujdesur maksimalisht edhe për jetën kulturore sportive dhe përmbajtje tjera.
Në shumë hotele, terasa të lokaleve në qytet, deri në orët e vona të natës, dëgjohet muzikë e shumëllojshme, që dëshmon për një jetë në zhvillim e argëtuese. Maqedonasit që takuam rrugëve të qytetit, në shetitore ose nëpër lokalitete tjera, shprehen tepër të kënaqur dhe theksojnë se edhe viteve tjera do të vijnë në Sarandë, tani kur rrugët drejt Egjeut janë “kufizuar” ndërsa në Turqi është tepër larg”
|