|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« : Korrik 08, 2009, 09:43:34 PD » |
|
IDEALI I KRISHTËR DHE NJERIU MODERN
Autor:Marjan Jaku
Jeta nuk është vetëm kontrast i çuditshëm,por edhe problem me të panjohura,idealizëm më shumë se materializëm. Idealizmi e materializmi janë dy rryma të jetës të kundërta më njëra tjetrën,sa më shumë që çmohen,aq rriten vlerat shpirtërore,po aq të fuqishme janë dëshirat e interesat materiale. Nëse bëjmë krahasim me kohën tonë që po kalojmë,materialisht jemi të varfër,shpirtërisht të demoralizuar .Çka po kërkon njeriu,diç më të thellë së filozofia,më të hapur se kultura,më të fuqishëm së dëshira e interesi.Parimet e skajshme të boshtit ku sillet jeta janë: koha dhe fati, e vërtetë e pamohueshme është arsye e fundit.Ky është ideal,që ta hyjnojmë të vërtetën e ta paraqesim në masë.Pra themel i jetës është e vërteta hyjnore,të njihet e të ngadhënjej dashuria e vërtetë.Zoti është e vërteta,ai është dashuria e pakufishme .A mund të jetojmë pa dritën e së vërtetës? ngrohtësinë e dashurisë? Jo!.
Para dymijë vitesh një njëri tha:”Unë jam udha,unë jam e vërteta, unë jam jeta,,ky pra është thesari i parimeve Kristiane.
Ideali njerëzor,e vërteta,kuptimi i jetës,vlerat njerëzore, kultura,morali dhe atdhetarizmi, janë tema që do të mundohem ti prekë nga pak. Jemi idealist, çka kërkojmë? Si intelektual si do të përfundojmë? Mbahemi njerëz me cilësi të larta,por nuk dimë çka jemi!. Njeriun modern e ka robëruar skepticizmi në të menduar,egoizmi në jetën morale,afetarizmi në të besuarit,varfëria e pakënaqësia në aspektin financiarë-ekonomik.E vërteta po rrezikohet të humb,dashuria është infektuar,besimi është lënë pas dore .Skepticizmi ka shkaktuar krizë mendore,egoizmi krizë moralo-shoqërore,këto të dyja krizën jetësore, qe është bërë plagë që po shkatërron jetën moderne .Me parimin e relativizmit mori rëndësi primare ideali i kohës,i çastit,i rastit dhe rrethanave.Si të vërteta dhe i vetmi realitet merren, ngjarja,fakti,dobia,shfrytëzimi .Lëmë gurrën e mbledhim pika,mohojmë të vërtetën në parim,dhe e kërkojmë një dije të veçantë,duke shkatërruar parimet e jetës,po lëkundet vet jeta, si makina pa timon .Ideali njerëzor duhet të bazohet në besim dhe moral që janë parime të vërteta e të pamohueshme . Skeptiku nuk është i sinqertë me vet vetën,si mund të jetë me të tjerët,s’ka parim në jetë, ka dobësi shpirtërore e morale,ngritët lart deri ku mundet por mbetet pezull, s’ka bazë është i dëmshëm për njerëzit .Njeriu modern për një moment mendoi se materia është çdo gjë,se njeriu është grumbuj i fuqive lëndore [kimike,fizike e fiziologjike] që pas vdekjes zhdukën .Erdhëm nga kaosi dhe do të përfundojmë në kaos.Kemi ardhur nga hiçi,do të kthehemi në hipaqe].Zhyl Simon thotë për shoqerin njerëzore,,,mjerë ti që të ka ren sëmundja,e nuk shkon të mjeku por të mizori,, e mjeku është Zoti.Nuk e doni Zotin e drejtësisë,as të dashurisë,e doni zotin para,forcë,makinë .Po ku janë njerëzit e vërtetë,të drejt nga mëndja,fisnik e bujar nga zemra.Zëmra nuk do para,as nuk ushqehet me ushqim,por me dashuri,shpirti i njeriut nuk ha bukë,por ushqehet me virtyt. Madhështinë e popujve nuk e përbën dëshira dhe interesi,por vlerat shpirtërore.
Zoti thotë:Zhvilloi fuqitë e tua mendore,morale,fizike,jeto i lumtur,por mos ngatërro mjetet me qëllimin,mos e shkëmbe jetën me të mirat e saj. Të ngadhënjej harmonia,ligjet e saj janë e vërteta dhe dashuria. Dashuria dhe sakrifica për atdhe është detyrë e shenjët .Të gjitha këto ideale nuk e përjashtojnë njëra tjetrën por e plotësojnë.Krishterizmi nuk jep vetëm idenë,ai jep edhe fuqinë sepse krijon vepra,është sistem vlerash qe i përshtatet jetës njerëzore që njëzet shekuj. ( Shkruar per gazete me 20.10. 2006)
|