Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 03:54:24 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Programi i Vizave të Diversitetit (Llotaria Amerikane)  (Lexuar 2256 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #2 : Korrik 12, 2009, 01:08:45 MD »

Llotaria Amerikane 2010     
Sample ImageTë gjithë të interesuarit që synojnë të fitojnë të drejtën e qëndrimit në SHBA nëpërmjet lotarisë amerikane “Green card”, kanë mundësi të aplikojnë nga 1 tetori 2008 procedurat e pjesëmarrjes në këtë lotari ndërkombëtare. Sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit Amerikan, publikuar në faqen zyrtare të tij, lotaria “Green Card 2010” ka startuar në datën 1 tetor 2008 dhe do të zgjasë deri më 2 dhjetor të vitit 2008.

Gjatë kësaj periudhe dymujore, të gjithë kandidatët për të fituar këtë lotari dhe njëkohësisht për të qëndruar dhe jetuar në SHBA, duhet të kenë kryer aplikimet e tyre online, duke respektuar kërkesat dhe kriteret e përcaktuara. Në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit bëhet e ditur se shumë shpejt do të publikohen edhe rregullat dhe kriteret e reja, në krahasim me lotarinë e vitit 2007.

Një nga kriteret e reja të vendosura për lotarinë amerikane “Green Card” 2010 është se të gjithë aplikantët duhet t’i bashkëngjisin aplikimit fotot e tyre, të realizuara jo më shpejt se 3 qershori 2008.

“Green Card”, çfarë është?

“Green card” është bileta që ju bën përkohësisht rezident në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është gjithashtu njëra nga mënyrat më të lehta për të emigruar në SHBA. Për të qenë pjesëmarrës i kësaj lotarie mjafton të kesh lindur në një nga vendet e zgjedhura për lotarinë. Shqipëria është një nga vendet e përzgjedhura dhe ku mjaft shqiptarë kanë fituar këtë lotari gjatë viteve të fundit. Gjithashtu, një tjetër kusht i rëndësishëm është që të kesh mbaruar një shkollë. Nëse është universitet, mundësitë janë më të mëdha. “Green card” është mënyra më e mirë e emigrimit dhe është miratuar nga Kongresi Amerikan që në vitin 1990.

Si do të bëhet regjistrimi këtë vit

Të gjithë ata persona që dëshirojnë të aplikojnë në programin e lotarisë duhet të regjistrohen nëpërmjet faqes së internetit

www.dvlottery.state.gov.


Regjistrimi bëhet falas. Të gjithë personat që kanë mbaruar shkollën e mesme ose të paktën kanë dy vjet punë mund të aplikojnë për të fituar lotarinë amerikane për tre muajt në vijim. Sipas Departamentit të Shtetit, programi i Lotarisë së Vizave DV-2009 do të mbarojë në mesditën e 2 dhjetorit. Shqipëria është një nga vendet e listës së hartuar nga Departamenti i Shtetit që përfshihet në programin e lotarisë.

Regjistrimi
Regjistrimi bëhet vetëm me anë të internetit dhe falas. Njoftimi për fituesit do të kryhet vetëm me e-mail. Departamenti i Shtetit nuk nënshkruan, rekomandon apo sponsorizon ndonjë informacion apo material nga entitete të jashtme. Aplikimet me letër dhe me postë për regjistrim nuk pranohen. Aplikantët do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri nga të gjithë formularët e plotësuar. Ata që do të përzgjidhen do të njoftohen me postë nga mesi i majit dhe i korrikut të vitit 2009 dhe do t' u jepen udhëzime të mëtejshme, në të cilat përfshihet informacioni për pagat e emigrantëve në SHBA. Personat që nuk do të zgjidhen, nuk do të marrin njoftim.

Çfarë kërkohet për të aplikuar
1- Aplikantët duhet të jenë shtetas të njërit nga vendet të cilat janë përcaktuar. Qytetarë të një vendi të cilët klasifikohen si shtetas të tij. Në pjesën më të madhe të rasteve, kjo do të thotë vendi ku aplikuesi ka lindur. Megjithatë, ka dy mënyra të tjera se si klasifikohet aplikanti. E para, nëse një person ka lindur në një shtet që nuk i përket listës së përcaktuar nga Departamenti i Shtetit, por bashkëshortja e tij ose bashkëshorti kanë lindur në një vend që i përket listës, ai person mund të deklarojë vendin e lindjes së bashkëshortes së tij dhe që të dy mund të sigurojnë aplikimin njëkohësisht.
E dyta, nëse një person ka lindur në një shtet, i cili nuk është në listë, por asnjëri nga prindërit e tij s'kanë lindur atje apo s'kanë banuar atje në kohën kur ai ka ardhur në jetë, ai person mund të deklarojë shtetësinë e njërit nga prindërve nëse është një nga vendet të cilat janë të përcaktuara në programin e DV-2009.

2. Aplikuesi duhet të plotësojë kërkesat e arsimimit dhe trajnimit të programit DV.
Arsimimi dhe trajnimi: Një aplikant duhet të ketë arsimin e mesëm apo ekuivalentin e tij, i cili cilësohet si një përmbushje e suksesshme e një shkollimi 12-vjeçar. Ose të paktën të ketë dy vjet eksperiencë pune brenda pesë viteve të fundit, punë e cila ka kërkuar të paktën dy vite trajnimi ose eksperience për t'u fituar.
Nëse aplikanti nuk mund t'i plotësojë këto kërkesa, ai ose ajo nuk duhet të aplikojnë për programin e Llotarisë së Vizave amerikane.

Procedurat e aplikimit në lotarinë amerikane

1. Departamenti i Shtetit mund të pranojë vetëm forma të plotësimit elektronik për Lotarinë e Vizave DV në www.dvlottery.state.gov, gjatë periudhës së regjistrimit, që fillon në orën 12:00 të datës 1 tetor 2008 dhe mbaron në orën 12:00 të datës 2 dhjetor të vitit 2008.

2. Nëse do të ketë shumë aplikime për një person, të gjitha ato do të skualifikohen, pavarësisht se kush e ka bërë aplikimin. Aplikantët mund të përgatiten dhe ta bëjnë vetë aplikimin, por mund ta bëjë edhe dikush tjetër për ta.

3. Regjistrimi i suksesshëm do të konfirmohet dhe do të dërgohet në adresën elektronike, me emrin e aplikantit, datën e lindjes, shtetësinë dhe ditën e datën e aplikimit. Aplikanti mund ta printojë këtë konfirmim për ta pasur.

4. Aplikimet në letra nuk do të pranohen.

5. Aplikimi do të skualifikohet nëse nuk dërgohen të gjitha fotot e kërkuara.

Fotot e kërkuara janë: fotot e fundit të aplikantit dhe bashkëshortit/bashkëshortes së tij, si dhe fotografia e secilit fëmijë nën moshën 21 vjeç, duke përfshirë të gjithë fëmijët natyralë, fëmijët e birësuar, si dhe ata thjeshtër. Nuk janë të nevojshme fotot në rastet kur fëmijët kanë nënshtetësi amerikane apo leje të përhershme qëndrimi. Fotot duhen dërguar edhe nëse fëmija nuk jeton më me aplikantin apo nuk ka ndërmend të emigrojë me programin e Llotarisë së Vizave DV. Fotografi grupi apo e të gjithë familjes nuk do të pranohen; duhet të ketë foto të veçantë për çdo anëtar familjeje.

Fotot duhet të jenë dixhitale për secilin nga aplikantët, bashkëshortin ose bashkëshorten e fëmijët dhe duhet të dërgohen me internet.

Kujdes!
Nëse gaboni, ju skualifikoheni automatikisht nga kompjuteri. Së pari, nuk duhet të aplikoni më shumë se një herë. Kompjuteri do t’ju skualifikojë automatikisht nëse do të regjistrohen dy formularë me të njëjtin emër, edhe nëse dikush tjetër do të aplikojë për ju. Ndërkohë, nëse nuk keni një arsim 12-vjeçar ose dy vjet punë në pesë vitet e fundit, e cila ka kërkuar dy vjet trajnim ose eksperiencë, ju nuk do të pranoheni. Ky është një kriter i programit të Llotarisë Amerikane dhe megjithëse nuk ka një limit për moshën e aplikuesit, sipas kërkesës së mësipërme, i bie që personat nën moshën 18 vjeç skualifikohen. Duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, pasi në momentin që do të plotësoni formularin, nuk duhet të keni shkëputje kohore.

Formulari elektronik është dizenjuar për t'u plotësuar brenda 60 minutash, duke marrë parasysh problemet e vonesat e rrjetit. Ju duhet të merrni të gjitha materialet e duhura për plotësimin e formularit. Fotografitë mund t'ju rrezikojnë më shumë në aplikimin tuaj. Ato nuk duhet të dërgohen të ndara me aplikimin. Nëse dërgoni formularin fillimisht dhe fotografitë më pas, ju skualifikoheni. Ndërkohë, fotografia e aplikuesit, por edhe e familjes së tij, duhet të jetë secila veç e veç dhe duhet të plotësojë të gjitha specifikimet e duhura.

Aplikimi
E vetmja mënyrë për të aplikuar në lotarinë amerikane është ajo elektronike, adresa është www.dvlottery.state.gov.

Nëse nuk e plotësoni të tërën, do të skualifikoheni. Aplikantëve do t'u kërkohet për të plotësuar informacionin e mëposhtëm në EDV Entry.

Formulari përmban këto kërkesa :
1. Emrin e plotë - mbiemrin e familjes, emrin, emrin e babait

2. Datën e lindjes - Dita, muaji, viti

3. Gjininë - Femër ose mashkull

4. Fshati/Qyteti i lindjes

5. Shteti i lindjes - Emri i vendit duhet të jetë ai i cili është në përdorim për vendin ku ka lindur aplikanti

6. Fotografitë e aplikantit

7. Adresën - adresën, Fshati/Qyteti, Distrikti/Rajoni/Provinca/Shteti,

Prefiksi
8. Numri i telefonit (kjo është me zgjedhje)

9. Adresën e e-mail (kjo është me zgjedhje)

10. Vendi i përfshirë në listë, nëse shteti ku jeton nuk është ai i lindjes- Nëse aplikanti kërkon shtetësinë e një vendi tjetër, i cili nuk është ai i lindjes, ky informacion duhet të deklarohet në formular.

11. Gjendja civile - I pamartuar, i martuar, i divorcuar, vejushë/vejan, i ndarë ligjërisht

12. Numri i fëmijëve që janë të pamartuar dhe poshtë moshës 21-vjeçare, përveç fëmijëve që kanë shtetësi amerikane ose kanë leje qëndrimi të përhershme në SHBA.

13. Informacione për bashkëshortin/bashkëshorten- Emri, data e lindjes, gjinia, fshati/qyteti i lindjes, shteti i lindjes, fotografia

14. Informacione për fëmijët - Emri, data e lindjes, gjinia, fshati/qyteti i lindjes, shteti i lindjes, fotografia
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Korrik 12, 2009, 12:49:40 MD »

Llotaria Amerikane
Udhëzimet e Llotarisë Amerikane 2010

Programi i Vizave të Llotarisë i autorizuar nga Kongresi Amerikan administrohet vit për vit nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe mbikqyret nën kushtet e Seksionit 203(c) të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë (AEK). Seksioni 203(c) i Aktit të Emigracionit të vitit 1990 vë në dispozicion për çdo vit një maksimum prej 50.000 vizash emigrimi për qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Programi vjetor i llotarisë është i disponueshëm vetëm për personat që plotësojnë kushtet e thjeshta, por të rrepta, të kërkuara të pranueshmërisë. Një kompjuter përzgjedh rastësisht të zgjedhurit për vizën e llotarisë. Vizat shpërndahen midis 6 rajoneve gjeografike, pjesa më e madhe e të cilave u shkon rajoneve me raport të ulët emigracioni, dhe asnjë vizë u shkon vendeve që kanë dërguar më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA gjatë 5 viteve të fundit. Brenda secilit rajon, asnjë vend i veçantë mund të marrë më shumë se shtatë përqind të vizave të llotarisë së disponueshme në çdo vit.

Për llotarinë e vitit 2010, vendasit e vendeve të mëposhtme nuk janë të pranueshëm për të aplikuar sepse vendet e tyre kanë dërguar një shumë prej më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA në 5 vitet e shkuara:

BRAZILI, KANADA, KINA (të lindur në brendësi), KOLUMBIA, REPUBLIKA DOMENIKANE, EKUADORI, EL SALVADORI, GUATEMALA, HAITI, INDIA, XHAMAJKA, MEKSIKA, PAKISTANI, FILIPINET, PERU, KOREA E JUGUT, MBRETËRIA E BASHKUAR (Përveç Irlandës së Veriut) dhe territoret që varen prej saj, dhe VETNAMI

Personat e lindur në Hong Kong SAR, Macau SAR, dhe Taivan janë të pranueshëm.

Për llotarinë e vitit 2010, Rusia pranohet të bëjë pjesë në listën e vendeve të pranueshme. Gjithashtu edhe Kosova është bërë pjesë e kësaj liste. Asnjë shtet tjetër nuk është hequr nga lista e vendeve të pranueshme për llotarinë e vitit 2010.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur sistemin e regjistrimit elektronik duke filluar që me llotarinë e vitit 2005 në mënyrë që procesi të jetë sa më efikas dhe i sigurtë. Departamenti utilizon teknologji speciale dhe mënyra të tjera për të identifikuar ata persona që kryejnë mashtrim për qëllime emigracioni ilegal ose për ata persona që bëjnë regjistrime të shumfishta. Llotaria e vitit 2010, për herë të parë, ata persona që bëjnë regjistrimet mund të kontrollojnë statusin a regjistrimit në Internet për të parë nëse regjitrimet janë përzgjedhur ose jo. Regjistrimet e suksesshme do të vazhdojnë të marrin njoftime me postë.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Korrik 12, 2009, 12:47:42 MD »

Programi i Vizave të Diversitetit (Llotaria Amerikane)
Përgjithësisht

Programi i Vizave Emigruese të Diversitetit (Llotarisë Amerikane) i autorizuar nga Kongresi Amerikan, bën të vlefshëm vit për vit 50,000 viza diversiteti, nxjerrë nga përzgjedhje të rastësishme midis të gjitha hyrjeve (aplikimeve) personave që plotësojnë kërkesat strikte të përshtatshmërisë nga vende me emigracion të ulët për në Shtetet e Bashkuara.
Udhëzimet e Llotarisë së Vizave të Diversitetit

Shënim: Periudha e hyrjes së regjistrimit në rrjet për DV-2010 ka mbaruar dhe i gjithë procesi ka ndaluar.

Lexoni Udhëzimet e Llotarisë së Vizave të Diversitetit.

Meqë po aplikoni për të shkuar në SHBA, ju lutemi merrni një moment për të vizituar programin e Departamentit të Shtetit, Shpërblim për Drejtësinë, për të parë se si mund të ndihmoni në përpjekjet e vazhdueshme për "kufij të sigurtë" dhe "dyer të hapura".
Paralajmërim për Mashtrim

Ju lutemi mbani shënim: Ka pasur shëmbuj faqesh interneti që hiqen si faqe të Qeverisë Amerikane. Disa kompany kanë kërkuar para në mënyrë që të "kompletojnë" formularit e aplikimit të llotarisë. Nuk ka asnjë tarifë për të plotësuar Formularin Elektronik të Aplikimit të Vizës së Diversitetit. Departamenti Amerikan i Shtetit njofton aplikantë e llotarisë me letër, dhe JO me postë elektronike (e-mail). Për të mësuar më shumë ju lutemi lexoni informacion në Paralajmërimet e Departamentit të Shtetit dhe Paralajmërimet e Komisionit Federal të Tregtisë.
Njoftimet e Fituesve të Llotarisë

Aplikantët e përzgjedhur të llotarisë së Vizave të Diversitetit njoftohen me postë rreth Majit dhe Korrikut të vitit të ardhshëm, mbasi regjistrohi aplikimit tuaj në rrjet.  Të përzgjedhurit u jepen udhëzime të mëtejshme, duke përfshirë informacion mbi tarifat të lidhura me emigracionin në Shtetet e Bashkuara. Të përzgjedhurit rastësisht NUK njoftohen me e-mail. Ata individë që nuk përzgjidhen NUK do të marrin asnjë njoftim. Seksioni i Udhëzimeve e Llotarisë së Vizave të Diversitetit "Përzgjedhja e Aplikantëve" ka informacion rreth procesit dhe kohës së Vizave të Diversitetit.
Rezultatet e Llotarisë së Vizave të Diversitetit

Rezultatet e DV 2008
Rezultatet e DV 2009

Profesionet Kualifikuese

Ligji dhe rregulloret kërkojnë që çdo aplikant i vizës së diveristetit të ketë të paktën edukimin e mesëm ose të barabartë ose të ketë, brenda pesë viteve të fundit, dy vite eksperiencë pune në një profesion që kërkon të paktën 2 vite trajnim ose eksperiencë. Për të mësuar më shumë rreth profesiovene që kualifikohen, lexoni pikën 13 të Udhëzimeve të Vizave të Diversitetit dhe faqen e Internetit Lista e Profesioneve.

Informacione Shtesë

Informacion mbi Qendrën Konsullore të Kentucky (QKK)

Ky shkrim eshte marre nga websiti i ambasades Amerikane ne Tirane Shqiperi (Albania)

Per me teper informacion shtyp ne linkun e meposhtem

http://albanian.tirana.usembassy.gov/visa_lottery.html
« Ndryshimi I Fundit: Korrik 12, 2009, 12:50:34 MD nga Kallmeti & Lek Gjoka » Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!