|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #2 : Korrik 12, 2009, 12:55:46 MD » |
|
Dokumentacioni i Kërkuar për të Aplikuar për një Vizë Jo-Emigrimi
Ju lutemi lexoni më vëmendje informacionin e mëposhtëm për të shmangur ngatërresat. Mbasi të keni përgatitur dokumentacionin e mëposhtëm mund të caktoni takimin tuaj.
Dështimi për të paraqitur formularët e kompletuar në kohën e intervistës për vizë do të rezultojë në anullimin e datës tuaj të takimit dhe ju do t’iu duhet të caktoni një date tjetër takimi.
Për vizat që aprovohen: Nëse aplikimi juaj aprovohet, seksionit konsullor do t’i duhet të paktën dy ose tre ditë pune për të përfunduar procesin dhe stampimin e vizës. Për të gjithë aplikantët që banojnë në Shqipëri, pasaporta juaj do të kthehet me anë të shërbimit privat “Albanian Courier”. Zyrtarët e Albanian Courier do t'iu kontaktojnë sapo të marrin pasaportën nga zyra jonë. Ju lutemi vini re se ka një tarifë kundrejt këtij shërbimi dhe pagesa bëhet në momentin e marrjes së pasaportës.
Aplikantët që jetojnë jashtë Shqipërisë duhet të këshillohen që shërbim Brenda ditës nuk është i disponueshëm. Aplikantët duhet të përgatiten të lënë pasaportën e tyre në Ambasadën Amerikane në Tiranë edhe për ditën tjetër për të përfunduar procesin e vizës. Ambasada Amerikane në Tiranë nuk garanton se sa do të zgjasë ky process.
Për aplikimet që mohohen/refuzohen: Nëse aplikimi juaj i vizës mohohet/refuzohet, pasaporta juaj do të kthehet në përfundim të intervistës, së bashku me një letër që shpjegon se në cilën pjesë të ligjit Amerikan ju nuk kualifikoheni.
Ju lutemi këshillohuni se, Ambasada Amerikane në Tiranë ka organikë folëse në gjuhën Angleze dhe në atë Shqipe për të ndihmuar aplikantët e vizave. Të gjithë aplikantët për viza jo-emigrimi, ju lutemi sillni:
1. FORMULARËT E APLIKIMIT:
• DS-156 - të kompletuar elektronikisht (Për të gjithë aplikantët, pavarësisht nga mosha) • DS-157 (Vetëm për aplikantët mejshkuj, nga mosha 16 deri në 45 vjeç, në shtesë të DS-156) • Albanian Courier (Ky formular do t'ju jepet ditën e Intervistës nga punonjësi i Albanian Courier përpara se të paguani tarifën e aplikimit).
SHËNIM: Të gjithë formularët duhet të plotësohen KOMPLET dhe të paraqiten të firmosura në kohën e takimit për vizë. Çdo pyetje DUHET përgjigjur. Nëse një pyetje nuk është e vlefshme për ju ose nuk ka përgjigje, ju lutemi vendosni (skam). Nëse formularët nuk janë plotësuar komplet atom und të mos pranohen.
2. PASAPORTA:
Një pasaportë, e vlefshme të paktën 6 muaj mbas hyrjes së planifikuar në Shtetet e Bashkuara. (Nëse ju keni marrë Letërnjoftimin ose Kartën e Identitetit, ju lutemi përfshni numrin e saj në fushën numër 14 të formularin DS-156).
3. FOTOGRAFI:
Një fotografi të kohëve të fundit (jo më shumë se 6 muaj të vjetër) që duhet ngjitur në vendin e caktuar të formularit DS-156. Ju lutemi lexoni kërkesat e fotografisë në faqen e Internetit: http://albanian.tirana.usembassy.gov/photo_requirements.html. Fotografitë që nuk përmbushin këto specifikime do të refuzohen dhe aplikantit do t’i kërkohet të sjellë një fotografi të re.
4. PAGESA E APLIKIMIT:
131 Dollarë ose e barazvlefshme në Leke sipas kursit të shkëmbimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë (çdo kush që aplikon duhat të bëjë këtë pagesë, pavarësisht nga mosha). Pagesa e e aplikimit nuk është e kthyeshme dhe paguhet vetëm me para në dorë. Ju lutemi përpiquni të sillni shumën e saktë të parave. Gjithashtu, një pjesë në dollarë dhe një pjesë në Leke nuk pranohet.
Pagesa për lëshimin e Vizës – Nëse viza ju lëshohet, do të ketë një pagesë shtesë në bazë reciprociteti, nëse është e aplikueshme. Ju lutemi konsultoni Tabelat Reciproke të Vizave për të zbuluar nëse ju duhet të paguani pagesën shtesë në bazë reciprociteti. Nëse ka pagesë për lëshimin e vizës, ajo është a barabartë afërsisht me pagesën që u ngarkohet qytetarëve Amerikanë kur ata udhëtojnë në shtetet e tjera.
5.
DËSHMITË:
Aplikantët për viza vizitori duhet të tregojnë që ata kualifikohen sipas parashikimeve ligjore të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë. Aplikantët duhet të demonstrojnë që ata janë të klasifikuar si vizitorë sipas ligjit Amerikan. Ligji Amerikan i emigracionit parashikon që çdo aplikant ka për qëllim të emigrojë në SHBA. Prandaj, aplikantët duhet ta tejkalojnë këtë parashikim dhe të demonstrojnë që janë të klasifikuar si vizitorë sipas parashikimeve të ligjit Amerikan duke treguar se:
• Qëllimi i udhëtimit tuaj është për të hyrë në Shtetet e Bashkuara për biznes dhe kënaqësi; • Ata planifikojnë të qëndrojnë për një periudhë specifike të limituar; • Kanë dëshmitë fondesh për të mbuluar shpenzimet në Shtetet e Bashkuara; • Kanë dëshmi detyruese lidhjesh ekonomike dhe sociale jashtë SHBA; dhe • Ata kanë një residence jashtë Shteteve të Bashkuara si dhe lidhje detyruese që do të sigurojnë kthimin në vendin e tyre në fund të vizitës.
Për më shumë informacion ju mund të vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit: http://travel.state.gov/visa/temp/types/types_1265.html.
6.
DOKUMENTACIONI SHTESË:
• Vizitorët për Trajtim Mjeksor (B1/B2) • Studentët dhe Shkëmbyesit (F, M, J) • Punonjësit e Përkohshëm (H, L, O, P, Q) • Punonjësit e Përkohshëm Fetarë (R) • Media e Huaj (I) • Investitorët me Bazë Traktati (E2)
Vizitorët për Trajtim Mjeksor (B1/B2)
Në shtesë të dokumentacionit të kërkuar si më sipër, dokumentacioni i mëposhtëm kërkohet gjithashtu për personat që kërkojnë trajtim mjeksor në Shtetet e Bashkuara:
* Një diagnozë mjeksore nga mjekë vendas, që shpjegon natyrën e sëmundjes si dhe arsyen përse personi kërkon trajtim ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës. * * Një letër nga një mjek ose njësi spitalore në SH.B.A., ku shprehet dëshira për të trajtuar këtë sëmundje të vecantë si dhe detajet e kohezgjatjes së planifikuar si dhe çmimi i trajtimit (ku të përfshihen faturat e doktorit, faturat e spitalit si dhe çdo gjë që lidhet me shpenzimet mjeksore). Një deklaratë për mbulimin financiar nga individi ose organizata që do të paguajë për transportin e pacientit, shpenzimet mjeksore dhe të jetesës. Individi që garanton pagesën e këtyre shpenzimeve duhet të paraqesë prova që e ka mundësinë për ta përmbushur atë, shpeshherë në formën e vërtetimit nga banka ose vertetime të tjera për të ardhurat/kursimet ose kopje te dëshmisë se taksave të të ardhurave. Në disa raste mund të jetë e domosdoshme që këto shpenzime të paguhen papraprakisht shërbimit në Shtetet e Bashkuara. * Personat që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për trajtim mjeksor duhet të kenë një deklaratë nga një doktor ose institucion përsa i përket trajtimit mjeksor të propozuar.
Ju lutemi vini re se paraqitja e këtij dokumentacioni shtesë nuk garanton që një aplikant do të gjindet i kualifikueshëm për të marrë një vizë. Gjithsesi, ne nuk mund të vlerësojmë një aplikim për të udhëtuar për trajtim mjeksor pa këtë informacion.
Studentët dhe Shkëmbyesit (F, M, J Visas)
Të gjithë aplikantët për studime dhe shkëmbim kulturor duhet të përgatiten të paraqesin dokumentacionin shtesë si më poshtë:
* DS-158 (Contact Information and Work History for Nonimmigrant Visa Applicant) In addition to DS-156 and/or DS-157 (if you are a male from 16 to 45 years old), students and exchange applicants should complete, sign and present Form DS-158.
* Formularin I-20A-B, Certifikatë Pranueshmërie për Statusin e Studentit Jo-Emigrant (F-1) për Studentë Akademik dhe të Gjuhës ose Formularin I-20M-N, Certifikatë Pranueshmërie për Statusin e Studentit Jo-Emigrant (M-1) për Studentët Profesional. Ju duhet të paraqisni një formular të nxjerrë nga sistemi SEVIS, I-20, i cili sigurohet nga shkolla ku jeni regjistruar. Ju dhe zyrtari i shkollës duhet të firmosni formularin I-20. Të gjithës studentët, ashtu dhe bashkëshortët e tyre dhe vartësit duhet të regjistrohen në Sistemin e Informacionit të Vizitorit Shkëmbyes dhe Studentor (SEVIS), një sistem i bazuar në Internet që mban infomracion aktual dhe të saktë mbi vizitorët shkëmbyes dhe studentor si dhe vartësve të tyre (mbatësit e vizave F/M-2). Shkolla juaj është përgjegjëse për të regjistruar informacionin e formularit I-20 në sistemin SEVIS. Studentët do t'i duhet gjithashtu të paguajnë taksën e SEVIS I-901 për çdo program studimi.
Të gjithës aplikantët për studentë duhet të kenë një formular I-20 të nxjerrë nga sistemi SEVIS i lëshuar nga një institucion edukimi dhe i aprovuar nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DSK), të cilin ata e dorëzojnë kur aplikojnë për vizën e tyre të studentit. Zyrtari konsullor do t'i duhet të verifikojë të dhënat e I-20 elektronikisht nëpërmjet sistemi SEVIS në mënyrë që të procesojë aplikimin e tyre për vizë studentore. Përveç në rastet kur përjashtohet, të gjithë pjesëmarrësit që kanë një SEVIS I-20 të lëshuar në ose mbas datës 1 Shtator 2004, duhet të paguajnë taksën SEVIS I-901 me DSK për çdo program individual. Taksa mund të paguhet ose nëpërmjet Internetit ose me "Western Union". Lexoni SEVIS-901 për më shumë informacion se si të paguani taksën.
Përveç pagesës së aplikimit, studentët duhet paguajnë dhe të sjellin një faturë të veçantë që kanë paguar edhe taksën për SEVIS I-901. Ndërsa të gjithë aplikantët e vizës F duhet të paguajnë takës e aplikimit, duke përfshirë vartësit, vetëm aplikanti kryesor duhet të paguajë taksën SEVIS. Nëse taksa SEVIS nuk është paguar aplikanti nuk do të intervistohet.
* DS-2019, Certifikatë Pranueshmërie për Statusin e Vizitorëve Shkëmbyes. Ju Ju duhet të paraqisni një formular të nxjerrë nga sistemi SEVIS, DS-2019, i cili u është dhënë nga sponsori juaj i programit. Të gjithës studentët, ashtu dhe bashkëshortët e tyre dhe vartësit duhet të regjistrohen në Sistemin e Informacionit të Vizitorit Shkëmbyes dhe Studentor (SEVIS), një sistem i bazuar në Internet që mban infomracion aktual dhe të saktë mbi vizitorët shkëmbyes dhe studentor si dhe vartësve të tyre (mbatësit e vizave J-2). Sponsori juaj i programit është përgjegjës për të regjistruar informacionin e formularit DS-2019 në sistemin SEVIS. Vizitorët shkëmbyes që nuk bëjnë pjesë në programet e sponsorizuara nga Qeveria Amerikane do t'i duhet gjithashtu të paguajnë taksën e SEVIS I-901 për çdo program. Pyetjet përsa i përket programit tuaj shkëmbyes duhet t'i drejtohen sponsorit tuaj të programit.
DS-7002, Plan Vendosje për Trajnim/Praktikën. Të gjithë vizitorët shkëmbyes (Vizat J) aplikantët e vizave për stazhier ose praktikantë me formularin DS-2019 të lëshuar në ose mbas datës 19 Korrik 2007 (bazuar në kutinë 7 të formularit) duhet gjithashtu të paraqesin Plan Vandosjen për Trajnimin/Praktikën, Formularin DS-7002 kur të aplikojnë për vizën. Nëse formulari juaj DS-2019 është lëshuar përpara datës 19 Korrik 2007, formulari DS-7002 nuk duhet. Për më shumë informacion rreth rregullave të reja për programet e stazhierëve dhe praktikantëve, lexoni Programet e Sektorit Privat, në Programin e Vizitorëve Shkëmbyes të Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore.
Punonjësit e Përkohshëm (Vizat H, L, O, P, Q)
Ju do t'iu duhet numri i faturës që është i stampuar (printuar) në formularin e aprovuar, peticioni I-129. SHËNIM: Gjatë intervistës, zyrtari konsullor do të përdorë numrin e faturës për të verifikuar aprovimin e peticioninit, formularin I-129. Prandaj, formulari I-797 nuk përdorët më për të verifikuar aprovimin e peticionit, dhe nuk duhet më kur të intervistoheni. Me përjashtim të vizave H-1 dhe L-1, aplikantët mund t'i duhet të tregojnë prova të lidhjeve detyruese me një rezidencë jashtë Shteteve të Bashkuara të cilën ata nuk kanë për qëllim të braktisin. Është e pamundur të specifikojmë llojin e saktë të kësaj dëshmije sepse rrethanat e aplikantëve ndryshojnë shumë.
Punonjësit e Përkohshëm Fetarë (Vizat R)
Ju do t'iu duhet numri i faturës që është i stampuar (printuar) në formularin e aprovuar, peticioni I-129. SHËNIM: Gjatë intervistës, zyrtari konsullor do të përdorë numrin e faturës për të verifikuar aprovimin e peticioninit, formularin I-129. Prandaj, formulari I-797 nuk përdorët më për të verifikuar aprovimin e peticionit, dhe nuk duhet më kur të intervistoheni. Zyrtarët konsullorë mund t'iu kërkojnë çfarëdo dokumentacioni të nevojshëm, dhe aplikanti duhet të përgatitet të paraqesë çfarëdo ose të gjitha nga dokumentat që pasojnë për të verifikuar që aplikanti dhe organizate fetare kualifikohen për statusin e vizës R, duke përfshirë:
* Prova të përjashtimit nga taksat ose që kanë të drejtë përjashtimi nga taksat dhe; * Një letër nga një zyrtar i autorizuar të njësisë së veçantë të organizatës punëdhënëse që siguron: • Se nëse anëtarësimi fetar i aplikantit është mirëmbajtur, në tërësi ose pjesërisht, jashtë Shteteve të Bashkuara, organizatat fetare të huaja dhe të Shteteve të Bashkuara i përkasin të njëjtit sekt fetar; • Se, menjëherë përpara aplikimit për vizë R, i huaji ka qenë anëtar i sektit fetar për periudhën e kërkuar 2 vjeçare; * Nëse aplikanti është një ministër, ai ose ajo është i/e autorizuar të drejtojë falje fetare për atë sekt. Detyrat duhen përshkruar në detaje; ose * Nëse aplikanti ka për profesion fenë, ai ose ajo të ketë të paktën një diplomë universiteti ose të barabartë me të, dhe që një diplomë e tillë të jetë e kërkueshme për të praktikuar profesionin fetar; ose * Nëse aplikanti do të punojë në një punë ose zanat si jo-profesionit, ai ose ajo kualifikohet nëse puna që do të bëjë lidhet më funksionin e traditave fetare; * Marrëveshje për shpërblimin, duke përfshirë shumën dhe burimin e rrogës, lloje të tjera kompensimi si ushqimi dhe strehimi, dhe çdo përfitim tjetër kur vlera monetare mund të fiksohet, dhe një deklaratë nëse një shpërblim i tillë do të bëhet në këmbim të shërbimeve; * Emrin dhe vend-ndodhjen e njësisë së veçantë organizative të sektit fetar ose or filialin për të cilin aplikanti do të kryejë shërbimet; * Nëse i huaji do të punojë për një organizatë që është e lidhur me një sekt fetar, një përshkrim të natyrës së marrëdhënies midis dy organizatave; * Dëshmi të aktiviteteve dhe metodave operacionale të organizatës fetare; dhe * Letrat e përfshirjes së organizatës nën ligjin e aplikueshëm të shtetit.
Media e Huaj (Vizat I)
Prova të punësimit – Paraqisni si në vijim:
* Stafi Gazetar: Një letër nga punëdhënësi ku të përfshihet emri i punonjësit, pozicioni me kompaninë, dhe qëllimin dhe kohën e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. * Gazetar i Pavarur i kontraktuar nga një organizatë mediatike: Një kopje të kontratës me organizatën, ku të përfshihet emri i punonjësit, pozicioni me organizatën; qëllimin dhe kohën e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, dhe kohëzgjatja e kontratës. * Ekuipazhi i Filmit Mediatik: Një letër nga punëdhënësi ku të përfshihet ky informacion: emri, pozicioni që mban me kompaninë; titulli dhe një përshkrim i shkurtër i programit që do të filmohet dhe periudhën kohore që do të duhet për të filmuar në Shtetet e Bashkuara. * Kompani e Pavarur Prodhimi e kontraktuar nga një organizatë mediatike: Një letër nga organizata që ka mandatin e punës ku të përfshihet ky informacion: emri, titulli dhe një përshkrim i shkurtër i programit që do të filmohet, periudha kohore e kërkuar për filmimin në Shtetet e Bashkuara dhe kohëzgjatja e kontratës.
Investitorët me Bazë Traktati (Vizat E2)
* DS-156E (Aplikim Jo-Emigrues për Tregtar dhe Investitor me bazë Traktati) Bashkangjitur formularit DS-156 dhe/ose DS-157 (nëse ju jeni mashkull nga mosha 16 deri 45 vjeç), investitorët me bazë traktati duhet të plotësojnë, firmosin dhe paraqesin Formularin DS-156E.
Nji aplikant për vizën e Investitorit me Bazë Traktari (E-2) duhet fillimisht të vërtetojë që ndërmarrja e investimeve të përmbushë kërkesat e ligjit, dhe të përputhet me kërkesat e shumta që ka klasifikimi i vizës E-2. Zyrtari konsullor mund t'i japë aplikantit formular të posaçëm për këtë qëllim. Aplikanti duhet të presë nga zyrtari konsullor që t'i kërkojë dokumentacion shtesë, për të vendosur rreth pranueshmërisë të një vizë për investiror me bazë traktati. Është e pamundur për të cilësuar dokumentacionin e saktë që kërkohet sepse rrethanat e aplikantit ndryshojnë shumë. Nu ju sugjerojmë të lexoni informacion në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit http://travel.state.gov/visa/temp/types/types_1273.html#2 për kërkesat për t'u kualifikuar për një vizë të tillë.
Per me teper kliko ne linkun e meposhtem e ambasades Amerikane ne Tirane Albania http://albanian.tirana.usembassy.gov/appt_docs.html
|