Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 03:57:52 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Viza Emigruese Llojet e Vizave Emigruese  (Lexuar 1679 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #5 : Korrik 12, 2009, 01:05:11 MD »

Viza Emigruese
Dokumentat që Kërkohen në Ditën e Dorëzimit të Peticionit I-130
Paraqisni dukomuntat e mëposhtëm në datën e caktuar të takimit:

Qytetarët Amerikan duhet ti provojnë zyrtarit konsullor që ata janë rezidentë të Shqipërisë për më shumë se 6 muaj duke paraqitur një Leje të vlefshme Qëndrimi për në Shqipëri të lëshuar nga autoritetet e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë.

    * Dokumentat që duhet të paraqisni nqs dorëzoni për bashkeshorten/in tuaj.
    * Dokumentat që duhet të paraqisni nqs dorëzoni për fëmijën tuaj të pamartuar nën moshën 21 vjeç.
    * Dokumentat që duhet të paraqisni nqs dorëzoni për babain tuaj.
    * Dokumentat që duhet të paraqisni nqs dorëzoni për mamanë tuaj.

Për të dorëzuar për bashkëshorten/in, ju lutemi paraqisni si më poshtë:

    *
      Formularin I-130. Peticion për të Afërmit;
    *
      Form G-325A. Të Dhënat Biografike për Peticionerin (qytetari Amerikan);
    *
      Form G-325A. Të Dhënat Biografike për Përfituesin (qytetari Shqiptar);
    *
      Çertifikatë Martese;
    *
      Çertifikatë Vdekje (në rastet kur martesat e mëparshme kanë përfunduar për shkak të vdekjes);
    *
      Vendim Divorci (në rastet kur martesat e mëparshme kanë përfunduar për shkak të divorcit);
    *
      1 (një) Fotografi për Peticionerin, dhe 1 (një) për Përfituesin (50x50 mm);
    *
      Pagesa e Peticionit 355 Dollarë ose or ekuivalenti në Lek (vetëm Para në dorë);
    *
      Kopje e pasaportës të Peticionerit (qytetarit Amerikan).

Për të dorëzuar për fëmijën e pamartuar nën moshën 21 vjeç, ju lutemi paraqisni si më poshtë:

    *
      Formularin I-130. Peticion për të Afërmit;
    *
      Çertifikatën e Lindjes së fëmijës;
    *
      Çertifikatën e Martesës (nqs babai dorëzon peticionin);
    *
      1 (një) Fotografi për Peticionerin, dhe 1 (një) për Përfituesin (50x50 mm);
    *
      Pagesa e Peticionit 355 Dollarë ose or ekuivalenti në Lek (vetëm Para në dorë);
    *
      Kopje e pasaportës të Peticionerit (qytetarit Amerikan).

Për të dorëzuar për babain, ju lutemi paraqisni si më poshtë:

    *
      Formularin I-130. Peticion për të Afërmit;
    *
      Çertikatën tuaj të lindjes që të tregojë emrat e të dy prindërve tuaj;
    *
      Çertifikatë e Martesës së prindërve që të tregojë që mamaja dhe babai juaj janë martuar përpara se ju të lindnit; gjithashtu, dokumenta që tregojnë çdo martesë të mëparshme të babit apo/dhe mamasë të ketë përfunduar legalisht. Në qoftë se dorëzoni për njerkun (bashkëshortin e mamasë, që nuk është babai juaj biologjik) ose për një baba që ju ka adoptuar, ose për babain tuaj biologjik dhe që nuk kanë qenë të ligjshëm si babai juaj përpara se ju të mbushnit 18 vjeç, shikoni pikat D, H and I të Formularit I-130;
    *
      Çertifikatën tuaj të Martesës në rast se keni ndryshuar emrin;
    *
      1 (një) Fotografi për Peticionerin, dhe 1 (një) për Përfituesin (50x50 mm);
    *
      Pagesa e Peticionit 355 Dollarë ose or ekuivalenti në Lek (vetëm Para në dorë);
    *
      Kopje e pasaportës të Peticionerit (qytetarit Amerikan).

Për të dorëzuar për mamanë, ju lutemi paraqisni si më poshtë

    *
      Formularin I-130. Peticion për të Afërmit;
    *
      Çertikatën tuaj të lindjes që të tregojë emrin tuaj dhe të mamasë tuaj;
    *
      Çertifikatën tuaj të Martesës në rast se keni ndryshuar emrin;1 (një) Fotografi për Peticionerin, dhe 1 (një) për Përfituesin (50x50 mm);
    *
      Pagesa e Peticionit 355 Dollarë ose or ekuivalenti në Lek (vetëm Para në dorë);
    *
      Kopje e pasaportës të Peticionerit (qytetarit Amerikan).
Me shume kliko tek linku i meposhtem i Ambasades Amerikane ne Tirane Albania
http://albanian.tirana.usembassy.gov/required_docs_for_i-130.html
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #4 : Korrik 12, 2009, 01:04:02 MD »

Viza Emigruese
Dorëzimi i Peticionit I-130 për Bashkim Familjar nga Qytetari Amerikan

Duke filluar nga data 20 Mars 2007, zyra konsullore e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Shqipëri do të pranojë dorëzimin e peticioneve (formulari I-130) për bashkim familjar nga qytetarët Amerikan me banim në Shqipëri me të afërmit e tyre relativ.

    * Në qoftë se ju jeni një Qytetar Amerikan rezident në Shqipëri, ju mund të dorëzoni formularin I-130, Peticion për të Afërm të Huaj, në zyrën tonë të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Në mënyrë që t'ju pranohet dorëzimi i peticionin, ju duhet të provoni që ju jeni rezident të Shqipërisë për më shumë se 6 muaj duke prezantuar një Leje Qëndrimi të lëshuar nga organet e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë.

      • Kliko këtu për informacion se si të caktoni një datë takimi.

      • Kliko këtu për informacion mbi dokumentacionin e kërkuar për dorëzimin e Formularit I-130.

    * Në qoftë se ju jeni një Qytetar Amerikan rezident në SH.B.A., ju duhet të dorëzoni formularin I-130 në zyrën e shërbimit Amerikan të emigracionit (U.S. Citizenship and Immigration Services - USCIS) të vendit ku ju banoni. Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen e Internetit të USCIS http://www.uscis.gov/ - Informacioni në këtë faqe është në gjuhën Angleze.

 


Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #3 : Korrik 12, 2009, 01:02:50 MD »

Viza Emigruese
Viza për të Fejuarit
Çfarë është një “I Fejuar”?

Një i fejuar është një person i cili është i lidhur ose i kontraktuar për t'u martuar. Martesa duhet të jetë e ligjshme sipas ligjeve të shtetit në SH.B.A. ku martesa do të bëhet.

Në përgjithësi, dy njerëz duhet të takohen brenda dy viteve të kaluara. Shërbimet e Emigracionit në Departamentin e Sigurisë Kombëtare në SH.B.A. bën disa përjashtime të këtij rregulli. Për shëmbull, mund të jetë e kundërta sipas disa traditave që një burrë dhe një grua të takohen para martese.

Ndonjëherë Shërbimet e Emigracionit konsiderojnë një person të fejuar megjithëse kontrata e martesës mund të ketë përfunduar. Në raste të tilla, peticioneri (Qytetari Amerikan) dhe bashkëshorti/ja e tij/saj nuk janë takuar, dhe ata nuk e kanë konsumuar martesën.
Si funksionon një Vizë Fejese?

Supozoni që ju jeni një Qytetar Amerikan dhe ju doni që e fejuara juaj të udhëtojë në SH.B.A. për t'u martuar me dhe jetuar në SH.B.A. me ju. Atëherë ju duhet të dorëzoni një peticion për të fejuarën e huaj në SH.B.A..

Për më shumë informacion vizitoni: http://travel.state.gov/visa/immigrants/types/types_1315.html#4a - Informacioni në këtë faqe është në gjuhën angleze.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #2 : Korrik 12, 2009, 01:01:47 MD »

Viza Emigruese
VIza Emigruese që Përfitohen nga Punësimi

Akti i Emigracionit dhe Kombësisë parashikon një minimum vjeçar prej 140,000 viza emigracioni bazuar në punësim të cilat ndahen në 5 kategori preferencash. Ato mund të kërkojnë një çertifikatë pune nga Departamenti i Punës së SH.B.A., dhe dorëzim të një peticioni në zyrat e Shërbimeve të Emigracionit në Departamentin e Sigurisë Kombëtare (BCIS).

Për më shumë informacion vizitoni faqen: http://travel.state.gov/visa/immigrants/types/types_1323.html - Informacioni në këtë faqe është në gjuhën angleze.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Korrik 12, 2009, 01:00:17 MD »

Viza Emigruese
Viza që Përfitohen nga Bashkimi Familjar

Akti i Emigracionit dhe Kombësisë lejon emigrimin e të huajve në SH.B.A. bazuar nga lidhja familjare që përfituesi ka me një Qytetar të SH.B.A. ose rezident i përhershëm ligjor me "Green Card".  Emigrimi bazuar në familje bazohet në dy kategori: të pa-limituar dhe të limituar.
TË PA-LIMITUARIT

Të afërmit e Drejt-për-Drejt të një Qytetari Amerikan (IR): Bashkëshorti/ja, i/e ve, fëmija i pamartuar nën moshën 21 vjeç, dhe prindi i Qytetarit Amerikan me moshë 21 vjeç e sipër.

Rezidentët që Rikthehen (SB): Emigrantët që kanë jetuar më parë në SH.B.A. si rezidentë të përhershëm ligjorë dhe që janë duke u kthyer në SH.B.A. mbas një vizite jashtë SH.B.A-ve të më shumë se një vit.
TË LIMITUARIT

Preferenca e Parë Familjare (F1): Djemtë dhe Vajzat e pamartuar të Qytetarit Amerikan dhe fëmijët e tyre, nqs. kanë (23,400).

Preferenca e Dytë Familjare (F2): Bashkëshortët/et, fëmijët minor, dhe djemtë dhe vajzat e pamartuar mbi 20 vjeç rezidentëve të përhershëm ligjor (114,200). Të paktën 27 përqind e të gjithë vizave të kësaj kategorie janë për bashkëshortët/et dhe fëmijët; mbetja do të lihet djemve dhe vajzave të pamartuar.

Preferenca e Tretë Familjare (F3): Djemtë dhe Vajzat e martuar të Qytetarëve Amerikan, si dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre (23,400).

Preferenca e Katërt Familjare (F4): Vëllezërit dhe motrat e Qytetarëve Amerikan mbi moshën 21 vjeç, si dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre, provided the U.S. citizens are at least 21 years of age (65,000).

Për më shumë informacion vizitoni: http://travel.state.gov/visa/immigrants/types/types_1306.html - Informacioni në këtë faqe është në gjuhën angleze.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Korrik 12, 2009, 12:58:11 MD »

Viza Emigruese
Llojet e Vizave Emigruese
Përgjithësisht:

Për një pasyrim më komplet mbi llojin e vizave emigruese sipas ligjit të emigracionit, ju lutemi vizitoni Klasifikimet e Vizave Emigruese në faqen e Internetit të Shërbimeve Amerikane të Qytetarisë dhe Emigracionit (SHQE).
Hapi 1

Në përgjithësi, për të qenë i përshtatshëm për të aplikuar për një vizë emigruese, një qytetar i huaj duhet të sponsorizohet nga një i afërm qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga një rezident Amerikan i përhershëm ligjor, ose nga një punëdhënës i ardhshëm, dhe të bëhet përfitues i një peticioni të aprovuar nga SHQE. Mësoni më shumë rreth proceseve të ndryshme të kategorive kryesore të emigracionit, të cilat janë:

Të Afërmit e Menjëhershëm dhe Të Sponsorizuar Familjarisht

    *
      Emigracioni Familjar
    *
      Martesa me një Qytetar të Huaj
             - Bashkëshorti(ja) ose i(e) Fejuari(a) e një qytetari Amerikan
             - Bashkëshorti(ja) e një Rezidenti të Përhershëm Ligjor në SHBA
    *
      Të Birësosh një Fëmijë

Employer Sponsored

    *
      Vizat e Punës (Emigruese)

Special Immigrants

    *
      Punësim: Punonjësit Fetar

Programi i Vizave të Diversitetit (Llotaria) - Këto lloj vizash nxirren nga vënde me shkallë emigracioni të ulët. Ndryshe nga llojet e tjera të vizave emigruese, Vizat e Diversitetit nuk kërkojnë një sponsor Amerikan, prandaj nuk është e nevojshme të dorëzohet peticion.
Hapi 2

Pasi peticioni i emigrimit miratohet (duke përjashtuar aplikantët e Vizave të Diversitetit) nga SHQE, pastaj procesi tjetër është përpunimi paraprak i dokumentacionit për një vizë nga Qendra Kombëtare e Vizave (QKV) e Departamentit Amerikan të Shtetit. Vizitoni faqen Procesimi i Vizave Emigruese – QKV për informacion në lidhje me:

    *
      Affidavit of Support
    *
      Required applicant documents (i.e. birth certificates, police reports, marriage/divorce certificates, etc.)
    *
      Medical Exam/Panel physician information
    *
      Interviews

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit: http://travel.state.gov/visa/immigrants/immigrants_1340.html.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!