Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 01:34:30 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Frati i Lezhës (Tregim i jetuar)  (Lexuar 715 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Korrik 19, 2009, 04:05:52 MD »

Frati i Lezhës (Tregim i jetuar)

kisha-franceskanve-ne-lezheJ
Jam koritur me të Përndershmin, Fratin e Lezhës.

Jam koritur, po ani, kur thonë andej, nga Veriu.

Kur them jam koritur, fajin ma ka kujtesa. Sa vjen dhe po shterrë dhe, domosdo, ndodh që u kthehem ngjarjeve dhe kujtimeve me vonesë.

Por kot nuk thonë që koka e falur, nuk pritet. Kështu, mendoj, do të ndodhë dhe me mua. Pa dyshim. Kur bëj këtë digresion kam parasysh faktin se kjo çështje për të cilën do të tregoj për ju, ka ndodhur më 2 mars. Më 2 mars 1967.

* * *

Enver Hoxha ,delirant siç qe dhe i dashuruar me veten, kish vendosur t’i shpallte luftë fesë ( të gjitha religjioneve) dhe këtë luftë e promovoi ashtu siç dinte ai: filimisht si nismë të rinisë së shkollave (nga shkolla e mesme e Durrësit), se aty, në Durrës, atë kohë drejtonte më i paafti në Byronë Politike, Rita Marko. Njëkohësisht, Enveri e mbajti edhe atë fjalën kob të 6 shkurtit dhe filloi, mandej, kalvari i dhimbshëm për të gjithë klerikët. Objekte te kultit u dhunuan dhe mbi klerikët ra hanxhari enverian.

Unë aso kohe isha ushtar në Shëngjin. Por tramundana alla 6 shkurt po frynte me furi sidomos në Veri. Dhe Lezha me porosi të veçantë duhet të organizonte atë që pushteti i kohës e quajti “Kuvëndi i dytë i Lezhës?!”. Kuvëndi i dytë se të parin kuvënd e ka bërë as më pak dhe as më shumë, po vet Skënderbeu më 2 mars 1444. Pra,s iç thuhej, po kaq historik ishte edhe ky: kundër “dogmave fetare dhe zakoneve prapanike”. Dhe aq me rëndësi qe ky “kuvënd” sa u shpall ditë pushimi dhe tërë rrethi i Lezhës (me kuç e me maç, po të shprehemi kështu), do mblidhej mu mbi një kodër, nja 50 metro larg kishës. Për ata që nuk e njohin zonën, u them se kisha e Lezhës qe ngritur në një kodër të lartë, në të majtë të rrugës kur merr të shkosh për në Shkodër. Asokohe, ngjitur me kishën, qe edhe spitali. Spitali i ri është bërë, tanimë, në të hyrë të Lezhës kur vjen nga Miloti, në krahë të djathtë. Dhe prapë në kodër. E pra, moblizuar partia, pushteti dhe, pa dyshim, edhe ushtria. Secili në pozicionin e vet për të “djegur çdo gjë të vjetër…” e plot broçkulla të tjera.

* * *

-Hys,- më tha komisari,- këtë materialin do ta lexosh para popullit. Para se të filloi “kuvëndi”. Ama, me diksion siç di ti! Qe një material i ardhur nga Komiteti Qëndror ku, siç merret me mend, flitej për kotësinë e fesë dhe për dritën e madhe që sillte partia në kokën e njerëzve dhe sidomos “mësimet e çmuara të sh.Enver…”. Qe një broshurëme nja 10-faqe që unë, riosh dhe pasionant, e “qava” para një publiku të madh që s’rreshte e nuk rreshte me të ardhur. Por pikërisht, kur po prisja dafina “për leximin tim me diksion”, se mbarova punën time, shikoj që më afrohet dikush dhe më thotë me politesë:

-Ushtar, a komisari t’i ka mësu këto fjalë?
Unë (e po pse do ta mohoj?!) zjarr për zjarr:
-Jo. Nuk kam nevojë të m’I thotë komisari, se kam kokën time unë dhe mësimet e partisë. (Njerëzit vinin e vinin ndër kohë me të gjitha: me zetora, karroca dhe me ndonjë makinë. Pra, ende s’kish filluar Kuvëndi). Dhe po ai më thotë:
-Ushtar, a çohesh nji fije në kamb! Nga mosha dukej sa babai im dhe unë nuk kisha si mos e dëgjoja. U çova.
-Mirë boll! -foli.
-Rri të lutna, gatitu! Dhe mora qendrim gatitu. Tani,
- foli prapë “mysafiri” (kështu po e quaj se nuk e dija kush ishte), hapi krahët. I hapa
-A e shiqon, mor ushtar, që asht kryq. Ke lindur kryq, ushtar?!!! Dhe vëre këtuna, ushtar, i thuaj komisarit se kur të prodhojë fabrika farën e tokës, atëherë s’ka me pasë Zot.
U befasova me këto risi dhe nuk doja veten. Sado që jam tip impulsiv, më vuri poshtë apo ca më sakt: me shpatulla për muri. Po kush është ky njeri kaq i çuditshëm që të vrsite me pambuk? Pyeta dikë që njihja nga ata banorët e Shëngjinit.
-Pse a nuk e njeh a?
-Po aj asht bash Frati ynë që po ia këndojnë kangën,- më tha Ristua, një plak, muhabetçi nga Shkodra, i vetmi usta në gjithë Lezhën për makinat e shkrimit. Makinaime “Oliveti” (plaçkë lufte) mori jetë vetëm nga duarët e këtij, Ristos, se tek po shtypja një “Urdhër luftimi” për shtabin (vendosur si përluftë (imitim,domosdo!), në kala të Lezhës, më ra dhe u bë copa. Këto copa i ngjiti ai usta duarartë. Dhe qemë bërë miq.

Ndërkaq, erdhi mizëria e njerëzve. Dita qe me diell dhe gjithë ajo mizëri njerzish u vendos mbi atë kodrën e lartë si nja 50 metra, këndej kishës, kur merr kthesën për në Shëngjin. Fjalën e mori sekretari i parë që përshëndeti në emër të sh. Enver e blla-blla…Mandej…, e kush nuk foli. Shikoja pleq e plaka që kokën e mbanin ulur, sikur kishin bërë turp dhe, veç tyre, edhe militantë që ishin gati të merrnin urat e zjarrit në dorë për të djegur çdogjë. Mjafton që ta bekonte partia. Veç tjerash (këtë nuk kam se si e harroj!), u ngrit një e re dhe deklaroi:
-Unë prish fejesën se jam e frymëzuar nga mësimet e bla-bla. Duartrokitje “frenetike” dhe tak ndërhyrje, e sekretarit të parë:

“Vendim, …duke përshëndetur X… që prishi fejesën, partia ka vendosur që ta pranojë në gjirin esaj…”.

Sikur të kishe një kamera (luks për atë kohë), do të shihje se sa “entusiazëm” kishte me këto “kinezërira” të përgatitur nga një regjimë shumë se djallëzore. U thanë dhe çfarë nuk u thanë por mbasi iu drejtua një telegram “solidariteti” sh.Enver, shokët e partisë na ftuan që të shkonim drejt kishës. Atje, në prani të Fratit (atij që më tha: ke lindur kryq, pra), hoqën kryqin nga kupola, ia morën çelësat. E shihja dhimbjen që ndjente ky Njeri aq i ditur, por, për çudi, nuk foli asnjëfjalë.
Tani, - urdhëroi dikush nga partiakët, -drejt e tek shtëpia e Fratit. Shtëpia e Fratit qe një vilë e bukur (më e bukura në gjithë Lezhën në atë kohë), në mes të një bahçeje me pemë, sa lije urën e vjetër të Drinit që të shkoje në Shkodër. Në krahë të djathtë. E,pra: aty ndesha dhe me trimërinë. Trimërinë dhe besnikërinë. Ai njeri aq i ditur dhe i urtë qe shumë trim. Bylyku me njerëz hyri në bahçe dhe drejt e tek vila. Mbi vilë një kryq i madh.

-Hiqe, Dom X…(ah, mëkat që i kam harruar emërin!) nji at kryq!
-Për fe e Atdhe, unë jo.
-Siiiii!- sokëlliu dikushi. Ashtuuuu! Mirë,- urdhëroi, -po ai. Shënoi me dorë dy të rinj dhe u tha:-Ngjituni dhe hiqeni atë kryq! U ngjitën ata dhe e hoqën.
Dhe Frati: -A e hoqët, a? -Po unë e kam çetu, more…dhe shënoi me dorë zemrën. E, besa, nga çetu s’mundeni me ma heq…
U befasova nga ky qendrim burrëror dhe mbresa më rri gjithmonë e freskët para sysh. Frati m’u bë aq i dashur sa vizioni i tij s’më është hequr nga kujtesa sado që kanë kaluar mbi 4 dekada.

Fundin e pati të dhimbshëm se që të nesërmen, siç më thanë e burgosën. Dhe dihet se sa alergjikë qe “pushteti i popullit” (nënkupto kastën partiake të Enverite Co…) me klerikët dhe, sidomos, me klerikët katolikë. Religjioni katolik e pësoi më shumë nga të gjithë religjionet.

Nuk e di seç’ndodhi më vonë me të. Po qe gjallë (sa do më pëlqente!), unë, sado që vet jam bektashi, jam gati që të vetë e t’ia puth ato duar aq fisniketë një Frati idhujtar dhe trim. Trim jo me fjalë, po me prova. Në ka ndërruar jetë, do ndizja një qiri mbi varrin e tij siç ndez për çdo njeri që dua dhe duke thënë:

-Paqe mbi varrin tuaj, o Njeri fisnik dhe trim! Amen!….

Përparim Hysi,19 mars 2009
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!