Kallmeti Online
Shkurt 11, 2012, 07:50:01 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Pajisja e re për skanimin e trurit nga BrainScope  (Lexuar 924 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Shtator 10, 2009, 01:53:13 MD »

Pajisja e re për skanimin e trurit nga BrainScope
Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës
08-09-2009
   

Në raste të lëndimeve në kokë, njeriu ka vetëm një alternativë, që është vizita në spital për të përcaktuar shkallën e dëmit. Por tani, me zhvillimin e një pajisjeje portative për skanimin e trurit, kjo praktikë mund të ndryshojë, dhe madje në shumë raste mund të parandalojë edhe vdekje.

Aktorja britanike Natasha Richardson ndodhej në kulmin e saj si në jetë edhe në karrierë. Ajo ishte bijë e aktores së njohur Venesa Redgrave, dhe bashkëshorte e aktorit me prejardhje irlandeze Liam Neeson. Por në moshën 45 vjeçare, Natasha vdiq nga një lëndim në tru, pas rrëzimit gjatë ecjes me ski.

Majkëll Singer është shef i qëndrës BrainSkope, pjesë e kompanisë America on Line. Singer thotë se një pajisje skanimi për të cilën po punon kjo firmë, mund t’i kishte shpëtuar jetën aktores sepse do të kishte përcaktuar menjëherë shkallën e lëndimit në tru.

BrainScope's prototype portable brain scanning device
Pajisja portative për skanimin e trurit
Aparate për skanimin e trurit sot mund të gjenden vetëm nëpër spitale. Ato janë të kushtueshme dhe kërkojnë teknikë të specializuar për përdorim. Por Singer thotë se pajisja e firmës BrainScope, e cila është ende në zhvillim e sipër, do të jetë portative, do të punojë me bateri dhe është shumë e thjeshtë për t’u përdorur.

Qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve përllogarit se 1 presje 4 milionë njerëz pësojnë çdo vit lëndime traumatike në tru. Por ky numër mund të jetë më i lartë sepse shumë lëndime në tru kalojnë pa u diktuar dhe padiagnostikuar.

Doktor Dan Kohen thotë se numri i saktë i lëndimeve traumatike në tru vështirë të përcaktohet. Shumë njerëz pësojnë goditje a tronditje në kokë, ndjejnë trullosje për pak çaste, por kurrë nuk shikojnë tek mjeku për diagnostikim.

Doktor Kohen, ish mjek në Pentagon, tani punon si këshilltar shëndeti. Ai thotë se diagnostikimi sa më i shpejtë i goditjeve në tru ka shumë rëndësi, sepse tronditje sado e vogël mund të bëhet shkak për dëmtim afatgjatë të trurit.

Doktor Kohen thotë se 20 përqind e ushtarëve amerikanë në Irak e Afganistan kthehen nga lufta me shkallë të ndryshme lëndimesh në tru. Ata shpesh nuk u kushtojnë rëndësi lëndimeve të lehta, më shumë për çështje kohe, sepse për një diagnostikim duhet shkuar në spital, dhe për këtë mund të duhet të shkëputesh nga puna që bën. Tani për tani nuk ka pajisje tjetër për skanimin e trurit, veçse aparateve të mëdhenj të instaluara nëpër spitale, dhe në terren, provat për të vlerësuar shkallën e lëndimeve në kokë janë si të thuash, primitive. Pacientit i kërkohet të numërojë gishat e dorës dhe vetëm kaq, thotë doktor Kohen.

Doktor Kohen thotë se është ende herët të flitet mbi vlerat e pajisjes së re që po zhvillon firma BrainSkop, por kërkimet duken shpresëdhënëse. Ai e krahason pajisjen e re portative të skanimit të trurit me ato që përdoren nga ekipet mjekësore të ndihmës së shpejtë, që cilat vendosen në gjoksin e pacientit për të përcaktuar shkallën e rrezikut të ndonjë goditjeje të mundshme në zemër.

Ndërkohë, ekspertët pranë firmës BrainSkop vazhdojnë provat. Pajisja e tyre do t’i paraqitet për shqyrtim administratës së ushqimeve dhe barnave brenda një viti.

Vdekja kohët e fundit e senator Ted Kenedit i ka bërë shumë njerëz më të vetëdijshëm rreth kancerit në tru, veçanërisht atij malinj të quajtur glioma, i cili morri jetën e senatorit. Gliomat malinje janë llojet më të shpeshta të kancerit në tru. Pak pacientë mbijetojnë, 18 muaj pas diagnostikimit me këtë lloj kanceri.

Doktor Xhon Sampson i univeristitetit Duke thotë se arsyeja e një prognoze të tillë është se në kancerin në tru luajnë rol shumë lloje qelizash; për shembull një qelizë reagon ndaj kimoterapisë; një tjetër ndaj rrezeve, por qeliza e tretpë nuk reagon ndaj asnjë lloj trajtimi. Kjo e bën kancerin në tru, mjaft të vështirë për t’u trajtuar e jo më pastaj për t’u kuruar.

Kohët e fundit, shkencëtarët pranë universitetit Djuke kanë filluar provat për një vaksinë e cila mund të ndihmojë sistemin imunitar të trupit të godasë qelizat e kancerit në tru. Provat e deri tanishme klinike kanë treguar se pacientët po mbijetojnë dy herë më gjatë sesa parashikohej. Madje ka pacientë që duke marrë një vaksinë në muaj ka mundur të mbijetojë 5 vjet me kancer në tru.

Eksperimente po bëhen edhe me barna që bllokojnë furnizimin me gjak të qelizave kanceroze dhe si rrjedhim tumoret zvogëlohen deri në 60 përqind.

Shumë mjekë thonë se përdorimi i kombinuar i disa mënyrave trajtimesh menjëherë pas diagnostikimit do të jetë ndoshta metoda më e mirë për të luftuar kancerin në tru./ap.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!