|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #8 : Shtator 17, 2009, 04:04:00 PD » |
|
Greqi, turisti francez vdes nga virusi i gripit te derrit » Dërguar më: 15/09/2009 -
• Më tepër se 2 000 raste të gripit H1N1 janë diagnostikuar që prej 18 majit në Greqi, shumica udhëtarë të ardhur nga jashtë.
ATHINE- Ministria greke e Shëndetësisë informoi sot për një turist francez, i cili ka vdekur nga virusi H1N1 në spitalin e Athinës. I riu francez kishte shkuar në Greqi për të kaluar pushimet, por një muaj më parë ishte shtruar në spital pasi nuk ishte ndjerë mirë.
Viktima "vdiq si pasojë e komplikacioneve të një insufiçence pulmonare pas prekjes nga gripi H1N1",bën të ditur ministria e Shëndetësisë.
Kjo është vdekja e tretë në Greqi nga virusi H1N1, por Ministria e Shëndetësisë theksoi se bëhej fjalë "për vdekjen e parë" të shkaktuar vetëm nga gripi H1N1, sepse dy të tjerat, dy burra 25 dhe 23 vjeç, të vdekur në gusht, kishin probleme shëndetësore kronike përpara se të prekeshin nga virusi.
Më tepër se 2 000 raste të gripit H1N1 janë diagnostikuar që prej 18 majit në Greqi, shumica udhëtarë të ardhur nga jashtë.
Sipas Qendrës kombëtare të ndërhyrjes shëndetësore, vendi pritet të marrë dozat e para të vaksinave kundër gripit H1N1 në fillim të tetorit.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #7 : Shtator 17, 2009, 04:02:46 PD » |
|
Gripi i derrave, sapun në çantë bashke me librat » Dërguar më: 16/09/2009 -
• Ka qenë ky qëllimi i shoqatës "Përgjegjisi të Barabarta" e cila gjatë ditës së djeshme u ka dhuruar fëmijëve të shkollës "Edith Durham" nga një sapun të cilin do ta mbajnë në çantë së bashku me fletoret.
TIRANE-Të vegjëlit do të mbajnë një sapun me vetë në çantën e librave dhe në këtë mënyrë të lajnë sa më shpesh duart e të kujdesen më shumë për higjienën personale. Ka qenë ky qëllimi i shoqatës "Përgjegjisi të Barabarta" e cila gjatë ditës së djeshme u ka dhuruar fëmijëve të shkollës "Edith Durham" nga një sapun të cilin do ta mbajnë në çantë së bashku me fletoret. Kjo nismë ka si qëllim të sensibilizojë të gjithë prindërit dhe mësuesit për rëndësinë e higjienës nëpër shkolla dhe për rreziqet e shumta nga virozat gripale. Sipas drejtuesve të kësaj shoqate, është shumë e rëndësishme të kuptohet se është më mirë të mbajmë nga një sapun me vete sot, se ilaçe nesër. Ndërkohë që edhe specialistët e Organiozatës Botërore të Shëndetësisë kanë vënë theksin në higjienën personale. Ata kanë deklaruar se larja e shpeshtë e duarve pakëson me disa herë mundësinë për t'u prekur nga virusi i gripit pandemik A/H1N1.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #6 : Gusht 14, 2009, 11:40:02 PD » |
|
Mjekët përpiqen të hedhin në treg vaksinën e re të gripit Elisabeth Lee Zeri i Amerikës 13-08-2009
 Zyrtarët e shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara kanë dy muaj afat për të përcaktuar në se vaksinat e gripit H1N1, prodhim i dy firmave të ndryshme farmaceutike, janë të sigurta dhe të efektëshme për përdorim publik. Qëllimi i provave është të sigurohet një vaksinë për përdorim publik përpara muajit tetor, që është fillimi i sezonit të gripit.
Nga Azia e deri në Europë apo në Amerikën Veriore, gripi i derrave është përhapur kudo në botë me një shpejtësi alarmuese.
"Ajo që vemë re është se ky grip po përhapet shumë shpejt. Ai është përhapur në të gjithë botën brenda pak javëve."
Dr. Wilbur Chen në Universitetin e Merilendit po punon me zyrtarë të tjerë amerikanë të shëndetit në një garë për të nxjerrë për përdorim publik vaksinën deri në muajin tetor, përpara se gripi i derrave të godasë me forcën e tij të plotë.
"Kemi disa javë që po planifikojmë," thotë Dr. Chen, i cili i referohet provave të para tek njerëzit me vaksinën e gripit H1N1 në Shtetet e Bashkuara.
Jennifer Fisher është një prej vullnetareve të para.
"Ky grip mund të prekë komshiun ose gjyshen tënde, mund të prekë njerëz që hyjnë e dalin në jetën tënde."
Zonja Fisher thotë se pjesmarrja në provat me vaksinën ndihmon atë vetë por edhe të afërmit e saj sepse puna e saj në spital mund ta ekspozojë ndaj virusit.
"Ka shumë mundësi që unë ta marr gripin prandaj vaksina është një zgjidhje logjike."
Si zonja Fisher ka edhe vullnetarë të tjerë nga tetë pika të Shteteve të Bashkuara që marrin pjesë në këto prova të financuara nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe i Sëmundjeve Infektive. Vullnetarët do të bëjnë nga dy vaksina në distancë kohore prej dy javësh.
Mjekët po testojnë sigurinë, efektet anësore dhe efikasitetin e vaksinës. Ata do ta testojnë vaksinën te vullnetarë të moshave të ndryshme për të përcaktuar se cila dozë vepron më mirë te secila grupmoshë.
"Me këtë studim do të jemi në gjendje të përcaktojmë dozat kështuqë, nëse mund t’i ulim dozat, sasitë e vaksinës, që janë të kufizuara, mund të përdoren tek më shumë njerëz."
Përveç sasive të kufizuara të vaksinës, mjekët shqetësohen se virusi mund të marrë forma më vdekjeprurëse para se vaksina të shpërndahet në publik.
"Tani për tani, H1N1 po përhapet njëlloj si gripi i zakonshëm duke shkaktuar sëmundje të ngjashme me gripin e rëndomtë. Pra ne po përpiqemi të gjejmë nëse ky virus do të transformohet në diçka tjetër duke u bërë më i rrezikshëm."
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gripi i derrave ka shkaktuar deri tani vdekjen e më shumë se 1,150 njerëzve në të gjithë botën. Por mjekët thonë se kjo shifër është shumë më pak se sa 35,000 njerëzit që vdesin çdo vit në Amerikë nga gripi i zakonshëm.
Nëse nuk e merr vaksinën këtë vit, thonë mjekët, është mirë të ruhesh, duke larë rregullisht duart dhe duke qendruar në shtëpi kur je i sëmurë për të kufizuar përhapjen e virusit. //ii
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #5 : Gusht 13, 2009, 12:54:09 MD » |
|
Tamiflu, më shumë dëme sesa të mira për fëmijët
Zëri i Amerikës, Uashington 11-08-2009
Shkencëtarë në Britani po paralajmërojnë që fëmijëve të mos u jepen ilaçe si Tamiflu, duke thënë se këto barna mund t’u sjellin fëmijëve më shumë dëme sesa të mira.
Ekspertë nga universiteti i Oksfordit thonë se ilaçe si Tamiflu pakësojnë kohëzgjatjen e gripit tek fëmijët vetëm me një ditë, por nuk i çlirojnë ata nga simptoma të tilla si astma dhe infeksioni në vesh.
Shkencëtarët gjithashtu thonë se trajtimet e gripit me barna si Tamiflu mund të shkaktojnë të vjella të cilat çojnë në humbjen e lëngjëve të trupit tek fëmijët.
Ekspertët thonë se studimi i tyre vlen për gripin stinor, por ata mendojnë se rezultatet janë të vlefshme edhe ndaj gripit pandemik që shkaktohet nga virusi A-H1N1./al/
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #4 : Korrik 21, 2009, 10:59:52 PD » |
|
Gripi i derrit mes nesh 21/07/2009 15:00
Gripi i derrit mes nesh
Pas konfirmimit te rastit te pare me H1N1 ne Shqiperi, dyshime te forta hidhen edhe tre persona te tjere, fatmiresisht jo shqiptare.(UPDATE)
Dy marinare filipinas dhe nje rumun qe kane mberritur ne portin e Durresit mendohet se jane prekur nga gripi, por pritet rezultati i analizave per te ta konfirmuar apo rrezuar kete hipoteze.
Ministrja e Shendetesise, Anila Godo shprehet se per shkak te dyshimit analizat e tyre jane rifutur edhe nje here ne laborator. Por gjithsesi ministrja u ben apel qytetareve te jene te qete dhe ta konsiderojne si nje grip te zakonshem.
“Popullsia te rrije e qete dhe te respektoje masat e thena me pare, te mos grumbullohet ne vende pak te ajrosura, te mbaje higjienen personale,nderkohe qe strukturat e shendetesise do te vijojne punen e tyre”, tha Godo.
Ministrja u shpreh se shendetesia shqiptare eshte ne gadishmeri te plote per te perballuar cdo situate.
Godo ka biseduar me drejtues dhe specialiste te ISHP-se ne lidhje me situaten dhe ka pare punimet ne laboratorine virologjise qe po rikonstruktohet i cili pritet te perfundoje ne nentor.
“Virusi i ri pandemik ka nje qarkullim komunar dhe nuk eshte e domosdoshme te hetohet cdo rast i izoluar. Nuk ka asnje lajm qe do te kerkonte kufizimin e jetes normale te popullates”, u shpreh drejtori i ISHP-se, Alban Ylli.
Specialiste te Shendetit Publik i bejne thirrje qytetareve te mos sigurojne tamiflu ne rruge private pasi ajo do te perdoret vetem ne raste te renda dhe me rekomandimin e epidemiologut apo mjekut infeksionit.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #3 : Korrik 20, 2009, 12:05:25 MD » |
|
Gripi i derrave, ISHP: Deri tani asnjë rast i konfirmuar » Dërguar më: 20/07/2009 -
• Deri tani nuk ka asnjë konfirmim për praninë e virusit AH1N1 në vend, ndërsa 10 janë rastet e dyshuara. Sipas specialisteve ekziston frika dhe rreziku që ardhja e emigrantëve nga Greqia të sjellë dhe sëmundjen e gripit të derrave. Version multimedial i ketij lajmi
TIRANE- Në një kohë që në vendet fshinjë, si Greqia, Maqedonia apo vendet e tjera të rajonit rastet me gripin e derrit janë shtuar në Shqipëri ende nuk kemi një rast të konfirmuar me virusin AH1N1. Pavarësisht se të gjitha mostrat e dyshuara dërgohen pranë Institutit të Shëndetit Publik, asnjë prej tyre nuk ka rezultuar me virusin AH1N1.
Në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik vijnë të gjitha mostrat e dyshuara me virusin AH1N1. me ardhjen e emigrantëve me pushime nga Greqia vend ky që është prekur nga virusi i gripit të derrit mund të vi edhe rreziku, ndaj dhe vëmendjen më të madhe e kanë mostrat e emigrantëve të cilët vijnë nga ky vend. Ditën e nesërme pritet të dalë edhe përgjigja për 10 mostrat më të fundit nder ta edhe analizat e dy fëmijëve të dyshuar të prekur me këtë virus që vinin nga Greqia. Ndërkohë që sipas Ministrisë së Shëndetësisë në spitalet e vendit janë marrë masa për të qenë të gatshëm për të përballuar çdo situatë.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #2 : Korrik 19, 2009, 10:57:29 MD » |
|
Maqedonia konfirmon një tjetër rast me virusin A/H1N1, shkon në 14 numri i të prekurve » Dërguar më: 19/07/2009 - •
SHKUP- Konfirmohet një tjetër rast me virusin A/H1N1 në Maqedoni, duke e cuar në 14 numrin e personave bartës të këtij virusi. Mediat maqedonase bëjnë të ditur se rezultatet e analizave laboratorike kanë konfirmuar praninë e virusit A/H1N1 të gripit të derrave të një person, i cili ditët e fundit ishte kthyer nga pushimet në Greqi.
Personi në fjalë është shtruar në spital dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë, njoftoi Ministria Maqedonase e Shëndetësisë përmes një komunikate për shtyp. Ndërkohë katër persona të tjerë të dyshuar për sëmundjen e rrezikshme janë shtruar në klinikën e sëmundjeve infektive këtë fundjavë. Pacientët e rinj ishin kthyer nga udhëtime në Malin e Zi, Greqi, Zvicër dhe Kinë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe drejt përmirësimit të vazhdueshëm. Gjithsej 52 pacientë të dyshuar janë trajtuar në spitalet e vendit, ndërsa 14 prej tyre janë konfirmuar si të prekur nga virusi i gripit të derrave.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
|
|
|
|