Kallmeti Online
Shkurt 06, 2012, 09:53:30 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Skuadra e Bolonjes me president Shqiptar  (Lexuar 1091 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #3 : Shtator 22, 2009, 02:04:42 MD »


   
Rezart Taçi: Reali i Madridit, në Tiranë


Presidenti i kompanisë "Taçi Oil International", Rezart Taçi vazhdon të këmbëngulë për të investuar në klubet elitare të futbollit në Itali. Pasi u tërhoq në momentet e fundit nga blerja e Bolonjës në Serinë A, biznesmeni shqiptar ka shprehur dëshirën për të blerë aksione të klubit të Milanit. Pas përfundimit të ndeshjes Milan - Bolonja, Taçi ka rrëfyer për të përditshmen italiane "Gazetta dello Sport" se, "Si Berluskoni, ashtu edhe Galiani e kanë të qartë se nëse vendosin të shesin pjesën më të madhe të aksioneve të Milanit, ose një paketë të konsiderueshme të klubit, kompania ime është e gatshme t'i blejë". "Ëndërroj të bëhem pjesë e klubit. Milani mbetet prioriteti im, por nuk i përjashtoj alternativat e tjera", - deklaroi Taçi.
Ndërkohë, ai ka folur edhe për edicionin e ardhshëm të trofeut "Taçi Oil Albania Reads", duke pohuar se "dëshirojmë që ky aktivitetet të shndërrohet në traditë. Edicioni i radhës mund të zhvillohet në shkurt 2010, ku përveç Milanit në Tiranë mund të vijë edhe Reali i Madridit".
MILANI MAGJIK
Receta magjike për ta bërë Milanin të fitojë edhe në kampionat? E thjeshtë, të përdorë edhe në Itali himnin e Ligës së Kampioneve para Championsit. Ai që e zbulon këtë të veçantë është vetë administratori i deleguar i kuqezinjve, Adriano Galiani, i cili në fund të ndeshjes së fituar 1-0 ndaj Bolonjës në "San Siro", deklaron: "Skuadra dëgjoi në dhomat e zhveshjes himnin muzikor të Championsit para ndeshjes dhe gjatë pushimit mes pjesëve…"
Konfirmimi, mjaft zbavitës vjen pastaj edhe nga ana e trajnerit brazilian Leonardo: "Është e vërtetë, - tha tekniku kuqezi, - Galiani vendosi muzikën në dhomat e zhveshjes. Për fat të mirë kemi një mjedis të përshtatshëm për të bërë gjëra të tilla". Më pas, duke iu referuar ndeshjes, Leonardo shpalos krenarinë e tij dhe falënderon skuadrës pas fitores ndaj Bolonjës: "Nëse ne arrijmë të luajmë si skuadër, mund të themi sërish fjalën tonë. U kërkova djemve shumë përqendrim, sepse në Champions luajtëm një ndeshje shumë të vështirë, - shpjegoi ai, - kemi akoma shumë gjëra për të bërë, por vendosmëria dhe sedra që treguam për të mundur Bolonjën, ishte shumë pozitive". Është e pashmangshme të flitet edhe për Ronaldinjon dhe temperaturën e tij në prag të ndeshjes. Leonardo komenton: "Nuk kam probleme me Ronaldinjon. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të, jam i sigurt që do të japë akoma shumë. Të enjten kishte temperaturë, ndaj vendosëm ta lëmë të qetë".
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #2 : Gusht 04, 2009, 02:47:42 MD »

Bolonja, Taci terhiqet perfundimisht
04/08/2009 17:55

Bolonja, Taci terhiqet perfundimisht
Rezart Taci eshte terhequr perfundimisht nga synimet qe kishte kompania e tij per te blere 80% te aksioneve te klubit te Serie A, Bolonja.

Kjo eshte pergjigjia qe i ka dhene ne distance biznesmeni shqiptar familjes Menarini, e cila shpresonte ende ne nje vazhdim te tratativave per blerjen e kesaj skuadre.

“Mund te konfirmoj se nuk beme efektive e marreveshjen e arritur para pak ditesh. Por detajet nuk mund t’i bej publike tani”, ka deklaruar Taci per Top Channel.

Pak dite me pare ai ka pasur nje takim edhe me kryeministrin italian, njekohesisht presidentin e Milanit, Silvio Berlusconi, takim qe ndoshta ka ndikuar ne vendimin e terheqjes se Rezart Tacit, sipas mediave italiane, per nje oferte me te mire. Por vete presidenti i kompanise “Taci Oil” pergenjeshtron nje gje te tille.

“Eshte e vertete qe pata nje takim me kryeministrin Berlusconi ne Palazzo Chigi, por nuk besoj se kryeministri italian, me gjithe problematikat qe ka, te flase edhe per ceshtjet e futbollit”, eshte shprehur Taci.

Jane te shumta aludimet qe behen per terheqjen e Tacit nga oferta qe kishte bere per Bolonjen. Mediat italiane flasin per nje problem bilancesh te kompanise “Activa” te familjes Menarini, apo per mbivleresim aksionesh, por duket se eshte nje ndryshim preferencash klubesh per Rezart Tacin, i cili pohon se ka ende interes per klubet e Serie A dhe se shpreson qe ne sezonin e ri emri i tij do te jete mes presidenteve te ketij kampionati.

“Ne vazhdojme te mbetemi te interesuar per futbollin dhe tregun energjitik italian. Qeveria italiane i ka hapur rruge projekteve tona energjitike. Shpresoj qe te arrij qe kete sezon te jem i pranishem ne Serie A”, ka shtuar Taci.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Korrik 24, 2009, 10:05:05 PD »

Rezart Taçi blen klubin italian të Bolonjës
» Dërguar më: 24/07/2009 - 16:49

• Nga Altin Latifi
Rezart Taçi ka blerë klubin italian të Bolonjës, duke u bërë presidenti i vetëm i huaj i Serisë A. Biznesmeni shqiptar mësohet se ka paguar 24 milionë euro për 80 për qind të aksioneve, ndërsa pritet që Bolonja tashmë të nisë përforcimet në merkato.

TIRANE- Tashmë është zyrtare: Rezart Taçi ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Bolonjës për të marrë 80 % të aksioneve të klubit, duke u bërë në këtë mënyrë shqiptari i parë që blen një klub të të këtyre përmasave. Taçi do të jetë presidenti i vetëm i huaj i Serisë A, një prej 3 kampionateve më të fortë të botës. Marrëveshja është nënshkruar mbi bazën e 24 milionë eurove, por edhe 19 milionë të tjera që do të depozitohen si garanci për rrogat në Federatë.

Lajmi për blerjen e Bolonjës nga biznesmeni shqiptar u bë i ditur nga vetë familja Menarini, që ishte pronarja e vetme e klubit. Blerja e Bolonjës nga presidenti i kompanisë Taçi Oil kishte kohë që përflitej, pasi oferta e ardhur nga Shqipëria ishte vërtetë joshëse për Renco dhe Françeska Menarinin, të cilët veç të tjerash ishin edhe në konflikt me tifozët për shkak të kontakteve me Luçiano Moxhin. Tashmë pritet që Bolonja të futet në merkato për të siguruar përforcimet e kërkuara nga trajneri Papadopulo, të cilat ishin bllokuar në pritje të asaj çfarë do të ndodhte me shitjen e klubit.

Kalimi përfundimtar i pronësisë pritet të bëhet në fillim të gushtit, ndërkohë që në Bolonja duket që tani një Taçi-Mania. Në bloget dhe forumet në internet, fansat e këtij ekipi i kanë uruar mirëseardhjen presidentit të ri, duke i kërkuar që ta rikthejë skuadrën në majat e futbollit italian. Nuk kanë munguar as premtimet e tyre që numri i abonimeve këtë vit të shkojë në 20 mijë.
« Ndryshimi I Fundit: Korrik 24, 2009, 02:49:05 MD nga Edmondi » Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« : Korrik 23, 2009, 04:14:24 MD »

Rezart Taçi ka rene dakort per blerjen e klubit te Bolognes.80% e aksione rreth 2O milione euro.
« Ndryshimi I Fundit: Korrik 24, 2009, 02:48:46 MD nga Edmondi » Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!