|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #2 : Shkurt 25, 2009, 02:12:37 MD » |
|
Naim Frashei:
Zogu dhe Djali
Një zok të bukur zuri një djalë, Ay po dridhej dh'e i thosh ca fjalë: "Nukë të vjen keq që jam i mitur, Si ti i vogël e s'jam dhe rritur? Jam bir i vetëm e mëma më pret, E kam lënë keq brenda në folet. Dheu me dëborë qjith' u mbulua, Më s'ka mbetur dhe gjëkunt pothua! Vuanj i gjori dit' edhe natë E s'gjenj dot asnjë druthë të thatë! E sheh sa u prish fort i shkreti mot, Urie vdiqmë, më s'durojmë dot, Zemërsë sime i lidhe gur, Po mëm' e zezë q'ësht' e sëmurë? Kërkonj e kërkonj, e kam që dije Që s'munt të gjenj dot gjëzë t'i shpije. Ah! kjo e keqe këtu më pruri, E gracka jote ra e më zuri!
Më pret im mëzë, si ty jot ëmë. Të mos t'i vete, ç'bënetë prëmë? Të zesthitë na, përse na ngini? Në punët tënë përse s'na lini? Kam dhe unë shpirt dhe dua të rronj, Të lëçinj, të breth, të los, të këndonj, Unë, që s'kam ment, {si thotë njeriu), Kujt i bëra keq? Ç'bëra un' i ziu? Le, mos më mundo, se Zoti të sheh, Të mirën' edhe të ligën' e njeh, E s'do të ligën, po do të mirën, Do butësinë, nuk' egërsirën, Të drejtënë do dhe urtësinë, S'do faqezinë e babëzinë, Mua të lirë më bëri Zoti përse me bën rob? Nga un, Ç'do ti?,.,. Fjalët' e zogut djali i dëgjoi, Qau edh' e puthi, pastaj e lëshoi.
Naim Frasheri:Perëndija
Rri mejtohem shumë herë Tek perëndon yll'i zjarrtë, Edhe hapetë një derë, Soje rrjeth një drit' e artë. Retë, nga pak' e nga pakë, Marrën një tjatër fytyrë, Bënenë të kuqe flakë, E deti ndrin si pasqyrë. Oh! sa të bukura janë Fushatë që gjelbërojnë, Qiejtë që s'kanë anë, Luletë që lulëzojnë, Zoqthitë që flasin belbër E fluturojnë ndë erë, Pyll'i veshur më të gjelbër, Deti i qet' e i gjerë, Lumi që nxjerr oshëtimë, Që bubullin nëpër male Dhe ikën me fishëllimë Nëpër fusha me ngadale, Brigjet' e veshurë me bar, Me lule, me gjeth, me fletë, Rrahurë n'ergjënt edhe n'ar, Ahu me krye përpjetë! Më çdo kënt edhe më çdo vis E më çdo çuk' e çdo brinjë Shoh një plep, një vith a lis, Një qarr, një bush, një dëllinjë. Hap sytë dhe përqark shikonj Fushë, limë, brigje, male, Edhe të shkuarat kujtonj Një nga një, dalëngadalë. Për ata që janë ndarë Prej nesh, që rrinim gjithë tok Edhe më s'i kemi parë, Që i patmë shpirt edhe shok, Zëmëra më përvëlohet Edhe them vallë ç'u bënë, Kur shoh që koha po ndrrohet Dhe të mugëtit ka rënë, Po rrjeth nëpër hapësirë Edhe sa vete po shtohet, Lint nata me errësirë, Dheu e qielli ndryshohet. Kështu rrotullohet moti, Yjt' e hëna sytë hapin Dhe pas nomit q'u vu Zoti S'rrinë, po gjithënjë çapin. Lumi me një psherëtimë Ikën edhe vete në det, Dëgjohet një bubullimë, Që përhapetë përmbi dhet. Duke shkuar dit' e net, E duke ndërruarë moti, Vemi si lumi në det, Nga Zoti, prapë te Zoti.
|