Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 03:10:21 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: 1 [2]
  Printo  
Autor Teme: Masakër në Durrës, i kërkuari Dritan Dajti vret 4 policë e 1 civil,  (Lexuar 3630 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Albkallmeti
Administrator
Full Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 106


Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #7 : Gusht 08, 2009, 01:22:24 PD »

Kush ishin katër punonjësit e policisë që ranë në krye të detyrës
» Dërguar më: 07/08/2009

• Fatos Haqir Xhani, Kastriot Çlirim Feskaj, Saimir Islam Duçkollari e Altin Idriz Dizdari.
Foto të policëve Version multimedial i ketij lajmi

Kush ishin katër punonjësit e policisë që ranë në krye të detyrës dhe u shpallën “Dëshmorë të Atdheut”

1.Dëshmori Fatos Haqir Xhani, me gradën “Drejtues”, i datëlindjes 07.05.1978, i martuar me dy fëmijë, me arsim të lartë policor, titulluar punonjës policie në vitin 2000, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka punuar në Drejtorin e Policisë Elbasan. 2003-2007 në Drejtorin e Policisë së Qarkut Durrës, Shef i Sektorit të Luftës Kundër Drogës. Nga 2007 deri sot Shef i Sektorit të Operacioneve Speciale, në Drejtorinë Kundër krimit të Organizuar, në Departamentin për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

2.Dëshmori Kastriot Çlirim Feskaj, me gradën “Kryeinspektor”, i datëlindjes 19.01.1967, i martuar me një fëmijë, me arsim të mesëm, titulluar punonjës policie i nivelit zbatues në vitin 1998, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Nga viti 1998 deri më sot policie i nivelit zbatues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në strukturat e hetimit të krimit.

3.Dëshmori Saimir Islam Duçkollari, me gradën “Kryeinspektor”, i datëlindjes 16.06.1977, i martuar me dy fëmijë, me arsim të mesëm, titulluar punonjës policie i nivelit zbatues në vitin 1998, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Nga viti 1998 deri më sot punonjës policie i nivelit zbatues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në strukturat e hetimit të krimit.

4.Dëshmori Altin Idriz Dizdari, me gradën “Kryeinspektor”, i datëlindjes 21.05.1977, i martuar me një fëmijë, me arsim të mesëm, titulluar punonjës policie i nivelit zbatues në vitin 1999, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Nga viti 1999 deri më sot punonjës policie i nivelit zbatues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në strukturat e hetimit të krimit.

Gjatë viteve të punës si punonjës policie në strukturat operacionale të hetimit të krimit, janë karakterizuar nga disiplina e larte në përmbushjen e detyrave, kanë marrë pjesë aktive në vendosjen e rendit dhe të sigurisë publike dhe janë dalluar për marrëdhënie te mira me komunitetin, me kolegët dhe epërorët.
Identifikuar
Albkallmeti
Administrator
Full Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 106


Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #6 : Gusht 08, 2009, 01:10:03 PD »

Masakra ne Plazh, sot zi kombetare. Krimet e Rënda, hetim urdhrit për operacionin
» Dërguar më: 08/08/2009


• Policia ra në gjurmët e te shumekerkuarit Dajti tek hetonte për trafik droge. Skuadra Operacioneve Special pa antiplumb e masa sigurie Në operacionin për kapjen e Dritan Dajtit nuk morën pjesë forcat RENEA. Sot dite zie per nder te policeve te vrare gjate arrestimit te "dhelpres"

TIRANE-Këtë të shtunë flamuri është ulur në gjysmështizë dhe sot shqiptarët mbajnë zi për katër punonjësit e policisë, të vrarë në përplasje me krimin teksa arrestonin Dritan Dajtin i njohur me nofkën “dhelpra” për shkak të dinakërisë së tij dhe ndoshta personi më i rrezikshëm në Shqipëri.
Ndërsa sot familjarët i japin lamtumirën e fundit Fatos Xhanit, Kastriot Feskas, Sajmir Duçkollarit dhe Altin Dizdari, dhe në spital mjekët janë duke i shpëtuar jetën autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë, pikëpyetjet më të mëdha për krimin e së premtes së zezë për policinë janë: Skuadra e Operacioneve Special “u shit” nga ndonjë informator i mundshëm i Dajtit; ishte një veprim i pastudiuar mirë ndërhyrja…, apo Policia e Shtetit nuk është në gjendje për t’u përballur me nivelin e sofistikuar të krimit të organizuar në Shqipëri? Përgjigjja e këtyre pyetjeve është tashmë në zyrën e prokurorëve Eugen Beci dhe Ardian Nezha, të caktuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për hetimin e ngjarjes. Hetimi përfshin nga planin e operacionit, nismëtarët e tij dhe firmëtarët që i dhanë dritën jeshile veprimeve gjurmuese dhe ekzekutuese të pazakonta për njësinë e operacioneve speciale të Antikrimit të Organizuar. Në fakt, të gatshëm për përfshirjen në hetime ishin edhe hetuesit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilët kanë “tagrin” e hetimit të veprimeve policore. Sipas burimeve, euforia që ka nxitur veprimet për arrestimin e Dritan Dajtit, ndoshta i ka interceptuar në hetimin e ndonjë grupi subjekt të Antikrimit të Organizuar, ka shkelur “faktorin kufizues” që është i shënuar me kapitale në nenin: “Gjithçka që kufizon suksesin e një operacioni”, në manualin e taktikave speciale të hetimit të krimit që përdor skuadra e antikrimit të organizuar ku thuhet: “Grupet e survejimit të mos trajtojnë objektiva, të cilat kërkojnë një rrezik të papranueshëm që çon në kompromentim ose dështim të operacionit”.
Të njëjtat burime kanë përmendur disa faktorë që kanë shtyrë skuadrën e operacioneve të dalë jashtë juridiksionit të saj. Një prej këtyre janë operacionet e dështuara të strukturave të tjera të policisë, duke përfshirë edhe RENEA-n dhe dyshimet për rrjedhje informacioni apo për shuma të mëdha monetare që viheshin në dispozicion nga Dajti dhe që dyshoheshin që përfliteshin se arrin deri te krerë të larë të Policisë së Shtetit, për ta sinjalizuar në rast se kishte ndonjë operacion për arrestimin e tij. Skuadra e Antikrimit të Organizuar mësohet se kishte rënë në gjurmët e Dritan Dajtit duke hetuar një organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës, dhe ishte ky interesi i tyre për të ndërhyrë dhe vënë në pranga super të kërkuarin për shkak të një vrasjeje, arratisjes spektakolare dhe informacioneve për gjobëvënie në Tiranë dhe Durrës. Reagimi i menjëhershëm i Dajtit dhe i personave që e shoqëronin dhe “nxitimi” për të ikur menjëherë kur është kryer rrethimi i zonës, ka bërë pjesë të hetimeve edhe dyshimet për ndonjë rrjedhje të mundshme informacioni dhe informimin e të kërkuarit për rrezikun e arrestimit.
Hetimet kanë përfshirë edhe “thembrën e Akilit” për këtë operacion, që deri në momentin e identifikimit dhe lokalizimit të të kërkuarit ishte i realizuar në maksimum. Bëhet fjalë për elementët e sigurisë për oficerët që kanë marrë pjesë në operacion, që nga mënyra e pozicionimit të makinës bllokuese të përdorur nga ta, mungesa e blindimit të mjetit si dhe mospërdorimi i veshjeve antiplumb për anëtarët e skuadrës.
ajti në spital, mori tre plumba
Ndrekaq Dritan Dajti vazhdohet te mbahet në rrethanat e një sigurie të lartë në spitalin e burgut në Tiranë, ku është duke u kuruar nga tre plagët; në këmbë, në ije dhe në dorë. Sipas burimeve, gjendja e tij është e rëndë si pasojë e humbjes së konsiderueshme të gjakut nga plagët. Në spitalin e burgut ndodhet i siguruar edhe Erges Xhaxhi, drejtuesi i mjetit “Tuareg”, nga i cili u shkëmbye zjarr me policinë. Gjendja e Xhaxhit është më e mirë sipas burimeve.
Identifikuar
Albkallmeti
Administrator
Full Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 106


Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #5 : Gusht 08, 2009, 12:53:12 PD »


Zbardhen detajet e operacionit qe rezultoi me vdekjen e policeve
E PREMTE, 07 GUSHT 2009, 18:41
"Pushuesi" ishte koduar operacioni qe perfundoi me vrasjen e kater policeve, arrestimin e te shumekerkuarit Dajti si dhe me vrasjen e mikut te tij. Nderkohe qe ne makinen e te shumekerkuarit jane gjendur dhe dy radio policie, ndersa jane shtuar hipotezat se ne momentin e fundit operacioni ishte tradhetuar, kjo pasi i shumekerkuari ishte ne gatishmeri dhe ka reaguar menjehere duke qelluar ndaj forcave te policise
Identifikuar
Albkallmeti
Administrator
Full Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 106


Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #4 : Gusht 07, 2009, 03:33:45 MD »

Vrasjet ne Durres, Topi denon ngjarjen e rende
07/08/2009 20:35

Vrasjet ne Durres, Topi denon ngjarjen e rende
Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka ngushelluar familjaret e punonjesve te policise te rene sot ne krye te detyres. Kreu i shtetit ka denuar krimin duke e konsideruar nje humbje te madhe per vendin.

“Te nderuar familjare te te ndjereve punonjes te policise! Me lejoni te ndaj me ju dhimbjen e thelle dhe hidherimin per ndarjen ne menyre tragjike nga jeta te te dashurve, rene teksa kryente detyren fisnike ne mbrojtje te sigurise e rendit te qytetareve shqiptare!”, eshte shprehur Topi.

“Nxis te gjitha strukturat qe te bejne drejtesi. Reagimi i shpejt ndaj ketij krimi, pergjigjja me e mire per kedo qe prek policine”, shtoi presidenti i Republikes.
Identifikuar
Albkallmeti
Administrator
Full Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 106


Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #3 : Gusht 07, 2009, 03:32:41 MD »

Vrasjet ne Durres, reagon PS-ja
07/08/2009 19:40

Vrasjet ne Durres, reagon PS-ja



Partia Socialiste ka reaguar ne lidhje me ngjarjen e rende qe ndodhi sot ne Durres ku humben jeten kater police dhe nje civil gjate nje aksioni te policise.

“Bashkohemi me dhimbjen e familjareve te policeve te vrare. Inkurajojme te gjitha strukturat e prokurorise te zbardhin kete ngjarje me nje bilance teper tragjik”, eshte shprehur Arta Dade ne nje dalje per shtyp.


Diten e sotme nje nder njerezit me te kerkuar ne Shqiperi, Dritan Dajti ka vrare pese persona, gjate nje aksioni policor per arrestimin e tij ne afersi te plazhit “Iliria”.

Dajti strehohej ne afersi te ketij plazhi se bashku me nje prej shokeve te tij me te ngushte.

Mbi Dritan Dajtin rendojne nje mori akuzash, vrasje dhe rrembime.
Identifikuar
Albkallmeti
Administrator
Full Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 106


Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #2 : Gusht 07, 2009, 03:30:49 MD »

Berisha: 4 deshmore te kombit rane ne krye te detyres
07/08/2009 19:50

Berisha: 4 deshmore te kombit rane ne krye te detyres
Kryeministri Sali Berisha ka ngushelluar familjet e kater policeve te vrare gjate aksionit per kapjen e Dritan Dajtit, duke i shpallur ata “Deshmore te Kombit”.

Gjate nje deklarate per shtyp, kreu i qeverise e shpalli diten e neserme, dite zie duke njoftuar uljen e flamujve te institucioneve ne gjysmeshtize dhe mbajtjen e nje minute heshtje ne oren 12:00 te mesdites.


“Kjo eshte nje e premte e zeze. Sot rane ne krye te detyres per t’u bere te pavdekshem, 4 anetare te Policise se Shtetit. Rane ne krye te detyres ne nje operacion qe ata ndermoren per te kapur kriminelin me te kerkuar dhe me te rrezikshem, Dritan Dajtin dhe banden e tij. Sot familjet e viktimave, femijet e tyre, bashkeshortet e prinderit jane ne zi te thelle per humbjen e njerezve te tyre me te dashur. Forcat e rendit kane humbur oficeret me trima te tyre, kombi shqiptar sherbetoret e tyre me te perkushtuar”, u shpreh kryeministri.



Ne vijim te fjales se shkurter, Berisha ka njoftuar edhe vendimin e qeverise per shpalljen e dites se zise. “Duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin, qeveria ka vendosur qe 4 policet e vrare te shpallen deshmore te atdheut dhe dita e neserme, ne nderim te kujtimit te tyre, te shpallet dite zie. Flamujt ne te gjitha institucionet shteterore do te ulen ne gjysmeshtize, ne oren 12:00 ne nderim te 4 deshmoreve te atdheut, te nderpritet cdo aktivitet dhe te mbahet nje minute heshtje. Homazhet e tyre do behen ne Pallatin e Kongreseve, ndersa varrimi ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit”, perfundoi kryeministri
Identifikuar
Albkallmeti
Administrator
Full Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 106


Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Gusht 07, 2009, 03:25:56 MD »

Versioni i policisë: Dajti vrau 4 policë, i vdekur dhe një civil
» Dërguar më: 07/08/2009 -

• Zëdhënësi Klodian Branko konfirmon vrasjen e 4 efektivëve të policisë dhe të një personi tjetër. Përmes një njoftimi paraprak Policia bën të ditura rrethanat e ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Durrës. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Përmes një njoftimi paraprak Policia bën të ditura rrethanat e ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Durrës. Zëdhënësi Klodian Branko konfirmon vrasjen e 4 efektivëve të policisë dhe të një personi tjetër. Zedhenesi Branko dha detaje dhe rreth operacionit të policisë, që u zhvillua pas mesditës së sotme në Durrës.

“Pas informacioneve të marra për lëvizjet e personit shumë të kerkuar Dritan Dajti, i cili strehoej në një banesë në afërsi të pistës “Iliria” në plazhin e Durrësit, Sektori i Operacioneve Speciale pranë Drejtorisë së Përgjitheshme të Policisë së Shtetit, në moment organizoi shërbime në këtë territor për të berë të mundur identifikimin dhe kapjen e tij.
Rreth orës 13.45 nga shërbimet e vendosura është konstatuar se personi shumë i kërkuar është afruar me një makinë Volksëagen tip “Tuareg” me ngjyrë të errët, me targa të huaja CR 535 FR.
Kur makina kishte ndaluar trupa e operacioneve speciale e ngarkuar me këtë detyre ka bërë rrethimin e mjetit për të mundësuar arrestimin tij.
Gjate ndërhyrjes, i shumëkërkuari Dritan Dajti në mënyrë të menjëhershme ka qëlluar me armë në drejtim të punonjësve të policisë dhe si pasojë kanë mbetur të vrarë 4 punonjës policie, është plagosur rëndë i shumëkërkuari Dritan Dajti si dhe ka mbetur i vrarë shtetasi Ledion Mara i datëlindjes 1986 lindur në Lushnjë, person me precedent kriminalë si dhe është arrestuar drejtuesi i mjetit të lartpërmendur Erges Sotir Xhaxhi, i datëlindjes 1987, banues në Tiranë.
Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e proves materiale dy armë pistolete si dhe dy radio policie.
Veprimet në vendngjarje vazhdojnë, nën drejtimin e një grupi prokurorësh nga Prokuroria e Përgjitheshme dhe e Krimeve
të Rënda.
Dritan Dajti kërkohej prej nëntorit të vitit 2003, kur arriti të arratisej nga gjykata e rrethit të Tiranës, ku gjykohej për vrasjen e një biznesmeni. Ai kishte mundur të hynte në gjykatë i armatosur me pistoletë dhe pasi ka gjuajtur me armë ka mundur të largohej me një motoçikletë. Dajti u dënua në mungesë me 20 vjet burg, ndërkohë që policia vazhdonte kërkimet për kapjen e tij.
(e.n/BalkanWeb)
Identifikuar
Albkallmeti
Administrator
Full Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 106


Shiko Profilin WWW Email
« : Gusht 07, 2009, 03:24:39 MD »


Durres, vriten pese persona

07/08/2009 14:50

Dritan Dajti (Arkiv)
Njeriu me i kerkuar ne Shqiperi, Dritan Dajti ka vrare gjate nje rrethimi rreth ores 14:20 minuta ne plazhin e Durresit pese persona, gjate nje aksioni policor per arrestimin e tij ne afersi te plazhit "Iliria".

Dajti strehohej ne afersi te ketij plazhi se bashku me nje prej miqve te tij me te ngushte.

Mbi Dritan Dajtin rendojne nje mori akuzash, vrasje dhe rrembime.

Ai ishte arratisur disa vjet me pare nga gjykata e Tiranes. Burime te pakonfirmuara nga policia thane se gjate thirrjes per t'u dorezuar, Dajti ka qelluar me arme skuadren e policise duke shkaktuar vdekjen policeve dhe civileve, si dhe plagosjen e disa te tjereve.

Gjate shkembimit te zjarrit mbeti i plagosur rende edhe personi qe e shoqeronte Dajtin, ndersa ky i fundit e ka pare veten pa mundesi shpetimi eshte dorezuar.

Forca te shumta policore si edhe ato RENEA jane nisur me urgjence drejt vendit te ngjarjes. Edhe drejtori i Pergjithshem Ahmet Prenci ndodhet ne vendin e ngjarjes duke marre drejtimin e hetimeve policore.



Masakër në Durrës, i kërkuari Dritan Dajti vret 4 policë e 1 civil, arrestohet i plagosur
» Dërguar më: 07/08/2009 - 21:40
Lajme nga Arkivi
Durrës, pronari vret klientin se i ngacmoi balerinat në lokal
• Datë: Aug 05, 2009
Durrës, plas grindja në lokal, vritet 26 vjecari
• Datë: Aug 05, 2009
Durrës, fluks hyrjesh ne port, në 3 ditë 20 mijë vetë
• Datë: Aug 03, 2009
Durrës, vdes në aksident 16 vjecari, plagosen 2 shokët
• Datë: Jul 28, 2009
• Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës në plazhin e Durrësit. Autori i vrasjes është Dritan Dajti, një person i arratisur nga burgu në kohën e gjykimit pasi akuzohej për vrasjen e një biznesmeni. Policia konfirmoi se Dajti qëlloi per vdekje 4 efektivë policie që tentuan ta arrestonin, ndersa i vdekur ka mbetur edhe një person, që dyshohet se është i afërm i Dajtit. "I Forti i Rrugës së Kavajës", u arrestua nga policia dhe u dërguar i plagosur në spital. Konfirmohen 2 pushues te plagosur. Zbardhen emrat e viktimave.
VERSIONI I POLICISE
Reagon Amb.italian, PS e LSI
BERISHA: NESER DITE ZIE
Kush ishin 4 efektivët e vrarë Version multimedial i ketij lajmi

DURRES-Pese persona mes të cilëve 4 punonjës policie kanë mbetur të vrarë pas të shtënave me armë në ndjekje të një të shumëkërkuari nga policia sot në pistën Iliria në Durrës. Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës në plazhin e Durrësit ku policia bën të ditur se autori i vrasjes është Dritan Dajti, një person i arratisur nga burgu në kohën e gjykimit pasi akuzohej për vrasjen e një biznesmeni.
Policia konfirmoi se Dritan Dajti qëlloi dhe la të vdekur sot 4 efektivë policie, dhe i vdekur ka mbetur edhe një person i cili shoqëronte Dajtin në momentin e ngjarjes dhe që dyshohet të jetë i afërm i tij.  Policët rrethuan Dajtin dhe tentuan ta kapnin. Të shtënat me armë kanë ndodhur në një zonë shumë të frekuentuar në plazhin e Durrësit, tek zona e njohur si Pista “Iliria”, ku policia tentoi të arrestojë të shumëkërkuarin prej 6 vitesh .

Policia kishte dyshime se Dajti fshihej në Shqipëri dhe jo jashtë vendit, derisa ka lokalizuar zonën ku ndodhej realisht. Por, pasi është rrethuar nga policia, Dajti ka qëlluar në drejtim të efektivëve të cilët i janë përgjigjur me zjarr. Më pas është arrestuar nga policia dhe në gjendje të plagosur është dërguar në spitalin e Durrësit,
Nga të shtënat bilanci i konfirmuar i të vdekurve është 5 persona, dhe i plagosur, vetë Dritan Dajti e dy kalimtare te rastit.
Policia është munduar të kryejë operacionin pa shumë bujë për shkak të zonës tejet të populluar me pushues. Kjo mund të ketë qënë shkaku i reagimit jo të menjëhershëm të forcave të policisë.
Mësohet se Policia e shtetit ka kaluar në gjendje gadishmërie. Sipas burimeve policore nuk ka informacione të rritjes së aktiviteteve të grupeve kriminale ku besohet se bën pjesë Dritan Dajti.

Zbardhen emrat e 4 efektiveve
Zbardhen emrat e efektivëve të policisë që mbetën të vrarë gjatë armë shkëmbimit me të shumë kërkuarin Dritan Dajti. Bëhet e ditur se të vrarë kanë mbetur Altin Dizdari 33 vjec, Fatos Xhani 38 vjec, Sajmir Duckollari 32 vjec dhe Kastriot Feska 40 vjec.  Ndërkohë nuk është konfirmuar ende nëse viktima tjetër, një 23 vjecar nga Lushnja Ledion Mara, është kunati i Dajtit.
Mësohet se është arrestuar drejtuesi i makinës me të cilën udhëtonte Dritan Dajti i cili streohej në një banesë pranë pistës iliria në Durrës.

Dritan Dajti niset drejt Tiranes
Nën shoqërimin e forcave Renea, Dritan Dajti është duke u transportuar nga spitali i Durrësit drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet. Dajti ka marrë 3 plag një në dorë. Një në pjesën e barkut dhe një tjetër në shpinë. Drejtori i Policisë Ahmet Prenci dhe prokurore te Krimeve te Renda ndodhen në vendngjarje.

Te plagosurit
Spitali i Durrësit konfirmon se 2 persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që pritet edhe konfirmimi për një fëmijë të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se Dajti është informuar në momentin e fundit për afrimin e forcave të policisë në drejtim të tij.
Ndërkohë pritet një komunikatë zyrtare nga ana e policisë për të sqaruar rrethanat, numrin dhe emrat e saktë të të vrarëve dhe të plagosurve në këtë ngjarje.

Dëshimtarët
Dëshimtarë në vendngjarje bëjnë të ditur për televizionin News24 se kanë parë edhe pushues të plagosur gjatë momentit të shkëmbimit të zjarrit, megjithatë këto mbeten ende informacione të pakonfirmuara nga policia.
Njëri nga dëshmitarët në vendngjarje ka thënë për News24 se ka transportuar në spital një djalë rreth 20 vjec i cili i ka treguar se u ndodh rastësish në mes të shkëmbimit të zjarrit duke mbetur i plagosur në këmbë. Dëshmirati bën të ditur se djali i ka thënë se ka parë të plagosur edhe kushëririn e tij.

Arratisja
Në 17 nëntor të vitit 2003, në momentin kur në një nga sallat e katit të tretë të gjykatës së rrethit të Tiranës do të niste seanca gjyqësore në ngarkim të të akuzuarit për vrasje Dritan Dajti, ky i fundit nxori një pistoletë dhe gjuajti disa herë në sallën e gjyqit. Me pas zbriti me shpejtësi shkallët e gjykatës për të qëlluar përsëri në oborrin e këtij institucioni, për t’u larguar me një motoçiklete ne drejtim te paditur.
Nga kjo arratisje spektakolare, Dritan Dajti ishte në listën e të shumëkërkuarëve të policisë shqiptare, e cila arriti së fundi të identifikojë vendndodhjen e tij, në një nga zonat e plazhit të Durrësit.
« Ndryshimi I Fundit: Gusht 07, 2009, 03:27:20 MD nga Albkallmeti » Identifikuar
Faqe: 1 [2]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!