Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 04:22:13 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1] 2
  Printo  
Autor Teme: Masakër në Durrës, i kërkuari Dritan Dajti vret 4 policë e 1 civil,  (Lexuar 3633 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #22 : Shtator 11, 2009, 04:34:35 PD »

“Zhduket” oficeri që qëlloi mbi Dritan Dajtin
» Dërguar më: 10/09/2009 - 14:25


Zhduket” një oficer i Njësisë së Operacioneve Speciale, Mbikëqyrjes e Vëzhgimit, pjesëmarrës në operacion për arrestimin e të kërkuarit Dritan Dajti. Lajmi konfirmohet nga burime të besueshme pranë Ministrisë së Brendshme, sipas të cilave lëvizja e oficerit dhe familjes së tij është bërë për arsye sigurie. Oficeri ka marrë pjesë në operacionin e 7 gushtit në zonën e banesave pranë pistës së vjetër ‘Iliria’, në Plazhin e Durrësit, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me të kërkuarin mbetën të vrarë 4 oficerë policie, një civil dhe u plagos e u arrestua i kërkuari. Ndonëse në momentin pas ngjarjes është folur se Dajti është qëlluar nga plumba që u përkasin të paktën dy armëve të ndryshme. Dritan Dajti ndodhet nën masa të rrepta sigurie për kurim në spitalin e burgut, ku dje ka pasur takimin e parë 30-minutësh me të shoqen, Dorela Dajti, pas gati 1 muaji qëndrimi në këto ambiente.
Oficeri
Autoritetet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit ruajnë me fanatizëm vendndodhjen e oficerit dhe familjes së tij, ndërsa nuk është bërë i ditur as fakti nëse është siguruar jashtë vendit apo në Shqipëri. Vendimi mësohet të jetë marrë në kushtet e informacioneve për organizatën kriminale ku dyshohet se bënte pjesë Dajti, i cili ishte në kërkim prej nëntorit të vitit 2003, kur u arratis nga ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku ishte në rigjykim për akuzën e vrasjes.
Hetimet
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur një skicë për zhvillimin e ngjarjeve dhe shkëmbimin e zjarrit mes Dajtit dhe policëve të skuadrës së operacioneve speciale të Antikrimit, të organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Dajti akuzohet për vrasjen e komandantit të skuadrës speciale, Fatos Xhani, tre agjentëve, Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj dhe Altin Dizdari, si dhe vrasjen aksidentale të personit që ishte me të në momentin e operacionit, Ledion Mara. Gjithçka është mbështetur në deklarimet e policëve dhe ekspertëve të kriminalistikës, ndërsa ende nuk është marrë një dëshmi nga Dajti. Fillimisht Dajti e justifikoi heshtjen e tij me mungesën e avokatit që ai ngarkonte për ta mbrojtur në deklarimet për prokurorët. Ndërsa pas zgjidhjes së problemit të avokatit dhe takimit që ky pati me Dajtin në spitalin e burgut, Dajti do t’u deklaronte prokurorëve që do fliste vetëm pasi të shërohej plotësisht nga plagët me armë zjarri. Dajti mban akoma në trup dy plumba, njëri pranë shtyllës kurrizore dhe tjetri në këmbën e majtë. Mjekët janë në pritje të përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore dhe sigurisë se nuk mund të ketë komplikacione të tjera, për të ndërhyrë dhe hequr dy predhat e mbetura në trup.
Takimi
Dje, me këmbënguljen e familjarëve është realizuar takimi në spitalin e burgut i Dritan Dajtit dhe bashkëshortes së tij, Dorela Dajti. Takimi ishte caktuar 30 minuta dhe mësohet se është respektuar prej tyre. Familjarët këmbëngulnin për të parë nga afër gjendjen e Dajtit, duke kërkuar angazhim të plotë.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #21 : Shtator 08, 2009, 02:23:08 MD »

QSUT në shtetrrethim për Dritan Dajtin
» Dërguar më: 08/09/2009 - 13:29
Klodiana Lala

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në ‘shtetrrethim’ për Dritan Dajtin. Duket se shëndeti i autorit të masakrës së 7 gushtit në Durrës, ku mbetën të vrarë katër efektivë të skuadrës speciale operacionale, ka vënë në lëvizje autoritetet e spitalit të burgut, ku ai është izoluar prej një muaji. Paraditen e djeshme, Dritan Dajti është shoqëruar për në spitalin civil me qëllim që t’i nënshtrohej një ekzaminimi të specializuar mjekësor, ku më pas do të vendoset nëse do t’i nënshtrohet operacionit për heqjen e dy plumbave që ka në trup. Lëvizja e të cilësuarit si njeriu me i rrezikshëm në vend drejt spitalit civil ka angazhuar dhjetëra forca të shumta policore, me qëllim që të garantohej jeta e tij, si dhe të shmangej çdo incident i mundshëm. Përgjatë qëndrimit njëorësh në pavijonin e Radiologjisë, policia e ka izoluar të gjithë zonën duke mos lejuar asnjë pacient apo familjar të afrohet. Vetëm kur autoblinda ku ndodhej Dajti është mbyllur pas derës së hekurt të spitalit të burgut, në territorin e QSUT-së njerëzit kanë nisur të lëvizin lirshëm.
vizita
Për mëse një orë, Qendra Spitalore “Nënë Tereza” është rrethuar nga dhjetëra forca policie për të shmangur çdo incident të mundshëm me të cilësuarin si superkrimineli shqiptar. I vendosur në një autoblindë dhe i shoqëruar nga punonjës të shumë specialë, Dritan Dajti ka lënë shtratin e spitalit të burgut dhe është zhvendosur në pavijonin e Radiologjisë. Burime nga spitali i burgut bënë me dije se, i paraburgosuri Dajti, me urdhër të Prokurorisë dhe rekomandimin e grupit të mjekëve që e kanë nën vëzhgim është shoqëruar në spitalin civil me qëllim që të bënte radiografitë e plumbave që ka në trup. “Mjekët duhet të shikonin ecurinë e plagëve që i janë shkaktuar nga predhat. Ndaj, na lindi nevoja ta transferonim në pavijonin e Radiologjisë ku gjenden dhe aparaturat e grafive”, - saktësuan burimet. Mjekët ende nuk kanë vendosur nëse Dajti do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e plumbave. Një vendim i tillë do të merret pas një konsulte të mjekëve specialistë. Por, në momentin që autori i masakrës së Durrësit do të shoqërohet sërish në ambientet e spitalit civil, dhjetëra forca policore do të angazhohen për të siguruar jetën e tij, sikurse ndodhi ditën e djeshme, kur QSUT-ja u vu në shtetrrethim, ndërsa i paraburgosuri është lëvizur me autoblindë.
Operacioni
Që prej momentin të arrestimit, familjarët e autorit të vrasjes së katër policëve kërkuan me ngulm që njeriu i tyre t’i nënshtrohej një operacioni të specializuar me qëllim që t’i shpëtonte paralizimit. Mjekët kanë konfirmuar se Dritan Dajti ka dy plumba në trup, një në kolonën vertebrale dhe një në kofshën e djathtë. Gjithashtu, bluzat e bardha kanë saktësuar se Dajti është paralizuar në këmbën e majtë dhe rrezikon të humbasë dhe të djathtën. Tashmë gjendja shëndetësore e tij paraqitet e normalizuar, por ende nuk është vendosur nëse do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e plumbave. Dritan Dajti, njeriu që u kthye një tmerr për policinë shqiptare pas arratisjes spektakolare nga Gjykata e Tiranës në vitin 2003, akuzohet për vrasjen e katër punonjësve të policisë pranë pistës “Iliria” në Durrës, të cilët tentuan t’i vinin prangat. Hetimet për masakrën e 7 gushtit po vazhdojnë, dhe Dajti shumë shpejt do të përballet me Gjykatën. I dënuari për vrasjen e biznesmenit Agim Beqaj në vitin 1999, dyshohet të jetë i implikuar dhe në rrjetin e trafikut të kokainës si dhe një grupi që u vinte gjoba bizneseve.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #20 : Gusht 15, 2009, 12:29:53 PD »

Dajti, telefonata me zyrtare. Prokuroria: Presim tabulatet

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet, në këqyrjen e aparateve telefonikë të sekuestruar në çantën e Dritan Dajtit dhe në xhepat e kunatit të tij Ergest Xhoxhi, ka gjetur dhe evidentuar emra dhe numra që do të hedhin dritë mbi lidhjet e vrasësit me njerëz në polici.


Gjashtë nga 10 aparatet celularë të sekuestruar në çantën e Dajtit (janë 10 aparate dhe 15 karta SIM) dhe dy aparatet celular të shtetasit Ergest Xhoxhi, i janë nënshtruar këqyrjes së kujdesshme.


Aty janë evidentuar numra personash të cilët janë pjesë e strukturave të Rendit dhe në ditët në vijim, kur të mbërrijnë edhe tabulatet e bisedave telefonike, kjo do jetë një pikë shumë delikate e hetimit.


Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë ngritur dyshime se bëhet fjalë për të njëjtët individë që mund ta kenë ndihmuar Dajtin në jetën e tij prej të arratisuri e ndoshta edhe në arratisjen nga gjykata në 2003.


"Nga këqyrja e 6 aparateve celularë dhe disa nga 15 SIM kartat e sekuestruara në çantën e Dritan Dajtit, janë gjetur numra të ndryshëm të shumë personave. Ku disa prej tyre po verifikohen se kush i kishte në përdorim.


Gjithashtu, janë konstatuar edhe disa numra të policisë së Tiranës dhe Durrësit, konkretisht të disa inspektorëve të zonave",- thanë burimet e rezervuara pranë Prokurorisë së Përgjithshme.


Katër nga 10 aparatet celularë të Dritan Dajtit nuk i janë nënshtruar këqyrjes pasi i janë thyer ekranet dhe kanë kode që nuk mund të hapen pa ndihmën e kompanive përkatëse.


Ndërkaq, edhe në dy aparatet celularë të Ergest Xhoxhit, mësohet se prokuroria ka gjetur numra të personave që janë punonjës të Policisë së Shtetit.
Gjithcka është ende në fazën e verifikimit, e ndërkohë i është kërkuar kompanive përkatëse zbardhja e tabulateve telefonike të disa numrave.

Numrat që janë gjetur në çantën e Dritan Dajtit, janë të ndryshëm, nga ata të kompanive greke, italiane, malazeze, maqedonase, kosovare dhe tre kompanive shqiptare.


Po zbardhen edhe mesazhet elektronike (sms) që ndodheshin brenda tyre, madje për disa SMS është dashur përkthyes sepse ato janë në gjuhë italiane dhe greke.
Disa nga këto numra, si shqiptarë dhe ata të huaj, sipas akuzës, ishin me parapagim dhe punonin roming.


Pritet që gjatë ditëve në vazhdim, prokuroria të zbardhë me ndihmën e tabulateve telefonike edhe bashkëpunëtorët të cilët e kanë ndihmuar të arratiset apo fshihet, pa përjashtuar këtu identifikimin e një personi të katërt që është gjendur në masakrën e Durrësit, i cili ka mundur t'i ikë policisë në momentin e shkëmbimit të zjarrit mes agjentëve dhe Dajtit.


Çela raporton tek kryeprokurorja Rama për ngjarjen dhe hetimin

TIRANË- Dje është kthyer nga pushimet verore kryeprokurorja Ina Rama dhe i ka kërkuar drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, prokuror Olsian Çelës, ta informojë për ngjarjen dhe hetimin e deri tanishëm të vrasjes së katër agjentëve të policisë në Durrës.


Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët shtuan se gjatë mesditës së djeshme, prokurori Olsian Çela, vartësit e të cilit po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes së Durrësit, bashkë me njërin nga zv\drejtuesit e tij ka raportuar për tre orë para kryeprokurores Rama se çfarë është bërë deri tani me hetimet.


Rama i ka kërkuar Çelës të gjitha detajet e ngjarjes së rëndë të ndodhur në qytetin e saj të lindjes si dhe për të gjitha veprimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që nga dita e ngjarjes.


Rama ka shprehur mbështetjen e saj ndaj institucionit që po heton çështjen, duke kërkuar vecanërisht fokusim tek përgjegjësitë e strukturave drejtuese të Rendit në aksionin për arrestimin e super të kërkuarit nga njësia e sektorit të operacioneve speciale pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Kush është prokurori Eugen BEÇI

TIRANË - Eugen Beçi, i datëlindjes 1972, nga Librazhdi, me banim në Tiranë, është njëri prej dy prokurorëve të Krimeve të Rënda që po heton çështjen e vrasjes së katër agjentëve të policisë, prej vitit 1999 mban detyrën e prokurorit.


Fillimisht, për dy vite e 6 muaj ka punuar pranë prokurorisë së rrethit Shkodër dhe më pas është emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Vlorë, ku ka punuar deri në fillimin e punës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në 2004-ën. Në fillim të janarit 2004 është emëruar prokuror pranë kësaj prokurorie dhe gjatë punës së tij 10-vjeçare si prokuror, është përballur me çështje të ndryshme penale. Ndër më të rëndësishmet dhe që kanë shkaktuar bujë në opinionin publik, kanë qenë:


- Hetimi dhe përfaqësimi i akuzës në gjykatë për çështjen e rrëmbimit të djalit të biznesmenit vlonjat, Sulo Shehu;
- Kontrabandën e cigareve të Durrësit, ku u arrestuan dhe u dënuan rreth 15 të pandehur, mes tyre ish-vëllai i kryebashkiakut të Durrësit, tashmë deputetit Lefter Koka, Leonardi;


- Çështjen e vrasjes së Fatmir Ramës, apo i njohur si "Miri i Xhikës", pronarit të kompleksit sportiv "Kartodromi", të pandehurin Lavdërim Tufa;
- Ka hetuar dhe përfaqësuar gjithashtu akuzën në gjyq ndaj të pandehurit që qëlloi me pistoletë gjyqtaren e Fierit brenda ambienteve të gjykatës;
- Dosjen e "bandës" së Gazmend Brrakës apo të njohur si "Gaxhai i Vlorës" (katër prej tyre kanë marrë dënimin me "burgim të përjetshëm");
- Bashkë me prokurorin Ardian Nezha kanë hetuar dhe përfaqësuar akuzën në gjyq për rrëmbimin dhe vrasjen e mjekut nga Hasi Behar Kastrati, e shumë dosje të tjera.


Kush është prokurori Ardian NEZHA

TIRANË - Ardian Nezha, i datëlindjes 1972, nga Rrësheni, por me banim në Tiranë, është prokurori i dytë që po heton dosjen e vrasjes së katër agjentëve të policisë nga dora e të arrestuarit Dritan Dajti. Prokurori Nezha, që në fillim të vitit 1995 punon me detyrën e prokurorit, ku fillimisht, për tre vite ka qenë prokuror i thjeshtë në Dibër dhe më pas për tre vite të tjera, në Mirditë (Rreshen), është emëruar drejtues i kësaj prokurorie, detyrë të cilën e ka ushtruar për tre vite të tjera.


Me ngritjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, prokuror Nezha është emëruar në këtë prokurori, ku vazhdon punën prej pesë vitesh tashmë. Gjatë punës 14-vjeçare si prokuror, Ardian Nezha ka proceduar e përfaqësuar akuzën në gjykatë në shumë procese të rëndësishme penale, mes tyre:


- Të dënuarin tashmë me burgim të përjetshëm për vrasjen e shefit të krimeve në Pukë, shtetasin Marin Molla;
- Vrasjen e policit në Rrëshen bashkë me djalin e tij, ku janë dënuar tre autorët;
- Vjedhjen e Bankës Amerikane në Tiranë, ku u dënuan dy persona;
- Ka hetuar i komanduar në Prokurorinë e Elbasanit çështjen e vrasjes së basketbollistëve të Korçës, ku janë dënuar tre veta;
- Ka hetuar dhe dorëzuar në gjykatë dosjen e shtetasit Afrim Hasani, që vrau dy policët e Kukësit vetëm pak muaj më parë në fshatin Shëmri;
- Si dhe bashkë me prokurorin Eugen Beçi, kanë hetuar e gjykuar tre të dënuarit tashmë të rrëmbimit dhe vrasjes së mjekut të Hasit, Behar Kastrati, e shumë dosje të tjera.


Kush është gjyqtarja Maresela BALILI

TIRANË - Marsela Balili, e lindur në Vlorë, por me banim në Tiranë, është gjyqtare e dalë nga dyert e Shkollës së Magjistraturës që nga viti 1999 dhe me mbarimin e shkollës është emëruar gjyqtare.


Fillimisht, për pesë vite ka punuar pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë, ku njihet për vendimin e dënimit të disa shtetasve nga Himara për thirrje e urrejtje nacionale. Më pas, që nga ngritja e Gjykatës së Krimeve të Rënda është emëruar gjyqtare pranë kësaj gjykate.


Për 5 vitet e punës së saj si gjyqtare pranë kësaj gjykate, është përballur me procese të rëndësishme penale, si kryesuese dhe si anëtare e pesëshes gjykuese. Ndër dosjet më të bujshme që ajo ka qenë kryesuese janë:


- Ajo e grupit të Nikolin Cakos, të njohur ndryshe si grupi i "Go Ëest"-it, që falsifikonin pasaporta dhe viza të 24 shteteve të botës;
- Vijon procesin gjyqësor të dosjes së dytë të pandehurve, të cilësuar si anëtarë të "bandës" së Lushnjës.


Ende konfuzion me mbrojtjen e Dajtit

Lidhur me avokatin që do mbrojë Dritan Dajtin në gjyq, ka një konfuzion në rritje. Avokati që e ka mbrojtur në proceset e mëparshme gjyqësore, thotë se nuk ka marrë njoftim as nga gjykata as nga klienti, dhe se ndodhet aktualisht me pushime.


Disa avokatë të kërkuar këto ditë nga të afërm të të akuzuarit, kanë refuzuar të marrin çështjen. Ndërkohë avokati i caktuar "kryesisht" nga Gjykata, i cili ka marrë pjesë në seancën e dhënies së masës së arrestit, me sa duket ende nuk është konsultuar me të akuzuarin.


Gjatë ditës së dhënies së masës së arrestit, ka patur kontradikta mes thënieve të tij dhe atyre që prokuroria dhe gjykata konfirmuan se ka thënë Dajti në sallën e gjyqit.


Sipas avokatit, Dajti tha në sallë se policët donin ta vrisnin. Sipas prokurorëve, një deklarim i tillë në sallë nga Dajti nuk është bërë. Ai ka pretenduar se kishte 150 mijë euro me vete dhe se reagoi për tu mbrojtur nga ata që iu dukën si grabitës.


Dy versionet në fakt përjashtojnë njëra tjetrën. Sepse nëse Dajti e ka ditur se janë policë dhe kanë dashur ta vrasin, nuk ka se si të deklarojë se i kujtoi për grabitës dhe nuk e dinte se ishin policë.


Madje Dajti, në deklaratat para gjykatëses Balili ka thënë se ishte ai që i kërkoi policit që i vuri prangat që "mos ta godiste por ta vriste më mirë" dhe se (sipas Dajtit) ai i është përgjigjur "ti duhet të vuash".


Këto kontradikta në deklarime mes avokatit dhe deklarimeve në sallë të të pandehurit, pritet të sqarohen në seancat e ardhshme gjyqësore,

Nishani e Prençi, ngushëllime nga trupi diplomatik


Kreu i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi dhe Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, kanë marrë mesazhe ngushëllimi nga përfaqësues të ndryshëm të trupit diplomatik në vendin tonë si dhe nga përfaqësues të organizatave të huaja të akredituara. Ambasadori i SHBA-së, XHon Uidhers, thotë në mesazhin e tij, për Nishanin dhe Prençin.


"Me ndjenjën e një humbjeje të tmerrshme mësuam për vdekjen në krye të detyrës të Oficerëve Fatos Xhani, Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj, dhe Altin Dizdari.


Vdekja e këtyre katër Oficerëve të përkushtuar të Policisë dëshmon rëndësinë e madhë të punës së tyre dhe na sjell në kujtesë çmimin e tmerrshëm që kërkon zbatimi i kësaj detyre. Kolegët e mi dhe Unë ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta dhe të zemrës për ju dhe për të gjithë anëtarët e përkushtuar të Policisë së Shtetit.


Ne ju përcjellim simpatinë tonë të thellë për familjet e tyre për humbjen e tyre". Ndërkaq mesazh ka dërguar Ambasadori I OSBE-së, Robetrt Bosh, Sekretari i Interpolit, Robert Noble, Drejtoresha e Interforce, Ana Poxhi, si dhe ambasadori I Zvicrës, Xhon Ruhof ( John Ruhoff), e përfaqësues të tjerë.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #19 : Gusht 15, 2009, 12:28:44 PD »

Rigjenden xhupi i Duçkollarit dhe kapelja e Xhanit, ishin zhdukur ditën e masakrës


TIRANË- Vetëm pesë ditë pas ngjarjes makabre të ndodhur në Durrës, ku gjatë operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit ky i fundit vrau me gjakftohtësi katër agjentët e policisë dhe shokun e tij, uniformat blu gjejnë xhupin e agjentit Artur Duçkollari dhe kapelën e drejtuesit Fatos Xhani.


Ky lajm konfirmohet nga zyrtarët e institucionit të akuzës, të cilët sqaruan se që nga dita e ngjarjes nuk gjendej xhupi i Duçkollarit me mbishkrimin "policia" dhe kapela që mbante Xhani me mbishkrimin "GOS" (Grupi i Operacioneve Speciale).


Sendet e dy oficerëve ishin hequr nga trupi i viktimave në Spitalin e Durrësit, në kohën kur janë ekzaminuar trupat e tyre duke i hedhur diku anash tavolinës së punës. Këta rroba bashkë me sendet e tjera personale ishin marrë nga kolegët e tyre agjentë, të cilët i kishin shoqëruar të vrarit për në Spital.


Prokurorët e çështjes, të yshtur edhe nga pamjet filmike të regjistruar nga një pushues që po filmonte ngarkimin e trupave të agjentëve të vrarë në makinë, ka evidentuar xhupin me mbishkrimin "policia" që nuk ndodhej i administruar si provë materiale.


Menjëherë i është kërkuar Policisë së Durrësit ky informacion, të cilët pas kontaktit me agjentët e tjerë të këtij operacioni i kanë gjetur sendet personale të Duçkollarit dhe Xhanit, duke i sjellë në prokurori.


Mësohet se xhupi i Duçkollarit ka tre vrima plumbi si dhe është i mavijosur nga ngjyra e gjakut të agjentit tashmë të vrarë, që është dërguar dje në laboratorin e Institutit të Policisë Shkencore për ekzaminim.


Gjithashtu, edhe kapela që drejtuesi i operacionit Xhani e kishte të veshur me mbishkrimin "GOS", është sjellë nga kolegët e tij, ku dukej qartë vrima e hyrjes së plumbit dhe dalja e tij.


Edhe kjo kapele është dërguar për ekzaminim.
Sendet në fjalë janë të rëndësishëm për hetimin, sepse janë prova që rrëzojnë pretendimin e të shumëkërkuarit të ngritur në Gjykatë se "nuk e dija që ishin policë".

*************************************************************


TIRANË - Këqyrja e aparateve celularë dhe SIM-kartave të sekuestruara në vendin e ngjarjes, që përdoreshin nga Dritan Dajti dhe kunati i tij Ergest Xhoxhi, nëse do ketë hetim serioz dhe ndëshkime reale, mund të nxjerrin përgjegjësi të rënda në piramidën e shtetit.


Nga këqyrja ka rezultuar se ata komunikonin vazhdimisht me pesë efektivë të uniformave blu me grada të ndryshme.


Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme të cilët saktësuan se i arrestuari Dajti, që kreu vrasjen e katër agjentëve të policisë, dhe kunati i tij Xhoxhi komunikonin vazhdimisht në telefon me këta pesë efektivë policie. Madje, kanë qenë aq të sigurtë në paprekshmërinë e tyre sa disa nga bisedat janë bërë në numra telefoni të dhënë nga Ministria e Brendshme, pra që kanë dyshifrorin 41.


"Nga këqyrja e aparateve telefonike dhe SIM-kartave të sekuestruara pas arrestimit të shtetasit Dritan Dajti dhe Ergest Xhoxhi, janë gjetur pese numra oficerësh të policisë, të cilët kanë në përdorim nr. me 41 që kanë komunikuar me dy të arrestuarit, - thanë burimet.

Nga këqyrja e celularëve del se ata komunikonin vazhdimisht, sidomos njëri prej tyre. Ky ka komunikuar me kunatin e Dajtit në telefon edhe vetëm dy orë para se të ndodhte masakra si dhe një natë para këtij operacioni.


Edhe zyrtarë të Policisë së Shtetit e kanë konfirmuar këtë, duke shtuar se institucioni i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB-ja) ka filluar hetimet për të sqaruar pozicionet e oficerëve në fjalë dhe marrëdhëniet me të shumëkërkuarin Dritan Dajti.


Një oficer policie me të cilin kishte komunikim të vazhdueshëm Ergest Xhorxhi i përket policisë së Durrësit.


Është konstatuar se oficeri (i identifikuar nga prokuroria) gjatë komunikimit disa minutash me Xhoxhin një natë para masakrës, përveç të tjerave, i ka kërkuar madje këtij të fundit të mos e merrte më tek numri i punës me 41 por tek "numri tjetër".


"Edhe rreth dy orë para arrestimit të Dajtit dhe kunatit të tij Xhoxhi ka qenë ky oficer që ka pasur një bisedë të shkurtër me kunatin e të shumëkërkuarit",- thanë burimet.


Thuajse të gjithë personat, efektivë të policisë që i ka dalë emri deri më tani nga këqyrja e aparateve celulare të Dajtit dhe Xhoxhit janë marrë në pyetje, ndërsa priten zbardhjet e tjera të tabulateve telefonike për të zgjidhur enigmën nëse ka patur dekonspirim të operacionit të policisë për arrestimin e të dënuarit me 25 vjet burg për vrasje dhe arratisje.


Gjatë ditës së djeshme, hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vetë dy prokurorët e çështjes Ardian Nezha e Eugen Beçi, kanë marrë në pyetje disa nga agjentët e policisë që kanë marrë pjesë në aksionin e arrestimit të Dajtit dhe që i kanë shpëtuar plumbave të tij.


Gjithashtu, janë pyetur edhe disa efektivë të policisë së Durrësit të cilët menjëherë pas fillimit të krismave të armëve mes agjentëve të policisë dhe Dajtit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, poshtë një pallati gjashtë katesh në afërsi të rrugës që të dërgon tek pista "Iliria" në qytetin bregdetar të Durrësit.


Leka nuk ndodhet në Tiranë dhe thotë që nuk ka ende një kërkesë zyrtare nga i pandehuri

Dajti refuzon marrjen në pyetje "Dua avokatin Ardian Leka"


TIRANË- Dritan Dajti, i shtruar në njërën nga dhomat e katit të dytë të Spitalit të Burgut ku po mjekohet për plumbat e marrë në trup, refuzoi të merret në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda duke kërkuar avokatin e tij të dikurshëm Ardian Leka të jetë i pranishëm.


Ky lajm konfirmohet nga zyrtarët e institucionit të akuzës, të cilët shtuan se i arrestuari nuk ka pranuar të japë shpjegime për ngjarjen pa praninë e avokatit.


"Menjëherë pas ngjarjes dhe pasi është stabilizuar gjendja e tij shëndetësore, hetuesit dhe prokurorët e çështjes kanë shkuar në Spitalin e Burgut ku ndodhet i shtruar i arrestuari Dritan Dajti për ta marrë në pyetje.


Por, në momentin që i është komunikuar rregulli ligjor që ka të drejtë të mos përgjigjet pa praninë e avokatit, Dajti ka shfrytëzuar më së miri këtë mundësi që ia jep ligji, duke u shprehur se "nuk dua të flas dhe as të pyetem pa praninë e avokatit Ardian Leka",-thuhet nga burimet e prokurorisë.


Pas kësaj kërkese të Dajtit, prokurorët e çështjes Ardian Nezha e Eugen Beçi, duke tentuar të zbardhin sa më shpejt ngjarjen dhe versionin e "vrasësit" të katër agjentëve të policisë, kanë kontaktuar me avokatin Leka, i cili i ka vënë në dijeni hetuesit se ndodhet me pushime.


"Unë nuk jam ftuar apo njoftuar ende nga familjarët e ish-klientit tim Dritan Dajti në rast se do kontaktohet prej tyre do të shoh ç'mund të bëj, por, për momentin ndodhem me pushime jashtë Tiranës. Kur të kthehem do të shoh nëse kam një kërkesë nga Dajti apo familja e tij, do ta shqyrtoj dhe pastaj do të vendos që ta mbroj apo jo",-mësohet t'i ketë thënë zyrtarëve të Prokurorisë avokati Ardian Leka.


Mos pranimi i marrjes në pyetje nga vetë Dritan Dajti dhe Ergest Xhoxhi ka bërë që prokurorët e çështjes të mbesin pa versionin zyrtar të dy të arrestuarve mbi mesditën e së premtes më 7 gusht 2009 në Durrës.


Dajti nuk pranon në takimin me prokurorët avokatin Ponari

Ndërkohë, vetë Dajti edhe pse ka pranuar që Gjykata gjatë seancës gjyqësore të vleftësimit të arrestit dhe caktimit të masës së sigurisë, t'i caktojë kryesisht avokatin Remzi Ponari si përfaqësues ligjor të interesave të tij, Dajti këtë të fundit nuk e ka pranuar që të asistojë në marrjen e tij në pyetje nga prokuroria.


Ergest Xhoxhi nuk pranon të firmosë deponimin që bëri vetë

Ndërsa, gjatë kësaj kohe, hetuesit kanë marrë shpjegimet e të arrestuarit tjetër, Ergest Xhoxhi, por pas "rrëfimit" të tij për katër orë edhe ky i arrestuar në fund të deklarimit nuk ka pranuar të firmosë procesverbalin e dëshmisë së tij.


Dajti, gjendja shëndetësore normale, njërin plumb e ka ende në trup

Ndërkaq, burimet zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të kontaktuar nga "Shekulli" për gjendjen shëndetësore të të arrestuarit Dritan Dajti që ndodhet në dhomat e Spitalit të Burgut, janë shprehur se "gjendja shëndetësore e tij është normalizuar". "Shtetasi i arrestuar Dritan Dajti, është vendosur në një dhomë të vetme dhe po trajtohet me medikamentet e rekomanduara nga mjekët për plagët që ka.


Gjendja e tij është stabilizuar, pasi i është hequr sonda e ushqimit dhe aparatura e pastrimit të gjakut nga mushkëria",-thanë burimet pranë këtij institucioni, duke shtuar se "dhimbje ka vetëm në pjesën e majtë të legenit para ku ende nuk i është hequr plumbi i plagosjes".


Sipas akuzës, i dënuari me 25 vjet burg për vrasje dhe arratisje, Dajti, mesditën e së premtes ka marrë tre plumba në trup, një në parakrah në afërsi të bërrylit, një poshtë kraharorit mes brinjëve që i ka prekur mushkërinë dhe një në këmbën e majtë, konkretisht në legenin para. Plumbin në zonën e legenit e ka ende në trup.


Armët e agjentëve dhe Dajtit, ende në ekspertizë

TIRANË - Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet, ka dërguar pranë laboratorit të Institutit të Policisë Shkencore në Ministrinë e Brendshme, armët e agjentëve të përdorura në ditën e arrestimit të Dritan Dajtit dhe dy pistoletat e këtij të fundit, nga të cilat mbetën të vrarë katër agjentët dhe "ushtari" i tij besnik, Ledion Mara.


Sipas burimeve zyrtare pranë institucionit të akuzës, konfirmohet se armët e sekuestruara në vendin e ngjarjes që janë përdorur nga i dënuari me 25 vjet burg Dritan Dajti për vrasjen e agjentëve të policisë, janë dërguar për ekzaminim balistik pranë këtij laboratori.


Ku përveç ekzaminimit të gëzhojave të gjetura dhe plumbave që ndodheshin në trupat e agjentëve të vrarë, është kërkuar edhe krahasueshmëria e gëzhojave të gjetura në ngjarje të ndryshme, ku është dyshuar se Dajti ka qenë protagonist.


"Dy pistoletat, njëra "Glock" dhe tjetra "Revolver" që janë përdorur nga Dritan Dajti ditën e 7 gushtit, janë dërguar në laborator për ekzaminim, për të bërë ndër të tjera edhe krahasueshmërinë e gëzhojave të gjetura në ngjarje të ndryshme, ku janë ekzekutuar persona të njohur të biznesit apo rivalë të tij",-thanë burimet.


Gjithashtu, prokuroria ka dërguar për ekzaminim balistik dhe për gjendjen e tyre funksionale armët personale të agjentëve që kanë marrë pjesë ditën e 7 gushtit në operacionin e arrestimit të Dritan Dajtit dhe shoqëruesve të tij.


Në ekspertizë edhe "kallashi që nuk shkrepi"

"Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas marrjes në pyetje të 12 agjentëve të Njësisë së Operacioneve Speciale pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të cilët kanë marrë pjesë në operacionin e arrestimit të Dritan Dajtit, ka kërkuar nga këta të fundit të dorëzojnë armët e përdorura mesditën e 7 gushtit në Durrës. 12 agjentët e policisë, ditën e ngjarjes kishin në përdorim 9 pistoleta të tipit "Bereta", dy prej agjentëve me automatik të tipit "Tomson" dhe njëri me automatik "Kallashnikov".


Të gjithë këto armët janë dërguar në laboratorin e Ministrisë së Brendshme për ekzaminim, për të nxjerrë edhe armët e cilit agjent kanë plagosur Dajtin dhe cila nga këto armë ka shfaqur problemin e bllokimit. Pasi mendohet se arma e tipit "Kallashnikov" është bllokuar duke mos shkrepur në drejtim të Dajtit që po qëllonte oficerët një nga një.

Kush është gjyqtarja Marsela BALILI

Gjyqtarja Marsela Balili, do jetë gjyqtarja që do ndjekë gjithë fazën hetimore të procesit ndaj Dritan Dajtit.


Znj.Balili e lindur në Vlorë, por me banim në Tiranë, është gjyqtare e dalë nga dyert e Shkollës së Magjistraturës që nga viti 1999. Me mbarimin e shkollës është emëruar gjyqtare.


Fillimisht, për pesë vite ka punuar pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë, ku njihet për vendimin e dënimit të disa shtetasve nga Himara për thirrje e urrejtje nacionale.
Më pas, që nga ngritja e Gjykatës së Krimeve të Rënda është emëruar gjyqtare pranë kësaj gjykate.


Për 5 vitet e punës së saj si gjyqtare pranë kësaj gjykate, është përballur me procese të rëndësishme penale, si kryesuese dhe si anëtare e pesësheve gjykuese. Ndër dosjet më të bujshme ku ajo ka qenë kryesuese e trupit gjykues janë:
-Ajo e grupit të Nikolin Cakos, të njohur ndryshe si grupi i "Go Ëest"-it, që falsifikonin pasaporta dhe viza të 24 shteteve të botës;
-Vijon procesin gjyqësor të dosjes së dytë të pandehurve, të cilësuar si anëtarë të "bandës" së Lushnjës.


Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #18 : Gusht 15, 2009, 12:27:33 PD »


Dajti, SMS nga celulari i oficerit të policisë, 20 minuta para masakrës
Flamur Vezaj | 14/08/2009 |

TIRANË - Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB-ja), menjëherë pas identifikimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të pesë numrave të oficerëve të efektivëve blu që komunikonin me shumë të kërkuarin Dritan Dajti dhe kunatin e tij Ergest Xhoxhi ka nisur hetimet ndaj këtyre punonjësve.


Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Ministrisë së Brendshme, të cilët saktësuan se SHKB-ja ka nisur një verifikim të hollësishëm mbi marrëdhëniet e tyre me Dajtin dhe disa persona të tjerë rreth tij.


Hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kryeqytet, pas këqyrjes së emrave dhe numrave të regjistruara në aparatet celularë dhe SIM-kartat e sekuestruara që përdoreshin nga i arrestuari Dritan Dajtit dhe kunati i tij Ergest Xhoxhi kanë konstatuar se ata komunikonin vazhdimisht me pesë efektivë policie që kishin në përdorim numrat zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, me 06941xxxxx.


Janë marrë në oyetje të 5 efektivët e policisë, emrat dhe numrat e të cilëve janë gjetur në aparatet celulare dhe SIM-kartat e sekuestruara të Dajtit dhe kunatit të tij Xhoxhi.


Prokuroria e Krimeve të Rënda, po kryen verifikimin e të gjitha hyrje daljeve të bëra nga celularët e sekuestruar këto gjashtë muajt e fundit, por të dhënat ku janë përqendruar më shumë janë telefonatat e kryera në këto tre ditët e fundit, para arrestimit të tyre më 7 gusht 2009 në zonën e plazhit të Durrësit.


Dje, pas publikimit në media të ekzistencës së 5 numrave policorë në celularët e Dajti-Xhoxhit, prokuroria ia ka servirur hetuesve të SHKB-së të dhënat që ka grumbulluar. Personat në fjalë janë efektivë të policisë së Tiranës, Durrësit e Peshkopisë, ndërsa njëri prej këtyre pesë oficerëve prej ca kohe ishte liruar nga detyra dhe ka statusin e ish-policit",- thanë burimet e nga Ministria e Brendshme.


Pranë institucionit të akuzës konfirmuan për "Shekullin" se njëri nga oficerët e Durrësit, mban detyrë të lartë në zyrën antikrim për njerën zonë të Durrësit.


Vetëm 20 minuta para se forcat e Njësisë së Operacioneve Speciale të kryeqytetit të ndërhyjnë për arrestimin e Dajtit, ky oficer antikrim i ka dërguar një SMS elektronik kunatit të të shumë kërkuarit Xhoxhit.


Përmbajtja e saj nuk bëhet e ditur. Por rrethanat e ngjarjes hedhin dyshime të forta se SMS-ja në fjalë mund ta ketë informuar Dajtin për vëzhgimin që po i bëhej nga policia e ardhur nga kryeqyteti dhe grupin e agjentëve të policisë që po e ndiqnin .


I njëjti person dy orë para dhe një natë para ndërhyrjes për arrestimin e Dajtit ka komunikuar me kunatin e të shumë kërkuarit. Në fund të njërës prej bisedave i ka thënë edhe që të mos e telefononte në nr. e punës me 06941xxxxx.


LEJE


Babai i Dajtit kërkon leje për vizitë në Spitalin e Burgut, prokuroria nuk e lejon


TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet, paraditen e djeshme i refuzoi kërkesën për herë të dytë familjes së Dritan Dajtit për ta vizituar djalin e tyre në Spitalin e Burgut. Babai i Dritan Dajtit, Hasan Dajti, rreth orës 10:30 minuta të ditës së djeshme, është paraqitur në recepsionin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.


67- vjeçari me çehre të zbehur, zë të ngjizur nga pleqëria, dhe pamje serioze i ka kërkuar punonjësit të sigurisë së institucionit të akuzës takim me dy prokurorët e çështjes Eugen Beçi e Ardian Nezha.


Efektivi i sigurisë i ndërtesës, kërkoi fillimisht nga Dajti që ta vinte në dijeni për arsyen e takimit të dy prokurorëve. Babai i Dritan Dajtit, i ka thënë se kërkonte leje hyrëse për në Spitalin e Burgut, për të vizituar djalin e plagosur.


Pas parashtrimit të kësaj kërkese, zyrtarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i kanë thënë "Jo" për kërkesën. Mësohet se argumentimi i mos dhënies së kësaj lejeje, është refuzimi i Dritan Dajtit gjatë këtyre ditëve për t'u marrë në pyetje nga prokuroria.


"Nuk mund të lejojmë takimin e familjarëve me të paraburgosurin, sipas Kodit të Procedurës Penale, kur e shohim të arsyeshme se takimi mes tyre mund të dëmtojë hetimin.


Familjarët e Dritan Dajtit nuk mund ta takojnë të paraburgosurin përderisa ai nuk është pyetur ende nga prokurorët e çështjes për ngjarjen e 7 gushtit në Durrës, - thuhet nga prokuroria.


Pak ditë më parë, me të njëjtën arsye, prokuroria refuzoi edhe kërkesën e bashkëshortes së Dritan Dajtit , duke mos e lejuar që të hynte në Spitalin e Burgut për ta vizituar të plagosurin.


Sipas akuzës, mungesa e dëshmisë së tij zyrtare për versionin e ngjarjes ka bërë që atij t'i ndalohen vizitat e familjarëve në Spitalin e Burgut. Dy ditë më parë, Dajti nuk pranoi t'iu përgjigjej pyetjeve të prokurorëve që shkuan në Spitalin e Burgut.


Ai ka refuzuar të japë dëshminë e tij mbi ngjarjen pa praninë e avokatit të tij të dikurshëm, Ardian Leka, i cili ndodhet me pushime jashtë Tiranës. Çështja e avokatit mbrojtës të Dajtit, po zvarritet. Avokati Leka, nuk ndodhet në Tiranë.


Familjarët e të arrestuarit Dritan Dajti dhe kunatit të tij Ergest Xhoxhi, mund të caktojnë një avokat tjetër për mbrojtjen e interesave ligjore të të arrestuarve, duke filluar nga java e ardhshme.


Ndërsa, avokatin Remzi Ponari të caktuar kryesisht nga Gjykata gjatë vleftësimit të arrestit dhe caktimit të masës së sigurisë, mësohet se i arrestuari Dajti dhe Xhoxhi si dhe familjarët e tyre e kanë refuzuar që ai t'i mbrojë interesat e tyre ligjore gjatë fazës hetimore.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #17 : Gusht 15, 2009, 12:26:10 PD »

Berisha: Lufta ndaj krimit ka një çmim. PS: Berisha liroi kriminelë për zgjedhjet


TIRANË- Pas deklaratës së kryeministrit për tolerancë zero ndaj krimit në takimin me krerët e Policisë së Shtetit ka reaguar Partia Socialiste.

"Tragjedia e Durrësit është shprehja më alarmante e kalbjes së shtetit në duart e një pushteti të korruptuar e të inkriminuar. Berisha të japë llogari për bashkëpunimin me krimin gjatë zgjedhjeve dhe lirimin e dhjetëra kriminelëve nga burgjet me leje të paligjshme për të ndihmuar qeverinë në një fushatë të pashembullt presionesh ndaj opozitës"- ka deklaruar sot Arta Dade nga selia e PS-së.

Sipas saj, PS-ja disponon prova dhe fakte rrëqethëse, që i janë bërë me dije partnerëve ndërkombëtarë dhe do i bëhen të ditura edhe opinionit publik shqiptar për bashkëpunimin konstant të këtij pushteti me krimin.

"Sali Berisha nuk mund të fshihet pas sakrificave të uniformave blu dhe thirrjet e tij për tolerancë zero janë pa asnjë kuptim pas bashkëpunimit të tij me të dënuar të rrezikshmërisë së lartë për ta mbajtur një pushtet që nuk buron nga vota e lirë e popullit, po nga deformimi i plotë i saj"- tha ajo.


Berisha: Lufta ndaj krimit e ka një çmim

Pesë ditë pas masakrës së Durrësit, ku mbetën të vdekur katër efektivë policie në operacion për kapjen e Dritan Dajti, kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Ai ka deklaruar se do të veprohet me tolerancë zero ndaj krimit ka shprehur ngushëllimet e tij për 4 jetët e humbura në përballje me krimin dhe ka garantuar se do të bëhen të gjitha përpjekjet për pajisjen e policisë me mjetet për të ruajtur sigurinë e tyre.

"Lufta ndaj këtij fenomeni ka një çmim, por ky çmim duhet të jetë sa më i vogël"- tha Berisha gjatë takimit, duke garantuar se ligjet për luftën ndaj krimit do të rishqyrtohen.

Sipas tij, thelbësore është pajisja e policisë me çdo mjet për të ruajtur sigurinë e gjithsecilit.

Në takimin e zhvilluar ishin efektivë të policisë dhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani.

Duke folur për arrestimin e Dritan Dajtit, kreu i qeverisë tha se asgjësimi i tij nuk u bë sepse u zbatua ligji. "Dajti ishe një rrezik për Shqipërinë dhe vendet e tjera. Ndaj bandës së tij u dëshmua tolerancë zero", tha Berisha.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #16 : Gusht 15, 2009, 12:25:21 PD »


Masakra e Durrësit, Sindikata e Policisë: Të dorëhiqet Nishani
Shekulli Online | 14/08/2009 |

TIRANË- Sindikata e Policisë ka kërkuar sot dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, veprim që duhet të bëhej sipas saj fill pas masakrës së Durrësit, ku 4 efektivë të policisë gjetën vdekjen në operacionin për kapjen e të shumëkërkuarit Dritan Dajti.
Gjatë një prononcimi për mediat, kryetari i Sindikatës Valentin Macaj ka deklaruar se aksioni që shpuri në vrasjen e katër oficerëve të policisë në Durrës është dekonspiruar, e për këtë Nishani si kreu i dikasterit duhet të japë dorëheqjen.
"Është anashkaluar përgjegjësia e drejtuesve dhe shitja e informacionit ndaj Ministri Nishani duhet të dorëhiqet", - tha ai.
Më tej ai u ndal në problemet që shfaqen sot në forcat e policisë, ku theksoi se ka dyshime për përfshirje të policisë në grupe kriminale. Për këtë ai ka propozuar edhe ngritjen e një Task Force për të kontrolluar pasuritë e tyre.
Një ditë më parë sindikata e Policëve kerkoi rikthimin e ligjit për pensionet suplementare të policëve të rënë në krye të detyrës,
Përmes një komunikimi me media, sindikata i është drejtuar me disa kërkesa qeverisë, duke kërkuar prej saj të mbajë premtimet që bën për policinë.
"Janë gjithsej 6 policë që kanë rënë në krye të detyrës në vitin 2009, ndërsa ata ende nuk kanë përfituar siguracionin e jetës", thanë drejtues të Sindikatës
Ata kanë kërkuar shtesë page për vjetërsinë në punë edhe në radhët e efektivëve të policisë.
Apeli i sindikatës vjen një ditë pas takimit të kreut të qeverisë, Sali Berisha me drejtues të Policisë së Shtetit, ku premtoi rikthim të ligjit dhe status të ri për policët e rënë në krye të detyrës.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #15 : Gusht 15, 2009, 12:23:03 PD »

Dajti, ‘luftë’ në Spanjë me agjentët e Interpolit
» Dërguar më: 14/08/2009 -


Klodiana Lala

Vetëm 60 ditë më parë, Dritan Dajti i ka shpëtuar për një fije arrestimit. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit bëjnë të ditur se autori i masakrës së Durrësit ishte pikasur nga agjentët e Interpolit në Spanjë dhe po mbahej nën vëzhgim për t’u vënë në pranga. Personi i superkërkuar jo vetëm nga drejtësia shqiptare, por edhe shumë shtete të tjera, është përplasur me armë me agjentët dhe ka mundur t’u shpëtojë nga duart. Nuk dihet ende sesi ka mundur të hyjë në territorin shqiptar, por mbi bazën e informacioneve të ardhura nga Spanja, ka nisur dhe gjurmimi këmba-këmbës i tij, derisa u pikas në Durrës, ku shkaktoi dhe masakrën. Të njëjtat burime pohojnë faktin se Dajti u ka shpëtuar agjentëve të Interpolit dhe në disa shtete të tjera europiane.
Arratisja
Njeriu i masakrës duket se ia ka marrë dorën më së miri arratisjeve. Ndërsa ia doli mbanë në vitin 2003, kur u largua nga Gjykata e Tiranës, duket se nuk e ka pasur të vështirë t’i lërë me “gisht” në gojë agjentët e Interpolit. Nuk bëhet fjalë për operacionet e organizuara nga policia shqiptare, por për një ndërhyrje të dështuar në shtetin spanjoll, ku Dritan Dajti ishte pikasur dhe vënë nën vëzhgim. Rrezikshmëria e këtij personi duket se i kapërcen të gjitha caqet, teksa nuk ka nguruar të shkrepë armën as mbi agjentët e huaj. Burime zyrtare të policisë së Shtetit e pohuan faktin se Dajti ka mundur t’i shpëtojë operacionit në Spanjë dy muaj më parë. Madje dyshohet se ka mundur t’u shpëtojë dhe disa operacioneve të tjera të organizuara në vende të ndryshme europiane, për të cilat policia e Shtetit disponon material të detajuar.
I shumëkërkuari
Dritan Dajti njihet si një prej personave më të rrezikshëm në botën e krimit. Ai mundi të arratisej në vitin 2003 nga gjykata e Tiranës dhe prej atëherë policia nuk kishte mundur t’i vinte prangat. Madje, shumë operacione për kapjen e tij kishin dështuar dhe dyshimet janë se dekonspiroheshin nga vetë forcat e rendit. Një javë më parë policia lokalizoi vendndodhjen e tij në një pallat pranë pistës “Iliria” në Durrës dhe teksa ndërhyri për ta prangosur, pësoi humbje të mëdha. Katër oficerët e policisë, Fatos Xhani, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feska u qëlluan për vdekje nga Dajti. Ai vrau aksidentalisht dhe mikun e tij, Ledion Mara. Vetë i dënuari për vrasjen e biznesmenit Agim Beqaj dhjetë vite më parë, mbeti i plagosur dhe u vu në pranga.
Identifikuar
Albkallmeti
Administrator
Full Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 106


Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #14 : Gusht 13, 2009, 05:24:19 PD »

Dritan Dajti, listë me “gjobat” e biznesmenëve
» Dërguar më: 13/08/2009


• Vertetohen dyshimet se Dritan Dajti ishte nje gjobvenes ndaj biznesit. Personat qe kishte vene ne shenjester ishin biznesmene shume te fuiqishem. Prokuroria sekuestron bllokun, një ndërtues paguesi i fundit, te cilit vetem pak javë më parë, Dajti i “voli” 500 mijë euro.

TIRANE-Një listë me emrat e biznesmenëve më të fuqishëm në vend dhe me numrat e tyre të telefonit përkrah, që iu gjet të shumëkërkuarit Dritan Dajti, nuk do ta çudiste aspak policinë shqiptare. Burime nga prokuroria konfirmuan faktet per Gazeta Shqiptare. Prej kohësh dyshimet se njeriu që u mori jetën katër efektivëve të policisë gjashtë ditë më parë në Durrës, ishte kapo i një grupi kriminal që vinte gjoba bizneseve, ishin mjaft të forta. Madje, policia kishte shtënë në dorë dhe prova që vërtetonin se Dajti ishte kapo i këtij grupi kriminal. Por, gjetja e listës me emrat konkretë të biznesmenëve dhe numrat e tyre të telefonit janë një tjetër provë komprometuese për super të kërkuarin. Kjo listë i është dorëzuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila do të hetojë për të zbardhur të gjitha rastet e gjobëvënieve. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se në këtë listë ishte dhe emri i një biznesmeni të fuqishëm të ndërtimit, i cili pak kohë më parë i kishte dorëzuar Dajtit shumën prej 500 mijë eurosh. Madje, për t’u bërë dorëzimi i shumës së majme të parave, është përdorur një tjetër biznesmen i njohur kryeqytetas që operon po në fushën e ndërtimit.
Nderkohe Prokuroria e Krimeve të Rënda prej dy ditësh po këqyr 10 telefonat celularë dhe kartat sim që iu gjetën të shumëkërkuarit Dritan Dajti në momentin e arrestimit. Vetëm përmes tyre dhe zbardhjeve të thirrjeve telefonike nga kompanitë celulare, hetuesit mund të arrijnë në gjurmët e personave që kanë ndihmuar të dënuarin për vrasjen e biznesmenit Beqaj. Ajo çfarë ka çuditur prokurorët, është se në telefonat e Dajtit janë gjetur një mori numrash të personazheve mjaft të njohur të politikës apo dhe punonjës të policisë së Shtetit. Nuk dihet ende nëse Dajti ka komunikuar me këto numra apo thjesht i kishte të regjistruar në celular për t’i përdorur atëherë kur mund t’i nevojiteshin.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #13 : Gusht 10, 2009, 01:02:29 MD »


Gjykata, arrest me burg për Dajtin dhe Xhaxhin. Lirohet Elvis Karoli
Shekulli Online | 10/08/2009

TIRANË- Gjykata ka caktuar sot arrest me burg pa afat për Dritan Dajtin. E njëjta masë sigurie është caktuar edhe për kunatin e tij, Erges Xhaxhi, drejtues i automjetit me të cilën lëvizte Dajti ditën e masakrës së Durrës, ndërkohë që është lënë i lirë në sallën e gjyqit, Elvis Karoli, një nga të dyshuarit si bashkëpunëtor të Dajtit.

Elvis Karoli u la i lirë në sallën e gjyqit për mungesë provash. Ai ka pranuar se e njeh Dajtin, por nuk ka pranuar të ketë qenë pjesëmarrës i veprimtarive të tij kriminale. Pas kësaj, gjykata vendosi "detyrim paraqitjeje" për Karolin, sa herë t'i bëhet një kërkesë e tillë.

Dritan Dajti u shoqërua nën masa të rrepta sigurie për në Gjykatë rreth orës 10.00, në pritje të vlerësimit të masës së sigurisë. Ndonëse ishte thënë se masa e tij do të bëhej në Spitalin e Burgut, kushtet shëndetësore kanë lejuar që të ndryshohej vendimi dhe ai së bashku me dy të arrestuarit e tjerë për masakrën e Durrësit të shoqërohej për në gjykatë.

Dy prokurorët e çështjes janë Ardian Nezha dhe Eugen Beçi që lexuan akuzën dhe kërkuan arrestin burg pa afat për Dajtin, ndërkohë që gjykatëse është Marsela Balili.
Avokati Alban Bengasi mësohet se do mbrojë me sa duket vetëm Xhoxhin, kunatin e Dajtit, kurse ky vetë do mbrohet nga zyra ligjore e avokatit Ardian Leka dhe Ardian Kasapi.

Janë të njëjtët që kanë mbrojtur Dajtin në dy çështjet e tjera penale, ku është dënuar me 20 vjet burg për vrasjen dhe 9 vite burg për "arratisjen", që në bashkim dënimesh, në total është dënuar me 25 vjet heqje lirie. Ndërsa avokati Alban Bengasi, është kërkuar nga vetë i arrestuari Xhoxhi.

Ndaj të arrestuarit Dritan Dajti rëndon akuza e "vrasjes në rrethana cilësuese" të dy apo më shumë personave ndaj katër agjentëve të policisë; "vrasjen pa dashje" të Ledion Mares; "vrasjes në rrethana cilësuese" të mbetur në tentativë, si dhe "armëmbajtje pa leje" në bashkëpunim.

Ndërsa ndaj të arrestuarit Ergest Xhoxhi rëndojnë të gjithë akuzat e mësipërme, por në pozicionin e bashkëpunëtorit dhe jo ekzekutorit.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #12 : Gusht 08, 2009, 04:02:20 MD »

Me keto do merret shteti dhe jo me budallalleqet qe bejne ato.Jane 4 bije nenash qe lane jeten per te kapur nje kriminel i cili ishte i lire vete nga shteti.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #11 : Gusht 08, 2009, 01:42:32 MD »

Vrasja e policeve, homazhe edhe ne Prishtine
08/08/2009 19:35

Vrasja e policeve, homazhe edhe ne Prishtine
Dhimbja per humbjen tragjike te jetes se 4 oficereve te policise u ndie edhe ne Prishtine.

Ambasada Shqiptare ne kryeqytetin kosovar, hapi dyert per t’u dhene mundesine mijera qytetareve e personaliteteve politike te shprehnin ngushellimet dhe te benin homazhe ne nderim te te reneve ne luften kunder krimit. Ne ambasaden shqiptare ne kryeqytetin kosovar, flamuri kombetar eshte ulur ne gjysmeshtize.

Ne nder te kolegeve te tyre, nje grup pjesetaresh te Policise se Kosoves me ne krye me Shpend Maxhunin, zyrtar i Ministrise se Brendshme, kane ngushelluar zyrtaret e Ambasades Shqiptare ne Prishtine.

Pas shprehjes se ngushellimeve, uniformat blu te Policise se Kosoves kane bere homazhe ne nder te kolegeve te tyre ne Shqiperi. Telegrame ngushellimi ka derguar edhe ministri i Puneve te Brendshme, Zenun Pjazaiti, drejtuar homologut te tij Bujar Nishani.
 
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #10 : Gusht 08, 2009, 01:41:45 MD »


Masakra ne Durres, ngushellime nga presidenti Sejdiu
08/08/2009 12:40

Masakra ne Durres, ngushellime nga presidenti Sejdiu
Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu u ka derguar telegrame presidentit te Republikes se Shqiperise, Bamir Topi, dhe kryeministrit Sali Berisha, ku u shprehur  ngushellimet me te sinqerta te popullit dhe te institucioneve te Kosoves per vrasjen e djeshme te kater policeve te shtetit ne Durres.

“Ju shpreh ngushellimet me te sinqerta per vrasjen mizore te kater policeve, te cilet dhane jeten e tyre, ne qytetin e Durresit, per te mbrojtur lirine, dinjitetin njerezor, paqen dhe sigurine e te gjithe qytetareve te Republikes se Shqiperise”, thuhet ne telegramin derguar presidentit Topi.

Nderkaq ne telegramin derguar kryeministrit Berisha, presidenti Sejdiu nder te tjera thekson: “Ju lutem, i nderuar Kryeminister, pranoni sigurine e konsiderates sime me te larte, si dhe respektin e madh per luften tuaj te pakompromis dhe te shtetit shqiptar kunder krimit te organizuar dhe formave te tjera qe e cenojne lirine, sigurine dhe te ardhmen evropiane te qytetareve te Republikes se Shqiperise dhe te rajonit tone ne pergjithesi!”.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #9 : Gusht 08, 2009, 09:19:18 PD »

U jepet lamtumira e fundit 4 policëve të vrarë. Sot Zi Kombëtare
» Dërguar më: 08/08/2009 -
• Homazhe në nderim të 4 policëve të vrarë që humbën jetën gjatë një shkëmbimi armësh me një të shumëkërkuar u zhvilluan sot në Pallatin e Kongreseve. Klasa politike, familjarë, kolegë e qytetarë të thjeshtë nderuan veprën e policëve që u flijuan para kohe si dhe i përcollën ata për në banesen e fundit. Krere të shtetit lëshuan mesazhe për zbatim të ligjit. Trupat e pajetë u varrosën në varrezat e Dëshmorëve.
POLICET E VRARE
FOTO NGA VENDI I NGJARJES
SHTETI MESAZHE NGUSHELLIMI
HOMAZHET PER 4 DESHMORET Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE-
Nis ceremonia mortore ne Varrezat e Deshmoreve

Ora 14:10-Menjehere pas perfundimit te homazheme, trupat e pajete te 4 policeve te vrare ne krye te detyres u derguan ne Varrezat e Deshmoreve ku u varrosen me nderimet perkatese. Nen ritmin e muzikes funebre familjaret dhe koleget u pershendeten per te fundit here me te dashurit e tyre.
te papermbajtshme kane qene lotet per kedo qe mori pjese ne funeral, qe preken edhe perfaqesues te larte te shtetit.
Ministri i Brendshem Bujar Nishani mbajti nje fjalim ne nderim te kujtimit te tyre duke theksuar se "ata do te mbeten gjalle perjete ne zemrat e cdo shqiptari". Te pranishem Presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli si dhe shume perfaqesues te forcave te ndryshme politike, te majta dhe te djathta.

Mbyllen homazhet

Ora 13:40-Përfundojnë homazhet në nderim të 4 policëve të vrarë dje në krye të detyrës nga një i super i kërkuar. Homazhet u zhvilluan nga ora 11:20-13:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Për mbi një orë e gjysmë disa qindra qytetarë, personalitete të larta të shtetit, mes të cilëve Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, përfaqësues të forcave politike etj, nderuan kujtimin dhe veprën e 4 Dëshmorëve të Atdheut.
Dita e sotme është shpallur Ditë Zie Kombëtare nga Këshilli i Ministrave, ndërsa katër punonjësit e policisë janë shpallur Dëshmorë të Atdheut dhe do të prehen në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.

Topalli: Ndjehem e prekur, ngushëllime familjarëve

Ora 12:50-Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli u shpreh se “Shqipëria sot humbi 4 bij që dhanë jetën për sigurinë e vendit”. Në një prononcim për mediat kryeparlamentarja u shpreh se ndjehet thellësisht e pikëlluar për ngjarjen e rëndë ndaj u uroi familjarëve të viktimave, ngushëllimet më të sinqerta. “Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Saimir Duçkollari dhe Altin Dizdari janë katër bij që dhanë jetën në përlasje me krimin e organizuar. Ata dëshmuan se ranë në krye të detyrës. U shpreh nënave, fëmijave të tyre se ndjehem thellësisht e pikëlluar për humbjen e të dashurve të tyre”, tha Topalli duke falënderuar për punën e Policisë së Shtetit në operacionet për kapjen e kriminelëve.

Berisha: Ligji do të veprojë me ashpërsinë më të madhe

Ora 12:40- Kryeministri Sali Berisha siguroi sot se "verdikti dhe ligji do të veprojnë me ashpërsinë më të madhe duke i dhënë ndëshkimin e merituar krimit".
Kreu i Qeverisë zhvilloi sot homazhe para trupave të katër punonjësve të policisë, Drejtues Fatos Haqir Xhani, kryeinspektorët Kastriot Çlirim Feskaj, Saimir Islam Duçkollari dhe Altin Idriz Dizdari, të cilët ranë në krye të detyrës një ditë më parë në përpjekje për kapjen e të shumëkërkuarit Dritan Dajti.
"Ky krim i shëmtuar i një bande kriminale, e cila do të marrë ndëshkimin më të madh nga organet e drejtësisë, kam bindjen më të thellë se nuk do të cënojë aspak vendosmërinë e forcave tona të rendit për t'i dhënë kriminelëve dhe krimit të organizuar përgjigjen me tolerancë zero, sikundër deri më sot", u shpreh Kryeministri.

Topi: Të zbardhet ngjarja tragjike, të vendoset ligji

Ora 12:15- Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi zhvilloi të shtunën pas mesdite homazhe në nderim të katër policëve të rënë në krye të detyrës një ditë më parë dhe më pas, në një prononcim për mediat, deklaroi se “institucionet e specializuara duhet të bëjnë zbardhjen e plotë të këtij momenti tragjik për të dhënë edhe njëherë mesazhin e fortë që duhet të vij nga çdo institucion për vendosjen e ligjit në çdo lloj strukture të shtetit shqiptar”.

Krerë të shtetit e politikës nderojnë policët

Ora 12:35-Krerë të shtetit, Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, Ministri i Brendshëm Bujar Nishani e përfaqësues të tjerë të qeverisë, politikës kanë kryer homazhe në nderim të 4 policëve të vrarë para pak castesh në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Ata kanë takuar familjarët e të rënëve dhe kanë lënë shënimet përkatëse në librin e kujtimeve.

Homazhe për 4 policet e vrare. Sot Zi Kombetare

Ora 11:00-Qindra persona, shumica efektivë policie, familjarë e përfaqësues të shtetit e politikës i janë drejtuar dyerve të Pallatit të Kongreseve për ti dhënë lamtumirën e fundit miqve të tyre që humbën jetën gjatë tentativës për arrestimin e një të shumëkërkuari. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari, Kastriot Feska, efektivët e martuar dhe më fëmijë “ranë në krye të detyrës në një operacion që ndërmorën për të kapur kriminelin më të kërkuar dhe më të rrezikshëm të analeve të krimit shqiptar, Dritan Dajtin dhe bandën e tij”.
Qeveria i shpalli ata dje dëshmorë të Atdheut dhe sot në kujtim të veprimtarisë, kujtimit të veprës, trimërisë, heroizmit dhe sakrificës së tyre sublime dita e sotme u shpall në ditë zie. Flamujt kombëtarë në të gjitha institucionet shtetërore janë ulur në gjysmë shtize”. Sot në orën 12:00, në nderim të katër dëshmorëve të Atdheut u ndërpre çdo veprimtari dhe u mbajt 1 minutë heshtje.
Identifikuar
Albkallmeti
Administrator
Full Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 106


Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #8 : Gusht 08, 2009, 01:59:55 PD »

Dritan Dajti, vret 4 police

E Shtune, 08 Gusht 2009

Durres- Arrestimi i te shumekerkuarit Dritan Dajti, i ka kushtuar Policise se Shtetit, me shtrenjte nga cfare e mendonte. Kater agjente te vrare, mes te cileve edhe shefi i Sektorit te Operacioneve Speciale dhe nje i vdekur, qe mendohet te jete miku i te arratisurit nga Gjykata e Tiranes me 2003, i quajtur Ledion Mara nga Lushnja, me precedente penale. Mes te lenduarve mesohet se jane kunati dhe nipi i Dajtit, qe po merren ne pyetje dhe tre kalimtare, mes te cileve nje femije 10 vjec, te gjithe jashte rrezikut per jeten. I plagosur mbeti gjate perleshjes se armatosur edhe Dritan Dajti, 39 vjec, i denuar me 20 vjet burg per vrasjen e biznesmenit Agim Beqa dhe 9 vjet per arratisjen nga burgu. Masakra e kobshme ndodhi rreth ores 14:00, prane sektorit "Iliria" ne plazhin e Durresit, pak metra nga vilat qeveritare. I klasifikuari me kartele te kuqe nga Interpol Tirana dhe pjese e listes se 10 te shumekerkuarve me te rrezikshem ne Shqiperi, strehohej ne nje apartament ne afersi te pistes "Iliria", zona e vilave. Dyshohet se operacioni i policise eshte dekonspiruar, pasi bandes iu gjeten dy radio policie, sikurse edhe ne vitin 2005 po ne kete qytet. Policia tha se agjentet qe humben jeten jane Fatos Xhani, kreu operacionit, Saimir Duckollari, Kastriot Feska, e Altin Dizdari, agjente. Pak minuta me pas u arrestua dhe Erges Xhashi, qe gjendej ne shoqerine e Dajtit.

Operacioni

Gjithcka ka nisur mengjesin e djeshem, kur nje grup agjentesh te Zyres se Operacioneve Speciale te Policise se Shtetit, zbarkuan nga Tirana per ne Durres. Kane qene rreth 20 efektive, por nuk jane perfshire forca nga kryeqyteti apo nga Durresi. Ka rene ne sy mungesa e forcave speciale RENEA, qe ne kete rast ishin te domosdoshme, pasi Dritan Dajti, njeriu te cilin kerkonin, paraqitej person me rrezikshmeri te larte shoqerore dhe qe nuk kishte pranuar asnjehere dorezimin, duke u arratisur disa here ne operacione. Rreth mesdites jane piketuar zonat ku do te veprohej duke ndjekur levizjet e 39-vjecarit te akuzuar per vrasje dhe arratisje. Nje grup eshte vendosur prane pallatit ku strehohej Dajti, se bashku me grupin e tij, kurse te tjeret kane ndjekur levizjet e te dyshuarit neper qytetin e Durresit. Rreth ores 13:45 agjentet i jane vene pas 39-vjecarit qe levizte me nje fuoristrade me targa te huaja. "Pas informacioneve te marra per levizjet e personit shume te kerkuar Dritan Dajti, i cili strehohej ne nje banese ne afersi te pistes "Iliria", ne plazhin e Durresit, Sektori i Operacioneve Speciale prane Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, organizoi sherbime ne kete territor per identifikimin dhe kapjen e tij", njoftoi zedhenesi Klodian Branko.

Masakra

Rreth ores 13:45 sherbimet njoftuan se i shumekerkuari eshte afruar me nje makine "Volkswagen" tip "Tuareg", me ngjyre te erret, me targa te huaja CR 535 FR. "Kur makina kishte ndaluar, trupa e operacioneve speciale e ngarkuar me kete detyre, ka bere rrethimin e mjetit per te mundesuar arrestimin tij", thuhet ne njoftimin zyrtar. Por gjate nderhyrjes finale, i shumekerkuari Dritan Dajti, ne menyre te menjehershme ka qelluar me armen pistolete, ne drejtim te pese agjenteve qe e kishin rrethuar. Efektivet jane gjendur te befasuar pasi nuk e prisnin kete reagim dhe pretendonin ta prangosnin pa u ndjere. Plumbat e zbrazur nga karikatori kane lene te vdekur ne vend kater pjesetaret e trupes se operacioneve, perfshire edhe shefin e zyres Fatos Xhani. Tre agjentet e tjere te vrare, jane Saimir Duckollari, Kastriot Feska dhe Altin Dizdari. Kunderpergjigjja ka qene e menjehershme dhe ashtu te plagosur, efektivet kane shenjestruar Dajtin, duke e goditur disa here. I dyshuari ka marre plumba ne duar, kembe, bark edhe shpine. Gjate perleshjes se armatosur ka mbetur i vrare edhe Ledion Mara, 23-vjec nga Lushnja, i njohur si person me precedente penale, por qe policia zyrtarisht nuk ka deklaruar ende, nese ishte pjese e grupit apo ishte kalimtar ne ato momente. Ne lagje eshte krijuar nje kaos i vertete dhe teksa agjentet i jepnin ndihmen kolegeve duke i derguar ne spital, zona eshte rrethuar dhe brenda disa minutash perfunduan ne pranga kunati i Dritan Dajtit, nipi i tij dhe shoqeruesi Erges Xhaxhi 22-vjec, banues ne Tirane, qe drejtonte mjetin.

E. Arapi





Te vrare:

Fatos Xhani, 35-vjec, shef i sektorit te Operacioneve Speciale, Policia e Shtetit

Saimir Duckollari, 33-vjec, agjent i sektorit

Kastriot Feska, 40-vjec, agjent i sektorit

Altin Dizdari, 32-vjec, agjent i sektorit

Ledion Mara, 23-vjec, civil, me precedente penale, dyshohet si mik i Dajtit



Te plagosur:

Dritan Dajti, 39-vjec, i denuar per vrasje, i arrestuar

Dyshohet se jane plagosur kunati dhe nipi i tij

I arrestuar:

Erges Xhaxhi, 22-vjec, drejtues i fuoristrades



Sekuestruar:

Dy pistoleta

Dy radio policie

Nje fuoristrade "Tuareg", me targa te huaja
Identifikuar
Faqe: [1] 2
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!