Kallmeti Online
Shkurt 06, 2012, 09:13:05 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Gjekë Marinaj, më shumë se poet  (Lexuar 1135 here)
0 Anetare dhe 2 Vizitore po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Qershor 25, 2009, 10:25:12 PD »

Përkthimi i letërsisë shqipe, për herë të parë në një revistë amerikane
» Dërguar më: 25/06/2009 -



Për herë të parë letërsia shqipe dhe përk thimi i saj në gjuhën angleze, kanë zënë vend në faqet e revistës "Translation Review", "Kritika e Përkthimit". Ajo është revista më e madhe në botë për përkthimin nga gjuhët e tjera në anglisht, e cila botohet prej 30 vjetësh nga Universiteti i Teksasit, në Dallas të SHBA-së.
Numri 76 i kësaj reviste që publikohet dy herë në vit, i është kushtuar tërësisht letërsisë shqipe, përcjelljes së saj në botën anglishtfolëse dhe më tej, vështirësive me të cilat hasen përkthyesit etj. Revista është botuar falë punës së madhe të Gjekë Marinajt, një prej poetëve më të lexuar të viteve të fundit, i cili njëkohësisht ka një kontribut shumë të madh në prezantimin e letërsisë shqiptare në gjuhën angleze, përmes përkthimit të veprave të disa autorëve, por edhe të poezisë popullore shqiptare. Kopertina e revistës, si për t'i qëndruar besnik deri në fund karakterit të këtij numri të dedikuar tërësisht kulturës shqiptare, ka në ballinën e saj një vepër të artistit shqiptar, Andis Gjoni, të titulluar "Dedalus". Piktori dhe skenografi i njohur shqiptar, i cili prej vitesh ka një aktivitet të admirueshëm në SHBA, përcjell përmes kësaj pikture dhe njëherë temën me motive tradicionale shqiptare, duke i dhënë kësisoj dhe më shumë domethënien e ndjesisë dhe krijimtarisë shqipe botimit të kësaj antologjie përtej oqeanit.
Botimi
Botim i Universitetit të Teksasit në Dallas, "Kritika e Përkthimit", është revista zyrtare e Shoqatës së Përkthyesve Letrare Amerikanë, organizatë prej 80 mijë anëtarësh, shumica akademikë që paguajnë 60-80 dollarë në vit për anëtarësim. Ajo shpërndahet falas tek ata dhe në shumicën e librarive të universiteteve e qyteteve në Amerikë dhe Kanada. "Kritika e Përkthimit" hapet me një shkrim të Robert Elsie-s, shkrimtar, përkthyes dhe specialist i albanologjisë, i cili përbën 80 për qind të kapacitetit të përkthimeve letrare nga shqipja në anglisht, në mos më shumë. Ai bën një rishikim të shkurtër të letërsisë shqipe në botën anglishtfolëse, nga viti 1595, kur dhe u përkthye vepra e parë në këtë gjuhë, "Historia e Skënderbeut" e Marin Barletit, deri në ditët e sotme. Përmendet aty përkthimi "Këngët e Kreshnikëve", "Lahuta e Malësisë", "Bagëti e Bujqësi" apo pjesë nga vepra e Migjenit, Koliqit etj. Për të vijuar më pas me periudhën e soc-realizmit, ku spikasin përkthimet e veprave të shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare, Fatos Kongolit etj. Pjesë nga vepra e shumë autorëve të tjerë si Elvira Dones, Kim Mehmeti, Ylljet Aliçka, Lindita Arapi, Eqerem Basha, Fatos Lubonja, Teodor Laço, Dritëro Agolli etj, janë përfshirë në një antologji. "Me gjithë përpjekjet që janë bërë nga shumë shkrimtarë, përkthyes dhe botues në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë vendit, letërsia shqiptare mbetet jo fort e njohur në botën anglishtfolëse. Shumë kapituj të letërsisë shqipe mbeten për t'u zbuluar", - thotë Elsie, ndërsa nënvizon se problemi bazë për transmetimin e letërsisë shqipe ka qenë dhe mbetet mungesa e përkthyesve letrarë.
Në shkrimin e tij që hap këtë numër të botimit "Kritika e Përkthimit", Elsie kujton se në një konferencë përkthyesish të letërsisë shqipe, mbajtur në Shkodër në nëntor 2003, nën kujdesin e Ministrisë shqiptare të Kulturës, "kam vërejtur se unë personalisht përbëja 80 për qind të kapacitetit të përkthimeve letrare nga shqipja në anglisht. Ndaj, - shton ai, - mbetet shumë për t'u bërë për të dalë nga kjo ngushticë, dhe do të isha më se i kënaqur nëse ky prezantim i shkurtër do të frymëzonte ndokënd të merrte në dorë nismën, pasi nevoja është urgjente. Siç shprehet përkthyesi i njohur i letërsisë shqipe, s'ka gjë që autorët shqiptarë e kërkojnë më shumë sesa të shohin veprat e tyre të përkthyera në anglisht e të kenë kontakt direkt me botën. "Në fakt, - thotë ai, - disa autorë të paduruar kanë filluar tashmë t'i botojnë veprat e tyre privatisht në ca përkthime anglishteje të frikshme, jashtë çdo imagjinate, të cilat i kanë bërë vetë ose ua kanë bërë fëmijët që studiojnë anglisht në shkollë. Në 82 faqet e këtij botimi paraqiten një sërë artikujsh rreth kësaj problematike, të përgatitur nga përkthyes të letërsisë shqipe si Gjekë Marinaj, Frederik Tërneri, Piter. R. Prifti, Peter Morgani etj.
Përkthyesit
Në intervistën dhënë për Gjekë Marinajn, shkrimtari i njohur Ismail Kadare vlerëson rolin unik që luajnë përkthyesit në karrierën e çdo shkrimtari. "Padyshim, përkthyesit luajnë një rol unik në karrierën e çdo shkrimtari që krijon një reputacion ndërkombëtar. Nuk ka mënyrë tjetër të njohur për të përcjellë vlerat letrare përmes gjuhëve", - shprehet Kadare, ndërsa nënvizon se përkthyesit, si çdokush tjetër në botë, mund të jenë të spikatur, mesatarë ose të papërshtatshëm. "Në bazë të kësaj hierarkie, - vijon ai, - njeriu mundet po ashtu të përcaktojë rolin që ata luajnë për ta bërë të njohur një autor tek lexuesi i huaj". "Me fjalë të tjera, kur vjen puna tek përkthimi, çdo autor mund të jetë fantastikisht me fat, pak a shumë me fat ose krejt i pafat", - thotë Kadare, i cili përgjithësisht e konsideron veten me fat në këtë drejtim. Ndërsa Frederik Tërneri, i cili së bashku me Gjekë Marinajn kanë sjellë në vëmendje të audiencës anglishtfolëse disa prej poezive më të bukura të gurrës, ndalet tek metoda që ai ka përdorur për përkthimin e poezisë popullore shqiptare. "Nuk bëj përpjekje ta "anglishtizoj" gjuhën apo për ta sjellë në kohë, pasi shumica e këtyre poezive orale përmbajnë arkaizma që tregojnë versione më të hershme të tyre, si dhe pikëpamje shoqëruese tradicionale mbi botën", - shprehet ai. Ndërsa vë në dukje vështirësitë që ka hasur gjatë përkthimit të këtyre poezive të gurrës popullore, ku veçon poemën "Muji dhe tri zanat", ai thotë se "punoj mbi to pa ndryshuar kuptimin e përgjithshëm letrar". Të tjerë përkthyes të letërsisë shqipe, si Ron Berisha, Peter Golub dhe Laura Bouers, kanë bërë një rishikim të veprave të Rudolf Markut, Luljeta Lleshankut dhe Mujë Buçpapajt. Si përfundim mund të themi se botimi i këtij numri të revistës "Kritika e Përkthimit", kushtuar tërësisht letërsisë shqiptare, është një tjetër hap pozitiv dhe me shumë vlerë në drejtim të njohjes së mëtejshme të letërsisë sonë në botë.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Shkurt 25, 2009, 02:16:27 MD »


Gjekë Marinaj, më shumë se poet


Nga Adnan Mehmeti

Adnan Mehmeti Universi poetik i Gjekë Marinajt
- trokitje drejt majave

Poetët në përgjithësi dashurojnë marrëzisht, gjithmonë të rinj, gjithmonë të pangopur me natyrën dhe njërëzit. Nga pamja e jashtme duket se jetojnë si njerëz të zakonshëm, por në thellësi, ata janë ndryshe, ata jetojnë si poetë. Të jetosh si poet është një ndjenjë e veçantë - një formë eterike jete që pluskon hapësirat e ndërgjegjes në bulëzat e saj, për të kristalizuar esencën e vet në kristale vargjesh kuptimplotë. Ata i jepën vetëm muzës së tyre poetike, e cila iu përshkron shpirtin herë pas here, në mënyrë permanente dhe transcendente, shpesh e pakapshme, e padukshme, e nganjëherë e paarritshme. Kemi të bëjmë me një gjendje sureale që transfigurohet me fjalë e sentenca në figuracionet shumëdimensionale të artit frymëzues të shprehjes. Poetët e frymëzuar nga kjo "magji" i harrojnë dashnoret (për të mos thënë i duan më shumë), i harrojnë problemet e jetës, thashethemet e njerëzve, dhe diku në thellësinë e tyre e humbin orientimin e rutinës përditore: lartësohen e përsosen deri në perfeksion. Poetët futen pa bileta, pa pasaporta, pa kritere moshe, pa anëtarët e familjes, pa atdhe - futen ashtu fillikat në "botën tjetër", në botën e artit. Poetët nuk vdesin kurrë, vetëm "kalojnë në orën e njëzetepesë të ditës", - shprehet Gjekë Marinaj në një nga poezitë e tij.

Adnan Mehmeti - Gjekë Marinaj, më shumë se poet Parathënie

Në letrat shqipe, me hapa të sigurtë, ngjitet drejt majave të artit dhe të poezisë, një krijues relativisht i ri në moshë, por që vepra e tij letrare dëshmon për pjekuri krijuese, artistike dhe intelektuale. Letërsia e krijuar prej tij lexohet me ëndje. Është një figurë komplekse, e rrallë në letërsinë tonë: poet, përkthyes, editor, gazetar, publicist, pedagog. Gjeografia e tij krijuese fillon nga Shkodra, nga veriu i Shqipërisë, dhe vazhdon deri në skajin tjetër të globit, në Dallas të Teksasit, në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kemi të bëjmë me një emër të dëgjuar në Shqipëri, me një emër të dëgjuar në Evropë, me një emër të dëgjuar në Amerikë. Gjekë Marinaj e meriton këtë vëmendje - ai e justifikon plotësisht vëmendjen tonë. Marinaj ka një histori në vetvete, një histori ndryshe, një histori sa të dhimbshme, aq edhe interesante, sa kontraversale, aq edhe të lakmueshme. Një histori ku përballet ekzistenca e qenies me një nga gjinitë më esenciale të artit, poezinë, ku fluturimi imagjinar i poetit bëhet real dhe ku shpirti i dëlirët poetik bëhet shpëtimtar i qenies.

Në moshën 25 vjeçare, Marinaj boton në gazetën "Drita" poezinë "Kuajt", dhe nga pas e ndjek hija e vdekjes. Të vdesësh për një poezi, për fjalën e dëlirë, ose më saktë për ndjenjën e fjalës?! Absurd! "Kuajt" sollën për Gjekë Marinaj famën dhe telashet njëkohësisht, i rrëfyen atij spontanisht rrugën drejt lirisë, i imponuan horizonte dhe përvojë të re jetësore, që në mënyrë magjike, sikur me flatra, e shtynë drejt tokës së premtuar. Hingëllima e "Kuajve" i kujton atij pandashëm atë "copë" të vogël toke në kontinentin e vjetër, e kthen atje ku kaloi rininë në vuajtje e mjerim, atje ku kujtimet e rritjes i japin vlerë të veçantë qenies, atje ku dashuria ishte e ndaluar, dhe të duash ishte mëkat, atje ku bota e vogël ishte e mbyllur në vetvete dhe liria ishte e kufizuar, atje ku kafazi i lirisë asfiksonte sistematikisht shpirtin e çlirët e plot ndjenjë. Bile, edhe duke jetuar në Amerikë, poeti i ri përforcon bindjen se "Bota nuk është tërësisht e bukur"!

Si nxënës i disiplinuar e skrupuloz, me të arritur në Amerikë, Gjekë Marinaj nuk u mbyll në vetvete, nuk pretendoi hakmarrje e urrejtje ndaj të kaluarës së tij jo edhe aq të lumtur. Atë që nuk kishte mundësi ta bënte në Shqipëri, për shkaqe ekonomike e politike, filloi ta bënte në Amerikën e lirë. Por, kjo nuk ishte e lehtë. Duke vlerësuar alternativat në jetë, ai studioi në një fushë që nuk kishte asgjë të përbashkët me profesionin e tij të preferuar letërsinë.

Gjekë Marinaj është i dashuruar pas poezisë. Duke kaluar kufirin ilegalisht në natën e 12 shtatorit 1990, kur vdekja rrinte pezull dhe e përgjonte në çdo hap, ai mbante në kurriz edhe disa libra me poezi. Simbolikisht, poezia ishte "kryqi", që ai i besoi deri në fund edhe gjatë arratisjes nga sistemi komunist në Shqipëri. Tek poezia, Gjeka i ri gjente shprehjen e asaj forme lirie që shqiptarët nuk e kishin atëbotë. Poezia për Gjekën ishte universi i dashurisë së papërshkruar, ndjenja e fuqishme që e mbushte me jetë, me liri dhe ngjyrimit gri të jetës së asaj kohe i jepte kuptim, dhe ato ngjarje vazhdojnë të mbeten në kujtesën e kohës si film bardhë e zi.

Gjeka shprehet: "Për mua poezia është gjinia më superiore e artit. Vetëm në poezi mund të gjesh një përbërje të përbashkët gjeniale të arteve në një trup e shpirt të vetëm poetik: muzikalitetin imagjinues të një kompozitori, imazhin meditativ të një piktori, prozën e kondensuar të një romancieri, dramën vibruese të një dramaturgu e medikamentin shpirtëror të një lexuesi. Në një farë mënyre, unë jetoj për të lexuar e krijuar poezi".

I shtyrë nga çudirat që të afron mjekësia, natyrisht edhe nga mundësitë e punësimit që jep, Marinaj mbaroi studimet në Institutin Mjekësor ASPT të Arlingtonit. Kjo ishte një derë shumë e vogël alternative, për të siguruar të ardhurat në jetë. Më pas, duke punuar për shumë vite në turnin e natës, 12 orët e ditës, ishin të "mjaftueshme" për të studiuar në Shkencat e Përgjithëshme të Kolegjit Brookhaven, në Dallas. Gjithnjë në kërkim të zgjerimit të diapazonit të tij kulturor e profesional, në vitin 2002, Gjeka arriti të përfundojë Shkollën e Lartë të Arteve dhe të Humanitetit në Universitetin e Teksasit, në Dallas. Nga viti 2003 vazhdon studimet për "Master" në Degën për Letërsi Botërore në UTD. Paralelisht, ai punon si mësimdhënës në Richland College, në Richardson të Teksasit.

Gjatë kohës së studimeve, për rezultate të larta, Gjeka u nderua me titullin "Studenti i vitit" për dy vite rresht: 1997 dhe 1998, si dhe mori çmimin "Pena e artë" për krijimtari letrare. U nderua edhe me çmime të tjera letrare, siç është "International Poet of Merit Award" nga International Society of Poets. Gjekë Marinaj është ndër poetët e rrallë shqiptarë, emri i të cilit gjendet në 5 antologji poetike. 4 antologji poetike amerikane: "A Moment in Time" (1995), "A Muse of Fate" (1996), "Best Poems of the 90" (1999) dhe "Echoes from the Silence" (2003), si dhe në antologjinë e poetëve shqiptarë në rumanisht "Un alphabet al Poet albanese" (2003). Profili poetik i Gjekë Marinajt u plotësua me dy përmbledhjet e tij poetike: "Mos më ik larg" (1995) botuar në Shqipëri dhe "Infinit" (2000) botuar në Teksas. Të dy librat u pritën mjaft mirë si nga kritika letrare ashtu edhe nga lexuesit e vëmendshëm.

Hapat e gazetarisë që filluan në Vlorë, Gjeka i vazhdoi me dashuri e përkushtim. Puna e tij shumëvjeçare si gazetar u kurorëzua me librin e tij me intervista, me titullin simbolik "Ana tjetër e pasqyrës" (2003), botuar në Dallas të Teksasit.

Ndërsa si përkthyes, Gjeka nxori në dritë librat me përkthime "Ora e paqes" (2005) të poetit Gjerman-Amerikan Rainer Schulte, librin me poezi "Në shpellën e Platonit" të autorit të mirënjohur, kandidatit për çmimin Nobël në Letërsi, Frederick Turner, si dhe një antologji poetike me nëntë nga poetët më të mirë bashkëkohorë amerikanë. Ja mendimet e poetit Rudolf Marku për përkthimet e Gjekës, botuar te gazea "Koha Jonë":

"Shpella e Platonit" është përmbledhja e poezisë së F. Turner në përkthimin e poetit Gjek Marinaj. Përkthimi në përgjithësi, dhe sidomos përkthimi nga letërsia botnore në gjuhën shqipe, ka një rëndësi të asaj shkalle, sa shpesh herë ata lexues të vëmendshëm e mirënjohës që tek ne fatmirësisht nuk kanë qenë të paktë, e kanë më të lehtë të kujtojnë emnat e përkthyesve sesa të shumë krijuesve të krijimtarisë origjinale....

...Ashtu siç, ndodh me traditën e përkthyesit në realitetin shqiptar, Gjekë Marinaj ka meritën e zgjedhjes së saktë. Çfarë do të ishin përkthimet e Nolit, po qe se në vend të Servantasit p.sh., ai do kish përkthyer Nobelistin e tanishëm Parker? Akti i parë i përkthyesit të mirë fillon nga drejtorientimi në labirinthin e Bibliotekës Botnore. Dhe parimi asht jo se çfarë ke përkthyer, por çfarë ke lënë pa përkthyer. Në këtë pikëpamje "Shpella e Platonit" është një zgjedhje e saktë...

...Parathënia e librit, e shkruar nga poeti i talentuar dhe erudit Gjek Marinaj, asht një ese e kthjelltë jo veç për krijimtarinë e Frederick Turner. Titulli i librit "Shpella e Platonit" do na sugjerojë gjendjen lakuriqe të njeriut. Ne "Republikën" e tij, Platoni na thotë: "Përftyroni njerëzit tek jetojnë në një lloj shpelle të nëndheshme me një hyrje të gjatë e të shtrirë në drejtim nga hyn drita. I përfytyroni këta njerëz me këmbë dhe qafë të lidhur që nga fëmijëria e tyre, kështu që ata kanë ndejtë kështu në të njëjtin vend, të aftë që të shohin veç përpara, por të penguar nga prangat që të mund ta kthejnë kokën pas..."

"Çdo çast i madh në historinë e njerëzimit ka qenë fitore e entuziazmit të dikujt", thuaj se këto fjalë, poeti amerikan Emerson ia dedikonte publicistit Marinaj. Çuditërisht, sa më shumë që është i zënë me dy punët e tij, aq më tepër ai i "dhuron" vepra të reja kulturës shqiptare në Amerikë. Në vitin 1995, boton revistën letrare "Koha e poetëve" në shqip dhe anglisht; një "motër" e gazetës "Dielli" të Nolit.

Problemet me të cilat ballafaqohet editori i revistës, i plotëson më së miri edhe korrespodenca që Marinaj mban me krijuesit e tjerë: "Sot, artistët janë heronjtë më të ndershëm që ka kombi ynë. Të jesh sot artist do të thotë të shkyesh nga shpirti për të krijuar dhe të rrjepesh nga lëkura e kurrizit për të botuar. Por, ngaqë nuk mund ta lëmë pas dore këtë punë, nuk na e ka kush fajin", i shkruan Gjeka një kolegut të tij.

Emri i Gjekë Marinajt nuk është i dëgjuar vetëm në Amerikë. Për të shkruajnë gazetat në Tiranë e Shkodër, në Prishtinë e Shkup, në Ulqin e Bujanoc, në Athinë e Bukuresht, në Londër e Gjenevë, në Romë e Padovë, në Dallas, Boston e gjetkë. Ai është shembull i poetit modern. Kërkesat e tij ndaj vetes dhe të tjerëve janë tepër të larta. Ai punon pa pushim që të jetë i kënaqur qoftë edhe për një botim libri, reviste apo gazetë; qoftë për një tubim kulturor apo kombëtar; qoftë për një promovim libri. Njerëzit marrin mendime prej tij, i nderojnë dhe i respektojnë sugjerimet e tij, qoftë letrare apo artistike. Fjala e tij është shpresë për shumë poetë të rinj, që fillojnë t'i publikojnë përmbledhjet e para poetike. Madje edhe shkrimtarët e vjetër konsultohen me të për "ndonjë" temë letrare apo përkthim eventual në anglisht, etj.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!