Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 04:22:33 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Perseri termet.  (Lexuar 843 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #3 : Tetor 10, 2009, 03:31:21 PD »

Shënohen 3 tërmete në Korcë, Pogradec e Gramsh

• Rreth ores 02.30 te mengjesit lekundje termeti jane shënuar fillimisht ne Gramsh ndersa lekundjet te shkalles 3.4 Rihter jane shenuar edhe ne Gorice te Madhe ne Pogradec. Termeti i trete shenohet ne Korce me fuqi 4 balle

TIRANE-Tre termete janë shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm në disa zona në lindje të vendit, Korcë Pogradec e Gramsh duke vënë në panik banorët.
Rreth ores 02.30 te mengjesit lekundje termeti jane shënuar fillimisht ne Gramsh por nuk raportohen te dhena per deme materiale apo te lenduar. Lekundjet te shkalles 3.4 Rihter jane shenuar edhe ne Gorice te Madhe ne Pogradec, por dhe ketu nuk raportohen dëme ndërsa një tjetër lëkundje është ndjerë në Korcë. Magnituda e lëkundjeve ka qënë 4.2 shkalla Rihter, kurse epiqendra ka qënë në fshatin Sovjan të Korcës . tërmeti është dnjerë me një forcë 4 ballë në qytet, por fatmirësisht nuk raportohen dëme materiale. Sizmiologët bëjnë të ditur se thellësia e vatrës së tërmetit ka qënë 2 kilomtera nën tokë rreth 7 km larg Pogradecit. Lëkundjet në të treja qytetet janë ndjerë natën kur shumica e banorëve kanë qënë në gjumë. Lëkundjet kanë shkaktuar panik mes tyre.
Tërmetet në Shqipëri kanë qënë një dukuri natyrore shumë e shpeshte kohët e fundit. Tërmeti i fuqishëm në Dibër të Madhe në muajin shtator shkatërroi dhjetra shtëpi dhe la shumë familje të pastreha.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #2 : Shtator 09, 2009, 04:59:40 PD »

Tërmeti, banorët te tretën natë në qiell të hapur: Janë carë muret e shtëpive

EKSKLUZIVE/BANORET FLENE JASHTE  Version multimedial i ketij lajmi

DIBER-Qindra banorë të qarkut të Dibrës kaluan dhe natën e tretë në qiell të hapur. Përveçse familjet që tërmeti iu shkatërroi plotësisht banesat, e gdhinë dhe ata që kanë shtëpitë e dëmtuara. Të frikësuar nga lëkundjet e forta të shënuara mesnatën e së dielës si dhe lëkundjet e herëpashershme që kanë vijuar gjatë gjithë ditës së djeshme, banorët e komunave të Gjoricës dhe të Shupenzës në rrethin e Bulqizës dhe të komunave të tjera të qarkut të Dibrës nuk u strehuan në banesat e tyre të plasaritura.
Deshmite nga TVNews24
Banorët janë mbuluar me batanijë dhe sipër tyre kanë hedhur qese plastmasi për të fjetur të tretën natë radhazi jashtë. Gazetari I TVNews24, Amarildo Topi kaloi natën jashtë me banorët e Gjoricës. Familja Muca ku qëndroi gazetari Topi përbëhej prej 7 anëtarësh, babai, nëna dhe 5 fëmijët, dy prej tre në djep. Më i rrituri prej fëmijeve, Elona 12 vjec tregon se nata e së dielës kur ndjeu lëkundjet kanë qënë të tmerrshme dhe të frikshme. Por sic shton vajza, tmerri u shtua më pas. “Atë natë na shpëtoi babi, na nxorri të gjtihëve jashtë. Por sot kemi ftohtë, dridhemi, kemi ngrënë jashtë, flemë jashë, Kanë rënë muret e shtëpisë”. Edhe kryefamiljari Muca tregon se nuk mund të vazhdohet më kështu. “Është e papërballueshme. Nuk kam të ardhura të marr shtëpi me qera. E di krejt Gjorica sa I varfër jam. Në shtëpi nuk futesh dot, janë rrëzuar muret. Njerëz vijnë plot në fshat, na shohin, na pyesin dhe ikin”. Familja Muca shprehet se nuk ka marre cader dhe asnje lloj ndihme nga qeveria.

Si pasojë e qëndrimit në shi dhe në të ftohtin e natës, plot 40 fëmijë janë shtruar në Spitalin e qytetit të Bulqizës. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të këtij institucioni shëndetësor. Mjeku Shahin Kaja pohoi se dje ka pasur fluks pacientësh në këtë spital. Sipas Kajës, fëmijët që kanë probleme shëndetësore nga i ftohti janë nga Komuna e Gjoricës, Shupenzës dhe zona të tjera të prekur nga tërmeti.

Protestat dje
Ndërkohë, dita e dytë pas tërmetit ka sjellë dhe protestat e para. Dhjetëra banorë të Gjoricës dje u mblodhën para zyrave të komunës duke kërkuar çadra. Të revoltuar ata deklaruan se ndjehen të zhgënjyer nga qeveria dhe kryeministri Berisha. “Na premtuan, por nuk na sollën as çadra dhe as ushqime”, - thanë banorët e dëmtuar nga tërmeti. Ata u bënë apel instancave qeveritare që t’i sistemojnë në banesa me qira, ose të ngrihet një kamp me çadra ku të strehohen përkohësisht. Nga ana tjetër, Prefektura e Dibrës nuk jep asnjë informacion rreth bilancit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. I pyetur në linjë telefonike nga televizioni News24, prefekti i Dibrës, Xhaferr Seiti pohoi se nuk është kompetencë e institucionit të tij që të informojë publikun për shtëpitë e shkatërruara dhe të dëmtuara.
Lëkundjet e tërmetit kanë vazhduar gjatë gjithë natës të së hënës dhe ditës së djeshme, gjë që ka bërë që banorët të kenë frikë të futen në shtëpitë e tyre. Burime nga Instituti Sizmologjik në Tiranë bëjnë me dije se ka pasur 15 lëkundje gjatë natës dhe se lëkundja më e fortë ka qenë me magnitudë 3 ballë. Sipas specialistëve, lëkundjet janë të natyrshme dhe do të vazhdojnë.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #1 : Shtator 08, 2009, 02:20:57 MD »

Berisha: Njerëzit në çadra, ndoshta u japim qira
» Dërguar më: 08/09/2009 - 11:27
Lajme te ngjashme
2005-2009, all scandals of “Berisha” government
• Datë: Jun 07, 2009


Kryeministri u premtoi banorëve ndërhyrje të shpejtë të strukturave shtetërore në rindërtimin e shtëpive dhe shkollave të dëmtuara. Berisha ishte dje në Gjoricë të Dibrës, epiqendra e tërmetit të rënë në vendin tonë të dielën në darkë, duke u gdhirë dita e hënë. “Familjet të cilave banesat u janë bërë të pabanueshme ose të rrezikshme për t’u banuar, do t’i sistemoni kundrejt qirave, në rast se gjeni shtëpi që kanë hapësirë tua ofrojmë; në rast të kundërt do të zgjidhni zonën më të mirë për të ndërtuar një kamp me çadra”, - deklaroi kryeministri në mbledhjen e shtabit të emergjencës. Banorët që do të rrinë me qira do ta përfitojnë banesën deri në momentin e përfundimit të ndërtimit të shtëpive. Po verifikohen dëmet në dy shkolla dhe kopshte, më pas qeveria do të vendosë nëse ato mund të bëhen gati për një javë, kur fillon viti i ri shkollor, apo procesi mësimor do të shtyhet edhe për disa ditë të tjera. Kryeministri bëri të ditur se të gjitha dëmet materiale do të duhet që fillimisht t’i verifikojnë banorët, pastaj do të ngrihen komisione ekspertësh, të cilët do të bëjnë verifikime të tjera dhe më pas do të bëhet kompensimi apo ndihma, në mënyrë që ata të ndërtojnë sa më shpejt të jetë e mundur banesën e re. “Ministria do të drejtojë bashkë me autoritetet vendore procesin e vlerësimit, në mënyrë që të fillojnë ndërhyrjet sa më shpejt që të jetë e mundur, sidomos në shtëpi, por edhe në ato një apo dy shkolla që janë bërë të papërshtatshme”, - vazhdoi fjalën e tij Berisha. Kryeministri theksoi se e kishte ndjekur gjatë gjithë kohës këtë situatë. “Mbrëmë e kam ndjekur gjatë gjithë kohës situatën, në kontakt me Ministrinë e Brendshme dhe me autoritetet lokale, sot në mëngjes gjithashtu”, - u shpreh ai.
Berisha vuri në dukje se nuk do të jetë problem furnizimi me ushqime, pasi ushtria do të jetë në gatishmëri të banorëve jo vetëm për të ngritur çadrat e kampit, por edhe për çdo nevojë që ata kanë për t’u rimëkëmbur sa më shpejt të jetë e mundur. “Shtabi duhet të vazhdojë të funksionojë deri në zhdukjen e faktorëve të fundit të këtij tërmeti. Qeveria do ta ndjekë në mënyrë konstante, do të përcaktojë të gjitha burimet për kapërcimin e këtyre pasojave”, - vuri në dukje Berisha.
Kryeministri ‘falenderoi Zotin’ që, ky tërmet nga më të fuqishmit të rënë në vendin tonë nuk solli viktima në njerëz, pasi sipas tij, kjo do të ishte më e rëndë për të gjithë shoqërinë. “Të falënderojmë Zotin që nuk ka pasur dëme në njerëz, pasi kjo do të kishte qenë shumë më e rëndë për ne. Unë u kam dhënë porosi drejtuesve lokalë dhe atyre në qendër, që të veprojnë sa më shpejt për të sistemuar ata që nuk kanë ku të banojnë dhe më pas të ndërmarrin sa më shpejt rindërtimin”, - theksoi në mbyllje të fjalës së tij Berisha.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« : Shtator 08, 2009, 09:17:22 PD »

KRUJE- Lëkundjet e tërmetit të fuqishëm që goditi mbrëmjen e së dielës Peshkopinë janë ndjerë edhe në fshatin Zallë të rrethit të Krujës.
Lëkundjet kanë dëmtuar dhjetëra banesa të këtij fshati. Banesat kanë pësuar carje duke e bërë të rrezikshme jetesën brenda tyre. Banorët e këtij fshati thonë se rreth 12 banesa kanë pësuar plasaritje serioze. Deri me tani askush nuk është interesuar për të parë gjendjen si dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara. Banoret i bëjnë apel shtetit, nëpërmjet NEWS24, t’i ndihmojë për të përballuar situatën.

Tërmeti i fuqishëm u regjistrua pak minuta para mesnatës së të dielës në juglindje të Peshkopisë. Instituti Sizmiologjik tha se lëkundja e parë, ndodhi në oren 23.49 dhe ka zgjatur 15 sekonda, nga ku me pas kanë vazhduar 59 lëkundje të tjera me intensitet më të vogël dhe ka qene me i fuqishme qe nga viti 1979. Mjaft banorë në zonen e prekur kaluan 2 netët e fundit jashtë ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe gjatë gjithë natës.
(s.g/BalkanWeb


Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!