|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #6 : Shtator 18, 2009, 11:11:50 PD » |
|
Kushtet në stadium, Shqipëria rrezikon gjobë nga FIFA
• Nga Altin Latifi Shqipëria rrezikon gjobë nga FIFA për shkak të mungesës së kushteve në stadiumin “Qemal Stafa”. Futbollistët danezë dhe arbitrat janë ankuar për mungesën e ujit të ngrohtë në dushe. Version multimedial i ketij lajmi
TIRANE- Post-ndeshja me Danimarkën ka dhuruar sërish një fund të hidhur për imazhin e Shqipërisë, pavarësisht se barazimi 1-1 bëri që vëmendja e shtypit botëror të kthehej nga Tirana. Gjithçka lidhet me kushtet që gjeti kombëtarja daneze në stadiumin “Qemal Stafa”, ndoshta një nga më të parehatshmit në Evropë. Nëse një natë përpara ndeshjes, një “inat” i drejtuesve të stadiumit bëri që Morten Olsen ta zhvillonte vetëm për 45 minuta seancën stërvitore për shkak se nuk u ndezën dritat, pas saj futbollistët janë detyruar të largohen pa bërë dush. Shkak për këtë është bërë mungesa e ujit të ngrohtë në dhomat e zhveshjes të futbollistëve danezë. Nga goja e delegatit u mësua gjithashtu, se uji i ngrohtë mungonte edhe në dhomën e arbitrave, që gjithashtu janë larguar nga stadiumi të palarë. Pas kësaj, Shqipëria pritet të marrë një gjobë të majme nga FIFA, që shkon në afro 30 mijë euro. Ndërkohë, Federata ka vendosur të shpërblejë me 30 mijë euro në total futbollistët e kombëtares për barazimin me danezët, që mund ta afrojë Shqipërinë në vazon e katërt për shortin e eleminatoreve të Botërorit. Barazimi ishte vendosur para ndeshjes si objektiv nga Federata dhe nga trajneri Kuzhe dhe në fund ai u arrit.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #5 : Shtator 18, 2009, 11:10:59 PD » |
|
Kushtet në stadiumin “Qemal Stafa”, larg standardeve të kërkuara
• Televizioni News24 ka siguruar pamje fotografike të ambienteve të brendshme të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, që tregojnë problemet e mëdha që ekzistojnë në këto ambiente. Këto probleme u bënë publike sidomos pas akuzave të danezëve, se në stadium nuk kishte ujë të ngrohtë në dushe, gjë që pritet të sjellë edhe një dënim të FIFA-s. Vëshguesi i FIFA-s, Plarent Kotherja thotë se ka shumë mangësi që duhen plotësuar.
TIRANE- Kushtet në stadiumin “Qemal Stafa” duken aspak të përshtatshme për një ndeshje ndërkombëtare. Televizioni News24 ka siguruar disa foto të ambienteve të brendshme të stadiumit që tregojnë kushte jo të mira dhe shumë larg standardeve për ndeshje ndërkombëtare. Ajo që duket qartë është papastërtia, mungesa e tualeteve për femra dhe amortizimi i sistemit të ndriçimit. “Kërkesat e Uefa-s dhe të Fifa-s janë shumë të gjëra, ne jemi shumë larg këtyre standardeve. Së pari shkallët e stadiumit duhet të jenë të pastra nga sendet e forta. Një nga vëretjet e fundit që na u bë nga delegati i FIFA.s në ndeshjen e fundit me Danimarkën ishte edhe prania e sendeve të tilla, ndërkohë që kontrolli jashtë stadiumit ishte shumë i rreptë, cka e bën gjendjen qesharake. FIFA ka standarde duke filluar nga ambientet publike si WC, dhe ambientet tona lenë për të dëshiruar. Një kërkesë e domosdoshme është që duhet të ketë tualet për femrat. Tjetër problem është ambienti i gazetarëve, të ketë më shumë vende dhe lidhje interneti. Kërkesat për përmirësimin e kushteve anë shumë të gjëra dhe shkojnë deri tek gjërat më banale si problemi i ujit të ngrohtë në dushe.” thekson vëshguesi i FIFA-s, Plarent Kotherja.
Stadiumi “Qemal Stafa” edhe pse i licencuar për ndeshje ndërkombëtare, shumë shpejt mund të mos lejohet më për zhvillimin e tyre. Ndërkohë FIFA pritet të sjellë një gjobë të majme për problemin e hasur nga danezët. Pas ndeshjes me Danimarkën në 9 shtator, futbollistët danezë por edhe arbitrat u larguan nga stadiumi duke mos bërë dushin e zakonshëm ose duke u larë me ujë të ftohtë. Një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të mosndezjes së kaldajave të ujit. Nga burime konfidenciale mësohet se FSHF do të kërkojë nga qeveria për ti dhënë asaj administrimin e stadiumit në mënyrë që të investojë dhe ta cojë në parametrat e duhura. Problemet me stadiumin zakonisht dalin në pah në ndeshjet e Kombëtares, kur edhe kontrolli i FIFA-a apo UEFA-s është më i madh. Por në fakt, fenomeni i mungesës së uit të ngrohtë apo kushtet e këqija e bënë “Qemal Stafën” një prej impianteve më të parehatshme në botë.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #4 : Shtator 10, 2009, 10:15:27 MD » |
|
Shqipëria ndal Danimarkën, kthen Portugalinë në lojë » Dërguar më: 10/09/2009 Altin Latifi
Shqipëria është bërë sërish një nga skuadrat përcaktuese të grupit 1, pasi ka barazuar 1-1 me Danimarkën mbrëmë në “Qemal Stafa”. Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar një ndeshje të madhe përballë danezëve, që vinin në Tiranë me petkun e kryesuesve të grupit dhe të një skuadre që deri tani nuk ka falur asgjë. Humbja 3-0 në Kopenhagen më 1 prill është dukur tepër i largët në sfidën e djeshme. Kuqezinjtë kanë treguar se janë kthyer në një skuadër që ka vazhdimësi dhe nuk shthuret në momentet e fundit, pikërisht ajo ç’ka kërkonte edhe Kuzhe. Skuadra nordike vinte pas një barazimi me Portugalinë dhe një fitore thuajse do ta kualifikonte, duke qenë se në dy ndeshjet e fundit do t’i duhej vetëm një barazim. Por, llogaritë e grupit 1 janë prishur pikërisht në “Qemal Stafa”. Në kushte të tillë, Danimarka nuk mund të tolerojë në sfidën e radhës përballë fqinjes së vet, Suedisë, ç’ka do të thotë se Portugalia e Kristiano Ronaldos është sërish në lojë për vendin e dytë, që të çon në fazën plejof. Ndonëse përballë ishte një skuadër e ftohtë, Shqipëria ka dhuruar emocione deri në çastet e fundit, ndërsa gabimet ishin të pakta falë edhe një Lorik Cane në një formë të jashtëzakonshme. Mesfushori i Sandërlendit ka qenë lideri i vërtetë i prapavijës, duke fituar çdo duel me sulmuesit shtatlartë të Danimarkës. Ndeshja Sfida e djeshme nisi me Danimarkën të kujdesshme, duke mos lejuar asgjë në prapavijë. Vetëm pas 7 minutash do të vinte gjuajtja e parë në portë, me autor Ervin Skelën. Në minutën e 12-të, danezët kanë shansin e parë të artë, pas një aksioni të Romedahl nga e djathta. Topi i futur prej tij në qendër gjen të lirë Tomason, që vetëm me Ujkanin, e dërgon për çudi jashtë. Në të 28-tën, Salihi del vetëm me portierin Sorensen pas pasimit të Bogdanit, por numri 1 i danezëve kontrolloin topin. Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Niklas Bendtner shënon golin e avantazhit. Një kros nga mesfusha i Poulsen gjen të lirë sulmuesin e Arsenalit, që e dërgon topin në rrjetë me kokë. Në pushim, Kuzhe nxjerr Beqirin për Hykën dhe Shqipëria sheh më shumë drejt portës. Kalojnë vetëm 5 minuta dhe Bogdani gjen golin e barazimit, pas një krosi të Dallkut që u devijua nga Salihi. Një moment që duket se ndryshoi tërësisht ndeshjen. Shqipëria më pas ka marrë frenat e lojës në dorë, duke mos rrezikuar thuajse asgjë mbrapa. Madje, danezët rrezikojnë të pësojnë golin e dytë. Në minutën e 57-të Dallku ka një mundësi të mirë, por godet lart me kokë pas një goditje këndi. Në të 73-tën, është Hyka që ka një mundësi të artë, pasi shmang një mbrojtës danez, por përballë portierit, godet jashtë. Rasti i vetëm i rrezikshëm për miqtë në pjesën e dytë do të vinte vetëm 10 minuta para përfundimit, me një top të nisur nga portieri Sorensen që gjen të papërgatitur mbrojtjen. Larsen del i vetëm, por Agolli largon në çastet e fundit.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
Krenare_shqiptare
Global Moderator
Full Member
    
Gjinia: 
Postime: 137
krenare shqiptare
|
 |
« Pergjigju #3 : Shtator 10, 2009, 07:27:47 PD » |
|
...shpresojme ne nje fitore shqiptare.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #2 : Shtator 10, 2009, 06:52:05 PD » |
|
Kuqezinjtë barazojnë ndaj Danimarkës
TIRANE-Ka përfunduar me rezultatin 1-1 ndeshja mes Kombëtares shqiptare dhe Danimarkës në stadiumin “Qemal Stafa”. Kombëtrja ka mundur të fitojë një pikë ndaj kryesueses së grupit , për eleminatoret e botërorit të ardhshëm.
Ndeshja ka nisur në favor të nordikëve të cilët kërkuan disa herë golin gjatë pjesës së parë. Në minutën e 40 një dalje e gabuar e portierit Ujkani ka bërë që topi i goditur nga Bendter të përfundojë në rrjetë. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-1. Në minuten e 51 të ndeshjes, kuqezinjtë kanë gjetur rrjetën kundërshtare me anë të Bogdanit. Ndeshja përfundon me rezultatin 1-1. Takimi i ardhshem i kuqezinjve do të jetë kundër Suedisë.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #1 : Shtator 08, 2009, 09:41:52 PD » |
|
Tërmeti në Shqipëri, tremben danezët » Dërguar më: 07/09/2009 -
• Drejtuesit e Federatës Daneze të Futbollit kanë dërguar njerëz në Shqipëri për të hetuar dhe mbledhur informacione mbi situatën pas tërmetit që ka rënë në Dibër. Futbollistët danezë kanë kërkuar informacion nëse mund të udhëtojnë drejt Tiranës për ndeshjen e të mërkurës apo jo. Version multimedial i ketij lajmi
TIRANE-Tërmeti i rënë në Shqipëri të dielën në mbrëmje vonë, ka trembur drejtuesit e Federatës Daneze dhe futbollistët e kombëtares së këtij vendi, para udhëtimit për në Tiranë. Gazeta më e madhe daneze, “Politiken”, raporton se lëkundjet prej 5.4 ballë të shkallës Rihter, i kanë bërë lojtarët të kërkojnë informacione të detajuara nëse mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë apo jo. Federata Daneze e Futbollit ka dërguar menjëherë në Shqipëri zëdhënësin e saj të shtypit, që do të hetojë dhe të mbledhë informacione mbi sigurinë dhe rrezikun që paraqitet për lojtarët. Drejtori i shtypit në Federatën Daneze, Lars Behrend tha se situata po vëzhgohet nga afër, por sipas tij, tërmeti më mirë që ndodhi të dielën se në ditët që kombëtarja e Danimarkës do të jetë në Tiranë. “Shpresojm që ai të mos përsëritet të martën, kur ne të jemi në Shqipëri”, tha ai. Një tërmet prej 5.4 ballësh, i shkallës Rihter, me qendër në Dibër, goditi të dielën vonë Shqipërinë, duke shkaktuar lëkundje të forta edhe në kryeqytet. Ndeshja Shqipëri-Danimarkë do të luhet të mërkurën në orën 20.30 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
|
|
|
|
« Ndryshimi I Fundit: Shtator 10, 2009, 10:14:13 MD nga Kallmeti & Lek Gjoka »
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« : Shtator 08, 2009, 09:40:17 PD » |
|
Sport, Danimarka mbërrin në Tiranë, gati të ndeshet në "Qemal Stafa"
• Danimarka ka mbërritur në Tiranë për ndeshjen e së mërkurës ndaj Shqipërisë, ku ajo do të kërkojë të arrijë kualifikimin duke fituar. Trajneri Morten Olsen ka në dispozicion një skuadër të plotë për këtë ndeshje. Version multimedial i ketij lajmi
TIRANE- Kombëtarja e Danimarkës ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të ndeshjes me Shqipërinë, në program të mërkurën në mbrëmje. Danezët vijnë në këtë sfidë me petkun e kryesuesve të grupit 1, teksa numërojnë deri tani 5 fitore dhe 2 barazime. Trajneri Morten Olsen ka në dispozicion të tij një skuadër të plotë për ndeshjen me Shqipërinë, pasi edhe portieri Tomas Sorensen është rikthyer në skuadër. Danimarka do të kërkojë të fitojë patjetër në ndeshjen e së mërkurës, për të bërë një hap të sigurt drejt kualifikimit në Botëror. Nordikët në dy ndeshjet e fundit do të presin në fushën e tyre Suedinë dhe Hungarinë, ç’ka e bën vendin e parë në grup për ta thuajse të sigurt. Për ndeshjen me Shqipërinë, trajneri Morten Olsen pritet të hedhë në sulm nga minuta e parë një formacion me dy sulmues, Larsen e Bendtner, të ndihmuar nga Martin Jorgensen. Ndeshja e fundit e danezëve në Tiranë, në tetor të vitit 2004, ka përfunduar me fitoren 2-0 të tyre, ndërsa këtë edicion, më 1 prill në Kopenhagen, ata fituan 3-0. Ndeshja Shqipëri-Danimarkë do të luhet në orën 20.30 të ditës së mërkurë dhe do të gjykohet nga një treshe arbitrash turq, me kryesor Kunejt Çakir.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|