|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #9 : Nëntor 02, 2009, 12:46:38 MD » |
|
Bill Klinton ne Kosove Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, ka mberritur kete mesdite në Prishtinë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së tij, e cila është vendosur në sheshin që mban pikërisht emrin e tij.
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #8 : Nëntor 02, 2009, 12:43:19 MD » |
|
Kosova Tisa, gjendet trupi i një fëmije një vjeçar.
PRISHTINE- Policia e Kosovës njofton se autoritetet në Serbi kanë gjetur trupin e një fëmijë njëvjeçar që është mbytur në tragjedinë e lumit Tisa. “Me datën 2 nëntor kemi pranuar informatën nga EULEX-i se, autoritetet e Serbisë kanë gjetur trupin e një fëmije një vjeçar. Identifikimi i këtij trupi është në proces”, thuhet në një komunikatë të policisë së Kosovës.
Numri i viktimave të rastit të ndodhur në lumin Tisa, të konfirmuar deri me tani, është nëntë persona, gjashtë janë gjetur nga autoritetet e Serbisë dhe tre nga autoritetet e Hungarisë. Policia e Kosovës, përmes EULEX-it, është njoftuar se autoritetet e Serbisë kanë gjetur në lumin Tisa trupin e një fëmije njëvjeçar dhe se identifikimi i tij është në proces, ndërsa deri më tani numri i konfirmuar i viktimave të rastit tragjik është nëntë persona.
Ndërsa, me qëllim që t’u gjendet në këto momente të vështira familjarëve të viktimave të tragjedisë së lumit Tisa, Zyra për media e Qeverisë së Kosovës bëri të ditur se kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim që të ndajë nga dhjetë mijë euro për secilën familje.
“Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të jetë e përkushtuar thellësisht që në bashkëpunim me institucionet përkatëse ndërkombëtare të marrë të gjitha masat e duhura që të gjenden shkaktarët e vërtetë të tragjedisë dhe ata të përgjigjen para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Po ashtu thuhet se Qeveria është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare për zbardhjen e fatit edhe të qytetarëve tjerë kosovarë, për të cilët ende nuk ka asnjë informacion.
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #7 : Shtator 30, 2009, 11:55:02 PD » |
|
Digjet flamuri maqedonas në Kosovë, Shkupi: Nuk duhet të ndizen tensione » Dërguar më: 29/09/2009 -
• Flamuri shtetëror i Maqedonisë është djegur në stadiumin e Prishtinës, në shenjë revolte ndaj Enciklopedisë fyese për shqiptarët. Lidhur me këtë incident, Ministria e Jashtme Maqedonase deklaron se në këto momente delikate nevojitet ulje e tensioneve dhe jo ndezje e tyre. Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme Maqedonase, nënvizohet se veprime të tilla ekstreme duhen dënuar nga të gjithë. Cervenkovski: Enciklopedia nxit tensione
PRISHTINE- Flamuri shtetëror i Maqedonisë është djegur në stadiumin e Prishtinës, në shenjë revolte ndaj Enciklopedisë fyese për shqiptarët, të botuar dy javë më parë. Flamuri është djegur pas ndeshjes së djeshme të futbollit midis Prishtinës dhe Vllaznimit e zhvilluar në Prishtinë. Flamuri thuhet se është djegur nga tifozët e skuadrës së Prishtinës. Në stadium ka pasur edhe parrulla antimaqedonase. Lidhur me këtë incident sot pati reagime nga Ministria e Jashtme Maqedonase e cila bën thirrje për ulje të tensioneve. “Në këto momente të ndjeshme cdo hap i cili ndërmerret duhet të jetë në drejtim të zbutjes së tensioneve dhe jo të ndezjes së tyre të mëtejshme” thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme Maqedonase, ndërsa shtohet se veprime të tilla ekstreme duhen dënuar nga të gjithë. Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi, e pyetur për djegien e djeshme të flamurit të Maqedonisë në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë thotë se dëmi që shkaktoi enciklopedia e parë maqedonase reflektoi në rajon dhe ajo duhet të tërhiqet, ndërsa flamuri, që është simbol i çdo shteti, duhet të respektohet.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #6 : Shtator 30, 2009, 11:47:19 PD » |
|
Sejdiu: Djegia e flamurit, akt i shëmtuar
• Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka dënuar aktin e djegiessë flamurit maqedonas gjatë një ndeshje futbolli. Përsa i përket enciklopedisë, Sejdiu shprehet i prerë për tërheqjen e saj.
PRISHTINE-Krerët vendorë institucional, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, deklaruan sot se, “Kosova është e gatshme të ndërtojë marrëdhënie diplomatike me vendet e rajonit”, ndërsa djegien e flamurit maqedonas në Prishtinë, presidenti Sejdiu e quajti “akt të shëmtuar”. Sejdiu duke theksuar edhe një herë se, Kosova ka prirje për marrëdhënie të mira me vendet e rajonit, thotë se është jashtë rregullave të kodit të mirësjelljes akti i të rinjve kosovarë në Prishtinë. Ndërkaq, sa i përket kërkesës së shqiptarëve të Maqedonisë për tërheqjen e enciklopedisë, Sejdiu tha se “historia duhet të shkruhet e drejtë dhe me argumente”. Dy krerët kosovarë kanë theksuar se në qëllimet e tyre mbeten njohjet nga vendet fqinjë dhe ato të rajonit dhe jo situatat si ato të krijuara me Maqedoninë. Kryeministri Hashim Thaçi deklaroi se, “Kosova është duke investuar në marrëdhëniet e shkëlqyeshme me gjitha vendet e rajonit. Republika e Maqedonisë e ka njohur shtetin e Kosovës, edhe Shqipëria edhe Mali i Zi. Tani do të kemi avancimin e këtyre raporteve, pra në raportet diplomatike. Ne duhet të fokusohemi në axhendën tonë të ardhshme dhe nuk duhet të kemi në axhendë ato çështje që përkojnë me periudhën e realitetit të së kaluarës, dhe, raportet e Kosovës vetëm sa do të njohin avancim”, ka theksuar kryeministri Thaçi. Krerët vendorë, Sejdiu e Thaçi, duke paralajmëruar edhe një herë për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës, i kanë falënderuar të gjitha vendet që e kanë mbështetur Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #5 : Shtator 24, 2009, 08:44:04 PD » |
|
Nju Jork, Sejdiu takon Obamën. E falenderon për mbështetjen e SHBA-së
NJU JORK- Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu zhvilloi mbrëmë një takim të shkurtër me Presidentin e SHBA-ve, Barak Obama, gjatë një pritjeje të organizuar nga presidenti Obama në Njork, në kuadër të aktiviteteve gjatë ditëve të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Zyra për informim e presidentit Sejdiut njoftoi se ai e ka falënderuar presidentin Obama për mbështetjen e deritashme që SHBA i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës. Sejdiu ka shprehur edhe besimin se marrëdhëniet e veçanta mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve do të forcohen edhe më tutje, thuhet në komunikatën e zyrës për informim. Në pritje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit dhe njoftohet se Sejdiu zhvilloi takime edhe me këshilltarin e presidentit Obama për Siguri Kombëtare Xhejms Xhons si dhe me ndihmës sekretarin e shtetit për Evropë Filip Gordon.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #4 : Shtator 24, 2009, 08:42:11 PD » |
|
Pajaziti takon Lunacek: Na ndihmo për liberalizimin e vizave
PRISHTINE.- Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti ka thënë se krahas përgatitjeve teknike të institucioneve të Kosovës për procesin e liberalizmit të vizave, duhet që edhe Bashkimi Evropian të jap mbështetje politike për t'u kaluar me sukses ky proces.
Gjatë një takimi që ka zhvilluar me një dele gacion tre anëtarësh të Parlamentit Evropian të kryesuar nga Ulrike Lunaçek, Pajaziti ka kërkuar ngaraportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën të angazhohet që vendet e Bashkimit Evropian të japin një mbështetje më të madhe.
Lunaçek tha se do të angazhohet në Parlamentin Evropian, sidomos me 5 anëtarët e saj që ende nuk e kanë njohur Kosovës, për të gjetur një përkrahje edhe prej tyre për procesin e liberalizimit, bëjnë të ditur mediat kosovare.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #3 : Shtator 19, 2009, 03:56:08 PD » |
|
Dell: Kosova do të jetë pjesë e familjes europiane
•
PRISHTINE- “Ëndrra e Kosovës për të qenë pjesë e familjes evropiane do të realizohet, por, për këtë duhet ende kohë dhe shumë punë”. Kështu është shprehur sot ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell. Dell tha se Kosova duhet të realizojë paraprakisht disa objektiva të saj që kanë të bëjnë me krijimin e një shoqërie demokratike e multietnike, ku sundon rendi e ligji si dhe të punohet për zhvillim ekonomik të vendit.
“Unë kam qenë dëshmitar i përparimeve të Kosovës në shumë fusha dhe jam i sigurt se Kosova do të ketë rol të rëndësishëm në NATO-,si garantues i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kam shumë besim se kjo ëndërr do të realizohet”, tha Dell, duke shtuar se: “Sfidat integruese të Kosovës parashtrojnë disa objektiva të rëndësishme të cilat duhet të përmbushen nga ana e institucioneve të vendit”.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #2 : Shtator 18, 2009, 11:13:41 PD » |
|
Sulm me armë ndaj patrullës policore në Zvecan
ZVECAN- Një patrullë policore e stacionit Zvecan është sulmuar me armë zjarri nga persona të armatosur në fshatin Doljane. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:15, pas mesnate.
“Njësiti patrullues i policisë së Kosovës, ka vërejtur dy krerë lopë në afërsi të rrugës tek varrezat e fshatit, ndërsa në momentin kur zyrtarët policorë kanë drejtuar bateritë ndriçuese drejt bagëtisë, në atë moment është dëgjuar një e shtënë nga armë zjarri, e që besohej të ishte drejtuar drejt zyrtarëve policorë, ndërsa personat e dyshuar kanë ikur në drejtim të panjohur”, bën të ditur zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë.
Policia e stacionit Zvecan ka kërkuar ndihmën e bashkëpunimit me njësitë policore të stacionit veri në Mitrovicë, për të zgjeruar fushën e kontrollit dhe hetimeve në kërkim të dyshuarve të mundshëm. Njësitë policore kanë parë së paku katër persona të cilët udhëhiqnin një lopë, ndërsa vinin nga drejtimi i fshatit Doljane.
“Në momentin kur zyrtarët policorë kanë urdhëruar zëshëm që personat e dyshuar të ndalen, në drejtim të patrullës policore janë dëgjuar disa të shtëna nga armë të zjarrit, ndërsa policia i është kundërpërgjigjur këtyre të shtënave me armë”. Si rezultat i të shtënave nuk është raportuar për të lënduar ose dëme materiale nga ana policore.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #1 : Shtator 11, 2009, 04:47:55 PD » |
|
Policia e Kosovës ndal udhëtimin e familjarëve të serbëve të vrarë » Dërguar më: 11/09/2009 - 10:57
PRISHTINE-Policia e Kosovës ka kthyer mbrëmë një grup prej rreth 80 serbësh të cilët po shkonin nga Serbia në Hoçën e Madhe. Ata kishin ndërmend të merrnin pjesë në zbulimin e lapidarit, kushtuar serbëve të rrëmbyer e të vrarë në Kosovë ndërmjet vitet 1998 dhe 2000.
Sipas mediave serbe kolona e automjeteve me të cilën po udhëtonin serbët është ndaluar rreth orës 20.00, afër Skënderajt dhe se për tre orë ata janë kontrolluar e më pas janë përcjellë me polici.
Paraprakisht zyrtarët e Beogradit kanë njoftuar përfaqësuesit e EULEX-it për mbërritjen e autobusëve dhe kishin kërkuar përcjelljen e tyre, gjë që nuk është lejuar. Megjithatë autobusët të pashoqëruar janë nisur sot drejt zonës së Dukagjinit.
Ndërkaq sekretari serb i Shtetit, Oliver Ivanovic, ka dënuar veprimin e Policisë së Kosovës dhe autoriteteve, siç thuhet, të "përkohshme" në Prishtinë, të cilat sipas tij, "nuk po tregojnë fare respekt ndaj familjeve të viktimave që janë vrarë gjatë konfliktit në Kosovë dhe familjarëve të të zhdukurve".
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« : Shtator 08, 2009, 09:58:10 PD » |
|
Kosovë, ndalohen 20 pistoleta me destinacion Shqipërinë
VERMICE- Policia doganore e Kosovës ka sekuestruar 20 pistoleta të llojit bereta në vendkalimin kufitar Vërmicë. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, bëri të ditur për mediat kosovare se armët e vogla janë sekuestruar në një autobus me targa të Kosovës i cili po udhëtonte drejt Shqipërisë.
Zëdhënësi i doganave tha se armët u sekuestruan mbrëmë rreth mesnatës. Gjat ë kontrollit të autobuzit janë gjetur të fshehura dhe pistoletat . Media kosovare bën të ditur se autobusi është ndalur nën mbikëqyrje doganore, deri në përfundimin e procedurave të këtij rasti. Është ndaluar dhe drejtuesi i automjetit,emri i të cilit nuk bëhet i ditur kurse armët i janë dorëzuar policisë për hetim të mëtejshëm
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|