Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 04:49:05 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Greqi  (Lexuar 682 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #3 : Shtator 17, 2009, 02:10:48 MD »


   
Greqi, gazetari qe gjuajti me kepuce Bushin, konsullata irakiane rishikon deklaratat

ATHINË- Konsullata e Irakut në Athinë iu rikthye një deklarate të mëparshme të një burimi diplomatik irakian, duke u shprehur se nuk kishte dijeni për vendndodhjen e gazetarit Mountazer al-Zaidi, i famshëm për hedhjen e këpucëve kundër ish-presidentit amerikan George Ë. Bush.
Konsullata theksoi se bëhej fjalë për një "keqkuptim, i shkaktuar nga mosnjohja e mirë e anglishtes", në faktin që një burim diplomatik irakian në Athinë i ka deklaruar më parë AFP-së se gazetari mbërriti dje në Greqi.
"Nuk kemi asnjë informacion" lidhur me mbërritjen në Greqi të al-Zaidit, "bëhet fjalë për një person privat, jemi kompetentë vetëm për delegacionet zyrtare", njoftoi AFP-në konsulli Ahmed Nadiim.
Në Bagdad, televizioni Al-Baghdadia, ku punonte gazetari, si dhe vëllai i tij Udai janë shprehur të martën se ai ishte larguar nga Iraku me një avion privat deri në Siri, për të shkuar në Greqi për probleme shëndetësore.
Ministri i Jashtëm grek dhe policia njoftuan se nuk kanë asnjë informacion për ardhjen e al-Zaidit, duke bërë të ditur se ai mund të hyjë në Greqi vetëm nëse është i pajisur me vizë përkatëse.
Zaidi akuzoi të martën gardianët e burgut për tortura të rënda dhe për simulim mbytjeje. Sipas familjes së tij, ai ka patur dhimbje të shpeshta koke që mendohet t'i jenë shkaktuar nga "produkte të panjohura kimike" që i janë injektuar gjatë qëndrimit në burg.
I dënuar me një vit burg për "sulm kundër një kryetari shteti që vjen për vizitë zyrtare", Mountazer al-Zaidi, i konsideruar si hero nga shumë persona në botën arabe, u lirua pas nëntë muajve për sjellje të mirë.
Ai ka hedhur këpucët në drejtim të presidentit amerikan më 14 dhjetor të vitit 2008, gjatë një konference shtypi lamtumire të Bushit në Bagdad.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #2 : Shtator 11, 2009, 04:45:09 PD »


SHKUP- Janë ndaluar nëntë shtetas shqiptarë në kufirin me Greqinë të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht drej këtij shteti. Ndalimi i tyre është bërë i mundur nga policia kufitare Maqedonase në zonën në afërsi të vendkalimit kufitar Bogorodicë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendhsme Maqedonase. Ndër të tjera bëhet e ditur se përveç 9 shtetasve shqiptare është ndaluar edhe një shtetas maqedonas i cili ishte i përfshirë në rrjetin e kalimit të shtetasve ilegalisht në territorin grek. Ndërkohë policia bën të ditur se ndaj personave të ndaluar do të ndërmerren masa ligjore me paraburgim dhe me ndalesë të hyrjes së tyre në Maqedoni.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #1 : Shtator 11, 2009, 04:44:05 PD »

Tentuan të çonin nënë e bijë në Greqi.

• Rreth orës 23:00, nje 23 vjecar nga Preza e Tiranës dhe Arben Kushaj (46 vjeç) nga Gjirokastra, u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë kufitare, teksa po tentonin të çonin ilegalisht për në Greqi një grua dhe vajzën e saj

GJIROKASTER – Dy trafikantë klandestinësh u arrestuan mbrëmjen e së mërkurës nga efektivat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës. Rreth orës 23:00, Fatmir Rrapaj (23 vjeç) nga Preza e Tiranës dhe Arben Kushaj (46 vjeç) nga Gjirokastra, u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë kufitare, teksa po tentonin të çonin ilegalisht për në Greqi një grua dhe vajzën e saj. Sipas hetuesve të çështjes, Rrapaj dhe Kushaj do të merrnin 500 euro kundrejt kalimit të nënë e bijë në vendin fqinj. Dy autorët e krimit u dërguan në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, ndërsa materialet në ngarkim të tyre iu përcollën për hetime të mëtejshme prokurorisë.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« : Shtator 08, 2009, 10:01:47 PD »

Dy avionë turq shkelin hapsirën ajrore greke


ATHINË- Dy aeroplanë turq kanë fluturuar dje në lartësi të ulët mbi ishullin Furni dhe kanë shkelur hapësirën ajrore greke mbi detin Egje. Lajmi u bë i ditur nga agjencia greke e lajmeve ANA-MPA duke iu referuar Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë greke. Aeroplanët turq kanë fluturuar në veri të ishullit Hios, por janë përballur me aeroplanë luftarakë të aviacionit ushtarak grek.
Gjithashtu, tetë anije luftarake turke F-16 kanë hyrë në zonën për informim mbi Athinën.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!